Publicité

Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "

Electrica Engineer à Denis Lezo
22 May 2014
Publicité

Contenu connexe

Publicité
Publicité

Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "

  1. Lenda: Biologji. Klasa XI-D
  2. Truri(brain) Zë pjesën më të madhe të kokës Peshon mesatarisht 1300 gr Truri i madh - cerebrum Pjesa më e madhe e trurit Dy hemisfera: e majta dhe e djathta Katër lobe: frontal, parietal, temporal dhe okcipital Sulkuset dhe giruset Struktura të njëjta Qendra e të folurit (Broca’s) Truri i madh në prerje tërthore Dallojmë këto pjesë: Koren trunore Masën e bardhë Kapsulën e brendshme (internal capsula) Funksionet e trurit të madh Të menduarit Të folurit Ndjeshmëria Të shikuarit Sistemi i emocioneve Rregullimi hormonal i organizmit Koordinimi i lëvizjeve të ekstremiteteve Truri i vogël - cerebellum I vendosur në pjesën e pasme të poshtme të kafkës Nën trurin e madh (lobin okcipital) dhe përpara ponsit
  3. Goja - MOUTH (ORAL CAVITY) 1/3 e poshtme e fytyrës Dhëmbët, harqet palatinale, pjesën gojore të faringut, tonsillat, muskujt përtypës, dyshemeja, qiellëza e fortë dhe ajo e butë Në të është e vendosur gjuha qe eshte Organ muskulor Ka receptorët e shijes në sipërfaqe.
  4. Hunda – NOSE 1/3 e mesme të fytyrës. Qime, receptore të nuhatjes dhe enë gjaku (locus Hasselbach). Keto bejne te mundur nuhatjen dhe pastrimin e ajrit qe futet brenda ne mushkeri.
  5. Sytë - EYES Janë të vendosur në gropëzat e syve 1/3 e sipërme e fytyrës, nën ashtin ballor dhe mbi maksille. Bejne te mundur shikimin.
  6. Veshët – EARS Pjesën anësore të kokës, 1/3 e mesme e fytyrës Lapra e veshit, kanali i jashtëm i veshit, membrana timpanike, veshi i mesëm dhe veshi i brendshëm. Ka per funksion te përcjellë dridhjet e zërit në kockat e veshit të mesëm Te veshi i brendshëm krijohet ndjesia e dëgjimit .
  7. Lekura. a) Lëkura mbron organet nga goditjet, nga fërkimi dhe pengon hyrjen e mikrobeve në to. Lëkura nuk përshkohet nga uji. Ajo pengon depërtimin e rrezeve të ndryshme të dritës së diellit në trup, prej të cilave disa janë të dëmshme për organizmin e Njeriut (rrezet ultravjollcë). b) Lëkura është një nga organet e shqisave. Në të ndodhen disa truptha me funde nervore (receptorët). Në këtë lind nxitja , që jep ndijimin e të nxehtit, të ftohtit dhe të dhembjes. Në këtë mënyrë lëkura e lidh organizmin tonë me mjedisin e jashtëm. c) Lëkura luen rol jashtëqitës, duke nzjerrë jashtë me anën e djersës disa produkte të dëmshme. Ajo ndihmon pak edhe në frymëmarrje. d) Me anën e lëkurës ne nxjerrim jashtë edhe tepricën e nxehtësisë që lirohet gjatë shkëmbimit të lëndëve; kjo nxehtësi nxirret jashtë gjatë avullimit të djersës ose gjatë zgjerimit të enëve të gjakut. e) Në lëkurë formohet vitamina D.
  8. Gjëndrra tiroide - THYROID GLAND Gjendra e tiroides ndodhet e vendosur në pjesën e përparme të qafës, forma e secilës ngjason me krahët e një fluture. Kjo gjendër është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve të tiroides, të cilat kanë ndikim të rëndësishëm në të gjithë indet e trupit duke ndihmuar rritjen e aktivitetit qelizor. Metabolizmi i mirë i trupit i referohet funksionimit normal të tiroides
  9. Faringu – PHARYNX Shtrihet nga koka e deri te pjesa e mesme e qafës Organ gypor, me gjatësi 13 - 15cm Kufijtë: Baza e kafkës - lart Ezofagu - poshtë Zgavra e hundës, zgavra e gojës dhe hyrja në laring – përpara 6 unazat e para të qafës - prapa Enët e gjakut dhe nervi vagus – anash. Funksioni i faringut Tonsilla e tretë Unaza Ëaldeyer Kryqëzimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe të tretjes
  10. Laringu (LARYNX) Kufijtë: Ashti nëngjuhor (hyoid) - lart Trakea - poshtë Faringu (fyti) - prapa Gjendrra mburojore (tireoide) - përpara Tufa e enëve të gjakut dhe nervi vagus – anash. Laringu në prerje tërthore I hapur gjithmonë Organ i frymëmarrjes dhe i formimit të zërit Telat e zërit - vocal cords
  11. Ezofagu (ESOPHAGUS) Organ gypor Shtrihet nga fundi i faringut e deri te hyrja në lukth Përfshinë regjionin e qafës dhe kafazin e kraharorit Përfundon në zgavrën e barkut - në lukth Është organ i butë Anatomikisht i vendosur prapa trasesë Prapa tij ndodhet aorta torakale dhe boshti kurrizor Bën pjesë në organet e tretjes
  12. Pleura (PLEURA) Pleurë quhet cipa mbështjellëse e mushkërive Përbëhet prej dy pjesëve (fletave): Pleura parietale Pleura viscerale Mes tyre gjendet lëngu pleural Pjesët e pleurës Varësisht nga regjioni të cilin e mbulon, dallojmë disa pjesë të pleurës: Brinjore (costal) Diafragmale (diaphragmatic) Mediastinale (mediastinal) Cervikale (cervical, cupula) Hapësira mes dy pleurave (të majtë dhe të djathtë) quhet mediastinum
  13. Trakea (TRACHEA) Organ gypor Nga pjesa e poshtme e laringut e deri në nivel të unazës së IV torakale E vendosur përpara ezofagut, pas harkut të aortës dhe brenda arterieve carotide. Pjesa e brendshme e mbuluar me mukozë Mukoza ka qeliza me fije (cilie) që mundësojnë nxjerrjen e sekretit (gëlbazës) nga rrugët e frymëmarrjes
  14. Bronket (BRONCHI) Organe gypore, çifte, shtrihen në të dy anët e mushkërive Fillojnë nga bifurkacioni i trakesë Degëzohen nga bronket kryesore e deri te alveolat .Janë të mveshura me mukozë të hollë e të ndjeshme, si dhe janë të pasura me qeliza me cilie (fije) Sekreti bronkial është produkt i gjendrrave bronkiale dhe krijohet me qëllim të lagies së rrugëve të frymëmarrjes Bronket kanë fije muskulore të cilat i ngushtojnë ato dhe këto fije reagojnë në barna të ndryshme, pluhur, substanca alergjike, etj
  15. Mushkëritë (LUNGS) Janë organe çifte të vendosura në të dy anët e kafazit të kraharorit. Ne mushkeri behet shkembimi I gazeve oksigjenit dhe dyoksidit te karbonit.
  16. Perikardi (PERICARDIUM) Cipë mbështjellëse e zemrës Dy fletëza: Perikardi visceral dhe Perikardi parietal Në mes tyre është hapësira perikardiale e mbushur me një sasi të vogël lëngu Grumbullimi i sasive të mëdha të lëngut (apo gjakut) në këtë qeskë shkakton tamponadën e zemrës
  17. Zemra (HEART) Organ muskulor i vendosur në kafazin e kraharorit Anatomikisht lokalizohet në pjesën e poshtme të mediastinumit të perparëm. Ka forme konike dhe madhësinë e grushtit të një të rrituri. Luan rolin e pompes në organizëm.
  18. Stomaku (STOMACH) Organ zgavror I vendosur në anën e majtë të abdomenit, menjëherë nën diafragmë Ka formën e dardhës së kthyer poshtë Funksioni i Stomakut Organ i tretjes Prodhon acid (thartirë)
  19. Zorra e hollë (SMALL INTESTINES) Tretja konkretisht behet nepermjet veprimit tedisa enezimave, te cilat nepermjet nje seredisa enezimave, te cilat nepermjet nje serereaksionesh i zberthejne ushqimet nereaksionesh i zberthejne ushqimet nemolekula me madhesi te tille sa qe mund temolekula me madhesi te tille sa qe mund tethithen dhe te kalojne ne rrymen e gjakut osethithen dhe te kalojne ne rrymen e
  20. Zorra e trashë (LARGE INTESTINE - COLON) Pjesa përfundimtare e organeve të tretjes. Ashtu si zorra e holle ka per funksion tretjen dhe perthithjen e ushqimeve.
  21. Mëlçia (LIVER) Organi më i madh në organizëm Pjesa më e madhe e saj ndodhet në anën e djathtë, menjëherë nën diafragmë Funksioni i mëlçisë Përpunimi i lëndëve të ndryshme të organizmit Prodhimi i faktorëve të koagulimit Detoksikimi i helmeve Prodhimi i vrerit
  22. Fshikëza e tëmthit (GALLBLADDER) Është organ i vogël I vendosur në faqen viscerale të mëlçisë.Ka per funksion prodhimin e Vrerit te tëmthit. Prodhohet në mëlçi dhe fshikëz të tëmthit.
  23. Shpretka (SPLEEN) E vendosur në anën e majtë të abdomenit Shtrihet nga brinja e IX e deri te brinja e XI Bie në kontakt me lukthin, veshkën e majtë dhe zorrën e trashë
  24. Pankreasi (PANCREAS) Organ tek i vendosur në zgavrën e barkut Anatomikisht lokalizohet nën lakesën e madhe të lukthit, anash shpretkës dhe mbi duodenum. Insulina është një hormon që prodhohet nga gjëndra e pankreasit. Ajo luan rol kyç në përpunimin e sheqerit nga organizmi ynë, duke bërë të mundur futjen e tij në qelizat indore. Në të njëjtën kohë, insulina njihet prej të gjithëve si preparat medikamentoz, që përdoret për mjekimin e sëmundjes së diabetit të sheqerit. Në këtë rast insulina është e sintetizuar artificialisht, me anë të modifikimeve gjenetike të kryera mbi organizma më të ulët. Ajo luan rol kyç në përpunimin e sheqerit nga organizmi ynë, duke bërë të mundur futjen e tij në qelizat e trupit.
  25. Veshkat (KIDNEYS) Janë organe çifte Të vendosura në retroperitoneum, në dy anët e zgavrës së barkut Veshka, organ me disa funksione, luan rol themelor rregullues në shumicën e kafshëve, duke përfshirë vertebrorët dhe disa jovertebrorë. Veshkat janë të domosdoshme për funksionimin e sistemit urinar dhe kryejnë edhe funksione homeostatike të tilla si rregullimin e elektroliteve, dhe rregullimin e presionit të gjakut (përmes ruajtjes së ekuilibrit kripë-ujë). Ato i shërbejnë trupit si një filtër natyror i gjakut, dhe heqjen e mbeturinave të cilat devijohen në fshikëzën e urinës. Në prodhimin e urinës, veshkat nxjerrin mbeturina të tilla si ure dhe amoniak. Veshkat gjithashtu janë përgjegjëse për rithithjen e ujit, glukozës, dhe aminoacideve. Ato gjithashtu prodhojnë hormone, duke përfshirë
  26. Ureteret (URETERS) Janë po ashtu organe çifte, gypore Shtrihen nga hyrja në veshka e deri te hyrja në fshikëzën e urinës Ato anatomikisht janë të vendosura në pjesët anësore të trupit dhe në fund dalin përpara Kanë mure të holla dhe elastike, shërbejnë për përcjelljen e urinës deri në
  27. Gjëndrrat mbiveshkore (ADRENALS - GLANDULA SUPRARENALIS) Janë organe çifte Të vendosura mbi veshka, në të dyja anët Janë të vogla dhe kanë ngjyrë portokalli Kane formë afërsisht trekëndëshe. Palca e gjëndrës si gjëndër me sekrecion të brenshëm. Qembiveshkore funksionon lizat e palcës kanë ndëertim të ngjashëm si disa qeliza të indit nervor. Palca i sekreton dy hormone:adrenalina (epinefrina) dhe noradrenalina (simpatina). Këto dy hormone sekretohen nga qelizat e njëjta të palcës së gjëndrave mbiveshkore. Këto hormone sekretohen edhe në vende të tjera në organizëm si hormone indore dhe midiatorë kimikë të impulseve nervore.
  28. Fshikëza urinare (URINARY BLADDER) Një qeskë muskulore I ngjan një trekëndëshi Ka trupin, bazën dhe majën. Dy hyrjet e ureterëve. Një dalje për ureter. Ka per funksion grumbullimin e urines.
  29. Uretra (URETHRA) Organ gypor Shtrihet prej fshikëzës urinare deri te hapja e jashtme Zbraz urinën prej fshikëzës Uretra mashkullore është më e gjatë se ajo femërore. Ben te mundur nxjerrjen e urines jashte trupit.
  30. Palca kurrizore - MEDULLA SPINALIS (SPINAL CORD) Përgjatë pjesës së pasme të trupit; brenda kanalit të shtyllës kurrizore Fillon në rrëzë të qafës dhe shtrihet deri te unaza e dytë lumbale (e belit). Ka fije nervore qe hyjne dhe dalin ne te gjith trupin. Fijet nervore shkojnë në tru dhe përpunojnë informacionet.
  31. Organet seksuale mashkullore Vendosen ne pjesen fundore barkore. Bejne pjese:Qeskat skrotale (scrotum) Testiset (testes) Penisi (penis) Qeskat farore (seminal vesicles) Epididimisi Ductus deferens Kanalet ejakulatore (ejaculatory ducts) Prostata (prostatic gland) Uretra mashkullore Skrotumi dhe testiset. Kane per funksion prodhimin e hormoneve mashkullore (testosteronin) dhe gameteve mashkullore(spermatozoidet).
  32. Organet seksuale femërore Organet seksuale femerore vendosen ne pjesen barkore dhe ate fundore. Të gjitha organet që marrin pjesë në shumimin e femrës Ndahen në: Organe të jashtme seksuale - bregu i turpit (mons pubis), klitorisi, buzët e mëdha dhe të vogla, gjendrrat e Bartolinit Organe të brendshme seksuale - vagina, mitra, tubat uterine dhe vezoret. Ato kane per funksion prodhimin e hormoneve femerore dhe gameteve femerore(vezet).
  33. Punoi: Denis Lezo
Publicité