Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Prochain SlideShare
Te ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshem
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 29 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Diaporamas pour vous (20)

Similaire à Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti. (20)

Publicité

Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.

  1. 1. 1)TE USHQYERIT Të ushqyerit është një proces sa i rëndësishëm, aq edhe delikat. Nëpërmjet tij merren dhe përdoren nga organizmi elementet kryesore, si një nevojë bazë fiziologjike dhe një kusht i domosdoshëm për një jetë të shëndetshme. Trupi i njeriut ka nevojë për elementet kryesore të ushqimit, të cilat ndahen në shtatë klasa që janë: karbohidratet, proteinat, yndyrat, vitaminat, mineralet, uji dhe fibrat.
  2. 2. 2)Elementet kryesore te ushqimit.
  3. 3. KARBOHIDRATET Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri kryesisht te perimet dhe drithërat konsumi i të cilave na siguron edhe një ushqyerje me përmbajtje të ulët dhjamore. Karbohidratet e marë në këtë mënyrë janë të shëndetshme por ka edhe karbohidrate jo të shëndetshme që vijnë nga të gjitha produktet që përmbajnë sheqer, si ç’janë ëmbëlsirat, çokollata, akullorja dhe pijet freskuese me gaz. Së bashku me sheqerin, nga të gjitha këto, ne marrim gjithashtu edhe shumë lëndë ngjyruese, për të cilat nuk kemi nevojë. PROTEINAT Proteinat i gjejmë tek mishi, qumështi, peshku, vezët, arrat, bajamet dhe bishtajat. Ato janë lëndë ushqyese shumë të rëndësishme, sepse përdoren pjesërisht për të krijuar energji e pjesërisht për të ndërtuar gjithë organizmin. Proteinat mund të jenë me prejardhje bimore ose shtazore. Proteinat shtazore gjenden në vezë, qumësht, djathë, mish dhe peshk. Proteinat bimore gjenden në bizele, fasule, oriz, miell dhe drithëra. Proteinat marrin pjesë në mirëmbajtjen e indeve të lëkurës, prandaj është e rëndësishme që ato të përfshihen në të gjitha racionet tona ditore.
  4. 4. YNDYRNAT Yndyrat i gjejmë tek vaji i ullirit, djathi i skremuar, gjalpi, lajthia dhe arra. Ato duhet të përdoren në një sasi të caktuar, pasi përdorimi i yndyrës me sasi të tepruar favorizon mbipeshën, të cilës i kemi kushtuar vëmendje në një artikull vijues. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat shtazore, vezët, peshqit, arrat kanë yndyra të tretshme. Kur yndyra grumbullohet në muret e enëve të gjakut, ajo rrit rrezikun për bllokimin e tyre. Për këtë arsye, duhet të kemi kujdes në konsumimin e suxhukut, llojeve të djathërave të pasura me yndyrë, ushqimeve të skuqura, salcave dhe ëmbëlsirave. VITAMINAT Vitaminat i gjejmë tek perimet, frutat, drithërat dhe qumështi. Ato janë substanca organike të cilat gjenden te bimët, shtazët e mikroorganizmat dhe janë të rëndësishme për shumë funksione metabolike. Disa vitamina, si A, D, E, K, mund të magazinohen në trup, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen arrë rregullisht. Mungesa e tyre mund të shkaktojë probleme serioze shëndetsore. Mungesa e vitaminës A shkakton shkurtpamësi dhe verbim gjatë natës, ndaj duhet të hamë majdanoz të freskët, i cili është i pasur me të si dhe me kalcium që nevojitet për elasticitetin e muskulaturës së syve.
  5. 5. UJI Ujin e gjejmë tek lëngjet, frutat, perimet dhe shumica e ushqimeve. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës he njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm sepse tret shumë lloje substancash. Uji dhe lëngjet pa sheqer e shuajnë etjen më së miri. Në ditë të pihen 1–2 litër lëngje në formë të pasheqerosur. Pijet me përmbajtje kafeine (kafja, çaj i zi apo i gjelbër) të shijohen me masë. LENDET MINERALE DHE FIBRAT Mineralet i gjejmë tek perimet, frutat, mishi dhe qumështi. Ato janë lëndë me rëndësi jetësore për njeriun. Mineralet ne i marrim nga ushqimi që hamë, sepse ato nuk krijohen në trupin tonë. Fibrat i gjejmë tek frutat, perimet dhe drithërat. Ato përmbajnë vlera ushqyese por mbi të gjitha sigurojnë tretje të mirë. Një burim i mirë i fibrave natyrore është edhe kungulli
  6. 6. 3)Diet e shendetshme. Disa keshilla se si ti zgjedhni ushqimet qe permiresojne shendetin tuaj dhe ti shmangni ato te cilat rrisin rrezikun per ndonje semundje dhe ne te njejten kohe te krijoni nje plan per nje diete qe funksionon per ju.
  7. 7. ● Konsumo Mjaft Kalori por Jo Teper Mbaj nje balance mes te kalorive qe merr dhe ato qe harxhon – me fjale te tjera mos ha me shume ushqim se sa i duhet dhe perdor trupi jua. Sasia mesatare e rekomanduar qe lejohoet eshte 2000 kalori por kjo varet nga mosha juaj, gjinia, gjatesia, pesha dhe aktiviteti fizik i juaj. ● Ha Nje Mori Te Gjere Ushqimesh. Te hash shendetshem eshte nje rast per ju qe te zgjeroni morine e zgjedhjeve – duke provuar ushqime te ndryshme e vecanarisht perime, frutat dhe produktet e drithrave te plota – ushqime qe zakonisht nuk i keni ngrene me pare. ● Mbaj Porcionet Mesatare. Vecanarisht tek ushqimet me shume kalori. Ne vitet e fundit madhesia e servimit me ushqim eshte rritur shume e vecanarisht ne restorane. Nese ju servohet nje pjate e madhe me ushqim ne ndonje restorant ateher ndaje ate me dike qe ke afer apo – edhe me mire – porosit pjat mesatare ose te vogel.
  8. 8. ● Ha Shume Fruta, Perime, Drithera dhe Bime Bishtajore Ushqime te larta me karbohidrate komplekse, fiber, vitamina dhe minerale, me pak yndyr dhe pa kolesterol. Mundohu te gjesh prodhime sa me te freskta. ● Pi Me Shume Uje Trupi jone eshte 75% uje. Dhe uji eshte nje pjes e vitale e dietes se shendetshme. Uji ndihmon te pastrojme sistemin tone, vecanarisht veshket dhe fshikezen urinare , nga toksinat dhe mbeturinat. Shumica e njerezve e kalojne jeten e tyre te dehidruar. ● Kufizo Ushqimet Me Sheqer, Kripe Dhe Produktet E Drithrave Te Rafinuara Sheqeri i shtohet nje sasie te madhe ushqimeve qe prodhohen. Gjate nje viti vetem nje kanace me soda (coca cola) qe ka 160 kalori, mund te shtoj peshen tuaj per 7 kilograme!
  9. 9. ● Mos U Be Polic i Ushqimeve Ju mund te knaqeni me embelsirat qe pelqeni dhe ushqimet e skuqura ne nje mase perderisa ato jane pjese e rastesishme (here pas here) e dietes tuaj te shendetshme. Ushqimi eshte burim i mire i knaqesise dhe knaqesia eshte e mire per zemren tuaj! ● Leviz Nje diet e shendetshme permireson energjine dhe ndjenjen e mireqenies tuaj gjersa zvoglon rrezikun tuaj ndaj shume semundjeve. Nese shtoni aktivitetin fizik dhe ushtrimet do te bej qe plani i te ushqyerit te shendetshem te funksionoj edhe me mire.
  10. 10. 4)PERBERES NATYRORE Perberesit natyrore te cilet nuk duhet te mungojne kurrsesi ne dieten tone ushqimore jane: Hidratet e karbonit: që përmbajnë: sheqer, amidon, fije dijetare, janë burimi kryesor i energjisë. Fijet dietale: të cilat në rastet më të shpeshta janë të patretshme, lehtësojnë elasticitetin e zorrëve, dhe kësisoj ndihmojnë tretjen. Proteinat luajnë rol të rëndësishëm në ndërtimin e qelizave dhe të indeve të organeve, dhe në ruajtjen e muskujve. Yndyrërat (lipidet) paraqesin një nga përbërësit themelore për të ushqyerit e baraspeshuar, dhe marrin pjenë në ndërtimin e membranes qelizore. Vitaminat gjithashtu janë bazë për të ushqyerit e baraspeshuar, dhe pa to energjia e përfituar nga hidratet e karbonit, proteinave dhe yndyrërat nuk mund të përdoret.
  11. 11. Mineralet gjithashtu janë të rëndësishme në të ushqyerit e baraspeshuar, i ndihmojnë organizmit që në mënyrë aktive t`i kryej funksionet e veta. Hekuri është përbërës i rëndësishëm i eritrociteve, të cilat janë të domosdoshme për ruajtjen e të gjitha qelizave në organizëm që në mënyrë të drejtë të kryejnë funksionet e veta. Kalciumi dhe fosfori janë të domosdoshëm për ndërtimin e eshtrave dhe dhëmbëve, kalciumi gjithashtu luan rol të rëndësishëm në ngjizjen e gjakut dhe ndalimin e gjakderdhjes pas lëndimeve, dhe varësisht nga sasia e kalciumit, koha e koagulimit shkurtohet apo zgjatet. Jodi luan rol të madh në balancimin e hormoneve të cilat i tajon gjëndra mbrojtëse, dhe mungesa e tij mund të shkaktoj hipertireozën bile edhe ngecjen mentale.
  12. 12. 5)Semundjet e shkaktuara nga kequshqyerja. ● Obeziteti ● Sëmundjet e veshkave ● Sëmundjet e tëmthit ● Sëmundjet e zemrës ● Sëmundjet e gjakut ● Diabeti ● Hipertensioni ● Sëmundjet e arterieve të trurit ● Kanceri i qafës së mitrës ● Kanceri i ovareve ● Kanceri i gjirit ● Kanceri i zorrës ● Kanceri i tëmthit ● Kanceri i mëlçisë ● Kancerii prostatës
  13. 13. OBEZITETI Cfare eshte ? Obeziteti konsiderohet një situate jonormale, ku ka depozitim te tepërt te yndyrës ne trup. Kjo ndodhe nga marrja e tepert te e ushqimit, dmth te energjisë te tepërt. Faktore qe lidhen me obezitetin :Stresi, lodhja, trishtimi,Mosha,Disa ilace,Çrregullime hormonal,Nderprerja e pirjes se duhanit ,Mbajta e kileve te teperta te shtatzanise,Trashëgimia. Si mundet njerezit obezit te humbasin kilet e teperta ? E para duhet te vendosin me siguri qe duan te humbasi kilet, ti nenshrohet nje seri analizave laboratike te gjakut ( p.sh kolisterol, hormonale etj ) per te indetifikuar shkakun e obezites dhe pastaj ti drejtohet nje dietologu i cili do pergatisi nje diete ne nevojat dhe zakonet e pacientit,perdorim I produkteve me pak sheqer dhe yndyrna, te beni stervitje cdo dite. 20- 30 min ecje ju ndihmon te keni nje peshe ideale
  14. 14. ANOREKSIA Anoreksia - nenkupton nje deshire te egzagjeruar per te qen i dobet, duka pasur tendencen te ruash te njeten peshe trupore perkohesisht. Personat te cilat kane anoreki prezentojne nje imazh te deformuar mbi trupin e tyre duke e konsideruar veten shume me te trashe se sa jan ne realitet dhe ne periudhat kur jan shume nen peshten normale. Kto persona hane shume pak, preferojne frutat dhe perimet, evitojne sa me shume sheqernat dhe pastat, mishin dhe djathrat sic dhe gjellen e gatuar.
  15. 15. BULIMIA Bulimia eshte e ngjashme me anoreksine,por ka disa ndryshime.Bulimiket nuk humbasin shume ne peshe dhe ne te vertete ata jane pak mbipeshe.Gjithashtua ata jane te shqetesuar per masen e tyre trupore dhe duan te dobesohen.Ata kane shpesh nje babezi per te ngrene,konsumojne sasi te madhe karbohidratesh ne nje periudhe te shkurter kohe dhe perdorin laksative qe shtojne jashteqitjen per te eliminuar ushqimin qe kane ose provokojne te vjella.Bulimia nervore prek me shume adoleshentet.
  16. 16. STRUMA ENDEMIKE Struma eshte nje zmadhim jonormal i gjendres tiroide,(Glandula thyroidea) e cila ndodhet ne regjionin e gushes populli e quan “gusha”. Struma eshte vetem nje shprehje, nje term qe tregon rritjen e abnormale te gjendres, por nuk shpjegon me teper Mjekesia njeh tri lloje Strumash: 1) Struma Hyperthyrote e cila ka te beje me nje hyper- funksion te gjendres 2) Struma Hypothyrote e cila ka te beje me nje ulje te funksionit te gjendres 3) Eurhyreote Struma e cila eshte ne funksionimi normal
  17. 17. 6)Ushqimet Bio dhe OMGJ
  18. 18. BIO Të gjithë e kanë kuptuar se ushqimet biologjike, ato të vërteta, të rritura pa pesticide apo produkte të tjera kimike, janë shumë të shëndetshme për shëndetin tonë. Por tregu e ka të pamundur të plotësojë kërkesat e konsumatorëve për këto lloje ushqimesh. Kërkime të shumta kanë treguar se këto lloj produktesh janë më të pasura me substanca, që na ndihmojnë të ndihemi më mirë, si vitamina C dhe oksidues të tjerë. Kush i provon për herë të parë mbetet i shtangur nga shija dhe aroma e mrekullueshme. Një studim amerikan i departamentit të agrikulturës ka treguar se në 50 vitet e fundit përmbajtja e minerale dhe vitaminave në shumë produkte është ulur në mënyrë domethënëse, kjo për shkak edhe të produkteve kimike që përdoren. Sot të gjithë jemi të ekspozuar ndaj produkteve ushqimore të modifikuara, për prodhimin e të cilave përdoren hormone, pesticide apo kimikate të ndryshme të pakontrolluara, të cilat sjellin pasoja në organizmin e njeriut. DISA USHQIME BIO Qumështi:Ky produkt biologjik, i marrë nga lopët e ushqyera në mënyrë korrekte, përmban Omega 3 shumë herë më shumë se sa ata që shiten në supermarket. Ky lloj qumështi është i shtuar artificialisht me Omega 3 të marra nga peshqit. Për më tepër këto të fundit janë të domosdoshme për sëmundjet degjenerative dhe kardiovaskulare. Mishi: Përtej shijes, mishi ka një përmbajtje më të vogël yndyrash të ngopura dhe një përqendrimi të lartë të acideve yndyrore të pangopura që i bëjnë mirë zemrës. Kjo, sepse nga kafshët që ushqehen sipas kërkesave të tyre, me bar dhe jo koncentrat.
  19. 19. OMGJ Me OMGJ (Organizëm i Modifikuar Gjenetikisht) nënkuptohet një organizëm gjallor, pasuria gjenetike e të cilit është modifikuar nga njeriu nëpërmjet teknikave të inxhinierisë gjenetike.Sot, inxhenieria gjenetike shtë mjaft e zhvilluar te fermerët dhe ka gjetur aplikime në shumë fusha, nga agrokultura tek mjekësia, deri tek ushqimet. Dëmet e ushqimeve te Modifikuar Përdorimi i organizmave te modifikuara dëmton: ● Aparatin tretës ● Krijon alergji ● Dëmton biodiversitetin ● Shkakton dëm ekonomik ] ● Dëmton marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me vendet e Bashkimit Evropian.
  20. 20. 7)Ja pse japonezët nuk shëndoshen kurrë dhe jetojnë më gjatë. A e dini se jetëgjatësia mesatare në Japoni është 84 vjeç? Kjo është edhe arsyeja përse ata, prej 25 vitesh tashmë, mbajnë rekordin si vendi në të cilin gratë jetojnë më gjatë. Jo vetëm që jetojnë më gjatë, por duket edhe sikur kalimi i viteve nuk ka asnjë ndikim te ata. Dhe duket se sekreti i kësaj gjëje qëndron në kuzhinën e tyre. Shkrimtarja japoneze Naomi Moriyama ka botuar një libër në të cilin thotë se kuzhina tradicionale japoneze është e bazuar në ushqime që pengojnë shtimin në peshë dhe plakjen. Ushqime të tipit peshk, algat e detit, fruta, soja, orizi, perimet dhe çaji jeshil konsumohen rregullisht çdo ditë dhe të gjitha kanë veti kundër plakjes dhe nuk lejojnë shtimin në peshë. Për më tepër, japonezët preferojnë të konsumojnë ushqim të gatuar në shtëpi, sidomos ushqimin tradicional. Japonezët janë ndër konsumuesit më të mëdhenj të peshkut në botë, ata konsumojnë rreth 10% të të gjithë peshkut që konsumohet, një shifër kjo mjaft e lartë duke pasur parasysh edhe faktin se popullsia japoneze zë vetëm 2% të popullsisë së botës.
  21. 21. Fëmijët mësohen që në fëmijëri se si të ushqehen shëndetshëm, ata mësohen që të hanë ngadalë dhe të vlerësojnë ushqimin e tyre, nuk lejohen racione të mëdha ose mbushje përsëri e pjatës, çdo ushqim serviret i veçuar nga ushqimet e tjera. Përveç vaktit kryesor, japonezët konsumojnë edhe oriz, që shërben si zëvendësues i bukës. Ai përbën edhe një nga ndryshimet midis kuzhinës japoneze dhe asaj perëndimore. Në Japoni mëngjesi është vakti më i rëndësishëm dhe zakonisht gjatë tij konsumohet një shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh, ku mund të përmendim çajin jeshil, orizin, supën, hudhrat, algat e detit, omëletën dhe peshkun. Japonezët konsumojnë shumë rrallë ushqime me sheqer, dhe në rastet kur i konsumojnë ata marrin sasi shumë të vogla. Kjo nuk ndodh se japonezët nuk i pëlqejnë ëmbëlsirat por sepse ata janë edukuar që në fëmijëri për ndikimin negativ që ato kanë në shëndetin e njeriut. Përveç mënyrës së të ushqyerit japonezët i kushtojnë një rëndësi shumë të veçantë edhe aktivitetit fizik
  22. 22. 7)Kuriozitete per ushqimin. 1-Mjalti mund të rezistojë i pa prishur për 3 mijë vjet. Sigurisht kur është origjinal. 2-Ananasi nuk është një fryt i vetëm. Në tërësi ai është një përzierje manaferrash. 3-Etiketat e frutave dhe zarzavateve janë gjithashtu të ngrënshme. Ato njihen si të tilla edhe prej Agjencisë Amerikane te Ushqimit FDA. 4-Vezët që prodhohen në SHBA janë ilegale në Angli, dhe anasjelltas, vezët që prodhohen në Angli janë ilegale në SHBA. Kjo vjen vetëm për pasoje të mënyrës se larjes se tyre. 5-Përpara shpikjes se frigoriferit, për të ruajtur qumështin e freskët, njerëzit fusnin në të bretkosa të gjalla.
  23. 23. 6-Në kohërat e lashta, buka përdorej si gomë. 7-Sipas një studimi të publikuar në Nevv England Journal of Medicine, 2-3 filxhanë kafe në ditë, mund ta zgjasin jetëgjatësinë e burrave me 10% dhe atë të grave, me 13%. 8-Xhenxhefili:Ai mund të reduktojë deri në 25%, dhimbjen e muskujve, të shkaktuar nga fizkultura. 9-Koka-kola:Në vitin 1985, koka-kola ishte pija e parë që u mor nga astronautët në hapësirë. 10-Çokollata:Çokollata, dikur, është përdorur si monedhë. 11-Qershitë:Ato lehtësojnë enjtjen dhe mund të të ndihmojnë të parandalosh artritin. 12-Mollët:Mollët bëjnë pjesë në familjen e trëndafilave, ashtu si kumbullat dhe dardhat. 13-Kokoshkat:Kokoshkat e pjekura në furrën me mikrovalë, lëshojnë një gaz helmues, që dëmton mushkëritë. 14-Vezët biologjike:Vezët e pulave që rriten të lira, kanë 1/3 e kolesterolit dhe çerekun e yndyrnave të ngopura që kanë ato të pularive.
  24. 24. Konkluzioni: Keshilla qe ndihmojne ne nje shendet sa me te mire : 1. Mbani një ditar ushqimi. Të paktën 5 ditë, deri një javë, mbani një laps dhe një letër në dorë dhe shkruani cdo gjë që hani, sa hani, kur dhe ku duhet t‟a hani, dhe më kë ishit kur e hëngrët. Mundohuni ti shkruani këto gjatë kohës që hani/ shumë njerëz mendojnë se kur mundohen të kujtojnë dicka që hengrën që ta shënojnë në fund të ditës, ato e harrojnë ato. Ka pasur dhe nga ato njerëz që kanë thënë që nuk kanë ngrënë vetëm sepse nuk dëshironin ta shënonin në letër. Jini tërësisht e ndershme me veten tuaj. Nuk keni pse t‟ja tregoni ndokujt rezultatet 2. Mos hani shumë pak Dietat me shumë pak kalori,mund t‟ju ndihmojnë të humbni peshë, por janë shumë të vështira për t‟u mbajtur. Gradualisht do të lodheni dhe do të irritoheni,do të humbni energjinë për ushtrime, dhe njerëzit nuk do të donin të hanin me ju përshkak të listës së gjatë të ushqimeve që nuk mund të hani në një drekë në restorant, apo dhe në shtëpi
  25. 25. 3. As mos rrini pa ngrënë e as mos hani shumë Nuk ishtë shaka kur thanë që ” mëngjesi është vakti më I rëndësishëm I ditës”. Studimet tregojnë se kush e lë vaktin e parë, përfundojnë duke ngrënë më shumë kalori gjatë ditës dhe bëjnë zgjedhje më pak të shëndetshme. Mundohuni të hani të paktën 3 vakte në ditë. Do të ishte mirë që ti ndanit vaktet në 6 vakte të vogla në ditë, kjo e mban metabolizmin dhe nivelin tuaj të sheqerit të rregullt. 4. Të freskët gjatë ditës Ushqimet e paketuara zakonisht ulin vlerat ushqyese të ushqimeve dhe rrjedhimisht rrisin kaloritë. Shoqata dietike amerikane rekomandon 3-5 shërbime nga frutat dhe perimet në ditë. Nuk keni kohë për ushqime “shtëpie”? Përgatitini në fund të javës, që gjatë javës thjesht t‟ju duhet ti ngrohni. 5. Hidratohuni që të humbni peshë më shpejt Pini uje, kafe, caj ose lengje frutash. Duke përfshirë ujin e “fshehur” që ndodhet në ushqime, 1.5l në ditë. Sa ujë duhet të pijmë? Në përgjithësi duhet të pini aq ujë në ditë sa urina juaj të jetë gati e qartë.
  26. 26. 6. Hani më pak, ushtrohuni më shumë Gjëja e mirë e dietave është se ju tregojnë ku duhet të ndaloni së marruri numrin ekstra të kalorive. Shumë njerëz, hanë thjesht për zakon edhe nëse nuk janë të uritur. Në këtë mënyrë ju duhët të filloni dhe një program fitnesi. E di që mund të thoni” nuk kam kohë sepse…..( vendosni këtu justifikimin tuaj). Pyeteni veten..” Sa energji më tepër do të kisha nëse nuk do të kisha këto ekstra kilogram? Sa gjëra do të shijoja dhe do të ndjehesha mirë nëse do kisha një trup të shëndetshëm. A ja vlen disa minuta në ditë të inkorporoni këto sjellje të thjeshta gjatë ditës tuaj?

×