SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  18
Hyrje
 Shqipëria dhe shqiptarët janë pjesë e pandashme
e mozaikut të vendeve dhe popujve të kontinentit europian.
Qenësia dhe përkatësia e gjithanshme e shqiptarëve dhe
modeli i shkëlqyer i suksesit të demokracive të vendeve të
Europës Perëndimore, kanë frymëzuar aspiratën mbarë
popullore që Shqipëria të mos jetë thjeshtë një pjesë e
natyrshme e kuadrit gjeografik, gjenetik, historik dhe
tradicional të kontinentit europian, por të bëhet hallkë
integrale e bashkësisë aktuale dhe të identitetit të ri
europian, të përthithë dhe të përçojë vlerat më të mira si
dhe të kontribuojë për ruajtjen, respektimin e mëtejshëm të
tyre. Që prej rënies së sistemit komunist, shtysa kryesore
për vendosjen e lidhjeve me Europën e Bashkuar, erdhi
vertikalisht nga poshtë – lartë, deri tek maja e piramidës
shtetërore, me një përcaktim të qartë të kursit që do të
ndiqej me konsekuencë nga të gjitha qeveritë shqiptare deri
 Procesi i integrimit europian është një sfidë që
duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë shqiptare, e
cila duhet të europianizohet brenda saj dhe të
mos ndalet me reformat e ndërmarra. Shqiptarët
mbeten një komb entuziast sa i takon
anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin
Europian, të cilën e perceptojnë si një akt të
kryer. Sipas të gjitha sondazheve të kryera në
njëzet vitet e fundit rezulton se 87 për qind e
shqiptarëve mendojnë se është e domosdoshme
që Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së,
Perspektiva europiane e Shqipërisë
 Shqipëria, që me njohjen si një vend kandidat potencial në
samitin e Zagrebit në 24 nëntor të vitit 2000, ka bërë një rrugëtim
të gjatë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Mbyllja e
negociatave dhe nënshkrimi i Marrëveshjes të Stabilizim
Asociimit (MSA), të nisura në 31 janar 2003, midis Republikës së
Shqipërisë nga njëra anë dhe Komunitetit Europian dhe Shteteve
Anëtare të Bashkimit Europian nga ana tjetër në Qershor 2006,
shënon fillimin e një epoke të re për zhvillimin e politikave
institucionale, ligjore, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë, me
qëllim harmonizimin e tyre me standardet europiane. Nënshkrimi
i MSA-së përveç detyrimeve në planin politik, ligjor, ekonomik
dhe institucional për Shqipërinë do të shoqërohet edhe me një
kuadër të ri të marrëdhënieve BE-Shqipëri, duke shënuar stadin
më të avancuar të kësaj marrëdhënieje.
Progreset e konsiderueshme të bëra nga të gjithë faktorët e
shoqërisë shqiptare, sollën si rrjedhojë mbylljen e marrëveshjes
së procesit të liberalizimit të regjimit të vizave, e cila hyri në fuqi
Përfitimet e Shqipërisë në rast se do të
integrohet në Bashkimin Europian
 Meqenëse Shqipëria mbetet akoma jashtë Bashkimit Europian,
shqiptarët shohin vetëm të mirat dhe shkëlqimin e një bashkimi të
mundshëm me BE-në.
Integrimi Europian do të garantojë stabilitetin dhe prosperitetin, të cilat
do të mbështeten në asistencën financiare përmes fondeve
strukturore, të cilat do të ofrojnë një dritare të re në fushën e biznesit
për investimet e huaja në Shqipëri (heqja e kufizimeve në lidhje me
lëvizjen e kapitaleve si dhe lëvizja e lire kapitaleve në lidhje me
investimet direkte liberalizimi i ofrimit të shërbimeve, vendosja e
shoqërive tregtare në vendet respektive të palëve kontraktuese dhe
ofrimi i shërbimeve). Anëtarësimi i plotë në Standartet Europiane do
të sjellë përmirësime të mëdha jo vetëm në fushat e mbrojtjes të së
drejtave të njeriut, luftës ndaj korrupsionit dhe administrimin e
financave publike por gjithashtu edhe në fusha të tjera si mbrojtja
sociale, siguria ushqimore dhe mjedisore, të cilat do të ndikojnë në
përmirësimin e jetës së qytetarëve. Bashkimi Europian është partneri
kryesor tregtar i Shqipërisë, ku 80% të eksporteve në Shqipëri
shkojnë në BE dhe 65% të importeve të saj vijnë nga BE. Një integrim
i plotë në BE do të thotë që produktet shqiptare do të kenë akses në
tregjet e mëdha, pasi janë hequr të gjitha detyrimet doganore,
kufizimet sasiore dhe masat me efekt të njëjtë me këto kufizime, duke
Përfitimet që do të ketë BE-ja në rast se
Shqipëria i bashkohet Familjes së Madhe
Europiane
 Pavarësisht se Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër mund të ofrojë
një sërë përfitimesh për BE-në të tilla si në fushën e turizmit, pasi vendi
gëzon një pozitë të favorshme gjeografike, në fushën kulturore, ku Shqipëria
ka një pasuri të larmishme të trashëgimisë kulturore, ku disa prej tyre janë të
mbrojtura nga UNESCO. Gjithashtu Shqipëria, duke qenë se është një vend
me moshë mesatare të re, ofron mundësi punësimi për kompanitë apo
investitorët e huaj. Anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO në 2 prill 2009, e
ka bërë Shqipërinë një nga partnerët më të besueshëm të Europës
Perëndimore në rajonin e trazuar dhe të ndarë të Ballkanit. Pra siç shihet ky
vend i vogël ballkanik është kthyer në një faktor pozitiv, në fushën e sigurisë
dhe të bashkëpunimit bilateral apo multilateral në fushën ushtarake, jo vetëm
në Ballkan por edhe në arenën ndërkombëtare. Por Shqipëria ka një cilësi të
veçantë për t’u krenuar në botë, e cila është toleranca dhe harmonia midis
komuniteteve fetare në vendin tonë, ku shumica e popullsisë janë
myslimanë.
Turizmi zë një vend tepër të rëndësishëm në të ardhurat vjetore të
ekonomisë shqiptare. Në vitin 2012 Shqipërinë e vizituan afërsisht 4.2
milionë turistë, nga 500.000 në vitin 2005, kryesisht nga vendet fqinje dhe të
Bashkimit Europian. Në vitin 2011 Shqipëria u rendit si një ndër destinacionet
kryesore turistike në botë për t’u vizituar nga prestigjozia “Lonely Planet”.
Industria e turizmit përqendrohet kryesisht përgjatë bregdetit Adriatik dhe
Jon, ku vlen të përmenden plazhet në të ashtuquajturën Riviera
 Ekonomia shqiptare është kryesisht një ekonomi bujqësore, si një
ndër burimet kryesore të punësimit dhe të të ardhurave
vjetore(rreth 20% të GDP-së), kryesisht prej financimeve të
investitorëve të huaj, duke qenë se pjesa më e madhe e
popullsisë është e vendosur në zonat rurale. Pra fusha e
bujqësisë është një tjetër sektor që zë një vend mjaft të
rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Një bujqësi e zhvilluar do
të thotë një Shqipëri konkurruese në Europë me anë të
produkteve të saj, të cilat janë në përmbushje të plotë të të gjithë
standardeve europiane, përsa i përket sigurisë si të produktit
ashtu edhe të konsumatorit.
Shqipëria është një nga vendet më të vjetra në Europë, ku shqipja
është një nga gjuhët më të veçanta dhe më të vjetra të familjes
indo – europiane. Gjithashtu Shqipëria ka një numër të madh
pasurish kulturore dhe monumentesh të kulturës të epokave të
ndryshme të tilla si amfiteatrë, mozaikë, kisha, kështjella dhe kala,
qytete të vjetra, disa prej të cilave të shpallura monumente kulture
të trashëgimisë botërore dhe të mbrojtura nga UNESCO.
Që nga nënshkrimi i marrëveshjes të Tregtisë dhe të
Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në
vitin 1992 dhe deri në vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një
faktor pozitiv stabilizues në rajonin e trazuar të Ballkanit dhe ka
treguar se mund të jetë një aleat tepër i rëndësishëm për
partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu Shqipëria ofron një siguri
Kritikat
 1.Shqiperia nuk ka permbushur kriterin kryesor ,qe esht ai politik . 2.Nuk
eshte permbushur efektiviteti dhe stabiliteti I institucioneve demokratike
3.Parlamenti dhe procedurat parlamentare nuk kan funksionuar sic duhet .
4.Shqiperia ka probleme ne zbatimin e legjislacionit . 5.Administrata publike
dhe sherbimi civil jane te politizuara dhe mungon transparenca ne emerime
6.Persa I perket drejtesis ne opinionin e KE shkruhet se ‘’mbeten shqetesime
serioze ne funksionimin e pergjithshem efikasitetin dhe pavarsin e
gjyqeasorit’’ 7.Dekretet e Presidentit jane te politizuara ne lidhje me emerimin
e antareve te gjykates se lart dhe asaj Kushtetuese . ! 8.Problem shum
serioz eshte dhe korrupsioni ne te gjitha fushat sidomos gjyqesorit dhe
kthimit dhe kompesimit te pronave si dhe rryshfeti ne sektorin e shendetesis
8.Mungesa e transparences ne financimin e partive politike.
Sic mund ta shohim dhe kuptojme te gjitha keto kritika te bera nga KE, jan
me se te sakta dhe per kaq shum vite ne si shtet, si qeverri ,si shoqeri ,nuk
kemi ber asgje per ti shmangur ,per te mos I merituar ,por vazhdojme ti
futemi me kok gremines se perkeqesimit .
Duke pare problematikat e Shqiperis ,KE ka ber 15 rekomandime per tu
permbushur kete vit kur do te merret ne shqyrtim kerkesa e Shqiperis per te
marr statusin e vendit kandidat ne BE .Komisioni vlereson se negociatat per
pranimin e Shqiperis ne BE duhet te hapen ateher kur vendi te kete
permbushur ne masen e nevojshme kriteret per antarsim , ne menyr te
vacant kriterin politik te Kopenhagenit te cilat I kam permendur dhe lart . Qe
nga viti 1993 kur Kopenhageni vendosi kushtet per tu ber pjes e BE dhe deri
me sot kane kalurar 8 vjet ,dhe prap marrim kritika aspak positive se nuk I
Konkluzioni
 Nëse do të mbahej një referendum lidhur me integrimin e Shqipërisë në
Bashkimin Europian, rezultatet do të tregonin se afërsisht 90% e shqiptarëve
do të votonin në favor të një bashkimi të mundshëm me vendet e tjera të
bllokut europian. Arsyeja e këtij eurofilizmi lidhet me faktin se shqiptarët e
shohin integrimin si zgjidhjen e shumë çështjeve të brendshme në vendin e
tyre. Natyrisht është e qartë se Bashkimi Europian ka pësuar ndryshime dhe
vazhdon të ndryshojë, që nga koha kur Shqipëria bëri aplikimin për t’u bërë
një nga shtetet anëtare të saj. Proçesi i integrimit nuk u zbeh edhe në kohën
kur Europa vuante nga kriza më e rëndë financiare që nga krijimi i saj.
Politikat e hartuara nga institucionet e BE-së, dhanë rezultat pozitiv dhe
Europa arriti ta kapërcente krizën.
Gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë në 6 mars, në kuadër të Dialogut të
Nivelit të Lartë për Prioritetet Kyçe, (takimi tjetër do të zhvillohet në qershor),
Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian ndër të tjera u shpreh hapur
se “Kam qenë dhe mbetem i mendimit se e ardhmja e Shqipërisë është
brenda Bashkimit Europian dhe se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të
përmbushur kriteret e integrimit. Procesi i integrimit duhet kuptuar si një
proces që ndryshon hap pas hapi, ku progresi i arritur në çdo hap do të
mundësojë afrimin gjithnjë e më tepër me kriteret dhe standardet e kërkuara
prej BE-së. Gjatë këtij procesi, Shqipëria duhet të ndërmarrë reformat e
kërkuara, si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në
sistemin gjyqësor, reforma në administratën publike, të drejtat e njeriut të
Romëve dhe diskriminimi kundrejt kumunitetit LGBT, që do të bëjnë të
mundur pjesëmarrjen e saj në proçesin integrues, reforma të cilat do të rrisin
 Integrimi në Bashkimin Europian duhet të jetë një
projekt i vërtetë kombëtar dhe jo një ekskluzivitet i
vetëm të një individi apo të një grupimi të caktuar
individësh. Duke u nisur nga fakti se procesi i
integrimit nuk është një proces i zakonshëm
negocimi diplomatik, duhet të ketë një konsensus
gjithëpërfshirës rreth këtij projekti kombëtar. Pra ky
projekt ka nevojë jo vetëm për përfshirjen e qeverisë
por edhe të faktorëve të tjerë si institucionet
shtetërore, të partnerëve sociale dhe të shoqërisë.
Futja e shqiperise ne BE

Contenu connexe

Tendances

Centralet Berthamore
Centralet BerthamoreCentralet Berthamore
Centralet BerthamoreErgi Nushi
 
TESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxTESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxdaskakamakak
 
Zhvillimi ekonomik shqiptar
Zhvillimi ekonomik shqiptarZhvillimi ekonomik shqiptar
Zhvillimi ekonomik shqiptarBleona Çoba
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Xhesiana Muka
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historieS Gashi
 
Shqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi EvropianShqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi EvropianAferdita Bicaku
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotGenti Mustafaj
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistikesara7991
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimiFacebook
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraEGLI TAFA
 
Problemet mjedisore
Problemet mjedisoreProblemet mjedisore
Problemet mjedisoreAnida Rroshi
 
Bashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BEBashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BEkoralda
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
 
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIKKleaHaka
 
Shkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustikeShkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustikeolinuhi
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperisemelissa cani
 

Tendances (20)

Centralet Berthamore
Centralet BerthamoreCentralet Berthamore
Centralet Berthamore
 
TESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxTESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docx
 
Zhvillimi ekonomik shqiptar
Zhvillimi ekonomik shqiptarZhvillimi ekonomik shqiptar
Zhvillimi ekonomik shqiptar
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 
Mjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriuMjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriu
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historie
 
Shqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi EvropianShqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi Evropian
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sot
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistike
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjera
 
Problemet mjedisore
Problemet mjedisoreProblemet mjedisore
Problemet mjedisore
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Bashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BEBashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BE
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
 
Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
 
Shkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustikeShkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustike
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperise
 

Similaire à Futja e shqiperise ne BE

Integrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperiseIntegrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperiseornela rama
 
SHQIPERIA DHE BE
SHQIPERIA DHE BE SHQIPERIA DHE BE
SHQIPERIA DHE BE Xhoana Pepa
 
Kosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi EvropianKosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi Evropianedona krasniqi
 
Geography project which is based on real facts about the enviroment
Geography project which is based on real facts about the enviromentGeography project which is based on real facts about the enviroment
Geography project which is based on real facts about the enviromentferikdollomaja
 
A do të mbijetojë euro zona
A do të mbijetojë euro zonaA do të mbijetojë euro zona
A do të mbijetojë euro zonashabanh
 
Unioni Evropian
Unioni EvropianUnioni Evropian
Unioni EvropianMenaxherat
 
Mundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomik
Mundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomikMundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomik
Mundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomikTarget
 
Projekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptx
Projekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptxProjekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptx
Projekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptxSalviAlmadhi2
 
E ardhmja e Unionit Evropian
E ardhmja e Unionit EvropianE ardhmja e Unionit Evropian
E ardhmja e Unionit EvropianMenaxherat
 
Evropa ne 12 leksione pdf 2 MB
Evropa ne 12 leksione pdf   2 MBEvropa ne 12 leksione pdf   2 MB
Evropa ne 12 leksione pdf 2 MBMarjan DODAJ
 
European Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc Gordani
European Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc GordaniEuropean Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc Gordani
European Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc GordaniLorenc Gordani
 

Similaire à Futja e shqiperise ne BE (14)

Integrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperiseIntegrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperise
 
BE
BEBE
BE
 
SHQIPERIA DHE BE
SHQIPERIA DHE BE SHQIPERIA DHE BE
SHQIPERIA DHE BE
 
Kosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi EvropianKosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi Evropian
 
Geography project which is based on real facts about the enviroment
Geography project which is based on real facts about the enviromentGeography project which is based on real facts about the enviroment
Geography project which is based on real facts about the enviroment
 
Be
BeBe
Be
 
A do të mbijetojë euro zona
A do të mbijetojë euro zonaA do të mbijetojë euro zona
A do të mbijetojë euro zona
 
Unioni Evropian
Unioni EvropianUnioni Evropian
Unioni Evropian
 
Unioni evropian
Unioni evropianUnioni evropian
Unioni evropian
 
Mundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomik
Mundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomikMundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomik
Mundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomik
 
Projekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptx
Projekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptxProjekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptx
Projekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptx
 
E ardhmja e Unionit Evropian
E ardhmja e Unionit EvropianE ardhmja e Unionit Evropian
E ardhmja e Unionit Evropian
 
Evropa ne 12 leksione pdf 2 MB
Evropa ne 12 leksione pdf   2 MBEvropa ne 12 leksione pdf   2 MB
Evropa ne 12 leksione pdf 2 MB
 
European Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc Gordani
European Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc GordaniEuropean Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc Gordani
European Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc Gordani
 

Plus de Ergi Nushi

Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
BiodiversitetiErgi Nushi
 
Hidrocentralet
HidrocentraletHidrocentralet
HidrocentraletErgi Nushi
 
Rendesia e atomit
Rendesia e atomitRendesia e atomit
Rendesia e atomitErgi Nushi
 
Ndryshimet Klimaterike
Ndryshimet KlimaterikeNdryshimet Klimaterike
Ndryshimet KlimaterikeErgi Nushi
 
Jeta e Aleksander Graham Bell
Jeta e Aleksander Graham BellJeta e Aleksander Graham Bell
Jeta e Aleksander Graham BellErgi Nushi
 
Shnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeShnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeErgi Nushi
 
Ardhja e nazisteve ne pushtet
Ardhja e nazisteve ne pushtetArdhja e nazisteve ne pushtet
Ardhja e nazisteve ne pushtetErgi Nushi
 
Komunizmi vs demokracia
Komunizmi vs demokraciaKomunizmi vs demokracia
Komunizmi vs demokraciaErgi Nushi
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriErgi Nushi
 

Plus de Ergi Nushi (11)

Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
Biodiversiteti
 
Hidrocentralet
HidrocentraletHidrocentralet
Hidrocentralet
 
Rendesia e atomit
Rendesia e atomitRendesia e atomit
Rendesia e atomit
 
Ndryshimet Klimaterike
Ndryshimet KlimaterikeNdryshimet Klimaterike
Ndryshimet Klimaterike
 
Piramidat
PiramidatPiramidat
Piramidat
 
Stop Dhuna
Stop DhunaStop Dhuna
Stop Dhuna
 
Jeta e Aleksander Graham Bell
Jeta e Aleksander Graham BellJeta e Aleksander Graham Bell
Jeta e Aleksander Graham Bell
 
Shnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeShnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet Gjeometrike
 
Ardhja e nazisteve ne pushtet
Ardhja e nazisteve ne pushtetArdhja e nazisteve ne pushtet
Ardhja e nazisteve ne pushtet
 
Komunizmi vs demokracia
Komunizmi vs demokraciaKomunizmi vs demokracia
Komunizmi vs demokracia
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
 

Futja e shqiperise ne BE

  • 1.
  • 2. Hyrje  Shqipëria dhe shqiptarët janë pjesë e pandashme e mozaikut të vendeve dhe popujve të kontinentit europian. Qenësia dhe përkatësia e gjithanshme e shqiptarëve dhe modeli i shkëlqyer i suksesit të demokracive të vendeve të Europës Perëndimore, kanë frymëzuar aspiratën mbarë popullore që Shqipëria të mos jetë thjeshtë një pjesë e natyrshme e kuadrit gjeografik, gjenetik, historik dhe tradicional të kontinentit europian, por të bëhet hallkë integrale e bashkësisë aktuale dhe të identitetit të ri europian, të përthithë dhe të përçojë vlerat më të mira si dhe të kontribuojë për ruajtjen, respektimin e mëtejshëm të tyre. Që prej rënies së sistemit komunist, shtysa kryesore për vendosjen e lidhjeve me Europën e Bashkuar, erdhi vertikalisht nga poshtë – lartë, deri tek maja e piramidës shtetërore, me një përcaktim të qartë të kursit që do të ndiqej me konsekuencë nga të gjitha qeveritë shqiptare deri
  • 3.  Procesi i integrimit europian është një sfidë që duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila duhet të europianizohet brenda saj dhe të mos ndalet me reformat e ndërmarra. Shqiptarët mbeten një komb entuziast sa i takon anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilën e perceptojnë si një akt të kryer. Sipas të gjitha sondazheve të kryera në njëzet vitet e fundit rezulton se 87 për qind e shqiptarëve mendojnë se është e domosdoshme që Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së,
  • 4. Perspektiva europiane e Shqipërisë  Shqipëria, që me njohjen si një vend kandidat potencial në samitin e Zagrebit në 24 nëntor të vitit 2000, ka bërë një rrugëtim të gjatë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Mbyllja e negociatave dhe nënshkrimi i Marrëveshjes të Stabilizim Asociimit (MSA), të nisura në 31 janar 2003, midis Republikës së Shqipërisë nga njëra anë dhe Komunitetit Europian dhe Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian nga ana tjetër në Qershor 2006, shënon fillimin e një epoke të re për zhvillimin e politikave institucionale, ligjore, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë, me qëllim harmonizimin e tyre me standardet europiane. Nënshkrimi i MSA-së përveç detyrimeve në planin politik, ligjor, ekonomik dhe institucional për Shqipërinë do të shoqërohet edhe me një kuadër të ri të marrëdhënieve BE-Shqipëri, duke shënuar stadin më të avancuar të kësaj marrëdhënieje. Progreset e konsiderueshme të bëra nga të gjithë faktorët e shoqërisë shqiptare, sollën si rrjedhojë mbylljen e marrëveshjes së procesit të liberalizimit të regjimit të vizave, e cila hyri në fuqi
  • 5.
  • 6.
  • 7.
  • 8. Përfitimet e Shqipërisë në rast se do të integrohet në Bashkimin Europian  Meqenëse Shqipëria mbetet akoma jashtë Bashkimit Europian, shqiptarët shohin vetëm të mirat dhe shkëlqimin e një bashkimi të mundshëm me BE-në. Integrimi Europian do të garantojë stabilitetin dhe prosperitetin, të cilat do të mbështeten në asistencën financiare përmes fondeve strukturore, të cilat do të ofrojnë një dritare të re në fushën e biznesit për investimet e huaja në Shqipëri (heqja e kufizimeve në lidhje me lëvizjen e kapitaleve si dhe lëvizja e lire kapitaleve në lidhje me investimet direkte liberalizimi i ofrimit të shërbimeve, vendosja e shoqërive tregtare në vendet respektive të palëve kontraktuese dhe ofrimi i shërbimeve). Anëtarësimi i plotë në Standartet Europiane do të sjellë përmirësime të mëdha jo vetëm në fushat e mbrojtjes të së drejtave të njeriut, luftës ndaj korrupsionit dhe administrimin e financave publike por gjithashtu edhe në fusha të tjera si mbrojtja sociale, siguria ushqimore dhe mjedisore, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Bashkimi Europian është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, ku 80% të eksporteve në Shqipëri shkojnë në BE dhe 65% të importeve të saj vijnë nga BE. Një integrim i plotë në BE do të thotë që produktet shqiptare do të kenë akses në tregjet e mëdha, pasi janë hequr të gjitha detyrimet doganore, kufizimet sasiore dhe masat me efekt të njëjtë me këto kufizime, duke
  • 9.
  • 10. Përfitimet që do të ketë BE-ja në rast se Shqipëria i bashkohet Familjes së Madhe Europiane  Pavarësisht se Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër mund të ofrojë një sërë përfitimesh për BE-në të tilla si në fushën e turizmit, pasi vendi gëzon një pozitë të favorshme gjeografike, në fushën kulturore, ku Shqipëria ka një pasuri të larmishme të trashëgimisë kulturore, ku disa prej tyre janë të mbrojtura nga UNESCO. Gjithashtu Shqipëria, duke qenë se është një vend me moshë mesatare të re, ofron mundësi punësimi për kompanitë apo investitorët e huaj. Anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO në 2 prill 2009, e ka bërë Shqipërinë një nga partnerët më të besueshëm të Europës Perëndimore në rajonin e trazuar dhe të ndarë të Ballkanit. Pra siç shihet ky vend i vogël ballkanik është kthyer në një faktor pozitiv, në fushën e sigurisë dhe të bashkëpunimit bilateral apo multilateral në fushën ushtarake, jo vetëm në Ballkan por edhe në arenën ndërkombëtare. Por Shqipëria ka një cilësi të veçantë për t’u krenuar në botë, e cila është toleranca dhe harmonia midis komuniteteve fetare në vendin tonë, ku shumica e popullsisë janë myslimanë. Turizmi zë një vend tepër të rëndësishëm në të ardhurat vjetore të ekonomisë shqiptare. Në vitin 2012 Shqipërinë e vizituan afërsisht 4.2 milionë turistë, nga 500.000 në vitin 2005, kryesisht nga vendet fqinje dhe të Bashkimit Europian. Në vitin 2011 Shqipëria u rendit si një ndër destinacionet kryesore turistike në botë për t’u vizituar nga prestigjozia “Lonely Planet”. Industria e turizmit përqendrohet kryesisht përgjatë bregdetit Adriatik dhe Jon, ku vlen të përmenden plazhet në të ashtuquajturën Riviera
  • 11.  Ekonomia shqiptare është kryesisht një ekonomi bujqësore, si një ndër burimet kryesore të punësimit dhe të të ardhurave vjetore(rreth 20% të GDP-së), kryesisht prej financimeve të investitorëve të huaj, duke qenë se pjesa më e madhe e popullsisë është e vendosur në zonat rurale. Pra fusha e bujqësisë është një tjetër sektor që zë një vend mjaft të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Një bujqësi e zhvilluar do të thotë një Shqipëri konkurruese në Europë me anë të produkteve të saj, të cilat janë në përmbushje të plotë të të gjithë standardeve europiane, përsa i përket sigurisë si të produktit ashtu edhe të konsumatorit. Shqipëria është një nga vendet më të vjetra në Europë, ku shqipja është një nga gjuhët më të veçanta dhe më të vjetra të familjes indo – europiane. Gjithashtu Shqipëria ka një numër të madh pasurish kulturore dhe monumentesh të kulturës të epokave të ndryshme të tilla si amfiteatrë, mozaikë, kisha, kështjella dhe kala, qytete të vjetra, disa prej të cilave të shpallura monumente kulture të trashëgimisë botërore dhe të mbrojtura nga UNESCO. Që nga nënshkrimi i marrëveshjes të Tregtisë dhe të Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në vitin 1992 dhe deri në vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një faktor pozitiv stabilizues në rajonin e trazuar të Ballkanit dhe ka treguar se mund të jetë një aleat tepër i rëndësishëm për partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu Shqipëria ofron një siguri
  • 12.
  • 13. Kritikat  1.Shqiperia nuk ka permbushur kriterin kryesor ,qe esht ai politik . 2.Nuk eshte permbushur efektiviteti dhe stabiliteti I institucioneve demokratike 3.Parlamenti dhe procedurat parlamentare nuk kan funksionuar sic duhet . 4.Shqiperia ka probleme ne zbatimin e legjislacionit . 5.Administrata publike dhe sherbimi civil jane te politizuara dhe mungon transparenca ne emerime 6.Persa I perket drejtesis ne opinionin e KE shkruhet se ‘’mbeten shqetesime serioze ne funksionimin e pergjithshem efikasitetin dhe pavarsin e gjyqeasorit’’ 7.Dekretet e Presidentit jane te politizuara ne lidhje me emerimin e antareve te gjykates se lart dhe asaj Kushtetuese . ! 8.Problem shum serioz eshte dhe korrupsioni ne te gjitha fushat sidomos gjyqesorit dhe kthimit dhe kompesimit te pronave si dhe rryshfeti ne sektorin e shendetesis 8.Mungesa e transparences ne financimin e partive politike. Sic mund ta shohim dhe kuptojme te gjitha keto kritika te bera nga KE, jan me se te sakta dhe per kaq shum vite ne si shtet, si qeverri ,si shoqeri ,nuk kemi ber asgje per ti shmangur ,per te mos I merituar ,por vazhdojme ti futemi me kok gremines se perkeqesimit . Duke pare problematikat e Shqiperis ,KE ka ber 15 rekomandime per tu permbushur kete vit kur do te merret ne shqyrtim kerkesa e Shqiperis per te marr statusin e vendit kandidat ne BE .Komisioni vlereson se negociatat per pranimin e Shqiperis ne BE duhet te hapen ateher kur vendi te kete permbushur ne masen e nevojshme kriteret per antarsim , ne menyr te vacant kriterin politik te Kopenhagenit te cilat I kam permendur dhe lart . Qe nga viti 1993 kur Kopenhageni vendosi kushtet per tu ber pjes e BE dhe deri me sot kane kalurar 8 vjet ,dhe prap marrim kritika aspak positive se nuk I
  • 14.
  • 15. Konkluzioni  Nëse do të mbahej një referendum lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, rezultatet do të tregonin se afërsisht 90% e shqiptarëve do të votonin në favor të një bashkimi të mundshëm me vendet e tjera të bllokut europian. Arsyeja e këtij eurofilizmi lidhet me faktin se shqiptarët e shohin integrimin si zgjidhjen e shumë çështjeve të brendshme në vendin e tyre. Natyrisht është e qartë se Bashkimi Europian ka pësuar ndryshime dhe vazhdon të ndryshojë, që nga koha kur Shqipëria bëri aplikimin për t’u bërë një nga shtetet anëtare të saj. Proçesi i integrimit nuk u zbeh edhe në kohën kur Europa vuante nga kriza më e rëndë financiare që nga krijimi i saj. Politikat e hartuara nga institucionet e BE-së, dhanë rezultat pozitiv dhe Europa arriti ta kapërcente krizën. Gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë në 6 mars, në kuadër të Dialogut të Nivelit të Lartë për Prioritetet Kyçe, (takimi tjetër do të zhvillohet në qershor), Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian ndër të tjera u shpreh hapur se “Kam qenë dhe mbetem i mendimit se e ardhmja e Shqipërisë është brenda Bashkimit Europian dhe se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të përmbushur kriteret e integrimit. Procesi i integrimit duhet kuptuar si një proces që ndryshon hap pas hapi, ku progresi i arritur në çdo hap do të mundësojë afrimin gjithnjë e më tepër me kriteret dhe standardet e kërkuara prej BE-së. Gjatë këtij procesi, Shqipëria duhet të ndërmarrë reformat e kërkuara, si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në sistemin gjyqësor, reforma në administratën publike, të drejtat e njeriut të Romëve dhe diskriminimi kundrejt kumunitetit LGBT, që do të bëjnë të mundur pjesëmarrjen e saj në proçesin integrues, reforma të cilat do të rrisin
  • 16.
  • 17.  Integrimi në Bashkimin Europian duhet të jetë një projekt i vërtetë kombëtar dhe jo një ekskluzivitet i vetëm të një individi apo të një grupimi të caktuar individësh. Duke u nisur nga fakti se procesi i integrimit nuk është një proces i zakonshëm negocimi diplomatik, duhet të ketë një konsensus gjithëpërfshirës rreth këtij projekti kombëtar. Pra ky projekt ka nevojë jo vetëm për përfshirjen e qeverisë por edhe të faktorëve të tjerë si institucionet shtetërore, të partnerëve sociale dhe të shoqërisë.