PARATHENIE:
Organizmi jone eshte nje sitem nderveprues shume
kompleks qe na mundeson cdo aktivitet qe ne kryejm.
Se pari ne duhet te kujdesemi per shendetin tone dhe te
tregoim respekt per organizmin tone.
Ushqyerja ne menyr te shendetshme eshte njera nga
format e kujdesit qe ne duhet te tregoim per organizmin
tone.
Nje ushqim I shendetshem do te thote nje organizem
mirefunksionues dhe nje jet me e bukur.
TEMA: TE USHQYERIT SHENDETSHEM,BULIMIA DHE
ANOREKSIA
Objektivat:
1-Edukimi mbi kujdesin ndaj trupit dhe shendetit
vetijak.
2-Te mesojme te duam veten dhe te kujdesemi per
te.
3-Te njohim disa semundje te kockave dhe te
lekures dhe si ti parandalojme ato.
4-Te ushtrohemi ne veprimtari kerkuese ,studiuese
te sistemojm e prezantojme mire punen.
5-Te nxitet puna individuale e harmonizuar me ate
ne grup.
Përmbajtja e projektit:
Në këtë projekt ne kemi studiuar dhe
punuar mbi crregullimet në të
ngrënë.Kemi mbledhur dhe paraqitur
informacione të ndryshme mbi
obezitetin, buliminë dhe anoreksinë
nervore. Gjithashtu në këtë projekt ne
kemi paraqitur foto të ndryshme në
lidhje me këto crregullime.
SI DUHET TI KUPTOJMË ÇRREGULLIMET E TË NGRËNIT, SI DHE NË ÇFARË
FORMASH SHFAQEN?
Çrregullimet e të ngrënit karakterizohen nga prania e shtrembërimeve
të forta në sjelljen e të ngrënit. Ndër çrregullimet më të shpeshta janë
Anoreksia nervore, Bulimia nervore, çrregullime të paspecifikuara, si
dhe obeziteti. Në thelb anoreksia nervore mund të konceptohet si një
sjellje e mësuar, e cila bëhet e qëndrueshme nëpërmjet përforcimeve
pozitive, që e shoqërojnë në fillimet e saj. Anoreksia nervore, e cila
shfaqet me refuzimin e mbajtjes së peshës trupore mbi peshën
minimale normale është një çrregullim me rrezik serioz për jetën që
nuk shkaktohet nga asnjë sëmundje fizike. Etimiologjia e termit
anoreksi, nënkupton një humbje të rëndë të oreksit me bazë
emocionale, ndërsa bulimia e prejardhur nga fjalët greke “bous’ që do
të thotë kafshë dhe “limos” që do të thotë uri, është e njohur ndryshe
edhe si “sindroma e pastrimit”. Origjina gjuhësore e këtyre termave
përputhet vetëm në dukje me këto çrregullime problematike për
individët që i mbartin. Është interesant fakti që fjala anoreksi është
përdorim i pasaktë, pasi shumë anoreksikë nuk shfaqin aq humbje të
forta të oreksit sesa kanë frikë për të ngrënë. Si anoreksia, ashtu
edhe bulimia nervore shfaqen zakonisht në nivelet më të ngritura të
shoqërive, apo tek njerëz për të cilët eleganca fizike konsiderohet e
rëndësishme.
NË ÇFARË FORMASH SHFAQEN KËTO LLOJE ÇRREGULLIMESH?
Bazuar në praninë ose jo të episodeve të rregullta aktuale të të
ngrënit pa kriter ose të sjelljeve të eliminimit, për vlerësim
përdoren nëntipat e mëposhtëm: “Nëntipi kufizues, në të cilin
kemi të bëjmë me rastet kur humbja e peshës tek këta individë
arrihet në fillim përmes dietës, mosngrënies ose aktivitetit të
tepërt fizik. Në përgjithësi tek këta persona nuk vërehen të
ngrëna pa kriter ose sjellje eliminimi. Një tjetër formës e
shfaqjes është edhe nëntipi me të ngrënët pa kriter ose të
sjelljeve eliminuese. Kjo formë ndodh kur humbja e peshës tek
këta individë arrihet përmes ngrënies pa kriter dhe përdorimit në
vijim të sjelljeve eliminuese që kanë të bëjnë me : “të vjella të
provokuara”, diuretikët dhe laksativët. Në disa raste individët
nuk hanë pa kriter, po shfaqin përdorim të këtyre metodave pas
marrjes së sasive të kufizuara të ushqimit. Duket se shpeshtësia
e këtyre sjelljeve në këtë nëntip është, së paku javore, por të
dhënat në dispozicion nuk janë të mjaftueshme për të
specifikuar shpeshtësinë minimale.
SËMUNDJET QË VIJNË NGA
KEQUSHQYERJA
Problemet që mund të vijnë nga të ngrënit shumë
dhe në mënyrë të pakontrolluar, janë të shumta
dhe shkaktojnë avari të ndryshme në organizëm.
Gjithashtu, të ushqyerit pa kriter është edhe një
burim sëmundjesh, një pjesë e mirë e të cilave
mund të jenë fatale për jetën. Disa prej
sëmdundjeve kryesore që vijnësi pasoje e
kequshqyerjes janë:
1. Bulimia nervore
2. Obeziteti
3. Anoreksia nervore
Bulimia është e ngjashme me
anoreksinë, por ka disa ndryshime.
Bulimikët nuk humbasin shumë në
peshë dhe në të vërtetë ata janë pak
mbipeshë.Gjithashtua ata janë të
shqetësuar për masën e tyre trupore
dhe duan të dobësohen. Ata kanë
shpesh një babëzi për të ngrënë,
konsumojnë sasi të mëdha
karbohidratesh në një periudhë të
shkurtër kohe dhe përdorin laksative
që shtojnë jashtëqitjen për të
eliminuar ushqimin që kanë
konsumuar ose provokojnë të vjella.
Bulimia nervore prek më shumë
adoleshentet.
SI MANIFESTOHET BULIMIA NERVORE?
Individët me bulimi nervore mund të përdorin
mënyra të ndryshme për të shkaktuar të vjellët si:
përdorimi i gishtave apo i mjeteve të tjera që
shkaktojnë refleksin e të vjellit përmes stimulimit të
faringut. Në faza të avancuara këto individë arrijnë
të vjellin me komandë. Rrallë përdorin nxitësit e tipit
të shurupëve apo përdorimi i papërshtatshëm i
laksativëve, diuretikëve, enteroklizmave dhe
medikamenteve të tjera. Të tjera masa nxitëse, janë
mbajtja e dietës në ditët në vijim, ose kryerja e
ushtrimeve të tepruara fizike.
STATISTIKA
Bulimia me shume prek femrat
Rreth 10% e individeve te
diagnostikuar me bulimi jane
meshkujt ndersa 10% te
individeve qe vuajne nga bulimia
do te vdesin nga uria, sulmi ne
zemer, komplikimet e tjera
mjeksore apo vetvrasja.
CILAT JANE SIMPTOMAT E BULIMISE?
Depresioni dhe humor I luhatshem
Abuzim ndaj droges dhe alkoolit
Agjerimi
Ndjenja e fajit
Perdorimi I shpeshte banjo pasi hahet
Periudha menstruale te parregullt
Te vjella
Urth
Probleme me stomakun
Gjendra te fryra ne fytyre
Prishjen e dhembeve
Anoreksia - nënkupton një dëshirë të
egzagjeruar për të qenë i dobët,
duke pasur tendencën të ruash të
njëjtën peshë trupore përkohësisht.
Personat të cilat kanë anoreksi
prezantojnë një imazh të deformuar
mbi trupin e tyre duke e konsideruar
veten shumë më të shëndoshë se sa
janë në realitet dhe në periudhat kur
janë shumë nën peshën normale.
Këta persona hanë shumë pak,
preferojnë frutat dhe perimet,
evitojne sa më shume sheqernat dhe
pastat, mishin dhe djathrat sic dhe
gjellën e gatuar.
ANOREKSISË NERVORE, KARAKTERISTIKAT QË E
SHOQËROJNË :
Refuzimi i mbajtjes së peshës trupore, mbi peshën minimale normale
Frika e fortë dhe e vazhdueshme e ngritjes në peshë dhe
shtrembërimi i imazhit trupor i lidhur me përmasat trupore.
Humbja e peshës në fillim arrihet përmes pakësimit të sasisë së
përgjithshme të ushqimit të marrë.
Megjithëse ulja e nivelit të kalorive mund të kufizohet në fillim përmes
përjashtimit të ushqimeve të konsideruara hiperkalorike.
Në pjesën më të madhe të rasteve këto subjekte arrijnë të kufizohen
në pak kategori ushqimesh.
Për më tepër, ata mund të kryejnë sjellje eliminimi apo pastrimi siç
janë: “Të vjella të provokuara nga vetë personi, përdorim i
papërshtatshëm i laksativëve dhe diuretikëve, praktikim të tepruar të
aktivitetit fizik me qëllim uljen e peshës.
Megjithëse disa individë mund të jenë të ndërgjegjshëm për dobësinë
e tyre fizike, ata në mënyrë tipike i mohojnë pasojat e rënda mbi
shëndetin e tyre mendor dhe emocional.
STATISTIKA
Rreth 10 milione gra e nje milion burra ne SHBA
vuajne nga anoreksia.
Pamjet ne revista ndikojne menyren se si grate e
vajzat shohin veten e tyre.
Studimet tregojne se 80 % e vajzave dhe grave
jane te pakenaqura me trupin e tyre.
Anoreksia dhe bulimia godasin para adoleshences.
Shqetesimet me ushqyerjen si anoreksia dhe
bulimia godasin 1 ne 10 vete para adoleshences.
SHENJAT E ANOREKSISE
Humbje ne peshe(15% e peshes qe pritet te
humbet)
Perdorimi I metodave per nxjerrjen e ushqimit
Ndryshim I ciklit te mestruacioneve
Probleme me kockat
Probleme me aparatin e dhembeve
Ndryshimi I ngjyres se lekures(ngjyre e verdhe)
Shenja depresioni
Izolim social
Perfeksionimi