Publicité

Semundjet e gjakut

30 Nov 2013
Semundjet e gjakut
Semundjet e gjakut
Semundjet e gjakut
Prochain SlideShare
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Chargement dans ... 3
1 sur 3
Publicité

Contenu connexe

Publicité
Publicité

Semundjet e gjakut

  1. SEMUNDJET E GJAKUT  LEUCEMIA Leucemia eshte semundja e kancerit qe prek rruazat e bardha te gjakut, te cilat, per shkak te uljes se numrit, jane te paafta te kryejne funksionin e tyre. Me shfaqjen e kesaj semundjeje perballemi me ulje te numrit te rruazave te kuqe, te hemoglobines dhe te pllakezave. Semundja fillon me dobesi, lodhje te shpejte, dhembje ne muskuj dhe kocka,humbje oreksi, ngritje te vogla te temperatures. Pas kesaj faze, semundja fillon vrullshem.Shfaqen gjakrrjedhje nga hunda, nga mishrat e dhembeve, nga organet e brendshme.Ekzistojne dy lloje te leucemise, te cilat percaktojne edhe zhvillimin e semundjes. Leucemia akute eshte me e rrezikshme, pasi zhvillimi i saj behet me ritme te shpejta, ndersa leukemia kronike mund te vazhdoje me vite te tera. Shenjat e para: Leucemia eshte semundje kanceroze e gjakut. Kjo semundje eshte gjithmone kronike dhekarakterizohet nga prezenca e disa celulave jonormale ose ne shume raste leukemia karakterizohet edhe si pamjaftueshmeri e gjakut dhe e palces kurrizore. Nje shumice e tepruar e rruazave te bardha dhe nje pakice fatale e rruazave te kuqe jane karakteristikat mjekesore te semundjes, nderkohe ajo shkakton ne shumicen e rasteve dhembje te forta koke. Te dhenat mjekesore tregojne se kurimi i saj varet shume nga grada ne te cilen e kap semundjen pacienti. Tri shenja jane karakteristike per te gjithe personat qe kane mungese gjaku. Pjesa me e madhe e tyre kane lodhje fizike, takikardi dhe jane shume te zbehte. Transfuzioni: Mjekimi i semundjes behet me transfuzion gjaku dhe me medikamentet qe ndalojne ecurine e semundjes. Studimet e kryera kohet e fundit nga shkencetare amerikane kane treguar se mosha qe preket me shpesh nga semundja vdekjeprurese e shekullit eshte rreth 15 vjeç.Vetem 20% e te semureve nga kjo semundje jane ne moshe te rritur. Leucemia eshte nje nga semundjet qe deri tani nuk ka gjetur sherim. Mjekimi i leucemise mund te kryhet me transfuzion gjaku, ndersa per te ndaluar ecurine e semundjes ekzistojne medikamente perkatese.  ANEMIA Mungesa e Hekurit është shkaku më i shpeshtë i Anemisë. Anemia është Sëmundja më e theksuar e Gjakut, që lidhet drejtpërdrejtë me Rruazat e kuqe të Gjakut. Anemia është mikrocitike, ku vëllimi mesatar i Qelizave të Gjakut është nën 80. Gjaku përbën rreth 8 % të masës trupore, është pjesë e pazëvendësueshme e Organizmit, sepse bart Oksigjenin dhe Materiet ushqyese deri te të gjitha Indet dhe largon prodhimet e metabolizmit. Bartësi i Oksigjenit është Hemoglobina, e cila gjendet në Rruzat e kuqe të Gjakut - Eritrocitet. Për ndërtimin e Hemoglobinës është e nevojshme një sasi e Hekurit. Në një Milimetër kub tek Meshkujt gjenden rreth 5 milionë Rruza të kuqe të Gjakut (eritrocite), kurse tek Femrat rreth 4.5 milionë. Detyra kryesore e Rruzave të kuqe është me ndihmën e Hemoglobinës në vete të lidhë Oksigjenin dhe Dioksid Karbonin. Oksigjeni bartet në tërë Trupin dhe në kthim deri te Mushkëritë kthen Dioksid Karbonin, i cili lirohet pastaj me Frymëmarje. Anemia vjen shpesh edhe pas Gjakderdhjeve të mëdha dhe të forta, mirëpo çregullimet mund të vijnë edhe shkallë shkallë, nga Gjakderdhja e pavërejtur e brendshme, nga Ushqimi i dobët dhe jo i mirë.
  2.  HEMOFILIA Hemofilia është një sëmundje e gjakut, në të cilën gjaku nuk mpikset si normalisht. Nëse ju keni Hemofili mund të keni gjakrrjedhje për një kohë më të gjatë krahasuar me njerëzit e tjerë pas një traume apo dëmtimi. Ju gjithashtu mund të gjakoseni edhe në brendësi të trupit tuaj, veçanërisht në artikulacionet e gjunjëve, kyçeve të këmbëve dhe në bërryla. Kjo gjakrrjedhje mund të dëmtojë organet tuaja dhe mund të jetë edhe kërcenuesepër jetën. Hemofilia zakonisht është një sëmundje e trashëgueshme. E trashëgueshme do të thote që kjo sëmundje kalon nga prindi tek fëmija me anë të geneve. Njerëzit e lindur me hemofili kanë sasi shumë të vogël ose mungesë të faktorëve të mpiksjes të gjakut. Faktorët e mpiksjes janë proteina që i duhen organizmit të njeriut për një mpiksje normale të gjakut. Trombocitet janë fragmente të vogla qelizore të gjakut që formohen në palcën e kockës dhe luajnë një rol shumë të madh në mpiksjen e gjakut. Kur vazat e gjakut dëmtohen, faktorët e mpiksjes ndihmojnë trombocitet të lidhen njëri me tjetrin për të mbyllur çarjet e të prerat dhe të ndalojnë në këtë mënyrë gjakrrjedhjen në këto vaza. Dy tipet kryesore të hemofilisë janë Hemofilia A dhe Hemofilia B. Hemofilia mund të jetë e lehtë, mesatare ose e rëndë. Kjo varet nga niveli i faktorit të mpiksjes në gjakun tuaj. Hemofilia prek zakonisht meshkujt (me perjashtime të rralla ndodh e kundërta). Çdo vit 1 në 5000 meshkuj lind me sëmundjen e hemofilisë. - Çfarë është Hemofilia A dhe Hemofilia B? Gjakrrjedhjet në artikulacione janë shumë të shpeshta në hemofilikët. Madje pa shkak të qartë. Në fillim hemorragjia sjell rritje të ndjeshmërisë së gjurit e pa shenja të dukshme të hemorragjisë. Por më pas gjuri fryhet (edematizohet) , bëhet shume i nxehtë, i dhimbshëm. Artikulacioni humb funksionin e tij lëvizor dhe mund të mos ta rifitojë më kurrë. Hemorragjia në tru mund të ndodhë si pasojë e një goditjeje por edhe spontanisht. Me dhimbje koke shumë të forta e që zgjasin, me të vjella të shumta, me çrregullim të gjumit, humbje të papritur të funksionit lëvizor apo të ndjeshmërisë së anësive, shikim të dyfishuar, konvulsione e atake epilepsie.  TALASEMIA Ç’eshte talasemia? Talasemite jane nje grup semundjesh trashgimetare te karakterizuara nga nje defekt gjenetik i sintezes se hemoglobines, qe s’eshte tjeter veçse nje proteine e rruazave te kuqe te gjakut. Nje ose me shume defekte ne hallkat e ketij zinxhiri shkaktojne lloje te ndryshme talasemie, ne menyre te veçante alfa-talasemite dhe beta-talasemite. Terapia e transfuzionit Trajtimi per te cilin ka nevoje nje i semure talasemik eshte transfuzioni i rruazave te kuqe, perçuesit e oksigjenit ne organizem. Jane tre arsyet themeltare per te cilen transfuzioni i gjakut eshte i domosdoshem per jeten e te semurit: • T’ju garantoje indeve dhe organeve nje sasi te mjaftueshme oksigjeni. • Per te mos sforcuar palcen ne prodhimin e rruazave te kuqe ne menyre qe kockat te rriten normalisht. • Te parandaloje ose te pengoje sa te jete e mundur rritjen e dimensioneve te shpretkes dhe sforcimin e organeve te tjera.
  3. Sherimi: Sherimi nga talasemia sot eshte i mundur nepermjet trapiantimit te palces se shtylles kurrizore, por eshte e domosdoshme te gjendet nje dhurues i te njejtit grup me ate te te semurit talasemik ne menyre qe te evitohet papajtueshmeria. Dhuruesit me te pershtatshem jane vetem vellezerit ose motrat e te semurit, gje qe e ben te mundur trapiantin vetem per pak persona. Ne keto vitet e fundit kerkimi shkencor-mjekesor mbi trapiantet ka bere te mundur nje tjeter hap perpara: parashikohet trapiantimi i palces edhe midis personave jo familjare. Teknika mjekesore gjithnje e me te sofistikuara per te bllokuar refuzimin nga organizmi te qelizave embrionale te marra nga kerthiza e te porsalindurve (te pasura me qeliza meme te perberesve te gjakut) po ndryshojne ne menyre te shpejte dhe pozitive kete metode sherimi. Çdo talasemik ne menyre te veçante femijet e te rinjte, presin me shprese te madhe per tu kuruar me me siguri me anen e kesaj teknike qe mund te gjeje zbatim te gjere ne nje dite jo te larget. Punoi: Erina Vasija, VIIA
Publicité