SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  51
Télécharger pour lire hors ligne
FILLET E SË DREJTËS
Ligjërata I: HYRJE NË TË DREJTËN
1. Objekti i lëndës “Fillet e së Drejtës”
Fillet e së Drejtës’ është një lëndë bazike në Fakultetin Juridik e cila në vende të
ndryshme mund të ketë emërtime edhe si ‘Teoria e Shtetit dhe së Drejtës’, ‘Hyrje
në të Drejtën”, ‘Bazat e Teorisë Juridike’, ‘Shkenca mbi të Drejtën’, etj.
SHTETI dhe E DREJTA janë dukuri shoqërore që përbëjnë objektin e studimit të të
gjitha shkencave juridike, secila nga aspekti i vet i specializuar.
SHTETI dhe e DREJTA janë dukuri me interes që studiohen edhe nga shkenca të
tjera si Sociologjia, Historia, Ekonomia… Këto janë shkenca ndihmëse me të cilat
E Drejta ka marrëdhënie të ndërsjella në kuptim të rezultateve shkencore. ‘Fillet e së Drejtës’
merren me studimin e nocioneve dhe ligjshmërive të përgjithshme mbi shtetin dhe të drejtën.
HYRJE NË TË DREJTËN
 Duke ofruar të dhëna të përbashkëta për të gjitha shkencat juridike, ajo ndikon por edhe
ndikohet nga rezultatet e tyre. Pra, hulumton të gjitha karakteristikat për një nocion (kuptim) i
cili më pas përdoret si nocion i përbashkët nga të gjitha shkencat dhe për të gjitha vendet.
Shembull: Nocioni i ‘dhunës’
“Përdorimi i forcës fizike, i shtrëngimit fizik ose psikik,i mjeteve e i metodave të vrazhda ndaj
dikujt për ta detyruar të bëjë diçka jashtë vullnetit e dëshirës së tij,
për ta nënshtruar e për ta shtypur dikë…”
Shkencat Juridike, për nga objekti I studimit të dukurive dhe ligjshmërive shtetërore e juridike
ndahen në:
Shkenca të përgjithshme Juridike
Shkenca Juridike Historike
Shkenca Juridike Pozitive
HYRJE NË TË DREJTËN
 Fillet e së Drejtës, të cilat hyjnë në grupin e shkencave të Përgjithshme Juridike,kanë raporte
të ngushta sidomos me Shkencat Juridiko-Penale, Administrative,Civile, Juridiko-Politike dhe
Juridiko-Sociale. Ky raport i ndërsjellë bazohet në nocionet e përgjithshme dhe të përbashkëta
për dukuritë shtetërore dhe juridike,që nxirren si rezultat i studimeve të ndërlidhura shoqërore.
 Megjithëse në esencë të gjitha shkencat juridike për objekt studimi kanë shtetin dhe të drejtën,
Fillet e së Drejtës, nocionet dhe ligjshmëritë e këtyre dukurive i nxjerr nga arritjet shkencore të
fushave të veçanta si E drejta Penale, E Drejta Administrative, Historia e Shtetit dhe së Drejtës
 NOCIONET paraqesin njohjen e një çështjeje apo dukurie ashtu siç ajo është,duke përfshirë
në vete të gjitha karakteristikat thelbësore të saj.
 LIGJSHMËRITË paraqesin lidhjen logjike të dy e më shumë çështjeve apo dukurive dhe
raportet e ndërsjella të tyre.
 Shkencat Juridike janë ose konkrete ose të përgjithshme: Konkrete janë ato shkenca që
studiojnë një shtet ose një të drejtë konkrete,aktuale apo të kaluar, siç janë ‘E Drejta
Administrative’, ‘E Drejta Penale’, etj.të përgjithshme, janë ato shkenca që studiojnë parimet,
nocionet dhe ligjshmëritë e kategorive shtetërore e juridike që vlejnë universalisht, siç është
‘Fillet e së Drejtës’, ‘E drejta Ndërkombëtare’, etj.
 Edhe pse ‘Fillet e së Drejtës’ dallohet qartë nga shkencat juridike konkrete,nevoja dhe
dobishmëria e saj për shkencat juridike është e patejakalueshme.
Për shembull: Ajo ‘zbulon’ se edhe fajtori në të drejtën penale edhe shkelësi i kontratës në të
drejtën civile, janë në esencë të njëjtë - shkelës të normës juridike.
 2. Metodat në Fillet e së Drejtës
 Për hulumtimin e objektit të vet të studimit, çdo shkencë ka edhe metodat e saj. Metoda
paraqet tërësinë e veprimeve mendore dhe fizike në procesin e njohjes së lëndës së caktuar. Ky
përkufizim përfshin të dy llojet e metodave: Metodat e njohjes shkencore dhe metodat teknike.
 Metoda që zbatohet në shkencë përfshin tri elemente thelbësore: a) njohjen paraprake të
lëndës, b) qasjen ndaj problemit (çështjes), dhe c) procesin e hulumtimit.
 Shkencat juridike kanë natyrën e tyre specifike, prandaj edhe kanë ndërtuar metoda që i
përgjigjen kësaj natyre, me të gjitha karakteristikat e përbashkëta shoqëroro-juridike. Këto
metoda të veçanta janë:
Metoda juridike (dogmatike)
Metoda normative (formalo-logjike), dhe
Metoda sociologjike
 Metoda juridike (dogmatike) është metodë specifike që përcakton në mënyrë të qartë
saktësinë e norms juridike nëpërmjet vërtetimit të domethënieve juridike. Pra, ajo vërteton se me
normë juridike përcaktohet sjellja e njeriut për periudhën e caktuar dhe nuk merret me veçoritë e
tjera të normës.
 Metoda normative (formalo-logjike) është metodë që merret me të drejtën si sistem i
tërësishëm normativ, duke analizuar përmbajtjen e saj, duke na ofruar njohuri për pjesët më të
mëdha të së drejtës, dhe e cila mundëson ndërtimin e hierarkisë së normave e akteve juridike.
 Metoda sociologjike
është metodë po ashtu e rëndësishme dhe specifike që merret me studimin e shkaqeve dhe
pasojave sociale në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën. Pra,derisa metoda juridike dhe ajo
normative studiojnë domethënien dhe përmbajtjen e normave, metoda sociologjike merret me
shkaqet pse shteti dhe e drejta janë të kësaj apo asaj natyre?
HYRJE NË TË DREJTËN
3. NOCIONI I SHTETIT DHE SË DREJTËS
 Procesi i krijimit të shtetit si organizatë ka filluar në periudhën kur si pasojë e tepricës në
procesin e prodhimit janë shfaqur edhe diferencimet shoqërore. Pra,shtimi i forcave prodhuese ka
bërë që të krijohen dallime dhe kundërthënie në shoqërinë joklasore. Shfaqja e këtyre dallimeve
nënkupton edhe fillimin e ndarjes së shoqërisë në klasa – me këtë fillon edhe lindja e SHTETIT.
 Shteti shfaqet si organizatë specifike e asaj pjese të shoqërisë që kishte mjetet e prodhimit, e
cila me ndihmën e saj do të zhvillonte dhe mbronte atë mënyrë të prodhimit dhe siguronte
qeverisjen.
 Shumica e studiuesve sot Shtetin e konsiderojnë instrument të plotësimit të nevojave dhe
kërkesave të qytetarëve, pa dallime klasore, pra organizatë që vepron në të mirë të shoqërisë.
Hans Kelzen: Shteti është personifikim i rendit juridik.
Shteti është:
1. organizatë shoqërore me organizimin më të lartë,
2. organizatë specifike që ka monopolin e dhunës (forcën më të organizuar brenda territorit të vet
3. Kjo forcë është e kontrolluar, 4. organizatë që si funksion kryesor në anën shoqërore ka
zhvillimin dhe ruajtjen e procesit të prodhimit, dhe 5. organizatë që ushtron shërbime publike në
interes të përgjithshëm.
4. ELEMENTET E SHTETIT
 Në Teorinë e së Drejtës pranohen tri elemente të pakontestueshme dhe konstituive për shtetin:
a) Pushteti shtetëror, b) Popullsia dhe c) Territori
 a) Pushteti shtetëror Me pushtet në përgjithësi nënkuptohet raporti sipas të cilit njëra palë
urdhëron dhe pala tjetër është e shtrënguar të zbatojë urdhërat.
Dr. Nikola Viskoviq: “Pushteti shtetëror është pushteti më i lartë, suprem, të cilit të gjithë
individët apo grupet, mdaje edhe vetë bartësit e pushteteve të tjera i nënshtrohen”.
Shteti, nëpërmjet të drejtës, në mënyrë paraprake rregullon raportin mes subjekteve të ndryshme
dhe shoqërisë, duke u interesuar që ato rregulla të zbatohen nëpërmjet sjelljes efektive të njerëzve.
Kjo do të thotë se sjellja e njerëzve është e rregulluar me norma juridike dhe shkelja e tyre
pasohet nga veprimi i sanksionit të paraparë të cilin e ushtron shteti – organet shtetërore.
a. 1) Nocioni i sovranitetit
Në shkencën juridike ekzistojnë teori të ndryshme mbi sovranitetin që datojnë nga fundi i
shekullit XVI kur edhe është ndarë pushteti shtetëror nga ai i Kishës.
 Fjala ‘sovran’ e ka prejardhjen nga fjala latine ‘superanus’ që do të thotë më I larti,supreriori.
 Nocioni i sovranitetit shtetëror është i lidhur ngushtë me pushtetin shtetëror,prandaj sovraniteti
është vetëm shprehje e pushtetit shtetëror.
Dr. Viskoviq e përkufizon sovranitetin si shprehje të pushtetit shtetëror në marrëdhëniet e
jashtme. “Vetëm pushteti më i lartë në territorin e vet mund të kundërshtojë imponimin e vullnetit
të shteteve të tjera… shteti në raportet ndërkombëtare është subjekt i barabartë me të gjitha shtetet
e tjera”.
 A ka shtete sovrane në kuptimin klasik sot në botë, sidomos kur kemi parasysh intervenimet
ndërkombëtare kundër agresionit apo për arsye humanitare? (diskutime për rastin e Kosovës,
Qipros dhe Kuvajtit)
 a.2) Pushimi i sovranitetit dhe njohja e shtetit të ri
 Meqenëse sovraniteti shtetëror është shprehje e monopolit të forcës shtetërore,kjo forcë edhe
mund të dobësohet sa të mos mund ta kontrollojë në mënyrë efektive situatën apo edhe të shuhet
fare dhe të humb legjitimitetin e vet shtetëror.
 Në këtë rast, legjitimiteti kalon në organizatën e re që ka forcën fizike dhe e cilae ka përmbysur
organizatën e vjetër, pas një konflikti të armatosur duke e fituar luftën. Kjo është një mënyrë e
pushimit të sovranitetit. (Psh. lëvizjet çlirimtare dhekrijimi i shteteve të reja)
 Mënyra tjetër e pushimit të sovranitetit është okupimi. Okupimi nënkupton jo vetëm humbjen e
sovranitetit të një shteti por edhe nënshtrimin e popullsisë vendëse. Kjo I takon më shumë teorisë
klasike, pasi sot një teori e tillë konsiderohet e papranueshme. Okupimin eventual sot Bashkësia
Ndërkombëtare e konsideron gjendje të përkohshme dhe nuk e pranon në aspektin formalojuridik.
Ndërkaq, njohja e shtetit të ri, pavarësisht nëse kemi të bëjmë me përmbysje të
brendshme të shtetit, me bashkangjitjen e një shteti një shteti tjetër apo me krijim
të shtetit të ri, bëhet në dy mënyra: a) konstitucionale dhe b) deklarative.
b) Territori
 Shteti, për të funksionuar si i tillë duhet të ketë territorin e vet. Pra, territori paraqet element
konstituiv që nënkupton hapësirën tokësore, ajrore dhe ujore të kontrolluar në mënyrë efektive
prej shtetit.
 Hans Kelzen: “Në një territor, në të njëjtën kohë, nuk mund të ekzistojë më shumë se një shtet”
 Për diskutim: Copëtimi i territoreve të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha pas shpalljes së
Pavarësisë në vitin 1912, si dhe rasti i Kosovës sot me mungesën e kontrollit efektiv të pjesës
veriore.
 Shtetet kanë kufijtë e tyre që përcaktojnë vijat ndarëse me territoret e shteteve të tjera, pra të
cilët përkufizojnë gjeografikisht shtetet dhe këta kufij mund të jenë natyral (pikat malore, liqenet,
lumenjtë, etj.) dhe artificialë (ndarja me gurë sinjalizues, shtylla të ndryshme, etj).
 Territori tokësor është sipërfaqja tokësore e shtetit e cila ka formën e një koni gjeometrik në
thellësi të tokës që shkon duke u ngushtuar deri në pikën e përbashkët.
 Territori detar nënkupton pjesën ujore të lidhur me pjesën tokësore të shtetit dhe që shkon në
brendi deri në 6, 12 apo edhe më shumë milje, varësisht si është caktuar me konventa
ndërkombëtare. Kjo pjesë e territorit quhet “Ujërat territoriale” ose “Zonë Bregdetare”, ndërkaq
hapësira e detit përtej vijës kufitare quhet “Zonë e Lirë Detare” ose “Ujëra Ndërkombëtare”, ku
mund të qarkullojnë objekte të ndryshme, pa iu nënshtruar jurisdiksionit të asnjë shteti.
 Territori ajror është hapësira ajrore deri në lartësinë që shteti mund ta kontrollojë në mënyrë
efektive. Pra, lartësia nuk është e caktuar me norma ndërkombëtare siç është rasti me kufijtë
detarë, por kufiri i sipërm shtetit konsiderohet pika deri ku shteti mund të ushtrojë kontroll.
c) Shtetësia
Popullsia është elementi tjetër konstituiv i shtetit që nënkupton bashkësinë personale me të drejta
dhe përgjegjësi juridike e politike që jeton në territorin e shtetit.
Duke pasur parasysh shkallën e komunikimit global e cila po bëhet gjithnjë e më dinamike, në
territorin e një shteti vazhdimisht ka edhe qytetarë të huaj, pra që s’janë shtetas dhe që nuk
gëzojnë lidhjen juridike me shtetin.
Por, qytetarët vendës në parim janë shtetas (themi në parim pasi ka banorë të një shteti që nuk e
kanë të zgjidhur çështjen e shtetësisë, siç është rasti me një numër të madh të shqiptarëve në
Maqedoni) dhe nocioni i shtetësisë paraqet ‘lidhjen juridike të qytetarit me shtetin’.
çështja e shtetësisë dhe e humbjes së saj është e rregulluar me ligj. Kjo do të thotë se një person
fizik duhet t’i përmbushë kushtet ligjore për ta fituar shtetësinë.
4.1. Mënyrat e fitimit të shtetësisë:
a) në bazë të vijës së gjakut, pra personi fizik fiton shtetësinë të cilën e kanë paraardhësit e tij
b) sipas lindjes në territorin e shtetit ku personi fizik ka lindur, pavarësisht vijës së gjakut (ius
soli), dhe
 c) me natyralizim, pra kur personat fizik jetojnë në një shtet tjetër nga ai i lindjes (ius domicili).
 Republika e Kosovës e ka miratuar Ligjin për Shtetësinë në vitin 2008 I cili njeh të drejtën për
të mbajtur dy shtetësi.
 Personat fizik të cilët nuk e kanë të zgjidhur çështjen e shtetësisë quhen APATRIDË.
 Personat fizik të cilët kanë dy e më tepër shtetësi quhen BIPATRIDË.
E DREJTA
Ligjërata II: E DREJTA
 1. Nocioni
 E DREJTA paraqitet gjatë procesit të diferencimit të shoqërisë në klasa, si rezultat I
zhvillimit të pronës private. Kjo është periudha kur shoqëria ka filluar të krijojë rregulla për
sjelljen e anëtarëve të bashkësisë, pasi njerëzit nuk mund të jetonin edhe më tutje vetëm sipas
ligjeve të natyrës.
 NORMA është rregull e sanksionuar e sjelljes së njerëzve në një kontekst të caktuar. Me
zhvillimin e shoqërisë janë zhvilluar edhe normat, sepse jeta shoqërore është një proces dinamik
dhe prandaj, të tilla janë edhe rregullat që I krijon ajo.
 Normat shoqërore janë rregulla që i adresohen vetëdijes njerëzore, pra vullnetit të tyre për t’i
respektuar ose shkelur ato, kurse
 Ligjet e natyrës veprojnë pavarësisht vullnetit dhe vetëdijes së njerëzve, nën ndikimin e
kushteve natyrore.
 Norma si rregull e sjelljes përmban dy kuptime:
a) norma është rregull që
përcakton sjelljen e njeriut (domethënia imperative)
b) norma përcakton atë që duhet të ndodh zakonisht, që është normale (domethënia indikative).
2. Llojet e normave
 Të gjitha normat ndahen në:
a) Norma Teknike dhe
b) Norma Shoqërore.
NORMAT TEKNIKE janë rregulla të pasanksionuara me të cilat përcaktohet sjellja e njeriut
ndaj natyrës (parimet e punës në një ndërmarrje të caktuar, udhëzimet teknike në ndërtimtari, etj.).
Edhe pse normat teknike nuk e përmbajnë sanksionin, shkelja e tyre zakonisht sanksionohet me
norma juridike.
Shembull: Nëse njeriu nuk i respekton normat teknike në ndërtimtari, pasojat mund të jenë të
mëdha për shoqërinë dhe prandaj shoqëria reagon me norma juridike në këtërast.
NORMAT SHOQËRORE janë rregulla të sanksionuara që përcaktojnë sjelljen e njeriut ndaj
pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë. Këto norma shoqëria i krijon për t’i mbrojtur interesat e saj,
prandaj ato janë urdhëresa (të detyrueshme), e jo udhëzime siç ishte rasti me normat teknike.
Shembull: Nëse njeriu nuk i respekton normat shoqërore do të përballet me sanksionin (i cili
mund të jetë moral, material, por në shoqërinë e sotme moderne zakonisht është juridik).
 Normatshoqërore klasifikohensipas:
a) mënyrës së krijimit (normat që krijohen në mënyrë spontane, të paorganizuar, dhe normat
që krijohen në mënyrë të organizuar, me qëllim)
b) krijuesit të normës (normat që krijon shteti, dhe normat që krijohen nga grupet joshtetërore)
c) llojit të sanksionit (normat që sanksionohen nga e drejta pozitive dhe normat që sanksionohen
nga grupet joshtetërore)
d) zbatuesit të sanksionit (organet shtetërore dhe grupet joshtetërore)
Zakonet
 Zakonet janë rregulla që krijohen ngadalë, në mënyrë të pavetëdijshme dhe të paorganizuar, si
pasojë e përsëritjes së gjatë, dhe të cilat shoqëria i konsideron të mira, prandaj edhe kërkon që të
respektohen.
 Zakonet janë norma konkrete (për shembull: rregullat për organizimin e ceremonive të
ndryshme, rregullat për mikëpritjen, etj.).
 Tërësia e normave zakonore që rregullon marrëdhëniet shoqërore quhet E DREJTË ZAKONORE.
Për diskutim: E Drejta Zakonore Shqiptare (Kanuni i Lekë Dukagjinit)
 Zakonet mund të shërbejnë edhe si norma juridike në ratet e zbrazëtirave juridike për një
marrëdhënie të caktuar shoqërore.
Morali
 Normat e moralit, ndryshe nga zakonet, nuk krijohen në bazë të përsëritjes së sjelljes për një
kohë të gjatë, por ato nënkuptojnë rregullat e bazuara në vetëdijen e njeriut dhe moralin e
shoqërisë lidhur me atë se çka është e mirë dhe çka jo.
 Normat morale janë të zhveshura nga sanksioni shoqëror.
Se a do të ketë sanksion ndaj një sjellje të caktuar dhe çfarë sanksioni do të jetë ai varet nga
shoqëria.
 Edhe normat morale janë të karakterit konkret, janë rregulla të pa imponuara nga subjekte të
tjera, të sakta e të vërteta dhe norma që veprojnë sipas bindjes së lirë.
 Karakteristika kryesore e sanksionimit të moralit është ‘ndërgjegjia’, pra sanksioni ndaj
shkeljes së normës morale është ‘brejtja e ndërgjegjes’.
Normat e organizatave shoqërore
 Organizatat shoqërore janë krijesa të vetëdijshme dhe të planifikuara të njerëzve me qëllim të
ushtrimit të një veprimtarie të caktuar. Prandaj, për ta realizuar qëllimin, organizata ka mjete të
caktuara dhe organe, të cilat parashihen në rregullore konkrete.
 Rregulloret e organizatave përcaktojnë fushëveprimtarinë, kompetencat dhe përgjegjësitë dhe
sanksionet në rast të moszbatimit të tyre.Normat e organizatës duhet të jenë në pajtueshmëri me
normat juridike. (Statuti i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren duhet të jetë në harmoni me
Ligjin mbi Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës).
 Rendi juridik dhe shteti nuk lejon ekzistimin e organizatave që kanë veprimtari tëkundërt me
interesin e përgjithshëm të shoqërisë. (për shembull: organizatat terroriste, grupet mafioze, etj.).
Normat shoqërore të cilat i zbaton shteti
 Shteti si organizatë shoqërore me monopolin e forcës fizike është shumë më I përqendruar në
zbatimin e normave shoqërore e juridike sesa në krijimin e tyre.
 Shteti mund të zbatojë edhe norma shoqërore të cilat i kanë krijuar ndonjë subjekt apo
organizatë tjetër shoqërore, duke i sanksionuar ato (duke i bërë të detyrueshme).Një normë
zakonore e cila mund të shndërrohet në normë të detyrueshme nga shteti.Normat që i zbaton
shteti janë normat më të rëndësishme për shoqërinë bashkëkohore, të cilat mund të zbatohen në dy
mënyra: zbatimi negativ –dispozicioni (zbatimi kur shteti nuk ndërhyn me forcën e vet
detyruese) dhe zbatimi pozitiv – sanksioni (kur shteti ndërhyn për zbatimin me forcë të
normës).Normat juridike janë të lidhura me shtetin sepse të dyja kanë të njëjtin funksion –ruajtjen
e vlerave materiale e shpirtërore të shoqërisë.Hans Kelzen: “E Drejta është mjet specifik i
shoqërisë, jo qëllim”
3. Konkluzion:
 SHTETI dhe E DREJTA janë dukuri shoqërore që nuk mund të ekzistojnë të ndara nga njëra
tjetra.
Shteti pa të Drejtën nuk mund të jetë organizata që garanton rendin shoqëror,kurse e Drejta pa
shtetin nuk mund të jetë sistemi i normave që rregullon rendin shoqëror.
 Shteti dhe e Drejta janë dukuri shoqërore por që dallohen prej dukurive të tilla,sepse ato i
karakterizon elementi i forcës fizike.
 SHTETI dhe E DREJTA janë edhe kategori juridike, sepse prej normave të shoqërisë së
paorganizuar është kaluar në norma të së drejtës me të cilat tani mbrohen interesat dhe vlerat e
caktuara të shoqërisë.
RAPORTI I SHTETIT DHE SË DREJTËS ME DUKURITË E TJERA SHOQËRORE
 Ligjërata III: RAPORTI I SHTETIT DHE SË DREJTËS ME DUKURITË E
TJERA SHOQËRORE
 SHTETI dhe E DREJTA janë kategori shoqërore të cilat janë diktuar nga mënyra e
caktuar e prodhimit.
 Siç ka vërtetuar ‘Historia e Shtetit dhe së Drejtës’, tipat e shtetit dhe së drejtës i
përgjigjen mënyrës së caktuar të prodhimit.
 Për diskutim: Shteti dhe e Drejta skllavopronare, Shteti dhe e Drejta Feudale, Shteti dhe e
Drejta Borgjeze, Shteti dhe e Drejta Socialiste dhe Shteti dhe e Drejta bashkëkohore.
 Funksioni dhe roli kryesor i SHTETIT si organizatë shoqërore është ruajtja e mënyrës
së prodhimit me anë të mekanizmave të vet, posaçërisht nëpërmjet të drejtës
(me akte dhe norma juridike).
RAPORTI I SHTETIT DHE SË DREJTËS MEDUKURITË E TJERA SHOQËRORE
 Deri në përfundim të Luftës së Ftohtë, studimet për natyrën e Shtetit dhe së Drejtës janë
dominuar nga raporti i tyre me klasat shoqërore. Sipas konceptit socialist, Lufta e Klasave është
konflikt i papajtueshëm i interesave dhe factor shtytës i zhvillimit në shoqëritë përkatëse. Kjo
qasje sot nuk gjen zbatim sepse me dështimin e sistemit socialit shoqëritë e kanë tejkaluar ndarjen
klasore.
Nocion: Lufta e Ftohtë është term që përdoret për ta përshkruar gjendjen e tensionit,konfliktit
politik dhe rivalitetit të gjithanshëm ndërmjet dy superfuqive të botës nëperiudhën e pas Luftës së
Dytë Botërore deri në vitin 1990: Shteteve të Bashkuara të Amerikës me aleatët e tjerë
perëndimorë në njërën anë dhe Bashkimit Sovjetik me shtetet satelite socialiste në anën tjetër.
Shoqëria sot është e organizuar kryesisht në:
a) Organizata Qeveritare (OQ) dhe
b) Organizata Joqeveritare (OJQ).
RAPORTI I SHTETIT DHE SË DREJTËS MEDUKURITË E TJERA SHOQËRORE
a) Organizata Qeveritare (OQ) janë të gjitha institucionet dhe grupet nën përkujdesjen e shtetit
(për shembull: Partitë Politike).
b) Organizata Joqeveritare (OJQ) janë grupet shoqërore (shoqatat,asociacionet, etj.) të cilat
kanë për qëllim ndikimin dhe presionin mbi politikat qeveritare, por jo me qëllim të marrjes së
pushtetit. Organizatat joqeveritare ndahen në: Grupe të Interesit dhe Grupe për Presion.
 Në shtetet demokratike (demokracitë liberale) kemi bashkëveprim të vazhdueshëm të Partive
Politike dhe Organizatave Joqeveritare (të cilat si tërësi përbëjnë atë që quhet Shoqëria Civile).
Pra, pushtetin politik e udhëheqin ‘të zgjedhurit’ që e kanë fituar garën zgjedhore demokratike në
një proces të lire votimi, kurse opozita politike dhe shoqëria civile ‘mbikëqyrin’ veprimtarinë e
organeve politike.
Zhvillimi i Shtetit dhe së Drejtës
 Historia e bashkësisisë njerëzore, e në këtë kuadër edhe e Shtetit dhe së Drejtës,është një
proces i pandalshëm i ndryshimeve. Që nga bashkësia primitive e deri më sot, në shoqëri kanë
ekzistuar mënyra të ndryshme të prodhimit, të cilat janë zhvilluar progresisvisht deri në mënyrën
aktuale – ekonominë e lirë të tregut.
 Ndryshimet shoqërore për nga intensiteti i tyre ndahen në:a) ndryshime evolutive dhe
b) ndryshime revolucionare
a) Ndryshime evolutive janë ato ndryshime kualitative dhe kuantitative të ngadalshme dhe që
nuk e prekin esencën - përmbajtjen dhe funksionin e një dukurie apo sendi.
Për shembull: ndryshimi dhe plotësimi i një normë juridike, ndërrimi i emërtimit të një nstitucioni
apo organizate, reforma në arsim, reforma në shëndetësi, etj.
b) Ndryshimet Revolucionare Janë ndryshime të mëdha, të shpejta e thelbësore që ndryshojnë
formën,përmbajtjen dhe funksionin e një dukurie apo një sendi. Ndërkaq, sa i përket shtetit dhe të
drejtës, ndryshimet revolucionare janë ndryshime fundamentale të pushtetit shtetëror, sistemit
politik, rendit juridik dhe mënyrës së prodhimit, të cilat bëhen brenda një periudhe relativisht të
shkurtër.
Revolucioni përgatitet paraprakisht në aspektin ideor, dhe mund të realizohet në dy mënyra:
me dhunë (Revolucioni Borgjez Francez,Revolucioni i Tetorit -1917,Revolucioni I Madh – 1668 i
Uilliam Portokallit, etj.), dhe në mënyrë paqësore (Revolucioni i Portokalltë 2004 në Ukrainë,
Revolucioni I Kadifejtë – 1990 në Çeki, etj.).
Përmbysja e revolucionit – rikthimi në pushtet i bartësve të rrëzuar të pushtetit shtetëror quhet ‘kundër
revolucion’.
Llojet e ndryshimeve evolutive
Ndryshimet evolutive që ndodhin në shoqëri, në shtet dhe në të drejtë janë:
aa) Reforma (ndryshimi sistematik pozitiv në segmente të ndryshme të jetës shoqërore, i cili
bëhet me qëllim të përmirësimit të gjendjes ekzistuese. Reformat mund të jenë të llojllojshme si:
Reforma në arsim, Reforma agrare, Reforma kushtetuese, etj. Në praktikë shpesh ndodh që
reforma të përdoret për
manipulimin e të interesuarve, kinse në emër të përmirësimit të kushteve jetësore dhe kjo dukuri
quhet Reformizëm. Strukturat qeverisëse, Reformizmin e zbatojnë me qëllim të shmangies së
konfliktit të pazgjidhur mes grupeve shoqërore).
ab) Grusht-shteti (i njohur ndryshe edhe si ‘Puç’, është marrja me dhunë e
pushtetit politik nga një grup personash që bëjnë pjesë në hierarkinë e lartë
shtetërore. Grusht-shteti është ndryshim i kundërligjshëm që kufizohet te
përmbysja e udhëheqësve më të lartë të pushtetit - Presidentit, Qeverisë - por i
cili nuk e prek esencën e shtetit dhe së drejtës.
ac) Komploti (ndryshim i ngjajshëm me Grusht-shtetin, me të vetmin dallim në
grupin e personave që bashkohen në një konspiracion me qëllim të rrëzimit të qeverisë, të cilët në
këtë rast nuk i takojnë hierarkisë më të lartë të pushtetit).
SHTETI është bashkësi e organizuar e njerëzve në një territor të caktuar, një organizatë
funksionale dhe me strukturë të bazuar në norma juridike, e cila posedon monopolin e forcës
fizike.
 Në kuptimin e organizatës shoqërore, SHTETI paraqet organizatën më të rëndësishme e cila
dallohet nga të tjerat për nga vëllimi i madh i punëve, natyra komplekse dhe funksionet e parapara
me të drejtën pozitive.
 Fjala shtet është përdorë për t’iu referuar disa gjërave: tërësisë së institucioneve në njësi
territoriale, një ideje filozofike, një mjeti të detyrimit, e kështu me radhë.Ky përdorim i
shumëllojshëm del nga fakti se për shtetin ka tri pikëpamje kryesore:idealiste, funksionaliste dhe
organizative. Pikëpamja idealiste pasqyrohet në shkrimet e Hegelit i cili ka identifikuar tri
“momente” të qenies shoqërore: familjen, shoqërinë civile dhe shtetin.
ORGANIZATA SHTETËRORE
Pikëpamja funksionaliste përqendrohet në rolin apo synimin e institucioneve të shtetit:
funksioni kryesor i shtetit është ruajtja e rendit shoqëror.
Pikëpamja organizative e përkufizon shtetin si aparat i qeverisjes në kuptimin më të gjerë, si
grup institucionesh që janë qartazi publike dhe përgjegjëse për organizimin e përbashkët të qenies
shoqërore.
1. Veçoritë kryesore të Shtetit
Shteti është sovran. Ushtron pushtet absolut e të pakufizuar duke qëndruar mbi të gjitha shoqatat
dhe grupet në shoqëri. Tomas Hobsi lansoi këtë përkufizim duke e portretizuar shtetin si “vigan”,
si përbindësh shumë i madh (Leviatani).
 Institucionet e shtetit janë publike, për dallim nga institucionet private të shoqërisë civile.
Trupat publikë përgjigjen për marrjen dhe zbatimin e vendimeve të përbashkëta, kurse trupat
privatë (familjet, bizneset, sindikatat) angazhohen për realizimin e interesave vetjake.
 Shteti është mjet sundimi. Pushteti shtetëror mbështetet nga forca (detyrimi); shteti duhet
të ketë aftësi për të siguruar zbatimin e ligjeve. Prandaj, shprehja praktike e sovranitetit shtetëror
është monopoli i “dhunës së ligjshme” (Max ëeber).
 Shteti është njësi territoriale. Juridiksioni i shtetit është i përkufizuar gjeografikisht dhe
përfshin të gjithë ata që jetojnë brenda kufijve të shtetit.
 Shteti është më i gjerë sesa qeveria. Shteti është tërësia e institucioneve publike dhe përfshin
të gjithë qytetarët. Ndërkaq, qeveria është pjesë e shtetit.
 Shteti është njësi e përhershme, kurse qeveria është e përkohshme. Qeveritë dhe sistemet
politike ndryshojnë vazhdimisht.
 Qeveria është mjeti me të cilin vepron pushteti i shtetit. Në bërjen dhe zbatimin e politikës
shtetërore, qeveria është “truri” i shtetit që mundëson vazhdimësinë e tij.
 Shteti ushtron pushtet impersonal. Personeli i trupave shtetëror rekrutohet në mënyrë
burokratike dhe duhet të jetë i paanshëm. (Administrata).
2. SHTETI si organizatë dhe si aparat
SHTETI si organizatë nënkupton tërësinë e institucioneve dhe të njerëzve që marrin pjesë në
ushtrimin e pushtetit shtetëror (qytetarët nëpërmjet zgjedhjeve).
SHTETI si aparat nënkupton vetëm ata persona të cilët në mënyrë profesionale ushtrojnë
pushtetin shtetëror – nëpunësit dhe politikanët.
Veprimtaria e SHTETIT realizohet nëpërmjet funksioneve shtetërore (funksioni për ruajtjen e
rendit dhe qetësisë publike, për arsimin, shëndetin, etj.), ndërkaq për t’I ushtruar këto funksione
shteti ka njësitë e veta organizative – organet.
Personi zyrtar që punon në organet shtetërore është person zyrtar sipas autorizimeve, pra vepron
në bazë të kompetencës.
3. Organetshtetërore
Organet shtetërore kategorizohen sipas:
a) Hierarkisë: Organet më të Larta, Organet e Larta dhe Organet e Ulëta Varësisht nga
organizimi territorial i shtetit (shtet i thjeshtë apo i përbërë), organet më të larta janë ato që
ushtrojnë pushtetin në tërë territorin e shtetit dhe nuk I subordinohen asnjë organi tjetër,
organe të larta janë ato që kanë po ashtu kompetenca në tërë territorin e shtetit, por që i
ndihmojnë organet më të larta,dhe organe të ulëta janë ato që kanë kompetenca lokale në
ushtrimin e pushtetit të tyre.
b) Kompetencës territoriale: Organet Qendrore dhe Organet Lokale Nga vetë emërtimi i tyre
kuptohet se organe qendrore janë ato që kanë kompetenca në tërë territorin e shtetit, ndërsa
organe lokale janë ato që kanë kompetenca vetëm në njësi të caktuar territoriale, siç janë
organet komunale.
c) Raportit ndërmjet tyre: Organet e Barabarta (ato që qendrojnë në vijë horizontale me
organet e tjera si psh ministritë në raport me njëra tjetrën) dhe Organet e Nënshtruara (ato që u
subordinohen organeve të tjera në vijë vertikale).
d) Llojit të veprimtarisë: Organet Civile (të gjitha organet e aparatit shtetërore që uk i kanë
mjetet e forcës fizike, duke përfshirë organet administrative, ligjvënëse dhe gjyqësore) dhe
Organet e Armatosura (organet që i kanë mjetet e forces fizike - USHTRIA dhe POLICIA, por
të cilat janë nën udhëheqjen e organeve civile).
e) Mënyrës së ushtrimit:
Organet Burokratike (organet e aparatit shtetëror që e ushtrojnë pushtetin me
nëpunës dhe zyrtarë profesional si gjykatat, administrata, etj.) dhe
Organet Demokratike (ato organe të cilat udhëhiqen nga njerëz të zgjedhur
nëpërmjet procesit zgjedhor si Kuvendi, Presidenti, etj.)
f) Përbërjes:
Organet Kolegjiale (ato organe të cilat vendimet e veta i marrin në grup,
nëpërmjet procesit të votimit – me shumicë të thjeshtë, shumicë absolute apo
shumicë të kualifikuar, siç është Kuvendi) dhe
Organet Individuale (ato organe në të cilat vendimet merren nga individi në
mënyrë të autorizuar, siç është rasti me Presidentin).
g) Fushëveprimit:
Organet Legjislative (organet që ushtrojnë funksionin legjislativ në një shtet -
Parlamenti, por të cilat mund të jenë të disa niveleve, varësisht nga organizimi
territorial i shtetit),
Ekzekutive (organet që ushtrojnë funksionet ekzekutive dhe administrative –
Qeveria, por të cilat mund të jenë të disa niveleve) dhe
Gjyqësore (organet që ushtrojnë funksionet gjyqësore në një shtet – Gjykatat)
4. Shteti ligjor
SHTETI LIGJOR (rule of laë) nënkupton atë organizatë shtetërore ku veprimtaria e
pushtetit është e përcaktuar rigorozisht me norma juridike.
Hans Kelzen: “çdo veprim i pushtetit shtetëror duhet të jetë paraprakisht i
rregulluar me ligj (norma juridike)”
Si parim politik, ‘shtetit ligjor’ është atribut i regjimeve demokratike, ku të drejtat
dhe liritë e qytetarit kanë arritur stadin më të lartë të respektimit.
Roli dhe rëndësia e SHTETIT LIGJOR vërehet sidomos në ato shtete ku pushteti
shtetëror ushtrohet sipas parimit të ndarjes së pushteteve – ku raportet mes
funksioneve legjislative, administrative dhe gjyqësore, janë të rregulluara me ligj.
 Puna e secilës veprimtari shtetërore i nënshtrohet kontrollit nëpërmjet parimit të
ligjshmërisë dhe atij të kushtetutshmërisë.
 Parimi i ligjshmërisë nënkupton rregullën juridike sipas të cilës veprimtaria e të
gjitha organeve shtetërore duhet të jetë e bazuar në ligj.
 Parimi i kushtetutshmërisë nënkupton rregullën juridike sipas të cilës të gjitha
vendimet, ligjet dhe aktet nënligjore të organeve shtetërore duhet të jenë në
harmoni me Kushtetutën si akti më i lartë juridik dhe politik i një shteti.
FORMAT (TRAJTAT) E SHTETIT
Ligjërata V:
 Për nga përkufizimi teorik SHTETET janë të njëjta: organizata shoqërore dhe juridike
që kanë monopolin e forcës fizike dhe që kanë elementë të njëjtë konstituiv
(pushteti, territori, popullsia).
 Por, në qoftë se analizojmë shtete të ndryshme veç e veç, atëherë vërejmë
dallime të pafundme tek njëri tjetri: disa shtete janë monarki, të tjerat janë
republika, disa janë të centralizuara, të tjerat të decentralizuara, ose disa janë të
tjeshta, të tjerat janë federata, etj.
 Gjatë tërë historisë së Shtetit dhe së Drejtës, SHTETET janë ndarë në bazë të dy
kritereve kryesore: a) sipas gjendjes klasore, dhe b) sipas organizimit të forcës
fizike.
 Sipas brendisë klasore, format e SHTETIT që nga ekzistimi i tij janë: Shteti
Skllavopronar, Shteti Feudal, Shteti Borgjez dhe Shteti Socialist. Aktualisht në
teorinë e së drejtës diskutohet edhe forma më e re e Shtetit Bashkëkohor.
FORMAT (TRAJTAT) E SHTETIT
 Ndërkaq, ndarja sipas organizimit të forcës fizike është më komplekse dhe më e
shumë llojshme. Kjo ndarje ka qenë preokupim i vazhdueshëm i shkencëtarëve
që nga Platoni e Aristoteli.
Platoni: Ishte kritiku më i ashpër i demokracisë klasike
athinase, duke sulmuar parimin e barazisë politike me arsyetimin se masa
e qytetarëve nuk e ka dijen dhe përvojën e duhur për të qeverisur në
emër të vet. Sipas tij, zgjidhja (e paraqitur në veprën “Republika”) ishte
lënia e qeverisjes në duar të një klase ‘mbretërish filozofë’ – Gardianë.
Aristoteli: Duke dashur të mbrojë individin nga një qeveri e
superfuqishme, i drejton këtë pyetje Platonit “quis custodiet cestodes”
(kush do t’i ruajë Gradianët – mbretërit filozofë?).
1. Llojet e trajtave shtetërore
Format e SHTETIT kanë qenë objekt i shqyrtimit teorik që nga periudha antike, në
krye me Platonin dhe Aristotelin. Duke u bazuar në mënyrën e organizimit të
pushtetit shtetëror, Ata kanë përcaktuar dy forma: a) shtete të organizuara në
mënyrë të rregullt (të drejtë), dhe b) shtete të organizuara në mënyrë jo të
rregullt (të kalbur), të cilat janë transformuar duke marrë trajta të tjera varësisht
nga mënyra e organizimit.
Format e qeverisjes sipas Platonit (vepra “SHTETI”):
 Aristokracia - Oligarkia (sundimi i pakicës: forma e parë e ligjshme – forma e dytë e
dhunshme)
 Demokracia – Ohlokracia (sundimi i shumicës: forma e parë e ligjshme – forma e dytë e
dhunshme)
 Monarkia - Tirania (sundimi i një individi: forma e parë e ligjshme – forma e dytë e dhunshme)
 Me zhvillimin e Shtetit dhe së Drejtës në periudhat e mëvonshme paraqiten edhe
pikëpamje të reja mbi trajtat shtetërore.
 Nikolla Makiaveli: ekzistojnë dy trajta të sundimit: Monarkia dhe Republika (sipas
kriterit të bartësit të sovranitetit shtetëror).
 Por, për të kuptuar në mënyrë sa më të plotë format shtetërore duhet t’i
kategorizojmë ato sipas: a) formës së sundimit, b) formës së rregullimit shtetëror,
c) formës së regjimit politik dhe d) formës së pushtetit shtetëror.
Sipas formës së sundimit kemi:
 a) Monarki
 b) Republikë
 Sipas formës së rregullimit shtetëror kemi:
 a) Shteti i Thjeshtë
 b) Shteti i Përbërë
Sipas formës së regjimit politik kemi:
 a) Demokraci
 b) Autokraci
 Sipas formës së pushtetit shtetëror:
 a) Ndarja e pushtetit shtetëror (parlamentar, presidencial dhe i përzier)
 b) Uniteti i pushtetit shtetëror (sistemi i Kuvendit)
2. TRAJTAT E SUNDIMIT
 Sipas bartësve të sovranitetit shtetëror, përkatësisht numrit të personave që
ushtrojnë pushtetin më të lartë shtetëror kemi dy forma të sundimit: Monarki dhe
Republikë.
 Monarkia është forma e qeverisjes në të cilën sovraniteti ushtrohet nga një individ
dhe trashëgohet sipas vijës familjare. Si rezultat i zhvillimit të shtetit dhe së drejtës,
kjo formë e sundimit ka pësuar ndryshime të rëndësishme, nga trajta e saj më e
ashpër Monarkia Absolute e deri te trajtat e sotme thellësisht demokratike siç
janë Monarkitë Parlamentare apo kushtetuese.
 Në krye të Monarkisë si shef i shtetit është monarku i cili gëzon privilegje të mëdha
personale dhe ka status shoqëror mbi qytetarët. Papërgjegjësia ligjore është
ndër privilegjet më të mëdha të monarkut, që do të thotë se ai nuk i nënshtrohet
ligjit (të drejtës).
 Shprehja më karakteristike e një monarku si bartës i sovranitetit është ajo e Luigjit
të XIV-të: “L’etat c’est moi” (Shteti jam Unë).
 Llojet e Monarkisë:
 Kronologjikisht shtetet kanë zhvilluar lloje të ndryshme të monarkisë, duke filluar
nga monarkitë despotike deri te ato moderne parlamentare.
 Sipas kriterit të pozitës juridike të monarkut ekzistojnë dy lloje të monarkisë:
monarkia absolute – ku monarku është në të njëjtën kohë shef i shtetit dhe organi
më i lartë shtetëror, dhe
monarkia e kufizuar – ku monarku është shef i shtetit por jo edhe organi më i lartë
shtetëror.
 Monarkia absolute është lloji i monarkisë ku monarku është bartësi i vetëm i
pushtetit shtetëror – sovranitetit – që do të thotë se pushteti I tij nuk është i kufizuar
si në aspektin juridik dhe atë faktik, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.
 Monarkia e kufizuar është lloji i monarkisë ku pushteti i monarkut është i kufizuar
nga ndonjë subjekt tjetër shtetëror (Parlamenti), dhe e cila mund të jetë:
Parlamentare dhe Joparlamentare (Kushtetuese).
 Monarkia Kushtetuese (joparlamentare) është formë moderne e monarkisë e cila
shfaqet pas monarkisë absolute në Angli gjatë shekullit të XVII-të dhe në Francë
pas Revolucionit të vitit 1789, e cila nënkupton atë trajtë të sundimit ku monarkut i
kufizohet pushteti përmes aktit më të lartë juridik e politik të shtetit – Kushtetutës.
 Monarkia Parlamentare (jokushtetuese) është formë moderne e monarkisë që
nënkupton trajtën e sundimit ku pushteti i monarkut është i ndarë me
Parlamentin, si në funksionin legjislativ (përmes të drejtës së vetos për monarkun),
ashtu edhe në atë ekzekutiv (përmes të drejtës së Parlamentit që t’I shkarkojë
ministrat e qeverisë), duke siguruar një trekëndësh të balancuar pushtetesh mes
Monarkut – Parlamentit – Qeverisë.
 Në shkencën juridike ekzistojnë teori të ndryshme mbi sovranitetin që datojnë
nga fundi i shekullit XVI kur edhe është ndarë pushteti shtetëror nga ai i Kishës.
 Fjala ‘sovran’ e ka prejardhjen nga fjala latine ‘superanus’ që do të thotë më I larti,
supreriori.
 Nocioni i sovranitetit shtetëror është i lidhur ngushtë me pushtetin shtetëror,
prandaj sovraniteti është vetëm shprehje e pushtetit shtetëror.
 Dr. Viskoviq e përkufizon sovranitetin si shprehje të pushtetit shtetëror në
marrëdhëniet e jashtme. “Vetëm pushteti më i lartë në territorin e vet mund të
kundërshtojë imponimin e vullnetit të shteteve të tjera… shteti në raportet
ndërkombëtare është subjekt i barabartë me të gjitha shtetet e tjera”.
 A ka shtete sovrane në kuptimin klasik sot në botë, sidomos kur kemi parasysh
intervenimet ndërkombëtare kundër agresionit apo për arsye humanitare?
 (diskutime për rastin e Kosovës, Qipros dhe Kuvajtit)
 a.2) Pushimi i sovranitetit dhe njohja e shtetit të ri
 Meqenëse sovraniteti shtetëror është shprehje e monopolit të forcës shtetërore,
kjo forcë edhe mund të dobësohet sa të mos mund ta kontrollojë në mënyrë
efektive situatën apo edhe të shuhet fare dhe të humb legjitimitetin e vet
shtetëror.
 Në këtë rast, legjitimiteti kalon në organizatën e re që ka forcën fizike dhe e cila
e ka përmbysur organizatën e vjetër, pas një konflikti të armatosur duke e fituar
luftën. Kjo është një mënyrë e pushimit të sovranitetit. (Psh. lëvizjet çlirimtare dhe
krijimi i shteteve të reja)
 Mënyra tjetër e pushimit të sovranitetit është okupimi. Okupimi nënkupton jo
vetëm humbjen e sovranitetit të një shteti por edhe nënshtrimin e popullsisë
vendëse. Kjo I takon më shumë teorisë klasike, pasi sot një teori e tillë
konsiderohet e papranueshme. Okupimin eventual sot Bashkësia Ndërkombëtare
e konsideron gjendje të përkohshme dhe nuk e pranon në aspektin formalojuridik.
 Ndërkaq, njohja e shtetit të ri, pavarësisht nëse kemi të bëjmë me përmbysje të
brendshme të shtetit, me bashkangjitjen e një shteti një shteti tjetër apo me krijim
të shtetit të ri, bëhet në dy mënyra: a) konstitucionale dhe b) deklarative.
 b) Territori
 Shteti, për të funksionuar si i tillë duhet të ketë territorin e vet. Pra, territori paraqet
element konstituiv që nënkupton hapësirën tokësore, ajrore dhe ujore të
kontrolluar në mënyrë efektive prej shtetit.
 Hans Kelzen: “Në një territor, në të njëjtën kohë, nuk mund të ekzistojë më shumë
se një shtet”
 Për diskutim: Copëtimi i territoreve të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha pas shpalljes së
Pavarësisë në vitin 1912, si dhe rasti i Kosovës sot me mungesën e kontrollit efektiv të pjesës
veriore.
 Shtetet kanë kufijtë e tyre që përcaktojnë vijat ndarëse me territoret e shteteve
të tjera, pra të cilët përkufizojnë gjeografikisht shtetet dhe këta kufij mund të jenë
natyral (pikat malore, liqenet, lumenjtë, etj.) dhe artificialë (ndarja me gurë
sinjalizues, shtylla të ndryshme, etj).
 Territori tokësor është sipërfaqja tokësore e shtetit e cila ka formën e një koni
gjeometrik në thellësi të tokës që shkon duke u ngushtuar deri në pikën e
përbashkët.
 Territori detar nënkupton pjesën ujore të lidhur me pjesën tokësore të shtetit dhe
që shkon në brendi deri në 6, 12 apo edhe më shumë milje, varësisht si është
caktuar me konventa ndërkombëtare. Kjo pjesë e territorit quhet “Ujërat
territoriale” ose “Zonë Bregdetare”, ndërkaq hapësira e detit përtej vijës kufitare
quhet “Zonë e Lirë Detare” ose “Ujëra Ndërkombëtare”, ku mund të qarkullojnë
objekte të ndryshme, pa iu nënshtruar jurisdiksionit të asnjë shteti.
 Territori ajror është hapësira ajrore deri në lartësinë që shteti mund ta kontrollojë
në mënyrë efektive. Pra, lartësia nuk është e caktuar me norma ndërkombëtare
siç është rasti me kufijtë detarë, por kufiri i sipërm shtetit konsiderohet pika deri ku
shteti mund të ushtrojë kontroll.
 c) Shtetësia
 Popullsia është elementi tjetër konstituiv i shtetit që nënkupton bashkësinë
personale me të drejta dhe përgjegjësi juridike e politike që jeton në territorin e
shtetit.
 Duke pasur parasysh shkallën e komunikimit global e cila po bëhet gjithnjë e më
dinamike, në territorin e një shteti vazhdimisht ka edhe qytetarë të huaj, pra që
s’janë shtetas dhe që nuk gëzojnë lidhjen juridike me shtetin.
 Por, qytetarët vendës në parim janë shtetas (themi në parim pasi ka banorë të
një shteti që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e shtetësisë, siç është rasti me një
numër të madh të shqiptarëve në Maqedoni) dhe nocioni i shtetësisë paraqet
‘lidhjen juridike të qytetarit me shtetin’.
 çështja e shtetësisë dhe e humbjes së saj është e rregulluar me ligj. Kjo do të
thotë se një person fizik duhet t’i përmbushë kushtet ligjore për ta fituar
shtetësinë.
 Mënyrat e fitimit të shtetësisë:
 1) në bazë të vijës së gjakut, pra personi fizik fiton shtetësinë të cilën e kanë
paraardhësit e tij (ius sanguinis),
 2) sipas lindjes në territorin e shtetit ku personi fizik ka lindur, pavarësisht vijës së
gjakut (ius soli), dhe
 3) me natyralizim, pra kur personat fizik jetojnë në një shtet tjetër nga ai i lindjes
(ius domicili).
 Republika e Kosovës e ka miratuar Ligjin për Shtetësinë në vitin 2008 I cili njeh të
drejtën për të mbajtur dy shtetësi.
 Personat fizik të cilët nuk e kanë të zgjidhur çështjen e shtetësisë quhen
APATRIDË.
 Personat fizik të cilët kanë dy e më tepër shtetësi quhen BIPATRIDË.
FORMAT E REGJIMIT POLITIK
Ligjërata VI:
1. Nocioni
 Regjimi Politik është tërësia e rregullave, normave shoqërore dhe kulturore me të
cilat rregullohet funksionimi e institucioneve shtetërore dhe ndërveprimi i tyre me
shoqërinë.
 Sipas kriterit të pjesëmarrjes së qytetarëve në ushtrimin e pushtetit shtetëror,
ekzistojnë dy lloje kryesore të regjimit politik: Demokracia dhe Autokracia.
 2. Demokracia
 Demokracia është formë e qeverisjes ku pushteti i takon popullit (shumicës), i cili e
ushtron atë drejtpërdrejt (nëpërmjet referendumeve) ose nëpërmjet
përfaqësuesve të zgjedhur në një proces të lirë dhe të drejtë votimi.
 Fjala Demokraci rrjedh nga fjalët e greqishtes së vjetër demos që do të thotë
popull dhe cratia që do të thotë sundim, qeverisje.
 Për nga mënyra e ushtrimit të vullnetit të shumicës DEMOKRACIA mund të jetë: E
Drejtpërdrejtë dhe E Tërthortë (Përfaqësuese).
 Demokracia klasike e Athinës është shprehja më tipike e Demokracisë së
Drejtpërdrejtë.
 Të gjithë shtetasit e moshës madhore kanë marrë pjesë në ushtrimin e pushtetit
shtetëror, që do të thotë se kanë qenë njëkohësisht edhe bartës të monopolit të
forcës fizike.
 Demokracia e Tërthortë (Përfaqësuese) është forma më e zakonshme e kësaj
trajte të regjimit politik në shtetin bashkëkohor, pasi në këtë mënyrë një grup
relativisht i vogël i njerëzve ushtron pushtetin shtetëror në emër të shumicës –
popullit.
 2.1. Elementet e Demokracisë
 Se a kemi të bëjmë me një Demokraci të konsoliduar e cilësore apo të brishtë,
kjo përcaktohet nga shkalla e realizimit të elementeve thelbësore të saj: a) Krijimi
i vullnetit politik të popullit, dhe b) Realizimi i vullnetit politik.
 Këto dy elemente janë të pandashme nga njëri-tjetri sepse në qoftë se nuk
ekziston vullneti politik, ai nuk mund as të realizohet. Vullneti politik varet nga
kushtet dhe rrethanat objektive, si dhe nga mënyra e prodhimit.
 Prandaj sot në shumicën e vendeve demokratike shkalla e lirisë matet me
respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.
 Liritë dhe të drejtat e njeriut si matës të vullnetit politik ndahen në:
 a) Liritë dhe të Drejtat Personale
 b) Liritë dhe të Drejtat Politike
 c) Të drejtat sociale dhe ekonomike
 d) Të drejtat e pakicave
 3. Demokracia formale
 Demokracia formale nënkupton tërësinë e mjeteve juridike dhe masave me të
cilat organizata shtetërore lidhet me popullin (shumicën) për ta realizuar vullnetin
e tij politik.
 Realizimi politik i popullit bëhet nëpërmjet organeve të zgjedhura përfaqësuese,
të cilat mikëqyrin organet e tjera profesionale në mënyrë që të sigurohet realizimi
i këtij vullneti.
 Krijimi i vullnetit politik të popullit mundësohet nga të drejtat dhe liritë
demokratike si mjete dhe masa juridike për këtë qëllim.
 Baza juridike e të drejtave dhe lirive të njeriut qëndron në aktet ndërkombëtare si
Karta e Kombeve të Bashkuara (1945), Deklarata Universale e të Drejtave të
Njeriut, Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore
(1950), etj.
 Realizimi i vullnetit politik të popullit bëhet nëpërmjet lidhshmërisë së shtetit me
popullin, përkatësisht me shumicën e popullit.
 Në çdo regjim politik ku shteti vihet në shërbim të një grupi të vogël individësh kemi
forma të tjera të qeverisjes si autoritarizëm, diktatutë, etj. Pra, në ato raste nuk
mund të flitet për regjime demokratike.
 3.1. Demokracia e drejtpërdrejtë
 Demokracia e drejtpërdrejtë është ajo formë e demokracisë në të cilën të gjithë
qytetarët e moshës madhore marrin pjesë në ushtrimin e pushtetit shtetëror.
 Kjo formë e demokracisë është paramenduar të realizohet si fazë kaluese nga
kapitalizmi në komunizëm, por praktikisht është dëshmuar si e pamundur (Teoria
marksiste mbi shtetin dhe të drejtën).
 Ekzistojnë dy mënyra të ushtrimit të demokracisë së drejtpërdrejtë:
 a) Tubimi gjithpopullor, dhe b) Votimi jashtë tubimit.
 Tubimi gjithpopullor nënkupton pjesëmarrjen e masave të gjera në shqyrtimin
dhe vendimmarrjen për çështje të caktuara. Kjo formë e demokracisë zbatohet
përmes Kuvendit Popullor ose Tubimit Popullor.
 Votimi jashtë tubimit nënkupton pjesëmarrjen e popullit në vendimmarrje, por
duke mos ia mundësuar shqyrtimin dhe diskutimin për çështje të caktuara. Kjo
formë zbatohet përmes Referendumit.
 3.2. Demokracia Përfaqësuese
 Demokracia përfaqësuese është forma e qeverisjes ku një grup njerëzish (pakica)
të zgjedhur ushtrojnë pushtetin shtetëror në emër të popullit (shumicës).
 Dy janë arsyet kryesore që e favorizojnë këtë formë të realizimit të vullnetit politik
të popullit: a) në rrethanat e shtetit bashkëkohor me numër jashtëzakonisht të
madh të shtetasve dhe për shkak të dinamikës së proceseve shoqërore është e
pamundur shprehja e vullnetit të popullit për të gjitha çështjet shtetërore, dhe b)
në shtetin bashkëkohor si organizatë shumë komplekse dhe subjekt i
marrëdhënieve ndërkombëtare populli nuk i ka aftësitë e duhura profesionale
për punët e shtetit, prandaj vullnetin e vet ia beson organeve demokratike.
 Në Demokracinë Përfaqësuese vullneti i popullit realizohet përmes përfaqësuesve
të zgjedhur nga populli në një proces të lirë votimi demokratik.
 Organet përfaqësuese janë organe politike vendimmarrëse. Organi më i
demokratizuar në një shtet me regjim demokratik është organi ligjvënës -
Parlamenti.
 Krahas organeve përfaqësuese, çdo shtet ka edhe organet e veta burokratike
të cilat përbëhen nga nëpunës shtetërore të cilët nuk i nënshtrohen zgjedhjes
nga populli. Këto organe kryejnë punë profesionale shtetërore dhe ndihmojnë në
mënyrë profesionale organet përfaqësuese.
 Përfaqësuesit e zgjedhur në organet demokratike mund të kenë mandat të lirë
dhe mandat të lidhur.
 Mandati i lirë nënkupton besimin e qytetarëve dhe autonominë e të zgjedhurit
për të vepruar sipas bindjeve të tij politike. Për zbatimin apo jo të vullnetit të
zgjedhësve gjatë mandatit ai merr përgjigjen në zgjedhjet e ardhshme, duke u
rizgjedhur ose duke u dënuar me votë.
FORMAT E REGJIMIT POLITIK
 Mandati i lidhur nënkupton detyrimin që përfaqësuesi i zgjedhur të zbatojë
vullnetin e zgjedhësve pavarësisht bindjeve të tij. Nëse vepron kundër vullnetit të
zgjedhësve, atëherë ata kanë të drejtë të përdorin të drejtën e revokimit.
 Elementi më i rëndësishëm i demokracisë është Procesi i Zgjedhjeve. Nëpërmjet
zgjedhjeve populli merr pjesë në ushtrimin e pushtetit shtetëror.
 E drejta e votës është aktive (e drejta për të zgjedhur dikë) dhe pasive (e drejta
për t’u zgjedhur vetë).
 E drejta e votës është e përgjithshme (kur këtë të drejtë e gëzojnë të gjithë
qytetarët e moshës madhore pavarësisht përkatësisë etnike, racore, sociale, etj.)
dhe e kufizuar (kur kjo e drejtë u takon kategorive të caktuara të shoqërisë, por
jo të gjithë qytetarëve. P.sh. Përjashtimi nga e drejta e votës e femrave, e
njerëzve me ngjyrë në Amerikë, etj.)
FORMAT E REGJIMIT POLITIK
 E drejta e votës është e barabartë (kur vota është e barasvlefshme, pavarësisht
gjinisë, statusit social, pozitës, etj.) dhe e pabarabartë (kur persona të caktuar
kanë më shumë se një votë).
 E drejta e votës është e drejtpërdrejtë (qytetarët në mënyrë të drejtpëdrejtë
votojnë për të zgjedhur përfaqësuesin/t e tyre) dhe e fshehtë (për shkak të
shmangies së presionit apo ndikimit eventual mbi vullnetin e qytetarëve).
 Të drejtën e votës e kanë të gjithë qytetarët e moshës madhore.
 Tërësia e qytetarëve me të drejtë vote në një shtet quhet trup elektoral.
FORMAT E REGJIMIT POLITIK
 Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë
 Neni 5 [E drejta për të votuar]
 5.1 Çdo person ka të drejtë për të votuar në zgjedhje në përputhje me këtë ligj nëse i ka
mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet në ditën kur mbahen zgjedhjet dhe e plotëson njërin prej
kritereve vijuese:
a) është i regjistruar si qytetar i Kosovës në Regjistrin Qendror Civil;
b) banon jashtë Kosovës ose ka lëshuar Kosovën në apo pas 1 janarit 1998, me kusht që t’i
plotësojë kriteret e parapara sipas ligjit në fuqi për të qenë qytetar i Kosovës; apo
c) ka fituar statusin e refugjatit siç është përkufizuar në Konventën Lidhur me Statusin e
Refugjatëve të 28 korrikut 1951 dhe Protokollin e saj të 16 dhjetorit 1966, në apo pas 1 janarit
1995, dhe ka të drejtë për t’u regjistruar në Regjistrin Qendror Civil si banor i Kosovës;
 5.2 Asnjë person nuk mund të votojë nëse:
a) është duke vuajtur dënimin e shqiptuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për
ishJugosllavinë;
b) është i akuzuar nga Tribunali dhe ka dështuar t’i bindet urdhrit për t’u paraqitur para
FORMAT E REGJIMIT POLITIK
4. Autokracia
 Autokracia është formë e qeverisjes ku pushteti i takon pakicës (një kaste të
caktuar) e cila e ushtron atë në shërbim të interesave të veta dhe pavarësisht
vullnetit të popullit.
 Fjala Autokraci rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër authos që do të thotë vetë
dhe cratia që do të thotë sundim, qeverisje.
 Autokraci formale kanë qenë regjimet politike të shtetit skllavopronar dhe shtetit
feudal, sepse në këto periudha nuk ka ekzistuar demokracia formale. Pra,
autokracia është e kundërta e demokracisë.
 Karakteristikë e regjimit autokratik është funksioni i organizatës shtetërore: ajo
është në shërbim të kastës sunduese. Pavarësisht nëse me të drejtën pozitive
qytetarët i kanë të garantuara të drejtat e tyre demokratike, ato mbeten vetëm
në letër.
 Karakteristikë tjetër e regjimit autokratik është edhe mungesa e zgjedhjeve të
lira.
FORMAT E REGJIMIT POLITIK
4.1. Llojet e Autokracisë
 Gjatë historisë së shtetit dhe së drejtës Autokracitë janë shfaqur në forma të
ndryshme, prandaj edhe kanë marrë emërtime të ndryshme: Shtet Diktatorial,
Shtet Tiranik, Shtet Oligarkik, etj.
 Pra, të gjitha emërtimet tregojnë se kjo formë e qeverisjes është e pakicës apo
individit dhe se asnjë organ shtetëror nuk zgjidhet me anë të votimit nga ana e
qytetarëve.
 Diktatura është formë e qeverisjes së pakicës (një individi) e cili ka ardhur në
pushtet në mënyrë të kundërligjshme (nëpërmjet dhunës) dhe që karakterizohet
nga vrazhdësia dhe përdorimi i dhunës.
 Aristokracia është formë e qeverisjes së pakicës (një shtrese të caktuar të
njerëzve) të cilët konsiderohen të veçantë nga të tjerët në bazë të gjakut.
 Oligarkia është formë e qeverisjes ku pushtetin shtetëror e ushtrojnë vetëm të
pasurit, pra sipas kriterit të pasurisë.
FORMAT E RREGULLIMIT SHTETËROR
Ligjërata VII:
1. Nocioni
 Rregullimi Shtetëror është parimi sipas të cilit janë të rregulluara raportet mes organeve
qendrore dhe organeve joqendrore të pushtetit shtetëror.
 çdo Organizatë Shtetërore ka organet e veta qendrore dhe joqendrore.
 Organet Qendrore kanë shtrirje në tërë territorin e shtetit dhe vendimet e tyre janë të
detyrueshme për të gjithë qytetarët e shtetit, ndërsa organet joqendrore variojnë sipas
përbërjes së shtetit (Shtet i Thjeshtë apo i Përbërë) dhe kanë pushtet vetëm mbi një
pjesë të qytetarëve dhe/ose territorit.
 Organet Joqendrore përcaktohen sipas tri kritereve kryesore:
 a) Territorial – për qytetarët dhe grupet e një territori të caktuar brenda shtetit;
 b) Personal – për grupet me veçori të njëjta si fetare, profesionale, etj.; dhe
 c) Real – sipas ushtrimit të autorizimeve përkatëse.
 Raportet ndërmjet organeve qendrore dhe joqendrore përcaktojnë formën e
rregullimit shtetëror. Në qoftë se ky raport është i decentralizuar juridikisht (kur
organet joqendrore kanë pavarësi juridike nga organet qendrore), kemi të
bëjmë me Shtetin e Përbërë, dhe në qoftë se ky raport është i centralizuar (kur
organet joqendrore nuk kanë pavarësi juridike, pra varen krejtësisht nga organet
qendrore), kemi të bëjmë me Shtetin e Thjeshtë.
1. SHTETI I PËRBËRË
 Shteti i Përbërë është një nga trajtat e rregullimit shtetëror në të cilën pjesët
përbërëse (organet joqendrore) gëzojnë pavarësi juridike nga tërësia (organet
qendrore).
 Organet joqendrore në pjesën e territorit të tyre (lande, kantone, republika) janë
organe të larta.
 Varësisht nga rregullimi juridiko-kushtetues, ‘shtetet’ si njësi të pavarura brenda
Shtetit të Përbërë, mund të kenë lidhje të forta ose lidhje të buta me organet
qendrore.
 Lidhjet e Forta nënkuptojnë rregullimin e tillë që ‘shtetet’ anëtare të Shtetit të
Përbërë dorëzojnë numër të madh të kompetencave në organet qendrore,
duke humbur tiparet e tyre shtetëror.
 Lidhjet e Buta nënkuptojnë rregullimin e tillë që ‘shtetet’ anëtare të Shtetit të
Përbërë dorëzojnë vetëm autorizimet shtetërore (Politikën e Jashtme dhe Forcat
e Armatosura) në organet qendrore, duke ruajtur pavarësi të gjerë nga organet
qendrore.
FORMAT E RREGULLIMIT SHTETËROR
 Sipas shkallës së këtyre lidhjeve (të forta apo të buta) Shtetet e Përbëra mund të
jenë: a) Konfederata,
 b) Federata, dhe
 c) Unionet (Personale dhe Reale)
 Disa autorë në Teorinë e Shtetit dhe së Drejtës përfshijnë edhe Protektoratin si
trajtë e shtetit të përbërë (Dr. Berislav Peric nga Universiteti i Zagrebit).
 1.1. Konfederata
 Konfederata është trajtë e shtetit të përbërë e cila krijohet me marrëveshje
ndërkombëtare mes shteteve që dëshirojnë të vendosin marrëdhënie më të
ngushta duke krijuar organe të përbashkëta në fusha të caktuara.
 Kjo lidhje e shteteve zakonisht bëhet me anë të një kontrate e cila parasheh
autorizimet e caktuara të qendrës, por duke ruajtur të drejtën e shteteve anëtare
që ta braktisin në çdo kohë.
FORMAT E RREGULLIMIT SHTETËROR
 Në sistemin bashkëkohor ndërkombëtar Konfederata nuk ekziston më.
 Gjatë historisë kanë ekzistuar disa bashkësi shtetesh të organizuara në konfederata si Lidhja
Gjermane (1814-1866), Konfederata e Shteteve Amerikane (1861-1865), etj. Zvicra paraqet
rastin e shtetit më të përafërt konfederal, por nga viti 1848 edhe ky shtet ka forcuar lidhjet
ndërmjet qendrës e kantonese duke funksionuar si federatë.
 Konfederata është trajtë e lidhjes së shteteve me organe të përbashkëta në
fusha specifike (kryesisht në Politikë të Jashtme dhe Forcat e Armatosura), të cilat
marrin vendime njëzëri, mirëpo nuk e kanë forcën detyruese për shtetet anëtare.
 Konfederata nuk është organizim i ri shtetëror, prandaj nuk është as shtet i ri. Duke
qenë thjesht raport kontraktues mes shteteve sovrane, ka studies të cilët nuk e
konsiderojnë fare Shtet të Përbërë.
FORMAT E RREGULLIMIT SHTETËROR
 1.2. Federata
 Federata është bashkim i dy apo më shumë shteteve në një shtet të përbërë, me
organe qendrore të cilat bartin edhe sovranitetin shtetëror. Vendimet e
organeve qendrore janë obligative për të gjitha shtetet anëtare, pavarësisht
nëse pajtohen apo jo.
 Organet qendrore kanë autorizime kapitale në nivel të federatës, si për Politikën
e Jashtme, Politikën e Mbrojtjes dhe Politikën Monetare.
 Karakteristikë e shteteve federale është se në marrëdhëniet ndërkombëtare ato
paraqiten si një shtet, pra si shtet unitar.
 Ndërkaq, kompetencat për çështje të tjera shtetërore përcaktohet me
rregullimin juridiko-kushtetues të federatës. Pra, mund të centralizohen edhe
çështje të tjera si Pushteti Legjislativ (në Shtetet Federale organi legjislativ është i
përbërë nga dy dhoma: Kongresi në SHBA – Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve,
Parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar – Dhoma e Lordëve dhe Dhoma e
Komunave, etj.) dhe ai Gjyqësor, por ato edhe mund t’u lihen në kompetencë
FORMAT E RREGULLIMIT SHTETËROR
 1.3. Unioni
 Unionet janë trajtë e rregullimit shtetëror që krijohen nga bashkimi i disa shteteve.
 Unionet mund të jenë reale dhe personale.
 Unioni real është shteti i përbërë që krijohet nga disa shtete individuale të cilat
kanë një qeveri qendrore dhe që në marrëdhëniet ndërkombëtare paraqitet si
një i vetëm.
 Një rast tipik është Unioni Serbi-Mal i Zi i krijuar në vitin 2003. Sipas marrëveshjes,
Serbia dhe Mali i Zi kishin bashkuar vetëm disa segmente shtetërore siç ishte Politika
e Mbrojtjes. Pas tri vjetësh, më 21 maj 2006, referendumi malazez për Pavarësi fitoi
me 55 përqind të votave dhe kështu mori fund edhe marrëveshja e tyre për unionin.
 Pra, unioni real krijohet me kontratë ndërkombëtare sipas të cilës shtetet
konstituive merren vesh për çështjet konkrete që i delegojnë në qeverinë
qendrore, ndërsa vazhdojnë të ushtrojnë në mënyrë të pavarur funksionet e tjera
shtetërore si ato legjislative, administrative apo gjyqësore.
FORMAT E RREGULLIMIT SHTETËROR
 Unioni Personal është bashkimi i dy e më shumë shteteve individuale që kanë të
njëjtin shef të shtetit – monarkun, por ku legjislacioni, kufijtë dhe interesat
vazhdojnë të jenë të ndara.
 Pra, shtetet që janë të bashkuara në një union personal janë subjekte të së
drejtës ndërkombëtare dhe plotësisht të pavarur në ushtrimin e pushtetit shtetëror
brenda territoreve të tyre.
 Megjithëse nuk është kategorizuar si union personal, Komonvelti (Commonëealth
Realms) paraqet rastin bashkëkohor të kësaj forme të rregullimit shtetëror me
Mbretëreshën Elizabeta II në krye të 16 shteteve të pavarura.
 1.4. Protektorati
 Protektorati nuk është trajtë tipike e rregullimit shtetëror. Ajo paraqet rastin kur një
organizatë shtetërore vihet nën ombrellën apo administrimin e përkohshëm të një
shteti tjetër më të fortë i cili e merr në mbrojtje, apo të OKB-së.
 Kosova nuk paraqet një rast tipik të protektoratit, pasi nuk ka qenë shtet i pavarur
para 10 Qershorit 1999 kur është vendosur nën administrim të përkohshëm të
OKB-së.
 Me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kosova është vendosur nën
administrim të përkohshëm të një misioni civil ndërkombëtar me akronimin UNMIK.
2. SHTETI I THJESHTË
 Shteti i Thjeshtë është një nga trajtat e rregullimit shtetëror në të cilën pjesët përbërëse (organet
joqendrore) nuk gëzojnë pavarësi nga tërësia (organet qendrore).
 Njësitë territoriale në shtetin e thjeshtë, sado që mund të kenë kompetenca (më shumë ose më
pak) në ushtrimin e pushtetit lokal, ato nuk mund të kenë elemente të shtetësisë.
 Në rastin kur organet joqendrore nuk kanë fare të drejta kemi të bëjmë me shtetin e entralizuar.
 Në rastin kur organet joqendrore kanë disa të drejta kemi të bëjmë me shtetin e decentralizuar.
 Sistemi i centralizuar është sistem më i thjeshtë dhe më efikas, sepse organet qendrore janë
vendimmarrëse, ndërsa organet e tjera vetëm i zbatojnë ato.
 Në sistemin e centralizuar vjen në shprehje Parimi i Oportunitetit (e drejta e
organeve qendrore për të anuluar, refuzuar dhe ndryshuar aktet apo vendimet e
organeve joqendrore, pavarësisht ligjshmërisë së tyre).
 Sistemi i decentralizuar është sistemi në të cilin organet qendrore bartin disa
kompetenca tek organet joqendrore.
 Decentralizimi mund të jetë:
 a) Territorial (organet joqendrore janë plotësisht të pavarura në ushtrimin e
kompetencave brenda territorit të caktuar);
 b) Personal (bartja e kompetencave të caktuara në organizata anëtarët e të
cilave kanë veçori të njëjta si Sindikatat, Shoqatat, etj.);
 c) Real (që nënkupton ushtrimin e punëve të njëjta shtetërore si - komunikacioni,
shëndetësia, kultura, etj. - nga disa organizata.
 Në sistemin e decentralizuar vjen në shprehje Parimi i Ligjshmërisë (që nënkupton
se të drejtat dhe përgjegjësitë e organeve joqendrore janë të caktuara me akte
juridike, prandaj veprimet dhe vendimet e tyre nuk mund të anulohen apo
ndryshohen nga organet qendrore).
FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR
Ligjërata VIII:
1. Nocioni
Pushteti Shtetëror nënkupton raportin detyrues të shtetit me qytetarët,përkatësisht kapacitetin e
shtetit për të ndikuar dhe kontrolluar sjelljen e qytetarëve.
Ky pushtet ushtrohet nëpërmjet organeve (të pushtetit shtetëror) dhe ndahet në:
a) Legjislativ,
b) Ekzekutiv, dhe
c) Gjyqësor
Organet ligjvënëse janë më të rëndësishmet në çdo shtet, janë organe kolegjiale, përfaqësojnë
vullnetin politik të popullit dhe mbikëqyrin punën e organeve të tjera. Varësisht nga organizimi
shtetëror, ato mund të jenë; Një Dhomëshe dhe Dy Dhomëshe.
Organet ekzekutive (të cilat mbikëqyrin dhe drejtojnë edhe organet administrative) janë ato që
sigurojnë përmbarimin e ligjeve dhe akteve të tjera,funksionet e të cilave realizohen nga Shefi i
Shtetit, përkatësisht Qeveria. Pra, janë organe individuale dhe kolegjiale.
Organet gjyqësore – gjykatat janë ato që merren me ndarjen e drejtësisë në rastet e kontesteve të
ndryshme dhe shkeljeve të rendit juridik në një shtet. Ato mund të jenë: Gjykata të rregullta, dhe
Gjykata Speciale
Për diskutim: Rasti i Gjykatës Speciale për trajtimin e pretendimeve lidhur me krime të luftës dhe
krime kundër njerëzimit, të kryera nga ana e pjesëtarëve të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës gjatë
periudhës 1999-2000.
Tërësia e organeve të pushtetit shtetëror, varësisht nga forma e rregullimit të
shtetit, funksionon sipas dy parimeve:
1) Parimit të ndarjes së pushtetit shtetëror, dhe
2) Parimi i unitetit të pushtetit shtetëror
1. Parimi i ndarjes së pushtetit shtetëror nënkupton ‘pavarësinë’ e organeve legjislative,
ekzekutive dhe gjyqësore në ushtrimin e funksioneve të tyre.
Ideja për ndarjen e pushteteve është inicuar nga filozofi anglez Gjon Loku në shekullin XVII dhe
është përpunuar si parim juridik nga filozofi e juristi francez Monteskie në shekullin XVIII, në
veprën “Mbi frymën e ligjit”.
Qëllimi i këtij parimi është pamundësimi i keqpërdorimit të pushtetit, përkatësisht mbrojtja e
qytetarëve nga arbitrariteti i organeve shtetërore.
Monteskie: “Pushteti ta ndalë pushtetin”.
Sipas parimit të ndarjes së pushteteve ekzistojnë tri sisteme qeverisëse (forma të qeverisjes):
a) Presidencial
b) Parlamentar, dhe
c) I Përzier (gjysmë parlamentar ose gjysmë presidencial)
1.1. SistemiPresidencial
Sistemi Presidencial është formë e qeverisjes që zbaton parimin e ndarjes së pushteteve, por ku
pushteti shtetëror është më i koncentruar në duart e Presidentit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqesin modelin tipik të sistemit presidencial. Në këtë sistem,
Presidenti është bartës i pushtetit ekzekutiv dhe me rol të rëndësishëm edhe në punën e egjislativit
dhe gjyqësorit.
Kompetencat dhe përgjegjësitë e Presidentit në SHBA reflektojnë përqendrimin e pushtetit
shtetëror në SHTëPINë E BARDHë, prandaj edhe quhet system presidencial.
Që në vitin 1787 me Kushtetutën e SHBA-ve është përcaktuar parimi i ndarjes së pushtetit mes
ekzekutivit (Presidenti), legjislativit (Kongresi) dhe gjyqësorit (Gjykata Supreme).
 Në sistemin presidencial, Shefi i Shtetit (Presidenti) zgjedhet me votim të
drejtpërdrejtë nga qytetarët, për mandat të caktuar kohor (zakonisht 4 vjeçar)
dhe me mundësi të rizgjedhjes vetëm edhe për një herë.
 Në sistemin politik të SHBA-ve, përveç Shef i Shtetit dhe Komandant Suprem i
forcave të armatosura, Presidenti është edhe shef i qeverisë, emëron dhe
shkarkon ministrat (sekretarët), si dhe ka rol të rëndësishëm në pushtetin gjyqësor
duke emëruar (pas marrjes së pëlqimit nga Senati) gjyqtarët e Gjykatës
Supreme.

FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR
 Gjykata Supreme është instanca më e lartë e gjyqësorit në SHBA, e cila mund të
‘përzihet’ në punët e legjislativit duke penguar zbatimin e akteve që janë në
kundërshtim me Kushtetutën. Pra, Gjykata Supreme ushtron ‘kontrollin e
kushtetutshmërisë’, përbëhet nga 9 gjyqëtarë të cilët emërohen nga Presidenti,
me mandat të pakufizuar kohor.
 Presidenti në SHBA ka gjithashtu rol legjislativ të cilin e realizon nëpërmjet
‘iniciativave ligjore’ dhe asaj që quhet ‘veto pezulluese’.
 Vetoja pezulluese: E drejta e Presidentit Amerikan për të penguar vërtetimin dhe
ekzekutimin e ligjeve të miratuara nga Kongresi, duke mos i nënshkruar ose kthyer
për rishqyrtim. Në qoftë se Kongresi të njëjtin projektligj e miraton me 2/3 e votave,
atëherë ligji hyn në fuqi pavarësisht vullnetit të Presidentit.

FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR
 Kongresi në SHBA është bartës i pushtetit legjislativ i cili përbëhet nga dy dhoma:
Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.
 1.2. Sistemi Parlamentar
 Sistemi Parlamentar është formë e qeverisjes që zbaton parimin e ndarjes së
pushteteve, por ku pushteti shtetëror është më i koncentruar te Parlamenti si
organ legjislativ.
 Mbretëria e Bashkuar paraqet modelin tipik të sistemit parlamentar.
 Ky sistem ka lindur në Angli si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme politike në këtë
vend për zvogëlimin dhe dobësimin e pushtetit të monarkut.
 Në këtë sistem, Parlamenti është bartës i pushtetit legjislativ dhe me rol të
rëndësishëm edhe në punën e ekzekutivit.
FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR
 Karakteristikë e sistemit parlamentar është pushteti tejet i dobësuar i shefit të
shtetit (Mbretit, Presidentit).
 Në sistemin anglez, Parlamenti, përveç pushtetit legjislativ, merr pjesë edhe në
pushtetin ekzekutiv përmes kontrollit mbi punën e Qeverisë si organ kolektiv, por
edhe të ministrave veç e veç. Pra, Parlamenti britanik ka kompetencë edhe të
shkarkimit të ministrave të caktuar, duke siguruar kështu epërsi ndaj organeve të
tjera.
 Në anën tjetër, Qeveria, përveç se është bartëse e pushtetit ekzekutiv, ajo merr
pjesë edhe në pushtetin legjislativ përmes hartimit të ligjeve që procedon në
Parlament, dhe përmes nxjerrjes së dekret ligjeve (dekreteve me fuqi ligjore) të
cilat i miraton vetë.
 Karakteristikë tjetër e sistemit parlamentar është baraspesha apo balancimi në
ushtrimin e pushtetit shtetëror ndërmjet organit legjislativ – Parlamentit dhe
organit ekzekutiv – Qeverisë.
FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR
 Në bazë të Kushtetutës si akti më i lartë juridik dhe politik, Republika e Kosovës
është shtet demokratik që zbaton parimin e ndarjes së pushteteve.
 Neni 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]
 1. Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe
kontrollit e balancimit në mes tyre, sikurse është përcaktuar me këtë Kushtetutë.
 2. Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ.
 3. Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit…
 4. Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave
shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.
 5. Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat.
 6. Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe bën
interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.
 7. Republika e Kosovës ka institucionet e veta për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të
integritetit territorial, rendit dhe qetësisë publike, të cilat funksionojnë nën autoritetin kushtetues
të
FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR
 1.3. Sistemi i Përzier
 Sistemi i Përzier është formë e qeverisjes që zbaton parimin e ndarjes së
pushteteve, por ku janë të përziera elemente të sistemit presidencial dhe atij
parlamentar.
 Kur pushteti shtetëror është më i përqendruar tek organi ekzekutiv - shefi i shtetit,
dhe më pak tek organi legjislativ - Parlamenti, kemi të bëjmë me sistem gjysmë
presidencial.
 Kur pushteti shtetëror është më i përqendruar tek organi legjislativ dhe më pak tek
ai ekzekutiv – shefi i shtetit, kemi të bëjmë me sistem gjysmë parlamentar.
 Në sistemin e përzier, Qeveria si organ ekzekutiv është më e pavarur nga
Parlamenti, por më e varur nga shefi i shtetit, i cili edhe në këtë sistem zgjedhet
me votim të drejtpërdrejtë nga qytetarët.
FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR
 2. Parimi i unitetit të pushtetit shtetëror nënkupton ‘varësinë’ e organeve
ekzekutive dhe gjyqësore nga organi përfaqësues dhe legjislativ – Kuvendi, i cili
nëpërmjet akteve të veta juridike ua cakton fushëveprimin dhe kompetencat
organeve të tjera.
 Aplikimi i këtij parimi në shtetet demokratike mund të bëhet në dy mënyra:
 a) Sistemi i Konventës, dhe b) Sistemi i Kuvendit
 a) Sistemi i Konventës
 Zvicra është shteti që ka aplikuar në formën më të plotë këtë sistem. Parlamenti i
dalë nga votat e qytetarëve e ushtron pushtetin legjislativ, por edhe atë
ekzekutiv përmes organit të veçantë - Këshillit Kombëtar. Këshilli përbëhet nga
përfaqësuesit e kantoneve dhe secili anëtar e ushëheq atë në bazë të
‘rrotacionit’ me mandat një vjeçar, duke fuzionuar në këtë post edhe shefin e
shtetit njëkohësisht. Pra, në këtë sistem nuk ekziston shefi i shtetit.
FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR
 b) Sistemi i Kuvendit
 Ky sistem nuk aplikohet më, por ai është aplikuar në ish Federatën Jugosllave.
Sipas këtij sistemi, Kuvendi si organi më i lartë ligjdhënës dhe përfaqësues zgjedh
ose emëron organet e tjera ekzekutive dhe gjyqësore. Pushtetin ekzekutiv e ka
ushtruar Kryesia e ish-Jugosllavisë, e cila përbëhej nga një përfaqësues prej
secilës republikë. Me Kushtetutën e vitit 1974, anëtarë të rregullt në kryesinë e ishJugosllavisë
dërgonin edhe dy krahinat autonome – Kosova dhe Vojvodina.
Kryetar i Kryesisë me mandat jetësor ka qenë Josip Broz Tito, kurse pas vdekjes së
tij më 1980, Kryesia ka aplikuar parimin e ‘rrotacionit’ me mandat një vjeçar.
TEORITË MBI TË DREJTËN
Ligjërata IX: TEORITË MBI TË DREJTËN
1. Shqyrtime të Përgjithshme
 E Drejta Natyrore nënkupton rregullat dhe parimet që nuk i përkasin të drejtës
pozitive, por që ndikojnë mbi të, është e drejtë më e lartë se e Drejta që kanë
krijuar njerëzit dhe ka origjinë hyjnore, ose buron nga natyra, përkatësisht nga
rendi i përcaktuar i saj.
 Ideja për të drejtën natyrore është paraqitur në shekullin V p.e.s.
 Sofistët: Rendi shoqëror nuk është i përkryer sepse ai është vepër e njeriut i cili
mbron interesat e veta. Përmbajtja e të drejtave natyrore bazohet në lirinë dhe
barazinë e njerëzve, kurse Shteti është rezultat I Kontratës Shoqërore.
 Stoikët: Natyra duhet të merret si udhërrëfyese… E drejta natyrore është e drejtë
e vërtetë e përhershme dhe e pandryshuar.
TEORITË MBI TË DREJTËN
 Periudha më stagnuese e zhvillimit të së Drejtës është Mesjeta. Ajo karakterizohet
me luftën ndërmjet pushtetit laik dhe atij fetar në organizatën shtetërore, gjatë së
cilës kisha e ka përdorur të drejtën natyrore si argument kundër pushtetit absolut
të monarkut, por edhe e ka trajtuar atë si ‘vullnet’ të Zotit, kur i duhej për ruajtjen
e pushtetit të saj shtetëror (periudha e Inkuizicionit).
 “Secili që përpiqet të interpretojë një pamje personale të Perëndisë dhe që bie
ndesh me dogmën e Kishës, duhet të digjet pa mëshirë.“ Papa Inocenti III
 Inkuizicioni ishte Gjykatë Kishtare dhe proces i themeluar nga Kisha Katolike me
qëllim të zbulimit dhe ndëshkimit të herezisë, i cili ushtroi pushtet brutal dhe
çnjerëzor në kohërat e Mesjetës dhe në fillimet e Kohës Moderne. Funksioni i
inkuizicionit akumulohej kryesisht në shtypjen e të gjitha të drejtave të heretikëve,
duke i privuar ata nga shtresa shoqërore, prona dhe pasuritë e tyre, të cilat
bëheshin pjesë e pronësisë së Kishës.
TEORITË MBI TË DREJTËN
 Me paraqitjen e Shtetit dhe të Drejtës borgjeze, kur kemi edhe ngritjen e shtresës
qytetare si rezultat i zhvillimit ekonomik (shekujt XVII dhe XVIII), fillon edhe
riafirmimi i të drejtës natyrore.
 Racionalizmi ishte lëvizje e re ideologjike e cila vuri në rend të parë autoritetin e ri
– arsyen e njeriut, pra ishte kritikë e hapur kundër dogmatizmit fetar.
 2. SHKOLLA E TË DREJTËS NATYRORE
 Themelues I kësaj shkolle: Hygo Groci (Hugos Grotius) 1583-1645)
 E Drejta Natyrore është ajo të cilën e urdhëron arsyeja e shëndoshë e njeriut,
prandaj është e pranueshme për të gjithë njerëzit. Normat e së drejtës natyrore
janë absolute, pasi ato janë të pavarura nga vullneti i Zotit.
 Zoti nuk mund të bëjë që 2 plus 2 të mos bëjnë 4.
TEORITË MBI TË DREJTËN
 Në veprën “De iure belli ac pacis” (1625) Groci ka tentuar të gjejë sistemin
absolut të racionalitetit të shoqërisë njerëzore, të cilin do ta respektonin të gjithë.
 Groci: “Rregullat që do të mund ta sillnin paqen midis popujve janë ato të së
drejtës natyrore, sepse ato janë shprehje e arsyes dhe veseve sociale të njeriut”.
 3. SHKOLLA HISTORIKE E SË DREJTËS
 Lajbnici (Gottfried Leibniz) 1646-1716
 Ne veprën e tij “Metoda e re se si duhet të studiohet dhe mësohet shkenca
juridike”, Lajbnici është angazhuar për thellimin e studimeve historike:
 “E tashmja është përplot me të kaluarën dhe e ngarkuar me të ardhmen”
 Lajbnici shënoi hap të rëndësishëm në studimin e së drejtës me elementin historik.
TEORITË MBI TË DREJTËN
 Monteskie (Montesquieu) 1689-1785
 Përveç të drejtës civile ekziston edhe e drejta natyrore, por që të dyja I
nënshtrohen “mendjes universale”. Kjo mendje paraqitet në forma të ndryshme
varësisht nga veçoritë e vendeve dhe popujve të ndryshme gjatë historisë së
zhvillimit të tyre.
 Monteskie: “Ligjet janë vetëm shprehje e frymës popullore. Institucionet juridike të
një populli s’mund të zbatohen te popujt e tjerë”.
 Mbi bazën teorike të Lajbnicit dhe Monteskiesë është zhvilluar më vonë në
rrethanat konkrete të Gjermanisë Shkolla Historike e së Drejtës, e cila vjen si
reagim ndaj Shkollës së të Drejtës Natyrore të Grocit.
TEORITË MBI TË DREJTËN
 Savinji (Friedrich Savigny) 1779-1861
 Savinji kundërshtonte kodifikimin e së drejtës gjermane sepse “Gjermania ishte në
fazën e parë të së drejtës, kurse kodifikimi paraqet fazën e fundit”.
 Sipas tij, ekzistojnë këto faza të zhvillimit të së drejtës:
 a) faza e të drejtës zakonore,
 b) faza e të drejtës shkencore, dhe
 c) faza e kodifikimit
 4. TEORIA SOCIOLOGJIKE
 Një teori tjetër që mëton shpjegimin e së drejtës është edhe Teoria Sociologjike
apo Teoria e Solidaritetit e Leon Digit (Leon Duguit) 1859-1928.
TEORITË MBI TË DREJTËN
 Teoria e Solidaritetit është drejtim filozofik sipas të cilit e drejta është produkt i
shoqërisë, përkatësisht solidaritetit të njerëzve për të mirën e përgjithshme.
 Pikënisjen e ka te Teoria Organike (Biologji) sipas të cilës asnjë organ i trupit të
njeriut s’mund të funksionojë si i vetëm. Prandaj, edhe mbijetesa e njeriut jashtë
shoqërisë nuk është e mundur (unus homo – nullus homo).
 Në veprën e tij “Traktat mbi të Drejtën Kushtetuese”, Digi thotë se bindja apo
vetëdija është burim i së drejtës dhe këtë vetëdije e përcaktojnë dy elementë:
 a) ndjeshmëria shoqërore, dhe b) ndjeshmëria për drejtësi
TEORITË MBI TË DREJTËN
 5. TEORIA DOGMATIKE – NORMATIVE
 Dogmatizmi si drejtim është shfaqur në Romën e Vjetër, në kohën e zhvillimit të
mendimit për teorinë e së drejtës natyrore.
 Sipas Teorisë Dogmatike, e drejta është tërësi normash dhe e rëndësishme është
vetëm përmbajtja e tyre, e jo rrethanat që kanë ndikuar në krijimin e saj. Prandaj,
ajo as që mund të quhet teori, pasi nuk ka ndonjë ndikim në zhvillimin e mendimit
shkencor mbi të drejtën, por është pikëpamje iniciale për Teorinë Normative.
 Teoria Normative bashkëkohore është Teoria e Mirëfilltë Juridike apo Teoria e
pastër e së Drejtës e Hans Kelzenit.
 Teoria e pastër e së drejtës e koncepton të drejtën si tërësi e normave si element i
vetëm prej të cilave është e përbërë struktura e së drejtës.
TEORITË MBI TË DREJTËN
 Sipas Kelzenit, njohjet juridike mund të ngriten në nivel shkencor vetëm nëse
‘pastrohen’ nga elementët e sociologjisë dhe aksiologjisë (vlerësimit filozofik).
 “Vetëm ajo që është në të drejtën pozitive – në norma juridike – mund të jetë
objekt i teorisë së pastër juridike. Kjo në fakt është gjeometria e normave juridike.
çdo gjë tjetër është e drejtë meta-juridike, pra s’është shkencë”.
 Në veprën “Teoria e Përgjithshme e Shtetit dhe së Drejtës”, Kelzeni ka analizuar
tre faktorë që përbëjnë bazën e filozofisë së tij:
 a) Dualizmi (natyra-shoqëria, shkencat natyrore-shkencat shoqërore, kauzaliteti
natyror-kauzaliteti juridik),
 b) Nocioni i Njohjes, dhe
 c) Nocioni i Njohjes Juridike (çka duhet të arrijë teoria e së drejtës)
TEORITË MBI TË DREJTËN
 Kelzeni ka bërë gjithashtu ndarjen e nocionit ‘e drejta’ me nocionin ‘drejtësi’,
sepse drejtësia është element irracional i ndërgjegjës së njerëzve, ideal që mund
të lidhet me regjimin politik, me lirinë e të mënduarit, etj.
 “E Drejta është rend i sjelljeve njerëzore.
 E drejta është rend i dhunshëm, sepse shërbehet me sanksione.
 Shteti është vetë rendi normativ.
 Shteti nuk është dhunë që qëndron pas të drejtës, por dhuna shtetërore është
forca e së drejtës”.
 Hans Kelzen: General Theory of State and Laë
RENDI JURIDIK
Ligjërata X: RENDI JURIDIK
1. Nocioni
 Rendi Juridik është sistemi i harmonizuar i normave juridike që rregullon sjelljen e
njerëzve në shoqëri.
 Në Teorinë e së Drejtës ekzistojnë dy pikëpamje sa i përket Rendit Juridik:
 a) Pikëpamja Normativiste - sipas të cilës e drejta përbëhet prej normave që i
krijon pushteti shtetëror, pra burim i së drejtës është norma - normativistët, dhe
 b) Pikëpamja Sociologjike - sipas të cilës e drejta nuk përbëhet nga normat që i
krijon shteti, por ajo paraqet sistemin e raporteve shoqërore – sociologët.
 Rendi Juridik ka dy lemente kryesore:
 a) Elementi normativ (i cili përbëhet nga normat), dhe
 b) Elementi faktik (i cili përbëhet nga sjelljet sipas normave)
RENDI JURIDIK
 NORMA JURIDIKE është rregull e sanksionuar me anë të së cilës rregullohet sjellja e
individëve në shoqëri.
 Norma Juridike është atomi i së Drejtës; është elementi i fundit i së Drejtës i cili
s’mund të ndahet edhe më tutje.
 Karakteristikat kryesore të Normës Juridike janë:
 a) Lidhmëria e saj me subjektin autoritar (shtetin), dhe
 a) Efikasiteti i saj
 Normat Juridike ndahen në:
 a) Norma kushtëzuese dhe norma jokushtëzuese
 b) Norma të përgjithshme dhe norma të veçanta
RENDI JURIDIK
 Norma e Përgjithshme Juridike është rregull që u adresohet të gjithë qytetarëve
në territorin e shtetit. Pra, Norma e Përgjithshme përfshin ‘detyrimin’ që të gjithë
qytetarët t’i përmbahen asaj.
 Për shembull: “Vrasja është vepër e rëndë penale”, ose “Të gjithë qytetarët duhet
të paguajnë tatim”.
 Norma e Veçantë Juridike është rregull që u adresohet grupeve të veçanta në
shoqëri, pra jo të gjithë qytetarëve. Norma e Veçantë përfshin kategori të
caktuara të shoqërisë, mirëpo ka autorë që mendojnë edhe se Norma e
Veçantë rregullon vetëm një rast konkret.
RENDI JURIDIK
 Norma Kushtëzuese janë ato që përcaktojnë situatat (duhet të plotësohet kushti)
të cilat mund të ndodhin, pra të cilat ligjvënësi parasheh se mund të ndodhin
duke pasur parasysh rrethanat në të cilat zhvillohen raportet shoqërore.
 Për shembull: Të gjithë meshkujt e moshës madhore duhet të kryejnë shërbimin
ushtarak.
 Norma Jokushtëzuese (Norma Konkrete) janë normat që krijohen për rastet
ekzistuese, rastet konkrete dhe si të tilla janë të domosdoshme për rendin juridik.
RENDI JURIDIK
 2. Vlefshmëria territoriale (hapësinore) e normës jurdike
 Vlefshmëria territoriale (hapësinore) e normës juridike përcaktohet sipas:
 a) Parimit Territorial - që nënkupton validitetin e normave juridike për një territor
të caktuar, varësisht nga forma e rregullimit shtetëror (kemi të bëjmë me shtet
unitar apo të përbërë) apo nga shkalla e decentralizimit, kur një normë vlen për
një njësi federale (jo për tërë territorin e shtetit), apo një rajon të caktuar), dhe
 b) Parimit Personal - që nënkupton validitetin e normave juridike për një kategori
të caktuar të individëve pavarësisht nëse ata janë brenda apo jashtë territorit të
shtetit (rasti i personelit diplomatik).
RENDI JURIDIK
 3. Vlefshmëria kohore e normave juridike
 Për vlefshmërinë e normës juridike janë të rëndësishme dy momente:
 a) Prej cilës kohë vlen norma juridike – norma juridike fillon të jetë e detyrueshme
prej momentit të hyrjes në fuqi. Me qëllim të njohjes së qytetarëve me normën
juridike, ligjvënësi zakonisht cakton afatin nga momenti i krijimit të normës deri te
hyrja e saj në fuqi, afat i cili quhet vocatio legis.
 b) Deri kur vlen norma juridike – momenti i shuarjes është më e vështirë të
përcaktohet, përveç rasteve kur është i përcaktuar në mënyrë shprehimore në
ligj.
 Përshembull: Ligji hyn në fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare.
RENDI JURIDIK
 Ekzistojnë dy mënyra të pushimit të normës juridike:
 a) Mënyra shprehimore – është e thjeshtë dhe nënkupton normën apo aktin i cili
do të pushojë të jetë i vlefshëm nga një datë e caktuar (P.sh. “ky ligj do të jetë
në fuqi deri më 1 janar 2015”) ose nga nxjerrja e një norme të re (P.sh. “me hyrjen
në fuqi të këtij ligji pushon validiteti i ligjit X”). Kjo mënyrë e shfuqizimit të normave
juridike quhet abrogim.
 b) Mënyra e heshtur – është më e komplikuar dhe nënkupton normën apo aktin i
cili pushon të i vlefshëm pas hyrjes në fuqi të aktit të ri me të cilin rregullohen
ndryshe rastet shoqërore. Në këtë rast vlen ligji i ri sipas parimit “lex posteriori
derogat legi priori”. Kjo mënyrë e shfuqizimit quhet derogim.

RENDI JURIDIK
 4. Fuqia prapavepruese (retroaktive) e normave juridike
 Si rregull, normat juridike vlejnë vetëm për rastet që ndodhin apo marrëdhëniet
që shfaqen pas hyrjes në fuqi të tyre.
 “Askush nuk mund të dënohet sipas një ligji ex post facto”
Kushtetuta e SHBA, Neni 1, Pjesa 3, Pika 3
 “Të drejtat e fituara” nënkuptojnë rregullën favorizuese për palën e dëmtuar e
cila nuk lejon që rastet e zgjidhura një herë të rigjykohen, në qoftë se norma e re
parasheh dënim më të rëndë për veprimin apo mosveprimin e caktuar.
 Fuqia retroaktive e ligjeve nuk aplikohet në shumë degë të së drejtës, kurse në të
drejtën penale ajo gjen zbatim vetëm në kuptimin favorizues për të dënuarin.
RENDI JURIDIK
 5. Struktura e normës juridike
 Me qëllim të rregullimit të sjelljes së njerëzve në shoqëri, Norma Juridike ka dy
lementë kryesorë: Dispozicionin dhe Sanksionin
 5.1. Dispozicioni
 është pjesa parësore dhe më e rëndësishme e normës juridike që përmban
kërkesën sipas të cilës qytetarët duhet të sillen.
 Hipoteza e Dispozicionit pjesa e normës së përgjithshme e cila parasheh dhe
përshkruan situatat nga të cilat varet dispozicioni. (P.sh. Norma “nëse qytetari ka
pasuri të patundshme…” është pjesa jojuridike e normës që kushtëzon zbatimin e
dispozicionit që në këtë rast është: “…duhet të paguajë tatim”.
 Sipas kriterit të rëndësisë së raporteve shoqërore, Dispozicionet janë: Urdhëruese,
Ndaluese dhe Autorizuese (Lejuese).
RENDI JURIDIK
 Dispozicionet Urdhëruese – rregullat që përcaktojnë në formë urdhëruese sjelljen
aktive të qytetarëve: “qytetarët janë të obliguar….”
 Dispozicionet Ndaluese – rregullat që ndalojnë veprimet e caktuara të
qytetarëve: “ndalohet….”
 Dispozicionet Autorizuese – rregullat që përcaktojnë sjelljen e qytetarëve por as
duke i ndaluar dhe as duke i urdhëruar: “secili ka të drejtë….”
 Sipas kriterit të intensitetit të normave juridike, Dispozicionet janë:
 a) Kategorike – rregullat që kërkojnë zbatim të saktë, të përpiktë dhe pa liri në
veprim.
 a) Disnjuktive - rregullat që mundësojnë sjellje më të lirë në zbatimin e tyre.
RENDI JURIDIK
 5.2. Sanksioni
 Sanksioni është pjesë e normës juridike e cila zbatohet vetëm në rast të plotësimit
të kushtit që është shkelja e dispozicionit.
 Sanksioni paraqet masën e dhunës që zbatohet nga ana e organit shtetëror ndaj
subjektit i cili e ka shkelur dispozicionin.
 Veprimet e kundërligjshme ndahen në:
 a) Shkeljet penalo-juridike (veprat penale)
 b) Shkeljet civilo-juridike (shkaktimi i dëmit)
 c) Shkeljet administrative (Kundërvajtja)

MARRËDHËNIET JURIDIKE
Ligjërata XI: MARRËDHËNIET JURIDIKE
1. Nocioni
 Marrëdhëniet Juridike janë marrëdhënie shoqërore të rregulluara me norma
juridike. Ato krijohen sipas normës së përgjithshme (marrëdhëniet abstrakte
juridike) dhe normës së veçantë (marrëdhëniet konkrete juridike) dhe janë pjesë
e Rendit Juridik.
 Karakteristikat e Marrëdhënieve juridike:
 a) lishshmëria e domosdoshme e normës me marrëdhënien (nuk mund të
krijohen marrëdhënie juridike nëse ato s’janë të parapara me norma juridike),
 b) lidhshmëria e domosdoshme e normës së përgjithshme me normën e veçantë
juridike (s’mund të krijohen marrëdhënie konkrete juridike nëse ato s’janë të
parapara me norma të përgjithshme), dhe
 c) lidhshmëria e domosdoshme e marrëdhënies abstrakte me marrëdhënien
MARRËDHËNIET JURIDIKE
 2. Elementet e Marrëdhënies Juridike
 Sa i përket elementeve të Marrëdhënies Juridike, autorët kanë mendime të
ndara:
 a) Ata që mendojnë se elemente të MJ janë: Autorizimet dhe Detyrimet, dhe
 b) Ata që mendojnë se elemente të MJ janë: Të Drejtat, Detyrimet, Subjektet e së
Drejtës dhe Objekti i së Drejtës.
 Marrëdhëniet Juridike në esencë paraqesin raportin mes të drejtave dhe
detyrimeve, por mendimi i dytë është më gjithpërfshirës, sepse këto marrëdhënie
nuk mund të realizohen pa subjektin e së drejtës.
 2.1. Subjektet e së Drejtës
 Marrëdhëniet Juridike janë shprehje e vullnetit njerëzor, prandaj njerëzit
(subjektet) janë ata që në proces interaktiviteti krijojnë marrëdhënie juridike.

MARRËDHËNIET JURIDIKE
 Subjekti i së Drejtës është bartës i të drejtave dhe detyrimeve sipas të drejtës
pozitive.
 Marrëdhëniet Juridike mund të krijohen: ndërmjet subjekteve private, subjekteve
private dhe atyre juridike, shtetit dhe subjekteve private, etj.
 Subjekte të së Drejtës janë: Personat Fizik dhe Personat Juridik.
 a) Personat Fizik janë të gjithë njerëzit.
 Për të krijuar Marrëdhënie Juridike, ata duhet të kenë Zotësi Juridike dhe Aftësi
për të Vepruar.
 Zotësia Juridike nënkupton njeriun si bartës të të drejtave dhe detyrimeve.
 Aftësia për të Vepruar është aftësia e njeriut për të krijuar marrëdhënie juridike.
MARRËDHËNIET JURIDIKE
 Pra, derisa Zotësia Juridike sot fitohet me të lindur, Aftësia për të Vepruar lidhet
me pjekurinë (vetëdijen) e njeriut për veprimet e tij dhe pasojat e tyre juridike.
 (Për shembull: e drejta për të lidhur martesë, e drejta për patent shofer…
lidhen me një moshë të caktuar – moshën madhore).
 b) Personat Juridik janë të gjitha organizatat, shoqatat dhe institucionet të cilat
krijohen sipas ligjit dhe janë bartës të të drejtave e detyrimeve.
 Aftësia për të Vepruar e Personit Juridik ushtrohet nëpërmjet autorizimeve apo
kompetencës nga Titullari.
 Për shembull: Drejtori përfaqëson Shkollën X në të gjitha të drejtat dhe detyrimet.
 Për nga veprimtaria që ushtrojnë, Përsonat Juridik mund të jenë: subjekte
ekonomike (kapital-pronë) dhe joekonomike (humanitare).
MARRËDHËNIET JURIDIKE
 3. Autorizimi Juridik
 Autorizimi Juridik është element konstituiv i Marrëdhënies Juridike që nënkupton
sjelljen e caktuar (të drejtat) të subjektit që është bartës i Autorizimit.
 Sjelljen e subjektit që është bartës i autorizimit janë të detyruar ta respektojnë të
gjithë të tjerët, dhe atë në dy mënyra: a) me sjellje pasive, dhe b) me sjellje
aktive.
 Sipas interesit të caktuar, ekzistojnë dy lloje të Autorizimeve që realizojnë
subjektet: Të Drejtën Subjektive dhe Kompetencën.
 a) E Drejta Subjektive është tërësia e autorizimeve të individit që burojnë nga e
drejta objektive (e drejta pozitive). E Drejta Subjektive ndahet në Të Drejtën
Absolute (e drejta ime që me kompjuterin tim të bëjë çfarë të dua: ta fal, ta shes,
ta thej…) dhe Të drejtën Relative (e drejta për t’iu përmbajtur normave dhe të
drjtave absolute të subjekteve të tjera: mos vidh, mos vrit, mos fyej, mos u përziej
në punët e tjetrit).
MARRËDHËNIET JURIDIKE
 Keqpërdorimi i të Drejtës Subjektive ndodh atëherë kur nga realizimi i të drejtës
së vet, një subjekt i shkakton subjektit tjetër dëm më të madh sesa po të mos e
realizonte atë të drejtë.
 b) Kompetenca është ushtrim i autorizimeve të subjektit në interes të të tjerëve
dhe jo në interesin e vet.
 Kompetenca mund të jetë e shumëllojshme (përfaqësuese, profesionale), por në
lëndën tonë është me rëndësi Kompetenca Shtetërore (nëpunësi, polici,
ministri…).
 Kompetenca nuk është vetëm e drejtë e ushtrimit të autorizimeve, por edhe
obligim që autorizimet të ushtrohen në mënyrën e duhur (sipas interesit publik).
 Kompetenca dallon nga E Drejta Subjektive edhe me ‘pavarësinë e sjelljes’. Te e
Drejta Subjektive, subjekti sillet me të drejtën e vet si të dojë, kurse te
Kompetenca, subjekti është i detyruar të sillet në mënyrë të përshtatshme,
konform pritjeve nga të tjerët.
MARRËDHËNIET JURIDIKE
 Keqpërdorimi i Kompetencës (i cili në rastin e organeve zyrtare rëndom quhet
‘keqpërdorim i pozitës zyrtare’) ndodh atëherë kur autorizimin e caktuar subjekti
nuk e ushtron në interes të të tjerëve por në interesin e tij të ngushtë.
 Keqpërdorimi i pozitës zyrtare në shumë legjislacione është përcaktuar si vepër
penale.
 4. Obligimi Juridik
 Obligimi Juridik është element konstituiv i Marrëdhënies Juridike që nënkupton
korelacionin me Të Drejtat (autorizimin). Nuk ka të drejtë subjektive të një subjekti
pa ekzistimin e Obligimit Juridik për subjektin tjetër.
 Obligimet Juridike ndahen në: a) të njëanshme (kryerja e shërbimit ushtarak, etj.)
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës

Contenu connexe

Tendances

Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Ramadan Ademi
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE Refik Mustafa
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punesbande7
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativeFerdi Nuredini
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialVerlona Pireci
 
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetueseLavdrimi91
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësRefik Mustafa
 
Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetëroreHistoria e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetëroreFlorian Murseli
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1kulla 2010
 
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareShkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareEllmedina Balidemaj
 
Financat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFinancat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFidan Sylejmani
 

Tendances (20)

Provimi pranues në juridik
Provimi pranues në juridikProvimi pranues në juridik
Provimi pranues në juridik
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punes
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetëroreHistoria e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
 
E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1
 
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareShkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 
Financat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFinancat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiare
 

Similaire à Fillet e së drejtës

Fillet konceptet-kryesore
Fillet  konceptet-kryesoreFillet  konceptet-kryesore
Fillet konceptet-kryesoreguxha
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02petritzogaj
 
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.AlbanFejzullahu2
 
Fillet e se drejtes fillimi baze.
Fillet e se drejtes fillimi baze.Fillet e se drejtes fillimi baze.
Fillet e se drejtes fillimi baze.Adem Haxholli
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeDardan Krasniqi
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseMiLchee Fetahi
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarRefik Mustafa
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitBledi Lila
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berishafatmir berisha
 
Universiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovësUniversiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovëssemrabuqi
 
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Ministry of Health
 
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”Universiteti Drejtësi
 
PUNE ME PROJEKT
PUNE ME PROJEKTPUNE ME PROJEKT
PUNE ME PROJEKTErjonaHaka
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1zogaj
 

Similaire à Fillet e së drejtës (20)

Fillet konceptet-kryesore
Fillet  konceptet-kryesoreFillet  konceptet-kryesore
Fillet konceptet-kryesore
 
Fillet e se drejtes
Fillet e se drejtesFillet e se drejtes
Fillet e se drejtes
 
tafo
tafotafo
tafo
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
 
Fillet e se drejtes fillimi baze.
Fillet e se drejtes fillimi baze.Fillet e se drejtes fillimi baze.
Fillet e se drejtes fillimi baze.
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesit
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berisha
 
Universiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovësUniversiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovës
 
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
 
Hyrje ne drejtesi
Hyrje ne drejtesiHyrje ne drejtesi
Hyrje ne drejtesi
 
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
“Statusi juridik i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore”
 
E drejta Biznesore
E drejta BiznesoreE drejta Biznesore
E drejta Biznesore
 
Administrata publike
Administrata publikeAdministrata publike
Administrata publike
 
PUNE ME PROJEKT
PUNE ME PROJEKTPUNE ME PROJEKT
PUNE ME PROJEKT
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1
 

Fillet e së drejtës

  • 1. FILLET E SË DREJTËS Ligjërata I: HYRJE NË TË DREJTËN 1. Objekti i lëndës “Fillet e së Drejtës” Fillet e së Drejtës’ është një lëndë bazike në Fakultetin Juridik e cila në vende të ndryshme mund të ketë emërtime edhe si ‘Teoria e Shtetit dhe së Drejtës’, ‘Hyrje në të Drejtën”, ‘Bazat e Teorisë Juridike’, ‘Shkenca mbi të Drejtën’, etj. SHTETI dhe E DREJTA janë dukuri shoqërore që përbëjnë objektin e studimit të të gjitha shkencave juridike, secila nga aspekti i vet i specializuar. SHTETI dhe e DREJTA janë dukuri me interes që studiohen edhe nga shkenca të tjera si Sociologjia, Historia, Ekonomia… Këto janë shkenca ndihmëse me të cilat E Drejta ka marrëdhënie të ndërsjella në kuptim të rezultateve shkencore. ‘Fillet e së Drejtës’ merren me studimin e nocioneve dhe ligjshmërive të përgjithshme mbi shtetin dhe të drejtën. HYRJE NË TË DREJTËN  Duke ofruar të dhëna të përbashkëta për të gjitha shkencat juridike, ajo ndikon por edhe ndikohet nga rezultatet e tyre. Pra, hulumton të gjitha karakteristikat për një nocion (kuptim) i cili më pas përdoret si nocion i përbashkët nga të gjitha shkencat dhe për të gjitha vendet. Shembull: Nocioni i ‘dhunës’ “Përdorimi i forcës fizike, i shtrëngimit fizik ose psikik,i mjeteve e i metodave të vrazhda ndaj dikujt për ta detyruar të bëjë diçka jashtë vullnetit e dëshirës së tij, për ta nënshtruar e për ta shtypur dikë…” Shkencat Juridike, për nga objekti I studimit të dukurive dhe ligjshmërive shtetërore e juridike ndahen në: Shkenca të përgjithshme Juridike Shkenca Juridike Historike Shkenca Juridike Pozitive HYRJE NË TË DREJTËN  Fillet e së Drejtës, të cilat hyjnë në grupin e shkencave të Përgjithshme Juridike,kanë raporte të ngushta sidomos me Shkencat Juridiko-Penale, Administrative,Civile, Juridiko-Politike dhe Juridiko-Sociale. Ky raport i ndërsjellë bazohet në nocionet e përgjithshme dhe të përbashkëta për dukuritë shtetërore dhe juridike,që nxirren si rezultat i studimeve të ndërlidhura shoqërore.  Megjithëse në esencë të gjitha shkencat juridike për objekt studimi kanë shtetin dhe të drejtën, Fillet e së Drejtës, nocionet dhe ligjshmëritë e këtyre dukurive i nxjerr nga arritjet shkencore të fushave të veçanta si E drejta Penale, E Drejta Administrative, Historia e Shtetit dhe së Drejtës  NOCIONET paraqesin njohjen e një çështjeje apo dukurie ashtu siç ajo është,duke përfshirë në vete të gjitha karakteristikat thelbësore të saj.  LIGJSHMËRITË paraqesin lidhjen logjike të dy e më shumë çështjeve apo dukurive dhe raportet e ndërsjella të tyre.  Shkencat Juridike janë ose konkrete ose të përgjithshme: Konkrete janë ato shkenca që studiojnë një shtet ose një të drejtë konkrete,aktuale apo të kaluar, siç janë ‘E Drejta Administrative’, ‘E Drejta Penale’, etj.të përgjithshme, janë ato shkenca që studiojnë parimet,
  • 2. nocionet dhe ligjshmëritë e kategorive shtetërore e juridike që vlejnë universalisht, siç është ‘Fillet e së Drejtës’, ‘E drejta Ndërkombëtare’, etj.  Edhe pse ‘Fillet e së Drejtës’ dallohet qartë nga shkencat juridike konkrete,nevoja dhe dobishmëria e saj për shkencat juridike është e patejakalueshme. Për shembull: Ajo ‘zbulon’ se edhe fajtori në të drejtën penale edhe shkelësi i kontratës në të drejtën civile, janë në esencë të njëjtë - shkelës të normës juridike.  2. Metodat në Fillet e së Drejtës  Për hulumtimin e objektit të vet të studimit, çdo shkencë ka edhe metodat e saj. Metoda paraqet tërësinë e veprimeve mendore dhe fizike në procesin e njohjes së lëndës së caktuar. Ky përkufizim përfshin të dy llojet e metodave: Metodat e njohjes shkencore dhe metodat teknike.  Metoda që zbatohet në shkencë përfshin tri elemente thelbësore: a) njohjen paraprake të lëndës, b) qasjen ndaj problemit (çështjes), dhe c) procesin e hulumtimit.  Shkencat juridike kanë natyrën e tyre specifike, prandaj edhe kanë ndërtuar metoda që i përgjigjen kësaj natyre, me të gjitha karakteristikat e përbashkëta shoqëroro-juridike. Këto metoda të veçanta janë: Metoda juridike (dogmatike) Metoda normative (formalo-logjike), dhe Metoda sociologjike  Metoda juridike (dogmatike) është metodë specifike që përcakton në mënyrë të qartë saktësinë e norms juridike nëpërmjet vërtetimit të domethënieve juridike. Pra, ajo vërteton se me normë juridike përcaktohet sjellja e njeriut për periudhën e caktuar dhe nuk merret me veçoritë e tjera të normës.  Metoda normative (formalo-logjike) është metodë që merret me të drejtën si sistem i tërësishëm normativ, duke analizuar përmbajtjen e saj, duke na ofruar njohuri për pjesët më të mëdha të së drejtës, dhe e cila mundëson ndërtimin e hierarkisë së normave e akteve juridike.  Metoda sociologjike është metodë po ashtu e rëndësishme dhe specifike që merret me studimin e shkaqeve dhe pasojave sociale në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën. Pra,derisa metoda juridike dhe ajo normative studiojnë domethënien dhe përmbajtjen e normave, metoda sociologjike merret me shkaqet pse shteti dhe e drejta janë të kësaj apo asaj natyre? HYRJE NË TË DREJTËN 3. NOCIONI I SHTETIT DHE SË DREJTËS  Procesi i krijimit të shtetit si organizatë ka filluar në periudhën kur si pasojë e tepricës në procesin e prodhimit janë shfaqur edhe diferencimet shoqërore. Pra,shtimi i forcave prodhuese ka bërë që të krijohen dallime dhe kundërthënie në shoqërinë joklasore. Shfaqja e këtyre dallimeve nënkupton edhe fillimin e ndarjes së shoqërisë në klasa – me këtë fillon edhe lindja e SHTETIT.  Shteti shfaqet si organizatë specifike e asaj pjese të shoqërisë që kishte mjetet e prodhimit, e cila me ndihmën e saj do të zhvillonte dhe mbronte atë mënyrë të prodhimit dhe siguronte qeverisjen.  Shumica e studiuesve sot Shtetin e konsiderojnë instrument të plotësimit të nevojave dhe
  • 3. kërkesave të qytetarëve, pa dallime klasore, pra organizatë që vepron në të mirë të shoqërisë. Hans Kelzen: Shteti është personifikim i rendit juridik. Shteti është: 1. organizatë shoqërore me organizimin më të lartë, 2. organizatë specifike që ka monopolin e dhunës (forcën më të organizuar brenda territorit të vet 3. Kjo forcë është e kontrolluar, 4. organizatë që si funksion kryesor në anën shoqërore ka zhvillimin dhe ruajtjen e procesit të prodhimit, dhe 5. organizatë që ushtron shërbime publike në interes të përgjithshëm. 4. ELEMENTET E SHTETIT  Në Teorinë e së Drejtës pranohen tri elemente të pakontestueshme dhe konstituive për shtetin: a) Pushteti shtetëror, b) Popullsia dhe c) Territori  a) Pushteti shtetëror Me pushtet në përgjithësi nënkuptohet raporti sipas të cilit njëra palë urdhëron dhe pala tjetër është e shtrënguar të zbatojë urdhërat. Dr. Nikola Viskoviq: “Pushteti shtetëror është pushteti më i lartë, suprem, të cilit të gjithë individët apo grupet, mdaje edhe vetë bartësit e pushteteve të tjera i nënshtrohen”. Shteti, nëpërmjet të drejtës, në mënyrë paraprake rregullon raportin mes subjekteve të ndryshme dhe shoqërisë, duke u interesuar që ato rregulla të zbatohen nëpërmjet sjelljes efektive të njerëzve. Kjo do të thotë se sjellja e njerëzve është e rregulluar me norma juridike dhe shkelja e tyre pasohet nga veprimi i sanksionit të paraparë të cilin e ushtron shteti – organet shtetërore. a. 1) Nocioni i sovranitetit Në shkencën juridike ekzistojnë teori të ndryshme mbi sovranitetin që datojnë nga fundi i shekullit XVI kur edhe është ndarë pushteti shtetëror nga ai i Kishës.  Fjala ‘sovran’ e ka prejardhjen nga fjala latine ‘superanus’ që do të thotë më I larti,supreriori.  Nocioni i sovranitetit shtetëror është i lidhur ngushtë me pushtetin shtetëror,prandaj sovraniteti është vetëm shprehje e pushtetit shtetëror. Dr. Viskoviq e përkufizon sovranitetin si shprehje të pushtetit shtetëror në marrëdhëniet e jashtme. “Vetëm pushteti më i lartë në territorin e vet mund të kundërshtojë imponimin e vullnetit të shteteve të tjera… shteti në raportet ndërkombëtare është subjekt i barabartë me të gjitha shtetet e tjera”.  A ka shtete sovrane në kuptimin klasik sot në botë, sidomos kur kemi parasysh intervenimet ndërkombëtare kundër agresionit apo për arsye humanitare? (diskutime për rastin e Kosovës, Qipros dhe Kuvajtit)  a.2) Pushimi i sovranitetit dhe njohja e shtetit të ri  Meqenëse sovraniteti shtetëror është shprehje e monopolit të forcës shtetërore,kjo forcë edhe mund të dobësohet sa të mos mund ta kontrollojë në mënyrë efektive situatën apo edhe të shuhet fare dhe të humb legjitimitetin e vet shtetëror.  Në këtë rast, legjitimiteti kalon në organizatën e re që ka forcën fizike dhe e cilae ka përmbysur organizatën e vjetër, pas një konflikti të armatosur duke e fituar luftën. Kjo është një mënyrë e pushimit të sovranitetit. (Psh. lëvizjet çlirimtare dhekrijimi i shteteve të reja)  Mënyra tjetër e pushimit të sovranitetit është okupimi. Okupimi nënkupton jo vetëm humbjen e
  • 4. sovranitetit të një shteti por edhe nënshtrimin e popullsisë vendëse. Kjo I takon më shumë teorisë klasike, pasi sot një teori e tillë konsiderohet e papranueshme. Okupimin eventual sot Bashkësia Ndërkombëtare e konsideron gjendje të përkohshme dhe nuk e pranon në aspektin formalojuridik. Ndërkaq, njohja e shtetit të ri, pavarësisht nëse kemi të bëjmë me përmbysje të brendshme të shtetit, me bashkangjitjen e një shteti një shteti tjetër apo me krijim të shtetit të ri, bëhet në dy mënyra: a) konstitucionale dhe b) deklarative. b) Territori  Shteti, për të funksionuar si i tillë duhet të ketë territorin e vet. Pra, territori paraqet element konstituiv që nënkupton hapësirën tokësore, ajrore dhe ujore të kontrolluar në mënyrë efektive prej shtetit.  Hans Kelzen: “Në një territor, në të njëjtën kohë, nuk mund të ekzistojë më shumë se një shtet”  Për diskutim: Copëtimi i territoreve të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912, si dhe rasti i Kosovës sot me mungesën e kontrollit efektiv të pjesës veriore.  Shtetet kanë kufijtë e tyre që përcaktojnë vijat ndarëse me territoret e shteteve të tjera, pra të cilët përkufizojnë gjeografikisht shtetet dhe këta kufij mund të jenë natyral (pikat malore, liqenet, lumenjtë, etj.) dhe artificialë (ndarja me gurë sinjalizues, shtylla të ndryshme, etj).  Territori tokësor është sipërfaqja tokësore e shtetit e cila ka formën e një koni gjeometrik në thellësi të tokës që shkon duke u ngushtuar deri në pikën e përbashkët.  Territori detar nënkupton pjesën ujore të lidhur me pjesën tokësore të shtetit dhe që shkon në brendi deri në 6, 12 apo edhe më shumë milje, varësisht si është caktuar me konventa ndërkombëtare. Kjo pjesë e territorit quhet “Ujërat territoriale” ose “Zonë Bregdetare”, ndërkaq hapësira e detit përtej vijës kufitare quhet “Zonë e Lirë Detare” ose “Ujëra Ndërkombëtare”, ku mund të qarkullojnë objekte të ndryshme, pa iu nënshtruar jurisdiksionit të asnjë shteti.  Territori ajror është hapësira ajrore deri në lartësinë që shteti mund ta kontrollojë në mënyrë efektive. Pra, lartësia nuk është e caktuar me norma ndërkombëtare siç është rasti me kufijtë detarë, por kufiri i sipërm shtetit konsiderohet pika deri ku shteti mund të ushtrojë kontroll. c) Shtetësia Popullsia është elementi tjetër konstituiv i shtetit që nënkupton bashkësinë personale me të drejta dhe përgjegjësi juridike e politike që jeton në territorin e shtetit. Duke pasur parasysh shkallën e komunikimit global e cila po bëhet gjithnjë e më dinamike, në territorin e një shteti vazhdimisht ka edhe qytetarë të huaj, pra që s’janë shtetas dhe që nuk gëzojnë lidhjen juridike me shtetin. Por, qytetarët vendës në parim janë shtetas (themi në parim pasi ka banorë të një shteti që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e shtetësisë, siç është rasti me një numër të madh të shqiptarëve në Maqedoni) dhe nocioni i shtetësisë paraqet ‘lidhjen juridike të qytetarit me shtetin’. çështja e shtetësisë dhe e humbjes së saj është e rregulluar me ligj. Kjo do të thotë se një person fizik duhet t’i përmbushë kushtet ligjore për ta fituar shtetësinë. 4.1. Mënyrat e fitimit të shtetësisë: a) në bazë të vijës së gjakut, pra personi fizik fiton shtetësinë të cilën e kanë paraardhësit e tij
  • 5. b) sipas lindjes në territorin e shtetit ku personi fizik ka lindur, pavarësisht vijës së gjakut (ius soli), dhe  c) me natyralizim, pra kur personat fizik jetojnë në një shtet tjetër nga ai i lindjes (ius domicili).  Republika e Kosovës e ka miratuar Ligjin për Shtetësinë në vitin 2008 I cili njeh të drejtën për të mbajtur dy shtetësi.  Personat fizik të cilët nuk e kanë të zgjidhur çështjen e shtetësisë quhen APATRIDË.  Personat fizik të cilët kanë dy e më tepër shtetësi quhen BIPATRIDË. E DREJTA Ligjërata II: E DREJTA  1. Nocioni  E DREJTA paraqitet gjatë procesit të diferencimit të shoqërisë në klasa, si rezultat I zhvillimit të pronës private. Kjo është periudha kur shoqëria ka filluar të krijojë rregulla për sjelljen e anëtarëve të bashkësisë, pasi njerëzit nuk mund të jetonin edhe më tutje vetëm sipas ligjeve të natyrës.  NORMA është rregull e sanksionuar e sjelljes së njerëzve në një kontekst të caktuar. Me zhvillimin e shoqërisë janë zhvilluar edhe normat, sepse jeta shoqërore është një proces dinamik dhe prandaj, të tilla janë edhe rregullat që I krijon ajo.  Normat shoqërore janë rregulla që i adresohen vetëdijes njerëzore, pra vullnetit të tyre për t’i respektuar ose shkelur ato, kurse  Ligjet e natyrës veprojnë pavarësisht vullnetit dhe vetëdijes së njerëzve, nën ndikimin e kushteve natyrore.  Norma si rregull e sjelljes përmban dy kuptime: a) norma është rregull që përcakton sjelljen e njeriut (domethënia imperative) b) norma përcakton atë që duhet të ndodh zakonisht, që është normale (domethënia indikative). 2. Llojet e normave  Të gjitha normat ndahen në: a) Norma Teknike dhe b) Norma Shoqërore. NORMAT TEKNIKE janë rregulla të pasanksionuara me të cilat përcaktohet sjellja e njeriut ndaj natyrës (parimet e punës në një ndërmarrje të caktuar, udhëzimet teknike në ndërtimtari, etj.). Edhe pse normat teknike nuk e përmbajnë sanksionin, shkelja e tyre zakonisht sanksionohet me norma juridike. Shembull: Nëse njeriu nuk i respekton normat teknike në ndërtimtari, pasojat mund të jenë të mëdha për shoqërinë dhe prandaj shoqëria reagon me norma juridike në këtërast. NORMAT SHOQËRORE janë rregulla të sanksionuara që përcaktojnë sjelljen e njeriut ndaj pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë. Këto norma shoqëria i krijon për t’i mbrojtur interesat e saj, prandaj ato janë urdhëresa (të detyrueshme), e jo udhëzime siç ishte rasti me normat teknike.
  • 6. Shembull: Nëse njeriu nuk i respekton normat shoqërore do të përballet me sanksionin (i cili mund të jetë moral, material, por në shoqërinë e sotme moderne zakonisht është juridik).  Normatshoqërore klasifikohensipas: a) mënyrës së krijimit (normat që krijohen në mënyrë spontane, të paorganizuar, dhe normat që krijohen në mënyrë të organizuar, me qëllim) b) krijuesit të normës (normat që krijon shteti, dhe normat që krijohen nga grupet joshtetërore) c) llojit të sanksionit (normat që sanksionohen nga e drejta pozitive dhe normat që sanksionohen nga grupet joshtetërore) d) zbatuesit të sanksionit (organet shtetërore dhe grupet joshtetërore) Zakonet  Zakonet janë rregulla që krijohen ngadalë, në mënyrë të pavetëdijshme dhe të paorganizuar, si pasojë e përsëritjes së gjatë, dhe të cilat shoqëria i konsideron të mira, prandaj edhe kërkon që të respektohen.  Zakonet janë norma konkrete (për shembull: rregullat për organizimin e ceremonive të ndryshme, rregullat për mikëpritjen, etj.).  Tërësia e normave zakonore që rregullon marrëdhëniet shoqërore quhet E DREJTË ZAKONORE. Për diskutim: E Drejta Zakonore Shqiptare (Kanuni i Lekë Dukagjinit)  Zakonet mund të shërbejnë edhe si norma juridike në ratet e zbrazëtirave juridike për një marrëdhënie të caktuar shoqërore. Morali  Normat e moralit, ndryshe nga zakonet, nuk krijohen në bazë të përsëritjes së sjelljes për një kohë të gjatë, por ato nënkuptojnë rregullat e bazuara në vetëdijen e njeriut dhe moralin e shoqërisë lidhur me atë se çka është e mirë dhe çka jo.  Normat morale janë të zhveshura nga sanksioni shoqëror. Se a do të ketë sanksion ndaj një sjellje të caktuar dhe çfarë sanksioni do të jetë ai varet nga shoqëria.  Edhe normat morale janë të karakterit konkret, janë rregulla të pa imponuara nga subjekte të tjera, të sakta e të vërteta dhe norma që veprojnë sipas bindjes së lirë.  Karakteristika kryesore e sanksionimit të moralit është ‘ndërgjegjia’, pra sanksioni ndaj shkeljes së normës morale është ‘brejtja e ndërgjegjes’. Normat e organizatave shoqërore  Organizatat shoqërore janë krijesa të vetëdijshme dhe të planifikuara të njerëzve me qëllim të ushtrimit të një veprimtarie të caktuar. Prandaj, për ta realizuar qëllimin, organizata ka mjete të caktuara dhe organe, të cilat parashihen në rregullore konkrete.  Rregulloret e organizatave përcaktojnë fushëveprimtarinë, kompetencat dhe përgjegjësitë dhe sanksionet në rast të moszbatimit të tyre.Normat e organizatës duhet të jenë në pajtueshmëri me normat juridike. (Statuti i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren duhet të jetë në harmoni me Ligjin mbi Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës).  Rendi juridik dhe shteti nuk lejon ekzistimin e organizatave që kanë veprimtari tëkundërt me interesin e përgjithshëm të shoqërisë. (për shembull: organizatat terroriste, grupet mafioze, etj.).
  • 7. Normat shoqërore të cilat i zbaton shteti  Shteti si organizatë shoqërore me monopolin e forcës fizike është shumë më I përqendruar në zbatimin e normave shoqërore e juridike sesa në krijimin e tyre.  Shteti mund të zbatojë edhe norma shoqërore të cilat i kanë krijuar ndonjë subjekt apo organizatë tjetër shoqërore, duke i sanksionuar ato (duke i bërë të detyrueshme).Një normë zakonore e cila mund të shndërrohet në normë të detyrueshme nga shteti.Normat që i zbaton shteti janë normat më të rëndësishme për shoqërinë bashkëkohore, të cilat mund të zbatohen në dy mënyra: zbatimi negativ –dispozicioni (zbatimi kur shteti nuk ndërhyn me forcën e vet detyruese) dhe zbatimi pozitiv – sanksioni (kur shteti ndërhyn për zbatimin me forcë të normës).Normat juridike janë të lidhura me shtetin sepse të dyja kanë të njëjtin funksion –ruajtjen e vlerave materiale e shpirtërore të shoqërisë.Hans Kelzen: “E Drejta është mjet specifik i shoqërisë, jo qëllim” 3. Konkluzion:  SHTETI dhe E DREJTA janë dukuri shoqërore që nuk mund të ekzistojnë të ndara nga njëra tjetra. Shteti pa të Drejtën nuk mund të jetë organizata që garanton rendin shoqëror,kurse e Drejta pa shtetin nuk mund të jetë sistemi i normave që rregullon rendin shoqëror.  Shteti dhe e Drejta janë dukuri shoqërore por që dallohen prej dukurive të tilla,sepse ato i karakterizon elementi i forcës fizike.  SHTETI dhe E DREJTA janë edhe kategori juridike, sepse prej normave të shoqërisë së paorganizuar është kaluar në norma të së drejtës me të cilat tani mbrohen interesat dhe vlerat e caktuara të shoqërisë. RAPORTI I SHTETIT DHE SË DREJTËS ME DUKURITË E TJERA SHOQËRORE  Ligjërata III: RAPORTI I SHTETIT DHE SË DREJTËS ME DUKURITË E TJERA SHOQËRORE  SHTETI dhe E DREJTA janë kategori shoqërore të cilat janë diktuar nga mënyra e caktuar e prodhimit.  Siç ka vërtetuar ‘Historia e Shtetit dhe së Drejtës’, tipat e shtetit dhe së drejtës i përgjigjen mënyrës së caktuar të prodhimit.  Për diskutim: Shteti dhe e Drejta skllavopronare, Shteti dhe e Drejta Feudale, Shteti dhe e Drejta Borgjeze, Shteti dhe e Drejta Socialiste dhe Shteti dhe e Drejta bashkëkohore.  Funksioni dhe roli kryesor i SHTETIT si organizatë shoqërore është ruajtja e mënyrës së prodhimit me anë të mekanizmave të vet, posaçërisht nëpërmjet të drejtës (me akte dhe norma juridike). RAPORTI I SHTETIT DHE SË DREJTËS MEDUKURITË E TJERA SHOQËRORE  Deri në përfundim të Luftës së Ftohtë, studimet për natyrën e Shtetit dhe së Drejtës janë dominuar nga raporti i tyre me klasat shoqërore. Sipas konceptit socialist, Lufta e Klasave është konflikt i papajtueshëm i interesave dhe factor shtytës i zhvillimit në shoqëritë përkatëse. Kjo qasje sot nuk gjen zbatim sepse me dështimin e sistemit socialit shoqëritë e kanë tejkaluar ndarjen klasore.
  • 8. Nocion: Lufta e Ftohtë është term që përdoret për ta përshkruar gjendjen e tensionit,konfliktit politik dhe rivalitetit të gjithanshëm ndërmjet dy superfuqive të botës nëperiudhën e pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990: Shteteve të Bashkuara të Amerikës me aleatët e tjerë perëndimorë në njërën anë dhe Bashkimit Sovjetik me shtetet satelite socialiste në anën tjetër. Shoqëria sot është e organizuar kryesisht në: a) Organizata Qeveritare (OQ) dhe b) Organizata Joqeveritare (OJQ). RAPORTI I SHTETIT DHE SË DREJTËS MEDUKURITË E TJERA SHOQËRORE a) Organizata Qeveritare (OQ) janë të gjitha institucionet dhe grupet nën përkujdesjen e shtetit (për shembull: Partitë Politike). b) Organizata Joqeveritare (OJQ) janë grupet shoqërore (shoqatat,asociacionet, etj.) të cilat kanë për qëllim ndikimin dhe presionin mbi politikat qeveritare, por jo me qëllim të marrjes së pushtetit. Organizatat joqeveritare ndahen në: Grupe të Interesit dhe Grupe për Presion.  Në shtetet demokratike (demokracitë liberale) kemi bashkëveprim të vazhdueshëm të Partive Politike dhe Organizatave Joqeveritare (të cilat si tërësi përbëjnë atë që quhet Shoqëria Civile). Pra, pushtetin politik e udhëheqin ‘të zgjedhurit’ që e kanë fituar garën zgjedhore demokratike në një proces të lire votimi, kurse opozita politike dhe shoqëria civile ‘mbikëqyrin’ veprimtarinë e organeve politike. Zhvillimi i Shtetit dhe së Drejtës  Historia e bashkësisisë njerëzore, e në këtë kuadër edhe e Shtetit dhe së Drejtës,është një proces i pandalshëm i ndryshimeve. Që nga bashkësia primitive e deri më sot, në shoqëri kanë ekzistuar mënyra të ndryshme të prodhimit, të cilat janë zhvilluar progresisvisht deri në mënyrën aktuale – ekonominë e lirë të tregut.  Ndryshimet shoqërore për nga intensiteti i tyre ndahen në:a) ndryshime evolutive dhe b) ndryshime revolucionare a) Ndryshime evolutive janë ato ndryshime kualitative dhe kuantitative të ngadalshme dhe që nuk e prekin esencën - përmbajtjen dhe funksionin e një dukurie apo sendi. Për shembull: ndryshimi dhe plotësimi i një normë juridike, ndërrimi i emërtimit të një nstitucioni apo organizate, reforma në arsim, reforma në shëndetësi, etj. b) Ndryshimet Revolucionare Janë ndryshime të mëdha, të shpejta e thelbësore që ndryshojnë formën,përmbajtjen dhe funksionin e një dukurie apo një sendi. Ndërkaq, sa i përket shtetit dhe të drejtës, ndryshimet revolucionare janë ndryshime fundamentale të pushtetit shtetëror, sistemit politik, rendit juridik dhe mënyrës së prodhimit, të cilat bëhen brenda një periudhe relativisht të shkurtër. Revolucioni përgatitet paraprakisht në aspektin ideor, dhe mund të realizohet në dy mënyra: me dhunë (Revolucioni Borgjez Francez,Revolucioni i Tetorit -1917,Revolucioni I Madh – 1668 i Uilliam Portokallit, etj.), dhe në mënyrë paqësore (Revolucioni i Portokalltë 2004 në Ukrainë, Revolucioni I Kadifejtë – 1990 në Çeki, etj.). Përmbysja e revolucionit – rikthimi në pushtet i bartësve të rrëzuar të pushtetit shtetëror quhet ‘kundër revolucion’.
  • 9. Llojet e ndryshimeve evolutive Ndryshimet evolutive që ndodhin në shoqëri, në shtet dhe në të drejtë janë: aa) Reforma (ndryshimi sistematik pozitiv në segmente të ndryshme të jetës shoqërore, i cili bëhet me qëllim të përmirësimit të gjendjes ekzistuese. Reformat mund të jenë të llojllojshme si: Reforma në arsim, Reforma agrare, Reforma kushtetuese, etj. Në praktikë shpesh ndodh që reforma të përdoret për manipulimin e të interesuarve, kinse në emër të përmirësimit të kushteve jetësore dhe kjo dukuri quhet Reformizëm. Strukturat qeverisëse, Reformizmin e zbatojnë me qëllim të shmangies së konfliktit të pazgjidhur mes grupeve shoqërore). ab) Grusht-shteti (i njohur ndryshe edhe si ‘Puç’, është marrja me dhunë e pushtetit politik nga një grup personash që bëjnë pjesë në hierarkinë e lartë shtetërore. Grusht-shteti është ndryshim i kundërligjshëm që kufizohet te përmbysja e udhëheqësve më të lartë të pushtetit - Presidentit, Qeverisë - por i cili nuk e prek esencën e shtetit dhe së drejtës. ac) Komploti (ndryshim i ngjajshëm me Grusht-shtetin, me të vetmin dallim në grupin e personave që bashkohen në një konspiracion me qëllim të rrëzimit të qeverisë, të cilët në këtë rast nuk i takojnë hierarkisë më të lartë të pushtetit). SHTETI është bashkësi e organizuar e njerëzve në një territor të caktuar, një organizatë funksionale dhe me strukturë të bazuar në norma juridike, e cila posedon monopolin e forcës fizike.  Në kuptimin e organizatës shoqërore, SHTETI paraqet organizatën më të rëndësishme e cila dallohet nga të tjerat për nga vëllimi i madh i punëve, natyra komplekse dhe funksionet e parapara me të drejtën pozitive.  Fjala shtet është përdorë për t’iu referuar disa gjërave: tërësisë së institucioneve në njësi territoriale, një ideje filozofike, një mjeti të detyrimit, e kështu me radhë.Ky përdorim i shumëllojshëm del nga fakti se për shtetin ka tri pikëpamje kryesore:idealiste, funksionaliste dhe organizative. Pikëpamja idealiste pasqyrohet në shkrimet e Hegelit i cili ka identifikuar tri “momente” të qenies shoqërore: familjen, shoqërinë civile dhe shtetin. ORGANIZATA SHTETËRORE Pikëpamja funksionaliste përqendrohet në rolin apo synimin e institucioneve të shtetit: funksioni kryesor i shtetit është ruajtja e rendit shoqëror. Pikëpamja organizative e përkufizon shtetin si aparat i qeverisjes në kuptimin më të gjerë, si grup institucionesh që janë qartazi publike dhe përgjegjëse për organizimin e përbashkët të qenies shoqërore. 1. Veçoritë kryesore të Shtetit Shteti është sovran. Ushtron pushtet absolut e të pakufizuar duke qëndruar mbi të gjitha shoqatat dhe grupet në shoqëri. Tomas Hobsi lansoi këtë përkufizim duke e portretizuar shtetin si “vigan”,
  • 10. si përbindësh shumë i madh (Leviatani).  Institucionet e shtetit janë publike, për dallim nga institucionet private të shoqërisë civile. Trupat publikë përgjigjen për marrjen dhe zbatimin e vendimeve të përbashkëta, kurse trupat privatë (familjet, bizneset, sindikatat) angazhohen për realizimin e interesave vetjake.  Shteti është mjet sundimi. Pushteti shtetëror mbështetet nga forca (detyrimi); shteti duhet të ketë aftësi për të siguruar zbatimin e ligjeve. Prandaj, shprehja praktike e sovranitetit shtetëror është monopoli i “dhunës së ligjshme” (Max ëeber).  Shteti është njësi territoriale. Juridiksioni i shtetit është i përkufizuar gjeografikisht dhe përfshin të gjithë ata që jetojnë brenda kufijve të shtetit.  Shteti është më i gjerë sesa qeveria. Shteti është tërësia e institucioneve publike dhe përfshin të gjithë qytetarët. Ndërkaq, qeveria është pjesë e shtetit.  Shteti është njësi e përhershme, kurse qeveria është e përkohshme. Qeveritë dhe sistemet politike ndryshojnë vazhdimisht.  Qeveria është mjeti me të cilin vepron pushteti i shtetit. Në bërjen dhe zbatimin e politikës shtetërore, qeveria është “truri” i shtetit që mundëson vazhdimësinë e tij.  Shteti ushtron pushtet impersonal. Personeli i trupave shtetëror rekrutohet në mënyrë burokratike dhe duhet të jetë i paanshëm. (Administrata). 2. SHTETI si organizatë dhe si aparat SHTETI si organizatë nënkupton tërësinë e institucioneve dhe të njerëzve që marrin pjesë në ushtrimin e pushtetit shtetëror (qytetarët nëpërmjet zgjedhjeve). SHTETI si aparat nënkupton vetëm ata persona të cilët në mënyrë profesionale ushtrojnë pushtetin shtetëror – nëpunësit dhe politikanët. Veprimtaria e SHTETIT realizohet nëpërmjet funksioneve shtetërore (funksioni për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, për arsimin, shëndetin, etj.), ndërkaq për t’I ushtruar këto funksione shteti ka njësitë e veta organizative – organet. Personi zyrtar që punon në organet shtetërore është person zyrtar sipas autorizimeve, pra vepron në bazë të kompetencës. 3. Organetshtetërore Organet shtetërore kategorizohen sipas: a) Hierarkisë: Organet më të Larta, Organet e Larta dhe Organet e Ulëta Varësisht nga organizimi territorial i shtetit (shtet i thjeshtë apo i përbërë), organet më të larta janë ato që ushtrojnë pushtetin në tërë territorin e shtetit dhe nuk I subordinohen asnjë organi tjetër, organe të larta janë ato që kanë po ashtu kompetenca në tërë territorin e shtetit, por që i ndihmojnë organet më të larta,dhe organe të ulëta janë ato që kanë kompetenca lokale në ushtrimin e pushtetit të tyre. b) Kompetencës territoriale: Organet Qendrore dhe Organet Lokale Nga vetë emërtimi i tyre kuptohet se organe qendrore janë ato që kanë kompetenca në tërë territorin e shtetit, ndërsa organe lokale janë ato që kanë kompetenca vetëm në njësi të caktuar territoriale, siç janë organet komunale. c) Raportit ndërmjet tyre: Organet e Barabarta (ato që qendrojnë në vijë horizontale me
  • 11. organet e tjera si psh ministritë në raport me njëra tjetrën) dhe Organet e Nënshtruara (ato që u subordinohen organeve të tjera në vijë vertikale). d) Llojit të veprimtarisë: Organet Civile (të gjitha organet e aparatit shtetërore që uk i kanë mjetet e forcës fizike, duke përfshirë organet administrative, ligjvënëse dhe gjyqësore) dhe Organet e Armatosura (organet që i kanë mjetet e forces fizike - USHTRIA dhe POLICIA, por të cilat janë nën udhëheqjen e organeve civile). e) Mënyrës së ushtrimit: Organet Burokratike (organet e aparatit shtetëror që e ushtrojnë pushtetin me nëpunës dhe zyrtarë profesional si gjykatat, administrata, etj.) dhe Organet Demokratike (ato organe të cilat udhëhiqen nga njerëz të zgjedhur nëpërmjet procesit zgjedhor si Kuvendi, Presidenti, etj.) f) Përbërjes: Organet Kolegjiale (ato organe të cilat vendimet e veta i marrin në grup, nëpërmjet procesit të votimit – me shumicë të thjeshtë, shumicë absolute apo shumicë të kualifikuar, siç është Kuvendi) dhe Organet Individuale (ato organe në të cilat vendimet merren nga individi në mënyrë të autorizuar, siç është rasti me Presidentin). g) Fushëveprimit: Organet Legjislative (organet që ushtrojnë funksionin legjislativ në një shtet - Parlamenti, por të cilat mund të jenë të disa niveleve, varësisht nga organizimi territorial i shtetit), Ekzekutive (organet që ushtrojnë funksionet ekzekutive dhe administrative – Qeveria, por të cilat mund të jenë të disa niveleve) dhe Gjyqësore (organet që ushtrojnë funksionet gjyqësore në një shtet – Gjykatat) 4. Shteti ligjor SHTETI LIGJOR (rule of laë) nënkupton atë organizatë shtetërore ku veprimtaria e pushtetit është e përcaktuar rigorozisht me norma juridike. Hans Kelzen: “çdo veprim i pushtetit shtetëror duhet të jetë paraprakisht i rregulluar me ligj (norma juridike)” Si parim politik, ‘shtetit ligjor’ është atribut i regjimeve demokratike, ku të drejtat dhe liritë e qytetarit kanë arritur stadin më të lartë të respektimit. Roli dhe rëndësia e SHTETIT LIGJOR vërehet sidomos në ato shtete ku pushteti shtetëror ushtrohet sipas parimit të ndarjes së pushteteve – ku raportet mes funksioneve legjislative, administrative dhe gjyqësore, janë të rregulluara me ligj.  Puna e secilës veprimtari shtetërore i nënshtrohet kontrollit nëpërmjet parimit të ligjshmërisë dhe atij të kushtetutshmërisë.  Parimi i ligjshmërisë nënkupton rregullën juridike sipas të cilës veprimtaria e të gjitha organeve shtetërore duhet të jetë e bazuar në ligj.  Parimi i kushtetutshmërisë nënkupton rregullën juridike sipas të cilës të gjitha vendimet, ligjet dhe aktet nënligjore të organeve shtetërore duhet të jenë në
  • 12. harmoni me Kushtetutën si akti më i lartë juridik dhe politik i një shteti. FORMAT (TRAJTAT) E SHTETIT Ligjërata V:  Për nga përkufizimi teorik SHTETET janë të njëjta: organizata shoqërore dhe juridike që kanë monopolin e forcës fizike dhe që kanë elementë të njëjtë konstituiv (pushteti, territori, popullsia).  Por, në qoftë se analizojmë shtete të ndryshme veç e veç, atëherë vërejmë dallime të pafundme tek njëri tjetri: disa shtete janë monarki, të tjerat janë republika, disa janë të centralizuara, të tjerat të decentralizuara, ose disa janë të tjeshta, të tjerat janë federata, etj.  Gjatë tërë historisë së Shtetit dhe së Drejtës, SHTETET janë ndarë në bazë të dy kritereve kryesore: a) sipas gjendjes klasore, dhe b) sipas organizimit të forcës fizike.  Sipas brendisë klasore, format e SHTETIT që nga ekzistimi i tij janë: Shteti Skllavopronar, Shteti Feudal, Shteti Borgjez dhe Shteti Socialist. Aktualisht në teorinë e së drejtës diskutohet edhe forma më e re e Shtetit Bashkëkohor. FORMAT (TRAJTAT) E SHTETIT  Ndërkaq, ndarja sipas organizimit të forcës fizike është më komplekse dhe më e shumë llojshme. Kjo ndarje ka qenë preokupim i vazhdueshëm i shkencëtarëve që nga Platoni e Aristoteli. Platoni: Ishte kritiku më i ashpër i demokracisë klasike athinase, duke sulmuar parimin e barazisë politike me arsyetimin se masa e qytetarëve nuk e ka dijen dhe përvojën e duhur për të qeverisur në emër të vet. Sipas tij, zgjidhja (e paraqitur në veprën “Republika”) ishte lënia e qeverisjes në duar të një klase ‘mbretërish filozofë’ – Gardianë. Aristoteli: Duke dashur të mbrojë individin nga një qeveri e superfuqishme, i drejton këtë pyetje Platonit “quis custodiet cestodes” (kush do t’i ruajë Gradianët – mbretërit filozofë?). 1. Llojet e trajtave shtetërore Format e SHTETIT kanë qenë objekt i shqyrtimit teorik që nga periudha antike, në krye me Platonin dhe Aristotelin. Duke u bazuar në mënyrën e organizimit të pushtetit shtetëror, Ata kanë përcaktuar dy forma: a) shtete të organizuara në mënyrë të rregullt (të drejtë), dhe b) shtete të organizuara në mënyrë jo të rregullt (të kalbur), të cilat janë transformuar duke marrë trajta të tjera varësisht nga mënyra e organizimit. Format e qeverisjes sipas Platonit (vepra “SHTETI”):  Aristokracia - Oligarkia (sundimi i pakicës: forma e parë e ligjshme – forma e dytë e dhunshme)  Demokracia – Ohlokracia (sundimi i shumicës: forma e parë e ligjshme – forma e dytë e dhunshme)
  • 13.  Monarkia - Tirania (sundimi i një individi: forma e parë e ligjshme – forma e dytë e dhunshme)  Me zhvillimin e Shtetit dhe së Drejtës në periudhat e mëvonshme paraqiten edhe pikëpamje të reja mbi trajtat shtetërore.  Nikolla Makiaveli: ekzistojnë dy trajta të sundimit: Monarkia dhe Republika (sipas kriterit të bartësit të sovranitetit shtetëror).  Por, për të kuptuar në mënyrë sa më të plotë format shtetërore duhet t’i kategorizojmë ato sipas: a) formës së sundimit, b) formës së rregullimit shtetëror, c) formës së regjimit politik dhe d) formës së pushtetit shtetëror. Sipas formës së sundimit kemi:  a) Monarki  b) Republikë  Sipas formës së rregullimit shtetëror kemi:  a) Shteti i Thjeshtë  b) Shteti i Përbërë Sipas formës së regjimit politik kemi:  a) Demokraci  b) Autokraci  Sipas formës së pushtetit shtetëror:  a) Ndarja e pushtetit shtetëror (parlamentar, presidencial dhe i përzier)  b) Uniteti i pushtetit shtetëror (sistemi i Kuvendit) 2. TRAJTAT E SUNDIMIT  Sipas bartësve të sovranitetit shtetëror, përkatësisht numrit të personave që ushtrojnë pushtetin më të lartë shtetëror kemi dy forma të sundimit: Monarki dhe Republikë.  Monarkia është forma e qeverisjes në të cilën sovraniteti ushtrohet nga një individ dhe trashëgohet sipas vijës familjare. Si rezultat i zhvillimit të shtetit dhe së drejtës, kjo formë e sundimit ka pësuar ndryshime të rëndësishme, nga trajta e saj më e ashpër Monarkia Absolute e deri te trajtat e sotme thellësisht demokratike siç janë Monarkitë Parlamentare apo kushtetuese.  Në krye të Monarkisë si shef i shtetit është monarku i cili gëzon privilegje të mëdha personale dhe ka status shoqëror mbi qytetarët. Papërgjegjësia ligjore është ndër privilegjet më të mëdha të monarkut, që do të thotë se ai nuk i nënshtrohet ligjit (të drejtës).  Shprehja më karakteristike e një monarku si bartës i sovranitetit është ajo e Luigjit të XIV-të: “L’etat c’est moi” (Shteti jam Unë).  Llojet e Monarkisë:  Kronologjikisht shtetet kanë zhvilluar lloje të ndryshme të monarkisë, duke filluar nga monarkitë despotike deri te ato moderne parlamentare.  Sipas kriterit të pozitës juridike të monarkut ekzistojnë dy lloje të monarkisë: monarkia absolute – ku monarku është në të njëjtën kohë shef i shtetit dhe organi
  • 14. më i lartë shtetëror, dhe monarkia e kufizuar – ku monarku është shef i shtetit por jo edhe organi më i lartë shtetëror.  Monarkia absolute është lloji i monarkisë ku monarku është bartësi i vetëm i pushtetit shtetëror – sovranitetit – që do të thotë se pushteti I tij nuk është i kufizuar si në aspektin juridik dhe atë faktik, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.  Monarkia e kufizuar është lloji i monarkisë ku pushteti i monarkut është i kufizuar nga ndonjë subjekt tjetër shtetëror (Parlamenti), dhe e cila mund të jetë: Parlamentare dhe Joparlamentare (Kushtetuese).  Monarkia Kushtetuese (joparlamentare) është formë moderne e monarkisë e cila shfaqet pas monarkisë absolute në Angli gjatë shekullit të XVII-të dhe në Francë pas Revolucionit të vitit 1789, e cila nënkupton atë trajtë të sundimit ku monarkut i kufizohet pushteti përmes aktit më të lartë juridik e politik të shtetit – Kushtetutës.  Monarkia Parlamentare (jokushtetuese) është formë moderne e monarkisë që nënkupton trajtën e sundimit ku pushteti i monarkut është i ndarë me Parlamentin, si në funksionin legjislativ (përmes të drejtës së vetos për monarkun), ashtu edhe në atë ekzekutiv (përmes të drejtës së Parlamentit që t’I shkarkojë ministrat e qeverisë), duke siguruar një trekëndësh të balancuar pushtetesh mes Monarkut – Parlamentit – Qeverisë.  Në shkencën juridike ekzistojnë teori të ndryshme mbi sovranitetin që datojnë nga fundi i shekullit XVI kur edhe është ndarë pushteti shtetëror nga ai i Kishës.  Fjala ‘sovran’ e ka prejardhjen nga fjala latine ‘superanus’ që do të thotë më I larti, supreriori.  Nocioni i sovranitetit shtetëror është i lidhur ngushtë me pushtetin shtetëror, prandaj sovraniteti është vetëm shprehje e pushtetit shtetëror.  Dr. Viskoviq e përkufizon sovranitetin si shprehje të pushtetit shtetëror në marrëdhëniet e jashtme. “Vetëm pushteti më i lartë në territorin e vet mund të kundërshtojë imponimin e vullnetit të shteteve të tjera… shteti në raportet ndërkombëtare është subjekt i barabartë me të gjitha shtetet e tjera”.  A ka shtete sovrane në kuptimin klasik sot në botë, sidomos kur kemi parasysh intervenimet ndërkombëtare kundër agresionit apo për arsye humanitare?  (diskutime për rastin e Kosovës, Qipros dhe Kuvajtit)  a.2) Pushimi i sovranitetit dhe njohja e shtetit të ri  Meqenëse sovraniteti shtetëror është shprehje e monopolit të forcës shtetërore, kjo forcë edhe mund të dobësohet sa të mos mund ta kontrollojë në mënyrë efektive situatën apo edhe të shuhet fare dhe të humb legjitimitetin e vet shtetëror.  Në këtë rast, legjitimiteti kalon në organizatën e re që ka forcën fizike dhe e cila e ka përmbysur organizatën e vjetër, pas një konflikti të armatosur duke e fituar luftën. Kjo është një mënyrë e pushimit të sovranitetit. (Psh. lëvizjet çlirimtare dhe
  • 15. krijimi i shteteve të reja)  Mënyra tjetër e pushimit të sovranitetit është okupimi. Okupimi nënkupton jo vetëm humbjen e sovranitetit të një shteti por edhe nënshtrimin e popullsisë vendëse. Kjo I takon më shumë teorisë klasike, pasi sot një teori e tillë konsiderohet e papranueshme. Okupimin eventual sot Bashkësia Ndërkombëtare e konsideron gjendje të përkohshme dhe nuk e pranon në aspektin formalojuridik.  Ndërkaq, njohja e shtetit të ri, pavarësisht nëse kemi të bëjmë me përmbysje të brendshme të shtetit, me bashkangjitjen e një shteti një shteti tjetër apo me krijim të shtetit të ri, bëhet në dy mënyra: a) konstitucionale dhe b) deklarative.  b) Territori  Shteti, për të funksionuar si i tillë duhet të ketë territorin e vet. Pra, territori paraqet element konstituiv që nënkupton hapësirën tokësore, ajrore dhe ujore të kontrolluar në mënyrë efektive prej shtetit.  Hans Kelzen: “Në një territor, në të njëjtën kohë, nuk mund të ekzistojë më shumë se një shtet”  Për diskutim: Copëtimi i territoreve të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912, si dhe rasti i Kosovës sot me mungesën e kontrollit efektiv të pjesës veriore.  Shtetet kanë kufijtë e tyre që përcaktojnë vijat ndarëse me territoret e shteteve të tjera, pra të cilët përkufizojnë gjeografikisht shtetet dhe këta kufij mund të jenë natyral (pikat malore, liqenet, lumenjtë, etj.) dhe artificialë (ndarja me gurë sinjalizues, shtylla të ndryshme, etj).  Territori tokësor është sipërfaqja tokësore e shtetit e cila ka formën e një koni gjeometrik në thellësi të tokës që shkon duke u ngushtuar deri në pikën e përbashkët.  Territori detar nënkupton pjesën ujore të lidhur me pjesën tokësore të shtetit dhe që shkon në brendi deri në 6, 12 apo edhe më shumë milje, varësisht si është caktuar me konventa ndërkombëtare. Kjo pjesë e territorit quhet “Ujërat territoriale” ose “Zonë Bregdetare”, ndërkaq hapësira e detit përtej vijës kufitare quhet “Zonë e Lirë Detare” ose “Ujëra Ndërkombëtare”, ku mund të qarkullojnë objekte të ndryshme, pa iu nënshtruar jurisdiksionit të asnjë shteti.  Territori ajror është hapësira ajrore deri në lartësinë që shteti mund ta kontrollojë në mënyrë efektive. Pra, lartësia nuk është e caktuar me norma ndërkombëtare siç është rasti me kufijtë detarë, por kufiri i sipërm shtetit konsiderohet pika deri ku shteti mund të ushtrojë kontroll.  c) Shtetësia  Popullsia është elementi tjetër konstituiv i shtetit që nënkupton bashkësinë personale me të drejta dhe përgjegjësi juridike e politike që jeton në territorin e shtetit.  Duke pasur parasysh shkallën e komunikimit global e cila po bëhet gjithnjë e më
  • 16. dinamike, në territorin e një shteti vazhdimisht ka edhe qytetarë të huaj, pra që s’janë shtetas dhe që nuk gëzojnë lidhjen juridike me shtetin.  Por, qytetarët vendës në parim janë shtetas (themi në parim pasi ka banorë të një shteti që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e shtetësisë, siç është rasti me një numër të madh të shqiptarëve në Maqedoni) dhe nocioni i shtetësisë paraqet ‘lidhjen juridike të qytetarit me shtetin’.  çështja e shtetësisë dhe e humbjes së saj është e rregulluar me ligj. Kjo do të thotë se një person fizik duhet t’i përmbushë kushtet ligjore për ta fituar shtetësinë.  Mënyrat e fitimit të shtetësisë:  1) në bazë të vijës së gjakut, pra personi fizik fiton shtetësinë të cilën e kanë paraardhësit e tij (ius sanguinis),  2) sipas lindjes në territorin e shtetit ku personi fizik ka lindur, pavarësisht vijës së gjakut (ius soli), dhe  3) me natyralizim, pra kur personat fizik jetojnë në një shtet tjetër nga ai i lindjes (ius domicili).  Republika e Kosovës e ka miratuar Ligjin për Shtetësinë në vitin 2008 I cili njeh të drejtën për të mbajtur dy shtetësi.  Personat fizik të cilët nuk e kanë të zgjidhur çështjen e shtetësisë quhen APATRIDË.  Personat fizik të cilët kanë dy e më tepër shtetësi quhen BIPATRIDË. FORMAT E REGJIMIT POLITIK Ligjërata VI: 1. Nocioni  Regjimi Politik është tërësia e rregullave, normave shoqërore dhe kulturore me të cilat rregullohet funksionimi e institucioneve shtetërore dhe ndërveprimi i tyre me shoqërinë.  Sipas kriterit të pjesëmarrjes së qytetarëve në ushtrimin e pushtetit shtetëror, ekzistojnë dy lloje kryesore të regjimit politik: Demokracia dhe Autokracia.  2. Demokracia  Demokracia është formë e qeverisjes ku pushteti i takon popullit (shumicës), i cili e ushtron atë drejtpërdrejt (nëpërmjet referendumeve) ose nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur në një proces të lirë dhe të drejtë votimi.  Fjala Demokraci rrjedh nga fjalët e greqishtes së vjetër demos që do të thotë popull dhe cratia që do të thotë sundim, qeverisje.  Për nga mënyra e ushtrimit të vullnetit të shumicës DEMOKRACIA mund të jetë: E Drejtpërdrejtë dhe E Tërthortë (Përfaqësuese).  Demokracia klasike e Athinës është shprehja më tipike e Demokracisë së Drejtpërdrejtë.  Të gjithë shtetasit e moshës madhore kanë marrë pjesë në ushtrimin e pushtetit
  • 17. shtetëror, që do të thotë se kanë qenë njëkohësisht edhe bartës të monopolit të forcës fizike.  Demokracia e Tërthortë (Përfaqësuese) është forma më e zakonshme e kësaj trajte të regjimit politik në shtetin bashkëkohor, pasi në këtë mënyrë një grup relativisht i vogël i njerëzve ushtron pushtetin shtetëror në emër të shumicës – popullit.  2.1. Elementet e Demokracisë  Se a kemi të bëjmë me një Demokraci të konsoliduar e cilësore apo të brishtë, kjo përcaktohet nga shkalla e realizimit të elementeve thelbësore të saj: a) Krijimi i vullnetit politik të popullit, dhe b) Realizimi i vullnetit politik.  Këto dy elemente janë të pandashme nga njëri-tjetri sepse në qoftë se nuk ekziston vullneti politik, ai nuk mund as të realizohet. Vullneti politik varet nga kushtet dhe rrethanat objektive, si dhe nga mënyra e prodhimit.  Prandaj sot në shumicën e vendeve demokratike shkalla e lirisë matet me respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.  Liritë dhe të drejtat e njeriut si matës të vullnetit politik ndahen në:  a) Liritë dhe të Drejtat Personale  b) Liritë dhe të Drejtat Politike  c) Të drejtat sociale dhe ekonomike  d) Të drejtat e pakicave  3. Demokracia formale  Demokracia formale nënkupton tërësinë e mjeteve juridike dhe masave me të cilat organizata shtetërore lidhet me popullin (shumicën) për ta realizuar vullnetin e tij politik.  Realizimi politik i popullit bëhet nëpërmjet organeve të zgjedhura përfaqësuese, të cilat mikëqyrin organet e tjera profesionale në mënyrë që të sigurohet realizimi i këtij vullneti.  Krijimi i vullnetit politik të popullit mundësohet nga të drejtat dhe liritë demokratike si mjete dhe masa juridike për këtë qëllim.  Baza juridike e të drejtave dhe lirive të njeriut qëndron në aktet ndërkombëtare si Karta e Kombeve të Bashkuara (1945), Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore (1950), etj.  Realizimi i vullnetit politik të popullit bëhet nëpërmjet lidhshmërisë së shtetit me popullin, përkatësisht me shumicën e popullit.  Në çdo regjim politik ku shteti vihet në shërbim të një grupi të vogël individësh kemi forma të tjera të qeverisjes si autoritarizëm, diktatutë, etj. Pra, në ato raste nuk mund të flitet për regjime demokratike.  3.1. Demokracia e drejtpërdrejtë  Demokracia e drejtpërdrejtë është ajo formë e demokracisë në të cilën të gjithë
  • 18. qytetarët e moshës madhore marrin pjesë në ushtrimin e pushtetit shtetëror.  Kjo formë e demokracisë është paramenduar të realizohet si fazë kaluese nga kapitalizmi në komunizëm, por praktikisht është dëshmuar si e pamundur (Teoria marksiste mbi shtetin dhe të drejtën).  Ekzistojnë dy mënyra të ushtrimit të demokracisë së drejtpërdrejtë:  a) Tubimi gjithpopullor, dhe b) Votimi jashtë tubimit.  Tubimi gjithpopullor nënkupton pjesëmarrjen e masave të gjera në shqyrtimin dhe vendimmarrjen për çështje të caktuara. Kjo formë e demokracisë zbatohet përmes Kuvendit Popullor ose Tubimit Popullor.  Votimi jashtë tubimit nënkupton pjesëmarrjen e popullit në vendimmarrje, por duke mos ia mundësuar shqyrtimin dhe diskutimin për çështje të caktuara. Kjo formë zbatohet përmes Referendumit.  3.2. Demokracia Përfaqësuese  Demokracia përfaqësuese është forma e qeverisjes ku një grup njerëzish (pakica) të zgjedhur ushtrojnë pushtetin shtetëror në emër të popullit (shumicës).  Dy janë arsyet kryesore që e favorizojnë këtë formë të realizimit të vullnetit politik të popullit: a) në rrethanat e shtetit bashkëkohor me numër jashtëzakonisht të madh të shtetasve dhe për shkak të dinamikës së proceseve shoqërore është e pamundur shprehja e vullnetit të popullit për të gjitha çështjet shtetërore, dhe b) në shtetin bashkëkohor si organizatë shumë komplekse dhe subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare populli nuk i ka aftësitë e duhura profesionale për punët e shtetit, prandaj vullnetin e vet ia beson organeve demokratike.  Në Demokracinë Përfaqësuese vullneti i popullit realizohet përmes përfaqësuesve të zgjedhur nga populli në një proces të lirë votimi demokratik.  Organet përfaqësuese janë organe politike vendimmarrëse. Organi më i demokratizuar në një shtet me regjim demokratik është organi ligjvënës - Parlamenti.  Krahas organeve përfaqësuese, çdo shtet ka edhe organet e veta burokratike të cilat përbëhen nga nëpunës shtetërore të cilët nuk i nënshtrohen zgjedhjes nga populli. Këto organe kryejnë punë profesionale shtetërore dhe ndihmojnë në mënyrë profesionale organet përfaqësuese.  Përfaqësuesit e zgjedhur në organet demokratike mund të kenë mandat të lirë dhe mandat të lidhur.  Mandati i lirë nënkupton besimin e qytetarëve dhe autonominë e të zgjedhurit për të vepruar sipas bindjeve të tij politike. Për zbatimin apo jo të vullnetit të zgjedhësve gjatë mandatit ai merr përgjigjen në zgjedhjet e ardhshme, duke u rizgjedhur ose duke u dënuar me votë. FORMAT E REGJIMIT POLITIK  Mandati i lidhur nënkupton detyrimin që përfaqësuesi i zgjedhur të zbatojë vullnetin e zgjedhësve pavarësisht bindjeve të tij. Nëse vepron kundër vullnetit të
  • 19. zgjedhësve, atëherë ata kanë të drejtë të përdorin të drejtën e revokimit.  Elementi më i rëndësishëm i demokracisë është Procesi i Zgjedhjeve. Nëpërmjet zgjedhjeve populli merr pjesë në ushtrimin e pushtetit shtetëror.  E drejta e votës është aktive (e drejta për të zgjedhur dikë) dhe pasive (e drejta për t’u zgjedhur vetë).  E drejta e votës është e përgjithshme (kur këtë të drejtë e gëzojnë të gjithë qytetarët e moshës madhore pavarësisht përkatësisë etnike, racore, sociale, etj.) dhe e kufizuar (kur kjo e drejtë u takon kategorive të caktuara të shoqërisë, por jo të gjithë qytetarëve. P.sh. Përjashtimi nga e drejta e votës e femrave, e njerëzve me ngjyrë në Amerikë, etj.) FORMAT E REGJIMIT POLITIK  E drejta e votës është e barabartë (kur vota është e barasvlefshme, pavarësisht gjinisë, statusit social, pozitës, etj.) dhe e pabarabartë (kur persona të caktuar kanë më shumë se një votë).  E drejta e votës është e drejtpërdrejtë (qytetarët në mënyrë të drejtpëdrejtë votojnë për të zgjedhur përfaqësuesin/t e tyre) dhe e fshehtë (për shkak të shmangies së presionit apo ndikimit eventual mbi vullnetin e qytetarëve).  Të drejtën e votës e kanë të gjithë qytetarët e moshës madhore.  Tërësia e qytetarëve me të drejtë vote në një shtet quhet trup elektoral. FORMAT E REGJIMIT POLITIK  Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë  Neni 5 [E drejta për të votuar]  5.1 Çdo person ka të drejtë për të votuar në zgjedhje në përputhje me këtë ligj nëse i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet në ditën kur mbahen zgjedhjet dhe e plotëson njërin prej kritereve vijuese: a) është i regjistruar si qytetar i Kosovës në Regjistrin Qendror Civil; b) banon jashtë Kosovës ose ka lëshuar Kosovën në apo pas 1 janarit 1998, me kusht që t’i plotësojë kriteret e parapara sipas ligjit në fuqi për të qenë qytetar i Kosovës; apo c) ka fituar statusin e refugjatit siç është përkufizuar në Konventën Lidhur me Statusin e Refugjatëve të 28 korrikut 1951 dhe Protokollin e saj të 16 dhjetorit 1966, në apo pas 1 janarit 1995, dhe ka të drejtë për t’u regjistruar në Regjistrin Qendror Civil si banor i Kosovës;  5.2 Asnjë person nuk mund të votojë nëse: a) është duke vuajtur dënimin e shqiptuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ishJugosllavinë; b) është i akuzuar nga Tribunali dhe ka dështuar t’i bindet urdhrit për t’u paraqitur para FORMAT E REGJIMIT POLITIK 4. Autokracia  Autokracia është formë e qeverisjes ku pushteti i takon pakicës (një kaste të caktuar) e cila e ushtron atë në shërbim të interesave të veta dhe pavarësisht vullnetit të popullit.
  • 20.  Fjala Autokraci rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër authos që do të thotë vetë dhe cratia që do të thotë sundim, qeverisje.  Autokraci formale kanë qenë regjimet politike të shtetit skllavopronar dhe shtetit feudal, sepse në këto periudha nuk ka ekzistuar demokracia formale. Pra, autokracia është e kundërta e demokracisë.  Karakteristikë e regjimit autokratik është funksioni i organizatës shtetërore: ajo është në shërbim të kastës sunduese. Pavarësisht nëse me të drejtën pozitive qytetarët i kanë të garantuara të drejtat e tyre demokratike, ato mbeten vetëm në letër.  Karakteristikë tjetër e regjimit autokratik është edhe mungesa e zgjedhjeve të lira. FORMAT E REGJIMIT POLITIK 4.1. Llojet e Autokracisë  Gjatë historisë së shtetit dhe së drejtës Autokracitë janë shfaqur në forma të ndryshme, prandaj edhe kanë marrë emërtime të ndryshme: Shtet Diktatorial, Shtet Tiranik, Shtet Oligarkik, etj.  Pra, të gjitha emërtimet tregojnë se kjo formë e qeverisjes është e pakicës apo individit dhe se asnjë organ shtetëror nuk zgjidhet me anë të votimit nga ana e qytetarëve.  Diktatura është formë e qeverisjes së pakicës (një individi) e cili ka ardhur në pushtet në mënyrë të kundërligjshme (nëpërmjet dhunës) dhe që karakterizohet nga vrazhdësia dhe përdorimi i dhunës.  Aristokracia është formë e qeverisjes së pakicës (një shtrese të caktuar të njerëzve) të cilët konsiderohen të veçantë nga të tjerët në bazë të gjakut.  Oligarkia është formë e qeverisjes ku pushtetin shtetëror e ushtrojnë vetëm të pasurit, pra sipas kriterit të pasurisë. FORMAT E RREGULLIMIT SHTETËROR Ligjërata VII: 1. Nocioni  Rregullimi Shtetëror është parimi sipas të cilit janë të rregulluara raportet mes organeve qendrore dhe organeve joqendrore të pushtetit shtetëror.  çdo Organizatë Shtetërore ka organet e veta qendrore dhe joqendrore.  Organet Qendrore kanë shtrirje në tërë territorin e shtetit dhe vendimet e tyre janë të detyrueshme për të gjithë qytetarët e shtetit, ndërsa organet joqendrore variojnë sipas përbërjes së shtetit (Shtet i Thjeshtë apo i Përbërë) dhe kanë pushtet vetëm mbi një pjesë të qytetarëve dhe/ose territorit.  Organet Joqendrore përcaktohen sipas tri kritereve kryesore:  a) Territorial – për qytetarët dhe grupet e një territori të caktuar brenda shtetit;  b) Personal – për grupet me veçori të njëjta si fetare, profesionale, etj.; dhe  c) Real – sipas ushtrimit të autorizimeve përkatëse.
  • 21.  Raportet ndërmjet organeve qendrore dhe joqendrore përcaktojnë formën e rregullimit shtetëror. Në qoftë se ky raport është i decentralizuar juridikisht (kur organet joqendrore kanë pavarësi juridike nga organet qendrore), kemi të bëjmë me Shtetin e Përbërë, dhe në qoftë se ky raport është i centralizuar (kur organet joqendrore nuk kanë pavarësi juridike, pra varen krejtësisht nga organet qendrore), kemi të bëjmë me Shtetin e Thjeshtë. 1. SHTETI I PËRBËRË  Shteti i Përbërë është një nga trajtat e rregullimit shtetëror në të cilën pjesët përbërëse (organet joqendrore) gëzojnë pavarësi juridike nga tërësia (organet qendrore).  Organet joqendrore në pjesën e territorit të tyre (lande, kantone, republika) janë organe të larta.  Varësisht nga rregullimi juridiko-kushtetues, ‘shtetet’ si njësi të pavarura brenda Shtetit të Përbërë, mund të kenë lidhje të forta ose lidhje të buta me organet qendrore.  Lidhjet e Forta nënkuptojnë rregullimin e tillë që ‘shtetet’ anëtare të Shtetit të Përbërë dorëzojnë numër të madh të kompetencave në organet qendrore, duke humbur tiparet e tyre shtetëror.  Lidhjet e Buta nënkuptojnë rregullimin e tillë që ‘shtetet’ anëtare të Shtetit të Përbërë dorëzojnë vetëm autorizimet shtetërore (Politikën e Jashtme dhe Forcat e Armatosura) në organet qendrore, duke ruajtur pavarësi të gjerë nga organet qendrore. FORMAT E RREGULLIMIT SHTETËROR  Sipas shkallës së këtyre lidhjeve (të forta apo të buta) Shtetet e Përbëra mund të jenë: a) Konfederata,  b) Federata, dhe  c) Unionet (Personale dhe Reale)  Disa autorë në Teorinë e Shtetit dhe së Drejtës përfshijnë edhe Protektoratin si trajtë e shtetit të përbërë (Dr. Berislav Peric nga Universiteti i Zagrebit).  1.1. Konfederata  Konfederata është trajtë e shtetit të përbërë e cila krijohet me marrëveshje ndërkombëtare mes shteteve që dëshirojnë të vendosin marrëdhënie më të ngushta duke krijuar organe të përbashkëta në fusha të caktuara.  Kjo lidhje e shteteve zakonisht bëhet me anë të një kontrate e cila parasheh autorizimet e caktuara të qendrës, por duke ruajtur të drejtën e shteteve anëtare që ta braktisin në çdo kohë. FORMAT E RREGULLIMIT SHTETËROR  Në sistemin bashkëkohor ndërkombëtar Konfederata nuk ekziston më.  Gjatë historisë kanë ekzistuar disa bashkësi shtetesh të organizuara në konfederata si Lidhja Gjermane (1814-1866), Konfederata e Shteteve Amerikane (1861-1865), etj. Zvicra paraqet
  • 22. rastin e shtetit më të përafërt konfederal, por nga viti 1848 edhe ky shtet ka forcuar lidhjet ndërmjet qendrës e kantonese duke funksionuar si federatë.  Konfederata është trajtë e lidhjes së shteteve me organe të përbashkëta në fusha specifike (kryesisht në Politikë të Jashtme dhe Forcat e Armatosura), të cilat marrin vendime njëzëri, mirëpo nuk e kanë forcën detyruese për shtetet anëtare.  Konfederata nuk është organizim i ri shtetëror, prandaj nuk është as shtet i ri. Duke qenë thjesht raport kontraktues mes shteteve sovrane, ka studies të cilët nuk e konsiderojnë fare Shtet të Përbërë. FORMAT E RREGULLIMIT SHTETËROR  1.2. Federata  Federata është bashkim i dy apo më shumë shteteve në një shtet të përbërë, me organe qendrore të cilat bartin edhe sovranitetin shtetëror. Vendimet e organeve qendrore janë obligative për të gjitha shtetet anëtare, pavarësisht nëse pajtohen apo jo.  Organet qendrore kanë autorizime kapitale në nivel të federatës, si për Politikën e Jashtme, Politikën e Mbrojtjes dhe Politikën Monetare.  Karakteristikë e shteteve federale është se në marrëdhëniet ndërkombëtare ato paraqiten si një shtet, pra si shtet unitar.  Ndërkaq, kompetencat për çështje të tjera shtetërore përcaktohet me rregullimin juridiko-kushtetues të federatës. Pra, mund të centralizohen edhe çështje të tjera si Pushteti Legjislativ (në Shtetet Federale organi legjislativ është i përbërë nga dy dhoma: Kongresi në SHBA – Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, Parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar – Dhoma e Lordëve dhe Dhoma e Komunave, etj.) dhe ai Gjyqësor, por ato edhe mund t’u lihen në kompetencë FORMAT E RREGULLIMIT SHTETËROR  1.3. Unioni  Unionet janë trajtë e rregullimit shtetëror që krijohen nga bashkimi i disa shteteve.  Unionet mund të jenë reale dhe personale.  Unioni real është shteti i përbërë që krijohet nga disa shtete individuale të cilat kanë një qeveri qendrore dhe që në marrëdhëniet ndërkombëtare paraqitet si një i vetëm.  Një rast tipik është Unioni Serbi-Mal i Zi i krijuar në vitin 2003. Sipas marrëveshjes, Serbia dhe Mali i Zi kishin bashkuar vetëm disa segmente shtetërore siç ishte Politika e Mbrojtjes. Pas tri vjetësh, më 21 maj 2006, referendumi malazez për Pavarësi fitoi me 55 përqind të votave dhe kështu mori fund edhe marrëveshja e tyre për unionin.  Pra, unioni real krijohet me kontratë ndërkombëtare sipas të cilës shtetet konstituive merren vesh për çështjet konkrete që i delegojnë në qeverinë qendrore, ndërsa vazhdojnë të ushtrojnë në mënyrë të pavarur funksionet e tjera shtetërore si ato legjislative, administrative apo gjyqësore. FORMAT E RREGULLIMIT SHTETËROR
  • 23.  Unioni Personal është bashkimi i dy e më shumë shteteve individuale që kanë të njëjtin shef të shtetit – monarkun, por ku legjislacioni, kufijtë dhe interesat vazhdojnë të jenë të ndara.  Pra, shtetet që janë të bashkuara në një union personal janë subjekte të së drejtës ndërkombëtare dhe plotësisht të pavarur në ushtrimin e pushtetit shtetëror brenda territoreve të tyre.  Megjithëse nuk është kategorizuar si union personal, Komonvelti (Commonëealth Realms) paraqet rastin bashkëkohor të kësaj forme të rregullimit shtetëror me Mbretëreshën Elizabeta II në krye të 16 shteteve të pavarura.  1.4. Protektorati  Protektorati nuk është trajtë tipike e rregullimit shtetëror. Ajo paraqet rastin kur një organizatë shtetërore vihet nën ombrellën apo administrimin e përkohshëm të një shteti tjetër më të fortë i cili e merr në mbrojtje, apo të OKB-së.  Kosova nuk paraqet një rast tipik të protektoratit, pasi nuk ka qenë shtet i pavarur para 10 Qershorit 1999 kur është vendosur nën administrim të përkohshëm të OKB-së.  Me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kosova është vendosur nën administrim të përkohshëm të një misioni civil ndërkombëtar me akronimin UNMIK. 2. SHTETI I THJESHTË  Shteti i Thjeshtë është një nga trajtat e rregullimit shtetëror në të cilën pjesët përbërëse (organet joqendrore) nuk gëzojnë pavarësi nga tërësia (organet qendrore).  Njësitë territoriale në shtetin e thjeshtë, sado që mund të kenë kompetenca (më shumë ose më pak) në ushtrimin e pushtetit lokal, ato nuk mund të kenë elemente të shtetësisë.  Në rastin kur organet joqendrore nuk kanë fare të drejta kemi të bëjmë me shtetin e entralizuar.  Në rastin kur organet joqendrore kanë disa të drejta kemi të bëjmë me shtetin e decentralizuar.  Sistemi i centralizuar është sistem më i thjeshtë dhe më efikas, sepse organet qendrore janë vendimmarrëse, ndërsa organet e tjera vetëm i zbatojnë ato.  Në sistemin e centralizuar vjen në shprehje Parimi i Oportunitetit (e drejta e organeve qendrore për të anuluar, refuzuar dhe ndryshuar aktet apo vendimet e organeve joqendrore, pavarësisht ligjshmërisë së tyre).  Sistemi i decentralizuar është sistemi në të cilin organet qendrore bartin disa kompetenca tek organet joqendrore.  Decentralizimi mund të jetë:  a) Territorial (organet joqendrore janë plotësisht të pavarura në ushtrimin e kompetencave brenda territorit të caktuar);  b) Personal (bartja e kompetencave të caktuara në organizata anëtarët e të cilave kanë veçori të njëjta si Sindikatat, Shoqatat, etj.);  c) Real (që nënkupton ushtrimin e punëve të njëjta shtetërore si - komunikacioni, shëndetësia, kultura, etj. - nga disa organizata.  Në sistemin e decentralizuar vjen në shprehje Parimi i Ligjshmërisë (që nënkupton
  • 24. se të drejtat dhe përgjegjësitë e organeve joqendrore janë të caktuara me akte juridike, prandaj veprimet dhe vendimet e tyre nuk mund të anulohen apo ndryshohen nga organet qendrore). FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR Ligjërata VIII: 1. Nocioni Pushteti Shtetëror nënkupton raportin detyrues të shtetit me qytetarët,përkatësisht kapacitetin e shtetit për të ndikuar dhe kontrolluar sjelljen e qytetarëve. Ky pushtet ushtrohet nëpërmjet organeve (të pushtetit shtetëror) dhe ndahet në: a) Legjislativ, b) Ekzekutiv, dhe c) Gjyqësor Organet ligjvënëse janë më të rëndësishmet në çdo shtet, janë organe kolegjiale, përfaqësojnë vullnetin politik të popullit dhe mbikëqyrin punën e organeve të tjera. Varësisht nga organizimi shtetëror, ato mund të jenë; Një Dhomëshe dhe Dy Dhomëshe. Organet ekzekutive (të cilat mbikëqyrin dhe drejtojnë edhe organet administrative) janë ato që sigurojnë përmbarimin e ligjeve dhe akteve të tjera,funksionet e të cilave realizohen nga Shefi i Shtetit, përkatësisht Qeveria. Pra, janë organe individuale dhe kolegjiale. Organet gjyqësore – gjykatat janë ato që merren me ndarjen e drejtësisë në rastet e kontesteve të ndryshme dhe shkeljeve të rendit juridik në një shtet. Ato mund të jenë: Gjykata të rregullta, dhe Gjykata Speciale Për diskutim: Rasti i Gjykatës Speciale për trajtimin e pretendimeve lidhur me krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, të kryera nga ana e pjesëtarëve të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës gjatë periudhës 1999-2000. Tërësia e organeve të pushtetit shtetëror, varësisht nga forma e rregullimit të shtetit, funksionon sipas dy parimeve: 1) Parimit të ndarjes së pushtetit shtetëror, dhe 2) Parimi i unitetit të pushtetit shtetëror 1. Parimi i ndarjes së pushtetit shtetëror nënkupton ‘pavarësinë’ e organeve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në ushtrimin e funksioneve të tyre. Ideja për ndarjen e pushteteve është inicuar nga filozofi anglez Gjon Loku në shekullin XVII dhe është përpunuar si parim juridik nga filozofi e juristi francez Monteskie në shekullin XVIII, në veprën “Mbi frymën e ligjit”. Qëllimi i këtij parimi është pamundësimi i keqpërdorimit të pushtetit, përkatësisht mbrojtja e qytetarëve nga arbitrariteti i organeve shtetërore. Monteskie: “Pushteti ta ndalë pushtetin”. Sipas parimit të ndarjes së pushteteve ekzistojnë tri sisteme qeverisëse (forma të qeverisjes): a) Presidencial b) Parlamentar, dhe c) I Përzier (gjysmë parlamentar ose gjysmë presidencial)
  • 25. 1.1. SistemiPresidencial Sistemi Presidencial është formë e qeverisjes që zbaton parimin e ndarjes së pushteteve, por ku pushteti shtetëror është më i koncentruar në duart e Presidentit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqesin modelin tipik të sistemit presidencial. Në këtë sistem, Presidenti është bartës i pushtetit ekzekutiv dhe me rol të rëndësishëm edhe në punën e egjislativit dhe gjyqësorit. Kompetencat dhe përgjegjësitë e Presidentit në SHBA reflektojnë përqendrimin e pushtetit shtetëror në SHTëPINë E BARDHë, prandaj edhe quhet system presidencial. Që në vitin 1787 me Kushtetutën e SHBA-ve është përcaktuar parimi i ndarjes së pushtetit mes ekzekutivit (Presidenti), legjislativit (Kongresi) dhe gjyqësorit (Gjykata Supreme).  Në sistemin presidencial, Shefi i Shtetit (Presidenti) zgjedhet me votim të drejtpërdrejtë nga qytetarët, për mandat të caktuar kohor (zakonisht 4 vjeçar) dhe me mundësi të rizgjedhjes vetëm edhe për një herë.  Në sistemin politik të SHBA-ve, përveç Shef i Shtetit dhe Komandant Suprem i forcave të armatosura, Presidenti është edhe shef i qeverisë, emëron dhe shkarkon ministrat (sekretarët), si dhe ka rol të rëndësishëm në pushtetin gjyqësor duke emëruar (pas marrjes së pëlqimit nga Senati) gjyqtarët e Gjykatës Supreme.  FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR  Gjykata Supreme është instanca më e lartë e gjyqësorit në SHBA, e cila mund të ‘përzihet’ në punët e legjislativit duke penguar zbatimin e akteve që janë në kundërshtim me Kushtetutën. Pra, Gjykata Supreme ushtron ‘kontrollin e kushtetutshmërisë’, përbëhet nga 9 gjyqëtarë të cilët emërohen nga Presidenti, me mandat të pakufizuar kohor.  Presidenti në SHBA ka gjithashtu rol legjislativ të cilin e realizon nëpërmjet ‘iniciativave ligjore’ dhe asaj që quhet ‘veto pezulluese’.  Vetoja pezulluese: E drejta e Presidentit Amerikan për të penguar vërtetimin dhe ekzekutimin e ligjeve të miratuara nga Kongresi, duke mos i nënshkruar ose kthyer për rishqyrtim. Në qoftë se Kongresi të njëjtin projektligj e miraton me 2/3 e votave, atëherë ligji hyn në fuqi pavarësisht vullnetit të Presidentit.  FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR  Kongresi në SHBA është bartës i pushtetit legjislativ i cili përbëhet nga dy dhoma: Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.  1.2. Sistemi Parlamentar  Sistemi Parlamentar është formë e qeverisjes që zbaton parimin e ndarjes së pushteteve, por ku pushteti shtetëror është më i koncentruar te Parlamenti si organ legjislativ.  Mbretëria e Bashkuar paraqet modelin tipik të sistemit parlamentar.
  • 26.  Ky sistem ka lindur në Angli si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme politike në këtë vend për zvogëlimin dhe dobësimin e pushtetit të monarkut.  Në këtë sistem, Parlamenti është bartës i pushtetit legjislativ dhe me rol të rëndësishëm edhe në punën e ekzekutivit. FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR  Karakteristikë e sistemit parlamentar është pushteti tejet i dobësuar i shefit të shtetit (Mbretit, Presidentit).  Në sistemin anglez, Parlamenti, përveç pushtetit legjislativ, merr pjesë edhe në pushtetin ekzekutiv përmes kontrollit mbi punën e Qeverisë si organ kolektiv, por edhe të ministrave veç e veç. Pra, Parlamenti britanik ka kompetencë edhe të shkarkimit të ministrave të caktuar, duke siguruar kështu epërsi ndaj organeve të tjera.  Në anën tjetër, Qeveria, përveç se është bartëse e pushtetit ekzekutiv, ajo merr pjesë edhe në pushtetin legjislativ përmes hartimit të ligjeve që procedon në Parlament, dhe përmes nxjerrjes së dekret ligjeve (dekreteve me fuqi ligjore) të cilat i miraton vetë.  Karakteristikë tjetër e sistemit parlamentar është baraspesha apo balancimi në ushtrimin e pushtetit shtetëror ndërmjet organit legjislativ – Parlamentit dhe organit ekzekutiv – Qeverisë. FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR  Në bazë të Kushtetutës si akti më i lartë juridik dhe politik, Republika e Kosovës është shtet demokratik që zbaton parimin e ndarjes së pushteteve.  Neni 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]  1. Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre, sikurse është përcaktuar me këtë Kushtetutë.  2. Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ.  3. Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit…  4. Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.  5. Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat.  6. Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.  7. Republika e Kosovës ka institucionet e veta për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të integritetit territorial, rendit dhe qetësisë publike, të cilat funksionojnë nën autoritetin kushtetues të FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR  1.3. Sistemi i Përzier  Sistemi i Përzier është formë e qeverisjes që zbaton parimin e ndarjes së pushteteve, por ku janë të përziera elemente të sistemit presidencial dhe atij parlamentar.
  • 27.  Kur pushteti shtetëror është më i përqendruar tek organi ekzekutiv - shefi i shtetit, dhe më pak tek organi legjislativ - Parlamenti, kemi të bëjmë me sistem gjysmë presidencial.  Kur pushteti shtetëror është më i përqendruar tek organi legjislativ dhe më pak tek ai ekzekutiv – shefi i shtetit, kemi të bëjmë me sistem gjysmë parlamentar.  Në sistemin e përzier, Qeveria si organ ekzekutiv është më e pavarur nga Parlamenti, por më e varur nga shefi i shtetit, i cili edhe në këtë sistem zgjedhet me votim të drejtpërdrejtë nga qytetarët. FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR  2. Parimi i unitetit të pushtetit shtetëror nënkupton ‘varësinë’ e organeve ekzekutive dhe gjyqësore nga organi përfaqësues dhe legjislativ – Kuvendi, i cili nëpërmjet akteve të veta juridike ua cakton fushëveprimin dhe kompetencat organeve të tjera.  Aplikimi i këtij parimi në shtetet demokratike mund të bëhet në dy mënyra:  a) Sistemi i Konventës, dhe b) Sistemi i Kuvendit  a) Sistemi i Konventës  Zvicra është shteti që ka aplikuar në formën më të plotë këtë sistem. Parlamenti i dalë nga votat e qytetarëve e ushtron pushtetin legjislativ, por edhe atë ekzekutiv përmes organit të veçantë - Këshillit Kombëtar. Këshilli përbëhet nga përfaqësuesit e kantoneve dhe secili anëtar e ushëheq atë në bazë të ‘rrotacionit’ me mandat një vjeçar, duke fuzionuar në këtë post edhe shefin e shtetit njëkohësisht. Pra, në këtë sistem nuk ekziston shefi i shtetit. FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR  b) Sistemi i Kuvendit  Ky sistem nuk aplikohet më, por ai është aplikuar në ish Federatën Jugosllave. Sipas këtij sistemi, Kuvendi si organi më i lartë ligjdhënës dhe përfaqësues zgjedh ose emëron organet e tjera ekzekutive dhe gjyqësore. Pushtetin ekzekutiv e ka ushtruar Kryesia e ish-Jugosllavisë, e cila përbëhej nga një përfaqësues prej secilës republikë. Me Kushtetutën e vitit 1974, anëtarë të rregullt në kryesinë e ishJugosllavisë dërgonin edhe dy krahinat autonome – Kosova dhe Vojvodina. Kryetar i Kryesisë me mandat jetësor ka qenë Josip Broz Tito, kurse pas vdekjes së tij më 1980, Kryesia ka aplikuar parimin e ‘rrotacionit’ me mandat një vjeçar. TEORITË MBI TË DREJTËN Ligjërata IX: TEORITË MBI TË DREJTËN 1. Shqyrtime të Përgjithshme  E Drejta Natyrore nënkupton rregullat dhe parimet që nuk i përkasin të drejtës pozitive, por që ndikojnë mbi të, është e drejtë më e lartë se e Drejta që kanë krijuar njerëzit dhe ka origjinë hyjnore, ose buron nga natyra, përkatësisht nga rendi i përcaktuar i saj.  Ideja për të drejtën natyrore është paraqitur në shekullin V p.e.s.
  • 28.  Sofistët: Rendi shoqëror nuk është i përkryer sepse ai është vepër e njeriut i cili mbron interesat e veta. Përmbajtja e të drejtave natyrore bazohet në lirinë dhe barazinë e njerëzve, kurse Shteti është rezultat I Kontratës Shoqërore.  Stoikët: Natyra duhet të merret si udhërrëfyese… E drejta natyrore është e drejtë e vërtetë e përhershme dhe e pandryshuar. TEORITË MBI TË DREJTËN  Periudha më stagnuese e zhvillimit të së Drejtës është Mesjeta. Ajo karakterizohet me luftën ndërmjet pushtetit laik dhe atij fetar në organizatën shtetërore, gjatë së cilës kisha e ka përdorur të drejtën natyrore si argument kundër pushtetit absolut të monarkut, por edhe e ka trajtuar atë si ‘vullnet’ të Zotit, kur i duhej për ruajtjen e pushtetit të saj shtetëror (periudha e Inkuizicionit).  “Secili që përpiqet të interpretojë një pamje personale të Perëndisë dhe që bie ndesh me dogmën e Kishës, duhet të digjet pa mëshirë.“ Papa Inocenti III  Inkuizicioni ishte Gjykatë Kishtare dhe proces i themeluar nga Kisha Katolike me qëllim të zbulimit dhe ndëshkimit të herezisë, i cili ushtroi pushtet brutal dhe çnjerëzor në kohërat e Mesjetës dhe në fillimet e Kohës Moderne. Funksioni i inkuizicionit akumulohej kryesisht në shtypjen e të gjitha të drejtave të heretikëve, duke i privuar ata nga shtresa shoqërore, prona dhe pasuritë e tyre, të cilat bëheshin pjesë e pronësisë së Kishës. TEORITË MBI TË DREJTËN  Me paraqitjen e Shtetit dhe të Drejtës borgjeze, kur kemi edhe ngritjen e shtresës qytetare si rezultat i zhvillimit ekonomik (shekujt XVII dhe XVIII), fillon edhe riafirmimi i të drejtës natyrore.  Racionalizmi ishte lëvizje e re ideologjike e cila vuri në rend të parë autoritetin e ri – arsyen e njeriut, pra ishte kritikë e hapur kundër dogmatizmit fetar.  2. SHKOLLA E TË DREJTËS NATYRORE  Themelues I kësaj shkolle: Hygo Groci (Hugos Grotius) 1583-1645)  E Drejta Natyrore është ajo të cilën e urdhëron arsyeja e shëndoshë e njeriut, prandaj është e pranueshme për të gjithë njerëzit. Normat e së drejtës natyrore janë absolute, pasi ato janë të pavarura nga vullneti i Zotit.  Zoti nuk mund të bëjë që 2 plus 2 të mos bëjnë 4. TEORITË MBI TË DREJTËN  Në veprën “De iure belli ac pacis” (1625) Groci ka tentuar të gjejë sistemin absolut të racionalitetit të shoqërisë njerëzore, të cilin do ta respektonin të gjithë.  Groci: “Rregullat që do të mund ta sillnin paqen midis popujve janë ato të së drejtës natyrore, sepse ato janë shprehje e arsyes dhe veseve sociale të njeriut”.  3. SHKOLLA HISTORIKE E SË DREJTËS  Lajbnici (Gottfried Leibniz) 1646-1716  Ne veprën e tij “Metoda e re se si duhet të studiohet dhe mësohet shkenca juridike”, Lajbnici është angazhuar për thellimin e studimeve historike:
  • 29.  “E tashmja është përplot me të kaluarën dhe e ngarkuar me të ardhmen”  Lajbnici shënoi hap të rëndësishëm në studimin e së drejtës me elementin historik. TEORITË MBI TË DREJTËN  Monteskie (Montesquieu) 1689-1785  Përveç të drejtës civile ekziston edhe e drejta natyrore, por që të dyja I nënshtrohen “mendjes universale”. Kjo mendje paraqitet në forma të ndryshme varësisht nga veçoritë e vendeve dhe popujve të ndryshme gjatë historisë së zhvillimit të tyre.  Monteskie: “Ligjet janë vetëm shprehje e frymës popullore. Institucionet juridike të një populli s’mund të zbatohen te popujt e tjerë”.  Mbi bazën teorike të Lajbnicit dhe Monteskiesë është zhvilluar më vonë në rrethanat konkrete të Gjermanisë Shkolla Historike e së Drejtës, e cila vjen si reagim ndaj Shkollës së të Drejtës Natyrore të Grocit. TEORITË MBI TË DREJTËN  Savinji (Friedrich Savigny) 1779-1861  Savinji kundërshtonte kodifikimin e së drejtës gjermane sepse “Gjermania ishte në fazën e parë të së drejtës, kurse kodifikimi paraqet fazën e fundit”.  Sipas tij, ekzistojnë këto faza të zhvillimit të së drejtës:  a) faza e të drejtës zakonore,  b) faza e të drejtës shkencore, dhe  c) faza e kodifikimit  4. TEORIA SOCIOLOGJIKE  Një teori tjetër që mëton shpjegimin e së drejtës është edhe Teoria Sociologjike apo Teoria e Solidaritetit e Leon Digit (Leon Duguit) 1859-1928. TEORITË MBI TË DREJTËN  Teoria e Solidaritetit është drejtim filozofik sipas të cilit e drejta është produkt i shoqërisë, përkatësisht solidaritetit të njerëzve për të mirën e përgjithshme.  Pikënisjen e ka te Teoria Organike (Biologji) sipas të cilës asnjë organ i trupit të njeriut s’mund të funksionojë si i vetëm. Prandaj, edhe mbijetesa e njeriut jashtë shoqërisë nuk është e mundur (unus homo – nullus homo).  Në veprën e tij “Traktat mbi të Drejtën Kushtetuese”, Digi thotë se bindja apo vetëdija është burim i së drejtës dhe këtë vetëdije e përcaktojnë dy elementë:  a) ndjeshmëria shoqërore, dhe b) ndjeshmëria për drejtësi TEORITË MBI TË DREJTËN  5. TEORIA DOGMATIKE – NORMATIVE  Dogmatizmi si drejtim është shfaqur në Romën e Vjetër, në kohën e zhvillimit të mendimit për teorinë e së drejtës natyrore.  Sipas Teorisë Dogmatike, e drejta është tërësi normash dhe e rëndësishme është vetëm përmbajtja e tyre, e jo rrethanat që kanë ndikuar në krijimin e saj. Prandaj, ajo as që mund të quhet teori, pasi nuk ka ndonjë ndikim në zhvillimin e mendimit
  • 30. shkencor mbi të drejtën, por është pikëpamje iniciale për Teorinë Normative.  Teoria Normative bashkëkohore është Teoria e Mirëfilltë Juridike apo Teoria e pastër e së Drejtës e Hans Kelzenit.  Teoria e pastër e së drejtës e koncepton të drejtën si tërësi e normave si element i vetëm prej të cilave është e përbërë struktura e së drejtës. TEORITË MBI TË DREJTËN  Sipas Kelzenit, njohjet juridike mund të ngriten në nivel shkencor vetëm nëse ‘pastrohen’ nga elementët e sociologjisë dhe aksiologjisë (vlerësimit filozofik).  “Vetëm ajo që është në të drejtën pozitive – në norma juridike – mund të jetë objekt i teorisë së pastër juridike. Kjo në fakt është gjeometria e normave juridike. çdo gjë tjetër është e drejtë meta-juridike, pra s’është shkencë”.  Në veprën “Teoria e Përgjithshme e Shtetit dhe së Drejtës”, Kelzeni ka analizuar tre faktorë që përbëjnë bazën e filozofisë së tij:  a) Dualizmi (natyra-shoqëria, shkencat natyrore-shkencat shoqërore, kauzaliteti natyror-kauzaliteti juridik),  b) Nocioni i Njohjes, dhe  c) Nocioni i Njohjes Juridike (çka duhet të arrijë teoria e së drejtës) TEORITË MBI TË DREJTËN  Kelzeni ka bërë gjithashtu ndarjen e nocionit ‘e drejta’ me nocionin ‘drejtësi’, sepse drejtësia është element irracional i ndërgjegjës së njerëzve, ideal që mund të lidhet me regjimin politik, me lirinë e të mënduarit, etj.  “E Drejta është rend i sjelljeve njerëzore.  E drejta është rend i dhunshëm, sepse shërbehet me sanksione.  Shteti është vetë rendi normativ.  Shteti nuk është dhunë që qëndron pas të drejtës, por dhuna shtetërore është forca e së drejtës”.  Hans Kelzen: General Theory of State and Laë RENDI JURIDIK Ligjërata X: RENDI JURIDIK 1. Nocioni  Rendi Juridik është sistemi i harmonizuar i normave juridike që rregullon sjelljen e njerëzve në shoqëri.  Në Teorinë e së Drejtës ekzistojnë dy pikëpamje sa i përket Rendit Juridik:  a) Pikëpamja Normativiste - sipas të cilës e drejta përbëhet prej normave që i krijon pushteti shtetëror, pra burim i së drejtës është norma - normativistët, dhe  b) Pikëpamja Sociologjike - sipas të cilës e drejta nuk përbëhet nga normat që i krijon shteti, por ajo paraqet sistemin e raporteve shoqërore – sociologët.  Rendi Juridik ka dy lemente kryesore:  a) Elementi normativ (i cili përbëhet nga normat), dhe  b) Elementi faktik (i cili përbëhet nga sjelljet sipas normave)
  • 31. RENDI JURIDIK  NORMA JURIDIKE është rregull e sanksionuar me anë të së cilës rregullohet sjellja e individëve në shoqëri.  Norma Juridike është atomi i së Drejtës; është elementi i fundit i së Drejtës i cili s’mund të ndahet edhe më tutje.  Karakteristikat kryesore të Normës Juridike janë:  a) Lidhmëria e saj me subjektin autoritar (shtetin), dhe  a) Efikasiteti i saj  Normat Juridike ndahen në:  a) Norma kushtëzuese dhe norma jokushtëzuese  b) Norma të përgjithshme dhe norma të veçanta RENDI JURIDIK  Norma e Përgjithshme Juridike është rregull që u adresohet të gjithë qytetarëve në territorin e shtetit. Pra, Norma e Përgjithshme përfshin ‘detyrimin’ që të gjithë qytetarët t’i përmbahen asaj.  Për shembull: “Vrasja është vepër e rëndë penale”, ose “Të gjithë qytetarët duhet të paguajnë tatim”.  Norma e Veçantë Juridike është rregull që u adresohet grupeve të veçanta në shoqëri, pra jo të gjithë qytetarëve. Norma e Veçantë përfshin kategori të caktuara të shoqërisë, mirëpo ka autorë që mendojnë edhe se Norma e Veçantë rregullon vetëm një rast konkret. RENDI JURIDIK  Norma Kushtëzuese janë ato që përcaktojnë situatat (duhet të plotësohet kushti) të cilat mund të ndodhin, pra të cilat ligjvënësi parasheh se mund të ndodhin duke pasur parasysh rrethanat në të cilat zhvillohen raportet shoqërore.  Për shembull: Të gjithë meshkujt e moshës madhore duhet të kryejnë shërbimin ushtarak.  Norma Jokushtëzuese (Norma Konkrete) janë normat që krijohen për rastet ekzistuese, rastet konkrete dhe si të tilla janë të domosdoshme për rendin juridik. RENDI JURIDIK  2. Vlefshmëria territoriale (hapësinore) e normës jurdike  Vlefshmëria territoriale (hapësinore) e normës juridike përcaktohet sipas:  a) Parimit Territorial - që nënkupton validitetin e normave juridike për një territor të caktuar, varësisht nga forma e rregullimit shtetëror (kemi të bëjmë me shtet unitar apo të përbërë) apo nga shkalla e decentralizimit, kur një normë vlen për një njësi federale (jo për tërë territorin e shtetit), apo një rajon të caktuar), dhe  b) Parimit Personal - që nënkupton validitetin e normave juridike për një kategori të caktuar të individëve pavarësisht nëse ata janë brenda apo jashtë territorit të shtetit (rasti i personelit diplomatik). RENDI JURIDIK
  • 32.  3. Vlefshmëria kohore e normave juridike  Për vlefshmërinë e normës juridike janë të rëndësishme dy momente:  a) Prej cilës kohë vlen norma juridike – norma juridike fillon të jetë e detyrueshme prej momentit të hyrjes në fuqi. Me qëllim të njohjes së qytetarëve me normën juridike, ligjvënësi zakonisht cakton afatin nga momenti i krijimit të normës deri te hyrja e saj në fuqi, afat i cili quhet vocatio legis.  b) Deri kur vlen norma juridike – momenti i shuarjes është më e vështirë të përcaktohet, përveç rasteve kur është i përcaktuar në mënyrë shprehimore në ligj.  Përshembull: Ligji hyn në fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare. RENDI JURIDIK  Ekzistojnë dy mënyra të pushimit të normës juridike:  a) Mënyra shprehimore – është e thjeshtë dhe nënkupton normën apo aktin i cili do të pushojë të jetë i vlefshëm nga një datë e caktuar (P.sh. “ky ligj do të jetë në fuqi deri më 1 janar 2015”) ose nga nxjerrja e një norme të re (P.sh. “me hyrjen në fuqi të këtij ligji pushon validiteti i ligjit X”). Kjo mënyrë e shfuqizimit të normave juridike quhet abrogim.  b) Mënyra e heshtur – është më e komplikuar dhe nënkupton normën apo aktin i cili pushon të i vlefshëm pas hyrjes në fuqi të aktit të ri me të cilin rregullohen ndryshe rastet shoqërore. Në këtë rast vlen ligji i ri sipas parimit “lex posteriori derogat legi priori”. Kjo mënyrë e shfuqizimit quhet derogim.  RENDI JURIDIK  4. Fuqia prapavepruese (retroaktive) e normave juridike  Si rregull, normat juridike vlejnë vetëm për rastet që ndodhin apo marrëdhëniet që shfaqen pas hyrjes në fuqi të tyre.  “Askush nuk mund të dënohet sipas një ligji ex post facto” Kushtetuta e SHBA, Neni 1, Pjesa 3, Pika 3  “Të drejtat e fituara” nënkuptojnë rregullën favorizuese për palën e dëmtuar e cila nuk lejon që rastet e zgjidhura një herë të rigjykohen, në qoftë se norma e re parasheh dënim më të rëndë për veprimin apo mosveprimin e caktuar.  Fuqia retroaktive e ligjeve nuk aplikohet në shumë degë të së drejtës, kurse në të drejtën penale ajo gjen zbatim vetëm në kuptimin favorizues për të dënuarin. RENDI JURIDIK  5. Struktura e normës juridike  Me qëllim të rregullimit të sjelljes së njerëzve në shoqëri, Norma Juridike ka dy lementë kryesorë: Dispozicionin dhe Sanksionin  5.1. Dispozicioni  është pjesa parësore dhe më e rëndësishme e normës juridike që përmban kërkesën sipas të cilës qytetarët duhet të sillen.
  • 33.  Hipoteza e Dispozicionit pjesa e normës së përgjithshme e cila parasheh dhe përshkruan situatat nga të cilat varet dispozicioni. (P.sh. Norma “nëse qytetari ka pasuri të patundshme…” është pjesa jojuridike e normës që kushtëzon zbatimin e dispozicionit që në këtë rast është: “…duhet të paguajë tatim”.  Sipas kriterit të rëndësisë së raporteve shoqërore, Dispozicionet janë: Urdhëruese, Ndaluese dhe Autorizuese (Lejuese). RENDI JURIDIK  Dispozicionet Urdhëruese – rregullat që përcaktojnë në formë urdhëruese sjelljen aktive të qytetarëve: “qytetarët janë të obliguar….”  Dispozicionet Ndaluese – rregullat që ndalojnë veprimet e caktuara të qytetarëve: “ndalohet….”  Dispozicionet Autorizuese – rregullat që përcaktojnë sjelljen e qytetarëve por as duke i ndaluar dhe as duke i urdhëruar: “secili ka të drejtë….”  Sipas kriterit të intensitetit të normave juridike, Dispozicionet janë:  a) Kategorike – rregullat që kërkojnë zbatim të saktë, të përpiktë dhe pa liri në veprim.  a) Disnjuktive - rregullat që mundësojnë sjellje më të lirë në zbatimin e tyre. RENDI JURIDIK  5.2. Sanksioni  Sanksioni është pjesë e normës juridike e cila zbatohet vetëm në rast të plotësimit të kushtit që është shkelja e dispozicionit.  Sanksioni paraqet masën e dhunës që zbatohet nga ana e organit shtetëror ndaj subjektit i cili e ka shkelur dispozicionin.  Veprimet e kundërligjshme ndahen në:  a) Shkeljet penalo-juridike (veprat penale)  b) Shkeljet civilo-juridike (shkaktimi i dëmit)  c) Shkeljet administrative (Kundërvajtja)  MARRËDHËNIET JURIDIKE Ligjërata XI: MARRËDHËNIET JURIDIKE 1. Nocioni  Marrëdhëniet Juridike janë marrëdhënie shoqërore të rregulluara me norma juridike. Ato krijohen sipas normës së përgjithshme (marrëdhëniet abstrakte juridike) dhe normës së veçantë (marrëdhëniet konkrete juridike) dhe janë pjesë e Rendit Juridik.  Karakteristikat e Marrëdhënieve juridike:  a) lishshmëria e domosdoshme e normës me marrëdhënien (nuk mund të krijohen marrëdhënie juridike nëse ato s’janë të parapara me norma juridike),  b) lidhshmëria e domosdoshme e normës së përgjithshme me normën e veçantë juridike (s’mund të krijohen marrëdhënie konkrete juridike nëse ato s’janë të
  • 34. parapara me norma të përgjithshme), dhe  c) lidhshmëria e domosdoshme e marrëdhënies abstrakte me marrëdhënien MARRËDHËNIET JURIDIKE  2. Elementet e Marrëdhënies Juridike  Sa i përket elementeve të Marrëdhënies Juridike, autorët kanë mendime të ndara:  a) Ata që mendojnë se elemente të MJ janë: Autorizimet dhe Detyrimet, dhe  b) Ata që mendojnë se elemente të MJ janë: Të Drejtat, Detyrimet, Subjektet e së Drejtës dhe Objekti i së Drejtës.  Marrëdhëniet Juridike në esencë paraqesin raportin mes të drejtave dhe detyrimeve, por mendimi i dytë është më gjithpërfshirës, sepse këto marrëdhënie nuk mund të realizohen pa subjektin e së drejtës.  2.1. Subjektet e së Drejtës  Marrëdhëniet Juridike janë shprehje e vullnetit njerëzor, prandaj njerëzit (subjektet) janë ata që në proces interaktiviteti krijojnë marrëdhënie juridike.  MARRËDHËNIET JURIDIKE  Subjekti i së Drejtës është bartës i të drejtave dhe detyrimeve sipas të drejtës pozitive.  Marrëdhëniet Juridike mund të krijohen: ndërmjet subjekteve private, subjekteve private dhe atyre juridike, shtetit dhe subjekteve private, etj.  Subjekte të së Drejtës janë: Personat Fizik dhe Personat Juridik.  a) Personat Fizik janë të gjithë njerëzit.  Për të krijuar Marrëdhënie Juridike, ata duhet të kenë Zotësi Juridike dhe Aftësi për të Vepruar.  Zotësia Juridike nënkupton njeriun si bartës të të drejtave dhe detyrimeve.  Aftësia për të Vepruar është aftësia e njeriut për të krijuar marrëdhënie juridike. MARRËDHËNIET JURIDIKE  Pra, derisa Zotësia Juridike sot fitohet me të lindur, Aftësia për të Vepruar lidhet me pjekurinë (vetëdijen) e njeriut për veprimet e tij dhe pasojat e tyre juridike.  (Për shembull: e drejta për të lidhur martesë, e drejta për patent shofer… lidhen me një moshë të caktuar – moshën madhore).  b) Personat Juridik janë të gjitha organizatat, shoqatat dhe institucionet të cilat krijohen sipas ligjit dhe janë bartës të të drejtave e detyrimeve.  Aftësia për të Vepruar e Personit Juridik ushtrohet nëpërmjet autorizimeve apo kompetencës nga Titullari.  Për shembull: Drejtori përfaqëson Shkollën X në të gjitha të drejtat dhe detyrimet.  Për nga veprimtaria që ushtrojnë, Përsonat Juridik mund të jenë: subjekte ekonomike (kapital-pronë) dhe joekonomike (humanitare). MARRËDHËNIET JURIDIKE
  • 35.  3. Autorizimi Juridik  Autorizimi Juridik është element konstituiv i Marrëdhënies Juridike që nënkupton sjelljen e caktuar (të drejtat) të subjektit që është bartës i Autorizimit.  Sjelljen e subjektit që është bartës i autorizimit janë të detyruar ta respektojnë të gjithë të tjerët, dhe atë në dy mënyra: a) me sjellje pasive, dhe b) me sjellje aktive.  Sipas interesit të caktuar, ekzistojnë dy lloje të Autorizimeve që realizojnë subjektet: Të Drejtën Subjektive dhe Kompetencën.  a) E Drejta Subjektive është tërësia e autorizimeve të individit që burojnë nga e drejta objektive (e drejta pozitive). E Drejta Subjektive ndahet në Të Drejtën Absolute (e drejta ime që me kompjuterin tim të bëjë çfarë të dua: ta fal, ta shes, ta thej…) dhe Të drejtën Relative (e drejta për t’iu përmbajtur normave dhe të drjtave absolute të subjekteve të tjera: mos vidh, mos vrit, mos fyej, mos u përziej në punët e tjetrit). MARRËDHËNIET JURIDIKE  Keqpërdorimi i të Drejtës Subjektive ndodh atëherë kur nga realizimi i të drejtës së vet, një subjekt i shkakton subjektit tjetër dëm më të madh sesa po të mos e realizonte atë të drejtë.  b) Kompetenca është ushtrim i autorizimeve të subjektit në interes të të tjerëve dhe jo në interesin e vet.  Kompetenca mund të jetë e shumëllojshme (përfaqësuese, profesionale), por në lëndën tonë është me rëndësi Kompetenca Shtetërore (nëpunësi, polici, ministri…).  Kompetenca nuk është vetëm e drejtë e ushtrimit të autorizimeve, por edhe obligim që autorizimet të ushtrohen në mënyrën e duhur (sipas interesit publik).  Kompetenca dallon nga E Drejta Subjektive edhe me ‘pavarësinë e sjelljes’. Te e Drejta Subjektive, subjekti sillet me të drejtën e vet si të dojë, kurse te Kompetenca, subjekti është i detyruar të sillet në mënyrë të përshtatshme, konform pritjeve nga të tjerët. MARRËDHËNIET JURIDIKE  Keqpërdorimi i Kompetencës (i cili në rastin e organeve zyrtare rëndom quhet ‘keqpërdorim i pozitës zyrtare’) ndodh atëherë kur autorizimin e caktuar subjekti nuk e ushtron në interes të të tjerëve por në interesin e tij të ngushtë.  Keqpërdorimi i pozitës zyrtare në shumë legjislacione është përcaktuar si vepër penale.  4. Obligimi Juridik  Obligimi Juridik është element konstituiv i Marrëdhënies Juridike që nënkupton korelacionin me Të Drejtat (autorizimin). Nuk ka të drejtë subjektive të një subjekti pa ekzistimin e Obligimit Juridik për subjektin tjetër.  Obligimet Juridike ndahen në: a) të njëanshme (kryerja e shërbimit ushtarak, etj.)