Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.

MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)

3 401 vues

Publié le

MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)

Publié dans : Formation
  • Login to see the comments

MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)

  1. 1. DR. DRITA KONXHELI PROVIME MENAXHMENTI FINANCIAR
  2. 2. DR. DRITA KONXHELI 1 1. Ecuritë e parasë nga aktivitetet operative, aktivitetet investive dhe aktivitetet e financimit pasqyrohen nëpërmjet: a) Pasqyrës së suksesit, b) Pasqyrës së rrjedhës së parasë, c) Bilancit të gjendjes d) Raporteve financiare. 2. Devijimi standard dhe variacioni i kthimit të aseteve pa risk është: a) I barabartë me 1, b) I barabartë me zero, c) Infinit (I pa kufi), d) Nuk mund të parashihet. 3. Çfarë është koeficienti β, beta? Çfarë kuptoni me koeficientin beta 0.5, 1 dhe 1.5? Koeficienti Beta mat normën e fitimit të portofolios të letrave me vlerë në lidhje me normën e fitimit të tregut. Beta është matëse e riskut sistematik (të padiversifikueshëm) të portofolios. 4. Përgjegjësi e thesarit të një firme është (rretho të saktat): a) Pagimi i dividendit, b) Menaxhimi i parasë, c) Auditimi i brendshëm, d) Lista e pagave, e) Menaxhimi i sigurimeve, f) Kontabiliteti financiar. 5. Riskun josistematik e karakterizojnë këta faktorë (rretho të saktat): a) Luhatja e normave të interesit, b) Efektet e konkurrencës së jashtme, c) Efektet e rregullativës qeveritare, d) Rënia e fuqisë blerëse e shkaktuar nga inflacioni, e) Disponimi me lëndë të parë. 6. Kostoja e kredisë afatshkurtër varet nga (rretho të saktat): a) Çmimi i produkteve në treg, b) Preferencat kohore të konsumit, c) Normat e këmbimit, d) Inflacioni.
  3. 3. DR. DRITA KONXHELI 2 7. Firma “Prishtina” ka mjete rrjedhëse në vlerë prej 4.5 milion euro. Norma rrjedhëse e likuiditetit është 1.25, ndërsa norma sipas provës acide është 0.75. Sa është niveli i detyrimeve rrjedhëse të firmës (në milion €)? Raporti rrjedhës = Mjetet rrjedhëse Detyrimet rrjedhëse Detyrimet rrjedhëse = Mjetet rrjedhëse Raporti rrjedhës = 4.5 1.25 = 𝟑. 𝟔 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧ë € 8. Kalkuloni vlerën aktuale të 1,000 € të cilat do t’i pranoni pas 8 viteve. Supozojmë se norma e interesit është 7%. PV = FVn (1 + i)n = 1000 (1 + 7 %)8 = 1000 (1 + 0.07)8 = 1000 (1.07)8 = 1000 1.718 = 𝟓𝟖𝟐 € 9. Llogaritni fondet e nevojshme shtesë për një firmë, sipas këtyre të dhënave të pasqyrave financiare, kur shfrytëzohen plotësisht kapacitetet: Shitjet vijuese 1,200,000 euro Shitjet e planifikuara me rritje prej 25% Mjetet e lidhura drejtpërsëdrejti me shitjet 2,000,000 euro Detyrimet e lidhura drejtpërsëdrejti me shitjet 400,000 euro E ardhura neto 210,000 euro Norma e mbajtjes 70% Hapi 1: S1 = S0 (1 + g) = 1200000 x (1 + 25%) = 150,0000 Hapi 2: PM = Të ardhurat neto Shitjet = 210000 1200,000 = 0.175 Hapi 3: EFN = A0 S0 x (S1 − S0) − L0 S0 x (S1 − S0) − (PM) x (S1) x (b) = 2000000 1200000 x (1500000 − 1200000) − 400000 1200000 x (1500000 − 1200000) − (0.175) x (1500000) x (0.7) = 1.66 x (300000) − 0.33 x (300000) − 183750 = 498000 − 99000 − 183750 = 𝟐𝟏𝟓. 𝟐𝟓𝟎
  4. 4. DR. DRITA KONXHELI 3 10. Kompania “Evropa” ka këtë rezultat përfundimtar për dy vitet pasuese: Viti 1 Viti 2 Qarkullimi 70,000 100,000 Kosto e shitjes 42,000 55,000 Shpenzimet e veprimtarisë 21,000 35,000 Analizoni profitin marxhinal bruto dhe profitin marxhinal neto për vitin e parë Hapi 1: Fitimi bruto = Shitjet − KMSH = 70000 − 42000 = 𝟐𝟖𝟎𝟎𝟎 Fitimi neto = Shitjet − KMSH − Shpenz. e vepr. = 70000 − 42000 − 21000 = 𝟕𝟎𝟎𝟎 Hapi 2: Profiti marxhinal bruto = Profiti bruto Shitjet = 28000 7000 = 0.4 x 100 = 𝟒𝟎 % Profiti marxhinal neto = Profiti neto Shitjet = 7000 70000 = 0.1 x 100 = 𝟏𝟎 % 11. Sa është norma efektive vjetore (EAR) e 12% e llogaritur në çdo muaj? EAR = (1 + i nominal m ) m − 1 = (1 + 12% 12 ) 12 − 1 = (1 + 1%) 12 = (1 + 0.01) 12 − 1 = (1,01) 12 − 1 = 1.126 − 1 = 0.126 = 𝟏𝟐. 𝟔%
  5. 5. DR. DRITA KONXHELI 4 1. Objektivi primar i firmës është të maksimizojë: a) Profitin, b) Vlerën e firmës (të ardhurat për një aksion), c) Satisfaksionin e rrethinës dhe etikën e biznesit, d) Çdonjërën nga këto. 2. Risku i portofolios do të ulet nëse: a) Aktivet janë të koreluara pozitivisht, b) Aktivet janë të pakoreluara, c) Aktivet janë të koreluara negativisht. 3. Trego llojet e kreditit tregtar: a) Letrat tregtare, b) Llogaritë e hapura, c) Urdhëresat akceptuese, d) Vija kreditore, e) Kambialet. 4. Lehtësia për transferimin e pasurisë, përgjegjësia e kufizuar dhe menaxhimi efikas janë karakteristika të: a) Firmave individuale, b) Ortakërive, c) Korporatave. 5. Çfarë është vlera e tanishme e 1,000 € e fituar çdo vit nga viti 1 deri në vitin e dhjetë, kur norma e pritur e kthimit të investimit është 11%? 1000 (1 + 0.901) + 1000 (1 + 0.812) + 1000 (1 + 0.731) + 1000 (1 + 0.659) + 1000 (1 + 0.593) + 1000 (1 + 0.535) + 1000 (1 + 0.482) + 1000 (1 + 0.434) + 1000 (1 + 0.391) + 1000 (1 + 0.352) + 1000 (1 + 0.317) = 1901 + 1812 + 1731 + 1659 + 1593 + 1535 + 1482 + 1434 + 1391 + 1352 + 1317 = 𝟏𝟕𝟐𝟎𝟕 6. Llogaritni se sa është norma vjetore e interesit për një kredi tregtare në vlerë prej 50,000 euro, e cila ipet me kusht3/30 net 90? ITC = ( % e zbritjes 100% − % e zbritjes ) 𝑥 ( 360 Periudha e pagesës − periudha e zbritjes ) ITC = ( 3% 100% − 3% ) x ( 360 90 − 30 ) = 0.03 0.97 x 360 60 = 0.0309 x 6 = 0.1854 = 𝟏𝟖. 𝟓𝟒%
  6. 6. DR. DRITA KONXHELI 5 7. Kompania “Alba” llogarit: a) Raportin rrjedhës të likuiditetit, b) Periudhën mesatare të arkëtimit të llogarive, c) Raportin (normën) e borxhit. a) Raporti rrjedhës i likuiditetit = 1,663 2,361 = 𝟎. 𝟕𝟎 b) Periudha mesatare e arkëtimit të llogarive = 797 14,244/360 = 797 39.56 = 𝟐𝟎. 𝟏𝟒 c) Norma e borxhit = 11,779 21,684 = 0,5432 x 100 = 𝟓𝟒 8. Nga tabela vijuese Viti Rrjedha e parasë Fakt. Diskontues 15% Vlera e tanishme 0 - 100.000 - - 100.000 1 60.000 0.870 52.2 2 80.000 1.626 130.08 3 40.000 2.283 91.32 4 30.000 2.855 85.65 Vlera aktuale: 359.25 Kërkohet: a) Llogaritni vlerën aktuale neto të investimit b) Komentoni rezultatin a) Vlera aktuale = 359.25 − 100.000 = 259.25 b) Projekti pranohet, sepse NPV > 0
  7. 7. DR. DRITA KONXHELI 6 QERSHOR 2018 Grupi 2 1. Sa do të paguanit sot për një investim i cili do të kishte kthim vjetor prej 800 euro, në fund të çdo viti, për 6 vitet e ardhshme. Supozohet se norma e diskontimit është 5%? PVA6 = PMT (PVIFA 5%,6) = 800 (5,0757) = 4,060.56 € 2. Në qoftë se kRF = 5%, km = 11% dhe b = 1.3 për aksionin A. Sa është norma e kthimit për aksionin A? KP = KRF + (KM - KRF) x β = 5 + (11 – 5) x 1.3 = 5 + 6 x 1.3 = 5 + 7.8 = 12.8 % 3. Kompania “Merkuri” ka realizuar të ardhura neto në vitin 2017 në shumë prej 380,000. Mjetet totale të cilat i ka shfrytëzuar gjatë këtij viti ka qenë 1.8 milionë, ndërkaq aksionet e zakonshme kanë qenë 1.2 milionë. Llogaritni raportin e kthimit nga Mjetet Totale? ROA = Fitimi Mjetet totale = 380000 1.8 = 21% 4. Një kompani analizon dy projekte, projektin A dhe projektin B, rrjedha e parasë e së cilave duket si vijon: Projekti Projekti A Projekti B Vlera aktuale A (9%) Vlera aktuale B (9%) 0 - 2,000 - 2000 - - 1 1,800 0 0.917 0.917 2 500 500 0.842 0.842 3 20 800 0.772 0.772 4 20 1,600 0.708 0.708 Kostoja e kapitalit të kompanisë është 9% Llogaritni vlerën aktuale neto për dy projektet dhe tregoni se cili nga këto projekte është më i mirë. Vlera aktuale (A) = (1800 x 0.917) + (500 x 0.842) + (20 x 0.772) + ( 20 x 0.708) = 1650.6 + 421 + 15.44 + 14.16 = 2101.2 – 2000 = 101.2 € (P.A) Vlera aktuale (B) = (0 x 0.917) + (500 x 0.842) + (800 x 0.772) + (1600 x 0.708) = 421 + 6176 + 1132 = 2171.4 – 2000 = 171.4 € (P.B)
  8. 8. DR. DRITA KONXHELI 7 5. Nga të dhënat në pasqyrat financiare, llogaritni: a) Likuiditetin sipas provës acide b) Normën marxhinale të profitit operativ c) Qarkullimin total të aseteve Prova acide = Mjete rrjedhëse − Stoqet Detyrimet rrjedhëse = 1,663 − 99 2361 = 1564 2361 = 0.66 = 66% Norma marxhinale e profitit operativ = Profiti bruto Shitjet = 5622 14244 = 0.39 = 39% Qarkullimi total i aseteve = Shitjet Mjetet totale = 14244 21684 = 0.65 = 65%
  9. 9. DR. DRITA KONXHELI 8 1. Thekso epërsitë e aksioneve të zakonshme si burim financimi? • Aksionet e zakonshme nuk përmbajnë shpenzime fikse, dividendi paguhet vetëm kur realizohet fitimi. Në qoftë se firma realizon fitim, ajo paguan dividendin, në rast se nuk ka fitim ajo nuk detyrohet ta paguajë dividendin. Në rastin e obligacioneve dhe të huave firma ka detyrim ligjor ta paguajë interesin. • Firma nuk ka detyrim kthimi të aksioneve të zakonshme, përderisa firma të mos shkojë në likuidim. Në rastin e obligacioneve ajo detyrohet t’i kthejë ato në një afat të caktuar. • Aksionet shërbejnë si garancion për kreditorët; shitja e tyre rrit kapacitetin e shoqërisë për të marrë borxhe. • Aksionet e zakonshme shiten më lehtë sesa obligacionet. 2. Karakteristikat e pasqyrave financiare sipas standardeve ndërkombëtare? Relevanca, besueshmëria, krahasueshmëria, kuptueshmëria. 3. Përgjegjësi e kontrollit të një firme: Kontabilitetin e shpenzimeve, kontabilitetin financiar, hartimin e raporteve financiare, auditimin e brendshëm, listat e pagave, ruajtja e dukumenteve financiare, hartimin e buxhetit, menaxhimin e tatimeve. 4. Përgjegjësi e thesarit të një firme: Relacionet bankare, menaxhimi i keshit, planifikimi i strukturës së kapitalit, menaxhimi i kredisë, pagesa e dividendës, kreditimi i konsumatorëve, menaxhimi i pensioneve dhe sigurimeve. 5. Cilët janë faktorët që ndikojnë në riskun sistematik? Luhatja e çmimeve të letrave me vlerë, luhatja e normave të interesit, humbja e fuqisë blerëse nga inflacioni, risku i kurseve të këmbimit. 6. Thekso epërsitë e obligacioneve si burim financiar? • Sigurojnë të ardhurat fikse, • Kanë përparësi në fitim, • Kostoja e këtij borxhi është e caktuar më parë, • Pagesa e interesit të borxhit zbritet për efekte fiskale, • Borxhi ka zakonisht një skadencë të përcaktuar me saktësi. 7. Kreditimi i konsumatorëve dhe sigurimet janë përgjegjësi të: a) Drejtuesit të kontrollit, b) Drejtuesit të thesarit.
  10. 10. DR. DRITA KONXHELI 9 8. Shëno disa nga objektivat jofinanciare të firmës? 1) Maksimizimi i satisfaksionit (ndërlidhet me shumë grupe siç janë: punonjësit, menaxherët, furnitorët, klientët, komuniteti etj). 2) Etika e biznesit (firmat që kanë pasur etikë kanë pasur këto përparësi: zvogëlimi i humbjeve nga shpenzimet ilegale, rritja e besimit publik mbi firmën, rritja e besimit të konsumatorëve për produktet e tyre). 9. Çka përmban bilanci i gjendjes? Bilanci i gjendjes përbëhet nga mjetet dhe burimet e mjeteve. Është pasqyrë e pozitës financiare të firmës në një kohë të caktuar. 10. Dallimi mes tregut primar dhe atij sekondar të kapitalit? ➢ Tregu primar i kapitalit – është çdo pikë kontakti ndërmjet ofruesve dhe shfrytëzuesve të kapitalit. Pika të tilla janë bursat dhe tregjet jozyrtare të titujve. ➢ Tregu sekondar i kapitalit – është tregu në të cilin shiten titujt pasi të jenë emetuar nga korporatat. 11. Faktorët të cilët ndikojnë në strukturën e kapitalit janë: 1) Risku i biznesit, 2) Pozita tatimore e firmës, 3) Fleksibiliteti financiar, 4) Agresiviteti apo konzervativizmi menaxherial. 12. Kostoja e kredisë afatshkurtër varet nga: 1) Mundësitë e prodhimit, 2) Preferencat kohore të konsumit, 3) Risku, 4) Inflacioni. 13. Variablat e vlerës në kohë të parasë janë: 1) Vlera e ardhshme (FV), 2) Vlera aktuale (PV), 3) Interesi (I), 4) Koha (n). 14. Me ofertë publike, aksionet blihen dhe shiten në: Tregun e letrave me vlerë.
  11. 11. DR. DRITA KONXHELI 10 15. Procesi i buxhetimit të kapitalit kërkon nga ndërmarrja: • Të përcaktojë koston e projektit. • Të vlerësojë rrjedhjen e pritshme të parasë nga projekti investues dhe riskun e kësaj rrjedhjeje parash. • Të përcaktojë koston e përshtatshme në krahasim me rrjedhjen e parasë. • Të përcaktojë vlerën e tanishme të rrjedhjes së pritshme të parasë. 16. Risku mund të klasifikohet si: 1) Risk i biznesit dhe risk financiar, 2) Risk sistematik dhe josistematik, 3) Risk i nje mjeti dhe risk i portfolios. 17. Opsioni PUT? I jep zotëruesit të tij të drejtën për të shitur një letër me vlerë të caktuar me një çmim të pacaktuar brenda një date të caktuar. 18. Opsioni CALL? I jep investitorit të drejtën për të blerë një letër me vlerë me një çmim të paracaktuar brenda një afati të caktuar. 19. Faktoringu? Kur firma nuk deëshiron të mbajë dhe të mbledhë llogaritë e saj të arkëtueshme nga blerësit, ajo mund t’i shesë ato. Ky proces quhet faktoring. 20. Likuiditeti? Likuiditeti përdoret për të shprehur paratë dhe mundësinë e shkëmbimit të shpejtë të mjeteve tjera në para. 21. Op. amerikan: I jep investitorit mundësinë për ta ushtruar gjatë gjith harkut kohor nga çasti i blerjes e deri në mbarim të afatit. 22. Op. evropian: Vetëm në mbarim të harkut kohor. 23. Premia e riskut? Diferenca në mes të kthimit të pritur nga një letër me vlerë dhe kthimit të aseteve pa risk.
  12. 12. DR. DRITA KONXHELI 11 24. Risku i portofolios? Kalkulimi i dy apo më shumë mjeteve, kombinimi i riskut sistematik me josistematik përkufizohet si risk i portofolios. 25. CAPM - Modeli i vlerësimit të aktiveve të kapitalit? Inkuadron konceptin beta me të cilin matet risku si relacion në mes lëvizjes së një letre specifike me vlerë dhe lëvizjes së tregut të përgjithshëm të letrave me vlerë. 26. Kreditë tregtare? Kreditë tregtare janë burime fondesh të nevojshme për të financuar stoqet ne biznes dhe janë 3 llojesh: 1) Llogaritë e hapura, 2) Kambialet dhe 3) Urdhëresat akceptuese.

×