Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.
NDËRMARRËSIA
Dr. Safet Merovci
Pyetje dhe përgjigje nga provimet e kaluara
Fakulteti
Ekonomik
Universiteti i Prishtinës
Fa...
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci
2NDËRMARRËSIA
1. Çka është “Teoria e ndërmarrësisë” dhe si e definonin ...
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci
3NDËRMARRËSIA
4. Sipas David Gumpert, ekzistojnë tetë arsye tepër të rë...
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci
4NDËRMARRËSIA
5. Dhënia e dhuratave ose pasja e konsideratave në shenjë...
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci
5NDËRMARRËSIA
edhe pse një person mund të ketë një ide të mirë, por nuk...
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci
6NDËRMARRËSIA
 Të shkathët - Ata këmbëngulin në bizneset e tyre, janë ...
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci
7NDËRMARRËSIA
22. Cilat janë sjelljet dalluese që dikë e përcaktojnë se...
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci
8NDËRMARRËSIA
28. Ekzistojnë katër metoda themelore të analizës së pozi...
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci
9NDËRMARRËSIA
33. Në boks, nëse një boksier është shumë i rëndë ai e hu...
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci
10NDËRMARRËSIA
40. Cili është elementi kyç i planit të biznesit?
 Elem...
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci
11NDËRMARRËSIA
47. Çka ndikon më së shumti tek njerëzit që të bëhen ndë...
Prochain SlideShare
Chargement dans…5
×

NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)

24 644 vues

Publié le

Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!

Publié dans : Formation
  • Soyez le premier à commenter

NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)

  1. 1. NDËRMARRËSIA Dr. Safet Merovci Pyetje dhe përgjigje nga provimet e kaluara Fakulteti Ekonomik Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik
  2. 2. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci 2NDËRMARRËSIA 1. Çka është “Teoria e ndërmarrësisë” dhe si e definonin ndërmarrësinë J. Schumpeter dhe P. Drucker?  Teoria e ndërmarrësisë: një metodë, një aparat i mendjes, një teknikë e të menduarit, që e ndihmon zotëruesin e saj të nxjerrë dhe të marrë vendime të drejta, në kohë të duhur.  Joseph Schumpeter, i cili aktivitetin ndërmarrës e definon si “destruksion kreativ” (creative destruction); Sipas tij, ndërmarrësi është agjent i ndyshimeve ekonomike dhe i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Ndërmarrësit janë në qendër të fluktuacioneve afatshkurtëra dhe afatgjata në ciklet ekonomike; për ta nuk ka vend në analizat statike, por vetëm në analizat dinamike.  Peter Drucker, ndërmarrësinë e paraqet si biznes që organizohet dhe kryhet në mënyrë sistematike dhe të efektshme. Ndërmarrësinë e trajton si pjesë të aktiviteteve afariste dhe të detyrave udhëheqëse, pjesë të menaxhmentit ndërmarrës. 2. Harry Truman (president Amerikan) thoshte: “Nëse nuk mund ta duroni nxehtësinë, atëherë qëndroni jashtë kuzhinës.” Si ndërlidhet kjo shprehje me vetë ndërmarrësin dhe punën e tij ndërmarrëse?  Nga kjo shprehje e famshme e presidentit amerikan, kuptojmë se vetëm dëshira për të pasur sukses nuk mjafton. Dëshira dhe puna e zellshme mund ta bëjnë të mundshëm suksesin – nëse ideja pas kësaj pune është e mirë. Pa marrë parasysh se sa janë të mëdha përpjekjet tuaja, nëse ideja e biznesit është e keqe, ajo do të dështojë.  Poashtu, duhet ta keni në mendje se më lehtë është të imitosh (kopjosh) sesa të shpikësh. 3. Sjelljet e individëve - mënyra se si i vënë mendimet dhe qëndrimet e tyre në punë i përcaktojnë ata se a janë apo jo ndërmarrës. Çka përfshijnë këto sjellje (numëro disa sosh)?  Këto sjellje përfshijnë: 1. Rrezikimi i parave dhe i sigurisë së tyre. 2. Përkushtimi i tyre për ndryshimin e gjendjeve-proceseve ekonomike dhe politike. 3. Akceptimi dhe adaptimi i ndryshimeve si domsdoshmëri. 4. Organizimi i punës së tyre dhe i punës së të tjerëve përreth tyre. 5. Bërja dhe akceptimi i përgjegjësive për vendimet përfundimtare. 6. Demostrimi i një vargu të gjerë të shkathtësive menaxhuese. 7. Manovrimi me shumë aktivitete në të njëjtën kohë. 8. Të punuarit më shumë dhe me orar më të zgjatur (dhe me shpresë, më me mend se të tjerët). 9. Gjetja e konsumatorëve, pastaj e tregut dhe shitja këtyre konsumatorëve. 10. Përpjekjet e vazhdueshme që të gjindet rruga më e mirë që gjërat të bëhen sa më mirë.
  3. 3. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci 3NDËRMARRËSIA 4. Sipas David Gumpert, ekzistojnë tetë arsye tepër të rëndësishme për të hartuar planin e biznesit. Cilat janë ato? 1. Të shihni vetën tuaj në biznes, 2. Të siguroni financime nga bankat, 3. Të siguroni fondet investive, 4. Të vendosni (ujdisni) aleanca strategjike, 5. Të sigurojë kontrata të mëdha, 6. Të ngashënjejë punëtorët kyç, 7. Të kompletojë bashkimet dhe përvetësimet, 8. Të motivojë dhe të fokusojë ekipin tuaj menaxhues. 5. Cilat janë veçoritë shquese, më të rëndësishme të kulturës ndërmarrëse?  Së pari, ndërmarrësit duhet të jenë në gjendje të veprojnë të pavarur.  Së dyti, ndërmarrësit besojnë në aftësitë e tyre për t’i kontrolluar rrjedhat e ngjarjeve, rrjedhat e proceseve të cilat kanë ndikim në biznesin e tyre.  Dallimi i tretë kulturor që ka ndikim të jashtëzakonshëm në qasjen ndaj biznesit, në kushtet e ekonomisë së tregut, është gatishmëria e pranimit të dështimit (humbjes) si diçka normale. 6. Cilat janë pesë qështjet kyçe, që ndërlidhen me personalitetin tuaj, nëse punëtorët tuaj j’u besojnë ose jo? Çka paraqesin këto veç e veç me nga një fjali? 1. Integriteti demonstrohet kur jeni të ndershëm dhe i çiltër. Nëse nuk jeni i ndershëm, nuk mund të jeni i besueshëm. 2. Kompetenca shkon me dijen teknike, me shkathtësitë dhe me aftësitë për punë të cilën ju e kryeni. Kompetenca poashtu përfshinë pasjen e njohurive dhe shkathtësive, që të jeni në gjendje të punoni me njerëz – pasjen e kompetencës menaxhuese. 3. Konsistenca (konsekuenca) është serioziteti dhe gjykimi i drejtë. Nëse jeni konsistent, ju jeni në mënyrë të arsyeshme i parashikueshëm. Nëse ju jeni i paparashikueshëm, ju nuk do të jeni i besueshëm. 4. Lojaliteti është më vështirë të definohet, por ky tregohet nga vullneti i juaj për të sakrifikuar veten për t’i mbrojtur të tjerët, nga vullneti i juaj për t’ju mbrojtur imazhin e të tjerëve, për t’ju ruajtur fytyrën e tyre. 5. Sinqeriteti është vullneti i juaj që t’i këmbeni idetë dhe informacionet në mënyrë të lirë. Këto pesë cilësi, së bashku, na ndihmojnë që ta kuptojmë besimin, dhe poashtu na tregojnë se pse është e rëndësishme që të ndërtojmë marrëdhënie të mira midis punëtorëve. T’ju përkujtojmë relatat e mira midis punëtorëve ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut që i referohet punëtorëve. 7. Numëro disa nga standardet e etikës ndërmarrëse: 1. Parimet e përgjithshme për praktikat e ndershme të biznesit. 2. Përgjegjësia dhe llogaridhënia për keshin dhe për kontrollin. 3. Procedurat e kontabilitetit për shitjet në kesh (para të gatshme). 4. Pasja e konsideratave të veçanta për familjen, për shokët dhe për të tjerët.
  4. 4. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci 4NDËRMARRËSIA 5. Dhënia e dhuratave ose pasja e konsideratave në shenjë të mirënjohjes për të mirat e bëra. 6. Marrja e dhuratave, ose e konsideratave speciale, në shenjë të mirënjohjes për të mirat e bëra. 7. Shitja e mallërave të dëmtuara ose jostandarde. 8. Politikat e të ardhurave nga mallrat. 9. Garancitë për produkte dhe shërbime. 10. Metoda e trajtimit të punëtorëve dhe e konsumatorëve jo të ndershëm. 11. Paraqitjet e reklamave dhe të marketingut (reklamimi i ndershëm). 12. Përkrahja e konsumatorit. 13. Proceset, procedurat, përgjegjësia dhe llogaridhënia e pranimit të materialit. 14. Ofrimi i sigurisë në vende të punës. 15. Marrëdhëniet e punëtorëve (ndershmëria dhe konsekuenca). 16. Marrëdhëniet e konsumatorëve (ndershmëria dhe konsistenca). 17. Metoda e marrjes me probleme. 8. Ekzistojnë 3 lloje të njohurive të cilat janë të rëndësishme për një afarist. Cilat janë ato? 1. Një lloj i njohurive quhet njohuri e “blerësit/furnizuesit”, 2. Lloj tjetër i dallueshëm i njohurisë është “dija teknologjike”, 3. Lloji i tretë i njohurive quhet “dije profesionale”. 9. Çka paraqet Web-faqja për biznesin tuaj?  Web-faqja është dritare e juaja, nga e cila ju shohin të tjerët, pra mund të shfrytëzohet për marketing. Përmes saj, mund të bëhet shitblerje me teknologji të avancuar, pa pjesëmarrjen direkte të palëve kontraktuese etj. 10. Cilat janë mënyrat për të dalë nga biznesi ndërmarrës?  Në realitet, ekzistojnë vetëm tri mënyra për të dalë nga biznesi ndërmarrës: 1. Biznesi mund të shitet: Krejtësisht, në një masë të konsiderueshme, ose mund të shitet një pjesë e tij (përmes shitjes së aksioneve). 2. Biznesi mund t’i mbyll vetë dyert e tij. Shumë biznese, prodhuese ose shërbyese, e ndalin veprimtarinë e tyre me dëshirë, jo nga domosdoshmëria, për arsye personale, dhe arsye të tjera. 3. Mënyra e tretë është kur biznesi mbyllet nga domosdoshmëria, sepse në një moment, kur ai nuk është në gjendje që të përballet me kryerjen e obligimeve të marra (financiare), vjen koha e shpalljes së bankrotit. Me këtë rast, dyert e biznesit janë të hapura vetëm për likuidatorin dhe kreditorët tuaj. 11. Richard Cantillon, ndërmarrësinë e shihte si aktivitet ekonomik në kushte të pasigurisë. Cili është komenti juaj?  Lufta për ekzistencë në kushtet e pasigurisë është motivi kryesor. Në këto kushte, secili është ndërmarrës, duke marrë parasysh se prej dhjetë bizneseve vetëm një mund të mbijetojë gjatë 20 viteve. Cantillon ka thënë se asgjë nuk është e sigurtë në ndërmarrësi
  5. 5. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci 5NDËRMARRËSIA edhe pse një person mund të ketë një ide të mirë, por nuk do të thotë se me çdo kusht mund të ketë sukses gjatë operacionit të idesë, sepse ka mundësi dështimi. 12. Cilat janë qëllimet tuaja si ndërmarrës (numëro disa sosh)?  Realizimi i idesë,  Të mbaj pozitën monopolistike,  Të kem një statut të mirë në shoqëri,  Të jem i dobishëm për vetvetën, familjen dhe shoqërinë,  Të kem imazh,  Të realizoj fitim. 13. Jeff Timmons, mendon se ndërmarrësit duhet ta kenë mendjen e helikopterit. Çka do të thotë kjo?  Mendja e helikopterit d.m.th. se ndërmarrësit duhet të kenë aftësi që të merren me gjithçka, në mënyrë të detajizuar. Gjithashtu, mund të them se duhet të jemi të aftë për manovrime në kushte, hapësirë dhe kohë të ndryshme, duhet të jemi të aftë të analizojmë çdo detaj të idesë me qëllim të realizimit të saj dhe shmangies së rrezikut. 14. Pse mendoni se pikërisht ju do të bëheni ndërmarrës i mirë?  Sepse i dua rreziqet, i dua ndryshimet këmbëngulëse, kam qëndrim, personalitet, imagjinatë ndryshe nga të tjerët dhe jam unik në ide. Prandaj, mendoj se kam njohuri, aftësi, shkathtësi, shëndet të mirë psiko-fizik,këmbëngulësi, vetëdisiplinë, kreativitet, jam energjik etj. 15. Suksesi i një ndërmarrësi kërkon kombinimin e dijes, aftësive, shkathtësive dhe personalitetit të tij, (trego një shembull nga praktika kosovare që ju e njihni mirë, me pak fjalë)?  Ibrahim Rugova, një personalitet i shquar me kulturë të gjerë i njohur si: “Gandi i ballkanit”, përdori të gjitha aftësitë, me zgjuarsinë më të madhe arriti ta kurorëzojë idealin për Pavarësinë e Kosovës. 16. Pavarësisht nga dallimet e tyre, sipas Michael O’Malleus ndërmarrësit janë (me nga një fjali sqaroni secilën veqori shquese)?  Parashikues - Ata shohin gjërat që nuk ekzistojnë e që do të vijnë në të ardhmen. Gjithashtu, themi se parashikues janë ata të cilët duke gërshetuar përvojën e tyre me njohuritë e fituara më parë dhe e kanë aftësinë e të menduarit për të krijuar diçka të re në dobi të njerëzve në të gjitha sferat e jetës.  Të krisur - Ideja e tyre e pakapshme për të tjerët është si një pus pa fund dhe për këtë arsye quhen “të krisur”.  Këmbëngulës - Ata kacavirren. Për ta, çdo rast është një mundësi shumë e mirë për biznes, pra edhe atëherë kur mendohet që nuk kanë shteg, ata e gjejnë rrugën dhe nuk dorëzohen deri në realizimin e qëllimit të tyre.
  6. 6. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci 6NDËRMARRËSIA  Të shkathët - Ata këmbëngulin në bizneset e tyre, janë të shkathët në bizneset e tyre. Ata që nuk e kanë gjetur rrugën e gjejnë për t’i arritur qëllimet e caktuara të tyre.  Energjik - Ata mezi e presin agimin e ditës për të punuar, pra për një ndërmarrës të suksesshëm dita zgjat 25 orë, e java 8 ditë.  Të vendosur - Janë të vendosur në punën që e kryejnë, pra janë të vendosur për të arritur qëllimet dhe kacavirren në çdo skenë që është profitabile. 17. Sipas shkathtësive, aftësive dhe përvojës suaj, cili biznes (apo ide e biznesit) do j’u përshtatej më së miri?  Shembull: Një firmë prodhuese të reklamave me LED-dioda, parking të digjitalizuar...  (Këtu mund ta jepni përgjigjen varësisht nga fakti se çka j’u përshtatet më shumë). 18. Familja dhe miqtë e ndihmojnë më së miri idenë tuaj. Cilat janë sfidat (sipas Michael O’Malley) me të cilat ju do të ballafaqoheni?  Nëse e kanë prirjen e emocioneve: “Ju po bëni punë të madhe!” “Mos heq dorë!” “Si mund t’ju ndihmoj?” Dhe nëse e kanë prirjen e shqetësimeve atëherë: Do të j’u huazojnë para, do t’ju ofrojnë kurajo, do të të ndihmojnë me orë të tëra për zgjedhjen e zyrës etj. 19. Cilët janë katër përkujtuesit për themelimin e biznesit me bashkëshortin/en tuaj? 1. Renditni sa më shumë mendime nëse e zgjedhni për biznes bashkëshortin/en, ashtu siç keni menduar kur e keni zgjedhur për jetë. 2. Gjërat që u pëlqejnë te bashkëshorti, mund t’u çmendin në biznesin e përbashkët. 3. Ndërtimi i jetës së përbashkët, nuk është e njëjta gjë me ngritjen e biznesit të përbashkët. 4. Kur të punoni me bashkëshortin/en të gjitha gjërat që ju pëlqejnë do të jenë prapë prezente në ndërmarrje. 20. Ndërmarrësia është teknologji sociale. Çka d.m.th. kjo?  Është analgami i menaxhmentit dhe i destruksionit kreativ në aplikimin praktik të inovacioneve efektive. 21. Ju personalisht a keni tipare të ndërmarrësit? Nëse po, atëherë numëro disa sosh?  Mendoj se jam i shkathët, që do të kem një biznes të suksesshëm me përfitime të mira, të kem përkrahje nga familja dhe besim të plotë edhe ndaj kreditorëve, të jem i guximshëm, të përballoj stresin dhe shërbimet që unë u ofroj janë të mira poashtu të kënaqen klientët.
  7. 7. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci 7NDËRMARRËSIA 22. Cilat janë sjelljet dalluese që dikë e përcaktojnë se a është ndërmarrës a jo?  Janë kreativ, këmbëngulës, të shkathët, nuk qëndrojnë në një vend, mendojnë si ta zgjerojnë biznesin e tyre, organizimi i punës së tyre dhe i punës së të tjerëve përreth tyre, sjellja e individëve, rrezikimi i parave dhe sigurisë së tyre, përkushtimi i tyre për ndryshimin e gjendjeve - proceseve politike dhe ekonomike, manovrimi me shumë aktivitete në të njëjtën kohë, të punësuarit punojnë shumë dhe me orar të zgjatur, gjetja e konsumatorëve, e tregut dhe shitja e këtyre konsumatorëve, dhe pika më e rëndësishme, përpjekjet e vazhdueshme që të gjejnë rrugën më të mirë që gjërat të bëhen sa më mirë. 23. Çka studion Procesi i Fizibilitetit?  Studion arsyeshmërinë ekonomike të një ideje të biznesit, respektimit, realizueshmërisë ose shanset që kjo ide (ky projekt) të jetë i fuqishëm, dhe të jep rezultate pozitive, pra tregon se a mund të ketë sukses në biznes që për nga dallimi nga plani i biznesit i cili tregon rrugën për sukses të biznesit, ky proces merret më shumë se ndërmarrësia. Ky proces studion prakticitetin e idesë. 24. Në çka konsiston kreativiteti dhe inovacioni?  Në të menduar – Ata mendojnë diçka që ende nuk e ka menduar dikush më parë,  Në të parë – Shohin gjëra që kanë parë dhe bërë edhe të tjerët, dhe  Në të bërë – Bëjnë diçka tjetër që dikush tjetër nuk ka guxuar ta bëjë. 25. Josepf Schumpeter, aktivitetin ndërmarrës e definon si “destruksion kreativ”. Cili është komenti juaj?  Nga elementet e marra nga diçka e vjetër, ndërton apo destrukton atë duke krijuar diçka të re në mënyrë kreative. 26. Ndërmarrësi si subjekt i ndërmarrësisë është iniciator, lider, miratues i ndryshimeve strategjike, inovator afarist, kurreshtar për gjërat e reja. Në cilin drejtim ju do t’i orientonit, po të kishit këto tipare? Cilat janë 5 idetë tuaja?  P. sh. hapja e një të ashtuquajturi zinxhir i restoraneve me shërbime të njëjta, hapja e një fabrike të sheqerit, zyre për ndërmjetësim të dokumenteve të ndryshme ligjore, hapja e një pishine të mbyllur, meqenëse shfrytëzohet në të gjitha stinët, hapja e një zyre për shërbime të kontabilitetit. 27. Edisoni thoshte: “Zbulimi është 1% inspirim, ndërsa 99% është djersitje, respektivisht punë permanente dhe këmbëngulëse”. Cili është mendimi juaj?  Qëllimi është veprim. Për realizimin e qëllimit duhet përdorur mënyra të ndryshme të punës, studimit, të cilat duhet të jenë sa më praktike (punë të palodhshme me këmbëngulësi dhe vetëdisiplinë).
  8. 8. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci 8NDËRMARRËSIA 28. Ekzistojnë katër metoda themelore të analizës së pozitës financiare të biznesit tonë ndërmarrës. Cilat janë ato? 1. Ne i vështrojmë trendet (TRENDS), 2. Përqindjen e komponenteve (COMPONENT PERCENTAGES), 3. Proporcionet (RATIOS), 4. Krahasimet industriale (INDUSTRIAL COMPARISONS). 29. Cilat janë problemet më të mëdha në fillimin e biznesit tuaj për të cilin ju duhet të ofroni një plan për t’i tejkalaur ato? 1. Mungesa e trajnimeve të mjaftueshme për fillimin e biznese të reja. 2. Mungesa e aplikimit të mjeshtrive teknike për të mbështetur produktin, shërbimin e biznesit tuaj. 3. Mungesa e zotësisë dhe përvojës finaciare, veçmas në sigurimin e parave të mjaftueshme për të filluar biznesin e ri. 4. Mungesa shkathtësive në tregtinë ose dështimin për kuptuar siç duhet kërkesa e tregut. 5. Mungesa e sistemeve përkrahëse të cilat janë në shërbim të përhershëm në nxitjen dhe zhvilimin e biznesve të reja. 30. Cilat janë tri metodat e hyrjes në tregjet e jashtme? 1. Exporti - importi (shkalla e ulët e rrezikut), 2. Marrëveshja për investime direkte (shkalla e lartë e rrezikut), 3. Investime në letra me vlerë (shkalla me lartë e rrezikut). 31. Të qenurit i pavarur ka shumë avantazhe dhe disavantazhe. Duke qenë ‘bossi’ është diçka e madhe, ndërsa të punuarit nga shtëpia është një shpërblim i madh, por para se të vendosni se çka do të bëni, është e domosdoshme që me kujdes të peshoni edhe dobësitë, respektvisht disavantazhet. Cilat janë dy anët e medaljes e të qenurit ndërmmarrës i suksesshëm?  Egzistojnë dy anë të medaljes:  Njëra anë është se ju jeni bossi - pronari i biznesit,  Ana tjetër e medaljes ëshë se ‘bossët’ e biznesit; ju si pronar dhe si menaxher duhet të jeni totalisht të pavarur dhe totalisht i gatshëm në një moment të caktuar të hiqni dorë nga e gjithë ajo që e keni menduar të bëni. 32. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme japin kontribut të konsiderueshëm në rritjen ekonomike dhe në punësim në shumcicën e vendeve nëpër botë. Ndikimi individual i NVM-ve është relativisht i vogël, por ndikimi i tyre kolektiv është i konsiderueshëm. Cilat mund të jenë përfitimet tjera nga ndërmarrësia e qëndrueshme në vendin tonë?  Sa më shumë biznese të qëndrueshme të ketë në vendin tonë, aq më shumë përfitime do të kemi si shoqëri në shumë drejtime, që nga hapja e vendeve të reja të punës, përmirësimi i kushteve në vend, zhvillimi i vendit, zvogëlimi i papunësisë etj.
  9. 9. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci 9NDËRMARRËSIA 33. Në boks, nëse një boksier është shumë i rëndë ai e humb shpejtësinë e tij, nëse ai është i lehtë ai humb fuqinë e tij. Gjetja e kësaj peshe ideale dhe ruajtja e saj është sfida kryesore për shumë boksier dhe stërvitësit e tyre. Siç rezulton nga kjo, investitorët duhet të godasin këtë lloj të njëjtë të bilancit në fincat e tyre veçanërisht kur është fjala për bërjen e buxhetit në biznes. Si e mendoni ju buxhetin e biznesit ndërmarrës, respketivisht cilat janë sfidat e buxhetimit në një biznes të ri ndërmarrës?  Buxheti është një përmbledhje e shpenzimve dhe e të ardhurave për periudhë të caktuar kohore, d.m.th. është si një plan për t’i mbuluar shpenzimet. Koncpeti themelor i buxhetit është korniza nga e cila ju do të përgatitni projeksionet tuaja financiare. 34. Nga çka varen inovacionet të cilat i përvetësojnë ndërmarrësit?  Ndryshimet tekniko - teknologjike dhe inovacionet,  Ndryshmet tregtare,  Çasja agresive ndaj ndryshimeve,  Origjinaliteti i idesë ndërmarrëse,  Hulumtimi i sistematik i burimeve të ndryshme. 35. Numëro 4 levat dhe shtyllat e ndërmarrësit? 1. Njerëzit (personeli), 2. Mundësia (shansi), 3. Konteksti, 4. Rreziku dhe shpagimi. 36. Cilat janë mënyrat e menaxhimit të rrezikut (numëro)?  Katër levat (rrotat): - Katër shtyllat (gomat): 1. Njerëzit, 1. Individi, 2. Mundësia, 2. Biznesi, 3. Konteksti, 3. Industria, qasja ndaj klientit 4. Rreziku. 4. Motivimi i blerësit, mundësitë e tregut. 38. Katër rregulla për të huazuar para nga familja ose shokët? 1. Mos huazoni më shumë se sa që keni mundësi t’i ktheni ato, ata i dëshirojnë paratë e tyre t’ju kthehen. 2. Huanë kthejeni me kohë, sepse ata sikletohen kur j’u përkujtojnë se duhet t’ua ktheni huanë. 3. Është mirë kur ju kërkoni huanë përdorni fjalët “ju lutem” dhe “faleminderit”. 4. Marrëveshjet që i keni me ta, gjithmonë shkruani, sepse njerëzit harrojnë. 39. Dallimi mes planit të biznesit dhe të fizibilitetit?  Objektivi i planit të fizibilitetit është se ka për qëllim që ta bind vetvetën se biznesi i juaj është me vlerë, ndërsa objektivi i planit të biznesit është që të demonstrojë se si do ta bëni biznesin tuaj, si do të realizohet ai dhe si do të menaxhohet.
  10. 10. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci 10NDËRMARRËSIA 40. Cili është elementi kyç i planit të biznesit?  Elementi kyç ose zemra e planit të biznesit është “Konspekti Ekzekutiv”, sepse huadhënësit dhe investitorët së pari lexojnë këtë seksion. 41. Pse të shkruhet plani i biznesit?  Është një pyetje shumë e rëndësishme, pasi në planin e biznesit shkruajmë për idenë tonë, për objektivat tona, se si t’i realizojmë idetë dhe objektivat duke punuar shumë për to dhe të bindim të tjerët për suksesin dhe frytshmërinë. 42. Trendet dhe gatishmëria përfituese?  Në botën e sotme, ku çdo gjë ndryshon shumë shpejt, secili është ndërmarrës.  Ndërmarrësit e suksesshëm përfitojnë në këto trende: 1. Ndryshimet teknologjike, 2. Specializimi i tregut, 3. Globalizimi, 4. Menaxhmenti informativ. 43. Katër aspketet themelore të të qenurit ndërmarrës janë: 1. Aftësia e bashkëveprimit dhe komunikimit, 2. Intelegjenca, talenti dhe përgjegjësia, 3. Kreativiteti dhe imagjinata, këmbëngulësia, 4. Nevojat, qëllimet dhe vlera individuale. 44. Nga të gjitha karakteristikat e një ndërmarrësi të suksesshëm, ekzistojnë disa që janë më të rëndësishme se të tjerat. Në fakt, një karakteristikë është më me rëndësi se të tjerat. Nëse duhet të zgjedhni vetëm një faktor që ju mendoni se kontribuon më së shumti në suksesin ndërmarrës, atëherë çfarë mendoni, cili do të ishte ky faktor dhe pse mendoni se është kështu?  Në të menduar – Ata mendojnë diçka që ende nuk e ka menduar dikush më parë,  Në të parë – Shohin gjëra që ekzistojnë dhe provojnë të bëjnë edhe vet, dhe  Në të bërë – Bëjnë diçka tjetër që dikush tjetër nuk guxon ta bëjë. 45. Richard Cantillon, ndërmarrësinë e shihte si aktivitet ekonomik në kushte të pasigurisë, ndërsa Harry S. Truman thoshte: “Pesimisti është ai që nga mundësitë e dhëna krijon vështirësi, ndërsa optimisti është ai që i krijon mundësitë (pikërisht) nga vështirësitë e tij.” Si ndërlidhen këto dy thënie? 46. E gjithë bukuria e kapitalizmit qëndron në atë se nuk është gjithmonë e domosdoshme që ju të keni një sfond të privilegjuar për të bërë gjëra të mëdha. Disa nga burrat dhe gratë më të njohura në historinë e biznesit kanë filluar me kaq shumë pak burime. Çka kishin këta njerëz (cilat cilësi) që arritën suksese e që nuk i kishin të tjerët?
  11. 11. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Safet Merovci 11NDËRMARRËSIA 47. Çka ndikon më së shumti tek njerëzit që të bëhen ndërmarrës? 48. Sipas Debra K. Traverso, ekzistojnë disa dallime mes ndërmarrësit dhe njerëzve të tjerë të “zakonshëm”. Numëro disa nga to? 49. Pasqyra e rrjedhës së keshit (the cash flow statement) paraqet transaksionet në kesh të kompanisë (të hyrat dhe të dalat) gjatë një periudhe të caktuar kohe. Pasqyra e rrjedhës së keshit paraqet fusha të ndryshme, ku ndodhin këto lloj rrjedhjesh (siç janë paraqitur më poshtë). Përshkruaj me pak fjalë çka do të thotë secila veç e veç  Rrjedha e keshit nga aktivitetet operacionale (Cash flows from operating activities) …  Rrjedha e keshit nga aktivitetet investive (Cash flows from investing activities) …  Rrjedha e keshit nga aktivitetet e financimeve (Cash flows from financing activities) … 50. Për të gjetur paratë e gatshme është goxha e vështirë për ndërmarrësit në fillim të një biznesi. Çka mendoni veçanërisht për ndërmarrëset femra? 51. Në cilat trende përfitojnë ndërmarrësit e suksesshëm? 52. Përfitimet që mund t’i ketë nga Ndërmarrësia ekonomia e Kosovës? 53. Çka reflekton mjedisi pozitiv ndërmarrës?

×