SlideShare a Scribd company logo
1 of 1
Ese: “Qyteti i ëndrave të mia”. 
Ai është një qytet i çuditshëm, që duket si një yll i rënë nga qielli në mes të asgjësë. Nga lart 
duket si ishulli i kurrkundtë i Pitet Panit, por sa më shumë afrohesh aq më shumë ndryshon 
mendim për të. Ai nuk ëshë një qytet i zakonshëm, ai është një qytet në të cilin gjenden 
qytetet më të njohura të botës. Aty gjenden: Big Beng-u i Londrës, Statuja e Lirisë, Kulla 
Eiffel, Kolosseumi i Romës, ndërtesat gjigande të Dubait, pyjet e Arizonës, deti i Australisë, 
klima e Zvicrës, rrugët me kalldrëm të Venecias. Banorët e këtij qyteti janë artistët me famë 
botërore nga e gjithë bota, por jo vetëm, jetojnë edhe njerëz të thjeshtë si unë. 
Gjuha që flitet ne qytetin tim është anglishtja e vjetër; ajo e Shekspirit. Atje ekziston 
shume pak jeta virtual, jeta sociale është ajo dominuesja. Në qytet ndodhen shumë qendra 
argëtimi, parqe e qendra tregtare. Qytetin e përshkron lumi i Nilit me një shumëllojshmëri 
gjallesash në të. Në periferi të qytetit ndodhen kopshtet botanike dhe zoologjike me bimët 
dhe kafshët më të rralla në botë. 
Jeta në qytet është shumë e gjallë. Kudo sheh njerëz qe vrapojnë për në punë, fëmijë 
për në shkollë. Dëgjohet shushurima e gjetheve të pyllit, rrahja e dallgëve të oqeanit në 
shkëmbinj. Aty nga mbasditja dëgjohen fëmijët që luajnë në parqe, dëgjohen tingujt muzikorë 
të ndonjë këngëtari që po bën prova për koncertin që do mbajë në mbrëmje, diku dëgjon 
ulërimën e një vajze që sapo ka marrë një autograph nga idhulli i saj; diku sheh një tjetër 
vajzë me lot në sy duke u kthyer nga ballkoni i Zhulietës, ku i ka dërguar asaj një leter për 
dashurinë e saj të humbur. Në qytet gjenden resorante nga e gjithë bota, gjenden argjendaritë 
me florinjtë arab, parfumerite dhe veshjet e markave nga Parisi, kompani të makinave 
gjermane, etj. Jeta natën është e zhurmshme dhe e shndrritshme. E zhurshmshme sepse diku 
dëgjon koncertin e One Direction nga një arenë e hapur, diku zërin e mbytur të Beyonce nga 
një arenë e mbyllur. E shndritshme, sepse dritat verbuese nga minaret e xhamive madhështore 
nga Meka, së bashku me kishën e madhe të Vatikanit e bëjnë qytetin të pagjumur. 
Vandalizmi në jetën reale quhet krim, në qytetin tim ai është art dhe pikërisht ky art 
është një lloj konkurence ku të gjithë artistët me nje manjetofon në krah e me bojëra spraji në 
dorë, mundohen të tërheqin vëmendje me imazhet që ato krijojnë. Mirëpo, një qytet i lumtur 
dhe me paqe nuk mund të ekzistojë. Në qytetin tim ka konflikt midis fansave të artistëve apo 
të fansave me josimpatizantët. Në qytet ndodhin edhe vetëvrasje si pasojë e një keqkuptimi 
apo lëndimi. 
Qyteti im, një qytet pa emër i cili nuk jeton, por në të cilin jetoj larg në ëndërrat e mia 
dhe ku gjithcka ndodh duke u ndikuar nga mendimet, ide të frymëzuara nga emocionet e ma, 
shpeshherë të lëkundura. 
Xhuliana Haxhiu

More Related Content

What's hot

Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Ke Keiss
 
Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!' Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
Xhuliana Haxhiu
 
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraLidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
olinuhi
 
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
CleaInanis24
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projekt
Facebook
 
Mjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriuMjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriu
Klarisa Klara
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Facebook
 
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIGazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Mirsad
 

What's hot (20)

PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e MjedisitPROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshme
 
Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtë
 
VIRUSET DHE ANTIVIRUSET
VIRUSET DHE ANTIVIRUSETVIRUSET DHE ANTIVIRUSET
VIRUSET DHE ANTIVIRUSET
 
Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!' Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
 
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraLidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
 
Syprina e paralelogramit
Syprina e paralelogramitSyprina e paralelogramit
Syprina e paralelogramit
 
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projekt
 
Projekt Matematike
Projekt MatematikeProjekt Matematike
Projekt Matematike
 
Humanizmi
HumanizmiHumanizmi
Humanizmi
 
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmeProjekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
 
Mjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriuMjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriu
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
 
POLIMERET NE JETEN E PERDITSHME
POLIMERET NE JETEN E PERDITSHMEPOLIMERET NE JETEN E PERDITSHME
POLIMERET NE JETEN E PERDITSHME
 
Funksioni
FunksioniFunksioni
Funksioni
 
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIGazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
 

Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"

  • 1. Ese: “Qyteti i ëndrave të mia”. Ai është një qytet i çuditshëm, që duket si një yll i rënë nga qielli në mes të asgjësë. Nga lart duket si ishulli i kurrkundtë i Pitet Panit, por sa më shumë afrohesh aq më shumë ndryshon mendim për të. Ai nuk ëshë një qytet i zakonshëm, ai është një qytet në të cilin gjenden qytetet më të njohura të botës. Aty gjenden: Big Beng-u i Londrës, Statuja e Lirisë, Kulla Eiffel, Kolosseumi i Romës, ndërtesat gjigande të Dubait, pyjet e Arizonës, deti i Australisë, klima e Zvicrës, rrugët me kalldrëm të Venecias. Banorët e këtij qyteti janë artistët me famë botërore nga e gjithë bota, por jo vetëm, jetojnë edhe njerëz të thjeshtë si unë. Gjuha që flitet ne qytetin tim është anglishtja e vjetër; ajo e Shekspirit. Atje ekziston shume pak jeta virtual, jeta sociale është ajo dominuesja. Në qytet ndodhen shumë qendra argëtimi, parqe e qendra tregtare. Qytetin e përshkron lumi i Nilit me një shumëllojshmëri gjallesash në të. Në periferi të qytetit ndodhen kopshtet botanike dhe zoologjike me bimët dhe kafshët më të rralla në botë. Jeta në qytet është shumë e gjallë. Kudo sheh njerëz qe vrapojnë për në punë, fëmijë për në shkollë. Dëgjohet shushurima e gjetheve të pyllit, rrahja e dallgëve të oqeanit në shkëmbinj. Aty nga mbasditja dëgjohen fëmijët që luajnë në parqe, dëgjohen tingujt muzikorë të ndonjë këngëtari që po bën prova për koncertin që do mbajë në mbrëmje, diku dëgjon ulërimën e një vajze që sapo ka marrë një autograph nga idhulli i saj; diku sheh një tjetër vajzë me lot në sy duke u kthyer nga ballkoni i Zhulietës, ku i ka dërguar asaj një leter për dashurinë e saj të humbur. Në qytet gjenden resorante nga e gjithë bota, gjenden argjendaritë me florinjtë arab, parfumerite dhe veshjet e markave nga Parisi, kompani të makinave gjermane, etj. Jeta natën është e zhurmshme dhe e shndrritshme. E zhurshmshme sepse diku dëgjon koncertin e One Direction nga një arenë e hapur, diku zërin e mbytur të Beyonce nga një arenë e mbyllur. E shndritshme, sepse dritat verbuese nga minaret e xhamive madhështore nga Meka, së bashku me kishën e madhe të Vatikanit e bëjnë qytetin të pagjumur. Vandalizmi në jetën reale quhet krim, në qytetin tim ai është art dhe pikërisht ky art është një lloj konkurence ku të gjithë artistët me nje manjetofon në krah e me bojëra spraji në dorë, mundohen të tërheqin vëmendje me imazhet që ato krijojnë. Mirëpo, një qytet i lumtur dhe me paqe nuk mund të ekzistojë. Në qytetin tim ka konflikt midis fansave të artistëve apo të fansave me josimpatizantët. Në qytet ndodhin edhe vetëvrasje si pasojë e një keqkuptimi apo lëndimi. Qyteti im, një qytet pa emër i cili nuk jeton, por në të cilin jetoj larg në ëndërrat e mia dhe ku gjithcka ndodh duke u ndikuar nga mendimet, ide të frymëzuara nga emocionet e ma, shpeshherë të lëkundura. Xhuliana Haxhiu