Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

PROJEKT"HISTORI"

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
SHQIPËRIA NË MBARIM TË LUFTËS SË PARË BOTËRORE
Kosova gjatë Luftës së Parë
Botrore
Kongresi I Durrësit dhe
formimi I qever...
LUFTA PËR ÇLIRIMIN E VISEVE TË PUSHTUARA NGA
ITALIA DHE MBRETËRIA SERBE-KORATE-SLLOVENE(1920)
Oraginzimi I luftës dhe çlir...
RIPUSHTIMI SERB I KOSOVËS DHE LUFTA PËR ÇLIRIM E
BASHKIM KOMBËTAR (1918-1925)
Ripushtimi serb I
Kosovës
Komiteti “Mbrojtja...
Publicité
Publicité

Consultez-les par la suite

1 sur 14 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Les utilisateurs ont également aimé (20)

Publicité

Similaire à PROJEKT"HISTORI" (20)

Plus récents (20)

Publicité

PROJEKT"HISTORI"

  1. 1. SHQIPËRIA NË MBARIM TË LUFTËS SË PARË BOTËRORE Kosova gjatë Luftës së Parë Botrore Kongresi I Durrësit dhe formimi I qeverisë së përkohshme Konferenca e Paqës në Paris dhe Shqipëria (1919-1920) Në fillim të Luftës së Parë Botërore , Kosova u pushtua nga forcat austro-hungareze dhe bullgare, dhe u nda në dy zona pushtimi. Zona e pushtimit austro-hungare përfshiu: Dukagjinin,Drenicën, Plavën e Gucinë dhe Ulqinin. Zona e pushtimit bullgar përfshiu: pjesën tjetër të Kosovës Pollogun,Dibrën,Ohrin,Shkupin Kumanovën,Prespën. Pozita e shqipëtarve nën sundimin austro-hungarez ishte më e favorshme ,atyre iu njohën të drejtat e vetadminstrimit lokal dhe zhvillimit të kulturës kombëtare. Kurse pushtuesit bullgar në zonën e tyre nuk ua njohën shqiptarëve asnjë të drejtë kombëtare e njerëzore . Bullgarët arrestuan shumë patriot shqiptarë , në mesin e të cilëve ishite Hasan Prishtina. Gjatë viteve 1916-1918 shqiptarët organizuan qëndresë kundër pushtuesve bullgarë e austro-hungarezë,kryesisht përmes çetave të udhëhequra nga Azem e Shot Galica,Idriz Seferi etj.Në vjeshtë të vitit 1918 çeta e Azem Galicës , së bashku me çeta tjera shqiptare çliruan Drenicn,Istogun dhe Pejën , ku u ngrit flamur shqiptarë. Pasë përfundimit të Luftës së Parë Botrore në Shqipëri e shtrinë pushtetin trupat italiane,franceze si dhe ato serbe të cilat pasi ripushtuan Kosovën me ndihmën e francezëve hyjnë përsëri brenda kufijve të shtetit shqiptarë duke vendosur të ashtuqujaturën”vijë strategjike”. Si kërkesë e ngutshme e të gjitha forcave politike shqiptare brenda dhe jashtë vendit ishte formimi I një qeveri që do të përfaqsonte dhe mbronte interesat kombëtare. Kështu me 25.07.1918 u mblodhën në Durrës 50 delegatë që përfaqsonin viset shqptare që ishin të pushtuara nga italianët me përjashtim të delegatve të Vlorës të cilet nuk I lejoi komanda italiane e pushtimit,si dhe ata që ishin nën pushtimin serb dhe francez. Kongresi I Durrësit nxori Qeverinë që kryesohej nga Turhanë Pashë Përmeti , ku bënin pjesë Myfit bej Libohova , Luigj Bumci,Mustafa Kruja, Mihal Turtulli,Mehmet Konica etj.Kongresi caktoi kryeministrin Turhan Pashë Përmetin dhe sekretarin e përgjithshëm Gjergj Fishtën për të mbrojtur interesat kombëtare në Konferencë e Paqës në Paris. Konferencën e Paqës në Paris e organizuan Fuqitë e Mëdha , (SHBA,Anglia,Franca,Italia, dhe Japonia ) fituese në Luftën e Parë Botërore për të nënshkruar marrëveshjet e paqes me vendet e mundura. Shqiptarët shpresonin se Konferenca do të korrigjonte padrejtësit qe iu ishin bërë shqiptarëve në Konferencen e Berlinit me 1878 dhe më 1913 në Konferencën e Londrës. Mirpo shtetet fqinje si Italia kërkonte Vlorën ndërsa Greqia kërkonte të ankesonte Korqën dhe Gjirokastrën ndërsa mbretërisa SKS kërkonte pjesën që I takonte,pra kërkonin të realizohej Traktatit I Fshehët I Londrës I vitit 1915. Pas shumë diskutimesh Konferenca nuk I përfilli kërkesat e shqipëtarve ,kështu me 9 dhjetor 1919 përfaqsuesit e Anglisë , të Francës dhe ShBA- së I njohën qeveris Italiane sovranitetin mbi Vlorën. Mbretëris SKS I njohën dalje në bregdetin shqiptar dhe Greqia do të merrte Gjirokastrën, Tepelenën e Kurvleshin. Përfaqsuesit e Anglisë ,të Francës dhe të Italisë me 13 janar 1920 u morrën vesh për coptimin e Shqipërisë mes Italis, Greqisë dhe Mbretërisë SKS.
  2. 2. LUFTA PËR ÇLIRIMIN E VISEVE TË PUSHTUARA NGA ITALIA DHE MBRETËRIA SERBE-KORATE-SLLOVENE(1920) Oraginzimi I luftës dhe çlirmi I Vlorës nga pushtuesit italianë Ndërhyrjet ushtarake të Mbretërisë SKS në Shqipëri dhe qëndresa e vendosur e shqiptarve Kryengritja e vitit 1912 Qeveria shqiptare krahas përpjekjeve diplomatike bënte edhe përgatitje të nevojshme duke bashkëpunuar me forcat patriotike të vendit , sidomos me komitetet e “MbrojtjësKombëtare”, që në këtë kohë vepronin në Shqipërinë e Jugut për organizmin e luftës së armatosur kundër pushtuesve italian. Rolin parësorë e pati Komiteti I Vlorës , që kryhesohej nga Osman Haxhiu. Para fillimit të kryengritjes ,Komiteti I Vlorës më 19 maj 1920 organizoi ilegalisht një Kuvend në Barqalla të Vlorës , ku u vendos të fillohej lufta qlirimtare. Drejtimin e saj e mori përsipër Komiteti I Mbrojtjës Kombëtare prej 12 antarësh që udhëheqej nga Osman Haxhiu. Kryengritësit shqiptarë I dërguan një ultimatium forcave italiane për tërheqje duke kërkuar qe Vlorën,Tepelenën dhe Himarën t'ia dorëzonte Qeverisë së Tiranës.Pasi trupat italiane nuk u tërhoqen më 5 qershor 1920 kryengritësit shqiptarë ia filluan luftës kundër forcave armike. Gjatë luftimeve shqiptarët treguan shembuj të lartë heroizmi. Përderisa në jug vazhdonin luftimet kundër pushtuesve italianë , nëveri trupat e Mbretëris SKS në fund të korrikut 1920 sulmuan në drejtim të Shkodrës dhe pushtuan Kastratin. Banorët e zonave të sulmuara organizuan qëndresë të vendosur në Kopilik,me cka ndëryhyrja u përball me sukses. Forcave shqiptare u shkuan në ndihmë vullnetare nga Shkodra e rrethina,nga Shqipëria e Mesme etj. Edhe pse Qeveria shqiptare kërkoi nga Mbretëris SKS që të tërhiqeshin nga kufijtë që ia kishte njohur Shqipërisë Konferenca e Londrë më 1913 , ata nuk degjonin. Qeveria e Beogradit , duke shfrytëzuar dobësitë e shtetit shqipatrë mendonte se erdhi qasti I shumëpritur për t'i realizuar planet e veta shoviniste për t'i shti definivisht nën administratimin e vet viset shqiptare deri në “vijën strategjike” dhe kështu ta kthente Shqipërinë një një zonë ndikimi. Kërkesat e Qeverisë Shqiptare që Beogradi ti tërheqë forcat e veta në kufirin e vitit 1913 nuk u përfillën. Krerët dibranë në katundin Arras të Peshkopisë mbajtën një mbledhje ku bënin planin për kryengritje.Rol me rëndësi luajtën Ramiz Dibra,Ramiz Daci e sidomos Elez Isufi , që u bë udhëheqës kryesor I kryengritjës. Kryengritja e Dibrës filloi me 15 gusht 1920.Atë e përkrahu jozyrtarisht edhe Qeveria e Tiranës dhe forcat e saj të armatosura.Pas luftrave të përgjakshme kryengritësit qliruan Peshkopinë, zunë mbi 800 ushtarë serb robër lufte duke I detyruar pushtuesit të tërhiqeshin nëkufijtë e vititi 1913 Nga fundi I gushtit ushtria serbe filloi sulmin per të ripushtuar tokat shqipare. Një sitatë të tillë , Qqeveria e Tiranës thirri popullin për mbrojtjen e vendit nga forcat serbe dhe nga bandat esadiste proserbe. Forcat qeveritare së bashku me mijëra vullnetarë shqiptarë I dëbuan trupat serbe deri tek “vija strategjike”. Qeveria e Sylejman Delvinës iu drejtua edhe Fuqive të Mëdha prej të cilave kërkoi Begoradi ti tërhiqte trupat e tij nga tokat shqiptare.
  3. 3. RIPUSHTIMI SERB I KOSOVËS DHE LUFTA PËR ÇLIRIM E BASHKIM KOMBËTAR (1918-1925) Ripushtimi serb I Kosovës Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe programi I tij Organizimi I kryengritjeve të armatosura (1918- 1924) Terrori dhuna shtetërore kundër lëvizjes kombëtare Pas kapitullimit të Bullgarisë, njësit ushtarake dhe franceze të Frontit të Selanikut dhe pas tyre dhe ushtria serbe filluan ripushtimine viseve shqiptare, të cilat I ishin njohur padrejtësisht Serbisë në Konferencën e Londrës më 1913. Gjatë tetorit 1918 me gjithë qëndresën e popullit të armatosur shqiptarë , trupat franceze dhe serbe arritën ë ripushtonin Kosovën dhe viset e tjera shqiptare.Serbia pasi vendosi administratën pushtuese me anë të regjimit ushtarak e policor , ushtroi terror gjenocide shtetëror mbi shqiptarët , duke peërdorur forma të ndryshme të dhunës. Mirëpo shqiptarët kurr nuk u gjunjëzuan. Ata bënë qëndresë të fortë qëllimi I së cilës ishte clirimi dhe bashkimi kombëtar Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore lindi ideja për themelimin e një organizate kombëtare, e cila do të organizonte mbrojtjën e tërësisë shqiptare. Kështu me 1 maj 1918 u themelua në ilegalitet Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” , I cili në programin e tij e kishte clirimin e Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare, mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptare dhe demokratizimin e tij. Deri në nëntor të vitit 1918 Komiteti veproi në ilegalitet.Në nëntor të vitit 1918 ,selia e Komitetit u vendos në Shkodër. Komiteti drejtohej nga atdhetari I shquar Hoxhë Kadri Prishtina , sekretar ishte Bedri Pejani kurse bashkëpuntorët e dalluar ishin :Hasan Prishtina , Bajram Curri , Sali Nivica , Hysni Curri, Avni Rrustemi, Elez Isufi , Beqir Vokshi etj. Komiteti “ Mbrojtja Kombëtare e Kosovë” e kundërshtoi politikën e gjenocidit serbomadh dhe kishte aspirat clirimin dhe bashkimin kombëtare. Ai organizoi dhe udhëhoqi lëvizjen kombëtare gjatë viteve 1918-1924. Rol të rëndësishëm ne organizimin e kësaj lëizjeje luajtën udhheqësit e cetave të armatosura nga krahinat e ndryshme të Kosovës dhe të Maqedonisë , sic ishin patriotët Azem e Shot Galica , Mehmet Konjuhi ,Ramë Bllaca , Mulla Agan Koja , Keri I Sadri Bardhit , Selman Trupi , vëllezrit Bajcinovci , Abdullah Bojku , Adem Merxhan Bulka , Riza Bilalli etj. Një vend të rëndsishëm zë kryengritja e prillit 1919 , që përfshiu sidomos Rfafshin e Dukagjinit në të cilën morën pjesë rreth 10.000 kryengritës. Mbretëria SKS përdori të gjitha mjetet për të shkatrruar lëvizjen kombëtare të shqiptarëve. Në korrik të viti 1924 pushteti serb , pasi pushtoi zonat e lira të Kosovës , vrau Azem Galicën dhe udhëheqësit kryesor të cetave kryengritëse. Në fillim të vitit 1925 , në prag të zgjedhjeve parlamentare , ndaj shqiptarëve u morën masa të jashtëzakonshme represive. Përveq këtyre , pushteti serb përdori vrasjet në masë , djegiet e rrënimet e fshatrave me aartileri , borbandimet me airoplanë , burgosjet dhe internimet në Serbi, sidomos për familjet e pjesëtarve të lëvizjes kombëtare. Po ashtu Ferhat Draga u dënua me 100 vjet burg si dhe u ndalu botimi I gazetës “HAK”.
  4. 4. SHTETI SHQIPTARË NË VITET 1920-1924 Asambleja Kushtetues Acarimi I situatës politike dhe kryengritja e qershorit 1924 Qeveria e Fan Nolit dhe veprimtaria e saj Në vitin 1920 përfundoi lufta për clirmin e Vlorës dhe ajo kundërhyrjes ushtarake të Mbretërisë SKS. Në dhjetorë të apo tij viti Shqipëria u pranua anëtare e Lidhjes sëKombeve. Më largimin e rrezikut të jashtëm si detyrë kryesore u shtua forcimi dhe demokratizimi I shtetit shqiptar. Në prill të vitit 1921 u bënë zgjidhjet pë Këshillin Kombëtar. Në këtëkëshill u formuan nëfillim dy e më vonëtri grupe politike. Me 8 dhjetor Këshillim Kombëtar miratoi statutin e zgjeruar të Lushnjës në të cilin sanksionohej regjimi monarkist. Në prisll të vitit 1923 në Këshillin Kombëtar u formua opozita liberale antiqeveritare, në të cilën shquhej Fan Noli. Më 27 dhjetor të vitit 1923 u bëne zgjedhjet për AsamblenëKushtetuse. Grupi qeveritar I kryesuar nga Ahmet Zogu, siguroi 2/3 e deputetëve , kuse opozita , që ishte e përqarë në disa grupe siguroi vetëm 1/3 e deputetëve. Asambleja Kushtetuse nuk u mor me përcaktimin e formës sëregjimit , që ishte problemi themelor për të vilin ishte krijuar , por me probleme tëtjera të parëndsishme. Pasi u mblodh Asambleja , qeveria e Ahmet Zogut duhej të jepte dorëheqje , por ajo nuk veproi kështu.Opozita e kritikoi për këtë. Më 23 shkurt 1924 u be njëatentat kudër kryeminstrit Ahmet Zogu. Kjo ngjarje e acaroi gjendjen politike në Asamble e jashtë saj dhe atëherë Ahmet Zogu dha dorëheqjen dhe nëfillim të marsit u formua qeveria e kryesuar nga Shefqet Vërlaci. Por edhe kjo nuk u prit mirë nga opozita.Situata u acarua shumëkur më20 prill u bë atentat mbi anëtarin e Asamblesë , Avni Rustemin I cili vdiq pas dy ditësh. Varrimi I tij u bë me 1 maj 1924 nëVlorë dhe mori formën e një manifestimi kombëtar kundër qeverisë dhe Ahmet Zogut. Me 2maj në Vlorë u organizua një kuvend në të cilën morën pjesë deputetë të opozitës dhe rreth 300 përfaqsues nga krahinat e ndryshme të Shqipërisë. Kuvendi protestoi kundër vrasjës së Avni Rrustemi si dhe kundër Ceno Kryeziut I cili kishte ardhur me forca nga Mbretëria SERBE-KORATE-SLLOVENE. Qeveria e përkohshme e kryesuar nga Fan Noli u formua me 16 qershor. Ajo përbëhej nga Sulejman Delvina, Rexhep Shala , Kasem Qafzezi , Luigj Gurakuqi dhe Stavro Vinjan. Me 19 qershor u shpall programi I saj prej 20 pikash. Ai parashikonte “qrrënosjen e fedualizmit”. Reformën agrare dhe vendosjen e demokracisë. Në dhjetor të vitit 1924 filloi sulmi në disa drejtime. Forcat e komanduara nga Ceno Kryeziu sulmuan nga Prizreni në drejtim të Krumës , ku u bë qëndresë nga forcat e Bajram Currit. Forcat kryesore me Ahmet Zogun nëkrye sulmuan nga Dibra e Madhe në drejtim të Peshkopisë. Nga jugu sulmuan Koqo Koto nëdrejtimin Follorinë – Korqë dhe Myfid Libohova nga Kakavia në Gjirokastër. Fan Noli iu drejtua qeverive angleze , franceze e italiane për të ndaluar ndërhyrje por ato heshtën . Revolucioni I qershorit 1924 pësoi disfatë , mirëpo ai shënon një përpjekje të rëndësishme për ta futut Shqipërinë në rrugën e përparimit dhe tëdemokracisë.
  5. 5. SHQIPËRIA GJATË REGJIMIT TË AHMET ZOGUT(1925-1935) Shpallja e Republikës Riorganizimi I administratës dhe I forcave të armatosura Organizata e emigracionit politik Menjëherë pasi forcat e A.Zogut hynë nëTiranë me 24 dhjetor 1924 u rikthy në pushtet qeveria e Iljaz Vrionit. Me 6 janar 1925 Ahmet Zogu formoi qeverin e re , të kryesuar prej tij dhe me 7 janar I drejtoi popullit një prokolomatë me të cilën e vinte në dijeni për programin që do të zbatonte. Me porosi tv kryeministrit u mblodh Asambleja Kushtetuse e zgjedhur nëdhjetor 1923 njëpjesë e mirë e së cilës kishtë mërguar jashtë atdheut. Me 21 janar 1925 ajo shpalli Republikën Shqiptare dhe pasi miratoi nenet e para të statutit me 31 janar zgjodhi Ahmet Zogun kryetar të Republikës. Më 2 mars 1925 u miratua Statuti themeltar I Republikës. Sipas tij pushtetin legjislativ e kishte parlamenti I përbërë nga Dhoma e deputetëve dhe Senati. Një e treta e senatit (6 senatorë) caktohej nga kryetari. Në bazë të ligjit të ri administrativ vendi u nda në10 prefektura dhe në29 nënprefektura. Prefektura ishin ajo e Beratit , e Dibrës , e Durrësit , e Elbasanit , e Gjirokastrës , e Korqës , e Kosovës , e Shkodrës , e Tiranës dhe e Vlorës. Me 2 mars 1925 u vra në Bari të Italisë atdhetari demokrat Luigj Gurakuqi. Në përpjekje me forcat e operacionit me 29 mars u vra në Dragobi atdhetari I shquajtur Bajram Curri. Pas kthimit të Ahmet Zogut në Shqipëri , qeveria e tij filloi bisedimet me qeverinë e Beogradit për zgjedhje e zështjeve kufitare dhe nëkorrik të vitit 1925 ranë dakord që Shën Naumi dhe një pjesë e Vërmoshit t'i liheshin Mbretërisë SKS si shpëblim për ndihmën që ajo I dha Ahmet Zogu ne dhjetor te vitit 1924. Ky lëshim territorial u kritikua mjaft sidomos nga kundërshtarët e regjimit dhe nga emigracioni politik. Pas disfatës së Revolucionit të Qershorit , shumë politikanë shqiptarë emigruan jashtë atdheut. Ata u vendosen në Itali,Austri,Francë, Mbretërinë SKS, në Bashkimin Sovjetik etj. Një pjesë e këtyre emigrantve me 25 mars 1925 formuan në Vjenë “Komiteti Nacional Revolucionar” , qëshkurtimisht u qaujt KONARE me Fan Nolin në krye. Programi I KONARE-së parashikonte: përmbysjen e regjimit të Zogut, zbatimin e reformës agrare dhe kufijtë etnikë të Shqipërisë. Në vjeshtë të vitit 1925 emigracioni I djathtë politik krijoi organizatën “Bashkimi Kombëtar” të drejtuar nga Stoir Peci ,Ali Këlcyra , Xhemal Bushati etj. Me 30 tetor të viti 1925 , Kryetari I Republikës Ahemt Zogu shpalli amnistinë politike për të gjithë të arratisurit politikë.
  6. 6. Mardhëniet ekonomike e politike të Shqipëris me Italin Shpallja e Mbretërisë Organizimi I shtetit ligjor dhe zhvillimi ekonomik e infrastrukturor Shpejt pasi u kthye në pushtet , Ahmet Zogu u shkëput nga Beogradi. Ai u orientua nga shtetet perendimore sidomos nga Italia dhe Anglia. Me italinë nënshkroi marrëveshje të ndryshme ekonomike financiare. Shoqëria angleze “ Anglo – Persian” dhe ajo italiane “AIPA”. Ndërmarrja italiane e Naftës në Shqipëri morën koncensione për kërkim e shfrytëzim të naftës . Krahas lidhjeve ekonomike – financiare qeveria e Ahmet Zogut nënshkroi me Italinë edhe pakte politike -ushtarake. Me 27 nëntor 1926 u nënshkrua Pakti italo-shqiptar “miqësisë e sigurimit”,me afat 5 vjeqar. Një vit më vonë me 22 nëntor 1927 u nënshkrua pakti ushtarak për 20 vjet. Nënshkrimi I këtyre dy pakteve e lidhi më shumë qeverin e Ahmet Zogut me Italinë. Por këto pakte politike – ushtarak quan ne acarimin e mardhenieve të Italis e të Shqipëris me qeverin e Beogradit. Në verën e vitit 1928, Ahmet Zogu dhe përkrahësit e tij morën masa për të ndryshuar regjimin republikanë në formën mbretëri. Për tëbërë këtë ndryshim më parë duhej ndryshuar statuti , prandaj në qershor 1928 u vendos të shpërndahej parlamenti dhe të zgjidhej një asamble kushtetuse. Me 1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuse e shpalli Shqipërinë mbretëri dhe Ahmet Zogun mbret të shqiptarëve me emrin Zogu I. Pastaj miratoi statutin e Mbretërisë dhe më1 dhjetor 1928 u shëndrrua në parlament. Mbreti ishte kreu më I lartë I shtetit dhe komandant suprem I forcave të armatosura . Asnjë ligj nuk hynte ne fuqi pa miratimin e mbretit. Ndërrimi I formës së regjimit I fuqizoi mëshumë pozitat e mbretit Zogu I . Me 5 shtator 1928 u formua qeveria e Mbretërisë Shqiptare me kryeministër dhe ministër të Brendshëm Kostaq Kotën. Në përputhje me statutin e mbretërisëme 11 prill 1929 u formua Këshilli I Shtetit me kryetar Mehdi Frashërin. Ai kishte detyrë të pergatiste kodet , projektligjet e rregulloret. Mbreti Zog I kushtoi rëndësi përmisimit dhe plotësimit të legjislacionit , duke marrë si model atë të vendeve pëermirsimit dhe plotësimi të legjislacionit , duke marrë si model atë të vendeve perindimor. Si rrjedhim me 1 janar 1928 hyri në fuqi , Kodi penal I amrrë nga Italia , me 1 prill 1929 hyri në fuqi Kodi Civil Shqiptar , I cili zëvendosi Kodin Civil Osman. Ndryshimet e bëra në të mbështetshin Kodin Civil Zvicran. Me 15 qershor 1932 hyri nëfuqi Kodi I ri Tregtar I bazuar në atë italian.
  7. 7. GJENDJA E SHQIPËTARVE NË MBRETËRINË JUGOSLLAVE NË VITET 1925-1941 Shpronësimi masiv I shqipëtarve Përpjekjet për kolonizimin e trevave shqiptare dhe rrjedhojat e Reformës agaro- kolonizuese Shpërngulja me dhunë e shqiptarëve Shpronësimi dhe zvogëlimi I spërfaqës së tokës së punueshme e intensifikua pas vitit 1923 kur komisoneve agrare serbe u lejohej që të sekuestronin sipas nevojës edhe toka që nuk ishin praparë në legjislacion. Komisonet agrare kolonizuese gjatv formimit të komplekseve për kolonizim sekuestruan toka që shqiptarët ua kishin blerë qifligarëve gjatë Luftës së Parë Botërore dhe I cilësuan ato si toka të braktisura. Sipas ligjit të vitit 1931 me plotësime e përmirësime të vitit 1933 , fshatarëve shqiptarë mund tu sekuestrohej toka deri te pragu I shtëpisë. Shpronësimit nuk I shpëtuan as pronat e institicuneve fetare shqiptare si muslimane ashtu edhe katolike. Kolonizimi I trojeve shqiptare ishte një proces që kishte filluar në vititn 1912. Ai mori hov gjatëviteve 30 kur qëndresa e armatosur ishte më e dobët. Kolonët sllav u vendosën në tokat pjellore të shqipëtarve. Gjat periudhës ndërmjet dy luftrave botërore nëtokat shqiptare u vendosen rreth 15.000 familje kolonësh me rreth 75 frymë. Sipas disa të dhënave gjatëperiudhës 1918 – 1941 në viset etnike shqiptare u ngritën rreth 1.000 koloni sllave. Ndryshime të dukshme pësoi edhe struktura etnike e popullsisë . Me 1912 shqiptarët nëkëto troje përbënin 90% të popullsisë , kurse ne vitin 1941 shqiptar , nuk u arrit objektivi I Mbretërisë Jugosllave për ndryshimin rrënjësor të strukturës etnike në favor të minoritetit sllav. Shpërnguljet me dhunë të shqiptarëve vazhduan gjatë gjithëperiudhës ndërmjet dy luftërave botërore. Lumi I shqiptarëve të shpërngulur shkonte kryesisht nëdy drejtime kryesore – në Turqi dhe në Shqipëri. Si rezultat I shtypjes së vazhdushme , gjat periudhës ndërmjet dy luftërave botërore nga trojet etnik shqiptare u shpërngulen mbi 250.000 shqiptarë. Pjesa më dërrmuse e tyre u vendosen në Turqi , kurse pjesa tjetër në Shqipëri dhe nëvende tjera. Sipas konventes parashikohej që gjat viteve 1939 – 1999 të shpërnguleshin në Turqi rreth 400.000 shqiptarë , të cilët do të vendoseshin ne Anadolli. Parashikohej që shpërngulja të realizohej në këtë mënyrë : në vitin 1939 do të shpërnguleshin 4.000 familje , në vitin 1940 , 6000 familje , me 1941 dhe me 1942 nga 7000 familje dhe me 1943 me 1944 nga 8000 familje.
  8. 8. SH.M.E.J ”HOXHË KADRI PRISHTINA “ Lënda: Histori Punoi:Fisnik Baliu Prof:Hanife Ademaj Dalipi Kl:10-Financa Prishtinë 2015
  9. 9. SH.M.E.J ”HOXHË KADRI PRISHTINA “ Lënda: Histori Punoi:Kushtrim Berisha Prof:Hanife Dalipi Kl:10-Financa Prishtinë 2015
  10. 10. COPËTIMI I TROJEVE SHQIPTARE EDHE NJOHJA E PAVARSISË SË SHQIPËRISË Qëndrimi i fuqive të mëdha dhe i shteteve fqinje ndaj Shqiperisë Vendimet e Konferences së Ambasadoreve per copëtimin e Shqipërisë ( 1912-1913 ) Njohja e Pavaresisë së Shqiperisë nga Fuqitë e Medha Ne fillim as Fuqite e Medha as shtetet fqinje ballkanike ne fillim nuk e njohen pavarsine e Shqiperise.Austro- Hungaria ,Italia ishin te interesuara per nje Shqiperi autonome Rusia ishte e interesuar per nje copetim te ri te tokave shqiptare Aleatet Ballkanik (Serbia,Greqi ,Mali i zi) ishin te vendosur per te pushtuar te gjitha tokat shqiptare. Ata ishin kunder krijimit te njeshteti shqiptar. Shovinizmi grek zhvilloi nje fushate te madhe propagandistike brenda dhe jashte Greqise. Qeveria serbe kerkonte gjithe treven e Kosoves, tokat shqiptare qe sot ndodhen ne Maqedoni dhe vise te tjera te Shqiperise se Veriut. 6 Fuqite e Medha u moren vesh per te mbajtur ne Londer nje konference ne nivel ambasadoresh. Ajo i filloi punimet me 17 dhjetor 1912 nen drejtimin e ministrit te Jashtem te Anglise , Eduard Grej. Aty u vendos qe ne seancen e pare qe Shqiperia te kufizohej ne veri me Malin e Zi kurse ne jug me Greqine. Ky vendim kishte rendesi per Shqiperine sepse pengonte daljen e Serbise ne Adriatik permes tokave shqiptare. Ne konference u zhvillua nje lufte e ashper diplomatike per kufijt e Shqiperise , sidomos ndermjet Austro-Hungarise dhe Rusise. Qeveria dhe populli shqiptar nuk u pajtuan me vendimet e konferences aty ku pati mundesi. Qe ne diten e pare te punimeve , konferenca e ambasadoreve vendosi qe te krijohej nje Shqiperi autonome nen sovranitetin e sulltanit. Konferenca ngarkoi Austro- Hungarine dhe Italine qe te pergatisnin nje projekt te hollesishem. Ato hartuan projektin per nje Shqiperi autonome dhe ambasadoret e tyre u shprehen per pavaresine e plote te Shqiperise. Konferenca vendosi me 29 korrik qe Shqiperia te behej shtet i pavarur dhe nen garancine e fuqive te medha. Ne krye te shtetit shqiptar do te vihej nje princ i huaj dhe xhandarmeria do tu besohej oficereve te huaj.
  11. 11. SHTETI I PAVARUR SHQIPTAR NË VITET 1912 – 1914 Formimi i qeverisë së Ismail Qemalit Qëndrimi i qeverisë së Vlorës ndaj luftës ballkanike Masat arsimore dhe ekonomike të qeverisë së Vlorës Kuvendi kombetar i Vlores u mor me organizimin shteteror 28 nentor 1912 u vendos te krijohej qeveria e pare kombetare. Kryetar Ismail Qemali 4 dhjetor 1912 kuvendi miratoi perberjen e plote te qeverise. Benin pjese : Nikolle Kaqorri , Myfit bej Libohova , Mehmet pashe Derralla ,Pandeli Cale etj. Kuvendi zgjodhi nje pleqesi prej 18 vetash me myftiun Vehbi Dibra ne krye. Pleqesia kishte te drejte ta kontrollonte e ta keshillonte qeverine kur ishte nevoja por jo ta rrezonte ate. Ne fillim te dhjetorit e gjithe Shqiperia dhe Kosova ishin pushtuar nga serbet e malazezet. Në fillim tëdhjetorit 1912 gjithë Kosova , Shqipëria Veriore ,Lindore dhe e Mesme deri në lumin Shkumbin ishte pushtuar nga ushtritë serbe e malazeze. Ismail Qemali filloi veprimtarine e tij politike. Ai ua njoftoi shpalljen e pavarsise krahinave te vendit , fuqive te medha dhe portes se larte. Ai kerkonte ta njihnin Pavarsine e Shqiperise. Askush nuk e njohi pavarsine e Shqiperise. Qeveria mori masa per te mbrojtur me arme ne dore tokat shqiptare. Ushtrite greke pushtuan Erseken ,Leskovikun, Permetin ,Gjirokastren, Tepelenen. Ushtrite serbe pushtuan pjesen me te madhe te tokave shqiptare. Esat Pashe Toptani nenshkroi tradhetisht me Malin e Zi marreveshjen per dorezimin e Shkodres pas 7 muaj lufte. Fuqitë e Mëdha I bënë presion të madh të Malit të Zi dhe e detyran të tërhiqej nga shkodra pas 3 javësh. Nje detyre tjeter e rendesishme e qeverise ishte organizimi i administrates shteterore. Ajo vuri ne zbatim shume ligje te reja. Vendi u nda ne : prefektura , nenprefektura dhe krahina. U krijua administrate gjyqesore, u hapen shkolla ne qytete dhe fshatra. Ne Elbasan u rihap shkolla normale. Ne tetor 1913 u nenshkrua marreveshja per krijimin e Bankes Kombetare Shqiptare. Esat Toptani doli hapur kunder qeverise dhe formoi ne Durres Pleqesine e Shqiperise se Mesme dhe ne krye te saj u vu Esat Pashe Toptani. Sipas vendimit të qeveris duhej të hapeshin shkolla në qytete fshata . Nëtetor të vitit 1913 nenshkroi marrëveshjen për krijimin “ Bankës Kombëtare Shqipëtare “ me kapital austro – italian .
  12. 12. LUFTA PËR CLIRIM E BASHKIM KOMBËTAR NË VISET E PUSHTUARA NGA SERBIA DHE MALI I ZI (1912-1915) Gjendja e rënde politike dhe ekonomike e shqiptarëve nën sundimin serb e malazez Ndërrimi i fesë me dhunë Qëndresa anti-serbe në viset e pushtuara. Kosova dhe viset tjera shqiptare qe u pushtuan nga Serbia e Mali i zi , perfshinin nje territory 24.000km2. Gjate viteve 1912-1915 Serbia dhe Mali i zi vendosen ne keto troje shqiptare nje regjim ushtarako policor. Politika e gjenocidit qe ndoqen Serbia e Mali i zi , shpernguljet ne Turqi dhe ne shtetin e ri shqiptar ndikuan qe ekonomia e viseve shqiptare te pushtuara te shkaterrohej pothuajse teresisht. Gjate kesaj periudhe u shperngulen rreth 60.000 shqiptar. Pushtuesit sekuestronin tokat e shqiptarve dhe vendosnin ne to kolonë sllav. Nje nga faktoret qe ndikuan ne keqsimin e gjendjes ishte edhe qeshtja e kufijve mes Serbis e Malit te zi. Konvertimi i fese se shqiptarve ne viset e pushtuara filloi qysh gjate luftes se pare Ballkanike, ne vjeshte te vitit 1912 dhe vazhdoi gjere ne luften e pare boterore. Numri i shqiptarve qe u konvertuan me dhune arriti ne disa qindra, por permasa shqetsuese morri ne territoret e pushtuara nga mbreteria e Malit te Zi. Organet ushtarake te Malit te Zi konvertimin e shqiptarve musliman e katolike ne ortodoks e benin me kercenime dhe nese kundershtonin paguhej me koke. Konvertime te shumta pati edhe ne Plave , Guci Rugove , Beranë ,etj. Kunder ketij gjenocidi reagoi ashper edhe Austro-Hungaria e cila protestoi edhe ne Konference. Pushtuesit serb e malazez qe ne fillim u priten me arme ne dore krahas nje qendrese me udheheqes patriote si Hasan Prishtina Isa Boletini ,Bajram Curri. Qeveria serbe kishte vendosur ne menyre arbitrare nje kufi tjeter qe ajo e quante strategjik dhe qe kalonte pergjate lugines se Drinit dhe duke perfshire Matin. Mbajtjen e kesaj zone e justifikonin gjoja me nevojen e mbrojtjes nga sulmet e shqiptareve. I detyronin banoret e zones strategjike te kerkonin bashkim me Serbine . Ata mbyllen rruget e tregjeve me qytetet dhe i kercenuan me vdekje nga uria. Ne keto rrethana kryengritja shqiptare ishte e pashmangshme dhe moren pjese 4000 kryengrites.
  13. 13. LUFTA KUNDËR SHOVINIZMIT GREK (1913 -1914 ) Përpjekjet e Greqisë për të pushtuar Shqipërinë e Jugut Lëvizja e ashtuquajtur Vorio- epiriote Qëndrimi i shqiptarëve dhe i fuqive te mëdha ndaj shovinizmit grek Edhe pas caktimit te kufijve te shtetit shqiptar nga Konferenca e Ambasadoreve ne Londer , ushtria greke vazhdoi te mbante te pushtuara viset jugore te Shqiperise. Komisioni nderkombetar i krijuar nga konferenca e ambasadoreve per te percaktuar ne vend kufirin jugor e juglindor ndermjet Shqiperise dhe Greqise , erdhi ne Shqiperi ne tetor te vitit 1913 por gjate punes hasi ne veshtiresi te medha kryesisht nga autoritetet pushtuese greke. Shovinistet grek filluan nje fushate proparandistike per ta paraqitur popullsine e Shqiperise se jugut si popullsi greke. Ata i detyronin shqiptaret ti lyenin shtepite e tyre me ngjyrat e flamurit grek ne vendet ku kalonte komisioni. Pas protokollit te Firences, fuqite e medha i kerkuan Greqise qe brenda nje muaji ti terhiqte trupat ushtarake nga Shqiperia e jugut. Qeveria greke pasi e pagezoi Shqiperine me emrin Vorio- epir ( Epiri i Veriut ) ,filloi te organizonte ketu dhe ne Greqi nje levizje te ashtuquajtur vorio-epiriote Per realizimin e ketyre planeve aneksioniste Greqia e kishte tashme edhe perkrahjen e Serbise me te cilen kishte bere nje marreveshje te fshehte per ta ndare Shqiperine ne dy zona ndikimi. Qeveria greke u detyrua me 1 mars 1914 te terhiqte forcat e saj nga Korqa. Po ashtu forca greke te fshehura ne Korqë , banda të armatosura ushtarësh grekë paraqitur si “vorio epirotë” dhe bashkëpuntorët e tyre grekoman. E gjithe kjo veprimtari shoviniste anti-shqiptare qe perbente nje kercenim serioz per Shqiperine e Jugut dhe per gjith shtetin shqiptar ndeshi ne qendresen e vendosur te popullsise vendase shqiptare dhe te rretheve patriotike. Megjithate masat shtrenguese te komandes greke te pushtimit per ti detyruar banoret ortodoks shqiptar nga 18 deri 55 vjet qe te regjistroheshin ne repartet vullnetare te levizjes vorio epiriote por nje gje e tille nuk u arrit. Forcat shqiptare pasi shtypen puqin grek te Korqes marshuan drejt Kolonjes dhe Leskovikut duket zhvilluar luftime te ashpra me repartet vorio epiriote. Qeveria greke I pranoi formalishtë këto kërkese dhe herë pas here bëri deklarata mashtruse se po merrte masa për të qetësuar “Vorio – Epirin por nërealitet veproi ndrysh.
  14. 14. SHQIPËRIA GJATË REGJIMIT TË PRINCIT “VILHELM VID” Vendosja në Shqipëri e princit Vilhem Vid Statuti organik i Shqiperisë Qëndrimi i qeverisë së princ Vidit ndaj pretendimeve greke Kryengritja e viteve 1914 -1915 e Shqipërisë së mesme Ne nentor te vitit 1913 fuqite e medha pranuan perfundimisht qe princ i Shqiperise te jete gjermani Vilhem Fon Vidi i propozuar nga Austro-Hungaria dhe Italia. Rrethet patriotike shqiptare ne pergjithsi e mirepriten vendimin e fuqive te medha dhe pane ne princin gjerman simbolin e Shqiperise se pavarur. Esat Toptani me qellim qe ta siguronte nje vend ne kabinetin e tij shpalli se e priti mire ardhjen e princit mirpo fshehurazi vazhdonte te nxiste levizjen per nje princ musliman ne Shqiperi. Princ Vidi arriti ne Durres me 7 mars 1914 dhe e zgjodhi si kryeqytet Durresin ku kishte ndikim te forte Esat Topani. Regjimi i Vidit u sanksionua nga statuti organik i Shqiperise. Sipas nenit te pare te ketij statuti Shqiperia shpallej principate kushtetuese e pavarur dhe e trashegueshme. Ne nenin e dyte fuqite e medha garantonin gjithashtu teresine dhe paprekshmerine e Shqiperise me kufijte qe i kishin caktuar. Sipas nenit te trete shteti shqiptar do te ishte asnjanes dhe kjo asnjanesi garantohej nga fuqite e medha. Ne frontin e Shqiperise njihej princ Vidi kurse organi legjislativ ishte Asambleja Kombetare. Gjuha e detyrar dhe zyrtare ishe gjuha shqipe. Shqiperia ndahej ne 7 sanxhaqe. Princ Vidi qe ne fillim u ndodh perballe veshtiresive te medha politike te brendshme. Brenda vendit ai u ndodh perball levizjes vorio-epiriote dhe kryengritjes qe shpertheu ne Shqiperine e mesme. Problemi me i ngutshem dhe me i nderlikuar per princ Vidin ishte ai i largimit te forcave greke nga Shqiperia e jugut. Ne fillim Vidi hyri ne bisedime me qeverine vorio epiriote qe ishte shpallur ne Gjirokaster. Ai caktoi si komisar kolonelin holandez Tomson mirpo qendrimi i bute i Tomsonit beri qe princ Vidi ta shkarkonte nga detyra e komisarit Kryengritja Shqipërisë së Mesme filloi në rrethin e Tiranës me 17 maj 1914. Që në fillim kryengritësit dolën hapur kundër princit Vidit dhe kërkuan një princ turk. Me 3 qershor 1914 krerët e kryengritjes organizuan njëmbledhje në Shijak, ku u miratua njëprogram që iu paraqit përfaqsueve të Fuqive të Mëdha. Në këtë program u kërkua largimi I princit Vidit , kthimi I Shqipëris nën Perandorin Osman ose ardhja e njëprinci mysliman të varur nga sulltani , ngritja e flamurit të Turqisë , përdorimi I alfabetit turko arab për gjuhën shqipe etj . Një nga udhëheqësit e kryengritjes ishte Haxhi Qamili nga fshati Sharrë I Tiranës.

×