1. Lënda:SISTEMI INTEGRAL I PROMOCIONIT
Tema: Aktiviteti i promocionit në “ProCredit Bank”
Mentori: Punoi:
Prof.dr.Fatos UKAJ Fitore Zeqiri
Prishtinë,2016
2. Përmbajtja:
1.0-Hyrja....................................................................................2
1.1-Historiku i ndërmarrjes……………………………………3
1.2-Përse “ProCredit Bank”?.....................................................4
1.3-Misioni i bankës…………………………………………..5
1.4-Produktet………………………………………………….6
1.5-Cmimet……………………………………………………6
1.6-Promocioni………………………………………………..7
1.7-Analiza e reklamës.............................................................7
1.8-Marketingu në internet.......................................................8
1.9-Media që shfrytëzon “ProCredit Bank”………………….9
1.10- Komunikimi dhe mediat që shfrytëzohën për
komunikim…………………………………………………..9
-Përfundimi ……………………………………………........10
-Rekomandimet.......................................................................11
-Literatura……………………………………………………12
1
3. Hyrja
1
Promocioni në përgjithësi dhe reklama në veçanti janë të parat gjë që ju vjen
nëpër mend njerëzve kur atyre ju pyetet se çfarë kuptoni me marketingun.
Si shprehje e komunikimit, promocioni origjinon prej fillimeve të erës njerëzore
dhe si e tillë do të ekzistojë pë aq kohë sa njerëzit do të informojnë, bindin apo
rikujtojnë njëri-tjetrin për gjëra nga më të ndryshmet.
Promocioni është një ndër kater elementët e marketingut miks i cili ka të bëjë me
komunikimin apo me ndryshe shkëmbimin e informacionit mes blerësve,
përfituesve, publikut në përgjithësi nga njëra anë dhe shitësveapo ofruesve, në
përgjithësi nga ana tjetër.
Me përkufizim, promocioni përfshinë `çdo formë të komunikimit të përdorur
për të informuar-Më në fund Internet në Shqipëri`, për të bindur-`Eksploroni
botën me `ATHS`sepse ajo ju garanton kujtime të mrekullueshme`,apo për të
kujtuar-`Gjithmon Coca Cola` njerësit rreth mallrave, shërbimve, imazhit të
ndërmarrjeje apo individi,raporteve të tyre me shoqërinë etj.
2
Sipas Kotlerit(Kotler-126)-
`Promocioni përfshinë të gjitha mjetet e sistemit të marketingut detyrë e të
cilave është komunikimi me blerësit potencial`
Promocionin mund ta përkufizojmë gjithashtu si:
`kordinimin e të gjitha veprimeve që fillojnë me konceptimin e një sinjali,
komunikimin e tij deri në evidentimin e efektit që që ai ka tek konsumatori`
Llojet e promocionit: Që të kuptojmë komunikimin dhe metodat promocionale
të përshtatshme për çfardo lloji produkti dhe situate, duhet më parë të kemi të
qarta elementet e promocionit siç janë:
-Reklama,
-Publiciteti,
-Shitjet personale,
-Promocioni i shitjeve.
1
Promocioni –Prof.As.Dr. Artan Duka ,Dr Niko Pano
2
Strategjitë e marketingut- Prof .Nail Reshidi, Prishitnë, 2007 2
4. 1.1 HISTORIKU I NDERMARRJES
3
ProCredit Bank është pasardhese MicroEnerprice Bank bankës më të
suksesshme në Kosovë që nga viti 2000 e cila është themeluar me iniciativ të disa
institucioneve financiare ndërkombëtarisht të njohura .
Ishte banka e pare e hapur në periudhën e pasluftës në Kosovë e cila shumë
shpejt është shëndrruar në një bankë të vërtetë komerciale e cile ofron një game
të gjërë sherbimesh bankare.
Në vitet e para kjo bankë ka pasur një sasi të mëdha fondesh donatore për
Kosovën dhe është shndërruar në bankën kryesore të kursimeve.
Në vititn 2002 është bërë banka e pare që u ka ofruar klientëve të saj kartela
bankare, dhe kështu Kosova është bërë një ndër sekorët më të zhvilluar bankar
në rajon sa I përket përdorimit të kartelave bankare.
Ne vitin 2003 ky institucion është riemëruar në ProCredit Bank, duke shënuar
antarësim në rrjetin ProCredit Bank
Dhe prap po vazhdon me nje ritem te lart te ofrimit te sherbimeve të
konsumatorëve,sa më cilësore dhe te knaqshme.
3
www.procreditbank-kos.com
3
5. 1.2 Përse ProCredit Bank?
Ne synojmë që të jemi "house bank" për bizneset shumë të vogla dhe të vogla,
sepse ne besojmë se këto ndërmarrje krijojnë shumë vende të lira pune, duke
kontribuar në zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Ne përpiqemi që të promovojmë
kulturë të mirë kursimi tek familjet dhe individët si dhe të ofrojmë shërbime
bankare transparente dhe të përgjegjshme për njerëzit që jetojnë dhe punojnë
në zonat që shërbehen nga banka jonë.
Për punonjësit e ProCredit Bank, zbatimi i standarteve dhe parimeve të
përgjegjshme, nuk është vetëm një mënyrë të punuari: është një mënyrë të
jetuari. Ne ofrojmë më shumë se sa një vend pune: ne po ofrojmë një mundësi
për t'u bërë pjesë e një institucioni etik, të fokusuar në bankingun e
përgjegjshëm.
Për ProCredit Bank, përgjegjshmëri nënkupton:
• Komunikim transparent dhe respekt për klientët dhe kolegët tanë
• Ofrimi i një shërbimi financiar të besueshëm, të kuptueshëm dhe lehtësisht të
përdorshëm, i projektuar për të përmbushur nevojat e klientëve tanë
• Krijimi i një impakti pozitiv dhe të qëndrueshëm në zhvillimin e bizneseve
lokale, duke promovuar zhvillimin e mjedisit dhe të punonjësve tanë.Kjo
përgjegjshmëri në banking, na lejon që të ndërtojmë një marrëdhënie afatgjatë
me klientët tanë, të bazuar në besimin reciprok. Ne besojmë në këto parime dhe
zbatimi i tyre në punën tonë të përditshme, na diferencon.
4
6. 1.3 MISIONI I BANKES
Banka ProCredit është bankë zhvillimore e cila ofron shërbime të plota bankare.
Ne ofrojmë shërbime cilësore për individë privatë dhe biznese. Në operacionet
tona ne i përmbahemi një numri të caktuar parimesh bazë: ne vlerësojmë
transparencën në komunikim me klientët, nuk promovojmë kredi konsumuese,
dhe ofrojmë shërbime të cilat janë të bazuara në gjendjen e çdo klienti si dhe në
analizën e shëndoshë financiare. Kjo qasje e përgjegjshme na lejon të ndërtojmë
një marrëdhënie afatgjatë të bazuar në besimin reciprok.
Fokusi ynë është ofrimi i shërbimeve për ndërmarrjet shumë të vogla, të vogla
dhe të mesme, sepse jemi të bindur që këto biznese krijojnë numrin më të madh
të vendeve të punës dhe i japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat
operojnë. Duke ofruar shërbime të thjeshta depozituese për klientët privatë si
dhe duke investuar burime të konsiderueshme në edukimin financiar, ne kemi
për qëllim të promovojmë kulturën e kursimit, e cila mund të sjellë
qëndrueshmëri dhe siguri për familjet .
Aksionarët tanë presin një fitim të qëndrueshëm nga investimi në afat të gjatë,
dhe nuk janë të interesuar për maksimizimin e fitimit në afat të shkurtër. Ne
bëjmë investime të mëdha në trajnimin e stafit në mënyrë që të krijojmë
atmosferë të kënaqshme dhe efikase të punës, si dhe të ofrojmë shërbimet më të
sinqerta dhe kompetente për klientët tanë.
5
7. 1.4 PRODUKTET
4
ProCredit Bank ofron shërbime të shkëlqyeshme për klientë dhe një game të
gjerë produktesh bankare:
-Transferet e parave
-Llogaria rrjedhese,
-Llogaria e Kursimit,
-Plani i Kursimeve,
-Llogaria e depozitave me afat
-Kartelat
-Kreditë
-Mbitërheqje për klientë privatë,
-Pako Bankare,
-E-banking
-Sherbimet SMS
-Kushtet dhe rregullat e përgjithshme
-Terminalet e pikave të shitjes,
-Partneret kontraktuese.
-Cmimorja-klientet privatë
-SMS Top Up
-Rekomandime mbi masat e sigurisë për përdorimin e E-Banking.
1.5 CMIMET
Në cmime përfshihën të gjitha informacionet dhe tarifat e bankës si:
Cmimet për hapjen dhe mirëmbajtjen e llogarisë ku përfshihen:
-hapja e llogarisë,
-bilanci minimal,
-tarifa e mirëmbajtjes së llogarisë.
-normat e interesit, etj...
4
www.procreditbank-kos.com 6
8. 1.6 PROMOCIONI
5
Promocioni është proces i komunikimit ndërmjet ndërmarrjës dhe blerësve më
qëllim të krijimit të qëndrimit pozitiv për produktet dhe shërbimet.
Promocioni në ProCredit zhvillohet në forma të ndryshem si
reklama,publiciteti,shitja përsonale,përparimi i shitjes, promocioni në internet,
në gazeta, në billborde etj.
Shitja përsonale në ProCredit Bank realizohet kur forca shitëse apo stafi i
ProCredit Bank bashkëpunon me konsumator për ndërtimin e marrëdhënieve të
mira dhe si qëllim ka realizimin e shitjes.
Shitja përsonale realizohet nëpërmjet kanaleve të shitjes të cilat janë TV, radio,
gazeta, mediume të reja, reklama të drejtpërdrejta dhe është nje formë kryesore
në ProCredit Bank.
Promocioni bëhet edhe nëpërmes reklamave të ndryshme në TV , p,sh ProCredit
Bank shfaqet çdo dite në RTK cilat konsumatorii sheh dhe mund të interesohet
për blerjen e ndonjë produkti të bankës, gjithashtu promocioni i cili bëhet në të
përditshmet në gazeta,p,sh në gazeten Kosova Sot qe është një gazet mjaft e
shitur, poashtu edhe në internet ku ekziston edhe web faqja e bankës në të cilën
paraqitën të gjitha informacionet dhe të dhe të dhënat me të cilat konsumatori
informohet për të gjitha rregullat e bankës.
1.7 Analiza e reklamës
Mediumet kryesore reklamues janë:Gzeta, revista, televizioni, radio, reklama e
drejtpërdrjetë etj..
Gazeta është mediumi më i përhapur për shpërndarjen e porosisë reklamuese.
Gazeta ka te metat dhe përparësitë e veta.
Si përparësi mund të merret aksioni i shpijtë, mundësia e shpalljeve të
ndryshme, besueshmëria , etj.
Si të meta merren :nuk lexohet nga të gjithë, koha e shkurtër e ekzistimit,
kualiteti i dobeët i materialit, etj.
ProCredit Bank-vazhdimisht bënë reklama do të thotë se promocioni I saj është
mjaft i zhvilluar.
Reklamat per këtë kompani janë paraqitur me rastin e festave, ofrimin e
shërbimeve të reja, produkteve ,pakot e reja, që kryesisht reklama është në
faqën e fundit të gazetës ose në kopertinen e prapme te saj.
Reklama është paraqitur në tërë faqën e gazetës si dhe duke informuar
konsumatorët se si mund të kontaktojnë me bankën, në mënyrë direkte duke e
vizituar bankën, permes telefonit si dhe permes web te saj.
5
Kompania “ProCredit Bank” 7
9. 1.8 MARKETINGU NE INTERNET
Marketingu në internet në ProCredit Bank është mjaftë e zhvilluar, këtu mund
të përmendim sherbimin E-Banking I cili është një shërbim elektronik bankar i
cili ju mundëson konsumatoreve mundësinë e kryerjes së shërbimve bankare 24
orë në ditë nga shtëpia apo nga zyra.
Përmes këtij shërbimi elektronik konsumatoret mund të kontrollojnë gjendjen e
tyre bankare si dhe të bëjnë transaksione të ndryshme brenda dhe jashtë
Kosovës
Me këto shërbime klientet mund të kursejnë kohën e tyre dhe të kenë qasje të
drejtpërdrejtë në llogaritë e tyre për çdo transaksion të kryer në çfarëdo
periudhe kohore.
6
E-Banking është shumë i përshtatshëm për personat të cilë punojnë gjatë ditës
dhe nuk kanë kohë të shkojnë në bankë.
Me E-Banking siguria e mjeteve është në nivel të lartë dhe përdoret nga shumë
banka të mirënjohura.
Me sistemin e bankimit nëpërmjet internetit çdo klient mund t`i përdore këto
shërbime:
-Ekzekutimi I pagesave institucionale përbrenda degëve të ProCredit Bankës,
-Ekzekutimi i pagesave nacionale me bankat tjera vendëse në valutën euro.
-Ekzekutimi i pagesave ndërkombëtare për transaksione komerciale.
Informacione per llogaritë:
-Lëvizjet dhe bilanci i llogarisë,
-Deklaratat ditore te llogarive,
-Shikimi i urdhëresave të fundit nëpërmjet E-Banking-ut,
-Shikimi i të gjitha urdhëresave që I keni bërë perms bankes tone,
-Për informacione më të hollësishme,ju mund ta vizitoni faqen.
6
www.procreditbank-kos.com 8
10. 1.9 MEDIAT QE SHFRYTEZON “PROCREDIT BANK”
Mediat që shfrytëzohen në marketing janë të shumta, si ato në internet, në TV,
në shtyp, etj..
Përmes internetit mund të jenë web faqet e ndryshme në të cilat ndërmarrjet
mund të kyqen pa pagesë vetem permes internetit dhe mund të bëjnë marketing.
Po ashtu marketingu zhvillohet edhe permes TV , ku mund të shfaqen reklama
të ndryshme por për dallim nga web faqet e internetit, në TV reklamat bëhen
me pages, gjithashtu marketingu që bëhet me shtyp qoft gazeta apo revistë bëhet
me pagesë.
1.10 Komunikimi dhe mediat që shfrytëzohën për komunikim
ProCredit Bank ka komunikim mjaftë të mire me konsumatoret e vet.
Ajo komunikon me konsumator permes mediave të ndryshme të cilat janë
të shumta,si ato perms shtypit që janë gazetat dhe revistat e ndryshme,
permes billbordave,perms TV,permes videove të ndryshme dhe internetit
e web faqes së ndryshme dhe internetit e web faqes së saj.
Poashtu përdorë edhe modelet e komunikimit si ato tradicionale
ndërpersonale,si dhe hipërmedia me të cilat komunikon me konsumatoret
e vet në mënyrë të rregullt.
9
11. PERFUNDIMI
ProCredit Bank është një bankë me shërbime cilësore e cila punon për
realizimin dhe përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve.
Politikat tona bazohen në filozofinë e komunikimit të hapur dhe transparent
ndërmjet stafit dhe kjo filozofi është në focus të të gjithë bankave ProCredit në
botë.
Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë transparencës së proçesit të rekrutimit dhe
përzgjedhjes, si dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional për punonjësit tanë.
Ne mendojmë se përkushtimi dhe kompetenca e punonjësve tanë është
thelbësore për të ofruar shërbim shumë cilësor dhe në mënyrë të përgjegjshme
për klientët tanë.
ProCredit Bank thekson rëndësinë e krijimit të një marrëdhënieje të ndershme
dhe me respekt reciprok ndërmjet punonjësve, si dhe krijimin e një ambienti te
këendshëm pune, me komunikim të hapur dhe një perspektivë afatgjatë.Ne
kërkojmë punonjës që janë jo vetëm të interesuar për një pozicion të cakuar
pune, por edhe të interesuar për të kuptuar objektivat tona afatgjatë.
Gjithashtu, aplikantët duhet të kenë dëshirë për zhvillim të vazhdueshëm brenda
institucionit dhe duhet të tregojnë përkushtim në përqasjen tonë etike dhe
morale në ofrimin e shërbimeve bankare.
10
12. Rekomandimet(per ProCredit Bank)
¬ Kontrolli i planit të marketingut
¬ naliza e situatës të programit promocional
¬ ërcaktimi i buxhetit
¬ Integrimi, dhe impementimi i strategjive te komunikimit të
marketingut ,
¬ vlerësimi dhe kontrolli i programit të integruar të marketingut.
11
13. Literatura
- Promocioni –Prof.As.Dr. Artan Duka ,Dr Niko Pano
- Strategjitë e marketingut- Prof .Nail Reshidi, Prishitnë, 2007
-www.procreditbank-kos.com
- Kompania “ProCredit Bank”
12