Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.
Afrika
Popullsia në këtë vend është e larmishme. Është vendlindja e shumë fiseve paraardhës të njeriut, e
holandezëve, gje...
u pajisën me leje qëndrimi të përhershëm. Meksika është burimi prijës i rezidentëve të rinj prej dy
dekadash; nga 1998, Ki...
Byroja e Regjistrimit, të gjithë tjerët veç hispanikëve, hispanikët, të bardhët joshumëracorë) përbëjnë
34 % të popullsisë...
Prochain SlideShare
Chargement dans…5
×

Afrika

  • Identifiez-vous pour voir les commentaires

  • Soyez le premier à aimer ceci

Afrika

  1. 1. Afrika Popullsia në këtë vend është e larmishme. Është vendlindja e shumë fiseve paraardhës të njeriut, e holandezëve, gjermanëve, francezëve, aziatikëve, anglezëve dhe e pasardhësve të tyre që vijën nga përzieja e këtyre popujve. Edhe për nga struktura sociale është e larmishme ku vlen të theksohet se edhe pas aparteidi, grupet e ndryshme sociale jetojnë më shpesh të izoluar se së bashku. Mese 58% e Afrikës Jugore deri në vitin 2002 ka qenë e urbanizuar dhe dendësia e popullsisë në janar të 2003-së ishte 37 banorë për km2. Përqindja e rritjes së popullsisë përbrenda vitit arrin shifrën 0.8% ndërsa vdekshmëria e fëmijëve 6,9%. Për 1523 banorë shërben një mjekë ndërsa shkala e analfabetizmit është diku 85%. Jeta mesatare është 46 vjet për femra dhe një vit më pakë për meshkuj. Rreth dy të tretat e popullsisë janë krishtere pjesa tjetër më e madhe është besimtarë të religjioneve të fiseve të ndryshme (shumica të besimit Animismus), mysliman janë 2% dhe hindus 1,5%. Gjatë kohës së aparteidit ndarja e strukturës së popullsisë bëhej sipas racës dhe përqindjet e tyre ishin:  "Zezakë": 77,80%  "Të bardhë": 10,17 %  "Me ngjyrë": 8,68 %  "Aziatikë": 2,49 % Në Afrikën e Jugut janë 11 gjuhë zyrtare. Azia Në Azi, jetojnë rreth 3 860 000 000 banorë që është afër 60% e numrit të përgjithshëm të popullsisë botërore. Dendësia e popullsisë është 80 banorë për kilometër katror, por kjo ndryshon nga një rajon pothuajse të pabanuara në veri të Siberisë dhe ate të tejët të dendur në jug-perëndim të kontinentit në të cilën jetojnë deri 500 për çdo km ². Viset më të banuara janë pjesët e Kinës lindore, , qendrore dhe jugore, Gadishulli Korean, pjesët e ishujve japoneze Honshu, Tajvan, ishujt indonezian Java,Bangladeshi, dhe Hinduistani në veri të Indisë. Në Rusi, në pjesën e Azisë - Siberiane jetojnë rreth 30 milion banorë, një situatë e ngjashme në stepë të Azisë Qendrore, si dhe në Azinë jugperëndimore. Rreth dy të tretat e popullsisë i përket racës së Azisë mongoloide që jetojnë në territorin e Japonisë në liqenin Kaspik dhe në Siberi dhe Indokinë. Pjesë të tjera të Azisë janë të banuara kryesisht me popuj indo-evropian ngjyrë të errët të lëkurës . Në Arqipelagun e Malajës jeton raca meleze. Fetë kryesore në Azi janë Hinduizmi, Islamizmi, Kristianizmi, Budizmi, Konfucianizmi, Taoismizi dhe Shintoizmi. Hinduizmi është i përhapur në Indi, në Azinë Juglindore dhe Lindore janë të përfaqësuara nga Budizmi, Konfucianizmi, Taoismizi dhe Shintoizmi, Islamizmi në Azinë jugore, Pakistan, Bangladesh dhe Indonezi, shumica e fesë katolike në Filipine dhe ortodokse në Rusi dhe Mesdhe, në jug të Azisë SHBA Shtetet e Bashkuara projektohen nga Byroja e Regjistrimeve të kenë 306.560.000 banorë, përshirë një vlerësim prej 11,2 milion imigrantësh ilegalë. Shtetet e Bashkuara janë vendi i tretë në botë përkah popullsia, pas Kinës dhe Indisë. Shtimi natyror është 0,89%, krahasuar me 0,16% në Bashkimin Evropian. Lindshmëria prej 14,16 në 1.000 banorë, 30% nën mesataren botërore, është më e lartë se cilitdo shtet në Evropë me përjashtim të Shqipërisë dhe Irlandës. Në vitin fiskal 2008, 1,1 milion imigrantë
  2. 2. u pajisën me leje qëndrimi të përhershëm. Meksika është burimi prijës i rezidentëve të rinj prej dy dekadash; nga 1998, Kina, India dhe Filipinet qëndrojnë në top katërshen e vendeve prej nga vijnë mërgimtarët. Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm i industrializuar ku projektohet shtim i madh i popullsisë. Shtetet e Bashkuara kanë popullsi të llojllojshme—tridhjetenjë grupe të prejardhjes kanë më shumë se një milion pjesëtarë Amerikanët e bardhë janë grupi më i madh racor, ku gjermano-amerikanët, irlandez- amerikanët dhe anglo-amerikanët përbëjnë tri prej katër grupeve më të mëdha të vendit për nga prejardhja kombëtare. Afro-amerikanët janë pakica më e madhe racore dhe grupi i tretë përkah prejardhja. Azatiko-amerikanët janë pakica e dytë më e madhe racore; dy grupet më të mëdha janë kinezët dhe filipinezët. Më 2007, popullsia amerikane përbëhej, sipas vlerësimeve, edhe nga 4,5 milion amerindianë dhe indigjenë të Alaskës (2,9 milion vetëm të këtij grupi) dhe mbi 1 milion vendës të Hawait ose të ujdhesave të Paqësorit (ekskluzivisht 0,5 milion). Raca/Etnia (2007)[113] Të bardhë 80,0 % Afro-amerikanë 12,8 % Aziatikë 4,4 % Amerindianë dhe Alaskas vendorë 1,0 % Hawaianë vendorë dhe ishullorë të Paqësorit 0,2 % Shumëracorë 1,6 % Hispanikë dhe latino (të çfarëdo race) 15,1 % Shtimi i popullatës hispanike dhe latine (termet janë zyrtarisht të këmbyeshme) është trend madhor demografik. 45,4 milion amerikanë me prejardhje hispanike identifikohen si etni e veçantë nga Byroja e Regjistrimeve; 64 % të hispanikëve janë me origjinë meksikane. Mes viteve 2000 dhe 2007, popullata hispanike në vend u rrit për 27 %, ndërsa ajo johispanike për vetëm 3,6 %.Rritja kryesisht i atribuohet imigrimit; që më 2007, 12,4 % e popullsisë amerikane qe lindur jashtë vendit, 54 % prej të cilëve në Amerikën Latine. Pjelloria është gjithashtu faktor; femra hispanike mesatarisht lind tre fëmijë gjatë jetës së saj. Shkalla e pjellorisë në krahasim është 2,2 për femra zezake johispanike dhe 1,8 për femra të bardha johispanike (nën shkallën e nevojshme për zëvendësim, 2,1). Minoritetet (të përkufizuara nga
  3. 3. Byroja e Regjistrimit, të gjithë tjerët veç hispanikëve, hispanikët, të bardhët joshumëracorë) përbëjnë 34 % të popullsisë; priten të bëhen shumicë kah viti 2042. Rreth 79 % e amerikanëve jetojnë në hapësira urbane (sipas përkufizimit, këto përfshijnë edhe periferitë); gjysma e tyre banojnë në qytete me popullsi mbi 50.000. Më 2006, 254 vendbanime të rregullta kishin mbi 100 mijë banorë, nëntë qytetet ishin milionëshe dhe katër qytete botërore kishin mbi 2 milion banorë (New York, Los Angeles, Chicago dhe Houston). Në SHBA ekzistojnë pesëdhjetë hapësira metropolitane me popullsi më të madhe se 1 milion. Prej pesëdhjetë metropoleve me rritjen më të shpejtë, njëzetetri janë në perëndim dhe njëzetepesë në jug. Metropolet Atlanta, Dallas, Houston, Phoenix dhe Inland Empire në Kaliforni të gjitha u shtuan në popullsi për tri të katërtat nga 2000 më 2006.

×