Gjilani - migrimet e popullsisë
Viti i saktë i themelimit të Gjilanit edhe sot e kësaj dite nuk është përcaktuar saktësisht. Në shekullin XVII
Evlia Çelebija e përmend Gjilanin, por me emrin Moravë,si kadillëk në kuadër të sanxhakut të Vushtrrisë.
Autor:Ismet Azizi
Viti i saktë i themelimit të Gjilanit edhe sot e kësaj dite nuk është përcaktuar saktësisht. Në
shekullin XVII Evlia Çelebija e përmend Gjilanin, por me emrin Moravë,si kadillëk në kuadër të
sanxhakut të Vushtrrisë.
Në mes të tjerash, Evlia Çelebija shkruan se "shtatëmbëdhjetë ditë udhë nga Konstantinopoli
(Stambolli i sotëm) për në Novobërdë kalohet nëpër Vrajë,Krivarekë (Egridere) e Moravë
(Gjilan)".
Gjilani gjendet në pjesën lindore të Kosovës dhe është njëra nga shtatë komunat e mëdha të
Kosovës.Pas luftës është edhe qendër e rajonit.Aktualisht llogaritet t`i ketë mbi 132 mijë banorë.
Në popull është ruajtur gojëdhëna, sipas së cilës, Gjilani si vendbanim është formuar rreth vitit
1750, ndërsa si qendër urbane në vitin 1772.Gjilani si qytet është zhvilluar krahas shuarjes së
Novobërdës (Artanës), e cila në mesjetë ka qenë njëri nga qytetet dhe qendrat më të mëdha
tregtare, ekonomike dhe xehtare në Ballkan.
Dihet mirëfilli se Gjilanin si qytet e ka themeluar familja feudale shqiptare e Gjinajve, e cila që
nga viti 1737 deri në fund të shekullit XIX ka sunduar në Kosovë, Drenicë, në Llap dhe në
Moravë.Sulltani ka qenë i detyruar ta pranoj pushtetin e kësaj familje si pushtet të trashëguar.
Gjinajt, në gjysmën e dytë të shekullit XIX e transferuan selinë e tyre prej Novobërdës dhe i
ndërtuan sarajet e veta në vendin ku tash gjendet Gjilani.Si themelues i Gjilanit njihet Bahti Beg
Gjinolli, i cili në atë kohë ka pasur 1.000 shtëpi.
Pra, Gjilani është krijuar nga familja shqiptare dhe kjo është dëshmia kryesore se ai ka identitetit
shqiptar.Në vitin 1897, përmendet si qytet zejtar me 1.000 shtëpi.Qytetin e bënin atraktiv
elementet e arkitekturës orientale me të gjitha pamjet e veta.Shtëpitë e rrethuar me mure të larta,
me kopshte të rrethuarar me plot gjelbrim, rrugët me kalldërme, ndërsa dyqanaet me qepenga. Në
virtin 1931 Gjilani ka pasur 7.215 banorënë vitin 1981 kishte 35 249 banorë që tregon nji rritje
gjat kësaj periudhe për gati 5 herë due tash Gjilani vlerësohet ti ketë rreth 75 000 banorë.
Gjilani është i vendosur në udhëkryqin Ferizaj-Bujanoc dhe rrugës së vjetër , e cila shkonte në
drejtim të Shkodrës në Shqipëri, nëpër Kosovë për në Vranjë, në Serbi dhe rruga e vjetër e
“Kumanovës” e cila lidhte Shkupin me Novobërdën dhe Prishtinën.
Gjilani shtrihet në mes viseve blegtorale të veriut dhe të jugut dhe pjesës së ulët të Fushës së
Moravës, në të cilën dominon lavërtaria.Nëpër qytet rrjedhin lumenjtë Mirusha, lumi i Banjës
dhe ai i Stanishorit, që të tre këta bashkohen në afërsi të fshatit Malishevë, duke formuar lumin
me këtë emër dhë në afërsi të fshatit Uglar derdhet në Moravën e Binçs.Gjilani i vendosur në
kryqëzim të rrugëve të lartëpërmendura dhe rrafshinat aluviale të lumenjëve kanë qenë elemente
të rëndësishme për vendosjen dhe zhvillimin e vendbanimit.Gjilani hyn në radhën e qyteteve të
reja.
Migrimet e popullsisë
Migrimet e popullsisë paraqesin një problem shumëdimensional hapsinor, demografik,
ekonomik, social due politik.Ato nuk janë procese spontane due autonome, por nxiten nga një
varg faktorësh të ndërlikuar dhe shpeshherë reciprokisht të kushtëzuar në kohë dhe hapsirë të
caktuar.Çdo periudhë e kanë karakterizuar migrime të tipeve të ndryshme me shkaqe dhe pasoja
specifike.
Migrimet e popullsisë kudo në botën bashkohore janë bërë process i pafrenueshëm i evulucionit
kuantitative dhe kualitativ të popullatës në kushtet e dallimeve të theksuara ekonomike, socialeprofesionale dhe demografike si midis regjioneve e vendeve, ashtu edhe mbrenda vet shteteve.
Edhe në Kosovë migrimet e popullsisë në të kaluarën por edhe sot janë shum intensive në të
gjitha regjionet, komunat dhe vendbanimet e saj, duke i përfshirë të gjitha shtresat shoqërore e
nacionale.
Strukturat e ndryshme serbe , institucionet shkencore , mandej dhe institucionet kulturore në
vazhdimsi kanë akuzuar popujt tjerë, posaçrisht shqiptarët, për spastrime etnike, krime dhe
gjenocid.Bartësit kryesor të spastrimeve etnike në Kosovë dhe rreth Kosovës janë vetë serbët dhe
regjimet e tyre. Pas luftërave sebo-turke due Kongresit të Berlinit (1978), pushteti serb, per të
realizuar misionine vet kombëtarë, doli me qëndrimin që kishte edhe rol të urdhërit – që sa më
pak shqiptarë të mbeten në territoret e çliruara nga Turqia, aq më i madh do të jetë kontributi për
shtetin dhe ai që shpërngul sa më shumë shqiptarë do të ketë merita më të mëdha për atdhe.
Me qëllim të krijimit të shetit të pastër etnik serb, pushteti serb shpërnguli me dhunë shqiptarët
nga më shum se 600 fshatra të rrethit të Prokuples ( Toplica, Kosanica, Dobriqi, Pusta Reka), , të
Vranjës e Loskovcit ( Polanica, Jabllanica, Masurica, Veternica, Gërdelica, të Nishit merrethinë
dhe të qyteteve të këtyre rretheve( Prokupla, Kurshumlia, Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Bella
Pallanka). Shqiptarët e shpërngulur me dhunë nga këto troje i lan të gjitha pronat e patundshme
dhe tërë pasurinë tjetër që patën.
Është e pabesueshme se Jovan Cvijiq ( 1865 – 1927) , si shkencëtar i cili i kishte vu bazat
gjeografike të synimeve hegjenmoniste serbe në ballkan, pohonte se vetëm në vitin 1877 nga
Toplica me rrethinë janë ndjekur më se 30.000 shqiptarë. Lidhur me vrasjet dhe masakrat gazeta
beogradase “Rad”, e datës 5 gusht 1925, shkruan:“Qe disa ditë shtëpitë shqiptare digjen në flakë.
Është vështirë të dëgjosh britmën e fëmijëve dhe pleqve që keqtrajtohen dhe merren nëpërkëmbë
me qëllim që të plaçkiten”..,“Në Arnautlluk jehojnë pushkët.Vise të tëra të banuara me shqiptarë
vlojnë nga trazirat e ngjashme me ato në Irlandë...Serbia ka formuar një provincë me qytetarë të
rendit të dytë. Atje kallen fshatra të tëra, vriten shumë njerëz, mizoritë janë të
pakufishme.Askush më në këtë vend nuk ka turp.Si kanibal i fundit, pushteti predikon shfarosjen
e një popullsie për shkak të urrejtjes fetare dhe nacionale. Askush nuk pyet se kush i shtyri ata
njerëz të arratisen. Askush nuk do të shohë se duhet ndaluar policët dhe nëpunësit tanë, që janë
fajtorë për gjakun që atje po derdhet që nga “çlirimi”.Mirëpo po predikohen therje e gjakderdhje
të reja. Fshatrat shqiptare ngjajnë në kaspahane të vërteta”...“Punisha deri më tash ishte më
dorëmbarë, gratë dhe fëmijët shqiptarë i therrte me sukses.Ai dinte që t‟i vriste me një plumb nga
gjashtë. Derisa lodhej therte me thikë njerëz në Kosovë”
Tregtarët shqiptarë, të cilët bënë përpjekje që të mbetëshin në Nish, i‟u nënshtruan ndjekjeve të
vrasësëve kurse pasuria e tyre e atyre që kishin ikur, u shit për 1% të vlerës. Në një peticion të
vitit 1879, një grup refugjatësh nga Leskovci ankohej se shtëpitë, mullinjtë, xhamitë due teqet e
tyre ishin rrënuar, ndërsa materiali nga këto rrënime, gurët dhe druri, ishin shitur, “ kështu që
nëqoftëse ne kthehemi në vatrat tona, nuk do të kemi vend për t‟u strehuar”.
Shqipatrët e dëbuar, të të njohur me emrin muhaxhirë, u vendosën në Kosovë dhe rreth sajë, në
jug të kufirit serbo-turk.Deri vonë ka pasur edhe dëshmitarë të gjallë që e mbanin mend këtë
terror masiv të regjimit të atëhershëm serb mbi popullatën shqiptare të viseve të zëna në gojë, të
cilën e përsëritën edhe në vitit 1998/99 në Kosovë
Migrim të popullsisë nga Kosova ka pasur edhe gjat periudhës së sundimit turk, por, shpërnguljet
më masive fillojnë me rastin hyrjes së trupave serbe në Kosovë në vitin 1912.Këto shpërngulje
ishin orientura kah Turqia. Sipas vlerësimeve në mes të viteve 1910 dhe 1921 prej Kosove janë
shpërngulur rreth 150.000 banorë.
Burimet turke tregojnë të dhëna të ndryshme për myslimanët e imigruar në Turqi.Spas gazetave
turke “Rumeli ve Anadolu postlari” numri i imigrantëve prej Jugosllavisë në Turqi vlerësohej
rreth 350.000 persona.Ky burim nuk tregon për strukturën kombëtare të imigruarëve.Burimet
tjera si “Türkie Instatistik Yiligi 1959/68 T.C. Baŝkanlik Devlet Istatistik Enstitüsû baŝkanligi”
cekin se në mes të viti 1934 e 1945 për në Turqi janë shpërngulur 2296 familje me 8919 anëtarë,
kurse deri në vitin 1968 janë shpërngul 49 343 familje me 187.8333 banorë. Sipas Federatës
Turke të Amzës së të shpërngulurve, në Turqi prej vitit 1946 deri në vitin 1968 kan arritur
41.950 familje me 159.030 anëtarë.
Pas krijimit të Jugosllavisë së parë, respektvisht pas viti 1920, drejtë Kosove fillon rryma
migruese e serbëve, malazezëve, hercegovasëve etj.Prej viseve pasive të shtetit të
atëhershëm.Deri në vitin 1939 në Kosovë u vendosën 11.383 familje të kolonistëve me 53.884
anëtarë, prej të cilëve 49 244 persona ishin serbë due malazezë, 5148 kroatë, 162 sllovenë të
vendosur në rreth 340 vendbanime të Kosovës. Kjo ishte vala e pare e fuqishme e kolonizimit të
Kosovës, që kishte për qëllim jo zgjidhjen e çshtjes agrare dhe suprimimin e mardhënjeve
çifligare, siç arsyetonte pushteti i atëhershëm, por ndjekjen sa më të shpejtë e më massive të
shqiptarëve dhe serbizimin e Kosovës.
Duke parë se kolonizimi me elementin sllav dhe shpërngulja e shqiptarëve nuk po jep rezultatet e
duhura, sipas dëshirës dhe mendimeve të qarqeve borgjeze sunduese, në këtë drejtim të gjitha
ministritë shtetërore dhe organet tjera, u angazhuan edhe më tepër. Në këtë drejtim u angazhua
edhe Klubi Kulturor serbë, i cili bëri plane dhe hartoi elaborate se si të zbatohet me sukses
kolonizimi dhe serbizimi i Kosovës dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi e në Shqipëri. Në
elaboratin voluminoz të Vasa Çubrilloviqit, me titull “Shpërngulja e Shqiptarëve” i 7 marsit
1937, veçojmë: “Shqiptarët nuk është e mundur t‟i thyesh vetëm me kolonizim gradual; ky është
i vetmi popull që arriti në këto një mijë vjet të fundit… të mbijetojë drejt bërthamës së shteti
tonë... pse nuk patëm sukses nga viti 1912, ky është faj yni mbasi pushtetin nuk e shfrytëzuam si
duhet. Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm, është dhuna brutale e një shteti të organizuar, në
ç„drejtim ne prore ishim përpara tyre”. “Përpos njerëzve të besueshëm këtë konflikt duhet
përgatitur mirë; konflikti duhet të masivizohet, që të jetë më lehtë të shpjegohet se shqiptarët
kanë ngritur krye, ndërsa gjithë gjendjen duhet paraqitur si një konflikt vëllazërie a fisi dhe sipas
rastit t‟i jepet edhe dimensioni ekonomik.Në shkallë të fundit, mund të shkaktohet edhe
kryengritje lokale, të cilat do të shuheshin me gjak dhe me mjete efikase, por jo gjithaq me
ushtri, sa me kolonistë, fise malazeze dhe çetnikë. Mbetet edhe një mjet, të cilin Serbia në
mënyrë shumë praktike e kishte përdorur pas vitit 1878: djegia e fshehtë e fshatrave shqiptare
dhe të lagjeve të qyteteve...” “Deri në fund të shfrytëzohen ligjet për t‟ua bërë shqiptarëve jetën
sa më të hidhur: gjobat, arrestimet, zbatimit i pakufishëm i gjithë ndjekjeve policore, dënimi i
kontrabandës, i prerjes së pyjeve, ndjekja për lëshimin e qenëve, detyrimi me angari dhe të gjitha
mjetet tjera, që mund t‟i ketë në dorë një polici”.“Me rastin e krijimit të psikozës për
shpërngulje, duhet bërë gjithë ç„është e mundshme të largohen fshatra të tëra, ose së paku familje
të tëra.Duhet përdorur të gjitha mjetet për të penguar mbetjen e një pjese të familjes këtu...” “Me
rastin e krijimit të kolonive të reja, sa herë që i kërkon nevoja, duhet përdorur forca ushtarake...”
‟‟duke ditur çfarë dëshirohet dhe duke mos kursyer as para as gjak, shteti ynë do të mund të bëjë
që Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit të shndërrohen në Toplicë të re”.
Migrimet pas Luftës së Parë Botërore për Kosovën kanë pasur përpos karakterit ekonomik edhe
karakter politik e strategjik.Për çdo komunë të Kosovës para vitit 1940 mesatarisht kan imigruar
nga 2536 imigrues. .Komuna e Gjilanit ka qenë në këtë mesatare , në krahasim me Prishtinën,
Ferizajin, Mitrovicën, Pejën etj., që kan pasë imigrues mbi mesataren e Kosovës.Gjatë kësaj
periudhe më pak të imigruar ka pasur në komunën e Dragashit, Kaçanikut dhe Leposaviqit etj.
Retivisht, pjesmarrja më e lartë e të ardhurëve nga jasht Kosovës (kolonë) ka qenë në këto
komuna: Deçan, Viti, Dragash, Kamenicë etj., ngase numri i përgjithshëm i të ardhurëve në këto
komuna nuk ishte i madh, me që këto komuna nuk ishin atraktive për imigruesit kosovar. .
Komuna e Gjilanit është nën këtë pjesmarrje sepse, jo pse ka patur më pak kolonë por ka pasur
më shum imigrues nga komuna e Kamenicës, Novo Bërdës dhe nga ajo e Vitisë.
Gjat periudhës 1941- 1945 duke u bazuar se në Kosovë imigruan gjithsej 16.862 ose 4.5% ( prej
gjith të të imigruarëve), atëherë mund të konstatojë se edhe në komunën e Gjilanit nga viset jasht
Kosovës imigruan reth 766 ( duke u bazuar në mesataren që ishte për çdo komunë).
Migrimet e popullsisë nga Kosova dhe drejt Kosovës kanë qenë gati dukuri ciklike, të lidhura për
ciklet e zhvillimit politik dhe ekonomiko–shoqërorë të Kosovës dhe hapësirës për rreth.Për t‟i
kuptuar më mirë migrimet e reja të shqipëtarëve në Evropë dhe kontinentet tjera, duhet dhënë një
pasqyrë të shkurtër të zhvillimit politik, ekonomik dhe demografik të Kosovës gjat periudhës së
pas Luftës së Dytë Botërore. Periudha kohore e pas Luftës së Dytë Botërore në aspektin politik
mund të diferencohet në disa periudha:
a) nënperudha (1945 – 1948) e barazisë politike e sociale,
b) nënperiudha (1948 – 1951) e inforbyros dhe e përgaditjes së proceseve politike dhe e
presioneve.
c) nënperiudha (1952 – 1956 ) e presioneve politike, policore dhe e shpërnguljeve të shqiptarëve
për në Turqi.
d) nënperiudha (1966- 1980) e autonomisë politike, e emancipimit politik, ekonomik, kulturor e
shqiptarëve dhe e tjrëve.
e) nënperiudha (1981-1988) postautonomike dhe e pacifikimit të Kosovës.
f) nënperiudha (1989-1999) e syprimimit të autonomisë, e shkatrrimit të ekonomisë, kulturës dhe
arsimit, e largimit nga puna dhe e shpërnguljeve masovike të popullsisë shqiptare në botën e
jashtme.
Edhe pas Luftës së Dytë Botërore, preokupim kryesor i serbëve ishte spastrimi i Kosovës dhe
viset rreth saj nga popullata shqiptare.Këtë qëllim përsëri mundoheshin ta arrijnë me anë të
shpërnguljes për Turqi dhe me anë të asimilimit.Menjëherë pas përfundimit të luftës V.
Çubriloviq ministër në qeverinë e atëhershme të Titos, paraqitet me elaboratin e dytë për
shpërnguljen e të gjithë shqiptarëve me zbatimin e e forcës ushtarake, por edhe të bashkësive
tjera etnike me prejardhje josllave dhe krijimin e shtetit të pastër të sllavëve të jugut.
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe deri kah vitet e 60-ta në Kosovë janë vendosur disa ish kolonist
të cilët kishin ikur nga Kosova në vitet 1941/45, pastaj banorë serb e malazez nga viset për rreth
Kosovës, nga Jabllanica, Vranja, Toplica, Plava, Ulqini, Podgorica, Sanxhaku etj., si fuqi
punëtore dhe kuadra.Gjat periudhës 1946/61 në Kosovë u vendosën 15. 428 banorë, ndërsa gjatë
periudhës 1961/71 edhe 23 071 banoë prej viseve tjera jasht Kosoves, ose gjthësej deri në vitin
1971 38.499 banorë.Derisa vazhdonte shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi, në Kosovë pasoi
vala e dytë e fuqishme e kolonozimit: shum serb e malazezë nga Serbia due Mali i Zi.
Gjat priudhës 1944/66 nga Kosova për në Turqi sipas shënimeve turke u shpërngulën mbi 40 000
familje me rreth 160 000 anëtar,shumica e të cilëve rreth 80% ishin shqiptarë.
Periudha 1946-1952 është periudha e pasluftës së Dytë Botërore kur numri i të ardhurëve në
Kosovë ishte dy tri herë më i madh për çdo komunë.Më së shumti të ardhur pati në komunën e
Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, por nuk mbetet edhe me pak as komuna e Gjilanit.
Faza më intensive për nga shkalla e imigrimit të popullsisë në Kosovë,njihet periudha nga viti
1953-1960, kur numri i të ardhurëve arriti në shifrën më të madhe 79.969 ose 21.6%, apo
mesatarisht për komunë 3635 përsona.
Faza tjetër e cila nuk dallon shum për nga intenziteti i imigrimit të popullsisë është ajo e viteve
1961-1965, kur për komunë mesatarisht imigruan 3547 përsona ose gjithësej 78.039 individ.
Numër bukur të madh imigruesish pati edhe gjat viteve 1966-1969, gjithsej 69.146 ose
mesatarisht për komunë 3143.Edhe gjat kësaj faze prini komunat më të mëdha dhe ato të cilat
ishin më të zhvilluara.Gjat gjith këtyre periudhave komuna e Gjilanit llogaritet në komunat
mesatare, si për nga madhësia poashtu edhe për nga zhvillimi.
Gjat periudhës 1961-1971 nga të gjith të imigruarëve në Kosovë 179.448, në Komunën e Gjilanit
imigruan 10.368 veta .Pjesmarrja e migruesëve gjatë periudhës 1961-1971 është pasojë e
zhvillimit relativisht intenziv në krahasim me periudhën e më hershme të pas Luftës së Dytë
Botërore.
Përsa i përket numrit të imigruarëve në Kosovë gjatë përiudhës 1961-1971, ai ishte më i vogël
(112.114) për 70.850 persona se sa numri i të emigruarëve.Mesatarisht për komunë pati nga 5096
veta ose 90 në 1000 banorë. Numrin më të madh absolute të imigruarëve Gjilani e pati (mbi
mesataren e Kosovës 5096) , (6831) me shkallë të imigrimit 101 në 1000 banorë.
Komunën e Gjilanit, Prof. A. Pushka e radhitë në grupin e komunave të cilat kanë shkallë më të
lartë t‟imigruarëve se sa mesatarja e Kosovës, bashk me Prishtinën, Pejën, Mitrovicën dhe
Vushtrrinë.
Prof. Pushka, Komunën e Gjilanit e radhitë edhe në grupin e komunave me mobilitet të lartë të
popullsisë dhe përpos që komuna e Gjilanit paraqet qendër mbledhëse të migruarëve, ajo shërben
edhe si “urë kaluese” për migruesit deri sa nuk emigronin në komunat tjera.
Tutje duke llogaritur saldon migruese Komunën e Gjilanit për periudhën 1961-71 e kategorizon
në tipin emigrues, për shkak të vlerës negative migruese, bashk me Kamenicën (-196) dhe Vitinë
(-155) .
Procesi i shpërnguljes nga Kosova vazhdoi edhe pas vitit 1981.Në kohën prej qershorit të vitit
1983 e deri në dhjetor të vitit 1988 nga Kosova u shpërngulen edhe 16.958 serbë, 10.822
shqiptarë, 3552 myslimanë, 3118 romë, 2613 malazlazezë dhe 24000 përsona tjerë, ose gjithësejt
39,605 përsona.Nga këto të dhëna shihet se më tepër se 25% ishin shqiptarë.
Në anën tjetër, prej viseve tjera në të njejtën kohë erdhën në Kosovë gjithsej 14 000 banorë, prej
të cilëve gjysma ishin shqiptarë, ¼ serbë, 1/10 mysliman e të tjerë .
Politika shtetërore serbe në fillim të vititt 1990 doli haptas me ligje, projekte dhe programe
hegjemoniste, destinim kryesor i të cilavë ishte ndrrimi strukturës së popullsisë së Kosovës
përmes kolonizimit të serbëve dhe spastrimeve të qeta etnike të shqiptarëve.Në vitin 1991
Kuvendi i Serbisë nxorri ligjin për kushtet e ndarjes së tokave bujqësore në Kosovë me qëllim të
realiozimit të synimeve kolonizuese. Me këtë ligj krijoheshin kushtet që serbëve tu jipen toka
falas, ndërsa përndërtimin e shtëpive do të siguroheshin kredi shumë të volitshme me afat kthimi
prej 25 vjetësh.
Me qëllim të serbizimit të Kosovës, regjimi serb pas vitit 1991, krahas ndjekjesa së shqiptarëve,
nisi të sjell edhe refugjatë- kolonist nga Kroacia due B e H, si dhe serbomalazezë nga Shqipëria.
Me qëllim të spastrimit të qetë etnik dhe të rrudhosjes së dimensionit demografik të shqiptarëve
si në vëllim, ashtu edhe në shtririjen hapsinore , provokimet, dhuna dhe terrori e kanë përfshirë
edhe tërë Kosovën e aneksuar dhe të okupuar, si dhe rajonin e Preshevës, Bujanocit due
Medvegjës si rajon fqinj i Anamoravë.Në funksion të drejtëpërdrejt të këtij qëllimi vazhduan të
jenë gjthëashtu largimi nga puna, shkatrrimi i bazës ekonimike, taksat dhe gjobat, ndjekja e të
rinjëve për rekrutim në ushtrinë serbe dhe përzënja e nxënësëve, studentëve dhe arsimtarëve
shqiptarë nga objektet shkollore e universitare.
Pas suksesit të ofenzivës kroate” Stuhia” të viti 1995, pasoi ekzodi masiv i serbëve.Një numër i
konsiderueshëm i tyre regjimi serb nisi t‟i instaloj në Kosovë dhe në regjionin e Anamoravës.
Kjo i shkoi përshtatit pushtetit të atëhershëm serb që të realizoj kolonizimin. Për këtë qëllim
shteti serb formoi edhe shtabin komunal, si dhe trupin koordinues në nivel të Kosovës.Nuk ishte
fjala për zgjidhjen e një problemi humanitarë, por kolonizimi me qëllim politiko-hegjemonist.
Sipas raportit të Komitetit të Helsinkit më së shumti kolon serbë pushteti serb ka vendosur në
komunën e Prishtinës rreth 3500, ndërsa në komunën e Gjilanit kishte vendosur rreth 750
përsona.
Planet e fundit dhe veprimet për rikolonizimin e Kosovës me popullatë serbo-malazeze në fund
të viteve të 90-ta.
Edhe pse në Kosovë kishte filluar lufta për çlirim kombetar nga ana e popullatës shqiptare në
krye me UÇK-së, ushtria, policia dhe paramilitarët serbe bënin gjenocid mbi popullatën
shqiptare, partia politike serbe në pushtet “SPS” (Socijalisticka Partija Srbije), perkatesisht
“Keshilli Krahinor i “SPS” për Kosovë e Metohi” bënte plane dhe kishte hartuar projekte për
këtë qëllim. Ajo kishte hartuar dokumentin me titull “Predlog mera za resavavanje aktualnih
problema na Kosovu i Metohiji (“Propozim i masave për zgjidhjen e problemeve aktuale në
Kosovë e Metohi”), Prishtinë, 15 dhjetor 1998.
Perkitazi me kolonizimin e Kosovës, në piken 3 dhe 6 të atij Projekti, parashihen lokacionet e
vendeve se ku mund të ndërtohen vendbanimet, kush mund të jetojë ne to dhe burimet për
ekzistencë:
Komuna e Kamenicës: Vendbanimi mund të ndërtohet në ngastrën e fshatit Kololeç, në vendin
“Pjesa e Dytë”, ku janë afro 25 ha tokë punuese. Kjo do të shërbejë si për refugjatë dhe për te
gjithë ata, që dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në këtë komunë. Punësimi do te behej ne
qytet.Posedon me 260 ha siperfaqe tokesore, prone e Kooperatives Bujqesore.
Komuna e Vitisë: Për shkak të shpërnguljës së kroatëve nga BL në Letnicë janë krijuar kushtet
për kolonizimin e 3000 serbëve dhe malazezëve.Në ngastrën e fshatit Sadovinë, në pronat që i
shfrytezon “Agromorava” për arsye strategjike, propozohet ndërtimi i vendbanimit me
ekzistencë nga bujqesia dhe pjesërisht punësimi në ekonomi. Janë ndare 250 ha toke punuese për
serbe e malazeze që dëshirojnë të jeojnë në Kosovë.
Komuna e Gjilanit: Në këtë komunë ka lokalitete të shumta të përshtatshme për ndërtimin e
vendbanimit. Në lagjen “Park” në qytet janë ndarë 100 troje dhe 120 të tjerë duhet t‟u ndahen
familjeve serbe.Duhen mjete për infrastrukturë, sepse me planin urbanistik është paraparë
ndertimi i Lagjës serbe.Ne fshatin Livoçi i Poshtem ekziston lokacioni shoqëror prej disa ha,
mjaft të përshtatshëm për vendbanim me 100 shtepi.Ka mjaftë të interesuar dhe ekzistenca e tyre
sigurohet nga puna në ekonomi, bujqësi dhe institucione të tjera.
Migrimet e popullsisë para, gjat dhe pas Luftës së fundit
Deri në fillim të majit 1999, nga Kosova ishin përzënë rreth 730.000 shqiptarë.Prej tyre 605.000
u strehuan në Shqipëri, në Maqedoni, Mal të Zi, në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa 125.000 të
tjerë në vende të ndryshme të Evropës dhe të Amerikës dhe Australisë. Po t‟u shtohen ketyre
refugjatëve edhe të ikurit deri më 1996, del se shovenizmi serb shpernguli me dhunë deri në maj
afro 1.000.000 shqiptarë të Kosovës ose më shumë se ˝ e popullsisë shqiptare të këtyre trojeve.
Rreth 700.000 shqiptarë u shperngulen nga banesat dhe shtepitë e tyre dhe u detyruan te jetonin
ne rajonet malore të Kosoves në nje situatë dramatike
Sipas të dhënave të UNCHR në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosovë
443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në
Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 782.100. Ne vendet tjera të botës u vendosen gjithsej 76.475
refugjatë, duke perfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA,
pastaj në France, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlande, Izrael
etj.
Marrveshja e arritur nga NATO dhe komandantët ushtarake të ish RFJ-së me 9 qershor 1999,
janë tërhequr afro 800 tanke, transportuese të blinduara, topash dhe gryka zjarri
artilerie.Menjëherë, po atë ditë dhe ditëve të tjera popullata shqiptare filloi kthimin ne vatrat e
veta.Këtë e bënë së pari refugjatët nga Maqedonia, pastaj ata nga Shqipëria e kështu me radhe,
përkunder apelit të UHNCR të rrezikut nga minat, duke mos pritur fare kthimin e organizuar që
paralajmëronin organizatat dhe institucionet ndërkombetare humanitare e të tjera.
Kthimi i shpejtë i refugjatëve nga Maqedonia, nga Shqiperia dhe nga vendet perëndimore e të
largëta, si SHBA,Kanada, Australia etj.është një fakt mahnitës për botën, që tregon se sa shumë
janë të lidhur shqiptarët për tokën e vet, sa shumë dashuri kanë për atdhe.
Në vitet 90,emigrimet u përshpejtuan për shkak të vuajtjeve të luftës dhe kulminoi në vitin 1999
kur qindra mijëra Kosovarë u deshtë të ikin.Megjithatë, zgjidhja e konfliktit para një dekade nuk
ka stimuluar migruesit që të kthehen (përveç atyre që janë kthyer nga vendet nikoqire qëndrimit
të përkohshëm). Migrimi ka ofruar siguri për një pjesë të madhe të popullatës, duke shërbyer si
burim i jetës nga një mjedis i papunësisë së lartë dhe shkallës së lartë të varfërisë
Ritmi i migrimit nuk është ndikuar shumë nga kriza ekonomike.Pas përfundimit të konfliktit,
ritmi i migrimit është rritur deri në vitin 2007, pastaj ka shënuar një rënie të lehtë në vitin
2008.Megjithatë, nuk është e qartë nëse ndryshimi i trendit në vitin 2008 është rezultat i krizës
ekonomike apo jo.Kjo ka mund të jetë një fenomen i përkohshëm sepse rezultatet e studimit të
migrimit tregojnë që në vitin 2009, niveli i migruesve ka arritur së paku atë të vitit 2007.Gjatë
periudhës së njëjtë, rrjedha e parave të dërguara ka qenë stabile.
Kosova ka njërën prej shkallëve më të larta të emigrimit nga ekonomitë në tranzicion, me migrim
kryesisht në Evropën Perëndimore.Një nga katër ekonomi familjare në Kosovë ka së paku një
anëtar të familjes që jeton jashtë Kosovës.Destinacionet kryesore kanë qenë Gjermania dhe
Zvicra, ku kanë migruar përafërsisht 60 për qind të migruesve.Kohëve të fundit, vendet tjera të
Evropës, siç janë Italia, Suedia dhe Sllovenia janë bërë destinacione për migruesit.
Pritjet për migrim në të ardhmen mbesin të larta.Rreth 3.5 % e popullatës punuese,15 vjet e më
shumë, raportojnë se dëshirojnë të migrojnë gjatë 12 muajve të ardhshëm. 2.1 % jerë deklarojnë,
se do të migrojnë brenda pesë viteve të ardhshme, edhe pse të dhënat e vet-raportuara rreth
qëllimit të migrimit mbivlerësojnë rrjedhat e ardhshme.Në vitin 2008, kishte rreth 0.6 %
emigrues nga popullata punuese.Edhe në vitin 2007, që arriti kulmin e emigrimit, vetëm rreth
11,000 migrues lëshuan Kosovës (përafërsisht 1 % e popullatës punuese).Megjithatë, pavarësisht
prej shtrirjes dhe historisë së migrimit, Kosova ende nuk ka hartuar një politikë të migrimit dhe
korniza institucionale për t„u marrë me çështje të migrimit është jashtëzakonisht e dobët.
Literatura e shfrytëzuar:
* Riza Çavolli Prof. Dr., Gjeografia Regjionale e Kosovës:, ETMMK, Prishtinë, 1997
*M. Sorre, es migrations des popuples ( Essai sur la mobilite geografphique), Flammarion, Paris
1955,
* Dr. Hivzi islami, Kosova dhe shqiptarët ( Çështje demografike) Pena, Prishtinë 1990,
* http://sq.wikibooks.org/wiki/Kolonizimi_Serb_i_Kosov%C3%ABs/9
* Simsir, bot., Rumeli‟ den Türk göçleri, vëll. 2, fq. 516 (Nish): AMAE Mem, due dok., Turqie,
vëll. 95, fo 172 r ( Le materiél provenant de ces démolitions, tel que pierres, bois,etc e été
vendu… ). Një numër vogël familjesh u kthyen më në fund: Kantz, Das Konigrich, vëll. 2 fq.,32.
(citati): Noel Malkom, Kosova një histori e shkurtër, botimi i dytë, Koha Shtëpia e Librit
Prishtinë-Tiranë 2001, fq.237.
*Adem Mripa: Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, punim diplome, Prishtinë 1978.
*J. Hadživasiljević, Arbanska liga, Beograd 1909. faqe 14.
*http://sq.wikibooks.org/wiki/Kolonizimi_Serb_i_Kosov%C3%ABs/9#cite_note-33
* Prof. Dr. Asllan Pushka: Aspekte gjeopopullative në Kosovë dhe rreth saj, Prishtinë 2ooo,
* V. Čubrilović, Manjinski problem u novoj Jugoslaviji, Beograd, 3. 11. 1944 .
*Gazeta ditore : “Bujku”, dt. 28 shtator 1995.Prishtinë.
* http://web.ukonline.co.uk/shkupi/arkiva/kolonizimi_serb_i_kosoves.html#_ftnre
*Kosova në vështrim enciklopedik, v. e c.,
*Raport i departmentit të shtetit të SHBA, Fshirja e historisë, Pastrimi etnik në Kosovë gjate
vitit 1999, maj 1999,.
* Roli i migrimit dhe parave të dërguara ( remitencave)
*http://siteresources.worldbank.org/KOSOVOEXTN/Resources/2977691274120156014/KosovoCEMreport_Alb.pdf