2. …NGROHJA GLOBALE…
Studimet shkencore mbi ngrohjen globale tregojnë se ky problem behet
gjithnjë e me shqetësues nga dita në dite. Ndryshimet e klimës janë
të verteta dhe sa vjen e rriten më tepër. Niveli i dioksidit të karbonit
në ditët e sotme është rreth 30 % më i lartë se sa ka qenë përpara
evoluimit të industrisë. Ajo që të bën më shumë përshtypje është
shpejtësia me të cilën niveli i CO2 është rritur. Nga njohuritë
gjeologjike të njeriut mbi botën për miliona vite bota kurrë nuk ka
përjetuar një rritje aq të shpejte. Firma e influencës së njeriut është
krejtësisht e dukshme. S'ka aspak dyshim që ne kemi krijuar
ndryshime teatmosferës nga djegia e lendeve kimike dhe gazrave.
Evidenca e ngrohjes globale është e sakte dhe e panenflehtesushme!
4. Efekti serë
Një nga arësyet është nxehja e vazhdueshme e tokës për
shkak të efektit të serës. Deri në fund të këtij shekulli
temperatura mesatare do të rritet në përgjithësi me 1,5 deri
në 6 gradë, thotë meteorologu duke iu referuar një raporti
të OKB-së i përpiluar prej klimatologëve të njohur: "Kjo do
të thotë që ne në tokë do të kemi temeperatura që nuk i ka
përjetuar ndonjëherë njerëzimi, të lidhura këto natyrisht me
një rritje shumë të fuqishme të vlerave të temperaturave
ekstreme. Vera e fundit në Evropën Qendrore ishte si një
vështrim në të ardhmen. Kjo verë na tregoi, se si do të
ndryshojë klima dhe se në të ardhmen duhet të jemi të
përgatitur për të nxehtit ekstrem e thatësirat." Shkencëtarja
amerikane Katherine Hayoe parashikon që një mot më i
ngrohtë do të kushtojë jetë njerëzish, veçanërisht në se nuk
pakësohet niveli i gazrave të dëmshëm që çlirohen në
atmosferë si pasojë e djegjes së karburanteve. Ajo thotë se
vdekshmëria si pasojë e një klime më të nxehtë mund të
rritet nga 130 deri në 500 përqind deri në fund të shekullit.
Shkencëtari Mathias Ruth thotë se pas 30 vjetësh, klima në
Boston do t’i ngjajë pak a shumë asaj të një shteti jugor, pra
më e ngrohtë. Kjo do të thotë se ngrohja globale me të
vërtetë do të ketë një ndikim të madh në jetën në planet.
8. Fillimi i ngrohjes globale fillon qysh 200 vjet më par në një periodë
shumë të ftohët që kishte përjetuar Toka. Ai i ftohët trishtues nga
shumë klimatologë u definua si “Epoka e vogël e akullit”. Në shekullin
e XIV Evropën e përfshin e ashtuquajtura “Epoka e Vogël e Akullit” dhe
me temperatura qe arrinin deri -50 gradë edhe lumi Tamigji në Angli
ishte bërë një piste e mirë baleti në akull.
Mirëpo para Epokës së vogël të akullit, planeti ynë kishte kaluar në një
fazë të temperaturave shumë më të larta se këto të sodit e cila u
definua më emrin “Perioda përvëluese i Mesjetës” në Evropë ishte koha
e konstruksioneve të katedraleve gjigante. Është me rëndësi që
njerëzit ta dinë që klima e bëri një stil jetese të ndryshëm gjatë
mesjetës. Sot e kemi këtë vizion se ndryshimi i klimës do të ketë
konsekuenca apokalipte por ne realitet sa herë qe flitet për këtë
ndeshemi edhe me përfitime pasurore.