Falamuri i Shqipërisë është flamuri
kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjnë
dykrenare të zezë në mes.
Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga simboli i heroit kombëtar shqiptar
Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje
të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë
trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (14431478).
Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka
zanafillën në perandorinë bizantine
• Shekulli XX shënon një fazë të re të ndryshimeve
politike-ushtarake në Ballkan nga shkaku se shtetet
ballkanike kishin vendosur që me ndihmën e Rusisë ti
shpallin luftë Perandorisë Osmane, në vet
Perandorinë filluan lëvizjet kundër absolutizmit të
Sulltanit në të cilën kërkohej decentralizimi i
Perandorisë. Duke nisur nga ndryshimet politike që
do të ndodhnin në Ballkan, në këtë periudhë edhe
patriotët shqiptarë të Lëvizjes Kombëtare do të
fillojnë të intensifikojnë edhe me tepër aktivitetet e
veta duke menduar se tani janë krijuar të gjitha
parakushtet për çlirimin dhe krijimin e shtetit të
pavarur shqiptarë.
• Detyra e parë diplomatike e Ismail Qemalit pas shpalljes së pavarësisë ishte që të
informojë Fuqitë e Mëdha me vendimin. Ky akt nuk ishte i papritur për Fuqitë e
Mëdha. Ismail Qemali vendosi që me telegram ti informojë edhe Fuqitë e Mëdha,
me këtë rast nuk dëshiroj që të potencoj të gjitha telegramet që i ka dërguar
Qeveria e Vlorës, por është me rëndësi të potencohet së kjo qeveri i informoi
edhe shtetet ballkanike për aktin dhe vendimin e Vlorës. Në fund dëshiroj të
potencoj se në bazë të dokumenteve dhe burimeve arkivore del qartë se figura
kryesore diplomatike e Lëvizjes Kombëtare në fazën e fundit të rilindjes
kombëtare që u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë ka qenë Ismail Qemali, i cili
aktivitetin e vet diplomatik nuk e përfundoi me shpalljen e pavarësisë, por një
kontribut si kryeministër i përkohshëm ka dhënë edhe gjatë Konferencës së
Londrës ku me këmbëngulje mbronte trojet shqiptare që të mos copëtohen në
interes të shteteve ballkanike. Prandaj historiografia diplomatike shqiptare edhe
më tej duhet ti kushtojë një rëndësi të veçantë këtij burrështeti dhe diplomati të
shquar i cili së bashku me patriotët tjerë kurorëzoi me sukses aktivitetin e vet
kombëtar duke i lënë popullit shqiptar një shtet edhe pse të cunguar por jo me
fajin e tij dhe patriotëve tjerë prandaj na sot në 100 vjetorin e Shpalljes së
Pavarësisë së Shqipërisë iu përkushtojmë një vëmendje të veçantë dhe i
vendosim në vendin e merituar të historisë sonë kombëtare.
• Shpallja e Pavarësisë ose Deklarata e Pavarësisë është shpallja e
pavarësisë së Vilajetit shqiptar nga Perandoria Osmane. Shqipëria
u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail
QemaliNë shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të
gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë,
Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së
Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Njohja
ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të
Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e ambasadorëve në
Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës shqiptare
sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikqyrjen e Komisionit
Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të
shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë.
• Ismail Kemal Beu, Ilias Be’ Vrioni, Hajredin Be’ Cakrani, Xhelal Be’
Skrapari (Koprencka), Dud (Jorgji) Karbunara, Taq (Dhimitër)
Tutulani, Myfti Vehbi Efendiu (Agolli), Abas Efendi (Çelkupa),
Mustafa Agai (Hanxhiu), Dom Nikoll Kaçorri, Shefqet Be’ Daiu, Lef
Nosi, Qemal Beu (Karaosmani), Midhat Be’ Frashëri, , Veli Efendiu
(Harçi), Elmas Efendiu (Boce), Rexhep Beu (Mitrovica), Bedri Beu
(Pejani), Salih Xhuka (Gjuka), Abdi Be’Toptani, Mustafa Asim
Efendiu (Kruja), Kemal Beu (Mullaj), Ferid Be’ Vokopola, Nebi
Efendi Sefa(Lushja), Zyhdi Beu (Ohri), Dr. Myrtezai (Ali Struga),
Nuri Efendi Sojli, Xhemal Beu (Deliallisi), Ymer Beu (Deliallisi),
Zyhni Efendiu (Kanina, Mustafaraj), Aristidh Ruci, Kjazim Kokoshi,
Jani Minga, Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja (Emanuil), Dhimitër
Beratti, Pandeli Cale, Athanas Floqi, Spiro Ilua, Luis Gurakuqi.
•
Pushtimi italian i Shqipërisë (7 prill – 12 prill,
1939) ishte një fushatë e shpejtë ushtarake e
Mbreterisë së Italisë kundër Mbreterisë së
Shqipërisë. Konflikti erdhi si rezultat i politikës
imperialiste të diktatorit italian Benito Mussolini.
Shqipëria u pushtua në menyrë të shpejtë.
Sundimtari i saj, mbreti Zog u largua në emigrim
dhe vendi u bë pjesë e Perandorisë Italiane si një
mbretëri e vecantë në bashkimin personal me
Kurorën Italiane.
• Në 7 prill të vitit 1939 Italia nisi pushtimin e Shqipërisë ndërsa ushtria shqiptare
dhe armatosja e popullsisë u sabotua nga eksponentë të saj të blerë nga italianët.
Gjithsesi, para zbarkimit armik, forcat e mbetura shqiptare nën urdhrat e majorit
Abaz Kupi, kishin zënë pozicione rreth portit të Durrësit dhe numëronin në radhët
e tyre ushtarë, policë dhe vullnetarë civilë.
Pasi ushtarët italianë shkelën në port forcat shqiptare hapën zjarr me mitralozë
duke shkaktuar panik pasi nuk pritej rezistencë. Italianët u detyruan të kthehen në
luftanije në largësi sigurie nga skela. Nga kodrat e Durrësit forcat tona goditën me
topa me rreze të gjatë mbi varkat në kthim duke arritur të dëmtojnë rëndë dhe
njërën nga luftanijet italiane.
Përpjekja italiane për zbarkim u përsërit katër herë dhe u zmbraps megjithëse pala
jonë luftonte me armatim dhe fuqi të mangët. Pas goditjeve me artileri të rëndë
nga luftanijet italiane u neutralizuan grykat e zjarrit dhe mbrojtja e portit u ça.
Lufta u zhvendos nga porti në rrugët e qytetit, duke u kthyer në përleshje urbane
me mbrojtësit që zinin pozicione në rrugë, rrugica e shtëpitë e Durrësit
• Komendatore Giro, nji gangster i fashizmit, u dërgue në Shqipni për
të pregatitë sheshin politik. Në raportet q'i dërgoi Çianos, ai u
mburr se kishte ndën kontroll elemente të randësishëm të popullit
shqiptar, të cilët po ktheheshin "kundër Mbretit dhe hajdutve qi e
rrethonin". Qëllimi i Çianos dhe i agjentit të tij Giro, ishte me
provokue trazime në Shqipni për të paralizue çdo rezistencë kundër
agresionit fashist. "Mbretit Zog, shkruen Çiano, - do t'i japim nji jot
(anije luksi private) me nji ekipazh italian, në mënyrë qi të mos ket
se si me u arratisë." Parashikimet e Çianos, i cili ishte fare i sigurtë
përsa i përket suksesit të "grushtit", shkonin aq larg sa me llogaritë
fitimet ekonomike qi kishte me prue zaptimi i Shqipnis. Nji grup
ekspertësh qi kishte ba studime në vënd i kishte raportue se zbatimi
i nji programi të gjanë kanalizimi dhe irigacioni të tokave bujqlsore
do të shtonte prodhimin e drithit për bukë me 200.000 ton në vit,
dhe kjo sasi do të shërbente për ushqimin e Italjanve.
• Operacionet gjermane i tronditën radhët e partizanëve... por goditën
rëndë dhe britanikët. Në janar 1944 gjeneral brigade EF Deivis,
komandanti i oficerëve britanikë në Shqipëri plagoset dhe kapet rob prej
çetës së Ballit Kombëtar, dhe ju dorëzua gjermanëve.
Në janar-shkurt 1944 operacionet tokësore gjermane të mbështetura nga
ajri me avionë “M 110”, kaluan drejt Jugut për të vendosur kontrollin mbi
rrjetet rrugore që vinin nga Greqia dhe që paraqisnin rëndësi për
gjermanët... Gjermanët i jepnin vetëm disa goditje të shpejta dhe ishin të
kënaqur që malet ua linin partizanëve... Një arsye që nuk u linte mundësi
partizanëve të ngacmonin dhe aq shumë gjermanët ishte lufta e tyre
gjithnjë e më e ashpër me nacionalistët, gjë që ishte rrjedhojë e
drejtpërdrejtë e pushtimit gjerman.
Por suksesi i operacionit të Dimrit, - shkruan autori, - doli se ishte diçka
kalimtare, dhe partizanët provuan se ishin shumë më elastikë sesa e kishin
parashikuar vetë gjermanët, britanikët ose shumë shqiptarë
• Pavarësisht prej goditjeve gjermane, partizanët kishin disa cilësi
afatgjatë... Elementi më pak konkret, por ndoshta më i dobishmi,
përshkruhej nga Margaret Hasluck, si: disiplina, energjia dhe qartësia e
qëllimit. Qëllimi i partizanëve për rivendosjen e Shqipërisë së Pavarur, me
një sistem shoqëror të ngritur mbi barazinë... ishte diçka që nxiti shumë
njerëz të gatshëm për t’u sakrifikuar. Në të kundërtën, të pakët qenë ata
që qenë të gatshëm të bënin sakrifica për rivendosjen e sistemit të vjetër
të Zogut, i cili ishte e qartë se kishte dështuar... Gjithashtu partizanët
përdornin disa taktika të luftës popullore. Në betejat kundër njësive
gjermane, partizanët u shpërbënë gjatë fushatës së Dimrit, por ato ishin
gjithnjë të aftë të shpërndaheshin dhe më pas të grupoheshin përsëri...
Rigjallërimi i partizanëve u detyrohet deri në një farë mase dhe lajmeve që
vinin nga Fronti i Lindjes, përfshi këtu edhe disfatën e verës u
intensifikuan, gjithashtu ndihmuan në shkatërrimin e mitit të
pathyeshmërisë gjermane.
• -
• Çlirimi i Tiranës ështe një nga momentet historike
të historisë moderne të Shqipërise.Është i vetmi
kryeqytet ku më vone triumpfoi komunizmi i cili u
çlirua pa ndihmë e Ushtrisë së Kuqe.Pergatitja per
clirimin e e Tiranës filloi qe nga tetori deri në 17
nëntor të 1944. Në të morën pjesë brigada e pare
ajo e tete dhe brigada e katert. Bilanci i 20 diteve
luftimi ishte : Forcat partizane humben 227
partizanë mbi dy mije ishte numri i ushtareve
gjerman te vrarë rreth 500 gjerman u zune rober
oficer dhe ushtare .
• Tanket gjermane të pozicionuara një tek Xhamia e Vjetër, ku sot
është monumenti i ushtarit të panjohur dhe një tek dyqani
“Zingoni” pranë Pallatit të Kulturës. Një pjesë e familjeve tiranase u
larguan drejt periferive, ndërsa gjermanët kishin nisur të
tërhiqeshin. Kjo është tabloja e kryeqytetit në nëntor të vitit 1944.
Luftimet që nuk zgjatën shumë ditë mes forcave gjermane dhe
partizane. Musa Karapici, një nga dëshmorët e luftës u vra më 17
nëntor. Tiranasit e vjetër kujtojnë se partizani ka qenë duke bërë
roje në tarracën e banjës të shtëpisë së Demnerve, kur u qëllua nga
gjermanët. Ndërkaq, një pasuri historike u shua gjatë kësaj luftë,
Xhamia e Vjetër, e ndërtuar bashkë me Tiranën më 1614. Në vitin
1949 në vend të xhamisë së shkatërruar u ngrit monumenti i
Partizanit të Panjohur. Më 17 Nëntor qyteti u çlirua plotësisht.
Mobilizimi filloi qe me 29 tetor te vitit 1944.
• Nen komanden e Mehmet Shehut, Tuk Jakoves, por edhe Gogo Nushit filluan
luftimet. Brigadat luftuese koordinoheshin me njera-tjetren, derisa arriten te
merrnin kazermat e xhenios dhe spitalin civil. Me pas, duke luftuar shtepi me
shtepi, partizanet dolen te Pazari i Ri dhe ura e vjeter e Lanes. Ndersa Brigada e
Katert sulmuese luftonte ne drejtim te Tiranes se Re, shpartalloheshin objektet e
fortifikuara ne Sauk, te kisha e Shen Prokopit. Ne ditet e mevonshme, grupe te
vecanta depertuan ne thellesi te mbrojtjes armike, ne pallatet e Moskatit dhe
Banka Kombetare. Ne afersi te hotel “Dajtit”, lufta vazhdoi e ashper ne te dy
krahet, ndersa nga dita ne dite lufta e armikut po dobesohej.Rreth 12 dite pasi nisi
lufta per clirimin e Tiranes, ne krah te Brigades se Katert u vendos edhe Brigada e
Tete me detyre sulmin ne sektorin Tirane-Vore. Ndersa Brigada e 24-t kishte detyre
te sulmonte ne drejtim te Zogut te Zi, Poliklinikes dhe Maternitetit. Komanda
gjermane filloi te dobesohej. Ajo ndertoi nje kolone me rreth 3 mije trupa, te
shoqeruar me tanke e mjete te tjera te blinduara, me qellim levizjen Elbasan-Qafe
Kerrabe-Tirane. Kjo behet qe ata t’u dilnin prapa shpine forcave partizane qe
luftonin per clirimin e Tiranes. Forcat partizane me ato armike luftuan 3 dite rresht
trup me trup ne betejen qe njihet me emrin Beteja e Mushqetas.
• Lufta e pergjakshme kishte bilanc tragjik. Plot 227
partizane rane ne beteja. Ata u “grine” nga
makineria gjermane, i cili nuk kurseu jo vetem
partizanet, por edhe pleqte, femijet dhe grate.
Sipas Shehit, numri i forcave gjermane te vrara ka
arritur ne 2 mije, ndersa 500 te tjere ishin rober,
ushtare dhe oficere. Rreth 800 trupa te tjera
përbëheshin nga xhandarë dhe balliste, ndërsa
edhe numri i pajisjeve luftarake te “kapura” ishte
i jashtezakonshem
• Dokumentet e dhuruara nga ish-këshilltari ushtarak
gjerman, koloneli Volfman Hofman, nuk dëshmojnë ikjen e
"ushtarit të fundit gjerman nga Shqipëria më 29 nëntor
1944"E vërteta e çlirimit të ShqipërisëCeremonia që u
organizua në shkurt të vitit 2002 nga Ministria e Mbrojtjes e
Republikës së Shqipërisë për marrjen në dorëzim të
fotokopjeve të dy dokumenteve për datën e çlirimit të
Shqipërisë, që koloneli Volfman Hofman, ish-këshilltar
ushtarak gjerman pranë atij dikasteri, bashkë me një letër
në gjuhën shqipe të firmosur prej tij, ia dorëzoi
gjeneralmajorit Pëllumb Qazimi, ishte një veprim jashtë
kuadrit ligjor që zbatohet në vendin tonë për dokumentet
historike.
• Dokumente të tilla depozitohen nëpër arkivat shtetërorë të vendit tonë,
kryesisht në Arkivin Qendror Shtetëror. Qëndrimet e mëtejshme të
përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes kanë qenë jo vetëm politike, por
edhe jashtë etikës së komunikimit me median dhe studiuesit. Gjatë
ceremonisë së dhurimit të fotokopjeve të të dy dokumenteve prej
kolonelit V. Hofman, përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes i refuzuan
kërkesat e gazetarëve për të marrë fotokopje të tyre që t’i botonin nëpër
gazeta dhe t’i jepin në televizion. Në rrethana të tilla, kur Ministria e
Mbrojtjes nuk lejoi që persona të tjerë të dispononin kopje të
dokumenteve të dhuruara nga koloneli V. Hofman, m‘u desh të ndiqja
rrugë të tërthorta për t‘i shtënë ato në dorë. Z. Uran Butka iu drejtua
Arkivit të Shtetit që të zbatohej legjislacioni në fuqi dhe t‘i kërkohej
Ministrisë së Mbrojtjes që t‘i dorëzonte Arkivit kopje të atyre
dokumenteve. Ndërkaq deputeti dhe sekretari i Komisionit të Mbrojtjes të
Kuvendit të Shqipërisë, z. Astrit Bushati, vazhdimisht e me insistim për
disa muaj i kërkoi Ministrisë së Mbrojtjes që t‘i dorëzoheshin kopje të
këtyre dokumenteve, por nuk arriti t‘i merrte ato.
• Në shkrimet e tyre nuk jepen dokumentet e shumta që tregojnë se
Shkodra dhe Shqipëria janë çliruar më 28 nëntor. Ata injorojnë
realitete të tilla, se më 1944 kjo datë është kremtuar në të gjithë
Shqipërinë si dita e çlirimit (prandaj qeveria dhe organet e tjera
shtetërore erdhën në Tiranë 11 ditë pas çlirimit të saj, më 28
nëntor), se në vendimet që morën më 28 nëntor të vitit 1944
organet e larta të pushtetit komunist, si edhe në fjalimin që vetë E.
Hoxha ka mbajtur në Tiranë po atë ditë e kanë quajtur 28 nëntorin
si datë të çlirimit të Shqipërisë. Më mirë se kushdo tjetër datën e
çlirimit të qytetit të tyre kanë ditur vetë shkodranët. Në Shkodër 28
nëntori vijoi të kremtohej si dita e çlirimit edhe në vitin 1945, siç e
dëshmon shtypi lokal i kohës artikuj të të cilit për këtë datë i kam
ribotuar në librin kushtuar datës së çlirimit. Ato që kam thënë në
këtë libër nuk po i përsëris. Për datën e çlirimit të Shqipërisë vijon
këmbëngulja e autorëve të mësipërm, të cilët keqpërdorin burimet
dhe të dhënat historike për të disinformuar opinionin publik.