Stresi eshte nje gjendje e pakendeshme e zgjimit emocional
dhe fiziologjik qe njerezit provojne ne situata qe ata I
perceptojne si te rrezikshme apo kercenuese per mireqenien e
tyre.Fjala “stres” do te thote gjera te ndryshme per njerez te
ndryshem.Disa njerez e percaktojne stresin si ngjarje apo
situata qe shkaktojne tek ata ndjenjen e tensionit ,presionit apo
emocionet negative te tilla si ankthi dhe zemerimi.Te tjeret e
shohin stresin si reagim ndaj ketyre situatave.Kjo pergjigje
perfshin ndryshimet fiziologjike te tilla si:rritjen e rrahjave te
zemres dhe tensionin muskulor ,si dhe ndryshimet emocionale
dhe te sjelljes.Megjithate,shumica e psikologeve e konsiderojne
stresin si nje proces qe perfshin interpretimi dhe pergjigje e nje
personi ndaj nje ngjarje kercenuese
Ngjarjet me te veshtira per te rriturit te
perfshira tek ndryshimet e medha
jetesore ,jane ato te tilla si: vdekja e nje e
nje anetari familjar,divorci,burgimi,humbja
e punes dhe paaftesia personale apo
semundja. Per adoleshentet ,ngjarjet me
te veshtira jane vdekja e nje prindi ose nje
anetari te ngushte te familjes,divorci I
prinderve te tyre,burgimi I babai ose I
nenes,dhe kufizimi I aftesive fizike ose
semundjet. Ndonjehere,ngjarjet ne dukje
pozitivemund te kene komponente te
veshtire.
Si ta perballojme stresin?
Te perballesh me stresin do te thote te perdoresh mendimet dhe te veprosh per te
luftuar me situatat stresuese dhe per te ulurnivelin e stresit tone. Shume njerez kane
nje menyre karakteristike per ta perballuar stresin bazuar ne personalitetin e tyre.
Njerezit qe e perballojne mire stresin kane tendence te besojne se mund te
influentojne mbi ate cka I ndodh atyre. Ata zakonisht kane nje vetebesim te larte,I
rezistojne zhgenjimeve ,qendrojne optimist dhe kembengulin edhe ne rrethana jo te
favorshme. Me e rendesishmja ,ata zgjedhin strategjine e duhur per te perballuar
stresoretme te cilet perballen. Ne te kundert ,njerezit qe perballojne dobet stresin
kane tendence te kene pak a shume karakteristika te ndryshme te personalitetit , si
vetebesim te ulet dhe nje veshtrim pesimist mbi jeten.
TIPI A :Njerezit kane prirjen te jene individe,konkurues,agresive te paduruar
dhe gjaknxehte te cilet vazhdimisht jane nen stres.Njerezit e ketij tipi jane te
padurueshem me te tjeret,te cilet nuk ndjekin nje ritem me te.Ata jane tipa qe
kerkojne vetem te konkurojne duke u futur ne gare me vete kohen.Personi i
tipit A kerkon me cdo kusht te arrije me sukses qellimet e tij,por qe shpesh
deshtojne nga mungesa e padurimit te tyre.Aktiviteti i sistemit nervor simpatik
dhe sekretimi i neropirefina eshte me i larte te njerezit e tipit A.Neroprinefina
eshte hormoni qe se bashku me sistemin nervor simpatik e pergatisin trupin
per situata urgjente.Tipat A jane me te afte dhe efektive ne nje atmosfere ku
shperqendron vemendjen.Ata jane teper te afte te perballojne punen qe kane
ne dore ashtu edhe ngacmuesit perqendrues.
TIPI B :Pershkruan nje tip te ndryshem te sjelljes.Njerezit reagojne qetesisht
ndaj kerkesave te mjedist.Nuk jane agresive nuk jane konkurues,nuk
karakterizohen si tipa urgjente.Jane te prekoupueshem dhe dine te zgjidhin
situatat me qetesi dhe durim.Per kete arsye nuk perjetojne stres te
vazhdueshem si tipi i sjelljes A.
Tipet e njerezve ne perballimin e stresit
Reagimi dhe mbrojtja ndaj stresit
Per te parandaluar stresin,dhe duke u perpjekur sa me shume per ta
parandaluar ate ka disa metoda te tjera shume decizive si p.sh: terapia
aromantike,lehtesim i shpirtit,e qeshura,muzika,meditimi kunder
stresit,terapia fizikale-masazhi dhe gjimnastika,hipnoza si mjet efikas
kunder stres.
E QESHURA :Receta me e mire ndaj stresit.Te gjithe studiuesit
pajtohen se e qeshura ka efekte shume te dobishme,si fizik ashtu dhe
mental per shendetin.Ajo krijon disponim te mire,atmosfere me te
kendshme dhe kthen serish humorin.E qeshura eshte me te vertete nje
vrases apsolut i stresit.Sipas vertetimeve dhe hulumtimeve shkencore kur
ne qeshim ne organizmin tone krijohet nje gjendje shtendosjeje fizike e
shpirterore .E qeshura frenon prodhimin e hormoneve te stresit-
adrenalines dhe cortisolin,dhe ne vend te tyre,rrite prodhimin e
« hormonit te lumturise » endropinen.Pra,e qeshura eshte menyra me e
mire per ta menjanuar stresin,se paku perkohesisht,ne cdo situate.
Muzika :Provokon efekte stimuluese te cilat,duke vene ne
perdorim disa pjese te trupit,e spostojne vemendjen tone nga
problemet,ngarkesat e shqetesimet e perditshme,qe sot nuk jane
te pakta,dhe krijojne nje atmosfere me te kendshme e
disponuese,duke e shtendosur keshtu gjendjen tone fizike e
shpirterore,dhe ne kete kontekst edhe duke reduktuar dukshem
nivelin e stresit.Duket se sasia e tepruar e hormoneve ne gjak si
pasoje e faktoreve te ndryshem,shkakton stresin dhe kjo mund
te balancohet pervec menyrave te tjera,edhe permes degjimit te
muzikes.Me cilesite e veta te jashtezakonshme,pasi asimilohet
shume shpejt dhe lehte nga truri,muzika,jo vetem qe terheq,por
edhe perqendron vemendjen kah harmonizimit te ritmit te
brendshem mental,dhe ne kete forme,rrite endrophinen
« hormonin e lumturise » , e cila si produkt provokon edhe
ndjenje e kenaqesise.
PJESEMARRESIT NE PROJEKT
Koralda Basha
Aleksander Elezi
Lavdie Lici
Rifka Kamberi
Demir Lici
Xhuljo Terbishta
Koralda Basha
Aleksander Elezi
Grupi : Punuan: