MIKROGJALLESAT Mikrogjallesat janë në mikrometra, ato kanë forma dhe madhësi të ndryshme, si p.sh. bakteret te cilat janë: koke, bacile, spirale. Janë mikroorganizma njëqelizorë. Një qelizë bakteriale kryen të gjitha funksionet që e karakterizojnë jetën. Bakteret jetojnë gati kudo në tokë, në ujë, në ajër, në organizmin e shtazorve dhe bimëve. Pra bakteret janë përcjellëse të litosferës, hidrosferës dhe atmosferës dhe numërohen përbërës thelbësor të biosferës. Mikrogjallesat ushqehen me të njëjtat ushqime me njerëzit, kështu që ato mund t’i shndërrojne ushqimet në dobi të njerëzve ose në dëm të tyre. Mikrogjallesat mund ta shndërrojnë qumeshtin ne kos. Ato ushqehen me sheqerin e qumeshtit dhe e kthejnë në acid te dobët. Ky acid quhet ACID LAKTIK. Mënyrat e ushqyerjes së mikrogjallesave: 1. AUTOTROPE: janë mikrogjallesat të cilat e sigurojne vetë ushqimin me anë të procesit të fotosintezës. 2. HETOTROPE: janë mikrogjallesat të cilat ushqimin e tyre e marrin te gatshëm. 3. SIMBIOTIKE: janë dy mikrogjallesa të cilat bashkëveprojnë për t’u ushqyer. 4. PARAZITARE: jane mikrogjallesa të cilat ushqehen në kurriz të një organizmi tjetër duke e dëmtuar atë 5. SAPROFITE: jane mikrogjallesa të cilat ushqehen me organizmat e vdekur duke i kthyer ato nga organike në inorganike