SlideShare a Scribd company logo
1 of 5
Download to read offline
( Faqe 1 nga 5 )



                   Zgjodhi: marjandodaj@msn.com
( Faqe 2 nga 5 )



                   Zgjodhi: marjandodaj@msn.com
Vështrim për librin e Mentor Thaqit
                 Nga Arif Molliqi, date 14. Mai 2011 n`ora 20:48
                 POETIKA E RRËNJËS DHE E NDJENJËS
Arif Molliqi-Hamburg


("Rrënjët” e ka titulluar autori Mentor Thaqi, librin e tij të parë me përmbledhje poetike.
Ky libër dritën e botimit e pa nga shtëpia botuese "Ada” Tiranë, redaktuar nga Vullnet
Mato).


Edhe pse Thaqi, poezinë e ka lëvruar herët, ose thënë ndryshe përplasjen me artin
letrar e ka përjetuar qysh herët, vetëm tani ai mori guximin i mblodhi ato poezi dhe i
botoi më shumë kujdes në një libër. Ndoshta paksa si më droje. S´di pse me droje, kur
poezia e Thaqit qëndron në një nivel të kënaqshëm artistikisht, estetikisht dhe mbi të
gjitha, janë poezi të gdhendura më përkushtim dhe mjeshtri poetike. Mirëpo, tani kur e
kemi librin e tij të parë dhe pasi ta kemi lexuar me një përqendrim të dyfishtë; edhe si
lexues, edhe si vështrues kritik, mund të nxjerrim mendimin për këto poezi në përgjithësi
dhe, për librin në veçanti.

Që në fillim më duhet ta them se nga Mentor Thaqi kam lexuar disa herë poezi shumë
të mira, të goditura dhe me një materie poetike tejet të përpunuar, por që në ketë
përmbledhje ato poezi nuk i gjeta. Mirë, kjo është çështje e autorit apo edhe e
redaktorit pse nuk gjenden ato poezi në këtë libër(?!)

Dhe, posa takohesh me librin e parë poetik të Mentorit, gjithsesi e kupton se strehëza e
mërgimit e ka përplasë së brendshmi duke ia zgjuar një ndjenjë të veçantë për
vendlindjen, për të kaluarën e sidomos për prindërit; nënë, babai si dhe shokët e
miqtë. Ky përjetim shihet që nga filli i librit më poezinë “Nëna Li” dhe kujtimin për
babanë që së bashku formojnë kredon e librit. Pra, magjia e kujtimeve dhe dashurisë
për të kaluarën, për rrënjët, e ka rrëmbye autorin por, e rrëmben edhe lexuesin çka e
bën që ta ndjejë veten personazh brenda atyre poezive. Kështu më ndodhi tek i lexoja
vargjet lirike dhe herë-herë ironizuese, me fabula tronditëse dhe emocionale të
Mentor Thaqit në librin poetik “Rrënjët”.

Siç është bërë zakon, librat poetik ndahen në cikle, çka kjo s´është e domosdoshme,
edhe Mentori apo redaktori i librit poetik “Rrënjët” e ka sistemuar në pesë nëncikle.
Këto ndarje i janë referua temës dhe mesazheve që e përcjellin brendësinë, të cilat
natyrshëm japin vazhdimësinë e forcës së mendimit, por me një specifike karakteresh
që ndërthuren shumë harmonishëm dhe plotësojnë njëra tjetrën. Histori, vende-
toponime, ngjarje, kujtime, mall, revoltë pa bujë, vuajtje, përplasje mentalitetesh,
ëndrra të lëna përgjysmë, reflektime, të gjitha këto i gjen të përmbledhura me aq art
në këtë kolazh emocionesh.

“Sa Gegënishte,/ aq Toskërishte ,
Gjuha Shqipe,/ e jona, Ilirishte.”
                                        ( Faqe 3 nga 5 )



                                                                    Zgjodhi: marjandodaj@msn.com
Ose,

“Gjuhë e kthjelltë,/ e pastër si loti,
thonë, në Qiell,/ e flet vet Zoti!”
(Gjuha shqipe, faqe,10)

Këto vargje i përkasin nënciklit të parë " Kërkoj rrënjët”, me të cilat fillon kërkimi tek
rrënjët më anë të vargjeve, çka Thaqi, duke vazhduar që nga “Ara m´i shpi”, “ Të Blini i
Thaqve” e deri të arat e Zefit, Vorri i Qosit, Ura e Haxhive e kërkime tjera, më lojën e
mendimit e figurave artistike më tej, shoqëruar nga një ritëm i brendshëm poetik, herë-
herë folklorik që nuk prish asgjë, tregohet se autori është profilizua si krijues për ketë lloj
poezie. Këmbëngulja e tij në tema nga e djeshmja, në rrënjët tona, ai kërkim si në
Itakën, Thaqi i bën duke përdor figura metaforike brenda botës për të tregua
qëndresën shqiptare.
Nëncikli në vazhdim "Trashëgimia flet vet”, gjithsesi gjen diçka dalluese të thellë, atë
që e bën të veçantë çdo poet, ku nëpërmjet vargjeve, arrin të shohësh e depërtosh
në një kohë të ikur

“Për gështenja, shkonim
e mblidhnim,
libra dhe zarzavate shkolle,…”
(Për gështenja”, faqe,31)

Më pak fjalë tregohet një gjendje tunduese. Një varg sa i thjeshtë po aq madhështorë
që në momente të caktuara të trondit deri në asht e herë -herë të zbut me finesën
poetike. Ketë poezi e lexova disa herë sepse; “Dhe, pikël pas pikle,/ deri të Rrasa e
Çelisë/ e Guri me bythë n´ujë,/ Huni i Maxhupit, pikësynim!” Këtu përveç këtyre
emërtimeve dhe atyre që i hasim aq shpesh në poezinë e Mentorit, tregon se nuk kemi
veç poezi por kemi edhe një pasqyrim të toponimisë së trevës. Nuk kemi veç klithje
poetike, por dëshmi të kohës, vendit. Sado që autori e pëlqen kthimin e vazhdueshëm
tek shtëpia e vet, të mulliri i vet, tek arat e veta, të gjithçka që e ka lidhur më fëmijërinë
e tij plot tallaze dhe përplasje, ai ketë nuk e bën me retorikë por më një shpërthim që
del nga shpirti. Ky moskthim aq lehtë të fëmijëria atë e trazon edhe kur i kujtohet
gjithçka e bukur nga vendlindja.

Në nënciklin e dytë janë disa poezi që mund të merren si proverb popullor ngase kanë
porosi universale: “ mendja peshon, dukat,/ sa një barrë-kali!”, ose; “Na nëmni edhe
njëherë,/për të mirë!”, “Iriqët në asfalt nuk rrinë,/ therrat kanë synim”, etjera. Shikoni se
si është portretizua në mënyrë poetike “nëma”: Na nëmni edhe njëherë për të mirë!
“Dikur e diku”, është titulluar nëncikli i tretë. Në këto poezitë që pasqyrohet mjaft
dukshëm realiteti shqiptar e në veçanti ai i Kosovës, ku si çdo krijues nga Kosova nuk
mund të anashkalojë të kaluarën e brishtë dhe peshën e madhe të dhimbjes, për
shkak të rrethanave politike dhe ekonomike të krijuara nga pushtuesit, gjaku i të
rënëve dhe amaneti i tyre, skenarët politikë pambarim që çdo herë venë në lojë fatin
e popullit e vendlindjes së tij. Mirëpo edhe këtu janë disa vargje që brenda tyre ka një
shpërthim, por një shpërthim më një satirë të mprehtë që godet;

“Nga harbimi i natës,/
ciasin këlyshët,/e djallit!”             ( Faqe 4 nga 5 )



                                                                       Zgjodhi: marjandodaj@msn.com
(Natë ballkanike, faqe, 49)
Ose,
“S´dihet kush,
e mbolli, kush e polli,/
po”
( Bimë dreqi, faqe 52).

Ndërsa te poezia “Qentë”, është një metaforë, do të thosha, metaforë plotë sarkazëm:
“Lehjet,/
këngë dite..” ose;
“Nga frika e të bërave ditën, ulërijnë!” ( Qentë, faqe 55)

Talenti poetik Mentorit spikatet dukshëm tek ato poezi ku ai i ka të caktuara temat
konkrete. Aty kur ai si personazh ka heroin kombëtar, një personalitet kombëtar, një
intelektuali dhe, sidomos kur shpreh klithjen e tij për ato vende-toka tona etnike që
kanë mbetur jashtë trungut sado të një rrënje. Si një njeri i ndjenjave të thella njerëzore
në poezinë me mjete të lojës estetike e stilistike Thaqi këtyre u ka shkruar një varg
poezish që me siguri do lerë gjurmë në opusin e tij letrar. Dëshmi mjaft bindëse janë
poezitë në gjithë librin, por më me shumicë tek nëncikli “…Mbeta pa u thënë” dhe,
poezitë: “Në Çamëri, aty do vëmë!”, “Arbëreshëve të mi!”, pastaj poezitë për disa
figura kombëtare dhe folklorike. Këto poezi janë të mbushura më mjaft simbolika dhe
janë më shumicë. Si lexuese them se, autori është i vëmendshëm që thuaja asnjë nga
figurat dhe datat kombëtare të mos i shpëtojnë pa u përkujtua, çka ai këtë e bën
emocionalisht përmes vargut.

Andaj me të drejtë mund të konstatoj edhe ketë; Mentori është një kronist i
vëmendshëm. Asnjëherë nuk harron të na i kujtoj datat kombëtare, trojet etnike të
mbetura jashtë trungut, figurat e Rilindjes sonë kombëtare, luftëtarë të te gjitha
periudhave. Kur shkruan poezi për këto figura, si duket ai e ka parasysh që poezia e tij
edhe mund të bëhet tekst për këngë. Vargjet e tija mund të recitohen me lehtësi dhe
pasion nga të gjithë, sepse lirika që kanë ato vargje, janë të mbushura edhe me
xhevahire melodik, më klithje dhe shpërthime si protestë që interpretuesit- recituesit i
jap mundësi t´ia transmetoj publikut gjithë atë përjetimin që ka edhe vet.

Sa i përket llojllojshmërisë se temave, Mentori mbetet një kërkues i vlerave, i ideve dhe
pasi i gjen, ai e ndërton vargun. Nga kjo shihet se ai padyshim ka bërë një lëvrim të
poezisë, sidomos asaj lirike. Lirikën e Thaqit, e karakterizon tejdukshmëria dhe çiltërsia
reale qoftë ky realitet edhe si motivues. Kurse mënyra e rrëfimit, përkatësisht poetika e
tij është e përpunuar, sado që herë-herë ritmika e shpeshtë e çon kah folklori, por ky
është një folklor i përpunuar mirë që nuk e dëmton poezinë. Tjetra, që e mendoj unë,
kopertina e librit ka një fotografi ndryshe ngase i lexova unë poezitë e librit “Rrënjët”.
Poezitë e Mentorit nuk janë pikturë romantike, fotografi dekorative, ato janë vargje që
dëshmojnë një stad pjekurie dhe estetike për poezinë nga ana e autorit.


Arif Molliqi, Hamburg



                                        ( Faqe 5 nga 5 )



                                                                    Zgjodhi: marjandodaj@msn.com

More Related Content

What's hot

Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj Nikolla
Vilma Kafexhiu
 

What's hot (20)

Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 
Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqe
 
Modernizmi ne letersi
Modernizmi ne letersiModernizmi ne letersi
Modernizmi ne letersi
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Ndre Mjeda
Ndre MjedaNdre Mjeda
Ndre Mjeda
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj Nikolla
 
Celsi-i-Gjuhes-Shqipe-12.docx
Celsi-i-Gjuhes-Shqipe-12.docxCelsi-i-Gjuhes-Shqipe-12.docx
Celsi-i-Gjuhes-Shqipe-12.docx
 
JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIRE
JETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIREJETA DHE VEPRAT E  CHARLES BAUDELAIRE
JETA DHE VEPRAT E CHARLES BAUDELAIRE
 
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
 
Ismail kadare
Ismail kadareIsmail kadare
Ismail kadare
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
 
Naim Frasheri
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjera
 
Pulebardha
PulebardhaPulebardha
Pulebardha
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
 
Besa e Sami Frasherit
Besa e Sami FrasheritBesa e Sami Frasherit
Besa e Sami Frasherit
 

Similar to Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI

letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
ZajmiMelissa1
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Marjan DODAJ
 
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJGeorge Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
Sadiona Abazaj
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
pjetri
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Diana Lamaj
 

Similar to Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI (20)

letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
 
Letersi 17.04.2020
Letersi 17.04.2020Letersi 17.04.2020
Letersi 17.04.2020
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
 
"Krijimet poetike të Lorkës" - Mujasera Aliu, prof.
"Krijimet poetike të Lorkës" -  Mujasera Aliu, prof."Krijimet poetike të Lorkës" -  Mujasera Aliu, prof.
"Krijimet poetike të Lorkës" - Mujasera Aliu, prof.
 
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptx
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptxKrijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptx
Krijimet poetike të Lorkës - Mujasera Aliu, prof..pptx
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xx
 
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
 
Jeronim de rada
Jeronim de radaJeronim de rada
Jeronim de rada
 
POETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptxPOETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptx
 
Dritero Agolli.
Dritero Agolli.Dritero Agolli.
Dritero Agolli.
 
Jeronim dhe dritero
Jeronim dhe driteroJeronim dhe dritero
Jeronim dhe dritero
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
 
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJGeorge Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen Diktature
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tij
 
Kush ishte nezim frakulla
Kush ishte nezim frakullaKush ishte nezim frakulla
Kush ishte nezim frakulla
 

More from Marjan DODAJ

More from Marjan DODAJ (20)

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
 
Kalkulator-i
Kalkulator-iKalkulator-i
Kalkulator-i
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosoves
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
 
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
 
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
 

Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI

  • 1. ( Faqe 1 nga 5 ) Zgjodhi: marjandodaj@msn.com
  • 2. ( Faqe 2 nga 5 ) Zgjodhi: marjandodaj@msn.com
  • 3. Vështrim për librin e Mentor Thaqit Nga Arif Molliqi, date 14. Mai 2011 n`ora 20:48 POETIKA E RRËNJËS DHE E NDJENJËS Arif Molliqi-Hamburg ("Rrënjët” e ka titulluar autori Mentor Thaqi, librin e tij të parë me përmbledhje poetike. Ky libër dritën e botimit e pa nga shtëpia botuese "Ada” Tiranë, redaktuar nga Vullnet Mato). Edhe pse Thaqi, poezinë e ka lëvruar herët, ose thënë ndryshe përplasjen me artin letrar e ka përjetuar qysh herët, vetëm tani ai mori guximin i mblodhi ato poezi dhe i botoi më shumë kujdes në një libër. Ndoshta paksa si më droje. S´di pse me droje, kur poezia e Thaqit qëndron në një nivel të kënaqshëm artistikisht, estetikisht dhe mbi të gjitha, janë poezi të gdhendura më përkushtim dhe mjeshtri poetike. Mirëpo, tani kur e kemi librin e tij të parë dhe pasi ta kemi lexuar me një përqendrim të dyfishtë; edhe si lexues, edhe si vështrues kritik, mund të nxjerrim mendimin për këto poezi në përgjithësi dhe, për librin në veçanti. Që në fillim më duhet ta them se nga Mentor Thaqi kam lexuar disa herë poezi shumë të mira, të goditura dhe me një materie poetike tejet të përpunuar, por që në ketë përmbledhje ato poezi nuk i gjeta. Mirë, kjo është çështje e autorit apo edhe e redaktorit pse nuk gjenden ato poezi në këtë libër(?!) Dhe, posa takohesh me librin e parë poetik të Mentorit, gjithsesi e kupton se strehëza e mërgimit e ka përplasë së brendshmi duke ia zgjuar një ndjenjë të veçantë për vendlindjen, për të kaluarën e sidomos për prindërit; nënë, babai si dhe shokët e miqtë. Ky përjetim shihet që nga filli i librit më poezinë “Nëna Li” dhe kujtimin për babanë që së bashku formojnë kredon e librit. Pra, magjia e kujtimeve dhe dashurisë për të kaluarën, për rrënjët, e ka rrëmbye autorin por, e rrëmben edhe lexuesin çka e bën që ta ndjejë veten personazh brenda atyre poezive. Kështu më ndodhi tek i lexoja vargjet lirike dhe herë-herë ironizuese, me fabula tronditëse dhe emocionale të Mentor Thaqit në librin poetik “Rrënjët”. Siç është bërë zakon, librat poetik ndahen në cikle, çka kjo s´është e domosdoshme, edhe Mentori apo redaktori i librit poetik “Rrënjët” e ka sistemuar në pesë nëncikle. Këto ndarje i janë referua temës dhe mesazheve që e përcjellin brendësinë, të cilat natyrshëm japin vazhdimësinë e forcës së mendimit, por me një specifike karakteresh që ndërthuren shumë harmonishëm dhe plotësojnë njëra tjetrën. Histori, vende- toponime, ngjarje, kujtime, mall, revoltë pa bujë, vuajtje, përplasje mentalitetesh, ëndrra të lëna përgjysmë, reflektime, të gjitha këto i gjen të përmbledhura me aq art në këtë kolazh emocionesh. “Sa Gegënishte,/ aq Toskërishte , Gjuha Shqipe,/ e jona, Ilirishte.” ( Faqe 3 nga 5 ) Zgjodhi: marjandodaj@msn.com
  • 4. Ose, “Gjuhë e kthjelltë,/ e pastër si loti, thonë, në Qiell,/ e flet vet Zoti!” (Gjuha shqipe, faqe,10) Këto vargje i përkasin nënciklit të parë " Kërkoj rrënjët”, me të cilat fillon kërkimi tek rrënjët më anë të vargjeve, çka Thaqi, duke vazhduar që nga “Ara m´i shpi”, “ Të Blini i Thaqve” e deri të arat e Zefit, Vorri i Qosit, Ura e Haxhive e kërkime tjera, më lojën e mendimit e figurave artistike më tej, shoqëruar nga një ritëm i brendshëm poetik, herë- herë folklorik që nuk prish asgjë, tregohet se autori është profilizua si krijues për ketë lloj poezie. Këmbëngulja e tij në tema nga e djeshmja, në rrënjët tona, ai kërkim si në Itakën, Thaqi i bën duke përdor figura metaforike brenda botës për të tregua qëndresën shqiptare. Nëncikli në vazhdim "Trashëgimia flet vet”, gjithsesi gjen diçka dalluese të thellë, atë që e bën të veçantë çdo poet, ku nëpërmjet vargjeve, arrin të shohësh e depërtosh në një kohë të ikur “Për gështenja, shkonim e mblidhnim, libra dhe zarzavate shkolle,…” (Për gështenja”, faqe,31) Më pak fjalë tregohet një gjendje tunduese. Një varg sa i thjeshtë po aq madhështorë që në momente të caktuara të trondit deri në asht e herë -herë të zbut me finesën poetike. Ketë poezi e lexova disa herë sepse; “Dhe, pikël pas pikle,/ deri të Rrasa e Çelisë/ e Guri me bythë n´ujë,/ Huni i Maxhupit, pikësynim!” Këtu përveç këtyre emërtimeve dhe atyre që i hasim aq shpesh në poezinë e Mentorit, tregon se nuk kemi veç poezi por kemi edhe një pasqyrim të toponimisë së trevës. Nuk kemi veç klithje poetike, por dëshmi të kohës, vendit. Sado që autori e pëlqen kthimin e vazhdueshëm tek shtëpia e vet, të mulliri i vet, tek arat e veta, të gjithçka që e ka lidhur më fëmijërinë e tij plot tallaze dhe përplasje, ai ketë nuk e bën me retorikë por më një shpërthim që del nga shpirti. Ky moskthim aq lehtë të fëmijëria atë e trazon edhe kur i kujtohet gjithçka e bukur nga vendlindja. Në nënciklin e dytë janë disa poezi që mund të merren si proverb popullor ngase kanë porosi universale: “ mendja peshon, dukat,/ sa një barrë-kali!”, ose; “Na nëmni edhe njëherë,/për të mirë!”, “Iriqët në asfalt nuk rrinë,/ therrat kanë synim”, etjera. Shikoni se si është portretizua në mënyrë poetike “nëma”: Na nëmni edhe njëherë për të mirë! “Dikur e diku”, është titulluar nëncikli i tretë. Në këto poezitë që pasqyrohet mjaft dukshëm realiteti shqiptar e në veçanti ai i Kosovës, ku si çdo krijues nga Kosova nuk mund të anashkalojë të kaluarën e brishtë dhe peshën e madhe të dhimbjes, për shkak të rrethanave politike dhe ekonomike të krijuara nga pushtuesit, gjaku i të rënëve dhe amaneti i tyre, skenarët politikë pambarim që çdo herë venë në lojë fatin e popullit e vendlindjes së tij. Mirëpo edhe këtu janë disa vargje që brenda tyre ka një shpërthim, por një shpërthim më një satirë të mprehtë që godet; “Nga harbimi i natës,/ ciasin këlyshët,/e djallit!” ( Faqe 4 nga 5 ) Zgjodhi: marjandodaj@msn.com
  • 5. (Natë ballkanike, faqe, 49) Ose, “S´dihet kush, e mbolli, kush e polli,/ po” ( Bimë dreqi, faqe 52). Ndërsa te poezia “Qentë”, është një metaforë, do të thosha, metaforë plotë sarkazëm: “Lehjet,/ këngë dite..” ose; “Nga frika e të bërave ditën, ulërijnë!” ( Qentë, faqe 55) Talenti poetik Mentorit spikatet dukshëm tek ato poezi ku ai i ka të caktuara temat konkrete. Aty kur ai si personazh ka heroin kombëtar, një personalitet kombëtar, një intelektuali dhe, sidomos kur shpreh klithjen e tij për ato vende-toka tona etnike që kanë mbetur jashtë trungut sado të një rrënje. Si një njeri i ndjenjave të thella njerëzore në poezinë me mjete të lojës estetike e stilistike Thaqi këtyre u ka shkruar një varg poezish që me siguri do lerë gjurmë në opusin e tij letrar. Dëshmi mjaft bindëse janë poezitë në gjithë librin, por më me shumicë tek nëncikli “…Mbeta pa u thënë” dhe, poezitë: “Në Çamëri, aty do vëmë!”, “Arbëreshëve të mi!”, pastaj poezitë për disa figura kombëtare dhe folklorike. Këto poezi janë të mbushura më mjaft simbolika dhe janë më shumicë. Si lexuese them se, autori është i vëmendshëm që thuaja asnjë nga figurat dhe datat kombëtare të mos i shpëtojnë pa u përkujtua, çka ai këtë e bën emocionalisht përmes vargut. Andaj me të drejtë mund të konstatoj edhe ketë; Mentori është një kronist i vëmendshëm. Asnjëherë nuk harron të na i kujtoj datat kombëtare, trojet etnike të mbetura jashtë trungut, figurat e Rilindjes sonë kombëtare, luftëtarë të te gjitha periudhave. Kur shkruan poezi për këto figura, si duket ai e ka parasysh që poezia e tij edhe mund të bëhet tekst për këngë. Vargjet e tija mund të recitohen me lehtësi dhe pasion nga të gjithë, sepse lirika që kanë ato vargje, janë të mbushura edhe me xhevahire melodik, më klithje dhe shpërthime si protestë që interpretuesit- recituesit i jap mundësi t´ia transmetoj publikut gjithë atë përjetimin që ka edhe vet. Sa i përket llojllojshmërisë se temave, Mentori mbetet një kërkues i vlerave, i ideve dhe pasi i gjen, ai e ndërton vargun. Nga kjo shihet se ai padyshim ka bërë një lëvrim të poezisë, sidomos asaj lirike. Lirikën e Thaqit, e karakterizon tejdukshmëria dhe çiltërsia reale qoftë ky realitet edhe si motivues. Kurse mënyra e rrëfimit, përkatësisht poetika e tij është e përpunuar, sado që herë-herë ritmika e shpeshtë e çon kah folklori, por ky është një folklor i përpunuar mirë që nuk e dëmton poezinë. Tjetra, që e mendoj unë, kopertina e librit ka një fotografi ndryshe ngase i lexova unë poezitë e librit “Rrënjët”. Poezitë e Mentorit nuk janë pikturë romantike, fotografi dekorative, ato janë vargje që dëshmojnë një stad pjekurie dhe estetike për poezinë nga ana e autorit. Arif Molliqi, Hamburg ( Faqe 5 nga 5 ) Zgjodhi: marjandodaj@msn.com