2. Çfarë është BE-ja?
Bashkimi Evropian është një partneritet unik politik dhe ekonomik mes 27
shteteve demokratike evropiane që synojnë paqen, prosperitetin dhe lirinë për
500 milionë qytetarët e tyre në një botë më të sigurt dhe më të drejtë.
Është strukturë që zhvillohet në mënyrë konstante dhe që nuk ka ndonjë
precedent të mëparshëm. Legjislacioni primar i BE-së janë traktatet e
nënshkruara mes shteteve anëtare. Këto traktate përcaktojnë politikat
themelore të BE-së, themelojnë strukturën e saj institucionale si dhe
kompetencat dhe procedurat legjislative. Disa prej traktateve kryesore janë:
Traktati i Romës për themelimin e Komunitetit Ekonomik Evropian (1957), Akti i
Vetëm Evropian (1986), Traktati i Mastrihtit (1992), Traktati i Amsterdamit
(1997) dhe Traktati i Lisbonës (2007).
Institucionet kryesore të BE-së janë: Parlamenti Evropian, Këshilli Evropian,
Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian.
5. *Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm
Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit1950, në të cilën ai
parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive
evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për
ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e
pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues
të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit1951. Në nënshkrimin
e traktatit merrnin pjesëG jermania,Franca,Belgjika,Italia,Holanda dheLuks emburgu.
Një tjetër zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25
marsit të vitit1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropiandhe Komunitetin
Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM). Këto komunitete filluan nga puna me
hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit1958. Krijimi i Bashkimit Evropian me
Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të
Evropës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më7 shkurt të vitit 1992, një numër
pengesash gjatë procesit të ratifikimit (miratimi nga qytetarët eD animarkës vetëm pas
një referendumi të dytë ; procesi gjyqësor në Gjermani për deklarimin antikushtetues të
miratimit) bënë që Traktati të mos hynte në fuqi deri më 1 nëntor të vitit1993. Traktati i
Mastrihtit i referohet vetvetes si “një fazë e re në procesin e krijimit te bashkimit akoma
më të ngushtë ndërmjet popujve të Evropës”. Krahas një numri ndryshimesh për
Traktatet e Komunitetit Evropian dhe Euroatomit, ai përmban edhe instrumentin për
krijimin e Bashkimit Evropian - procesi për krijimin e së cilit ende konsiderohej si i
papërfunduar. Traktati përbën hapin e parë në rrugën drejt krijimit të një sistemi
kushtetues Evropian, në të cilin do të përfshihen edhe vetë komunitetet.
8. * Këshilli i Bashkimit Evropian është institucioni kryesor vendimmarrës i Bashkimit. Përbëhet nga
ministrat e 27 Shteteve Anëtare. Çdo Shtet Anëtar mban drejtimin e Këshillit për një periudhë 6
mujore. Secili prej ministrave në Këshill ka plotfuqishmëri. Kjo do të thotë se, deklarimet dhe
veprimet e tij janë plotësisht të afta për të angazhuar qeverinë qe ai përfaqëson. Anëtarët e
Këshillit janë përgjegjës ndaj parlamenteve të vendeve të tyre si dhe ndaj qytetareve që këta
përfaqësojnë, duke siguruar kështu legjitimitetin e vendimeve të Këshillit.
* Këshilli ushtron këto funksione themelore:
* Miraton normat komunitare në bashkëpunim me Parlamentin Evropian.
* Koordinon politikat e përgjithshme ekonomike të shteteve anëtare.
* Lidh marrëveshje ndërkombëtare, në emër të Bashkimit Evropian, me shtete ose organizata
ndërkombëtare.
* Aprovon buxhetin e Bashkimit së bashku me Parlamentin Evropian.
* Zhvillon Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, në baze të direktivave të Këshillit
Evropian.
* Koordinon bashkëpunimin midis gjykatave dhe forcave policore të shteteve anëtare në çështjet
penale.
9. * Komisioni Evropian është organi me kompetencën e iniciativës, zbatimit,
administrimit dhe kontrollit. Komisioni përbëhet nga 27 anëtarë ku përfshihet
Presidenti dhe Zv/presidentët. Anëtarët e Komisionit emërohen për mandat 5 vjeçar
nga Këshilli me shumicë të cilësuar në marrëveshje me Shtetet Anëtare dhe pas
pëlqimit të Parlamentit Evropian para të cilit jep llogari. Komisionerët ndihmohen
nga një administratë e përbërë nga drejtori të përgjithshme dhe departamente të
specializuara, stafi i të cilëve ndodhet në Bruksel dhe në Luksemburg. Komisioni
është një organ i pavarur politikisht i cili përfaqëson dhe mbron interesat e Bashkimit
Evropian në tërësi.Komisioni Evropian ushtron këto funksione themelore:
* Propozon aktet normative në Parlament dhe në Keshill;
* Administron dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin;
* Luan rolin e "gardianit" të Traktateve (se bashku me Gjykaten e Drejtësisë);
* Përfaqëson Bashkimin Evropian në arenën ndërkombëtare.
10. * Gjykata e Drejtësisë siguron që e drejta Evropiane të interpretohet dhe të zbatohet në
mënyre uniforme në të gjitha shtetet anëtare. Gjykata gëzon edhe pushtetin e zgjidhjes
se mosmarrëveshjeve gjyqësore ndërmjet shteteve anëtare, institucioneve të Bashkimit,
personave fizike dhe juridike.
* Gjykata është e përbëre nga një gjyqtar prej secilit shtet anëtar, të ndihmuar nga 8
"avokatë të përgjithshëm", të cilët kane për detyre të japin mendimin e tyre për
çështjet qe shtrohen për zgjidhje përpara gjykatës. Mendimet e tyre jepen publikisht
dhe duhet të jene të paanshme. Gjyqtaret dhe avokatet e përgjithshëm emërohen me
marrëveshje të përbashkët të të gjithë shteteve anëtare, për një mandat gjashte-
vjeçar, i cili mund të ripërtërihet me një ose dy periudha të mëtejshme tre-vjeçare.
* Për ta ndihmuar Gjykatën e Drejtësisë për të zgjidhur numrin e madh të çështjeve qe
shtrohen përpara saj, si dhe për t'u siguruar një mbrojtje me të mire ligjore qytetareve
të Bashkimit, në vitin 1989 u krijua "Gjykata e Shkalles se Pare". Kjo gjykate është
përgjegjëse për zgjidhjen e një numri të caktuar heshtjesh, në mënyre të veçante të
atyre qe paraqiten nga individët dhe çështjet qe kane të bëjnë me raste të
konkurrencës se pandershme midis ndërmarrjeve.
* .
11. *Banka Qendrore Europiane çon përpara
politikën monetare të Bashkimit Europian,
kryen veprimet e këmbimit dhe garanton
funksionimin korrekt të sistemit të pagesave.
Me kalimin në monedhën e përbashkët si dhe
shtrirjen e një politike ekonomike europiane
gjithnjë e më unike, roli i Bankës Qendrore
Europiane është rritur gjithnjë e më shumë.
Selia e saj ndodhet në Frankfurt.