SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  6
Letër një mikut tim
I dashur miku im,
Kam lexuar me shumë vëmendje dhe dëshire shkrimet e tua, të botuara
në disa shtypshkonja me emër, ndonjë në rrjetet sociale dhe në tërësi, i
gjej ato me vlera të shumta e të shumëanshme. Më ka ardhur gjithashtu
mirë dhe të falënderoj për fjalët e mira që ke shkruar e më ke thenë herë
pas here edhe pse mund ta kesh tepëruar disi.
Kam pëlqyer shumë, në vecanti librin që ke shkruar për mësues Dinen, një
mësues vërtet të nderuar të Dëshnicës, dhe akoma më shumë poemën e
shkurtër që kishe botuar për të. Por ti, i dashur, e di që miku i mirë, njëlloj
si mësuesi i fshatit që mban një shufër në dorë, jo vetëm për të treguar
diçka në hartë a në dërrasen e zezë, nuk të fal as gabimet e vogla.
Ndryshe nuk do të ishte mik, pale i mirë.
Sapo lexova vargjet e shumta për dikë pa emër, ku nuk lije mundësinë për
të zbuluar se kujt i kushtoheshin ato. Ti ke menduar se kushdo do ta
kuptonte e do ta merrte me mend se për kë ishin shkruar vargjet. Disa
hamendje me lindin dhe mua. Kuptohet lehtë se ti e ke fjalën për ndonjë
nga drejtuesit e vendit këta tridhjet e ca viteve të fundit dhe jo për të
tjerë më parë. Por emri nuk ka asnjë rëndësi, vertet. Në komentet ka lloj
lloj supozimesh krejt pa asnjë rëndësi. Por ka një gjë tjetër, tepër të
rëndësishme dhe esenciale. Mungesa e emrit e rëndon disi poezinë. Sepse
bëhet fjalë për një banor të këtij planeti, të këtij shteti, të këtij qyteti apo
lagjeje e rruge ku jetojmë edhe ne, edhe unë, edhe ti. Përpos kësaj, nuk
ka asnjë shtet të këtij planeti ku të mos ketë pasur, të mos ketë aktualisht
dhe të mos ketë edhe në të ardhmen, njerëz që drejtojnë e që gabojnë në
punë e sipër, që bëjnë gabime të rënda, që fajësohen e dënohen për ato
që kanë bërë ose për ato që mund të bëjnë duke punuar për popullin dhe
familjet e tyre. Edhe unë e ti, kur kthejmë kokën pas, gjejmë plot gabime
të bëra, plot gjëra që mund të bëheshin akoma më mirë. Dhe në shpirt
ndjejmë një boshllëk që lë shenjë, e cila nuk mund të ndreqet më në
subkoshiencën tonë.
Në këto tridhjet vite të përpjekjeve të shumta për të vendosur
demokracinë e vërtetë, drejtuesit e shtetit tonë kanë ardhur me votën e
lirë të qytetarëve, përshirë edhe votën tënde, edhe timen, pavarësisht
nëse ne ishim pjesë e shumicës apo e pakicës. Por ata që na kanë
drejtuar kanë ardhur kurdoherë me shumicën votave të popullsisë,
shumicë që përfaqëson dejure dëshirën e të gjithë zgjedhësve, të gjithë
popullsisë. Nëse nuk e dua njërin nga personat që zgjedh shumica, unë,
as ti, natyrisht, nuk kam asnjë të drejtë ta shaj atë, ta ofendoj, ta izoloj,
ta godas, ta përflas, ta shpall armik, ta zhduk fare, sepse, si qytetar i këtij
shteti, do të isha fajtor i dënueshm me ligj. Nuk mund të them unë, as ti,
se atë nuk e do njeri, se atij nuk dëshiron t’ia dëgjojë as emrin askush.
Por mua dhe ty na lejohet vetëm ta kritikojmë, madje shumë rëndë,
secilin nga drejtuesit e zgjedhur, nëse mendojmë dhe argumentojmë
bindshëm gabimet që ai ka bërë. Dhe kur të vijë koha e votimit, të mos ia
japim votën. Ja, kaq. Unë po përpiqem ta bëj një gjë të tillë, ndoshta ta
nxjerr shkrimin edhe në efir, duke pranuar edhe pasojat që mund të
rridhnin prej saj.
Po zgjatem shumë, miku im, se ti i di të gjitha këto, por nuk ka asnjë të
keqe t’ia kujtojmë njëri-tjetrit, me që jemi të gjithë bashkëqytetarë të këtij
vendi. Dhe po pranoj apriori që elegjia që ke shkruar, siç e quan dikush
nga komentuesit poezinë tënde, nuk i është drejtuar ndonjë të huaji,
ndonjërit jashtë kufijve tanë shtetërorë, që ndoshta mund të jetë shpallur
si “armik i popullit”, koncept ky i dalë nga një tru prej idioti. Ajo mendoj
se i është drejtuar një shqiptari, një bashkëkombasi të zgjedhur me votë
nga vetë shqiptarët, një pushtetari, një qeverritari, një qytetari. Nëse nuk
është kështu, unë do të të kërkoj ndjesë sinqerisht, madje me zë te lartë.
Unë nuk nisem nga fakti që dikush nga komentuesit ka përmendur ndonjë
emër dhe ti, me mënyrën tënde, e ke mohuar atë. Unë, siç ta thashë në
fillim, thjesht hamendësoj.
Në të tetëmbëdhjete strofat që ke shkruar, domethënë në shtatëdhjet e
dy rreshtat, nuk gjeta asnjë vërejtje instruktive ndaj qytetarit pa emër, as
ndonjë aspekt ku ka devijuar, ndonjë vrimë të zezë që ka hapur, ku e ka
shkelur këtë apo atë ligj, me apo pa koshiencë, ka hedhur ide apo ka
dhënë urdhra të dëmshëm apo të jashtëligjshem, është në përkrahje të
krimit të organizuar, të korupsionit shtetëror, apo ortak me ta. Një varg e
akuzon direkt për vrasje.
Provova t’i ngjysos me të kuqe të gjitha epitetet e përdoruar për këtë
qytetar dhe në fund m’u duk se kisha skuqur të gjithë faqen. M’u krijua
ideja se nuk do të mund të gjeja dot as edhe ndonjë epitet tjetër më të
rëndë për ta betonizuar më mirë skulpturën letrare të pesonazhit. Ja për
shembull, po kujtoj këtu një pjesë të tyre: gjuhështhurur, gojëlëshuar,
sherrxhi, i basarduar, bezdimadh, burrë-trap, zuskë e ligë, simbol-qameti,
kallëpsës, mëndjehu, ters, këlysh, i bje legenit, gënjeshtar, rrotull-lemit,
bisht i qenit, i rrjedhur, llafazan, përgojues, eksiq, i mbaruar, kufomë, i
shuar, njeri-koti, i shurrosur, si gjellë pa kripë, i mbërthyer nga
shejtanllëku, i shpëlarë, i pacipë, ezhdërha, zullumqar, pjellë e dreqit, ben
zullum edhe në varr, shpifës, sharës, vrasës, kur të vdesësh të gjithe do
këndojnë, shpirt i zi e të tjera, e të tjera.
Të gjitha këto nuk kanë asgjë letrare, miku im i dashur. Kjo i ngjan
zënkave të grave të fshatit të një kohe të perënduar, siç e ke përmendur
vetë ti një një nga vargjet. Të karakterizosh kështu një njeri krejt të
zakonshëm, qoftë dhe në skajin më të largët të vendit, në fund të fundit
qoftë dhe një bashkëqytetar të sëmurë që mund ta vënë në lojë fëmijët e
rrugës, kjo do të ishte krejtësisht e palejueshme, sidomos kur është fjala
për një intelektual me emër siç je ti, miku im. Kjo nuk është letërsi. As
Hasani i Zyko Kamberit nuk do ta lejonte një vjershë të tillë të qarkullonte.
Zor se mund të gjenden njerëz me mend që të mos e kuptojnë se fjalët
janë marrë nga një fjalor virtual i urrejtjej që tenton t’i kalojë kufijt e
logjikës. As ti, as unë dhe askush nga ne, nuk duhet të lejojmë që një
shqiptar të bëhet armik i betuar i një shqiptari tjetër. Secili nga ne duhet
të përpiqet me dashamirësi dhe urtësi ta ndihmojë të ndreqet atë që ka
gabuar. Armiqësinë e shqiptarit me shqiptarin e kritikonte rëndë, shumë
kohë më parë, kohë tepër e largët, njëri nga më të mëdhenjtë e
atdhetarëve tanë, ndërsa tani, në kohët tona moderne dhe në shoqërinë e
vërtetë që duam të krijojmë, ne nuk duhet të na shkojë kurrë ndër mend
asnjë lloj armiqësie e dashakeqësie me njëri-tjetrin.
Të përqafoj, miku yt.
Mekori
Si s’tu mbyll një herë goja
Si s’u lodhe more burrë
Ndër vite të doli boja
Një si ti mos pafshim kurrë.
Gjuhështhurur, gojëlëshuar
Si një zuskë e ligë fshati
Sherrëxhi i bastarduar
Bezdimadh e burrë-trapi
Si s’të vjen zor nga mileti
Gjer dhe nga njerëzit e tu
Emri yt simbol qameti
Kallëpsës, e mëndje hu
Vitet ‘’në kurriz’’ s’të poqën
As ca herë, i bërë gjysh
Ligësitë nga pas të ndoqën
Ters, ngjirizur që këlysh
Dje besniku i Enverit
Dhe betoheshe për Të
Tani i bje kot legenit
Bën sikur nuk e do më
Bën sikur e ke urryer
Sikur s’e doje me vakt
Po ti vetëm ke gënjyer
Aty e ke shpirtin prap
Por sido që të mundohesh
Sido t’i vish rrotull’’lëmit’’
Asnjëherë s’do të harrohesh:
Pas e ke,’’bishtin e qënit…’’
Me çehre të zgurdulluar
Edhe shpirtin si katran
S’le njeri pa përgojuar
Plak i rrjedhur,llafazan
S’le njeri pa e baltosur
Pa i vënë prapa një’’bisht’’
Bëmat e tua s’kanë të sosur
Je damkosur, si’’eksiq…’’
Si s’e ndjen që ke mbaruar
Ke mbetur thjesht një kufomë
Kot gënjehesh, o i shuar
Pandeh se të respektojnë
Pandeh se je si qëmoti
Që të mbanin ‘’proto-burrë’’
Tash ke mbetur njeri-koti
S’vlen as të të bëjnë me shurrë
Ashtu si buka e mykur
Që s’e hanë më as qëntë
Edhe ti,o ‘’rob’’i shpifur
S’ke ’’lyrë’’ më në këtë vënd
Të ka ikur njerëzillëku
Si gjella mbetur pa kripë
I mbërthyer nga shejtanllëku
I shpëlarë,njeri pa cipë
Më shqeto, të flet fytyra
Tamam si një ezhdërha
Rreth vetes të lipsen ’’pula’’
Të të bëjnë temena
Mbete simbol i të keqit
I njeriut zullumqar
Si të jesh pjella e dreqit
Që bën zullum dhe në varr
Të njeh e githë Shqipëria
Shpifës,sharës,deri vrasës
Do vijë një ditë qetësia
Kur të prehesh pranë Sharrës
Por mbase nuk do besojnë
Se mos prapë u del mbi dhe
Kur të binden do këndojnë
Do thonë:’’paskej Zot për ne…’’
Kurrë s’do ta thosha emrin
Se të njohin o shpirt zi
Dhe në endërr të ndjell tmerrin,
Lanet emri, por dhe Ti
Shtator,2015

Contenu connexe

Tendances

Familja shqiptare ne vite
Familja shqiptare ne viteFamilja shqiptare ne vite
Familja shqiptare ne viteD. Sh
 
Evolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmitEvolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmitAn An
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
VESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTAREVESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTAREroni45
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projektFacebook
 
Ekonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseEkonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseAron Neli
 
Matematik Fillimi i nje biznesi
Matematik Fillimi i nje biznesiMatematik Fillimi i nje biznesi
Matematik Fillimi i nje biznesiAdmin Nuriu
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriutDonart Geci
 
Teatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiTeatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiKlevi Hoxha
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Liil Otr
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historieS Gashi
 
Funksioni
FunksioniFunksioni
Funksionikoralda
 
Hidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptareHidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptareElsa Marku
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxJeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxAleksandrosHodo
 

Tendances (20)

Iris
IrisIris
Iris
 
Familja shqiptare ne vite
Familja shqiptare ne viteFamilja shqiptare ne vite
Familja shqiptare ne vite
 
Evolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmitEvolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmit
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
VESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTAREVESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTARE
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projekt
 
Ekonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseEkonomia e Shqiperise
Ekonomia e Shqiperise
 
Kuvendi i lezhes
Kuvendi i lezhesKuvendi i lezhes
Kuvendi i lezhes
 
PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU
 
Matematik Fillimi i nje biznesi
Matematik Fillimi i nje biznesiMatematik Fillimi i nje biznesi
Matematik Fillimi i nje biznesi
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriut
 
Teatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiTeatri ne Shqiperi
Teatri ne Shqiperi
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historie
 
Funksioni
FunksioniFunksioni
Funksioni
 
Hidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptareHidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptare
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxJeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
 

Similaire à Letër një mikut tim

CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareMarjan DODAJ
 
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``Adriatik Rexha
 
Sikur te isja djale
Sikur te isja djaleSikur te isja djale
Sikur te isja djaleJURIST
 
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!Marjan DODAJ
 
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Marjan DODAJ
 
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz RadovaniDANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz RadovaniMarjan Dodaj
 
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!#MesueseAurela Elezaj
 
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"Marjan DODAJ
 
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Adriatik Rexha
 
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxxclassic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxxORIADAHASA
 
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke DabajMarjan DODAJ
 
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014ALB-AID Kukes
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaMarjan DODAJ
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
Rexhep qosja te vertetat e vonuara
Rexhep qosja   te vertetat e vonuaraRexhep qosja   te vertetat e vonuara
Rexhep qosja te vertetat e vonuaraLibra Islame
 
Erion Selmani ``Endrrat E Thyera``
Erion Selmani   ``Endrrat E Thyera``Erion Selmani   ``Endrrat E Thyera``
Erion Selmani ``Endrrat E Thyera``Adriatik Rexha
 
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``Adriatik Rexha
 

Similaire à Letër një mikut tim (20)

CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
 
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
Haki Stermilli ``Sikur Te Isha Djal``
 
Sikur te isja djale
Sikur te isja djaleSikur te isja djale
Sikur te isja djale
 
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
 
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
 
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
 
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz RadovaniDANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz Radovani
 
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
 
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
 
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
 
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxxclassic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
 
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
 
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
 
Rexhep qosja te vertetat e vonuara
Rexhep qosja   te vertetat e vonuaraRexhep qosja   te vertetat e vonuara
Rexhep qosja te vertetat e vonuara
 
Erion Selmani ``Endrrat E Thyera``
Erion Selmani   ``Endrrat E Thyera``Erion Selmani   ``Endrrat E Thyera``
Erion Selmani ``Endrrat E Thyera``
 
Don Kishoti
Don Kishoti Don Kishoti
Don Kishoti
 
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
 

Plus de Fezga Muci

Aksioma e pestë (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)Fezga Muci
 
Kjo është Matematika_ime_2_Plus_vetëm_esencë
Kjo është Matematika_ime_2_Plus_vetëm_esencëKjo është Matematika_ime_2_Plus_vetëm_esencë
Kjo është Matematika_ime_2_Plus_vetëm_esencëFezga Muci
 
Kjo_është_Matematika_ime_1_Plus_Vetëm_esencë
Kjo_është_Matematika_ime_1_Plus_Vetëm_esencëKjo_është_Matematika_ime_1_Plus_Vetëm_esencë
Kjo_është_Matematika_ime_1_Plus_Vetëm_esencëFezga Muci
 
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varrAbasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varrFezga Muci
 
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mfVila e mistereve mf
Vila e mistereve mfFezga Muci
 
Xhanaj- fshat i bukuri i Dëshnicës (FbD)
Xhanaj- fshat i bukuri i Dëshnicës (FbD) Xhanaj- fshat i bukuri i Dëshnicës (FbD)
Xhanaj- fshat i bukuri i Dëshnicës (FbD) Fezga Muci
 

Plus de Fezga Muci (6)

Aksioma e pestë (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)Aksioma e pestë  (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
Aksioma e pestë (Shkermoqja e një instituti të lartë Pedagogjik)
 
Kjo është Matematika_ime_2_Plus_vetëm_esencë
Kjo është Matematika_ime_2_Plus_vetëm_esencëKjo është Matematika_ime_2_Plus_vetëm_esencë
Kjo është Matematika_ime_2_Plus_vetëm_esencë
 
Kjo_është_Matematika_ime_1_Plus_Vetëm_esencë
Kjo_është_Matematika_ime_1_Plus_Vetëm_esencëKjo_është_Matematika_ime_1_Plus_Vetëm_esencë
Kjo_është_Matematika_ime_1_Plus_Vetëm_esencë
 
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varrAbasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
 
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mfVila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
 
Xhanaj- fshat i bukuri i Dëshnicës (FbD)
Xhanaj- fshat i bukuri i Dëshnicës (FbD) Xhanaj- fshat i bukuri i Dëshnicës (FbD)
Xhanaj- fshat i bukuri i Dëshnicës (FbD)
 

Letër një mikut tim

  • 1. Letër një mikut tim I dashur miku im, Kam lexuar me shumë vëmendje dhe dëshire shkrimet e tua, të botuara në disa shtypshkonja me emër, ndonjë në rrjetet sociale dhe në tërësi, i gjej ato me vlera të shumta e të shumëanshme. Më ka ardhur gjithashtu mirë dhe të falënderoj për fjalët e mira që ke shkruar e më ke thenë herë pas here edhe pse mund ta kesh tepëruar disi. Kam pëlqyer shumë, në vecanti librin që ke shkruar për mësues Dinen, një mësues vërtet të nderuar të Dëshnicës, dhe akoma më shumë poemën e shkurtër që kishe botuar për të. Por ti, i dashur, e di që miku i mirë, njëlloj si mësuesi i fshatit që mban një shufër në dorë, jo vetëm për të treguar diçka në hartë a në dërrasen e zezë, nuk të fal as gabimet e vogla. Ndryshe nuk do të ishte mik, pale i mirë. Sapo lexova vargjet e shumta për dikë pa emër, ku nuk lije mundësinë për të zbuluar se kujt i kushtoheshin ato. Ti ke menduar se kushdo do ta kuptonte e do ta merrte me mend se për kë ishin shkruar vargjet. Disa hamendje me lindin dhe mua. Kuptohet lehtë se ti e ke fjalën për ndonjë nga drejtuesit e vendit këta tridhjet e ca viteve të fundit dhe jo për të tjerë më parë. Por emri nuk ka asnjë rëndësi, vertet. Në komentet ka lloj lloj supozimesh krejt pa asnjë rëndësi. Por ka një gjë tjetër, tepër të rëndësishme dhe esenciale. Mungesa e emrit e rëndon disi poezinë. Sepse bëhet fjalë për një banor të këtij planeti, të këtij shteti, të këtij qyteti apo lagjeje e rruge ku jetojmë edhe ne, edhe unë, edhe ti. Përpos kësaj, nuk ka asnjë shtet të këtij planeti ku të mos ketë pasur, të mos ketë aktualisht dhe të mos ketë edhe në të ardhmen, njerëz që drejtojnë e që gabojnë në punë e sipër, që bëjnë gabime të rënda, që fajësohen e dënohen për ato që kanë bërë ose për ato që mund të bëjnë duke punuar për popullin dhe familjet e tyre. Edhe unë e ti, kur kthejmë kokën pas, gjejmë plot gabime të bëra, plot gjëra që mund të bëheshin akoma më mirë. Dhe në shpirt ndjejmë një boshllëk që lë shenjë, e cila nuk mund të ndreqet më në subkoshiencën tonë. Në këto tridhjet vite të përpjekjeve të shumta për të vendosur demokracinë e vërtetë, drejtuesit e shtetit tonë kanë ardhur me votën e lirë të qytetarëve, përshirë edhe votën tënde, edhe timen, pavarësisht
  • 2. nëse ne ishim pjesë e shumicës apo e pakicës. Por ata që na kanë drejtuar kanë ardhur kurdoherë me shumicën votave të popullsisë, shumicë që përfaqëson dejure dëshirën e të gjithë zgjedhësve, të gjithë popullsisë. Nëse nuk e dua njërin nga personat që zgjedh shumica, unë, as ti, natyrisht, nuk kam asnjë të drejtë ta shaj atë, ta ofendoj, ta izoloj, ta godas, ta përflas, ta shpall armik, ta zhduk fare, sepse, si qytetar i këtij shteti, do të isha fajtor i dënueshm me ligj. Nuk mund të them unë, as ti, se atë nuk e do njeri, se atij nuk dëshiron t’ia dëgjojë as emrin askush. Por mua dhe ty na lejohet vetëm ta kritikojmë, madje shumë rëndë, secilin nga drejtuesit e zgjedhur, nëse mendojmë dhe argumentojmë bindshëm gabimet që ai ka bërë. Dhe kur të vijë koha e votimit, të mos ia japim votën. Ja, kaq. Unë po përpiqem ta bëj një gjë të tillë, ndoshta ta nxjerr shkrimin edhe në efir, duke pranuar edhe pasojat që mund të rridhnin prej saj. Po zgjatem shumë, miku im, se ti i di të gjitha këto, por nuk ka asnjë të keqe t’ia kujtojmë njëri-tjetrit, me që jemi të gjithë bashkëqytetarë të këtij vendi. Dhe po pranoj apriori që elegjia që ke shkruar, siç e quan dikush nga komentuesit poezinë tënde, nuk i është drejtuar ndonjë të huaji, ndonjërit jashtë kufijve tanë shtetërorë, që ndoshta mund të jetë shpallur si “armik i popullit”, koncept ky i dalë nga një tru prej idioti. Ajo mendoj se i është drejtuar një shqiptari, një bashkëkombasi të zgjedhur me votë nga vetë shqiptarët, një pushtetari, një qeverritari, një qytetari. Nëse nuk është kështu, unë do të të kërkoj ndjesë sinqerisht, madje me zë te lartë. Unë nuk nisem nga fakti që dikush nga komentuesit ka përmendur ndonjë emër dhe ti, me mënyrën tënde, e ke mohuar atë. Unë, siç ta thashë në fillim, thjesht hamendësoj. Në të tetëmbëdhjete strofat që ke shkruar, domethënë në shtatëdhjet e dy rreshtat, nuk gjeta asnjë vërejtje instruktive ndaj qytetarit pa emër, as ndonjë aspekt ku ka devijuar, ndonjë vrimë të zezë që ka hapur, ku e ka shkelur këtë apo atë ligj, me apo pa koshiencë, ka hedhur ide apo ka dhënë urdhra të dëmshëm apo të jashtëligjshem, është në përkrahje të krimit të organizuar, të korupsionit shtetëror, apo ortak me ta. Një varg e akuzon direkt për vrasje.
  • 3. Provova t’i ngjysos me të kuqe të gjitha epitetet e përdoruar për këtë qytetar dhe në fund m’u duk se kisha skuqur të gjithë faqen. M’u krijua ideja se nuk do të mund të gjeja dot as edhe ndonjë epitet tjetër më të rëndë për ta betonizuar më mirë skulpturën letrare të pesonazhit. Ja për shembull, po kujtoj këtu një pjesë të tyre: gjuhështhurur, gojëlëshuar, sherrxhi, i basarduar, bezdimadh, burrë-trap, zuskë e ligë, simbol-qameti, kallëpsës, mëndjehu, ters, këlysh, i bje legenit, gënjeshtar, rrotull-lemit, bisht i qenit, i rrjedhur, llafazan, përgojues, eksiq, i mbaruar, kufomë, i shuar, njeri-koti, i shurrosur, si gjellë pa kripë, i mbërthyer nga shejtanllëku, i shpëlarë, i pacipë, ezhdërha, zullumqar, pjellë e dreqit, ben zullum edhe në varr, shpifës, sharës, vrasës, kur të vdesësh të gjithe do këndojnë, shpirt i zi e të tjera, e të tjera. Të gjitha këto nuk kanë asgjë letrare, miku im i dashur. Kjo i ngjan zënkave të grave të fshatit të një kohe të perënduar, siç e ke përmendur vetë ti një një nga vargjet. Të karakterizosh kështu një njeri krejt të zakonshëm, qoftë dhe në skajin më të largët të vendit, në fund të fundit qoftë dhe një bashkëqytetar të sëmurë që mund ta vënë në lojë fëmijët e rrugës, kjo do të ishte krejtësisht e palejueshme, sidomos kur është fjala për një intelektual me emër siç je ti, miku im. Kjo nuk është letërsi. As Hasani i Zyko Kamberit nuk do ta lejonte një vjershë të tillë të qarkullonte. Zor se mund të gjenden njerëz me mend që të mos e kuptojnë se fjalët janë marrë nga një fjalor virtual i urrejtjej që tenton t’i kalojë kufijt e logjikës. As ti, as unë dhe askush nga ne, nuk duhet të lejojmë që një shqiptar të bëhet armik i betuar i një shqiptari tjetër. Secili nga ne duhet të përpiqet me dashamirësi dhe urtësi ta ndihmojë të ndreqet atë që ka gabuar. Armiqësinë e shqiptarit me shqiptarin e kritikonte rëndë, shumë kohë më parë, kohë tepër e largët, njëri nga më të mëdhenjtë e atdhetarëve tanë, ndërsa tani, në kohët tona moderne dhe në shoqërinë e vërtetë që duam të krijojmë, ne nuk duhet të na shkojë kurrë ndër mend asnjë lloj armiqësie e dashakeqësie me njëri-tjetrin. Të përqafoj, miku yt. Mekori
  • 4. Si s’tu mbyll një herë goja Si s’u lodhe more burrë Ndër vite të doli boja Një si ti mos pafshim kurrë. Gjuhështhurur, gojëlëshuar Si një zuskë e ligë fshati Sherrëxhi i bastarduar Bezdimadh e burrë-trapi Si s’të vjen zor nga mileti Gjer dhe nga njerëzit e tu Emri yt simbol qameti Kallëpsës, e mëndje hu Vitet ‘’në kurriz’’ s’të poqën As ca herë, i bërë gjysh Ligësitë nga pas të ndoqën Ters, ngjirizur që këlysh Dje besniku i Enverit Dhe betoheshe për Të Tani i bje kot legenit Bën sikur nuk e do më Bën sikur e ke urryer Sikur s’e doje me vakt Po ti vetëm ke gënjyer Aty e ke shpirtin prap Por sido që të mundohesh Sido t’i vish rrotull’’lëmit’’ Asnjëherë s’do të harrohesh: Pas e ke,’’bishtin e qënit…’’ Me çehre të zgurdulluar Edhe shpirtin si katran
  • 5. S’le njeri pa përgojuar Plak i rrjedhur,llafazan S’le njeri pa e baltosur Pa i vënë prapa një’’bisht’’ Bëmat e tua s’kanë të sosur Je damkosur, si’’eksiq…’’ Si s’e ndjen që ke mbaruar Ke mbetur thjesht një kufomë Kot gënjehesh, o i shuar Pandeh se të respektojnë Pandeh se je si qëmoti Që të mbanin ‘’proto-burrë’’ Tash ke mbetur njeri-koti S’vlen as të të bëjnë me shurrë Ashtu si buka e mykur Që s’e hanë më as qëntë Edhe ti,o ‘’rob’’i shpifur S’ke ’’lyrë’’ më në këtë vënd Të ka ikur njerëzillëku Si gjella mbetur pa kripë I mbërthyer nga shejtanllëku I shpëlarë,njeri pa cipë Më shqeto, të flet fytyra Tamam si një ezhdërha Rreth vetes të lipsen ’’pula’’ Të të bëjnë temena Mbete simbol i të keqit I njeriut zullumqar Si të jesh pjella e dreqit Që bën zullum dhe në varr
  • 6. Të njeh e githë Shqipëria Shpifës,sharës,deri vrasës Do vijë një ditë qetësia Kur të prehesh pranë Sharrës Por mbase nuk do besojnë Se mos prapë u del mbi dhe Kur të binden do këndojnë Do thonë:’’paskej Zot për ne…’’ Kurrë s’do ta thosha emrin Se të njohin o shpirt zi Dhe në endërr të ndjell tmerrin, Lanet emri, por dhe Ti Shtator,2015