Hiperkolesterolemia si perkufizim eshte permbajtja plasmatike
e kolesterolit >5,2 mmol/l ose > 200 mg/dl. Zakonisht
hiperkolesterolemia nuk eshte semundja principale (ka dhe
hipercolesterolemi primare), por mund te jete pasoja e nje
semundjeje tjeter ekzistente, psh, diabeti, hipotiroidizmi,
biles ne disa raste eshte pasoja e perdorimit te
kontraceptiveve orale.
Ka eDhe hipercholesterolemi primare te cilat zakonisht jane te
transmetueshme gjenetikisht, prandaj edhe quhen familjare.
Mund te jete fjala per deficience te disa lloj enzimash ose
apoproteinash psh, lipoprotein lipasis, apoproteina CII,
mungesa e receptoreve LDL (Low Density Lipid).
Per sa i perket trajtimit te hypercholesterolemise,
rekomandohet ne rradhe te pare nje diete e ekuilibruar dhe e
varfer ne lipide jovegjetale, ose ne rast se eshte e mundur pa
cholesterol. Megjithate e mira eshte liminimi i dhjamrave.
Medikamentet qe rekomndohen me shpesh jane:
-Ne hipercholesterolemi primare:
Fixante te acideve biliare:
Colestipol 20 g/dite,
Colestiramina 16 g/dite,
Acid nikitinik:
Niacin fillohet me 100-150 mg/tre here ne dite pas buke dhe
rritet cdo 7 dite deri sa arrihet doza 3 g/dite.
Inhibues te HMG-CoA reductasis:
Lovastatin 20-40 mg/2 here ne dite
Simvastatin 5-40 mg/4 here ne dite
Provastatin 10-20 mg/4 here ne dite
-Ne hiperkolesrerolemi secondare:
Trajtohet semundja primare (e shoqeruar me uljen e
kolesterolemise)
Keto leshohen vetem me recete nga mjeku pasi pothuajse te
gjitha kane efekte secondare(Keto te dhena jane vetem
informative) dhe emertimi mund te ndryshoje pak prandaj i
kam ndare edhe sipas familjeve.
Pasojat mbi shendetin jane te shumta por une po te permend
vetem disa me te shpeshta: hipertension arterial,
ateroscleroza dhe si pasoje e kesaj aneuroza cerebrale,
infarkt miokardik, emboli pulmonare etj. Pra eshte semundje
serioze ne rast se nuk trajtohet ashtu sic duhet.
Ushqimet e detit ju thoni se jane te mira pa kolesterol, dikush
qe ishte duke mbajtur diet me tha se Shrimps (karkalecat e
kuq qe i thone ne shqip me duket) jane te keqia per ata qe
kane kolesterol te larte sepse SHRIMPS kane permbajte te
larte kolesteroli, une u befasova dhe desha te dija sa e
vertete eshte kjo, nese dikush me jep nje pergjigje te sakte
rreth ketij komenti, ja di per faleminderit
Dieta më e mirë është buka e zezë, gruri, misri, vajrat,
frutat, perimet.
Mishrat kanë shumë kolesterol HDL që posedimi me tepricë i
këtij lloji kolesteroli shkakton sëmundje arteriale dhe zemre.
Kur mishrat përdoren atëherë duhet përdorur me shumë vajra
sepse vajrat kanë shumë LDL kolesterol (monounsatured fat)
që eliminojnë tepricën e HDL kolesterolit. Ushqimet tjera që
kanë shumë HDL kolesterol (saturated and poliunsatured fat)
janë: veza (75 përqind), djathrat, gjalpi etj.
Ne US nje nga barnat me te sukseshme (dhe gjithashtu me te
shtrenjta) per uljen e kolesterolit eshte Lipitor® i Pfizerit (sic
tha dhe Estella me lart) ose atorvastatin calcium (per mjeket
e forumit) qe administrohet si tableta 10, 20, 40 ose 80 mg.
Nuk e di, eshte ne Europe kjo? Se ne Shqiperi s'besoj te jete
futur.
Fieri, sa per pyetjen tende mund te them se ka lloje peshqish
qe jane te pasur me lipide te shendetshme, por edhe disa te
tjere qe nuk jane te tille, megjithate ne pergjithesi pa hyre
ne detaje te tilla ushqimi i detit ka me pak kolesterol se
mishrat e tjere.
Nga nje studim nga Uni. of Delaware:
Again, seafood fits right in when trying to meet the U.S.
dietary goal --reduce cholesterol consumption to about 300
mg a day. Fish averages about 50-90 mg cholesterol per 3-
1/2 ounces. Shellfish tend to contain slightly higher amounts
of cholesterol; thus crustaceans (crab, lobsters, shrimp)
contains 60- 100 mg/3-1/2 ounces and mollusks (clams,
oysters, scallops), 40-110 mg/3-1/2 ounces. Squid and
octopus may contain relatively high levels, 250 and 122 mg/3-
1/2 ounces, respectively.
Pra ushqimet e detit me guacke si gaforret, aragostat,
karkalecet kane me shume kolesterol se peshqit e thjeshte. Po
te duash midhje pastaj, njelloj sikur te futesh me nje kembe
ne varr lol :p j/k
Pra ushqimet e detit me guacke si gaforret, aragostat,
karkalecet kane me shume kolesterol se peshqit e thjeshte. Po
te duash midhje pastaj, njelloj sikur te futesh me nje kembe
ne varr lol :p j/k
Me sa di une me pare duhet te kontrollosh komplet
lipidogramen pra te gjitha yndyrnat ne gjak se nuk eshte
vetem kolesteroli i larte gjithmone eshte i shoqeruar ne nje
pjese nga trigliceridet e larta.Sa per ushqime e kane thene te
tjeret me pare une po shtoj vaj misri,jo me shume se dy-tre
veze ne jave,elimino brumerat.
HDL (high-density lipoproteins) eshte lipoproteine e mire qe
gjendet e shoqeruar me kolesterol, dhe qe mendohet se e
terheq kolesterolin ne melci ku ai metabolizohet dhe
shperbehet.
Kurse LDL (low density lipoprotein) eshte lipoproteine me e
demshme, gjendet ne sasi shume me te medha ne qarkullimin e
gjakut se HDL, dhe eshte e pergjegjshme per akumulimin e
kolesterolit ne arterie, duke formuar keshtu nje pllake
(nganjehere te kalcifikuar) qe bllokon qarkullimin e gjakut duke
sjelle infarkt miokardi, thromboze (bllokim te venes nga
akumulimi) etj. Nganjehere kjo mase mund te shkeputet nga
enet e medha te gjakut si venat dhe arteriet kryesore, dhe
te udhetoje ne qarkullimin e gjakut sa te arrije ne ene me te
ngushta (kapilaret), duke i bllokuar ata shume keq. Ngaqe
gjaku nuk do qarkulloje me atje, do kete mungese oksigjeni qe
sjell paralize te nervit apo muskulit.
Arilda, eshte e vertete.
Duhet matur dhe raporti LDL-cholesterol me HDL-cholesterol
per te percaktuar se je i semure apo jo, por shumica e
kolesterolit eshte e shoqeruar me shume me LDL, dmth. keto
te keqijat.... keshtu qe po e pate kolesterolin e larte, mire
ben te kontrollohesh sigurisht.
Shkaktarët kryesorë të sëmundjes janë gjenet dhe stili i
jetesës
Kolesteroli, çfarë duhet të hani
Kolesteroli është substancë lipidike (e yndyrshme) e
domosdoshme për organizmin. Ai ndihmon në fabrikimin e çdo
qelize e gjithashtu në fabrikimin e hormoneve dhe shumë
substancave të tjera. Por rritja e përqindjes së kolesterolit
në gjak (hyperkolesterolemiesë) mund të jetë shumë e
dëmshme për organizmin. Kolesteroli fabrikohet në mëlçi, por
ne e marrim dhe nga ushqime të ndryshme si psh veza, djathi,
qumështi, mishi, të brendshmet e kafshëve si mëlçitë, zemra
e të tjera. Rritja e përqindjes së kolesterolit në gjak përbën
faktorin kryesor të sëmundjeve të artereve, kryesisht të
zemres. Kolesteroli është një faktor gjithashtu i aksidenteve
vaskulare cerebrale dhe i sëmundjeve trombo-embolike.
Arteroskleroza
Kur përqindja e kolesterolit në gjak ngrihet, formohen disa
grimca yndyre, që ngjiten në faqet e artereve, këto grimca
formojnë një shtresë yndyre, që vjen nga dita në ditë duke u
zmadhuar,që sjell si rrjedhojë zvogëlimin e diametrit të
artereve deri në bllokimin total të tyre. Bllokimi i artereve
nuk lejon më qarkullimin e gjakut. Kur gjaku nuk ka më
mundësi të qarkullojë, qelizat e këtyre artereve vdesin nga
mungesa e oksigjenit dhe elementeve ushqyese. Në këtë raste,
mund të kemi sipas arteries të bllokuar, infarkt të miokardit,
kur bllokohen arteret e zemrës, aksidente vaskulare
cerebrale, që mund të shoqërohen me hemorragji të
brendshme, kur bllokohen arteret e trurit ose afeksion të
gjymtyrëve inferior.
Përqindja e kolesterolit
Idealja është më pak se 2 gram për 1 litër gjak, ndërkohë që
limiti është 2 gram deri në 2.5 g për 1 litër gjak. Tepër e
lartë është kur kalohet 2.5 g për 1 litër gjak. Për të ulur
përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare, dhe
nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni
krejtësisht. Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt.
Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur
kur keni qenë 25 vjeç), kujdes me alkoolin, mundohuni të mos
konsumoni shumë yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat.
Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.
Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e
vakteve. Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen
gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga
ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme.
Gjenet
Nëse pavarësisht dietës dhe aktivitetit fizik, nuk arrini të
mbanin nën kontroll nivelin e kolestrolit të keq, duhet të dini
se faji nuk është i stilit tuaj të jetesës, por i gjeneve tuaja.
Në fakt, një grup studiuesish të koordinuar nga Paul Williams i
"Berkeley Lab's Life Sciences Division" ka zbuluar se gjenet
luajnë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e kolesterolit të
keq në gjak dhe disa individë duhet të lodhen më tepër se të
tjerët, sepse janë më të ndjeshëm ndaj hiperkolesterolaminës.
Studimi duket se ofron një motiv për faktin se disa prej nesh
kanë fatin e keq të kenë nivelin e kolesterolit të lartë, edhe
pse qëndrojnë mjaft të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që hanë,
ndërsa të tjerë mund t'i lejojnë vetes shkelje rregullash, pa
krijuar probleme me akumulimin e yndyrnave të dëmshme për
organizmin. Studiuesit kanë vëzhguar të dhënat e 28 çifteve
binjakësh identikë, me përputhshmëri gjenetike, por me stile
jete të ndryshme, për të vlerësuar peshën e gjeneve dhe
sjelljet mbi nivelin e lipoproteinave me intensitet të ulët (LDL)
shkaktare për prodhimin e kolesterolit të keq, mjaft të
dëmshëm për shëndetin kardiovaskular.
Si ulet kolesteroli
1- Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të
pini cigare dhe nëse pini mundoheni ta ulni numrin e tyre deri
sa ta ndaloni krejtësisht
2- Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani
një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni
qenë 25 vjeç)
3- Kujdes me alkoolin, mundohuni të mos konsumoni shumë
yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat.
4- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.
5- Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në
përgatitjen e vakteve.
6- Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me
shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja
gjalpin, djathin sallamet e ndryshme.
Kolesteroli
Dieta me përqindje të ulët yndyre ul kolesterolin
Ekspertët i kanë nënshtruar vullnetarët ndaj dy tipe dietash
alternative, një me përbërje të ulët yndyrnash dhe një që
përmbante shumë yndyrna (që është baras me 40 për qind të
kalorive totale që merr organizmi). Ekspertët kanë vënë re se
duke kaluar nga dieta e parë në të dytën, niveli i kolesterolit
rritej në mënyrë të pashmangshme për të gjithë çiftet e
binjakëve, por ndryshe nga një çift në tjetrin.
Gjenet, të parapërcaktuara përgjegjëset
Ende nuk dihet se cilat janë gjenet që përfshihen në
përhapjen e kolesterolit në organizëm, por të gjithë njerëzve
u këshillohet një stil i shëndetshëm jete, regjim ushqimor të
mirë dhe zbatimin e terapive të këshilluara nga specialistët,
të gjitha sjelljet që janë armët më të mira ndaj
hiperkolesterolaminës. Kolesteroli nuk kursen as femrat dhe as
meshkujt, madje sipas studimeve, më të prekura janë femrat,
pasi ato janë më të prira drejt ushqimeve me yndyrë.
Ushtrime fizike, për të ndaluar sëmundjen
Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini
cigare, dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa
ta ndaloni krejtësisht. Merruni me ushtrime fizike në mënyrë
të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që
keni pasur kur keni qenë 25 vjeç), kujdes me alkoolin,
mundohuni të mos konsumoni shumë yndyrnat, favorizoni
zarzavatet dhe frutat.
Yndyrnat në gjak, si ti eliminojmë
Përzgjedhja e ushqimeve të duhura për një dietë të
shëndetshme shpesh është shumë e vështirë. Për pjesën më të
madhe të njerëzve është thuajse e pamundur të kombinojnë
sasinë e duhur të yndyrnave, lëngjeve, frutave dhe perimeve.
Në këtë mënyrë, dieta dhe një ushqyerje e shëndetshme
bëhen të pamundura dhe ky ç’rregullim i shkakton organizmit
vetëm dëme të mëdha. Mjekët specialistë rekomandojnë të
gjitha produktet që nuk duhet të mungojnë në dietën e
përditshme si dhe ato produkte që duhen eliminuar.
Yndyrnat janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë
një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e
yndyrnave, mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i
palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët,
peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme.
Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të
shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e
tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve
(parandalojnë shqetësimet në to), apandesitin, sëmundjet e
zemrës. Drithërat janë shumë të pasura me fibra.
Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë
formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha
vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshëm
për organizmin. Megjithatë duhen vetëm sasi të vogla, ato
janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale
veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat
kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit,
nervat dhe reagimet muskulare. Minerale të rëndësishme janë
kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe
zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të maganizohen,
kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht.
Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat
minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Zierja me avull
është më e mirë, sesa zierja e zakonshme. Mjaft vitamina
përmbajnë edhe lëkurat e frutave.
Këshilla
Kujdes nga paracetamoli. Shumë tableta që disa i gëlltisin me
shumicë kundër kokë-dhimbjeve, për qetësimin e dhimbjes së
dhëmbit dhe dhimbjeve të tjera, përmbajnë paracetamol. Ky
analgjetik, mjaft mirë e zëvendëson aspirinën dhe është i
përshtatshëm për personat që kanë të thatë në lukth dhe për
ata te të cilët herë pas here paraqitet gjakrrjedhja në lukth.
Por kujdes! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu, ata që e
shfrytëzojnë kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga
veshkat se ata që nuk e përdorin barëra që nuk kanë
paracetamol.
Jogurti.
Me sukses mund të evitojë barkqitjen tek fëmijët. Bakteret
“mike” të jogurtit dhe prodhimeve të tjera qumështore mund
të pakësojnë numrin e viruseve.
Rrahjet e shpeshta të zemrës.
Keni kujdes, pas pirjes së disa kafeve me radhë ndjeni rrahje
të shpeshta të zemrës, është mirë që të kontrollohet mëlçia.
Në rastet kur keni probleme me funksionimin e mëlçisë,
kafeina e kafesë grumbullohet në gjak dhe kështu fillojnë të
rrahurat e shpeshta të zemrës.
Mungesa e vitaminës A. Mungesa e vitaminës A shkakton
shkurtpamësi dhe verbimin e natës. Prandaj, pos të tjerash
hani majdanoz të freskët i cili është i pasur me vitaminën A,
por përmban edhe kalcium të nevojshëm për elasticitetin e
muskulaturës së syve. Gjysmë filxhani majdanoz plotëson
nevojën ditore të organizmit me vitaminë A.
Lëndimet.
Plagët e ndotura, lajini me ujë të ftohtë e pastaj dezinfektoni
me jod dhe etil-alkool. Gërvishjet e vogla mos i lidhni. Ato më
mirë shërohen në ajër. Plagët pakëz më të mëdha dhe ato që
ndeshen me rroba mbuloni me faster ose me fashë. Ndërroni
çdo 24 orë. Flasterin do ta kapni më lehtë nga plaga nëse
këndet e tij më parë i keni lyer me benzinë për heqjen e
njollave. Për plagë të rënda duhet drejtuar mjekut. Nëse
vaksina e fundit kundër tetanusit është dhëne para 5 vjetëve,
ajo duhet përsëritur.
Keshilla per tryezen
1- Specialistët rekomandojnë që përdorimi i djathit dhe
vezëve, që kanë yndyrna të tretshme, nuk duhet të mungojnë
asnjë ditë në tavolinën e ngrënies.
2- Drithërat janë një ndër elementet më të rëndësishme për
të evituar yndyrnat në gjak, trupi ka shumë nevojë për to.
3- Mineralet më të rëndësishme që nuk duhen përjashtuar
janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi
dhe zinku.
4- Vitaminat që duhet të merren gjatë javë janë vitamina A,
D, E, K, mund të magazinohen
5- Kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht.
6- Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat
minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre.
7- Zierja me avull është më e mirë, sesa zierja e zakonshme.
Yndyrnat
Mënyra, si duhet të kombinohen ushqimet
Ka disa lloj ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të
tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin
tonë. Studimet e bëra kanë treguar se nëse i ha karotat e
grira në formë sallate, pa i hedhur vaj ulliri, mund të
pakësosh sasinë e kalorive që merr, por humb marrjen e
betakarotinës që është mjaftë e vlefshme për trupin.
Vitaminat që nuk duhet t’i mungojnë organizmit
Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen
nga organizmi, vetëm në prani të yndyrnave. Më përpara,
konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me
karbohidratet. Por sot, mendohet se t‘i shtosh llojeve të
ndryshme të pastave (brumërave), pak fasule, bizele, apo
thjerrëza, plotësohen më mirë nevojat proteinike të trupit.
Ushqimet që nuk duhen “përzier” me njëra-tjetrën
Por ka edhe ushqime që këshillohet të mos bashkohen gjatë
ngrënies. Kështu p.sh. djathi, që është i pasur me kalcium,
kur hahet së bashku me mishin, pengon absorbimin e hekurit
nga zorrët. Lakra e bardhë kur hahet me peshk, pengon
absorbimin e jodit, që përmban peshku. Po ashtu, tanina që
përmban çaji, pengon absorbimin e kalciumit që ndodhet në
djathë, etj.
Me e mira gje qe mund te bejme eshte te hame ushqim
polimorf dhe te ushtrohemi ne ajer te paster. Ushtrimi fizik
eshte armiku i LDL dhe VLDL(kolesteroli i keq).
Nga ana tjeter nuk duhet harruar qe eshte e nevojshme te
ushqehemi me gjalpe djathe mish edhe dhjame. Ne yndyra
ndodhen te tretura nje grup shume i rendesishem vitaminash,
qe nuk e gjejme asgjekundi tjeter-Grupi ADEK. Vitamina A,
Vit D,vit E dhe Vit K jane liposolubile(te tretshme ne yndyra).
Vit E aq e nevojshme per Pregnancine dhe
feminitetin(tochoferoli) shume e rendesishme per grate, mban
lekuren te fresket gjithashtu.Mungesa e grupit ADEK sjell
demtim te syve kockave, lekures okagulimit te gjakut.