Publicité
Publicité

Contenu connexe

Publicité

Mjedisi yne-lokal

  1. ‘’Mjedisi yne lokal’’
  2. a)Pozicioni gjeografik i Shkodres eshte: Veriperëndim të Shqipërisë. Kordinatat gjeografike janë: Gjerësi 190 30’ 42”, gjatësi 450 03’ 05”. b)Bashkite me te cilat kufizohet Shkodra : Shkodra kufizohet në veri me Bashkinë e Malësisë së Madhe, në perëndim me Malin e Zi, në lindje me Bashkinë Tropojë, në jug me Bashkinë Vau i Dejës dhe një pjesë e saj me Bashkinë Lezhë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Shkodrës.
  3. c) Bashkit me te cilat kufizohet Shkodra: Shkodra kufizohet në veri me Bashkinë e Malësisë së Madhe, në perëndim me Malin e Zi, në lindje me Bashkinë Tropojë, në jug me Bashkinë Vau i Dejës dhe një pjesë e saj me Bashkinë Lezhë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Shkodrës.
  4. d)Harta e bashkise Shkoder:
  5. e)Qytet/fshati im: Shkodra
  6. f) Shkodrës i takojnë 13 maja në Alpe, që i kapërcejnë të 2000m lartësi si: Jezerca (2694m), Papluka, Mali i Vilës, Radohima (2570m), Mali i Shënikut (2550m) si dhe Biga e Gimajve (mbi 2200m) etj. Krahas këtyre majave në Shkodër gjenden male të tjera më të ulëta si Taraboshi (595m), Shita e Hajmelit e deri te kodrat e Bushatit, të Bërdicës, të Kodhelit, të Kakarriqit, të Rrencit e të Tepes.
  7. g) Pamje natyrore nga interneti:
  8. Skicime figurash te thjeshta Shkodrane:
  9. Probleme Reale Shkoder: Përmbytja e pestë është më e rëndë se të parat.Shkodra po përjeton situatën më të rëndë të të paktën 50 viteve të fundit. Hyrja e qytetit tashmë i përngjan Venecias, aq sa qytetarët kanë nisur t’i quajnë varkat e ushtrisë që qarkullojnë në zonë si “Gondolat e Xhabijes”. Tashmë, “gondolat” janë i vetmi mjet transporti edhe për banorët e lagjeve të ulëta të qytetit. Kjo situatë aspak e zakontë në qytetin e Shkodrës, ka krijuar panik dhe frikë.
  10. Pellgu i ujrave rrjedhese ne harte:
  11. Lumenj (malore ose fushore): Lumi Valbone:Eshte Malor Lumi Buna:Eshte Fushor Lumi Drin:Eshte Malor Lumi Kiri:Eshte Malor Lumi Vjosa:Eshte Malor
  12. Harta e lumenjve te Shqiperise:
  13. Tek qyteti im ndollet nje lum: Lumi Gjatesia (km) Buron Derdhet Buna 44 Liqeni i Shkodres Deti Adriatik
  14. Pershkrimi i lumit Buna: Lumi Buna ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit shqiptaro-malazez. Ky lum buron nga Liqeni i Shkodrës, fare pranë qytetit të Shkodrës, ndërmjet kodrës së Kalasë Rozafa dhe Malit të Taraboshit. Buna është i vetmi emisar i Liqenit të Shkodrës. Buna në fillim drejtohet nga jugu, rrëzë Taraboshit, më tej ajo gjarpëron drejt perëndimit e më pas merr përsëri drejtimin drejt jugut, derisa derdhet në Detin Adriatik.
  15. Rendesia e ujit te pijshem: Uji ka rendësi te madhe për njerëzimin por edhe për kafshët.Rreth 3/4 e tokës është ujë. Uji gjendet kudo ne natyre, edhe ne trupin e njeriut edhe te trupi i kafshëve. 95 % e trupit te njeriut është ujë. Uji ka rendësi edhe ne bujqësi e blegtori. Uji ka rendësi për bujqësinë sepse me ujë ujiten bimët e ndryshme pa te cilin bimët s'mund te jetojnë. Uji ka rendësi edhe ne blegtori te gjitha kafshët e kanë një pjesë te trupit me ujë, gjithashtu ka dobi edhe se te gjitha kafshët pin ujë. Jeta e njeriut nuk do te ishte e mundur pa ujë sepse : njeriu e shfrytëzon atë për shume gjera, për pastrim, pirje etj. Gjithashtu uji ka rendësi edhe ne tregti (biznes) sepse disa kompani e filtrojnë ujin dhe e shesin atë e kështu ato kompani kane te ardhura te larta. Dihet se njeriu mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por vetëm 5 deri në 7 ditë pa ujë! Uji është lëng pa erë, pa shije dhe pa ngjyrë. Njeriu humbë çdo ditë rreth 1.5 deri 2.5 litra ujë, gjë që duhet zëvendësuar me anë të pirjes së rregullt të ujit. Rreth 2/3 e peshës trupore përbëhet nga uji.
  16. Vecorit e pergjithshme te klimes: Klima karakterizohet nga një regjim shumë vjeçar i motit me të cilin nënkuptohen jo vetëm kushtet mbisunduese po edhe ata të mundshmet e motit për një vend të dhënë ose më mirë me thënë në përgjithësi klima përcaktohet si rezultat i të gjithë dukurive meteorologjike që karakterizojnë gjendjen mesatare të atmosferës me një pikë të caktuar të rruzullit tokësor. Klima paraqet një renditje të ligjshme të proceseve atmosferike që krijohen në një vend të dhënë, si rezultat i bashkëveprimit kompleks të rrezatimit diellor, qarkullimit diellor, qarkullimit të atmosferës dhe sipërfaqes aktive shtresore, bashkëveprim i cili përcakton regjimin karakteristik të motit për një vend [2]. Element klimatike merren për bazë gjat përcaktimit të klimës janë: insolacioni, temperature e ajrit, temperatuar e dheut, të reshura, drejtimi dhe shpejtësia e erës, vrenjtësia dhe mbulesa e dëborës, lagështia e ajrit, dhe ndryshojnë nën ndikimin e faktorëve klimatik.
  17. Punoi: Olgert Nuhi
Publicité