Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.

Pytje dhe pergjegjje makroekonomi

13 119 vues

Publié le

Pytje dhe pergjegjje makroekonomi

Publié dans : Économie & finance
  • Soyez le premier à commenter

Pytje dhe pergjegjje makroekonomi

  1. 1. MAKROEKONOMIA • Ekonomiksi- Studion anën ekonomike te jetes shoqerore , sjelljen e agjenteve ekonomik ne shoqeri dhe kushtet ekonomike te bashkeveprimit, Ekonomiksi ndahet ne Makroekonomi dhe Mikroekonomi. • Mikroekonomia merret me studimin e sjelljes së agjenteve ekonomik: konsumatorëve, firmave, familjeve si dhe agjenteve qeveritarë në masën që veprimtaria e tyre lidhet me alokomin e burimeve dhe funksionin e sektorëve të veqant të ekonomisë. • Makroekonomia merret me studimin e sjelljes së ekonomisë kombëtare në tërsi, me studimin e agregatëve ekonomik, si produkti i përgjithshëm, punzënia e plotë, papunësia, niveli i përgjithshëm i qmimeve dhe inflacioni, bilanci i brendshëm dhe i jashtëm ekonomik, ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike. • Shkolla klasike gjykon se prodhimi aktual përputhet gjithmone me prodhimin potencial dhe për të qenë ekonomia ne ekuiliber duhet që të përdoren maksimalisht faktoret e prodhimit.Se dyti politika makroekonomike nuk mundet te ndikoj ne nivelin e papunsise apo te prodhimit.Cdo perpjekje per te ndikuar ne variablat e mesiperme , do te ndikonte vetem ne ndryshimin e nivelit te papunsise. • Modeli kejnsian, gjykon se një ekonomi moderne mund të jetë në ekuilibër edhe në kushtet e përdorimit jo të plotë të burimeve, madje edhe me papunësi masive, së dyti qeveria përmes politikave fiskale dhe monetare mund të stimuloj rikthimin e ekonomisë me punëzënje të lartë. • Konceptet kryesore makroekonomike: GDP, GDP nominale kundrejt GDP reale, inflacioni, rritja ekonomike, punëzënja dhe papunësia, ciklet e biznesit, dhe hendeku i prodhimit. • Rritja ekonomike paraqet normen me të cilën rritet GDP reale, rritja ekonomike eshte baza e plotësimit të nevojave në rritje të njerzeve, një zgjerim i kufirit të mundësive të prodhimit mund të paraqitet si rritje ekonomike. • Objektivat makroekonomike jane : punzënja e plotë, qëndrushmeria e qmimeve, rritje të përshtatshme të rritjes afatgjatë, zhvillimi i ballancuar rajonal dhe bilanc i ekuilibruar pagesash. • AD-I referohet sasisë se përgjithshme të produktit që konsumatoret, firmat, shteti dhe të huajt janë të gatshëm të konsumojnë me një nivel agregat të cmimeve në një periudhe të dhënë kohe • AS=I referohet sasisë se përgjithshme të produktit që firmat planifikojnë të prodhojnë dhe të shesin me një nivel agregat të cmimeve ne nje periudhë te dhene kohe . • Kërkesa Agregate është e barabartë me shpenzimet e planifikuara, pra AD=C+I+G+Nx • Konsumi përfaqëson shpenzimet e konsumatorëve, familjeve dhe individëve për mallra dhe shërbime prej të cilave nxirren dobi në përiudhen korrente, duke përfshirë edhe mallrat e përdorimit afatshkurtër dhe afatgjatë. • Investimet përfaqësojnë të gjitha shpenzimet që bëjnë firmat për blrjen e mallrave kapital, pra për mallra që përdoren për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve tjera. • Nx –pëfaqëson diferencen në mes vlerës së eksportëve dhe importeve. • Kurba e kërkesës agregate shpreh lidhjen në mes GDP real dhe nivelit agregat të cmimeve duke i mbajtur faktorët tjerë influencues të pandryshuar. • Efekti i ndryshimit të cmimeve në sasinë e kërkuar-lidhja në mes GDP reale dhe nivelit të agregat të cmimeve është negative, kur ulen cmimet konsumatorët janë të 1
  2. 2. prirur të blejn më shum mallra për konsum ndërsa kur qmimet rriten konsumatorët blejnë më pak kur niveli i të ardhurave është i dhënë. • Norma e kamates- Ngritja e nivelit të kamatës do të dekurajoj shpenzimet për investime, do të dekurajoj gjithashtu edhe shpenzimet për blerjen e mallrave të konsumit afatgjatë. Kërkesa agregate do të ulet. • Faktoret që ndikojnë në zhvendosjen e AD-së janë:investimet,shpenzimet qeveritare dhe Nx (pëfaqëson diferencen në mes vlerës së eksportëve dhe importeve). • Funksioni afatshkurtër i ofertes agregate shpreh lidhjen në mes sasisë së mallrave dhe shërbimeve përfundimtare(GDP real) dhe nivelit të cmimeve duke i mbajtur faktoret tjerë të pandryshuar. • Përiudha afatgjatë e AS është një periudhë kohe e mjaftueshme që si cmimet ashtu edhe pagat përshtaten me ndryshimin e kërkeses dhe ofertes, në përiudha aftgjata cmimet përfshirë pagat bëhen fleksibile. • Ekuilibri maroekonomik ‘ arrihet atëher kur kërkesa agregate ëshët e barabart me oferten agregate. • Faktorët që ndikojnë në ekuiliber janë: rritja e GDP reale, papunësia eshte n real rritet duke u shoqëruar me një rritje modeste cmimesh. • Kursimi përfaqëson pjesën e të ardhurave të disponueshme që mbetën pas pagimit të taksave përsonale d.m.th që nuk shpenzohen për konsum. • Prirja margjinale për konsum përfaqëson rritjen e konsumit për një njësi rritje të të ardhurave. Dhe ka prirje pozitive. • Prirja mesatare për konsum del si raport midis konsumit total dhe të ardhurave të disponueshme totale. • Teoria e kamates dhe akseleratorit.-në qoftë se kamata është e lartë investimet jan të vogla, kosto apo cmimi huamarrjes është pikërisht norma e kamates, sipas teorisë së akseleratorit niveli i investimeve mvaret nga të ardhurat. • Kufizimet e teorisë së akseleratorit-një kufizim është se në ekonominë e një vendi nuk ekziston asnjë kapacitet i pashfrytëzuar, nuk mbanë parasysh pritjet e firmave për aktivitetin e ardhshem ekonomik dhe për kërkesen e ardhshme. • Shpenzimet dhe të ardhurat-modeli klasik-në modelin klasik GDP aktual përcakëtohet nga produkti potencial. Manipulimi nga qeveria me elementet e shpenzimeve agregate do të ndryshonte jo nivelin e produktit por vetëm nivelin e përgjithshëm të cmimeve. Kurese thelbi i pikpamjes Kejnsiane qëndron pikërisht në mundësinë e ndikimit në përmasat e produktit aktual të ekuilibrit me anë të ndikimit në elementet e ndryshëm të shpenzimeve agregate. . • • • • • Konsumi përfaqëson shpenzimet e konsumatorëve, familjeve dhe individëve për mallra dhe shërbime prej të cilave nxirren dobi në përiudhen korrente, duke përfshirë edhe mallrat e përdorimit afatshkurtër dhe afatgjatë. Investimet përfaqësojnë të gjitha shpenzimet që bëjnë firmat për blrjen e mallrave kapital, pra për mallra që përdoren për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve tjera. Nx –pëfaqëson diferencen në mes vlerës së eksportëve dhe importeve. Kurba e kërkesës agregate shpre lidhjen në mes GDP real dhe nivelit agregat të qmimeve duke I mbajtur faktoret tjerë influencues të pandryshuar. Efekti I ndryshimit të qmimeve në sasinë e kërkuar.Lidhja në mes GDP real dhe nivelit të agregat të mimeve është negative, kurë ulen çmimet konsumatoret janë të prirur të blejn më shum mallra për konsum ndërsa kur çmimet rriten konsumatoret blejnë më pak kur niveli i të ardhurave është i dhënë. 2
  3. 3. • Shpenzimet dhe të ardhurat janë në ekuilibër atëher kur shpenzime e planifikuara janë të barabarta me të ardhurat e planifikuara ose produktin e planifikuar. • Shpenzimet faktike nuk janë të barabarta me shpenzimet e planifikuara kurë ka ndryshim të inventarit të firmave. Kurë ndryshon inventari I firmave atëher si rezultat i differences në mes produktit të rodhuar dhe shitjeve (blerjeve d.m.th. në mes produktit të prodhuar dhe shpenzimeve) shpenzimet e planifikuara ndryshojnë nga ato faktike. • Multiplikatori i shpenzimeve(s) është numri që luan rolin e shumëzuesit të efektit fillestarë • Multiplikatori është pozitiv atëher kur rriten shpenzimet ndërsa negativ është kurë ulen shpenzimet. • Multiplikatori I taksave tregon se sa pakësohet GNP si rezultat i shtimit në njësi monetare të taksave. 1) Fazat e cikleve të biznesit: a) Pika më e lart e ciklit b) Faza e recensionit(rënies ekonomike) c) Pika më e ulët e ciklit d) Faza e ekspansionit(rritjes ekonomike) 2) Teoritë e cikleve të biznesit janë: a) Teorite eksternale, të cilat theksojn se janë veprimet e faktorve te jashtem ato qe shkaktojne ciklet e biznesit. b) Teoria internale, të cilat theksojnë se janë veprimet e faktorve të mbrendshëm që shkaktojnë ciklet e biznesit. 3) Rritjen ekonomike mund ta përcaktojmë si një ekspansion në GDP potencial të një vendi, apo si aftësi e ekonomisë së një vendi për të prodhuar gjithnjë e më shum mallra e shërbime që kërkojnë konsumatoët. 4) Funksioni i prodhimit tregon se si ndryshon GDP si rezultat i ndryshimit të nivelit të punësimit, duke qenë të dhëna vlerat e burimeve natyrore të ekonomisë, paisjeve kapital dhe gjendja e teknologjisë. 5) Efektet negative te inflacionit jane : a) Inflacioni qon ne rishprendarjen e pasurise midis klasave ose shtresave te ndryshme te popullsise. b) Inflacioni qon ne nje alokim joefiqent te burimve te prodhimit. 6) Indekset e matjes së inflacionit: a) Indeksi i çmimeve të konsumatorit që mat koston e një shporte tregu mallrash dhe shërbimesh që konsumohen nga një familje tipike qytetare gjatë një periudhe të caktuar kohe. b) Indeksi i çmimeve të prodhuesit që mat nivelin e çmimeve të shitjes me shumicë,pra nivelin e çmimeve në stadin e prodhimit. 7) Llojet e inflacionit: a) Inflacioni i moderuar b) Infacioni galopant c) Hiperinflacioni 8) Formula për matjen e inflacionit: niveliiqmimeve( t ) − niveliiqmimeve(t −1) Normae inf lacionit ( t ) = x100 niveliiqmimeve( t −1) 9) Kostot e papunsisë: a) Kostot ekonomike të papunsisë shprehen në hendekun e prodhimit ku në situata papunsie merr vlera negative, gjithashtu të papunët janë barrë e rëndë financiare për qeverinë dhe zvoglimin e të ardhurave personale. 3
  4. 4. b) Kostot sociale të papunsisë shkaktojnë zhvelrsimin e kapitalit human, spse shkalla e arsimimit të fituar dhe e aftësisë për punë e humbin vlerën e tyre kur nuk vihen në prdorim për një kohë të gjatë, shërbejnë si shtrat për rritjen e kriminalitetit, marrin edhe formën e uljes së dinjitetit personal dhe të keqsimit të shëndetit te të papunve 10) Në një kohë të dhënë, një individ mund të jetë i zënë me punë, i papunë ose jasht forcës puntore,kështu që norma e papunsisë matet me formulën: Normaepapunsis(%) = tepapunet x100 forcapuntore 11) Llojet e papunsisë: a) Papunsia e fërkimit: ka të bëjë me ata të papunë të cilët dëshirojnë ta ndërrojn vendin e punës, dojnë punë më të mirë, kërkojnë punë pas diplomimit apo gratë rikthehen në tregun e punës pas lindjes së fëmijës. b) Papunsia strukturore: ka të bëjë me mospërputhjen midis kërkesës dhe ofertës për punë,pra, për një lloj të punës rritet kërkesa, që ndërkoh për një lloj tjetër të punës bie dhe oferta nuk mund ti përshtatet këtij ndryshimi. c) Papunsia ciklike shkaktohet nga kërkesa agreate, d.m.th. kur bie kërkesa për ndonjë produkt të caktuar, atëherë bie edhe puna në fabrikën e prodhimit të atij produkti. d) Punsia sezonale: lidhet me karakterin stinor të prodhimit, sepse karakteri stinor dhe kushtet e motit parapërcaktojn edhe kerkesën për punë. 12)Norma natyrore është ajo normë papunsie në të cilën tregjet e punës dhe të mirave janë të balancuara, pra, NNP është ajo normë papunsie në të cilën forcat influencuese të çmimeve, pagave, inflacionit janë të balancuara, momentet të cilat duhen të vihen në dukje në lidhje me NNP janë: se NNP nuk është kurr zero dhe se NNP është e lidhur ngusht me inflacionin. 13) Me para kuptojmë Çdo objekt standard, përgjithsisht të pranuar, që shërben si mjet këmbimi ose pagese. 14)Funksionet e parasë janë: a) Praja si mjet këmbimi b) Paraja si mjet llogarie c) Paraja si mjet kursimi 15) Oferta monetare llogritet si shumë e instrumentave të ndryshëm që, në një shkallë të caktuar shërbejnë si para dhe mund të shprehet nëpërmjet disa komponentëve, që quhen agregat monetar, p.sh. agregatët monetar me të cilët mund të matet oferta monetare janë: a) M1, përfshinë vetëm paranë e transaksioneve, pra ato instru menta financiarë qe realizojnë këmbimin e mallrave në çdo kohë menjëherë dhe pa kosto, pra që janë plotësisht likuide. b) M2, që quhet edhe paraja e gjerë, ku përfshihen M1 dhe forma tjera aktivesh që nuk janë para transaksionesh por që mund të kthehen me shpejtësi në para, si për shembull depozitat afatshkurtër, llogaritë e fondeve të përbashkëta të tregjeve monetare, etj. c) M3, është një aregat më i gjerë monetarë, që përfshinM2dhe aktive që janë janë likuide por më pak se ato që futen te M2, si depozitat e kursimit afatgjatë, etj. d) L, është një aregat tjetër monetar ku futen M3 dhe aktive që kanë tipare likuiditeti si bonat e thesari, etj. 16) Banka është një firmë financiare që kryen shërbime të caktuara, që kanë të bëjnë me kalimin e mjetëve të lira financiare nga ata që i kursejnë ato tek ata që kanë nevojë për to. 17) Rezervë e detyrueshme është ajo normë e detyrueshme për depozitat që duhet të mbahet si rezervë nga bankat, e që vendoset nga banka qendrore, për të përballuar tërheqjet nga depozituesit. 18) Banka Qendrore është autoriteti monetar i hartimit dhe zbatimit të politikës monetare, tregut monetar, qëllimev përfundimtare, etj. 19) Funksionet e Bankës Qendrore: a) Banka qendrore ka të drejtën e emitimit të paras, 4
  5. 5. b) Banka qendrore shërben si bankë e bankave të nivelit të dytë( bankave komerciale), c) Banka qendrore shërben si bankë e qeverisë, d) Banka qendrore rregullon ofertën monetare, e) Banka qendrore ndërhyn dhe rregullon tregjet monetare. 20) Qëllimet e politikës monetare mund të themi se janë qëllime përfundimtare, ku dallojm sigurimin e një rritje të qëndrueshme ekonomike, të stabilitetit të çimeve, të një punësimi të lartë, të tregjeve financiare dhe valutore stabël,etj. 21) Objektivat e politikës monetare janë: normat e interesit të tregut ndërkombëtar dhe letrave me vler, oferta monetare,etj. 22) Instrumentet e Politikës monetare janë: a) direkte p.sh. kontrolli i kreditit, kontrolli i normës së interesit b) indirekte p.sh. operacionet e tegut të hapur, rifinancimi, rezervat e detyrueshme. 23) Politika fiskale ka të bëjë me përdorimin e shpenzimeve qeveritare dhe politikën e taksave për të arritur qëllime të caktuara ekonomike dhe sociale. 24) Qëllimet e politikës Fiskale janë: a) Qëllimi alokativ, që ka të bëjë me ndikimin e politikave buxhetore të qeverisë në alokimin e rezervave shoqërore, b) Qëllimi ahpërndarës, që ka të bëjë me ndikimin e politikave buxhetore në shpërndarjen e të ardhurave të shoqërisë, c) Qëllimi stabilizues, që ka të bëjë me ndikimin e qeverisë mbi inflacionin, papunsinë dhe rritjen ekonomike. 25)Stabilizatorët kryesorë të politikës fiskale automatike janë: a) b) 26) a) b) Ndryshimet automatike të të ardhurave nga taksat, Pagesat për papunsinë, fondet e bamirësisë dhe pagesat e tjera të transferueshme. Instrumentet kryesorë të politikës fiskale aktive janë: Projektet e investimeve publike, të tilla si projektet e elektrifikimit, të furnizimit me uj,etj. Projektet publike të punsimit, që synojnë zënien me punë të punëtorëve në periudha deri në një vit, c) Ndryshimi i normave të taksave, që përdoret për të stimuluar apo frenuar zhvillimin e ekonomisë. 27) Faktorët që përcaktojnë tregtinë ndërkombëtare janë: a) Kushtet e ndryshme të prodhimit, b) Ekonomizimet e shkallës, c) Ndryshimet e shijes. 28) Avantazhi absolut shpreh aftësinë e një vendi për të prodhuar, me të njejtat burime, një sasi më të madhe produkti sesa vendete tjera. 29) Avantazhi krahasues përfaqëson një ligj, sipas të cili një vend mund të specializohet në prodhimin dhe eksportin e atyre mallrave që mund t’i prodhojë me kosto relativisht më të ulët dhe të impotojë ato mallra që mund t’i prodhojë me kosto relativisht më të lartë. 30) Argumentet të cilat mbrojnë proteksionizmin dhe kundërshtojnë tredtine e lirë janë: a) Mbrojtja e degëve foshnjore, b) Kundërveprimi ndaj politikave të dumpingut dhe subvencioneve që ndjekin vendet e tjera. 31) Rrugët kryesore për të realizuar kufizimin e tregtis së lirë janë: a) Kuotat, që përfaqësojnë taksa të vendosura nga shteti në sasinë e një malli të veqantë që importohet nga një vend tjetër në vendin përkatës, b) Tarifat, që përfaqësojnë taksa të vendosura mbi mallrat e importit. Karakteri mbrojtës i tarifës qëndron në faktin që ajo vendoset vetëm për mallrat e importit. 32) Bilanci i pagesave është një koncept i përgjithshëm që shpreh totalin e gjitha transaksioneve të një vendi me vendet e tjera gjtë një viti. 33) Pjesët përbërse të bilancit të pagesave janë: a) Llogaria korente, 5
  6. 6. b) Llogaria e kapitalit, c) Mospërputhja statistikore, d) Rezervat zyrtare. 34) Kursi i këmbimit përfaqëson çmimin e një valute të shprehur në një valutë tjetër. 35) Tregu valutor përfaqëson një treg specifik, ku realizohet këmbimi i valutës vendase me valutat e huaja. 36) Llojet e kurseve të këmbimit janë: a) Kurse këmbimi fikse, këto kurse përcaktohen zyrtarisht nga shteti dhe janë relativisht të pandryshueshme. Niveli i tyre ruhet nëpërmjet ndërhyrjes së Bankës Qendrore, e cila shet ose blen valuta të huaja, sipas nevojave të tregut valutor. b) Kurse luhatëse të këmbimit, që përcaktohen drejtpërdrejt nga forcat e tregut. Ato ndryshojnë sa herë që ndryshojnë edhe faktorët që përcaktojnë kërkesën dhe ofertën e parave në treg. Prof. Driton Balaj 6
  7. 7. b) Llogaria e kapitalit, c) Mospërputhja statistikore, d) Rezervat zyrtare. 34) Kursi i këmbimit përfaqëson çmimin e një valute të shprehur në një valutë tjetër. 35) Tregu valutor përfaqëson një treg specifik, ku realizohet këmbimi i valutës vendase me valutat e huaja. 36) Llojet e kurseve të këmbimit janë: a) Kurse këmbimi fikse, këto kurse përcaktohen zyrtarisht nga shteti dhe janë relativisht të pandryshueshme. Niveli i tyre ruhet nëpërmjet ndërhyrjes së Bankës Qendrore, e cila shet ose blen valuta të huaja, sipas nevojave të tregut valutor. b) Kurse luhatëse të këmbimit, që përcaktohen drejtpërdrejt nga forcat e tregut. Ato ndryshojnë sa herë që ndryshojnë edhe faktorët që përcaktojnë kërkesën dhe ofertën e parave në treg. Prof. Driton Balaj 6

×