2. HISTORIKU
• • Ligjet e Njutonit për lëvizjen
janë tre ligje fizike të cilat japin
marrëdhëniet ndërmjet forcave
që veprojnë mbi një objekt dhe
lëvizjessë objektit. Ato u
formuluan për herë të parë nga
Isak Njutoni .Ligjet formojnë
bazën e mekanikes klasike dhe
Njutoni i përdori ato për të
shpjeguar shume fenomene të
cilat studiojnë lëvizjen e
objekteve fizike
3. Ligji i parë i Njutonit
• Çdo trup ruan gjëndjen e të qënit në prehje ose
të lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme, përsa
kohë mbi të nuk veprojnë forca të jashtme.
• • Ky ligj pohon se nëse forca rezultante
(shuma vektoriale e të gjitha forcave që
veprojnë mbi një trup) është zero , atëhere
shpejtësia e trupit është konstante
4. • • Një trup që është në prehje do të rrijë në këtë
gjendje prehjeje derisa mbi të të veprojë një forcë
e pa balancuar.
• • Një trup që është në lëvizje do të vazhdojë të
lëvizë në një trajektore drejtvizore të njëtajtshme
derisa mbi të të veprojë një forcë e pabalancuar.
• Ky ligj zakonisht referohet gjithashtu si Ligji i
inercisë.
5. Ligji i dytë i Njutonit
• • Nxitimi që fiton një trup nën veprimin e një
force është në përpjestim të drejtë me forcën dhe
në përpjestim të zhdrejtë me masën e trupit
. (F=mxa)
• Kjo formulë nganjëherë është quajtur "formula e
dytë më e famshme në fizikë
• • Ligji i dytë i Njutonit pohon proporcionalitetin e
nxitimit dhe masës me forcën. Nxitimi mund të
përcaktohet përmes matjeve kinetike
6. Ligji i tretë i Njutonit
• • Për çdo forcë ekziston gjithmonë
një kundërvepim i barabartë me
kah të kundërt: ose për forcat e dy
trupave mbi njëri tjetrin janë
gjithmonë të njëjta dhe në
drejtime të kundërta
• • Ky ligj nënkupton se forcat
veprojnë gjithmonë në çifte
veprim- dhe-reagim. Nëse objektet
1 dhe 2 mund të konsiderohen në
të njëjtin sistem, atëherë forca
rezultante e sistemit për shkak të
ndërveprimeve ndërmjet objekteve
1 dhe 2 është zero.
7. Rendësia dhe fusha e zbatimit
• • Ligjet e Njutonit
janë verifikuar nga
eksperimentet për
më shumë se 200
vjet, ato janë
përafrime të
shkëlqyera për
shpejtësitë dhe
shkallat e aplikmit
në jetën e
përditshme.