Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.

Guida turistike "Shkoder"

32 462 vues

Publié le

Publié dans : Voyages
  • Dating for everyone is here: ❤❤❤ http://bit.ly/2u6xbL5 ❤❤❤
       Répondre 
    Voulez-vous vraiment ?  Oui  Non
    Votre message apparaîtra ici
  • Dating direct: ♥♥♥ http://bit.ly/2u6xbL5 ♥♥♥
       Répondre 
    Voulez-vous vraiment ?  Oui  Non
    Votre message apparaîtra ici
  • I'm sleeping so much better! Hi David, just a quick message to say thank you so much for this. I have been using a CPAP machine for 3 years and I absolutely hate it. It's so uncomfortable and I sleep worse with it on than I do without it. I'm now sleeping much better thanks to your program. And my wife is so much happier too!  http://ishbv.com/snoringno/pdf
       Répondre 
    Voulez-vous vraiment ?  Oui  Non
    Votre message apparaîtra ici
  • A mundem me e dowlandu se mduhet per projekt nshkoll
       Répondre 
    Voulez-vous vraiment ?  Oui  Non
    Votre message apparaîtra ici

Guida turistike "Shkoder"

  1. 1. MIRESEVINI NE SHKODER !Si një qytet shumë i vjeter Ilir, Shkodranë Shqipëri paraqet qëndrënkulturale. Një e shkuar që shihetakoma e gjallë në rrugët plot gjallëri ejetë si dhe në tregëtine e këtij qyteti,krenar për prejardhjen e tij.Arkitektura e vecante do t’ju lejojë tëjetoni qytetin e njëmijë fytyravegreke, romake, veneciane, bizantinee turke, me kishat si dhe me xhamitëe saj të shkëlqyera. Pasi keni bërë njëvizitë në qëndrat e kulturës si nëbibliotekë dhe në universitet, Shkodrado t’ju çudisë me jetën e saj të natës.
  2. 2. POZITA GJEOGRAFIKEShkodra ndodhet 99 kilometra nga kryeqyteti i vendit Tirana,37 kilometra nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit (meMalin e Zi) dhe 16 kilometra nga pika e kalimit kufitar tëMuriqanit (me Malin e Zi). Ajo ndodhet pranë Liqenit tëShkodrës, më i madhi në Ballkan. Ndodhet në buzë të liqenittë Shkodrës, pranë lumenjve Drin, Buna dhe Kir.
  3. 3. SI TE SHKOJME NE SHKODER ?Nëpërmjet Ajrit: Ju mund të vini nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë (98 km) dhe ai i Podgoricës(Mali i Zi, 55 km duke kaluar nga Hani i Hotit).Nëpërmjet Detit: Ju mund të vini nga porti i Durrësit që është 123 km dhe nga porti i Vlorës që është 233 km. Nga Ulqini iMalit të Zi është vetëm 40 km, duke kaluar nga Muriqani, ndërsa nga porti i Tivarit është 60 kilometra larg.Nëpërmjet Tokës: Nëse vini nga veriu (Mali i Zi): Hani i Hotit – Shkodër (37 km) Muriqan – Shkodër (16 km). Nëse vini ngaKosova: Morinë – Kukës – Fushë Arrëz – Pukë – Mjedë –Shkodër (176 km) Qafa e Prushit – Kukës – Fushë Arrëz – Pukë –Mjedë – Shkodër (188 km). Nëse vini nga Dibra e madhe: Bllatë – Peshkopi – Burrel – Milot – Lezhë - Shkodër (199 km).Nëse vini nga Ohri, Pogradeci, Korça dhe Kapshtica: Qafë Thanë – Librazhd – Elbasan – Tiranë – Lezhë – Shkodër (281km). Nëse vini nga Kakavija, Saranda, Gjirokastra dhe Vlora duhet të mbërrini fillimisht në Fier për të vazhduar: Fier –Durrës – Fushë-Krujë – Lezhë Shkodër (158 km nga Fieri).
  4. 4. HISTORIA E QYTETIT TE SHKODRESShkodra është qytet 2500 vjeçar. Zona përreth vendit ku ndodhet sot qyteti kaqenë e banuar që në kohët prehistorike. Këtu janë gjetur gjurmë të Paleolitit tëMesëm. Në shekujt V-VI para Krishtit nis jeta qytetare në Shkodër. Në këtë kohëmuret rreth saj fortifikohen njësoj si qytetet më të afërta si Lissus (Lezha) apo Ulqini endonjë pikë tjetër. Muret e para kanë qenë ndërtuar me gurë ciklopikë pa llaç.Kalaja e Rozafës është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit në një lartësi130 metra. Në periudhën e parë antike treva banohej nga fisi ilir i Labeatëve. Nëshekullin e III para Krishtit, një tjeter fis ilir bëhet dominues në qytet, ai i ardianëve,sidomos nën mbretërimin e mbretit Agron. Shkodra mbetet pjesë e panderprere eMbreterise Ilire, pavaresisht nga rendesia e qytetit në kohë të ndryshme, brendasaj. Qyteti njeh një zhvillim ekonomik, që dëshmohet nga prerja e monedhës nëqytet që në vitin 230 para Krishtit. Në vitin 181 para Krishtit Shkodra, Scodrinon, negreqishten e lashtë dhe Skodra, në latinisht, bëhet kryeqyteti i Mbretërisë së Ilirisëme sundimtar mbretin legjendar ilir Gent, pasardhës i Agronit. Aso kohe mbretërimi iGentit kishte një shtrirje të madhe (në veri deri në lumin Neretva, në veriperëndimtë Bosnjes së sotme, ndërsa në jug shkonte deri rreth liqeneve lyhnide, sot liqeni iOhrit). Në vitin 168 para Krishtit, gjatë asaj që quhet lufta e tretë dhe e fundit iliroromake, e cila u përqendrua në hapësirën midis kodrës Rozafa dhe kodrave teBerdices, Mbreti Gent detyrohet t’ua dorëzojë qytetin romakëve duke e bërëkështu një qendër të rëndësishme të perandorisë së Romës në krejt bregun lindor tëAdriatikut. Me pushtimin e Shkodrës nga romakët pushon se ekzistuari MbreteriaIlire, Shkodra fillimisht ribëhet qendër e bashkësisë fisnore të labeateve dhe dukenisur nga viti 42 pas Krishtit, municipium, pra koloni romake ku banorët kishin statusine qytetarit romak me të gjitha të drejtat e detyrimet. Serbët pushtuan Shkodrën nëshekullin e VII para p.k, për t’ia dorëzuar Republikës së Venecias në shekullin e XIV.Në shekullin e XV u vendos pushtimi turk që zgjati deri në 1913; kaloi më pas nënqeverinë e Malit te Zi gjatë luftërave ballkanike, por në të njëjtin vit u pushtua ngaforcat ndërkombëtare e pak kohë më pas u bë pjesë e mbreterisë së sapokrijuar tëShqiperisë.
  5. 5. POPULLSIA & BESIMET FETARE NE SHKODERPopullsia: Popullsia në rrethin e Shkodrës është 240.000 banorë.Qyteti ka 110.000 banorë. Ndër pakicat kombëtare përmendim njëkomunitet të vogël malazez të ngulitur në brigjet lindore të liqenit të Shkodrës, në fshatin Vrakë dhe rreth tij.Besimi: Në Shkodër bashkëjetojnë tre besime fetare. Myslimanët (thuajse tërësisht suni) kanë këtu qendrën e një myftinie. Katolikëtkanë ngritur në qytet një arqipeshkvi më vete. Të tretët, shumë herë më të pakët në numër janë ortodoksët. Këta të fundit përbëhennga ortodoksë shqiptarë dhe ata malazezë të vendosur në zonën e Vrakës anës liqenit.
  6. 6. TRADITAT & ZAKONET E SHKODRESShtëpi karakteristike e qytetit të Shkodrës është ajo me çardak medisa variante, me çardak në të gjithë ballin dhe me çardak në njëkrah. Ato janë të thjeshta, dykatëshe, me katin përdhes tëpabanuar. Këto shtëpi kanë oborre të rrethuara me mure të lartë.Shkodra shquhet për fizionominë karakteristike qytetare me rrugë tëngushta me mure të larta guri në të dyja anët, me porta të mëdha.
  7. 7. VESHJET TRADICIONALE SHKODRANEVeshje tipike e grave nëzonën e Shkodrës mbi luminDrin është xhubleta, e cilaparaqet një fund në trajtëkëmbane, që vjen i valëzuarpërfundi, sidomos në pjesëne prapme.Veshja e burrave në fillim sinë gjithë Shqipërinë ka qenëme fustanellë, në zonën eShkodrës, fustanella ishte mëe gjatë (deri në fillim tëshek.XX). Kostumi mefustanellë përbëhet ngakëmisha, fustanella, tirqitkofsharë ose kalcat, brezi,jeleku e xhamadani. Nëvazhdim veshja me fustanellëe burrave u zëvendësua metirq.
  8. 8. VALLET & KENGET SHKODRANEVallet: Shkodra dallohet për valletkarakteristike të punës si “Vallja embjelljes” në zonën e Zadrimës.Këngët: Dallohen dasmat shkodrane,dhe “jaret”, këngë lirike të kultivuara.Jaret nuk janë gjë tjetër veçsepërshtatja në gegërisht (dialekti verior igjuhës shqipe) i arieve të lirikësitaliane.Lule BorëTuj shetitur nmal e nkoder,tuj prek lulet tgjith me dore,vec nnji kopsht ma tbukurin nShkoder,ty te gjeta lulebore.Je e vogel por e plote,ty tkerkoj un tash sa mot,tash sa mot un ty tkerkoj,vi me ty jeten ta coj,Eja, eja lulebore,se me ty do thur kunor.Eja, eja lulebore,se me ty do thur kunor.Pash ma tbukren stine tpranverespash ma tbukrin tranofilmos ja hap ti ma kujt deren,se per mu vetem ke çil.
  9. 9. KUZHINA TRADICIONALE E SHKODRESGatimet tradicionale për qytetin e Shkodrës janë: Tavë krapi ( Tavë shkodre),Tava e Shkodrës pregatitet me peshk krap, Qofte me lëng, Tespixhe (ëmbëlsirë).
  10. 10. KALAJA ROZAFESNë kështjellë ka gjurmë tënjë vendbanimiparaqytetar ndoshta tëshekullit IX p.e.s. por muretmë të vjetra mbrojtësejanë të gjysmës I shek IVp.e.s. Kështjella ka objekteqë i përkasin periudhavetë ndryshme historike, sidhe muzeun e saj.Kështjella mesjetare,formën e saj të tanishmee ka marrë në gjysmën edytë të shekullit XIV nëperiudhën e sundimit tëBalshajve. Muretmesjetare të ndërtuarame gurë të lidhura mellaç, ngrihen mbi muretilire dhe ndjekin linjën eçrregullt të terrenit.Pjesa e brendshme ekëshjellës ndahet në treoborre, që komunikojnënë mes tyre me porta tëvogla. Kështjella ështëvendosur në mënyrë tëmrekullueshme mbi njëngritje shkëmbore prejgëlqerorësh 135 metrambi nivelin e detit, në njëpikë ku lumi i Bunësbashkohet me lumin eDrinit. Për shumicën evizitorëve ajo i ka tëgjitha elementet edramave që prodhojnëlegje-ndat mbi kalatë emëdha mesjetare tëBallkanit, si ajo eRozafatit.
  11. 11. RAZMARazma ndodhet në zemër të Alpeve Shqiptare dhe në zemër të atraksioneve turistike të Rajonit Shkodër. Pozicionigjeografik shumë i favorshëm, 50 km larg nga Thethi, 100 km larg nga Vermoshi, 30km nga Liqeni i Shkodrës, 70km ngaDeti Adriatik (Velipojë) e bëjnë Razmën një kryqëzim turistik me mundësi të shumta për një turist.Në të gjenden rreth 12Shpella të ndryshme; Razma është shumë e favorshme për zhvillimin e sporteve të ndryshme p.sh alpinizëm në Veleçik,në Majën e Kunorës, trecking në Fushë të Zezë.Duke qenë se në Razëmbie rreth 4muaj borë në vitështë vendi ideal përsportin e skive dhe nedimë rruga është easfaltuar dhe emirëmbajtur deri në vend.Bimësia e dendur me pyjepishe dhe ahu bëjnë qëRazma të ketë një bukurimahnitëse në çdo stinë,duke e bërë shumë tëkëndshme për t’u vizituar jovetëm nga pushues, poredhe nga g rupenatyralistësh dhe koloniartistësh.
  12. 12. THETHIFare afër Shkodrësndodhen Alpet Shqiptare,të njohura për bukuritë etyre natyrore krejt të virgjër.Fshati është i njohur përmikpritjen e tij dhe shtëpitëe gurta që këndej i quajnëkulla. Që t’i zbuloni dheshijoni më mirë këto anë,do të bënit mirë të merrnitndonjë shoqërues vendas.Një sugjerim tjetër ështëtakimi me klerikët efshatrave, ata do t’ju japinshumë informacione tëvlefshme.
  13. 13. SHIROKA & ZOGAJShiroka është një fshat i njohur në anë të Liqenit të Shkodrës.Ai ndodhet vetëm 3 km nga Ura e Bunes dhe 5 km ngaqendra e Shkodrës. Përgjatë udhëtimit do të keni mundësi tëshihni peshkatarët e shumtë dhe disa lokale që janë ngriturkohët e fundit do t’u ofrojnë produkte vendase shumë tëshijshme... Shiroka ofron plazhe të panumërt dhe shërbime shumë cilësore përtë gjithë pushuesit. Nëse vendosni të kaloni një natë në qetësinë eliqenit, mos ngurroni. Në të njëjtën rrugë, vetëm 4 kilometra më pasdo të hasni fshatin Zogaj, shumë i ngjashëm me Shirokën. Edhe këtunuk mungojnë lokalet e mira ku mund të shijoni kryesisht gjellëttradicionale me bazë peshqit e liqenit. Të dy fshatrat janë fshatrapeshkatarësh.
  14. 14. VELIPOJA & LAGUNA E VILUNITVelipoja, është një nga plazhet dhe pikat turistike më tërëndësishme të Shkodrës, për të cilën duhet të përshkonivetëm 35 kilometra. Eshtë një qendër turistike mjaft ekëndshme, me peizazh të larmishëm, ku ndërthuren hijshëmdeti, plazhi, lumi, delta me ishuj, kodra, fusha, laguna, pylli,ligatinat; vendi më i përshtatshëm për të vrojtuar zogjtë eAdriatikut Lindor në dunat e rërës dhe pellgjet e cekta të ujit;trevë me popullim dhe histori të hershme, tradita të pasuraetno-folklorike, me fermerë dhe peshkatarë të zot, mikpritës etë njohur në krejt Shqipërinë për humorin e tyre të hollë.Nëse jeni në Velipojë mos lini pa shkuar nëLagunën e Vilunit. Ajo ndodhet 2 kilometra nëlindje të plazhit të Velipojës, ka një sipërfaqerreth 300 ha dhe një thellësi përgjithësisht 1-3metra. Eshtë e pasur me peshq të llojeve tëndryshëm, gjithashtu aty hasen afër 200 llojeshpendësh, migratorë dhe të përhershëm
  15. 15. FOTOTEKA “MARUBI”Fototeka Marubi ndodhet nëtë njëjtën ndërtesë meGalerinë e Arteve. Ajo ështënjë nga më të pasurat jovetëm në Ballkan, por edhenë krejt Europën. Themeluesii saj ishte Pietro Marubbi(lindi në 1831 dhe vdiq në1904), një revolucionaritalian nga Piacenza i cili uvendos në Shkodër në fillimtë viteve ’50 të shekullit XIXmë pas u natyralizuashqiptar. Në qytet ai hapi njëstudio fotografike, në vitin1856. Një foto që paraqetnjë fisnik të pasur e vitit 1858e Marubit është fotoja eparë që njihet në krejtBallkanin. Ajo është realizuarvetëm 32 vjet pas fotografisësë parë të njohur në botë
  16. 16. GRAND HOTEL EUROPA SHKODEREuropa Grand Hotel i ndodhur në qendër të qytetit tëShkodrës, ofron për ju atmosferën e një hoteli madhështor,me moderinizmin më bashkëkohorë. Me vendndodhjen e tijbën të mundur shëtitjen e pikave më të bukura turistike tëqytetit të Shkodrës në pak minuta.Restoranti gjendet në katine dytë të hotelit me një pamje qetësuese dhe relaksuese tëshatërvanit kryesor të qytetit të Shkodrës. Kuzhina italiane (mestaf italian), e gërshetuar me atë tradicionale do të kënaqinçdo shije tuajën. Ai është i hapur për mëngjesin, drekën dhedarkën ku mund të shijoni kuzhinën internacionale, megatime të veçanta mesdhetare dhe kuzhinën tradicionaleshqiptare. Të gjitha gatimet janë të freskëta dhe të dekoruarbukur. Ndërsa, Saleti i restorantit, është një nga pjesët meluksoze të Grand Hotel Europës. Intimiteti që ofron ky salet ebën atë me të vërtetë special dhe komod. Salla ekonferencave Rozafa dhe Shkodra, janë të pajisura mekushtet më bashkëkohore. Në katin përdhes të Grand HotelEuropës, ndodhet Europub-i ku mund të shijoni koktejet tëpërgatitur nga barmenët më në zë të qytetit. DJ-të më tëfamshëm të Shqipërisë do ofrojnë muzikë të gërshetuar memuzikë live nga këngetarët më në zë të vendit.Ajër i Kondicionuar,Ashensor,Bari,InformacioneTuristike,InternetWireless,Kafshë,Lavanderi,Palestër,Parkim,Pension iPjesshëm,Pension i Plotë,PishinëQendërInterneti,Restorant,Sallë Konferencash,Saunë,Shërbim nëDhomë,Shërbime për personat me aftësi të kufizuaraRegjistrim :14:00Check-out :12:00Gjuhën e folurShqip, Anglisht, ItalishtPagesëVISA, MASTER CARD, CASHSi të arrijnë:Europa Grand Hotel ndodhet 110 km nga Tirana, 50 km ngaShëngjini, 30 km nga Murriqani, 30 km nga Hani i Hotit
  17. 17. HOTEL CENTER PARK VELIPOJEFare pak metra larg detit në njëpozicion tepër të favorshëm të plazhittë Velipojës ndodhet Center Park.Hoteli ynë disponon dy godinamoderne, duke ju ofruar kapacitet tëmjaftueshëm për pushime të qetadhe të rehatshme. Për të apasionuaritmbas kuzhinës, restoranti ju fton mesgjelbërimit të luleve dhe pishave, memë te mirën e kuzhinës shqiptare dheitaliane. Ndësa, në barin tonë mundtë shijoni një kafe në ajrin e pastër,dhe me panoramën e mrekullueshmetë plazhit të Velipojës. Në mbrëmjenuk duhet të humbisni perëndimin ediellit apo shëtitjet buzë detit.Ajër i Kondicionuar,Ashensor,Bari,Lavanderi,Parkim,Pension iPjesshëm,Pension i Plotë,Restorant,Shërbim në DhomëRegjistrim: Në Çdo OrëCheck-out: 12:00Gjuhën e folurShqip, Anglisht, ItalishtPagesëKESHSi të arrijnë:Hotel Center Park, shtrihen në jugperëndim të Shkodrës,35 kilometralarg saj, në fushën e gjerë të Velipojës, të lagura nga deti Adriatik,pranë kufirit me Malin e Zi, me të cilin e ndan lumi Buna dhegrykederdhja e tij. Relievi është gati tërësisht fushorë, nga 1-3 metrambi nivelin e detit deri në 550 metra. 30 m nga deti.
  18. 18. PUNOI:Ramiz HakaX-RGjimnazi “Shote Galica”Fushe-Kruje

×