Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.
Arti pamor (arti plastik, arti
hapësinor, arti figurativ) është
art, i cili si formë të komunikimit
përdor gjuhën pamore. ...
Vizatimi,
Grafika,
Piktura,
Skulptura,
Arkitektura
Urbanizmi.
Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të
hershme. Gjurmët e para i përkasin periudhës së
neolitit. Nëpë...
Në qytetet ilire mori zhvillim më të madh skulptura e
rrumbullakët si dhe relievi që lidhej me ndërtimin e
monumenteve. Në...
Figura me vlerë artistike ndeshim edhe në
monedhat e shumta të kësaj periudhe që u
realizuan në Apoloni, Durrah dhe Orik. ...
Në të njëjtën periudhë me artin e trevave
fshatare, në truallin e Shqipërisë arriti zhvillimin
më të madh edhe arti i moza...
Zhvillimi i mëvonshëm i mozaikëve lidhet
kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas
shekullit te V-të motivet e mozaikut ...
Në periudhën e kalimit nga antikiteti i vonë në
mesjetën e hershme, skulptura vjen duke u zbehur
deri në mohim të plotë ng...
David Selenica ose Selenicasi ishte një
piktor shqiptar i fundshekullit të XVII dhe fillimshekullit të
XVII. Ai konsideroh...
Leonardo di ser Piero da
Vinci (origj. Leonardo da Vinci i njohur
edhe si Da Vinci ose Leonardo) lindi më 15
prill 1452 në...
Vetëm shtatëmbëdhjetë piktura të tij e asnjë prej gdhendjeve të tij
kanë mbijetuar. Leonardo shpesh parahidhte (projektont...
Cimabue_Maestà, 1280-1285, Uffizi Gallery, Florence
Arti i Italisë (ose shkurt Arti) mori një hov të paparë zhvillimi pas ...
I pari artist që krijoji piktura tre-dimensionale
ishte Giotto, një ndër pararendësit e piktorëve të
mëdhenj të Rilindjes....
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
ARTI PAMOR
Prochain SlideShare
Chargement dans…5
×

ARTI PAMOR

2 815 vues

Publié le

ARTE

Publié dans : Art & Photos
  • Soyez le premier à commenter

ARTI PAMOR

  1. 1. Arti pamor (arti plastik, arti hapësinor, arti figurativ) është art, i cili si formë të komunikimit përdor gjuhën pamore. Ai është pjesë e përgjithshme e botës së artit, të cilës i përkasin edhe : letërsia, muzika, loja (vallja), aktrimi, filmi, e të tjera. Arti pamor dallohet nga artet e tjera, sepse atë e përjetojmë, para së gjithash, vizualisht-duke e shikuar Përderisa letërsia shprehet përmes fjalës, muzika përmes tingullit, loja (vallja) përmes lëvizjes, arti pamor shprehët përmes formave : vijës, ngjyrës dhe vëllimit. Forma- pamje apo figurë, krijon edhe emrin e këtij arti. Ky art mund të quhet edhe ndryshe- arti plastik (shpreh prekshmërinë e këtij arti), e quajnë edhe art sipërfaqësor (përmes së cilës theksohet se arti pamor paraqitet në hapësirë, për dallim nga muzika e cila shprehet në kohë). Andaj, të shikosh në aspektin pamor, don të thotë njësoj sikur në letërsi të lexosh. Qëllimi i kulturës pamore qëndron në atë se drejton në leximin e pamjes, figurës apo objektit
  2. 2. Vizatimi, Grafika, Piktura, Skulptura, Arkitektura Urbanizmi.
  3. 3. Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme. Gjurmët e para i përkasin periudhës së neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotëm. Prodhimet më të hershme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe në dekoracionin, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i gjashtë deri nëshekullin e trete p.e.s në qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike ; forma ndërtohet me siluetë më elegant dhe pasurohet me elementë plastikë. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si Helenët, Maqedonët apo Romakët. Nga ato enë të lashta, të zbukuruara me dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulpturës në truallin e Shqipërisë duke u bërë kështu bashkudhëtare me artin e popujve më të hershëm të Evropës. Tipare më të qarta u dukën sidomos me formimin e qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si dhe me ngulmimet helene : Dyrrahu, Apollonia, Orikumi.
  4. 4. Në qytetet ilire mori zhvillim më të madh skulptura e rrumbullakët si dhe relievi që lidhej me ndërtimin e monumenteve. Në fillim skulptura u zhvillua duke përvetësuar elementë të artit helen, sidomos nga tradita korintike dhe korkyrase. Më vonë, nga shekulli VI p.e.r., krahas lidhjes me traditën helene, arti ilir fiton veçori te reja, të dallueshme, brenda kuadrit helenistik. Apolonia dhe Durrahu që u bënë qendrat më të rëndësishme të artit në ato vite, kishin mjeshtrit e shquar vendas që gdhendnin dhe skalisnin në një stil me tipare të veçanta kundrejt veprave të importuara prej qytetërimit helen. Në muzeun e sotëm të Durrësit janë ekspozuar disa skulptura të papërfunduara, të gjetura në atë trevë. Ato dëshmojnë për gdhendjet që janë bërë në truallin shqiptar. Janë zbuluar gjithashtu edhe gjurmë të punishteve të hershme të qeramikës në Apolloni dhe Durrah.
  5. 5. Figura me vlerë artistike ndeshim edhe në monedhat e shumta të kësaj periudhe që u realizuan në Apoloni, Durrah dhe Orik. Lulëzimi i disa qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli një zhvillim të madh të artit që u pasua edhe me shumëllojshmëri formash e teknikash ; që nga afresket e deri te mozaikët e bukur monokrom dhe polikrom. Por në shekullin e I-rë u ngadalësua gjithë ai hov zhvillimi. Pushtimi romak që shkaktoi rënien ekonomike të qyteteve ilire, la gjurmë të dukshme edhe në art. Ndonëse Roma pushtuese u pushtua vetë prej artit helen, përsëri ndikoi në qytetet ilire me tipare të kulturës së saj provinciale romake. U duk më qartë ndikimi në skulpturë, ku përgjithësisht u ndoq realizmi tipik i kohës, por ndjehet gjithashtu fryma klasike që mbështetet në traditën qindravjeçare. Qendrat kryesore të veprimtarisë artistike mbeten përsëri Apolonia, Durrahu, Botroti etj. Në vitet e pushtimit romak prej artit zyrtar shkëputet arti i trevave fshatare, ku pasqyrohen motive nga jeta e përditshme. Me praninë e elementëve të thjeshtë artistikë, që dallojnë nga veprat e mëparshme, si dhe me skalitjen e veshjeve dhe emrave ilire, veprimtaria e këtyre viteve mund të vlerësohet edhe si një qëndresë ndaj asimilimit prej pushtuesve më të fuqishëm të kohës.
  6. 6. Në të njëjtën periudhë me artin e trevave fshatare, në truallin e Shqipërisë arriti zhvillimin më të madh edhe arti i mozaikut. Më i hershmi është gjetur në Durrës. I përket shekullit IV p.e.r. dhe është i punuar me gurë zalli shumëngjyrësh. Ka vlera të rralla artistike që shquhen në gjithë veprimtarinë e kësaj gjinie. Quhet “Bukuroshja e Durrësit” dhe mund të cilësohet si bukuroshja e gjithë mozaikëve që janë zbuluar deri tani në truallin shqiptar, për hijeshinë e figurës dhe mjeshtërinë e realizimit artistik. Në shekullin e I- rë, siç përmendëm, u arrit lulëzimi i këtij arti dhe nga gurët e zallit u kalua në kubikë të prerë prej guri, qelqi, mermeri apo balte të pjekur. Mozaikë të tillë janë zbuluar në Apolloni, Durrah dhe Butrint.
  7. 7. Zhvillimi i mëvonshëm i mozaikëve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas shekullit te V-të motivet e mozaikut ndryshojnë nga modelet e pikturave të herëshme, siç është amazonamania në Apoloni, duke u zëvendësuar me figura simetrike që qëndrojnë të shkëputura në sipërfaqe dhe që paraqesin figura kafshësh, shpendësh, pemë frutore, lule e të tjerë simbole të artit paleobizantin. Ruhen edhe sot në gjendje të mirë disa vepra të tilla, sic janë Pagëzimorja në Butrint, mozaikët e Linit dhe të Antigonës. Nga gërmimet e deritanishme, është gjetur vetëm një mozaik paretial në Durrës, brenda Amfiteatrit të qytetit, që i përket shekullit VI-VII-të.
  8. 8. Në periudhën e kalimit nga antikiteti i vonë në mesjetën e hershme, skulptura vjen duke u zbehur deri në mohim të plotë nga estetika bizantine, ndërsa arti i pikturës gjeti shprehjen më të lartë artistike. Zhvillim më të madh mori sidomos piktura murore brenda tempujve kristiane. Kishat u mbushën me afreske dhe ikona që u nënshtroheshin plotësisht kanoneve të rrepta të metropolit. Autorët nuk i firmosnin veprat në atë periudhë, prandaj gjithë ajo veprimtari mbetet ende anonime. Tani në Shqipëri ruhen pak gjurmë nga veprimtaria e më hershme, vetëm disa fragmente. Fatkeqësisht një pjesë e tyre u dëmtua gjatë luftës kundër fesë që u bë në regjimin komunist (1967), duke zhdukur kështu vepra me vlera të rralla për kulturën dhe historinë kombëtare. Në ato pak fragmente që ruhen ndihen ndikime të stileve perëndimore (Kisha e Rubikut – 1272), si dhe lindore (Vau i Dejës – shek. XIV-të) të artit bizantin. Ikonat e shumta si dhe minaturat në kodikë të Beratit dhe të Vlorës (shek. XI-XIV-te) janë me vlera artistike dhe i përkasin periudhës së zhvillimit të artit bizantin në Shqipëri.
  9. 9. David Selenica ose Selenicasi ishte një piktor shqiptar i fundshekullit të XVII dhe fillimshekullit të XVII. Ai konsiderohet si një nga figurat më të shquara të ikonografisë në Shqipërinë post-Bizantine. Selenicasi, i njohur edhe si Davidi i Selenicës u lind në fundin e shekullit XVII në Selenicë, një fshat në Kolonjë.[1] Ai vdiq në mesin e shekullit XVIII pranë Korçës Në vitin 1715 ai pikturoi afresket në një nga kishat në manastirin Lavra e Madhe, manastiri i parë i ndërtuar në Malin e Athosit.[2] Nga 1722 deri në viti 1726 David Selenica dhe dy ndjekësit e tij Kostandini dhe Kristoja pikturuan muralet dhe afresket në bazilikën e Shën Nikollës në Voskopojë.[1] Në vitin 1727 ai pikturoi muralet dhe afresket e kishës Gjon Pagëzori në Kosturdhe kishës Shën Mërisë në Selanik Davidi shkoi shumë më tej se paraardhësit e tij bashkatdhetarë. Me anë të përpjestimit, ngjyrës, volumit dhe elementëve jetësorë e etnografike, ai mundohet t’i largohet iracionalizmit të figurave, t’i bëjë shenjtorët sa më të afërt me njeriun e gjallë. Kompozimi në përgjithësi është lakonik dhe i konceptuar si një kuadër realist nga jeta. Interes të veçantë tregon piktori për ambientin, detajet, për planet dhe perspektivën. Krijimtaria e Davidit shënon shkëlqimin më të lartë të pikturës murale kishtare mesjetare. Ajo përkon me kërkesat e reja realiste që kishin lindur brenda kësaj pikture në të gjithë gadishullin e Ballkanit. David Selenicasi është në të njëjtën kohë dhe ylli i fundit i kësaj kësaj krijmtarie. Shekulli XIX, duke përjashtuar deri në një farë mase gjininë e ikonave që pati një jetë pak më të gjatë në përgjithësi në Shqipëri është shekulli i dekadencës së plotë të pikturës ikonografike.
  10. 10. Leonardo di ser Piero da Vinci (origj. Leonardo da Vinci i njohur edhe si Da Vinci ose Leonardo) lindi më 15 prill 1452 në Ankiano të Vinçit; vdiq më 2 maj 1519 në Kështjellën e Cloux(Kluks) të Ambuazit. Ishte arkitekt i famshëm, shpikës, inxhinier, piktor e skulptor italian i Rilindjes. Ai është një ndër humanistët më të mëdhenj ne kategorinë e artit. Da Vinçi mund të mendohet si një kryetip i njeriut të rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij. Leonardo është i njohur për vizatimet e tij të mrekullueshme, si "Darka e Fundit" e vitit 1498 që gjendet në Kuvendin e Santa Maria delle Grazie (Milano) (Shën Maria e Hijeshive) që mjerisht që nga viti 1517 filloi të përkeqësohej korja e vezës së përdorur në pëlhurë, në vend të teknikes zakonore (tradicionale) të vizatimit mural, afresku që përfaqësonte për të një pengesë të madhe pasi nuk lejonte ripunime, ndryshime ose bërjen e mbivizatimit dhe hijezimit. Vepra më e njohur është Mona Liza (e njohur më mirë si La Gioconda (Lozonjarja), që ruhet në Muzeun e Luvrës nëParis, pikturuar në vitet 1503 - 1506. Ajo do të përfaqësonte të gruan e tregtarit fiorentin Francesco del Giocondo, por mbi këtë janë zhvilluar teori të ndryshme. Më e fundmja , e parashtruar nga studiues gjermanë është marrë parasysh edhe nga ekspertë të Muzeut të qytetin e Shën Pjetërit, nëRusi, bazohet mbi zbulimin e një fakti të ri : ravijëzimi i linjave të fytyrës së Mona Lizës me ato të zonjës së portretit të Caterina Sforza-s të Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i "Dama coi gelsomini" ("Zonja me jasmina"). Në këtë pikë, do të dilte se personazhi historik që ka frymëzuar Leonardon nuk do të ishte tjetër se Caterina Sforza , në atë kohë personazh me nam, sepse ishte tashmë zonjë e [[Forlì].
  11. 11. Vetëm shtatëmbëdhjetë piktura të tij e asnjë prej gdhendjeve të tij kanë mbijetuar. Leonardo shpesh parahidhte (projektonte) piktura të mëdhaja, me shumë shënime e skica, vetëm për t´i lënë në fund në projekte të pambaruara. Në vitin 1481 iu vu detyrë vizatimi për një altar : L'adorazione dei Magi (Adhurimi i të diturve). Pas projektesh të mëdhaja e shumë skica, vizatimi mbeti i pambaruar dhe Leonardo u nis për në Milano, ku kaloi shumë vite duke bërë plane e modele për një gdhendje (shtatore) përkujtimore kali të bronztë të lartë 7 metra (Kali i Leonardos Milano). Për shkak të luftës me Francën, projekti nuk u përfundua kurrë. Falë një nisme vetjake, duke u bazuar mbi disa projekte të tija, një shtatore e ngjashme u përfundua në Nju Jork në vitin 1999. Shtatorja i është dhuruar qytetit të Milanos dhe gjendet tani në hyrjen e Hipodromit të Troto-s të San Siro. Ende kur ishte në Firence iu besua një afresk madhështor për një mur të Salone dei Cinquecento në Palazzo della Signoria: La battaglia di Anghiari(Beteja e Angiarit), rivali i tij Michelangelo duhej të pikturonte murin përballë. Pasi pati bërë një larmi të pabesueshme studimesh parapërgatitore të punës, la qytetin e murali nuk u mbarua për shkaqe teknike për të cilat qe vetë përgjegjësi kryesor
  12. 12. Cimabue_Maestà, 1280-1285, Uffizi Gallery, Florence Arti i Italisë (ose shkurt Arti) mori një hov të paparë zhvillimi pas viteve 1400, në periudhën e Rilindjes. Padyshim, kryeqendra e Rilindjes së Artit është Firence dhe shtysa kryesore e kësaj lëvizje është familja Mediçi. Këto janë disa shënime për këndvështrimin tim mbi artin e Rilindjes mbështetur edhe në përshtypjet e udhëtimit në Itali (Korrik- Gusht 2013). Arti mesjetar (pas-romak) si çdo veprimtari tjetër intelektuale ishte pronë e Kishës Katolike. Vetëm Kisha kishte në dorë aq kapital sa të financonte krijimin e artit dhe kishte interes qe ta zhvillonte atë. Pikturat e kohës ishin të gjitha ilustrime të temave fetare. Brenda çdo pikture jepej zhvillimi i një episodi biblik. Kjo ishte mënyra se si Kisha dhe priftërinjtë e shkolluar komunikonin me njerëzit e thjeshtë, analfabetë. Pikturat ishin filmat e kohës që propagandonin Biblën. Ato ishin të gjitha dy-dimensionale, siç e tregon edhe Maesta e Benvenuto di Giuseppe’s.
  13. 13. I pari artist që krijoji piktura tre-dimensionale ishte Giotto, një ndër pararendësit e piktorëve të mëdhenj të Rilindjes. Pikturat e kësaj periudhe krijoheshin mbi fletë të holla ari, të cilat nxirreshin nga monedha ari të rrahura me çekan. Në këtë vështrim, pikturat duhet të kenë qënë jashtëzakonisht të shtrenjta për t’u prodhuar. Ndoshta jo të gjitha, por pjesa më e madhe e zhvillimeve të artit të Rilindjes filluan në Firence. Kjo për arsyen e se aty zotëronte familja Mediçi, ndoshta familja më e rëndësishme e botës për një periudhë katër-pesë shekullore. Mediçit ishin të fuqishëm dhe me ndikim të gjithanshëm. Ata zhvilluan sistemin e parë bankar modern. Duke pasur një pasuri të pallogaritshme, Mediçit ishin ndoshta të vetmit rivalë të Kishës Katolike në grumbullimin e kapitalit. Padyshim, njeriu më i rëndësishëm për mbështetjen financiare të artit të rilindjes është Cosimo di Giovani De Medici (1389 – 1464). Ai ishte i pari që e përdori një pjesë të pasurisë së tij të madhe për artin dhe artistët në mënyrë të pavarur nga Kisha apo nga Mbretërit, traditë që u ndoq më vonë nga shumica e pasardhësve të tij.

×