SlideShare a Scribd company logo
1 of 1
Download to read offline
SHKOLLA E SOTME SHQIPTARE, TASHMË NË EPOKËN
                    ELEKTRONIKE

  Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit në Arsim (TIK) ishte masterplani i
qeverise që e drejtoi shkollën shqiptare në epokën e e-school, të internetit si në qytet
dhe në fshat.
  Ndryshe nga katër vite më parë, kur fëmjët dhe të rinjtë e mësonin përdorimin e
kompjuterit dhe lundrimin në internet, përmes qendrave mësimore të kompanive
private, sot nxënësit i kanë të gjitha mundësitë për të përvetësuar në shkollë aftësitë
bashkëkohore të teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Kjo, pasi Qeveria, në
bazë të prioritetit të ofrimit të standardeve dhe mundësive më të mëdha në fushën e
arsimimit për nxënësit shqiptarë, ka finalizuar tashmë qëllimin e saj, instalimin e
internetit në mbi 2000 shkolla të vendit.
  Si rrjedhojë kapaciteti arsimor i shkollave në Shqipëri është rritur, mësuesit po
trajnohen për të dhënë mësim për kompjuterin dhe kurrikula për TIK po merr formën
e saj të plotë. Tani kontakti i fëmijëve në shkolla me teknologjinë e informacionit nis
që në arsimin bazë. Sistemi shkollor 9 vjeçar në vitin 2005 nuk kryente mësime
kompjuteri. Nxënësit e arsimit bazë kur përfundonin këtë sistem shkollor nuk ishin të
formuar me njohuri nga teknologjia dhe aplikimet kompjuterike, duke humbur kështu
shumë vite të çmuara në edukimin dhe formimin e aftësive të tyre të cilat janë kaq të
rëndësishme për të garantuar një punë të mirë në jetë.
  Nisur nga ky fakt, qeveria hartoi masterplanin Teknologjia e Informacionit dhe
Komunikimit në Arsim (TIK) dhe programin e- shkolla, i cili krijoi mjedisin e fillimit
të epokës elektronike në shkollën shqiptare. Për të mbështetur këtë program, për
zbatimin e të cilit janë investuar shuma të konsiderueshme, është nënshkruar një
Memorandum Mirekuptimi me Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara për
të asistuar në menaxhimin teknik të tij.
  Pajisja e të gjitha shkollave me laboratorë dhe internet do të bëjë që fëmijët tanë të
jenë në avangardë të vendeve evropiane sot. Në një botë që sa vjen e më shumë po
orientohet drejt teknologjisë dhe globalizimit, kuptimi, përdorimi dhe krijimi i
kulturës së Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK) është bërë një
faktor shumë i rëndësishëm që mundëson arsimimin e nxënësve me një edukim më
bashkëkohor, e aftë për t'u përballur me sfidat e zhvillimit.
  Programi i e-school do të mundësojë përvetësimin e aftësive shumë të nevojshme
për sektorë të ndryshëm që nga korporatat e deri në qeveri, që nga tregtia e deri në
investime, etj. Ky moment përbën thelbin i krijimit të një Shoqërie të Informacionit e
parashikuar në Strategjinë Kombëtare të TIK, e formuluar tashmë nga qeveria.

More Related Content

Viewers also liked

Projekt Per lenden Informatike Viti 1
Projekt Per lenden Informatike Viti 1 Projekt Per lenden Informatike Viti 1
Projekt Per lenden Informatike Viti 1 dritispahiu
 
Interneti ne mesimdhenien franceze
Interneti ne mesimdhenien francezeInterneti ne mesimdhenien franceze
Interneti ne mesimdhenien francezeketi88
 
L02 kompjuteri200
L02 kompjuteri200L02 kompjuteri200
L02 kompjuteri200stiunada
 
Qverisja dhe udhëheqja në arsim
Qverisja dhe udhëheqja në arsimQverisja dhe udhëheqja në arsim
Qverisja dhe udhëheqja në arsimVlora Osmani
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Vilma Hoxha
 
E Learning Presentation
E Learning PresentationE Learning Presentation
E Learning PresentationLBG
 

Viewers also liked (10)

Projekt Per lenden Informatike Viti 1
Projekt Per lenden Informatike Viti 1 Projekt Per lenden Informatike Viti 1
Projekt Per lenden Informatike Viti 1
 
Interneti ne mesimdhenien franceze
Interneti ne mesimdhenien francezeInterneti ne mesimdhenien franceze
Interneti ne mesimdhenien franceze
 
E-Learning
E-LearningE-Learning
E-Learning
 
L02 kompjuteri200
L02 kompjuteri200L02 kompjuteri200
L02 kompjuteri200
 
Qverisja dhe udhëheqja në arsim
Qverisja dhe udhëheqja në arsimQverisja dhe udhëheqja në arsim
Qverisja dhe udhëheqja në arsim
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Komunikimi
KomunikimiKomunikimi
Komunikimi
 
Interneti
InternetiInterneti
Interneti
 
E Learning Presentation
E Learning PresentationE Learning Presentation
E Learning Presentation
 

More from saimirmeti

Informacioni dhe tëknologjia
Informacioni dhe tëknologjiaInformacioni dhe tëknologjia
Informacioni dhe tëknologjiasaimirmeti
 
Benefitet nga shfrytzimi
Benefitet nga shfrytzimiBenefitet nga shfrytzimi
Benefitet nga shfrytzimisaimirmeti
 
Strategjit e tikut
Strategjit e tikutStrategjit e tikut
Strategjit e tikutsaimirmeti
 
Kurikulumi nacional për angli
Kurikulumi nacional për angliKurikulumi nacional për angli
Kurikulumi nacional për anglisaimirmeti
 
Benefitet nga shfrytlzimi
Benefitet nga shfrytlzimiBenefitet nga shfrytlzimi
Benefitet nga shfrytlzimisaimirmeti
 
Benefitet nga shfrytlzimi
Benefitet nga shfrytlzimiBenefitet nga shfrytlzimi
Benefitet nga shfrytlzimisaimirmeti
 
Aparatet asistive dhe softuert
Aparatet asistive dhe softuertAparatet asistive dhe softuert
Aparatet asistive dhe softuertsaimirmeti
 
Vleresimi i nevojave_te_mesuesve
Vleresimi i  nevojave_te_mesuesveVleresimi i  nevojave_te_mesuesve
Vleresimi i nevojave_te_mesuesvesaimirmeti
 
Vleresimi i nevojave_te_mesuesve
Vleresimi i  nevojave_te_mesuesveVleresimi i  nevojave_te_mesuesve
Vleresimi i nevojave_te_mesuesvesaimirmeti
 

More from saimirmeti (10)

Si (t
Si (tSi (t
Si (t
 
Informacioni dhe tëknologjia
Informacioni dhe tëknologjiaInformacioni dhe tëknologjia
Informacioni dhe tëknologjia
 
Benefitet nga shfrytzimi
Benefitet nga shfrytzimiBenefitet nga shfrytzimi
Benefitet nga shfrytzimi
 
Strategjit e tikut
Strategjit e tikutStrategjit e tikut
Strategjit e tikut
 
Kurikulumi nacional për angli
Kurikulumi nacional për angliKurikulumi nacional për angli
Kurikulumi nacional për angli
 
Benefitet nga shfrytlzimi
Benefitet nga shfrytlzimiBenefitet nga shfrytlzimi
Benefitet nga shfrytlzimi
 
Benefitet nga shfrytlzimi
Benefitet nga shfrytlzimiBenefitet nga shfrytlzimi
Benefitet nga shfrytlzimi
 
Aparatet asistive dhe softuert
Aparatet asistive dhe softuertAparatet asistive dhe softuert
Aparatet asistive dhe softuert
 
Vleresimi i nevojave_te_mesuesve
Vleresimi i  nevojave_te_mesuesveVleresimi i  nevojave_te_mesuesve
Vleresimi i nevojave_te_mesuesve
 
Vleresimi i nevojave_te_mesuesve
Vleresimi i  nevojave_te_mesuesveVleresimi i  nevojave_te_mesuesve
Vleresimi i nevojave_te_mesuesve
 

Shkolla e sotme shqiptare, tashme ne epoken elektronike

  • 1. SHKOLLA E SOTME SHQIPTARE, TASHMË NË EPOKËN ELEKTRONIKE Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit në Arsim (TIK) ishte masterplani i qeverise që e drejtoi shkollën shqiptare në epokën e e-school, të internetit si në qytet dhe në fshat. Ndryshe nga katër vite më parë, kur fëmjët dhe të rinjtë e mësonin përdorimin e kompjuterit dhe lundrimin në internet, përmes qendrave mësimore të kompanive private, sot nxënësit i kanë të gjitha mundësitë për të përvetësuar në shkollë aftësitë bashkëkohore të teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Kjo, pasi Qeveria, në bazë të prioritetit të ofrimit të standardeve dhe mundësive më të mëdha në fushën e arsimimit për nxënësit shqiptarë, ka finalizuar tashmë qëllimin e saj, instalimin e internetit në mbi 2000 shkolla të vendit. Si rrjedhojë kapaciteti arsimor i shkollave në Shqipëri është rritur, mësuesit po trajnohen për të dhënë mësim për kompjuterin dhe kurrikula për TIK po merr formën e saj të plotë. Tani kontakti i fëmijëve në shkolla me teknologjinë e informacionit nis që në arsimin bazë. Sistemi shkollor 9 vjeçar në vitin 2005 nuk kryente mësime kompjuteri. Nxënësit e arsimit bazë kur përfundonin këtë sistem shkollor nuk ishin të formuar me njohuri nga teknologjia dhe aplikimet kompjuterike, duke humbur kështu shumë vite të çmuara në edukimin dhe formimin e aftësive të tyre të cilat janë kaq të rëndësishme për të garantuar një punë të mirë në jetë. Nisur nga ky fakt, qeveria hartoi masterplanin Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit në Arsim (TIK) dhe programin e- shkolla, i cili krijoi mjedisin e fillimit të epokës elektronike në shkollën shqiptare. Për të mbështetur këtë program, për zbatimin e të cilit janë investuar shuma të konsiderueshme, është nënshkruar një Memorandum Mirekuptimi me Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara për të asistuar në menaxhimin teknik të tij. Pajisja e të gjitha shkollave me laboratorë dhe internet do të bëjë që fëmijët tanë të jenë në avangardë të vendeve evropiane sot. Në një botë që sa vjen e më shumë po orientohet drejt teknologjisë dhe globalizimit, kuptimi, përdorimi dhe krijimi i kulturës së Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK) është bërë një faktor shumë i rëndësishëm që mundëson arsimimin e nxënësve me një edukim më bashkëkohor, e aftë për t'u përballur me sfidat e zhvillimit. Programi i e-school do të mundësojë përvetësimin e aftësive shumë të nevojshme për sektorë të ndryshëm që nga korporatat e deri në qeveri, që nga tregtia e deri në investime, etj. Ky moment përbën thelbin i krijimit të një Shoqërie të Informacionit e parashikuar në Strategjinë Kombëtare të TIK, e formuluar tashmë nga qeveria.