Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Guide turistike

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Guide turistike
Shkodra
2
Permbajtja
Miresevini ne Shkoder!................................................3
Historia………………………………………………………………….….3...
3
Miresevini ne Shkoder!
Shkodra,djepi I kultures shqiptare,qyteti I bicikletave,I
humorit dhe qejfit…
Nje qytet nga I cil...
Publicité
Publicité
Publicité
Prochain SlideShare
Guide turistike
Guide turistike
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 16 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Diaporamas pour vous (20)

Les utilisateurs ont également aimé (20)

Publicité
Publicité

Plus récents (20)

Guide turistike

  1. 1. Guide turistike Shkodra
  2. 2. 2 Permbajtja Miresevini ne Shkoder!................................................3 Historia………………………………………………………………….….3 Kushtet natyrore…………………………………………………….......4 Popullsia……………………………………………………………………….7 Ekonomia………………………………………………………………........8 Kultura……………………………………………………………………….…9 Vendet qe mund te vizitoni…………………………………………11 Traditat……………………………………………………………………….15
  3. 3. 3 Miresevini ne Shkoder! Shkodra,djepi I kultures shqiptare,qyteti I bicikletave,I humorit dhe qejfit… Nje qytet nga I cili burojne vlera,tradita, kultura mijera vjecare. Nje qytet qe mirepret kedo qe e viziton dhe I ofron pamje magjepsese,argetim dhe clodhje. Historia Ky qytet ka më shumë se 2000 vjet që nuk e ka ndryshuar emrin. Romakët si dhe grekët e kanë thirur qytetin Scodra. Kjo gjë ka rrëzuar tezën se emri Shkodra vjen nga fjala shqipe kodra. Shkodra është djep I kulturës. Duket sikur kultura ka lindur me të dhe historia ka formuar qytetin. Shkodra është një qendër e banuar në mënyrë të pandërprerë ku janë gjetur gjurmë të paleolitit dhe neolitit. Këto gjurmë gjenden më së miri të ekspozuara në muzeumin e qytetit. Në anën jugore të qytetit mund
  4. 4. 4 të gjejmë materiale arkeologjike që datojnë që nga Bronxi I hershëm. Shkodra është si një enciklopedi historike . Mjafton të shohim kështjellën , brendinë e saj dhe pse jo dhe gjurmët e murit ilir të periudhës qytetare . Ky mur ndodhet në hyrje të kështjellës dhe është I ndërtuar me blloqe gurësh të skalitur me lidhje të thatë. Pra Shkodra gjithmonë ka qënë një qytet zonjë dhe kjo tregohet dhe nga posti që ajo ka mbajtur gjate mbretërisë ilire , kryeqendra e kësaj mbretërie. Por vlerat e saj nuk mbarojnë me kaq ajo arrin të “konkurojë” edhe Athinën me “Akropolin” e saj . Një tempull I vogël me shtylla mermeri dhe me mbishkrime të ndryshme. Kushtet natyrore Shkodra është një qytet që shtrihet në veri-perëndim të Shqipërisë. Këtij qyteti të mrekullueshëm I takojnë 13 maja në Alpe që I kapërcejnë 2000 m lartësi si : Jezerca, Papluka, Mali I Vilës , Radohima etj.Gjithashtu këtu gjenden edhe maja të tjera më të ulta si Tarabashi, kodrat e Bushatit , të Kodhelit etj.
  5. 5. 5 Natyra është treguar shumë bujare me qytetin e Shkodrës dhe I ka falur hapësira të mrekullueshme si lugina e e Shalës, lugina e Kirit , e Përroit të Thatë etj. Burimet e pasura hidrografike nuk mungojnë ku mund të përmendim Drinin, Bunën, Kirin , Shalën , Liqenin e Shkodrës. Një liqen me florë e faun të pasur. Këtu jetojnë 50 lloje peshqish.Në brigjet e tij shtrihen fshatrat turistikë të Shirokës dhe Zogajt. Liqeni është preference e çdo shkodrani por jo vetëm.
  6. 6. 6 Qyteti I Shkodrës është një qytet fantastik që të ofron një faun dhe florë shumë interesante, rreth 1300 lloje bimësh dhe 3500-4000 specie shtazore. Ky qytet është ndër të rrallët që natyra I ka falur fushat pjellore, lumenjtë plot ujë, liqenin e mrekullueshëm e kodrat e gjelbëruara. Klima e Shodrës është një klimë mesdhetare me dimër të butë e të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë.
  7. 7. 7 Popullsia Popullsia e qytetit të Shkodrës është homogjene. Numërohen mbi 100.000 banorë. Rritjen më të ndjeshme ajo e ka arritur pas vitit 1960, rrjedhim i rritjes natyrale, 18/1000 të popullsisë dhe i lëvizjes nga fshati në qytet. Dendësia mesatare e popullsisë arrin 135 banore/km 2 . Mosha mesatare e vdekjes shkon deri në 70 vjeç. Popullsia qytetare arrin 44 %. Nga ana administrative, Shkodra është qendër e prefekturës, e cila përfshin edhe rrethet e Pukës e të Malësisë së Madhe. Rrethi i Shkodrës ka në administrim dy bashki dhe 16 komuna; zona rurale përbëhet nga 130 mijë banorë. Bashkejetesa fetare Ne Shkoder ekzistojne dy besime kryesore fetare,te cilat bashkejetojne ne harmoni me njera tjetren.
  8. 8. 8 Ekonomia Që më 1718, Shkodra ka patur agjensi konsullore në shumë vende të huaja.Edhe ne ditet e sotme Shkodra ka nje zhvillim ekonomik te konsiderushem.Me nje nentoke te pasur dhe me nje pozite te favorshme gjeografike,deget me te zhvilluara jane peshkimi,bujqesia,energjitika,turizmi,etj.
  9. 9. 9 Kultura Shkodrës nuk I mungojnë as kultura , tradita, dhe vlerat. Me te drejte Shkodra cilesohet si djepi I kultures shqiptare. Në Shkodër u rritën e u formuan shkrimtarët e parë shqiptarë, si Marin Barleti, Marin Biçikemi, Dhimitër Frangu. Libri i parë i historisë së letërsisë shqiptare “Rrethimi i Shkodrës” është botuar nga humanisti shkodran, Marin Barleti, më 1504. Pas errësirës pesëshekullore turke, ndër të parët do të jetë Pashko Vasa që me këngën hymn “O moj Shqypni”, do të sjellë mesazhet e Rilindjes sonë Kombëtare e kushtrimin e lirisë.
  10. 10. 10 Shkodra njihet edhe si qendra kryesore e muzikës shqiptare. Krahas orkestrinave popullore u zhvilluan edhe formacionet e mëdha, orkestra sinfonike e filarmonia e qytetit, që sollën në skenat shqiptare me profesionalizëm muzikën e lehtë dhe atë klasike, nga repertori i kompozitorëve vendës dhe nga fondi i muzikës botërore. Në fillim të shekullit XX Shkodra kishte 26 piano. Madje koncerti i parë sinfonik, ka qenë “Sinfonia e pambaruar” e Shubertit. Pikërisht në Shkodër, më 1958, u vu në skenë opera e parë shqiptare “Mrika” e kompozitorit Prenkë Jakova.
  11. 11. 11 Edhe piktura ka një traditë të pasur. Më i shquari nga plejada e piktorëve të hershëm është Kolë Idromeno që, me penelin e tij, sjell momente nga jeta e popullit, portrete të njerëzve të thjeshtë e peizazhe.Edhe tek piktorët e tjerë të kësaj periudhe shfaqet me interes jeta aktuale, etnografike e folklorike. Vendet qe mund te vizitoni Teatri “Migjeni” Shfaqja e parë është dhënë në vitin 1879. Që në vitet '20 të shekullit të kaluar u krijuan shoqëritë teatrale pranë Gjimnazit të Shtetit, ndërsa në vitet '80, Shkodra u bë qendra e skenës amatore.Trupa teatrore ka vënë në
  12. 12. 12 skenë shumë vepra të repertorit kombëtar dhe të huaj, autorë klasikë e bashkëkohorë. Kafja e Madhe Kafja e Madhe në Shkodër ideuar nga mjeshtri i madh Idromeno ka qënë gjithmonë pikë takimi për qytetarët shkodranë por dhe për të huajt që kanë vizituar qytetin. Si vendi më i preferuar pasi ndodhej në qëndër të qytetit ka qënë pjesë dhe e historisë .Austriakët pasi u larguan në 1914 “Kafen e Madhe” e shtypën në kartolina për ta patur si kujtim. Sot qëndron e mbyllur në pritje të nje restaurimi total.
  13. 13. 13 Kalaja e Rozafes Një nder krenaritë e qytetit është dhe Kalaja e Shkodrës , një kala e mirënjohur që shtrihet madhërishëm në qytetin e Shkodrës . Kjo kala ka filluar të ndërtohet në shekulllin V-IV p.e.r me gurë ciklopikë të puthitur pa llaç. Kalaja është e vendosur mbi një një kodër në hyrje të qytetit në një lartësi 130m. Velipoja Në jugperendim të qytetit të Shkodrës, 30 km larg, shtrihet plazhi i bukur i Velipojës, me gjatësi 14 km e me gjërësi rreth 300 m, që krijon mundësi të shumta për shfrytëzimin turistik. Ky bregdet është një perlë e natyrës
  14. 14. 14 shqiptare, ku gërshetohen aq harmonishëm deti, lumi, plazhi, pylli, laguna e mali, me një rërë të pasur e të pashfrytëzuar, ujë të kulluar, me një rezervat gjuetie. Shiroka Fshati turistik Shirokë shtrihet buzë Liqenit të Shkodrës, poshtë malit të Taraboshit, vetëm 7 km larg qytetit. Ky fshat i vjetër përmendet në burimet e shkruara qysh në shekullin XV. Ka kushte të shkëlqyera klimaterike dhe është qendër pushimi. Ajri i freskët, që vjen nga thellësitë e Alpeve, filtrohet në ujërat e liqenit dhe vjen i shëndetshëm këtu, rrëzë malit të Taraboshit. Thethi Në verilindje të qytetit të Shkodrës, rreth 80 km larg, në zemër të Alpeve, ndodhet fshati piktoresk i Thethit. Rruga për atje gjarpëron mes pyjesh e peizazhesh mahnitëse. Gjithandej të sheh syri veç kreshta dhe maja që ngrihen mbi luginat e ngushta, plot me pragje e ujëvara. Pasuria shpirtërore e veçantë, për çka flasin dhe gojëdhanat, legjendat e mitet, janë disa nga pasuritë
  15. 15. 15 etnokulturore të veçanta, që ruhen e përcillen brez pas brezi, në këto lugina e shpate malesh. Në qiellin e pastër të Thethit shihen të fluturojnë shqiponjat e malit, ku kanë edhe foletë, në lumin e Shalës lëvizin troftat (peshk aq i veçantë me shije të rrallë), kurse shpatet e maleve janë të veshura me pyje shekullore, ku strehohen dhjetëra kafshë të egra, si: arinjtë, kaprojtë, zardafët, ujqit, dhelprat, dhitë e egra dhe shpende nga më të bukurit. Traditat Shkodra shquhet edhe per traditat e pasura,nga ku mund te dallojme “Diten e bicikletave”,karnavalet,etj.
  16. 16. 16 Ju mirepresim!

×