Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Nje guidim ne nje vend arkeologjik

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 2 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Publicité

Plus récents (20)

Nje guidim ne nje vend arkeologjik

  1. 1. Nje guidim ne nje vend arkeologjik Tuma e Kamenices Tuma e Kamenices,e lokalizuar ne fshatin Kamenice te rrethit te Korces eshte nje pasuri unike dhe shume e cmuar per gjithe Shqiperine.Ajo eshte tuma me e madhe ne Shqiperi dhe perfshin rreth 400 varre,brenda te cileve eshtrat e 440 personave.Ne kete tume gjithashtu jane gjetur me shume se 3500 objekte arkeologjike si qeramikë, armë dhe stoli të ndryshme prej bronzi, hekuri, argjendi, ari, qelibari dhe kocke.Mendohet se keto varreza datojne ne shekujt XIII-VI p.e.s. Nga 200 tumat e germuara ne Shqiperi,tuma e Kamenices ben pjese ne ato 28 qe kane varr qendror.Vizitoret fillimisht prezantohen me varret masive ne ambientin e jashtem,nder te cilet edhe varrin qendror. Varri qendror me të cilin zë fill ndërtimi i kësaj tume, daton në Bronzin e vonë.Ai i përket një burri, i cili ka vdekur rreth të dyzetave. Ky varr nuk kishte inventar, por poshtë tij ndodhej një gropë e thjeshtë në të cilën u gjetën një grumbull kockash të djegura kafshësh (dele ose dhi), që tregojnë shenja të një ceremonie mortore.Varri qëndror i tumës së Kamenicës është i kufizuar me dy rrathë bashkëqëndrorë, me diametër 13 m të ndërtuar me gurë me përmasa mesatare. Në zonën brenda kësaj unaze janë vendosur gjatë periudhës së Bronzit të vonë (1200–1050 p. e. s) edhe 40 varre të tjerë. Në periudhën e dytë të përdorimit të tumës, gjatë periudhës së Hekurit të hershëm (1050 –750 p.e.s.), ajo u lartësua nëpërmjet 200 varrimeve të tjera të mbuluar me dhè, deri sa ajo mori formë gjysmësferike, me diametër 50 m, e lartësi rreth 3 m. Në periudhën e tretë të përdorimit të tumës, që përkon me gjysmën e dytë të shek. VII p.e.s., në periferinë e pjesës jugore e verilindore të saj janë ndërtuar disa struktura monumentale rrethore ose gjysëm rrethore, brenda të cilave janë varrosur individë me lidhje gjinore. Gjatë një periudhe shumë të shkurtër kohe (625–540 p.e.s.), tuma e Kamenicës është zmadhuar, duke u shtrirë kryesisht drejt lindjes, nëpërmjet varrimeve intensive të realizuara vetëm me gurë, derisa ajo mori formën e një elipsi me përmasa 70 m x 50 m.
  2. 2. Me pas do te vizitohen edhe dy stendat e ndertuara ne mjedisin e jashtem:nje per clodhjen e turisteve dhe nje për studentë që vijnë e bëjnë praktika mësimore.Ne kete stende gjenden dy varre me skelete dhe objekte ku studentët praktikohen nën drejtimin e arkeologëve. Se fundmi,vizitoret do te shoqerohen ne muze ku do te njihen me tri varre te improvizuar.I pari eshte skeleti i një gruaje e cila ka vdekur në muajin e nëntë të shtatzënisë. Ato që fillimisht përbënin çudi për arkeologët ishin kockat e fetusit, të cilat janë vendosur bashkë me ato të nënës.Eshtrat mendohet se i takojnë shekullit VII dhe jane ekspozuar per here te pare ne muze ne 8 mars 2008. Sipër janë vendosur edhe fotografitë ku tregohet pozicioni në varr, në momentin e zbulimit. Po kështu është vepruar edhe me dy skeletet e tjera. Në njërin janë vendosur enë të riprodhuara, ashtu siç është gjetur në varr dhe në tjetrin stoli. Jane improvizime që u lejojne vizitorëve të kuptojnë ritet sipas të cilave varroseshin banorët e kësaj zone. Në një tabelë, ku janë vendosur edhe fotografi gjatë punës, tregohet mënyra e vendosjes së personave në varr, dyshe, në pozicion gjumi apo në shpinë.Një manekin në cep mban një veshje që është ndërtuar sipas studimeve apo edhe mbetjeve të veshjeve të gjetura në varre.Per turistet qe deshirojne te marrin dicke me vete nga kjo eksperience ofrohen stoli dhe objekte të riprodhuara sipas modeleve origjinale.

×