Remzi Limani: Artisti me vlera të dëshmuara krijuese
01.12, 2010
Krijuesi ynë respektiv, Shefqet Emini, i cili tashmë vepron dhe jeton në Holandë - nuk është
artist i rastit, por, në fakt, ai është një prej artistëve të kultivuar dhe i formuar si duhet,
ngase, rrugëtimi i tij drejt botës së artit të vërtetë ishte një udhëtim studioz, i ngritur mbi
themelet e mirëfillta dhe bazat e shëndosha për të krijuar një art të pranueshëm dhe të
arrirë në të gjitha pikëpamjet…
Jo rastësisht, Shefqet Eminin e njoha viteve të tetëdhjeta, atëbotë kur ishte student i
Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës. Që nga ajo kohë, krijuesi ynë, Emini, nga
dashuria për të bukurën, me xhelozi prej artisti, ishte i pasionuar në fushën e pikturës,
saktësisht në portretin figurativ; duke e fokusuar atë në plan të parë. Pra, formulimet
figurative - studioze ndër më të ndryshmet në shumë fusha të arteve figurative deri te
skulptura e në veçanti të portretit artistik, Shefqeti bëri shumë hapa për të arrutur aty ku
eshtë sot.
Në fillim të karrierës së tij, ai e kultivonte portretin tradicional, ku vlerat artistike dhe
figurative ishin në suazat dhe normat akademike. Mirëpo, krijuesi në fjalë, me punën e tij
studioze dhe të pandërprerë - sikur donte të kalonte nëpër të gjitha fazat për të arritur deri
tek mjeshtëria dhe përsosuria artistike në profesionin e tij. Në formulimet e tija paraprake në
fushën e portretit, në telajo kryesisht dominonin imazhet e modeleve të përzgjedhura, të
cilat në sfondin i pikturës inkorporoheshin me një prapavi të rëndomt… Në këtë kontekst, z.
Emini, filloi të hulumtoj dhe materializoj edhe hapësirën e një tërësie figurative duke e
begatuar sfondin e portreteve me gamën e të mbylltës së bashku me dritëhijet e shprehura
me të cilat vepra e tij natyrshëm mori edhe një dimension duke u veshur me të duhurën
artistike dhe vlerat e një qasjeje figurative Rembrantiane.
Pra, krijuesi ynë respektiv, Shefqet Emini, i cili tashmë vepron dhe jeton në Holandë - nuk
është artist i rastit, por, në fakt, ai është një prej artistëve të kultivuar dhe i formuar si duhet,
ngase, rrugëtimi i tij drejt botës së artit të vërtetë ishte një udhëtim studioz, i ngritur mbi
themelet e mirëfillta dhe bazat e shëndosha për të krijuar një art të pranueshëm dhe të
arrirë në të gjitha pikëpamjet… Pra, faza e tashme e krijimtarisë së tij, pa asnjë dyshim, me të
drejtë mund të quhet krijimtari artistikisht e pjekur dhe e kultivuar si duhet. Portretet të cilët
tani Shefqeti i krijon me pasion dhe mjeshtëri prej artisti, bëjnë pjesë në kultivimin dhe
paraqitjen e imazheve nga të gjitha shtresat shoqërore, gjinishë dhe moshave të ndryshme.
Nga këto shtjellime dhe studime figurative, ai nxjerrë në pah momentin psikologjik dhe social
të njeriut dhe kohës së tij - si element kryesor dhe i rëndësishëm për të zbuluar dhe prekur
shpirtin e individit të paraqitur në veprat e tij. Tani, qasja e formulimeve artistike dhe të
shprehurit figurativ në veprat e Shefqetit, në vetvete ngërthejnë frymën ekspresive, të një
guximi dhe fuqie krijuese e cila na dëshmon dorën e sigurtë prej një artistiti të merituar.
Koloriti i begatë, me nuancat e ndezura që nga e kuqja, e kaltra, e verdha, okeri por edhe e
zeza dhe paleta e përpunuar e toneve të ngrohta, veprën e artistit e fuqizojnë dhe estetikisht
e bëjnë të kapshme për mendjen dhe syrin e çdo individi. Së këndejmi, Shefqet Emini, me të
njejtën frymë i qaset edhe peizaxhit dhe vizatimit ekspresiv duke e dëshmuar kontinuitetin e
një gjuhe dhe shprehje figurate të një arti modern. Ai dhe vepra e tij në ekspozitat kolektive
si dhe ato personale u prezantuan në shumë galeri të njohura gjithandej botës së qytetëruar.
Ai ekspozoi në: Suedi, Danimarkë, Austri, Norvegji, Gjermani, Itali, Angli, Spanjë, Portugali,
Egjipt, Kinë, Turqi, Francë, Belgjikë, Rumani, Maqedoni, Kroaci, Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri.
Dhe, më në fund, duhet të themi se Shefqet Emini, tashmë është një artist i cili posedon dhe
flet me gjuhën e tij figurative të një fryme ndryshe nga të tjerët dhe nga e kaluara e tij dhe
koha kur u njohëm me të.
Biografia: Shefqet Avdush Emini (1957), i lindur në Davidovc të Kosovës. Shkollën Fillore dhe
atë të mesmen i mbaroi në vendlindje. Më pastaj u diplomua në Akademinë e Arteve (Dega e
pikturës) në Universitetin e Prishtinës. Pas mbarimit të studimeve, fillimisht punoi si arsimtar
i artit figurativ në shkollën e mesme të qytezës, Shtime dhe në shkollën e mesme të qytetit
Ferizaj. Tani, mbi dhjetë vite jeton dhe vepron në Holandë, duke u marrë aktivisht me artet
figurative si artist i dëshmuar dhe i pranuar nga komuniteti artistikdhe publiku i gjërë i shtetit
të Holandës. Gjatë qëndrimit të tij në shtetin e luleve, ai pati një numër të konsiderueshëm
të ekspozitave personale si dhe ato kolektive në shumë shtete dhe galeri të njohura
botërore. Po ashtu, për punën e tij krijuese. Shefqeti u shpërblye me çmime dhe mirënjohje
nga asociacione të ndrushme kulturore dhe artistike nga vende të ndryshme.
Artisti Shefqet Emini
Shefqet Emini, është anëtarë i disa galerive, fondacioneve dhe asociacioneve artistike siç
janë:
- President i Fondacionit “Zef Kolombi” – Ferizaj
- Anëtarë i Shoqatës së Artistëve Figuratvë të Kosovës
- AIDA, 1994
- Foundation Art Centre, 2003
- Foundation Symboise Sittard, 2003
- RKD, 2002
- Gallery Tornby, Denmark, 2010
- Apeiron Art Plus Gallery, Istanbull, 2010
Nga Remzi Limani