Remzi Limani: Artisti me vlera të dëshmuara krijuese 01 12, 2010 Krijuesi ynë respektiv, Shefqet
Emini, i cili tashmë vepron dhe jeton në Holandë - nuk është artist i rastit, por, në fakt, ai është një
prej artistëve të kultivuar dhe i formuar si duhet, ngase, rrugëtimi i tij drejt botës së artit të vërtetë
ishte një udhëtim studioz, i ngritur mbi themelet e mirëfillta dhe bazat e shëndosha për të krijuar një
art të pranueshëm dhe të arrirë në të gjitha pikëpamjet…Jo rastësisht, Shefqet Eminin e njoha viteve
të tetëdhjeta, atëbotë kur ishte student i Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës. Që nga
ajo kohë, krijuesi ynë, Emini, nga dashuria për të bukurën, me xhelozi prej artisti, ishte i pasionuar në
fushën e pikturës, saktësisht në portretin figurativ; duke e fokusuar atë në plan të parë. Pra,
formulimet figurative - studioze ndër më të ndryshmet në shumë fusha të arteve figurative deri te
skulptura e në veçanti të portretit artistik, Shefqeti bëri shumë hapa për të arrutur aty ku eshtë sot.
Në fillim të karrierës së tij, ai e kultivonte portretin tradicional, ku vlerat artistike dhe figurative ishin
në suazat dhe normat akademike. Mirëpo, krijuesi në fjalë, me punën e tij studioze dhe të
pandërprerë - sikur donte të kalonte nëpër të gjitha fazat për të arritur deri tek mjeshtëria dhe
përsosuria artistike në profesionin e tij. Në formulimet e tija paraprake në fushën e portretit, në
telajo kryesisht dominonin imazhet e modeleve të përzgjedhura, të cilat në sfondin i pikturës
inkorporoheshin me një prapavi të rëndomt… Në këtë kontekst, z. Emini, filloi të hulumtoj dhe
materializoj edhe hapësirën e një tërësie figurative duke e begatuar sfondin e portreteve me gamën
e të mbylltës së bashku me dritëhijet e shprehura me të cilat vepra e tij natyrshëm mori edhe një
dimension duke u veshur me të duhurën artistike dhe vlerat e një qasjeje figurative Rembrantiane.
Pra, krijuesi ynë respektiv, Shefqet Emini, i cili tashmë vepron dhe jeton në Holandë - nuk është artist
i rastit, por, në fakt, ai është një prej artistëve të kultivuar dhe i formuar si duhet, ngase, rrugëtimi i
tij drejt botës së artit të vërtetë ishte një udhëtim studioz, i ngritur mbi themelet e mirëfillta dhe
bazat e shëndosha për të krijuar një art të pranueshëm dhe të arrirë në të gjitha pikëpamjet… Pra,
faza e tashme e krijimtarisë së tij, pa asnjë dyshim, me të drejtë mund të quhet krijimtari artistikisht
e pjekur dhe e kultivuar si duhet. Portretet të cilët tani Shefqeti i krijon me pasion dhe mjeshtëri prej
artisti, bëjnë pjesë në kultivimin dhe paraqitjen e imazheve nga të gjitha shtresat shoqërore, gjinishë
dhe moshave të ndryshme. Nga këto shtjellime dhe studime figurative, ai nxjerrë në pah momentin
psikologjik dhe social të njeriut dhe kohës së tij - si element kryesor dhe i rëndësishëm për të zbuluar
dhe prekur shpirtin e individit të paraqitur në veprat e tij. Tani, qasja e formulimeve artistike dhe të
shprehurit figurativ në veprat e Shefqetit, në vetvete ngërthejnë frymën ekspresive, të një guximi
dhe fuqie krijuese e cila na dëshmon dorën e sigurtë prej një artistiti të merituar. Koloriti i begatë, me
nuancat e ndezura që nga e kuqja, e kaltra, e verdha, okeri por edhe e zeza dhe paleta e përpunuar e
toneve të ngrohta, veprën e artistit e fuqizojnë dhe estetikisht e bëjnë të kapshme për mendjen dhe
syrin e çdo individi. Së këndejmi, Shefqet Emini, me të njejtën frymë i qaset edhe peizaxhit dhe
vizatimit ekspresiv duke e dëshmuar kontinuitetin e një gjuhe dhe shprehje figurate të një arti
modern. Ai dhe vepra e tij në ekspozitat kolektive si dhe ato personale u prezantuan në shumë galeri
të njohura gjithandej botës së qytetëruar. Ai ekspozoi në: Suedi, Danimarkë, Austri, Norvegji,
Gjermani, Itali, Angli, Spanjë, Portugali, Egjipt, Kinë, Turqi, Francë, Belgjikë, Rumani, Maqedoni,
Kroaci, Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri. Dhe, më në fund, duhet të themi se Shefqet Emini, tashmë është
një artist i cili posedon dhe flet me gjuhën e tij figurative të një fryme ndryshe nga të tjerët dhe nga e
kaluara e tij dhe koha kur u njohëm me të. Biografia: Shefqet Avdush Emini (1957), i lindur në
Davidovc të Kosovës. Shkollën Fillore dhe atë të mesmen i mbaroi në vendlindje. Më pastaj u
diplomua në Akademinë e Arteve (Dega e pikturës) në Universitetin e Prishtinës. Pas mbarimit të
studimeve, fillimisht punoi si arsimtar i artit figurativ në shkollën e mesme të qytezës, Shtime dhe në
shkollën e mesme të qytetit Ferizaj. Tani, mbi dhjetë vite jeton dhe vepron në Holandë, duke u marrë
aktivisht me artet figurative si artist i dëshmuar dhe i pranuar nga komuniteti artistikdhe publiku i
gjërë i shtetit të Holandës. Gjatë qëndrimit të tij në shtetin e luleve, ai pati një numër të
konsiderueshëm të ekspozitave personale si dhe ato kolektive në shumë shtete dhe galeri të njohura
botërore. Po ashtu, për punën e tij krijuese. Shefqeti u shpërblye me çmime dhe mirënjohje nga
asociacione të ndrushme kulturore dhe artistike nga vende të ndryshme.
Artisti Shefqet Emini
Shefqet Emini, është anëtarë i disa galerive, fondacioneve dhe asociacioneve artistike siç janë: -
President i Fondacionit “Zef Kolombi” – Ferizaj - Anëtarë i Shoqatës së Artistëve Figuratvë të Kosovës
- AIDA, 1994 - Foundation Art Centre, 2003 - Foundation Symboise Sittard, 2003 - RKD, 2002 - Gallery
Tornby, Denmark, 2010 - Apeiron Art Plus Gallery, Istanbull, 2010 Nga Remzi Limani - See more at:
http://www.gazetakritika.net/Forumi/?itemid=3433#sthash.DFlnuWUK.dpuf