Publicité
Publicité

Contenu connexe

Publicité

PROJEKT.pptx

  1. PROJEKT Tema: Substancat Kimike ne Trupin e Njeriut Anetaret: Enea Shkullaku Aldion Poce Laert Murataj Fabian Zeka
  2. Objektivat: • Të njhemi me Substancat që ndodhen në trupin e njeriut • Të njihemi me rëndësine e tyre • Të njihemi me sëmundjet që mund të shkaktojnë disa prej tyre
  3. Elementët Kryesore në Trupin e Njeriut • 1.KALIUMI 9.JODI • 2.NATRIUMI 10.MAGNEZIUMI • 3.HEKURI 11.BAKRI • 4.AZOTI 12.NIKELI • 5.FOSFORI 13.UJI • 6.KALCIUMI 14.GAZRAT • 7.ZINKU • 8.SULFURI
  4. Kaliumi (K) • Është elementi më i bollshëm në qelizë. Trupi përmban rreth 250 miligramë kalium. Qeliza luan një rol të rëndësishëm në reagimet energjike, sintezën e proteinave, si dhe në ruajtjen e ekuilibrit të acideve në trup. Megjithëse është e nevojshme ekzistenca e kaliumit në regjimin ushqimor, informacioni lidhur me nevojën e sasisë minimale të tij është i paktë. Por studimet shkencore tregojnë se ushqimet bimore janë të pasura me këtë element.
  5. Natriumi (Na) • Është elementi më i bollshëm në lëngun e jashtëm të qelizave. Si një elektrolit në lëngun jashtë qelizës, natriumi ndihmon në ruajtjen e presionit osmotik jashtë membranës së qelizës dhe ka një ndikim të njëjtë si kaliumi brenda qelizës për ruajtjen natyrale të balancës së ujit. Nevoja ditore për të është llogaritur nga 3 në 7 gr.
  6. Hekuri (Fe) • Është metali (element) më i bollshëm i trupit dhe përbën rreth 0.004 për qind të peshës trupore. Në mënyrë të natyrshme, sasia e tij varion nga 3 në 5 gr. Por edhe kjo është e ndryshueshme, sepse varet nga mosha, gjinia, madhësia, shëndeti dhe sasia e rezervuar e tij në trup. Në të vërtetë, hekuri është një lëndë me ngjyrë gjaku që transporton oksigjen të mjaftueshëm për frymëmarrje dhe gaz karbonik (dioksid karboni) nga qelizat në mushkëri. Çdo ditë, trupi ynë me anë të ushqimit përfiton 10 deri 30 miligramë hekur.
  7. Azoti (N) • Organizmi ynë përmban sasi të mëdha azoti, i cili luan një rol kryesor në strukturën e proteinave
  8. Fosfori (P) • Luan një rol kryesor në organizmin e njeriut, kryesisht në procesin e marrjes apo të çlirimit të energjive të organizmit.
  9. Kalciumi (Ca) • Është një element mineral që përbën 1.5 deri në 2 për qind të peshës së trupit te personat e rritur. Nga kjo sasi, 99 për qind e kalciumit gjendet në kocka dhe te dhëmbët.
  10. Magneziumi (Mg) • Në momentet e lindjes, në trupin e njeriut ndodhet 0.5 gr, ndërsa në moshë të rritur në trup ai ka një sasi 21–28 gr, ku 50-60 për qind ndodhet në kocka dhe roli kryesor i tij është në qelizat nervore për të lehtësuar funksionimin e tyre.
  11. Sulfuri (S) • Përbën 0.25 për qind të peshës trupore të njeriut dhe ndodhet në çdo qelizë të trupit të njeriut. Më tepër ndodhet në flokë, lëkurë dhe thonj. Sulfuri vepron si një element antihelmues, duke u përzier me përbërësit helmues dhe i shndërron ata në të padëmshëm apo i eliminon plotësisht.
  12. Jodi (I) • Në organizëm ndodhet rreth 15–23 miligramë jod ose jodi përbën 0.00004 për qind të peshës trupore të njeriut. Ai ndodhet në të gjitha qelizat e trupit, por 70–80 për qind e sasisë së jodit ndodhet në gjëndrat e tiroideve. Kjo lëndë është pjesërisht në formën e hormoneve të trioksinës që sintetizohet nga gjëndra e tiroideve dhe luan një rol të rëndësishëm në forcimin dhe metabolizmin e trupit.
  13. Magnezi (Mn) • Është shumë i nevojshëm për skeletin dhe gjymtyrët. Ai gjendet në sasinë e më tepër se 10 miligramëve në trupin e njeriut dhe kryesisht ndodhet në kocka, mëlçi dhe veshka.
  14. Bakri (Cu) • Njihet si pjesa më e rëndësishme e shumë enzimave. Luan një rol mjaft të rëndësishëm në pengimin e pakësimit të sasisë së gjakut në trup. Fëmijët kanë nevojë jetike për këtë përbërës, i cili ndodhet në sasi të konsiderueshme te produkti i qumështit.
  15. Nikeli (Ni) • Gjendet në kokrrat e grurit, orizit, fasules, thjerrëzës etj. dhe luan një rol kryesor në rritjen natyrale, shumimin si dhe strukturën e veprimtarisë së qelizave.
  16. Uji (H2O) • Uji është elementi më i rëndësishëm që ndodhet në tokë, i cili luan një rol kryesor në transportimin e elementeve bazë në qelizat e bimëve. Përbën 60 për qind të peshës trupore. Uji cilësohet ndryshe si elementi jetik i gjallesave. Ai është përbërësi kryesor i urinës dhe plazmës së gjakut.
  17. Dioksidi i karbonit (CO2); Oksigjeni( O2) • Dioksidi i karbonit dhe oksigjeni ndodhen në sasi të ndryshme në tokë. Këto dy lloj gazrash (në sasi të përcaktuara) gjenden në gjak dhe qeliza, duke luajtur një rol kryesor në procesin e frymëmarrjes që është po ai proces i shkëmbimit të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit ndërmjet atmosferës dhe qelizave të trupit.
  18. Hekuri – rëndësia dhe mungesa e tij Hekuri është pjesë mjaft e rëndësishme e ushqimit, pasi që merr pjesë në përbërjen e hemoglobinës dhe ka rol në lidhjen dhe përcjelljen e oksigjenit nga mushkëritë në gjak. Në indet dhe organet e njeriut, hekuri lidhet me proteina të ndryshme, siç janë kromoproteinat, flavoproteinat dhe grupi i tretë ku bëjnë pjesë transferina dhe feritina. Hekuri merr pjesë edhe në sintezën e ADN-së, në metabolizmin e katekolaminave dhe shërben si përcjellës i elektroneve në mitokondrie. Në organizmin e njerëzve të rritur gjenden prej 3 deri në 5 mg hekur. Pjesa më e madhe gjendet në hemoglobinë dhe mioglobinë. Pjesa e tepërt e hekurit në organizëm gjendet si rezervë në formë të feritinës dhe hemosiderinës në mëlçi, shpretkë dhe palcën kockore. Feritina ka mjaft role në organizëm: pengon grumbullimin e hekurit të lirë; ruan hekurin për sintezën e hemoglobinës dhe ka rol në përthithjen e hekurit nga zorra. Feritina është masë më e mirë për të matur edhe sasinë e hekurit në organizëm. Burimet natyrore të hekurit Përmes ushqimit në organizëm futen rreth 10 deri në 30 miligramë hekur në ditë. Burimet më të pasura të hekurit janë këto: mishi, mëlçia, vezët, mishi i pulës, peshku, soja, tërshërë, kungull, bizelja, fiku, etj. Personat e shëndoshë, pa simptoma të mungesës, absorbojnë nga 0.5 deri në 1 mg hekur, ose 5-10%. Tek personat të cilët kanë mungesë të hekurit në orgazmën, absorbohet rreth 30% e hekurit nga ushqimi.
  19. Mungesa e hekurit Mungesa e hekurit në organizëm mund të jetë si pasojë e rritjes së shtuar të tij (gjakderdhjet kronike, të vogla nga trakti tretës, ulcera, herniet, tumoret e traktit digjestiv, gjakderdhjet menstruale), absorbimi i dobët, rritja e nevojave për hekur (puberteti, shtatzënia) dhe mosmarrja e mjaftueshme me anë të ushqimit. Shenjat tek njerëzit të cilët kanë mungesë të hekurit shfaqen ngadalë, mundimet fillojnë gjatë ngarkesave, paraqitet mundim, plogështi, frymëmarrje e vështirësuar, rrahje e zemrës, kokëdhembje, përtypje e vështirësuar. Në dukje të parë vërehet një zverdhje e lëkurës dhe mukozës, flokët janë të thata, të thyeshme dhe lehtë bien. Po thuajse secili person që ka mungesë të hekurit, ka mungesë edhe të vitaminës A, që mund ta përkeqësojë gjendjen anemike.
  20. Shërimi Shërimi nga pasojat e mungesës së hekurit qëndron në marrjen e preparateve perorale të hekurit ose përmes injeksioneve. Në format e rënda duhet të bëhet edhe transfuzioni i eritrociteve të koncentruara. Sigurisht, më i mirë është shërimi i shkaktarit të anemisë. Marrja e tepërt Preparatet e hekurit tek disa njerëz mund të shkaktojnë dhimbje në bark, mundime, vjellje, diarre dhe kapsllëk. Efektet e padëshirueshme në traktin digjestiv mund të zvogëlohen nëse pacienti në fillim të terapisë merr sasi më të vogla të hekurit. Shërimi me sasi të vogla të hekurit duhet të zgjatë së paku 3 deri në 6 muaj. Arsyeja është se duhet të mbushen edhe rezervat e hekurit në organizëm. Tek personat shumë të ndjeshëm, preferohet marrja e preparateve që përmbajnë hekur së bashku me ushqimin, ose pas ushqimit.
  21. Burimet natyrore te marrjes se Hekurit
  22. Substanca Kimike Helmuese • 1.Antimoni vjen nga djegjet e fosileve .100mg te tij shkaktojne vdekjen. • 2.Arseniku vjen nga pesticidet .130mg shkaktojne kancer • 3.Kadmiumi vjen nga prodhimi i baterive ,llaqeve,detergjenteve.Shkakton helmim. • 4.Kromi vjen nga industria e galvanizmit.Shkakton kancer me se tepermi te mushkerive. • 5.Bakri eshte helmues vjen nga industria e perpunimit te bakrit.Shkakton helmim dhe demton melçine. • 6.Merkuri vjen nga insekticidet.Helmimet me merkur eshte dekjeprures. • 7.Berliumi vjen nga djegjet e fosileve .Shkakton kancer. • 8.Nikeli vjen nga perdorimi si katalizator dhe perberes çeliqeve speciale eshte teper helmues. • 9.Selenivjen nga perdorimi i gomes ,industrine elektronike,eshte vdekjeprures dhe kancerogjen. • 10.Plumbi vjen nga shkarkimmet e tetraetilit te plumbit eshte helmues dhe kancerogjen. • 11.Zinku vjen nga derdhjet fonderike ne industri eshte helmues
  23. Ju Faleminderit
Publicité