SlideShare a Scribd company logo
1 of 218
Download to read offline
Impiante civile
1
H Y R J E 1
1.1 Ç`janë normat I.E.C 1
1.2 Përgjithsime mbi impiantet elektrike 1
1.3 – Impianti i transformimit 2
1.4 Impianti i shpërndarjes në tension të ulët TU 3
1.5 Impiant ndriçimi publik 4
1.6 Impiant elektrik i realizuar me tuba jashtë murit 4
1.7 Impiant elektrik i realizuar me tuba brënda murit 4
1.8 Impiant elektrik i realizuar me kanalin kalimtare me mbajtës kabllosh elektrik 5
1.9 Impiante elektrike kundrër shpërthimeve dhe zjarreve 6
MJETET E PUNËS TË NEVOJSHME PËR NJË INSTALUES ELEKTRIK 7
SHENJAT DHE SIMBOLET GRAFIKE I.E.C. 9
H Y R J E
1.1 Ç`janë normat I.E.C
Nga vetë gërmat përbërëse të saj I.E.C do të thotë International Electrotechnic Comunity.
Ky është një institut i cili merret me standartizimet dhe normat e sigurimit teknik të një
impianti dhe personi. Këto norma janë të detyrueshme në zbatimin e një impianti elektrik. Në
fund të realizimit të impiantit nevojitet kolaudimi i tij i cili bëhet nga persona të deleguar duke
kontrolluar standartizimin e impiantit. Këto norma çdo vitë pësojnë ndryshime në përmirësim
në mënyrë që të rritet në maksimum siguria dhe mbrojtia e impiantit elektrik.
Një instalues duhet që të njohë mirë normat I.E.C dhe t`i zbatojë ato në reptësin më të
madhe. Vetëm në këtë mënyrë do të sigurohet impianti, pajisjet dhe personi që përdor ato.
1.2 Përgjithsime mbi impiantet elektrike
Të gjitha impiantet elektrike të përmëndura në këtë libër, për të siguruar një mbrojtje ndaj
personave dhe të mirave materiale, duhet t`i nënshtrohen disa rregullave të rëndësishme; Këto
rregulla ndahen në dy sektor: legjislativ dhe normativat
IMPIANTI ELEKTRIK është një bashkësi pajisjesh, materialesh, struktura, në mënyrë që të
mundësoj funksionimin e pajisjeve mekanike, aparatura, pajisje elektroshtëpiake, sistemet elektrike,
etj. Impianti elektrik është ndërmjetësi midis ardhjes së energjisë elektrike dhe përdoruesit (makina
ose pajisje të ndryshme)
Impiante civile
2
IMPIANTI ELEKTRIK duhet të përmbajë të gjitha sistemet e mbrojties së mundëshme
dhe parandalimin e defekteve të mundëshme që mund të shkaktohen. Defektet që mund të
shkaktohen duhet të reduktohen në kufijtë më minimal të mundur duke e ngushtuar në
maksimum mbrojtien e saj në një pjesë të caktuar të impiantit. Kjo gjë realizohet duke
përdorur sisteme mbrojtëse të një shkallë më të lartë.
IMPANTI ELEKTRIK duhet të jetë i dimensionuar në pjesë sa më të vogla të veçanta,
duke i kordinuar në mënyrën më racionale ndërhyrjet e pajisjeve mbrojtëse.
IMPIANTI ELEKTRIK duhet të jetë i realizaur duke ndjekur në mënyrë të rreptë normat
I.E.C. Normat I.E.C thojnë që një impiant elektrik duhet të jetë realizuar sipas rregullave të
arta për të qënë konform këtyre normale.
Nëpër IMPIANTET ELEKTRIKE duhet të përdoren materiale, pajisje, përdoruesa dhe
aksesor të ndryshëm të një cilësie të lartë. Cilësia e një impianti ose pajisje të përdorur duhet
të jetë i njohur dhe kontrolluar nga I.M.Q. (Istituto del Marchio di Qualita,).
Materialet që përmbajnë simbolin e I.M.Q janë materiale të kontrolluara sipas
normave I.E.C. Garancit e ofruara nga I.M.Q. vijnë nga një kontroll i rreptë dhe rastësor që
kryhet nëpër fabrikat e prodhimit pa u njoftuar duke u testuar materiali në të gjitha
parametrat teknik të tij.
IMPIANTET ELEKTRIK klasifikohen në varësi të përdorimit të tij, të ambientit ku do të
përdoret etj. Impiantet elektrike mund të jenë:
IMPIANTET E TRANSFORMIMIT (kabina elektrike)
IMPIANTET E SHPËRNDARJES (për përdorim industrial ose shtëpiak)
IMPIANTET TË NDRIÇIMIT PUBLIK DHE PRIVAT
Pikërisht në bazë të këtyre klasifikimeve realizohen edhe impiantet elektrike të cilat mund të
jenë: në tuba, kanalinë, brënda mureve, të mbrojura, kundrazjarrit etj gjithmon duke
respektuar normat I.E.C për secilën kategori të impiantit.
1.3 – Impianti i transformimit
Shëmbuj tipik janë pikërisht kabibat elektrike të transformimit. Këto impiante realizohen ku
nevoja për energji elektrike është e madhe, dhe për këtë arësye ajo shpërndahet në tension te
mesëm 6/10/20 kV. Me këto vlera të tensionit është më ekonomike transporti i energjisë
elektrike edhe pse duhet të kemi vëmëndje të madhe në sistemin e izolimit. Impianti i
transformimit në të vërtet shndëron tensionin e mësëm në tension të ulët dhe është i përbërë
si në fig.1.1
Shpërndarja në
TU
Impiante civile
3
Fig. 1.1Shëmbull i një kabine transformimi nga tension i mesëm në TU
Një kabine transformuese është e ndërtuar nga një seksionator nën ngarkesë, nga një çelës
automatik dhe nga një grup siguresash me aftësi të lartë vepruese për ndërprerje, nga
transformatori ulës i cili është i lidhur në YLL/TREKËNDËSH 10/04 kV + N, nga një mbrojtës
automatik për tension të ulët, dhe më pas tij lidhet ngarkesa (konsumatori).
1.4 Impianti i shpërndarjes në tension të ulët TU
Këto impiante shpërndajnë energjinë në përdoruesa të ndryshëm ose konsumator që ushqehen
në tension të ulët. Ato janë të realizuar sipas skemës bllok të fig 1.2 dhe në veçanti nga, nga
një çelës automat të instaluar në fillim të impiantit; nga një automat diferencial magneto-
termik të instaluar në vëndin ku është lidhur konsumatori, dhe nga automatët e ndryshëm
magneto-termik të instaluar në secilin degë të impiantit sipas ngarkesës së tyre. Sipas
rrezikshmërisë ato mund të jenë edhe automat diferencial. Për parimin e punës së këtyre
mbrojtësave do të studiohet në mënyrë më të detajuar në kapitullin e mbrojtësave.
Fig. 1.2 Impiant shpërndarje të tensionit të ulët
Impiante civile
4
1.5 Impiant ndriçimi publik
Këto impiante realizohen për ndriçimin e rrugëve urbane dhe ndërurbane në mënyrë të
veçantë aty ku ndodhen edhe kryqëzime. Impiantet e ndriçimit publik përbëhen nga një
kuadër elektrik i cili përmban një çelës automat; një programator e cila jep munësin e
komandimit të ndriçimit në mënyrë parciale dhe kohë të ndryshme. Dalja e këtij programatori
do të komandojë bobinën e një rëleje kontaktor fuqie (do të shihen në mesimin e rëleve të
dritës) e cila e ndanë grupin e dritave në grupe të ndryshme. Realizimi i ushqimit nga një
shtyllë në tjetër realizohet në disa mënyra sipas kushteve të caktuara psh. mund të realizohet
me linjë ajrore të tërhequr nga një fije zinngu (tirand). Në këtë rast kablli i ushqimit duhet të
ketë disa karakteristika të veçanta teknike pasi është i ekspozuar në ambient; ose me linjë të
nëndheshme të futur në tubacione përkatëse.
Një shëmbull tipk i një impianti ndriçimi publik është ajo e paraqitur në fig 1.3
Fig. 1.3 Shëmbull tipik i ndriçimit public
1.6 Impiant elektrik i realizuar me tuba jashtë murit
Këto llojë impiantesh realizohen kryesisht duke i fiksuar të gjitha linjat dhe pajisjet elektrike të
ushqimit dhe të komandimit në mënyrë të dukshme. Këto impiante instalohen kryesisht nëpër
kapanone industriale, ofiçina, palestra etj.
1.7 Impiant elektrik i realizuar me tuba brënda murit
Këto impiante realizohen ku për probleme të estetikës nuk mund të realizohet asnjë nga
impiaantet e përmëndura më lartë; në mënyrë të veçantë ndërtesa banimi cilvile, në zyra, në
shkolla, spitale dyqane etj. Këto impiante elektrike realizohen duke futur brënda në mur tuba
për përcjellësa elektrik (sipas një seksioni të përshtatshëm në varësi të numrit të përcjellësave
që do të futen). Për të realizuar një impiant brënda në mur, nevojitet që tubacionet të
Impiante civile
5
shtrohen në mënyrë të tillë që të krijohet mundësia e heqjeve ose futjes së përcjellësave në
mënyrë të lehtë pa pësuar dëmtime në të. Në këto tipe impiantesh elektrik, ashtu si edhe në
ato të përmëndura më sipër nevojitet që të përdoren materiale të garantuara teknikisht nga
IMQ.
1.8 Impiant elektrik i realizuar me kanalin kalimtare me mbajtës
kabllosh elektrik
Këto impiante realizohen në ndërtesa industriale, në ofiçina të mëdha, në laboratore etj. Këto
tipe impiantesh realizohen në këtë mënyrë pasi kabllot e përdorura për ushqimin e makinerive
janë të një seksioni shumë të madh dhe nëpër të kalojnë rryma të mëdha industriale. Realizimi
në këtë mënyrë i këtyre impianteve krijonë mundësinë e kontrollimit gjithmon të impiantit
elektrike si edhe shtimin dhe modifikimin në mënyrë më të lehtë në një periudhë më të
vonshme. Një shëmbull tipik i këtyre impianteve elektrike të realizuar me sistem kanalin
kalimtare ose kanalinë të tjera është i treguar në fig. 1.4. Edhe në këto impiante këshillohet të
përdoret një material i kontrolluar nga IMQ dhe të realizohet sipas normave të veçanta IEC për
këtë karakteristikë impianti.
Fig. 1.4 Shëmbull tipik i impiantit realizuar me kanalin kalimtare
Impiante civile
6
1.9 Impiante elektrike kundrër shpërthimeve dhe zjarreve
Në disa ambiente është e nevojshme instalimi i një impianti i cili duhet të jetë plotësisht i
ndarë nga jashtë. Ky lloj impianti i realizuar në këtë mënyrë mbron përcjellësit elektrik nga një
zjarr ose shpërthim i mundshëm.
Për këtë arsye impianti duhet të realizohet më përcjellësa kundërzjarrit (antifiam) dhe duhet të
përdoren rekorderi në mënyrë që në rast të një zjarri, nëpër linja dhe pajisje të mos kemi
vështirsim dhe rritje të rrezikshmërise së tij. Nëpër tipet e impianteve antideflagrante (kundër
shpërthimeve dhe zjarrit) instalohen pajisje të ndërtuar me të njëjtën kriter siç përmëndëm
më sipër.
Një pajisje e ndërtuar për këto kushte pune (AD) njihet nga mënyra se si është e
ndërtuar dhe e rrethuar nga një shtresë kallaji.
Këto tipe impiantesh gjejnë përdorim të madh në të gjitha ato vënde ku kryhen punime me
shkëndija zjarri ose me shpërthime.
Këshillohet që të përdoret në mënyrë të rreptë normat I.E.C që i përkasin impianteve (AD) si
edhe të gjitha ato norma të tjera që janë të parashikuara nga autoritetet vendore. Në fig1.5
janë paraqitur disa pajisje dhe rekorderi të ndërtuara sipas (AD).
Fig. 1.5 Rekorderi dhe pajisje antideflagrante (AD)
Impiante civile
7
MJETET E PUNËS TË NEVOJSHME PËR NJË INSTALUES
ELEKTRIK
Impiante civile
8
Impiante civile
9
SHENJAT DHE SIMBOLET GRAFIKE I.E.C.
Shenjat grafike kanë rëndësi të veçantë në paraqitjen skematike të impianteve
elektrike. Ato tregojnë pajisje të caktuara, pjesë pajisjesh, ose plotësojnë specifikimin e
aparaturave që duken të ngjashme por që kanë karakteristika dhe funksione të ndryshme.
Edhe në këtë fushë ekzistojnë një seri normash, të nxjerra nga IEC, që kanë për qëllim
klasifikimin e skemave ose diagramave të ndryshme që përfaqësojnë impiantin elektrik.
Përpara se të bëjmë një përmbledhje të shenjave grafike të pajisjeve komanduese dhe
të ushqimit që shërbejnë për realizimin e impianteve civil është e nevojshme tju japim një
përkufizim të përmbledhur e të thjeshtë të skemave që do të studiojmë.
SKEMA FUNKSIONALE paraqet në mënyrë të thjeshtë veçorin e funksionimit të pajisjes që
përbën impiantin . Kjo skemë paraqet në mënyrë të detajuar mënyrën e lidhjes së pajisjeve
komanduese duke pasur parasysh morsetat e tyre. Kjo skemë përdoret më shumë për
instaluesit për të kuptuar më mirë mënyrën e funksionimit të impiantit. Sipas skemës
funksionale linjat e ushqimit L dhe N paraqiten horizontalisht të barazlarguar 10 – 12 cm
ndërsa vertikalisht paraqiten qaret e ndryshme të komandimit. Duhet të theksojmë se një
pjesë e mirë e pajisjeve komanduese ndryshojnë simbologjinë në këtë skemë.
SKEMA E MONTIMIT paraqet aparaturat dhe pajisjet në formën e tyre të plotë të
pozicionimit dhe instalimit. Në këtë skemë, përveç aparaturave apo pajisjeve elektrike,
paraqiten edhe kutijat e shpërndarjes dhe degëzime që ndihmojnë në realizimin e një impianti.
Në skemën e montimit linjat e ushqimit paraqiten të barazlarguar me njëra tjetrën dhe të
shoqeruara gjithmon bashkë. Qëllimi i kësaj skeme është që instaluesi të krijoj një ide të qartë
përmënyrën e lidhjes së pajisjes pa pasur parasysh mënyrën e funksionimit të tij. Në këtë
skemë instaluesi është në gjëndje të bëjë një llogari të përafërt të materialeve që mund te
ketë nevojë.
SKEMA TOPOGRAFIKE ose e quajtur ndryshe arqitektonike paraqet pajisjet elektrike dhe
ato jo elektrike në vëndin real ku do të montohen dhe instalohen ato. Kjo skemë është ndryshe
një model i skemës së montimit por i pasuruar dhe me detaje të tjera të rëndësishme. Nga
vetë emri kjo mënyrë paraqitjeje përfshin të vizatuar planimetrin e plotë të ambientit ku do të
realizohet instalimi përfshi këtu muret dyert, dritaret, mobilimi në disa raste etj. Skema
topografike mund të paraqitet në dy mënyra
Skemë topografike një-vijore
Skemë topografike shumë-vojore
Skema njëvijore është paraqitja më e thjeshtë nëpërmjet një linje. Mbi këtë linjë paraqiten
disa segmentë të pjerrët që përcaktojnë fazën L, nulin N, tokëzimin T. Një linjë mund të
përmbajë disa vija të pjerrëta në varësi të numrit të përcjellësave.
Skema sumëvijore paraqet të gjitha përcjellësat që nevojiten për realizimin e impiantit.
Përparësi e kësaj mënyre paraqitjeje është se në këtë mënyrë mund të llogaritet në mënyrë të
saktë preventivi i një impianti elektrik si edhe përcakton vëndin ku do të montohen saktësisht
pajisjet e komandimit. Kjo skemë paraqitet veçanërisht nga arkitektët të cilët bëjnë edhe
projektimin e impiantit.
Impiante civile
10
Impiante civile
11
Impiante civile
12
Impiante civile
13
Impiante civile
14
Impiante civile
15
Impiante civile
16
Impiante civile
17
Impiante civile
18
Impiante civile
19
Impiante civile
20
Impiante civile
21
PAJISJEVE MBROJTËSE 1
MBROJTIA TERMIKE DHE MAGNETOTERMIKE: 2
SIGURIMI I QARQEVE 2
1.1 SIGURESAT 2
1.2 Parametrat teknik dhe llojet e tyre 3
ÇELËSAT AUTOMATIK TË MBINGARKESAVE 6
Disa parametra të rëndësishme 6
ÇELËSI DIFERENCIAL 7
Parametrat kryesor të një automati diferencial 8
Koha e veprimit të diferencialit 9
Mbrojtia nga goditja elektrike 9
KONTAKTI DIREKT 9
KONTAKTI INDIREKT 10
Impiante civile
22
SHËMBULL ZBATIMI 13
NORMATIVAT E INSTALIMIT ELEKTRIK 15
MËNYRAT DHE PËRMASAT E VENDOSJES 15
PAJISJEVE MBROJTËSE
Me pajisje mbrojtëse do të kuptojmë të gjitha ato pajisje që janë në gjëndje të mbrojnë një
qark elektrik nga lidhjet e shkurtëra, nga mbingarkesa si edhe nga dëmtimet që mund të vijnë
si pasojë e rrymavë jo të dëshirueshme që mund të lindin në qark. Disa nga mbrojtjet kryesore
që mund të përmëndim janë:
1 – Mbrojtia nga rreziqet që mund të vijnë nga materialet elektrike
Sipas normave, janë parashikuar matje të karakteristikave teknike derisa :
o Personi dhe kafshët shtëpiake të jenë të mbrojtura në mënyrë adeguate nga
rreziqet e plagosjes ose dëme të tjera që mund të shkaktohen nga kontaktet
direkte dhe indirekte me pajisjet elektrike;
o Nuk duhet të prodhojnë mbinxehje, harqe elektrike ose rrezatime që mund të
shkaktojnë një rrezik;
o Personi, kafshët shtëpiake dhe objektet duhet të jenë të mbrojtura në mënyrë
adeguate nga rreziqet të natyrës jo elektrike që ashtu siç na mëson edhe
eksperienca mund të shkaktohen nga materialet elektrike;
o Izolimi duhet të jetë në përpjestim të drejtë me parametrat e kërkuar.
2 – Sipas normave IEC parashikohen matje të karakterit teknik derisa materialet
elektrike:
o të paraqesin karakteristika mekanike të kërkuara në mënyrë që të mos
shkaktojnë rrezik personave dhe kafshëve shtëpiake si edhe objekteve;
o duhet të jetë rezistent ndaj fenomeneve të natyrës jo mekanike në kushte të
caktuara të ambjentit, në mënyrë që të mos shkatojnë rreziqet e
lartpërmëndura;
o në kushtet e një mbi ngarkese të parashikuar, nuk duhet të shkaktoj rreziqe
ndaj njerëzve kafshëve shtepiake dhe objekteve.
Impiante civile
23
MBROJTIA TERMIKE DHE MAGNETOTERMIKE:
SIGURIMI i QARQEVE
1.1 SIGURESAT
Ështe elementi me i thjeshtë i mbrojtjes. Funnksioni i tyre është që të mbrojë një qark elektrik
nga lidhjet e shkurtra që mund te vijnë si pasojë e bashkimit te fazes me nulin ose te fazave
midis tyre (per linja tre fazore). Këto lidhje të shkurtra janë të dëmshme për një qark elektrik
si edhe per pajisjet elektroshtepiake që janë të lidhura në to. Siç e dime në lidhje të shkurtër
rezistenca e qarkut bëhet zero duke shkaktuar nje rritje të mënjëhershme të rrymës deri në
infinit ( ¥ ). Për këtë arsye në fillim të impiantit elektrik vendosen siguresat. Në rastin e lidhjes
së shkurtër siguresa digjet duke u bërë e pa përdorshme sërisht.
Siguresa është e ndërtuar nga një material cilindrik porcelani në mënyrë që të përballoj
temperaturat që shkaktohen nga kalimi i rrymës në të. Në dy ekstremet e saj gjenden dy
kapuça alimini (materiali përcjellës) të cilat lidhen ndërmjet tyre nëpërmjet një filli shkrirës i
cili përballon një rrymë të caktuar. Kur rryma që kalon në siguresë kapërcen vlerat maksimale
të saj atëherë ky fill shkrihet. Për të rritur qëndrueshmërin e sigureses, ajo mbushet me rërë
kuarci. Siguresat montohen në të ashtëqujtura seksionator.
Seksionatori ka për qëllim që të shkyç qarkun në mënyrë manuale në rastin e një lidhje të
shkurtër ose mbigarkese. Shkyçja e saj mundëson zëvëndësimin e siguresës së djegur më
parë. Në fig 1.1 është paraqitur pamja e një seksionatori te seris Legrand.
Fig 1.1 Seksionatori dhe siguresa LEGRAND
Impiante civile
24
Fig. 1.2 Pamja dhe dimensionet e një sigurese
1.2 Parametrat teknik dhe llojet e tyre
Ashtu siçdo lloj pajisje elektrike komanduese edhe siguresa ka parametrat teknik te saj. Janë
këto parametra që përcaktojnë vëndin e përdorimit të tyre. Siguresat i kemi:
o Seksionues njëpolare te cilat mbrojnë vetëm njërën fazë. Këto përdoren
kryesisht në përdorime civile. Si gjithmon këto siguresa vendosen ne seksionues
njëpolar;
o Seksionues bipolare të cilat mbrojnë edhe fazën edhe nulin . Këto llojë
siguresash bëjnë një mbrojtie më të mirë të impiantit. Si të tilla seksinuesi që do
të përdoret duhet të jetë bipolar me stakim të njëhershëm të tyre;
o seksionues trepolar të cilat mbrojnë tre faza të ndryshme (R-S-T). Nga vetë
emri kuptohet që janë siguresa për përdorim industrial. Seksionatori që përdoret
në këtë rast duhet të jetë trepolar. Kujtojmë se seksionuesu shkyç të gjitha
siguresat njëkohësisht. Mos shkyçja e tyre në të njëjtën kohë do të sjellë
anomali në impiantin elektrik. Kjo gjë bëhet më e dëmshme sidomos në ato
qarqe që ushqejnë motor trefazor;
o Siguresa katërpolar mbrojnë tre fazat dhe neutrin (R-S-T + N) Edhe këto
seksionues përmbajnë katër siguresa për të mbrojtur secilën fazë dhe neutër.
Përdoren kryesisht në impiantet industriale. Shih Fig. 1.3
Fig. 1.3 Lloje te ndryshme seksionuesish
Impiante civile
25
Vlenë të përmëndim se siguresat ndryshojnë nga njëra tjetra në varësi të përdorimit të tyre si
edhe të rrymës nominale të tyre. Në fig. 1.4 janë paraqitur disa lloje siguresash dhe
portasigurs. Po kështu ndryshojnë edhe seksionuesit të cilët përshtaten në funksion të
siguresave.
Fig. 1.4 Lloje te ndryshme siguresash
Parametrat kryesor të një sigurese mbrojtëse janë:
o Rryma nominale është rrymë që mund të përcjellë siguresa vazhdimisht pa
provokuar as djegje dhe as ngrohje të saj.
o Tensioni nominal është tensioni maksimal në të cilën siguresa mund të përdoret;
o Rryma e lidhjes së shkurtër është rryma e aftë që të shkaktojë djegjen e
siguresës;
o Fuqia nominale e punës e cila është në funksion të tensionit nominalr dhe
rrymës nominale
Duhet të kemi parasysh që gjatë djegies së siguresës, zëvëndësimi i saj të bëhet duke
respektuar parametrat e lartëpërmëndura.
Përveç të parametrave teknik të siguresës është e rëndësishme që të merren parasysh edhe
përmasat fizike të saj. Këto përmasa ofrohen nga konstrutorët e tyre
Konstruktorët përveç parametrave teknik dhe fizik oforjnë nëpër katalogët e tyre edhe grafiqet
të cilat shprehin mënyrën e veprimit të tyre në kushte të caktuara të funksionimit. Ne po
paraqesim disa prej tyre në Fig e mëposhtme
Impiante civile
26
Grafiku që shpreh intensitetin e rrymës (A) në funksion të kohës (s)
Tabelë përmbledhëse që shpreh fuqin maksimale në W në funksion të rrymës nominale (A)
Çelësat automatik të mbingarkesave
Kështu emertohen të gjitha ato pajisje mekanike të cilat janë të destinuara të lidhen në një
qark për të ushqyer atë, dhe të ndërpresë atë nëpërmjet veprimeve manuale, duke ç`kyçur
qarkun automatikisht, kur rryma kalon vlerat e parapërcaktuara.
Pajisjet që realizojnë një qëllim të tillë duhet të jenë të përcaktuar sipas normave IEC si edhe
të kontrolluara nga marka IMQ (Instituti i Markës së Cilësis).
Disa parametra të rëndësishme
o Rryma e mosveprimit (Inf): rryma që çelësi mund të përballoj për një interval
kohe të përcaktuar, në kushtë specifike, pa shkaktuar ç`kyçjen automatike.
o Rryma e veprimit (If): rryma që shkakton stakimin automatik të çelësit brënda
një intervali kohe të përcaktuar sipas kushteve të caktuara nga normat.
o Rryma e parashikuar: rryma që përcaktohet në një qark të caktuar në kushte
specifike (si psh ajo e lidhjes së shkurtër).
Impiante civile
27
o Rryma maksimale e lidhjes së shkurtër: është rryma e lidhjes së shkurtër të
dhënë nga ndërtuesi i çelësit. Rrymat maksimale të parashikuara nga normat
janë: 1 500, 3 000, 4 500, 6 000, 10 000A.
o Tensioni maksimal: tensioni (në rastin e sistemit trefazor është tensioni midis tre
fazave) i shënuar nga ndërtuesi i çelësit automat të cilat i referohen edhe
karakteristikave të vetë automatit. Vlerat nominale të tensionit janë: 230 V për
automatët njëpolar ose bipolar të cilat janë të destinuar të lidhen vetëm në
qarqet njëfazore; 230/400 V për automatët njëpolar të destinuar për tu përdorur
edhe në qarqet trefazore; 400 V për automatët bipolar, trepolar dhe katërpolar
të destinuar për tu lidhur në qarqet trefazore.
o Koha e hapjes; është intervali i kohës i përfshirë ndërmjet çastin kur rryma
kalon nëpër automat dhe arrin vlerën që shkakton stakimin automatik dhe çastit
e stakimit të kontakteve.
Disa lloj automatësh që gjenden sot në treg sipas polariteteve te tyre
një polar dy polar tre
polar katër polar
Çelësi diferencial
Normat IEC me çelës diferencial për përdorim shtëpiak ose të ngjashme përcaktojnë ato
pajisje mbrojtëse të cilat lidhin dhe zgjidhin një qark elektrik me ushqimin, nëpërmjet
veprimeve manuale dhe automatike kur rryma diferenciale kapërcen vlerat e paracaktuara.
Me rrymë diferenciale do të kuptojmë shumën vektoriale të rrymave që përshkojnë
qarkun kryesor të çelësit diferencial. Duke e thjeshtuar këtë koncept mund të themi që në
kushtet e funksionimit normal të një qarku elektrik njëfazor të destinuar për të ushqyer një
pajisje, rryma që del është e barabarrtë me rrymën që hynë.
N.q.s pajisja përdoruese “bie në masë” atëherë do të krjohet një disekuilibër
ndërmjet dy rrymave, po ashtu edhe n.q.s ndonjë person do të takoj një pjesë nën tension. Në
të tilla raste automati diferencial do të ndërhyjë duke stakuar në këtë mënyrë qarkun e
ushqimit. Për këtë arsye automati duhet të ketë brënda saj një stakues diferencial ose pajisje
e cila është në gjëndje të dalloj ekzistencën e një rrymë diferenciale.
Impiante civile
28
Me rrymë nominale të ndërhyrjes (Idn) do të kuptojmë vlerën e rrymës diferenciale të
ndërhyrjes të përcaktuar nga ndërtuesi. Në impiantet shtepiake duhen instaluar automat
diferencial mundësisht me rrymë diferenciale Idn<=30mA.
Sot nga prodhuesit ndërtohen vetëm automat diferencial magneto-termik e cila kryen
dy funksione kryesore:
a) mbrojtie magneto-termike e cila është e aftë që të ç`kyç qarkun kur kemi
mbingarkesë në qarkun e ushqimit;
b) Mbrojtie diferenciale kur automati dallon rryma diferenciale në qarkun e
ushqimit.
Sipas normave është e detyrueshme që automati diferencial duhet të jetë i pajisur me një
buton prove (TEST) e cila është e aftë që të provokojë një rrymë diferenciale për të kontrolluar
efektshmërinë e automatit. Kjo provë këshillohet që të bëhet çdo muaj për shkak të
ndryshimeve që mund të pësoj rrezistenca e tokëzimit.
Në përfundim të montimit është e nevojshme që të kontrollojmë lidhjen e saktë të tij
duke bërë më pas edhe provën e lartëpërmëndur me anë të butonit TEST.
Në varësi të numrit të poleve automatët diferencial mund të jenë bipolar, trepolar, dhe
katërpolar. Më poshtë po paraqesim skemën parimore të automatit me dhe pa sgançatorin e
mbingarkesës. Theksojmë se ky është automati më i përdorshëm sot për përdorim shtëpiak.
Skema e lidhjes së një diferenciali brënda saj
Normat IEC parashikojnë jo vetëm automatët diferencial të tipit (a) por edhe automatët
diferencial me sgançator mbingarkese të inkorpuruar brënda saj (b).
1. ushqimi
2. në qarkun e përdoruesit
3. toroidë prej materiali hekur me përcjellshmëri të lartë
4. pështjellime përkatësisht në përcjellsat e linjës (n.q.s rrymat janë
njësoj, flukset e gjeneruar në toroidë anullohen me njëra tjetrën)
5. pështjelim i zbulimit të rrymave diferenciale (n.q.s rrymat në përcjellësa
nuk janë njësoj gjenerohet një fluks magnetik në toroidë; një fluks i tillë
gjeneron një forcë elektromotore
6. f.e.m në pëshjtellën e zbuluesit e cila më pas aktivizon pajisjen çkyçëse)
7. paisje stakuese për hapjen e automatit
Impiante civile
29
8. tasti i provës
9. rezistencë kufizuese e rrymës së provës
10. kontaktet e automatit
11. rële magneto-termike e cila aktivizohet nga mbingarkesa
Parametrat kryesor të një automati diferencial
Pavarësisht nga lloji i automatit me dhe pa s`gançator ndaj mbingarkesave vlerat normale
janë:
o tensioni dhe frekuenca nominale: 230 V dhe 400 V, 50 Hz;
o rryma nominale: 10 – 16 – 20 – 25 – 32 – 40 – 63 – 80 – 100 – 125 A;
o rryma nominale diferenciale e ndërhyrjes (Idn): 0,010 – 0,030 – 0,1 – 0,3 – 0,5
0 – 1 A;
o rryma nominale e lidhjes së shkurtër në kombinimin e bërë me çelës diferencial
dhe pajisje për mbrojtie nga lidhja e shkurtër: 1500 – 3000 – 4500 – 6000 - 10
000 A.
Koha e veprimit të diferencialit
Përsa i përket kohës së ndërhyrjes, çelësat diferencial mund të jenë të tipeve të
përgjithshme ose të tipeve S; këto të fundit janë të karakterizuar nga një vones kohe të
aktivizimit Në tabelën e mëposhtme janë të paraqitura që të dy llojët e diferencialëve
Impiante civile
30
Kuptohet që ndjeshmëria e këtij lloj automati diferencial është e lidhur ngushtë me impiantin e
tokëzimit. Theksojmë se mos realizimi i saktë sipas normave IEC të impiantit të tokëzimit ulë
ndjeshëm efikasitetin e automatit diferencial duke rritur kohën e veprimit si edhe duke
zvogëluar rrymën diferenciale.
Mbrojtia nga goditja elektrike
Me goditje elektrike do të kuptojmë atë rast kur trupi i njeriut hynë në kontakt me dy pjesë që
kanë diferencë potenziali (tension). Raste të tilla shfaqen në dy mënyra, njëra midis fazës dhe
neutrit (nulit) dhe tjetra midis fazës dhe tokës.
Goditja elektrike mund të jetë direkte ose indirekte, dhe rasti i dytë nëse kontakti shkaktohet
në pjesë aktive të qarkut (përcjellës të zhveshur morseta etj), ose me masa metalike të cilat
bien nën tension në mënyrë aksidentale për shkak të ndonjë defekti të mundshëm.
Kontakti direkt
Kontaktet direkt mund të shmangen kryesisht duke garantuar një izolim në pjesët nën tension,
nëpërmjet një kufiri e cila mbron dhe garanton një shkallë të lartë mbrojtieje IP (koeficent i
izolimit) kundrejt depërtimit të gishtave, të kaçavidave ose të fijeve përcjellëse.
Automati diferencial me Idn<30mA mund të kryej për këtë qëllim një mbrojtie shtesë,
e cila i shtohet mbrojtjes bazë, e garantuar nga izolimi dhe nga mbështjelles izoluese të
mbyllura. Rreziku i goditjes elektrike varet nga vlera e saj absolute (me fjalë të tjera nga
rezistenca që paraqet trupi i njeriut) dhe nga kohëzgjatia nën tension.
Kontakti INdirekt
Mbrojtiet ndaj goditjes elektrike kufizohet duke pasur parasysh gjithmon rezistencën e
tokëzimit në varësi të rrymës diferenciale të automatit. Këtë lidhje e tregon më së miri edhe
formula
Rt = 50/Idn
Nga formula shohim se me një impiant tokëzimi të saktë, duhet që të arrijmë vlera të
rezistencës së tokëzimit edhe me kosto jo të lartë psh. Me një diferencial prej 30 mA vlera e e
Rt duhet të jetë më e vogël se 1600 ohm e cila i përgjigjet për tension kontakti 50V.
Në impiantet e shpërndarjes koha e veprimit të diferencialit mund të ketë vlera maksimale deri
në 1s; por në banesa, duke qënë se linja e furnizimit të quadrit konsiderohet si linjë ushqimi
dhe jo si linjë shpërndarjeje, koha maksimale e veprimit duhet të jetë e njëjtë me atë të
çelësave diferncial. Në rastin e pranisë së lidhjes së mbrojtësit, çelësi diferencial kryhen një
punë parandaluese, d.m.th në rast të pranis së një defekti të mundshëm qarku hapet pa pritur
që dikush të prek pjesën e rënë nën tension.
Impiante civile
31
A- kontakt indirekt me pjesë normalisht jo nën tension, por që mund të jenë për shkak të
një defekti në izolim
B – kontakt indirekt: kontakt me pjesë normalisht nën tension (pjesë të zbuluara të prizave
apo përcjellësa të zhveshur)
Parametrat teknik të një automati diferencial.
Përpara se të vendosim një diferencial në një kuadër elektrik duhet të njohim mirë
parametrat kryesor që paraqiten nga vetë fabrikuesi i tij.
Me poshte po paraqesit të dhënat TARGET për dy lloj automatësh diferencial; me sgançator
magneto-termik (të tipit AC) dhe pa sgançator magneto-termik (të tipit A).
AUTOMAT DIFERENCIAL TË TIPIT-A
AUTOMAT DIFERENCIAL TË TIPIT-AB
Impiante civile
32
KUJDES
Mos vendos asnjeherë automatin diferencial në afërsi të çfarëdolloj fushe
magnetike të prodhuar nga pajisje të tjera (trasformator);
Përpara se të parashikohet instalimi i një automati diferencial sigurohuni
që impianti ekzistues të mos jetë jo i ndjeshëm nga rrymat e rrjedhjes që
mund të shkaktohen nga niveli i izolimit të përcjellësave ose nga vetë
pajisjet që janë të lidhur në rrjet. Kontrolli është shumë i nevojshëm për
të evituar stakimet e shpeshta dhe permanente të automatit, duke arritur
deri aty sa përdoruesi të stakoj nga qarku i mbrojties automatin
diferencial. Për këtë arësye janë parashikuar pajisje dhe aparatura të afta
që të lëshojnë një tingull karakteristik kur rryma e rrjedhjes e impiantit
kalon vlerat e 10 mA.
Instaluesi është i detyruar që të verifikojë efektshmërin e secilit
diferencial të përdorur nëpërmjet pajisjeve që janë të afta të simulojnë
një defekt dhe të furnizojnë impiantin me vlera rryme të ndërhyrjes duke
bërë në të njëjtën kohë edhe matjen e kohës së veprimit të secilit
diferencial
Impiante civile
33
SHËMBULL ZBATIMI
Impiante civile
34
KODI I NGJYRAVE TE PERCJELLESAVE TE PERDORUR NE INSTALIME
ELEKTRIKE SIPAS NORMAVE I.E.C.
SEKSIONI I KABLLOVE ELEKTRIK NE FUNKSION TE GJATESIS DHE NGARKESES FUQIS QE
DUHET TE PERBALLOJ
Fuqia
Maksimale e
Instaluar
(I)
Rryma
Nominale
Çeles
Automatik
(In)
Gjatësia
Maksimale
e Linjës
(m)
Seksioni
i kabllove
(mmq)
Impiante civile
35
1,3 kVA 6A
L <= 39 1,5
39 < L >= 81 2,5
81 < L <= 132 4
2,2 kVA 10A
L <= 29 1,5
29 < L <= 48 2,5
48 < L <= 77 4
77 < L <= 116 6
3,5 kVA 16A
L <= 30 2,5
30 < L <= 48 4
48 < L <= 72 6
72 < L <= 120 10
4,4 kVA 20A
L <= 38 4
38 < L <= 58 6
58 < L <= 96 10
CEI-UNEL 35023-70
CEI-UNEL 35024-70
CENELEC R64.001
NORMATIVAT E INSTALIMIT ELEKTRIK
MËNYRAT DHE PËRMASAT E VENDOSJES
Në këtë pjesë të kapitullit dëshirojmë t`ju paraqesim në mënyrë sa më të kuptueshme
mënyrën e fiksimit të kutiave dhe pajisjeve duke pasur parasysh normat e instalimit si edhe
komoditetin që duhet të krijoj ai.
Respektimi i këtyre rregullave do të lehtesonte përdorimin si edhe sigurin e impjantit. Kjo
realizohet në bashkpunim me arkitektin e objektit ku në të cilën do të realizohet impianti
elektrik.
Qëllimi kryesor është që të dimë disa përmasa që duhet të respektohen në montimin e kutiave
të fruteve si lartësia e çelësit, prizës, kuadrit elektrik, prizave të fuqis. Prizave telefonike dhe
televizive etj.
Impiante civile
36
E rëndësishme është që në fillim instaluesi duhet të njohë zonat e instalimit elektrik. Siç e
dime një instalim elektrik ndahet në zona të cilat dallohen nga njëra tjatra për shkak të
vendëndodhjes dhe kushteve në të cilat ndodhen psh kemi zonën e banjos, ambientit të
gatimit etj.
Në mënyrë më të detajuar janë paraqitur si më poshtë:
1. Shëmbull kuotash instalimi të
pajisjeve komandimi, priza rryme,
termostat kuader dhe kuti shpërndarëse
2. Shëmbull kuotash instalimi për
citofon, prizë telefonike dhe
televizive.
3. Shëmbull kuaote instalimi për prizë
rryme, prizë për aspirator si edhe priza
ne pjesen e gatimit.
4. Shëmbull kuaote instalimi për priza
dhe koamndim drite (komandim në
dhomën e gjumit).
Impiante civile
37
5. Shëmbull kuaote instalimi për
pulsant me tërheqje (përdoret në vaska
dhe dushe), prizë për aspiratorin dhe
prizë rryme.
6. Shëmbull kuaote instalimi për prizë
dhe komandim drite (garazh makine).
7. Pozicionimi i kutis së shpërndarjes. 8. Fiksimi i tubave në hyrje.
Impiante civile
38
12. Pozicionimi i kuadrit kryesor. 13. Mënyra e renditjes s ëtubave në
kanalizim.
Impiante civile
39
14. Vendosja e kutiave në
guzhin
15. Shëmbull i një dhome gjumi me kuti brënda
murit
16. Largësia dhe lartësia që dyhet
respektuar për komandim drite në
dhomë gjumi.
17. Shëmbull praktik i kalimit të
tubave.
Impiante civile
40
18. Shëmbull pozicionimi kutiash
frutesh për komandim prize FM (16A)
me çelës në ambientin e kuzhinës.
19. Montimi i një kutie për prizë FM
(16A) afër portës si edhe lartësia e
kutiave me distancë të caktuar nga
dyshemeja.
18. Murimi dhe kalimi i tubave
për
dritë banje.
19. Shëmbull pozicionimi kutije për komandim FM
16A me çelës në ambientin e banjës.
Impiante civile
41
Impiante civile
42
A1 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA NJË PIKË .......................................................1
Kujdes ......................................................................................................................................2
A2 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA NJË PIKË DHE NJË PRIZË ......................4
A3 ÇELËSI BIPOLAR 16 A ...............................................................................................6
A4 IMPIANT DRITE TË KOMANDUAR ME KOMUTATOR .......................................8
A5 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA DY PIKA..................................................11
A6 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA TRE PIKA ................................................65
A7 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA 4 PIKA......................................................69
A8 IMPIANT DRITE KOMANDUAR ME RREGULLATOR DRITE...........................73
KAPITULLI I KOMANDIMIT INDIREKT.........................................................................74
RËLEJA .................................................................................................................................75
A9 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA RËLE ÇELES...............................................77
A10 IMPIANT DRITE KOMANDUAR ME RËLE – KOMUTATORE...........................80
A12 Rëleja e kohës (dritë shkalle).......................................................................................83
A14 ÇELËSI i MUZGUT (KREPUSKOLAR) ...................................................................87
A15 ORA E PROGRAMUAR.............................................................................................92
A1 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA NJË PIKË
OBJEKTIVAT: Njojha me simbolin dhe funksionimin e çelësit njëpolar për
komandimin e një llampe
1.1 Simbolet grafike dhe përshkrimi
Çelësi një polar është pajisje komandimi direkt më e përdorshme në impiantet elektrike. Ai
paraqet një kontakt të hapur i cili mbyllet vetëm pasi të veprojmë mbi të. Në skemën funksionale
kontakti i tij paraqitet normalisht i hapur.
Lidhja e çelësit në një qark komandimi llampe bëhet gjithmonë në seri me qarkun. Lidhja e
tij në paralel do të shkaktoj një lidhje të shkurtër duke dëmtuar kështu impiantin elektrik.
Këto çelësa janë të ndërtuar që të përballojnë një rrymë jo më të madhe se 10A. Ai paraqet
vetëm dy morseta lidhëse ku në të cilën në njërën lidhet direkt përcjellësi i fazës ndërsa në tjetrin
lidhet përcjellësi që vjen nga llampa. Sipas normave IEC asnjëhere çelësi nuk duhet të komandoj
nulin por vetëm fazën për të siguruar në këtë mënyrë përdoruesin në momentin e ndrimit të llampës
ose portallampës. Skema e lidhjes paraqitet si më poshtë.
1.2 Skema funksionale
Impiante civile
43
1.3 Skema e montimit shumëvijore dhe një vijore
Kujdes
a) Çelësi duhet të komandojë vetëm përcjellësin e fazës
b) Për fazën duhet të përdoret ngjyra kafe, gri ose e zezë
c) Lartësia e kutisë ku do të montohet çelësi nuk duhet të jetë me shumë se 150cm.
Impiante civile
44
1.4 PYETSOR
1) Vizatoni shenjën simbolin grafik të çelësit dhe siguresës.
2) Diskutoni ndryshin e funksionimit midis çelësit dhe siguresës.
3) Përse shërben siguresa?
Të rritë ndriçimin e llampës
Te mbrojë impiantin gjatë lidhjes së shkurtër
Të zvogëloj rrymën në qark
4) Çdo të ndodhë n.q.s morsetat e llampës janë të lidhur në të shkurtër?
hapet çelësi I
digjet siguresa S
Llampa qëndron gjithnjë e ndezur
5) Çndodh nëse filamenti I llampës është I këputur?
Digjet siguresa S
Llampa qëndron e ndezur
Mbyllet çelësi I
6) Kur mund të ndrohen siguresat?
Pasi të hapet çelësi I
Pasi të ç’kuçet ushqimi i përgjithshëm LN
Impiante civile
45
Pasi të kemi zhvidhosur llampën
7) Përse çelësi dhe siguresa duhet të lidhen në mënyrë të tillë që të
ndërpresë fazën?
Pasi çelësi nuk do të funksiononte
Për arsye të sigurimit teknik
Pasi, për ndryshe llampa nuk do të ndizej.
A2 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA NJË PIKË DHE NJË PRIZË
Objektivi: Të realizojmë një qark për ndezjen e dy llampave ne paralel si
dhe njohja me prizën.
2.1 Skema elektrike dhe përshkrimi I saj
Priza është një element e cila shërben për të ushqyer një pajisje elektrike me tension
nëpërmjet spinës. Nga pikpamja ndërtimore prizat ndryshojnë nga njëra tjetra. Kjo varet kryesisht
nga ngarkesa maksimale që do të ushqehet nëpërmjet kësaj prize. Priza më e përdorshme sot në
instalimet elektrike është pikërisht priza universale e cila mundëso lidhjen e disa lloje spinash si 10
amper dhe 16 amper, spina të vogla ose të medha. Prizat mund të jenë një modulësh ose dy
modulësh. Përdorimi i saj përcaktohet nga projektuesi i impiantit elektrik.
Në figurën e mëposhtme po paraqesim disa lloj prizash që gjenden sot në treg.
Impiante civile
46
Fig. 1.1 Priza një modulësh 10/16A Fig. 2.2 Prizë dy modulësh 16A (shuko)
Priza është e vetmja pajisje elektrike në të cilën shkon përcjellësi i tokëzimit. Prandaj priza ka
gjithsej tre morseta lidhjeje (fazë, nul, tokë). Kryesisht morsetat janë të përcaktuar se cili nga
përcjellësat duhet lidhur, veçanërisht morseta e tokëzimit e cila shënohet me shenjën dalluese të saj.
Por sot një përdorim të madhë po gjejnë priza me mbrojtje diferenciale ose magneto-termike të
inkorporuar brënda saj si në figurë
2.2 DETYRË
Të realizohet qarku i dhënë dhe të verifikohet funksionimi
2.3 Skema e montimit
Impiante civile
47
2.4 Skema njëvijore
2.5 PYETSOR
1) Çdo të ndodhë nëse priza lidhet poshtë çelësit në vend që të lidhet sipër tij?
Siguresa do të digjet
Do të kemi tension në prizë vetëm kur llampat do të jenë të ndezura
Do të kemi tension edhe kur llambat janë të shuara
Nuk do të mund të ndizen
2) Përse morseta qëndrore e prizës lidhet me përcjellësin e tokës PE?
Për të kyçur qarkun e ushqimit
Për shkaqe të sigurimit teknik
Për të realizuar një prizë universale
3) Si janë lidhur llampat ndërmjet tyre?
Në seri
Në paralel
A3 ÇELËSI BIPOLAR 16 A
Impiante civile
48
Objektivi: Të njihemi me çelësin bipolar 16A dhe rastet e përdorimit të tij
3.1 Skema parimore dhe përshkrimi i saj?
Për arësye të siguris më të lartë një përdorim të gjërë ka edhe çelësi bipolar. Nga vetë
emërtimi i saj, ky çelës është i ngjashëm me çelësin njëpolar 10 A që përdoret për komandimin e
llambave. Në të vërtet çelësi bipolar ka dy kontakte ashtu siç shihet edhe në figurën e mësipërme.
Në ndryshim nga çelësi 10A njëpolar ky çelës është i aftë që të komandojë një ngarkesë maksimale
deri në 16 A dhe si e tillë përdoret për të komanduar ushqimin e një prize 16A . Ky llojë çelësi
është i dallueshëm nga çelësi 10 A. Në pamjen e ballore ka të shënuar shenjat 0 dhe 1 të cilat
identifikojnë nëse çelësi është i kyçur apo jo. Nga ana tjetër ky çelës ka katër morseta lidhjeje, ku
në hyrjet e saj lidhen fazë dhe nul ndërsa daljet e saj shkojnë në prizë si në fig3.2. Përcjellësi i
ushqimit të çelësit duhet të ketë të njëjtën seksion si përcjellësi që ushqen një prizë pra seksion
2.5mm2
Impiante civile
49
3.2 PYETSOR
1) Cili është dallimi i çelësit bipolar nga çelësi një polar?
2) A mund të përdoret një çelës bipolar në vënd të një çelësi një polar
dhe anasjelltas dhe pse?
3) Çfarë do të ndodhe në qark nëse në morsetën e hyrjes vendosim fazë dhe në
përcjellësin e daljes vendosim nul:
Priza do të ushqehet gjithmonë
Priza nuk do të ushqehet
Në qark do të kemi lidhje të shkurtër
A4 IMPIANT DRITE TË KOMANDUAR ME KOMUTATOR
Objektivi: Të realizojë një impiant që mundëson ndezjen e pavarur të dy grupe
llampash të ndryshme nga një pikë e vetme.
Impiante civile
50
4.1 Skema parimore dhe përshkrimi i saj
Siç mund të vihet re, komutatori përbëhet nga dy çelësa I1 dhe I2 te cilat kanë një morsetë
të përbashkët në hyrje të saj. Këto çelësa mundësojnë komandimin e dy grupe llampash në mënyrë
të veçantë por të vendosur në një pikë. Dikur komutatorët prodhoheshin që në fabrikë dhe në këtë
rast ai kishtë tre morseta : Morseta kryesore dhe dy daljet e saj. Ndërsa sot këto lloj komutatorësh
kanë dalë nga prodhimi. Sot realizohen nga vetë instalatori nëpërmjet dy çelësave të lidhur me
njëra tjetrën. Në hyrjet e tyre vendoset një urë (përcjellës faze) e cila i dërgon fazë dy çelësave.
Ashtu siç shihet edhe në skemën parimore nga komutatori përfitojmë disa kombinime:
I1 I2 L1 L2
OFF OFF E SHUAR E SHUAR
ON OFF E NDEZUR E SHUAR
OFF ON E SHUAR E NDEZUR
ON ON E NDEZUR E NDEZUR
4.2 DETYRË
Realizoni qarkun dhe provoni funksionimin e tij
Impiante civile
51
4.3 Skema e montimit
Ashtu siç shihet edhe nga skema e montimit faza lidhet në morsetën e përbashkët
ndërsa daljet e saj janë të lidhur në llampat L1 dhe L2 duke mbyllur më pas qarkun në nulë.
4.3 Skema njëvojore
4.4 PYETSOR
1) Për të ndezur llampën L1 është e nevojshme:
Të kyçet njëherësh çelësat e komutatorit
Të kyçet vetëm çelësi I1
Impiante civile
52
Të kyçet vetëm çelësi I2
2) Për të ndezur njëherësh të dy llampat është e nevojshme:
Të kyçen njëherësh çelësat e komutatorit
Të kyçet çelësi I1
Të kyçet çelesi I2
3) Nga se është i ndërtuar komutatori:
Një çelës i hapur dhe një i mbyllur
Dy çelësa me një dalje të përbashkët
Dy çelësa me komandim të menjëhershëm
A5 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA DY PIKA
Objektivi: Të realizoni një impiant që mundëson ndezjen e një llampe nga
dy vënde të ndryshme. Njohja me funksionimin e ndërçelësit
degëzues (deviatori).
Impiante civile
53
5.1 Deviatori dhe simboli i tij
5.2 Skema parimore dhe përshkrimi i saj
Deviatori është një çelës i cili në ndryshim nga çelësi njëpolar ka dy kontakte: njëri
normalisht e hapur dhe tjetri normalisht e mbyllur. Veçori e tij është se ka një hyrje kryesore e cila
quhet morseta qëndrore e tij, dhe dy dalje që quhet degëzuesit e tij. Në pamje të parë morsetat janë
të dallueshme nga njëra tjetra, pasi lidhja e tyre ka një rëndësi të madhe.
Mos respektimi i morsetave do të sjellë funksionim anomal të impiantit të komandimit. Siç
shihet edhe nga skema në gjendje fillestare llampa është e fikur. Pasi të kemi vepruar në deviatorin
e parë ose të dytë, rryma do të kaloj nëpër kontaktin e deviatorit të parë dhe nëpërmjet kontaktit
normalisht të mbyllur të deviatorit të dytë mbyll qarkun e saj në llampën L.
E njëjta rrugë ndiqet edhe për ta fikur llampën L. Siç e pamë ky çelës mundëson
komandimin e një llampe nga dy vënde të ndryshme. Përdorim më të madh ka në ndërtesat civile
për komandimin e dritës së një korridori apo dhome gjumi.
5.3 Skema praktike e lidhjes paraqitet si në figurën e meposhtme
Impiante civile
54
Impiante civile
55
Impiante civile
56
Impiante civile
57
Impiante civile
58
Impiante civile
59
Impiante civile
60
Impiante civile
61
5.4 DETYRË
Impiante civile
62
Impiante civile
63
Realizoni qarkun dhe provoni funksionimin e tij.
Impiante civile
64
Impiante civile
65
Impiante civile
66
Impiante civile
67
Impiante civile
68
Impiante civile
69
5.5 Skema e montimit shumëvijore
Impiante civile
70
Impiante civile
71
Impiante civile
72
Impiante civile
73
Impiante civile
74
Impiante civile
75
Impiante civile
76
Impiante civile
77
Impiante civile
78
Përcjellësi i fazës lidhet në morsetën qëndrore të deviatorit të parë D1, kurse dy daljet e tij
lidhen me dy daljet e deviatorit të dytë D2. Morseta qëndrore e deviatorit të dytë mbyll qarkun e saj
me llampën nëpërmjet neutrit.
Impiante civile
79
Impiante civile
80
Impiante civile
81
5.6 Skema një vijore
Impiante civile
82
Impiante civile
83
Impiante civile
84
Impiante civile
85
Impiante civile
86
5.7 PYETSOR
Impiante civile
87
Impiante civile
88
1) Ç`funksion kryen deviatori?
Impiante civile
89
Impiante civile
90
Të ndërpresë një qark elektrik
Impiante civile
91
Impiante civile
92
Të ndryshojë kalimin e rrymës nga një qark në një tjetër
Impiante civile
93
Impiante civile
94
Impiante civile
95
2) Për të ndezur llampën është e nevojshme:
Impiante civile
96
Impiante civile
97
Të veprohet njëherësh mbi të dy deviatorët
Impiante civile
98
Impiante civile
99
Të veprohet vetëm mbi njërin prej deviatorëve
Impiante civile
100
Impiante civile
101
Të veprohet mbi të dy deviatorët sipas një radhe të caktuar
Impiante civile
102
Impiante civile
103
Impiante civile
104
3) N.q.s në njërën nga daljet e deviatorit të parë do të lidhim
Impiante civile
105
përcjellësin e fazës?
Impiante civile
106
Impiante civile
107
Llamba nuk do të ndizet fare
Impiante civile
108
Impiante civile
109
Llamba do të ndizet vetëm kur në të do të kaloj rrymë
Impiante civile
110
Impiante civile
111
Llamba do të ndizet me kombinim të çrregullt.
A6 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA TRE PIKA
Objektivi: Të ndërtoni një impiant që mundëson komandimin e një llambe nga tre vënde
të ndryshme. Të mësoni funksionimin dhe përdorimin e invertitorit.
6.1 Simboli i një invertitori
Invertitori është një çelës deviator i dyfishtë. Ai është i ndërtuar nga dy grupe kontaktesh
normalisht të hapura dhe normalisht të mbyllura. Për këtë arsye invertitori ka katër morseta të cilat
emërtohen: dy hyrjet dhe dy daljet. Në rastin e invertitorit nuk ka rëndësi se cilat morseta
emertojmë hyrje dhe cilat dalje. E rëndësishme është që të respektohet mënyra e lidhjes së saj me
deviatorin.
6.2 Skema parimore dhe përshkrimi i saj
Impiante civile
112
Sikurse shikohet edhe në figurë ashtu si edhe deviatori një rëndësi të madhe ka edhe
respektimi i ngjyrave. Në morsetat qëndrore të dy deviatorëve gjithmonë lidhim përcjellës faze me
ngjyrë kafe. Hyrjet e invertitorit lidhen me përcjellës me ngjyrë të kuqe ndërsa dy daljet e saj
lidhen me ngjyrë gri. Kjo bëhet për arësye që në momentin e montimit të paisjeve të mos kemi
ngatërim morsetash pasi do të sillte një anomali të impiantit të komandimit.
Për të realizuar impiantin e komandimit nga tre pika të ndryshme bashkë me invertitorin
janë të lidhur edhe dy deviator. Falë mundësive që kanë kontaktet e deviatorit dhe invertitorit, kjo
mënyrë lidhjeje mundëson komandimin edhe nga më shumë se tre pika, duke shtuar në këtë
mënyrë numrin e invertitorëve të lidhur midis dy deviatorëve. Theksojmë se gjithmonë se dy
deviatorët vendosen në skajet e impiantit, ndërsa ndërmjet tyre vendosen invertitorët.
Parimi i punës: Mbasi kemi çkyçur seksionuesin S impianti është gati për komandim. Në
këtë rast përdoruesi mund të komandojë llambën nga cila pikë dëshiron. N.q.s vepron në invertitor
atëherë rryma do të kaloj në kontaktin normalisht të mbyllur të deviatorit të parë dhe më pas në
kontaktin normalisht të hapur (i cili mbyllet në momentin që përdoruesi shtyp invertitorin) dhe më
pas në kontaktin normalisht të mbyllur të deviatorit të dytë, duke bërë kështu që llampa të ndizet.
Fikja e llambës mund të bëhet sërisht në një nga pikat që deshirojmë. Psh në këtë moment n.q.s
shtypim D2 atëherë kuptohet qart që rryma në llambë do të ndërpritet.
6.2 Mënyra e lidhjes praktike të dy deviatorëve me një invertitor:
Impiante civile
113
Ky llojë impianti komandimi ka gjetur një përdorim të madh në impiante civile kryesisht
për komandimin e llambave në dhoma gjumi, korridore të gjata, dyqane dhe lokale. Impianti sjell
një komoditet të madh për komandimin e ndriçimit.
6.3 Skema e montimit shumëvijore
6.4 Skema e montimit njëvijore
Impiante civile
114
Për të realizuar qarkun në mënyrë sa më të lehtë atëherë këshillohet të përdoren përcjellësa
me ngjyra në mënyrë që të identifikohen sa më lehtë hyrjet dhe daljet në paisjet e komandimit. Psh
përdoret e njejta ngjyrë për morsetën qëndrore si te deviatorit të parë po ashtu edhe të deviatorit të
dytë, ndërsa për lidhjet e deviatorit me invertitorin përdoret një gjyrë tjetër e dallueshme. E pa
ndryshueshme mbetet përcjellësi i nulit dhe i tokëzimit.
6.5 PYETSOR
1) Sa përcjellësa nevojiten për të lidhur një deviator?
3 përcjellësa
2 përcjellësa
2) Sa përcjellësa nevojiten për të lidhur një invertitor?
3 përcjellësa
2 përcjellësa
3) Nga sa elemente komandimi përbëhet impianti?
3 deviator dhe 3 invertitor
2 deviator dhe 1 invertitor
1 deviator dhe 2 invertitor
4) Për të ndezur llampën duhet:
Të veprohet mbi dy deviatorët njëherësh
Impiante civile
115
Të veprohet mbi invertitor ose mbi një nga deviatorët
Të veprohet më parë në invertitor pastaj në deviator
5) N.q.s dëshirojmë të komandojmë impiantin nga 5 pika çfarë elementesh
komandimi duhen ?
3 deviator dhe 2 invertitor
1 invertitor dhe 4 deviator
3 invertitor dhe 2 deviator
A7 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA 4 PIKA
Objektivi: Realizoni impiantin e komandimit që mundëson ndezjen e llambës nga katër
pika të ndryshme.
7.1 Skema parimore dhe përshkrimi i saj
Impiante civile
116
Për realizimin e impiantit nevojiten dy devitor D1 dhe D2 si dhe dy invertitor Inv1 dhe Inv2.
Deviatorët vendosen në skajet e impaintit praktikisht morseta qëndrore e D1 në fazë dhe morseta
qëndrore e D2 në portallmbë. Ndërsa invertitorët lidhen midis dy deviatorëve praktikisht daljet e D1
lidhen me hyrjet e Inv1, daljet e inv1 me hyrjet e Inv2 dhe daljet e inv2 me dy daljet e D2.
Parimi i punës: është i ngjashëm me impiantin e komandimit nga tre pika. Edhe në këtë rast
përdoruesi mund të komandojë impiantin e ndriçimit nga cila pikë të dëshirojë. Nga kjo skemë
arrijmë në përfundimin se për të komanduar një impiant ndriçimi nga N pika (N=numri i
komandimeve) atëherë do të nevojiten gjithmon dy deviator dhe N-2 invertitor të cilat vendosen në
pikat ndërmjetëse të qarkut.
7.2 Skema e montimit shumevijore
Impiante civile
117
7.3 Skema e montimit njëvijore
Edhe në këtë skemë duhet të kemi parasysh të njëjta gjëra që përmëndëm në komandimin
nga tre pika. Për të lehtësuar punën e instalimit të instaluesit këshillohet të përdoren përcjellësa me
ngjyra për të identifikuar sa më lehtë morseterit e pajisjeve të komandimit. Kryesisht bëhet që të
mos ngatërohen morsetat e deviatorit me morsetat e invertitorit.
Ky impiant këshillohet të përdoret në ambiente publike si në shkolla, kopshte etj nëpër
korridoret e gjata.
7.4 DETYRË
Realizoni impiantin dhe provoni funksionimin e tij.
7.5 Materialet e nevojshme:
Impiante civile
118
DEVIATOR 2
INVERTITOR 2
PLLAKË 1P 4
LLAMBA 1
7.6 PYETSOR
1) Sa përcjellësa duhen për të lidhur dy inveritor me njëri tjetrin?
3 përcjëllësa
2 përcjellësa
4 përcjellësa
2) Për të ndezur llambën duhet:
Kyçja me rradhe e dy invertitorëve
Kyçja e një elementi çfarëdo të komandimit
Kyçja sipas një radhe të caktuar të invertitorëve dhe deviatorëve
3) Çfarë nevojiten për të realizuar komandimin e një llambe nga 6 pika:
3 deviator dhe 3 invertitor
4 deviator dhe 2 invertitor
2 deviator dhe 4 invertitor
4) N.q.s portallamba ka lidhje të shkurtër kur do të veprojë seksionuesi S?
vetëm kur të shtypim deviatorin e parë
vetëm kur të shtypim një nga invertitorët
vetëm kur të shtypim deviatorin e dytë
gjithmonë
Impiante civile
119
A8 IMPIANT DRITE KOMANDUAR ME RREGULLATOR DRITE
Objektivi: Njohja me rregullatorin e dritës si dhe përdorimet e tij ne
impiantet e ndriçimit
8.1 Skema parimore dhe simboli i tij
Rregullatori i dritës është një pajisje elektronike e cila mundëson komandimin e fluksit të
dritës që jep një llampë inkandeshente. Ashtu sikurse çelësi edhe rregullatori është një pajisje
komandimi direkt e cila lidhet në seri me qarkun e ndriçimit. Kjo pajisje duhet të komandoj vetëm
fazën. Herë pas here lidhja e tij mund te shoqerohet me lidhjen në seri me nje çelës 10A. Zhvillimi i
teknollogjisë ka bërë që brënda në rregullator të inkorporohet edhe një kontakt çelësi. Lidhja e
rregullatorit duhet bërë në varësi të fuqisë së instaluar. Përpara montimit duhet të lexohen
parametrat teknik të dhënë nga prodhuesi. Duhet të theksojmë se rregullatori përdoret vetëm për
komandimin e fluksit të llampave inkandeshente dhe jo luminishente. Më poshtë po paraqesim disa
Impiante civile
120
parametra teknik të një rregullatori drite:
Fuqia nominale e instalimit 40 – 900 W
Frekuenca e punës 50 Hz +/- 10%
Tensioni i punës 230 V
Rregullatori i dritës mund të përdoret në komandimin direkt nga një dhe më shumë se një
pikë. Duhet të kemi parasysh në rastin e komandimeve nga më shumë se dy pika ky rregullator të
vendoset në atë pjesë të qarkut ku garantohet funksionimi i tij gjithmonë.
8.2 Skema e montimimit
8.3 Skema e montimit njëvijore
KAPITULLI I KOMANDIMIT INDIREKT
Në mësimet e lartëpërmëndura kemi thënë se impiantet e dritës klasifikohen në dy
kategori:
A. KOMANDIMI DIREKT B. KOMANDIMI INDIREKT
Me impiante të komandimit indirekt do të kuptojmë të gjitha ato impiante elektrike të cilat si
Impiante civile
121
elemente komanduese përdorin pajisje të tjera elektrike ose elektronike. Më poshtë po paraqesim
skemën bllok të një impianti komandimi indirekt
Përparësi e impianteve të komandimit indirekt janë se qarku i komandimit mund të funksionojë
në tension të ulët , ndërsa qarku i ndriçimit mund të funksionojë në tension 220 V.
Kjo gjë sjell rritjen e sigurisë së impiantit. Nga ana tjetër ky llojë impianti sjell një komoditet
përdorimi falë teknollogjisë bashkohore të përdorur.
Në këtë katëgori hyjnë të gjitha ato impiante drite si për përdorim shtëpiak po ashtu edhe
publik. Me anë të komandimit indirekt ne mund të komandojmë në mënyrë automatike fikjen dhe
ndezjen e dritës në mënyra të ndryshme.
Pajisjet e komandimit mund të jenë elektromekanike ose elektronike.
Kuptohet që pajisjet elektromekanike përbëjnë një kosto më të ulët dhe për këtë arësye kanë
egjetur edhe një përdorim më të gjërë. Po kaq të rëndësishme janë edhe pajisjet elektronike të cilat
mundësojnë komoditet dhe garanci më të madhe në komandim. Kostoja e kësaj kategorie është më
e lartë.
Kohët e fundit po gjejnë një aplikim në masë përdorimi i mikro PLC për përdorim shtëpiak të
cilat më parë programohen në kompjuter dhe më pas aplikohet në pajisjet e ndryshme
elektroshtëpiake. Kjo mundëson komandimin në distancë nëpërmjet internetit.
Në këtë kapitull do të shikojmë kryesisht pajisjet e komandimit indirekt të përdorura për
komandimin e ndriçimit të jashtëm ose të shkallës.
RËLEJA
Rëlenë, mund ta konsiderojmë si një pajisje elektromagnetike që përbëhet nga tre pjesë
kryesore: elektrike, mekanike dhe magnetike.
Pjesa elektrike përbëhet nga një ose më shumë kontakte që kanë për detyrë të mbyllin qarkun që
bënë ushqimin e ngarkesës me tensionin e rrjetit.
Pjesa magnetike është e ndërtuar nga një bobinë e cila, kur përshkrohet nga rryma, krijon një
Impiante civile
122
fushë magnetike që shkakton tërheqjen e pllakëzave për hekuri të butë.
Pjesa mekanike është bashkësi e mekanizmave të vogla metalike ose plastike që përcaktojnë
lidhjen midis bobinës dhe kontakteve; ajo ka për detyrë që sa herë bobina merr një impuls, të
ndryshojë pozicionin e kontakteve.
Karakteristikat kryesore të një rëleje mund të përmblidhen si më poshtë:
- Tensioni nominal i bobinës paraqet vlerën nominale të tensionit të ushqimit për të
cilën është ndërtuar rëleja.
- Tensioni i ushqimit i bobinës mund të diferencohet me bobinën në rregjim termik
dhe me temperaturë mjedisi 20°C, a) në tension minimal të veprimit (vlera me anë të
të cilës rëleja vepron me siguri), b) në tension maksimal veprimi (vlera më e lartë
për të cilën rëleja i nënshtrohet kushteve të ngrohjes ), c) tensioni i mbajtjes (vlera e
tensionit të bobinës, që sapo të eksitohet të mbajë ngarkesën), d) tensioni i kthimit
(vlera e tensionit me anë të të cilës bobina çmagnetizohet me siguri).
- Fuqia nominale e bobinës që tregon vlerën e fuqisë së dukshme (për rrymë
alternative) që merr nën tension nominal.
- Rryma nominale e kontakteve paraqet rrymën e vendosur për rregjim të gjatë punë
dhe tregon vlerën maksimale të rrymës që kontakti mund të përballojë në pajtim me
kushtet e ngrohjes. Mund të përkufizohet edhe si vlerë e rrymës së kontaktit për një
numër të madh kyçjesh dhe çkyçjesh.
- Fuqia nominale është përcaktuar si fuqi maksimale që kontakti mund të përballojë,
ose si vlerë maksimale e fuqis (e shprehur në volt-amper VA) që kontakti është në
gjendje të mbajë për një numër të madh kyçjesh dhe çkyçjesh.
- Tensioni nominal i nmjë kontakti shprehet si raport midis aftësisë nominale dhe
rrymës nominale.
Në impiantet e ndriçimit rëleja që përdoret zakonisht është e tipit hap pas hapi (ciklike) dhe
komandohet nga një ose disa pulsante. Në këto impiante më të përdorshme janë rëlet çelës njëpolar
dhe rëlet komutator: Rëleja e tipit çelës përdoret më shumë për të zëvëndësuar impiantet e
komandimit direkt nga disa pika deviator, invertitor; ndërsa rëlet komutator kryesisht përdoret për të
mundësuar nga një pikë kombinime të ndryshme sipas llojit të ndriçimit (e njejtë me komutatorin).
Rëlet çelës dallohen nga prania e një kontakti të vetëm e cila mundëson vetëm dy pozicione
(kontakt i hapur dhe kontakt i mbyllur) ndërsa rëleja komutator për faktin që ka dy kontakte ofron
një numër më të madh kombinimesh të tyre sipas figurës së mëposhtme.
Rëlet mund të diferencohen edhe në bazë të vlerës së tensionit të ushqimit të bobinës, duke
pasur parasysh që tensioni i qarkut në të cilën kyçet kontakti është gjithmon 220V; në qoftë se
bobina ushqehet me tension të njëjtë me atë të kontaktit (ose kontakteve), rëleja quhet me eksitim të
përzier; në qoftë se bobina ushqehet me tension më të vogël se të kontakteve psh 12Vrëleja quhet
me eksitim të pavarur.
Impiante civile
123
Po të krahasojmë këtë sistem komandimi (i përkufizuar jo i drejtpërdrejtë për arësye të
eksitimit të bobinës për të kyçur ose çkyçur kontaktin) me komandimin direkt (çelës deviator,
invertitor) duhet të kemi parasysh konsideratat e mëposhtme:
Rëletë kanë përparësi ekonomike vetëm kur pikat e komandimit janë të shumta;
Për më tepër në kushtët e mësipërme, rëletë kanë një impaint të thjeshtë, pasi të gjithë
pulsantet e komandimit lidhen në paralel;
Përdorimi i rëleve me eksitim të pavarur, kur qarku i komandimit (bobina dhe pulsantët)
i nënshtrohen një tensioni shumë të vogël, krijohet kushte të larta sigurie duke evituar në këtë
mënyrë rënien nën tension të përdoruesit;
Avantazh tjetër është se në rast të përdromit të rëleve me tension të ulët edhe seksioni i përcjllësave lidhës do të jetë më i vogël duke zvogëluar në
këtë mënyrë edhe koston e impiantit.
A9 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA RËLE ÇELES
Objektivi: Realizoni impiantin që mundëson ndezjen e një llampe nga disa pika
nëpërmjet rële çelës. Njohja me funksionimin e rëles çelës.
9.1 Rëleja çelës njëpolar
Rëleja përbëhet nga një elektromagnet A1 dhe A2. Kur nëpër bobinë kalon rrymë, shkakton
magnetizimin e saj duke rrotulluar në këtë mënyrë një rrotë të dhëmbëzuar, e cila vë në veprim
kontaktin e lëvizshme 1-2. Cikli i komandimit është me dy impulse: Me impulsin e parë kontakti
mbyllet, ndërsa me impulsin e dytë kontakti kthehet në gjëndjen e mëparshme.
Për të zvogëluar rrezikshmërinë, shpeshherë ushqimi i bobinës A1-A2 së elektromagnetit
Impiante civile
124
bëhet me tension të ulët alternativ nëpërmjet një transformatori zbritës, kurse ushqimi i llampave në
tensionin e rrjetit 220V. Në figurën e mëposhtme po paraqesim në mëyrë më të thjeshtar pjesën
ndërtimore të rëles çelës.
9.2 Skema funksionale dhe përshkrimi i saj
Impiante civile
125
Ushqimi i bobinës së rëles A bëhet në tension të ulët nëpërmjet një transformatori T. Pra, në
këtë skemë kemi dy qarqe të ndarë: qarku i komandimit i cili është i ushqyer në tension të ulët, dhe
qarkun e ndriçimit i cili ushqehet gjithmon në tensionin e rrjetit 220 V.
Ashtu sikurse shikohet edhe në skemë si në qarkun e komandimit dhe në qarkun e ndriçimit
janë parashikuar mbrojtje nga lidhjet e shkurtëra nëpërmjet siguresave të vendosura në secilin qark.
Në gjendje qetësie, pra kur në skemë nuk kemi tension, kontakti K i rëles është i hapur. Kur
shtypim njërin nga pulsantet P të vendosura në qarkun e komandimit në atë çast nëpërmjet saj do të
kaloj rrymë duke bërë në këtë mënyrë që edhe në bobinën e rëles të kaloj rrymë për sa kohë që
pulsanti mbetet i shtypur. Në këtë moment bobina do të magnetizohet duke krijuar kështu fushë
magnetike përreth saj. Kontakti rëles do të mbyllet. Llampa do të ndizet pasi në të do të kaloj rrymë
nëpërmjet kontaktit të rëles. Për të fikur llampën do të nevojitet që të shtypet përsëri pulsanti. Kjo
do të shkaktojë kthimin e kontaktit në gjëndjen e mëparshme.
Për të rritur numrin e komandimeve të llampës mjafton që të lidhim disa pulsant në paralel
duke zëvëndësuar në këtë mënyrë komndimin e llampës nga disa pika me komandim direkt
(deviator, invertitor).
9.3 Skema e montimit
9.3 DETYRË
Realizoni qarkun e komandimit dhe provoni funksionimin e saj.
9.4 PYETSOR
1) Përse shërben rëleja – çelës?
Impiante civile
126
Për të pakësuar rrezikshmërinë nga pikpamja e teknikës së sigurimit
dhe për të ulur koston e impiantit
Për të pakësuar numrin e pulsantëve të komandimit
Për të pakësuar konsumin e energjisë elektrike
Për të mundësuar komandimin e disa llampave.
2) Përse përdoret transformatori?
Që pulsantët të punojnë vetëm në tension të ulët
Që bobina e rëlesë të punojë në tension të ulët
3) Kur shtypim një pulsant kemi:
Ushqimin e bobinës së relësë
Ushqimin e transformatorit
4) Çfarë nevojitet për të krijuar një komandim nga 6 pika?
Një rële dhe 6 pulsantë komandimi
6 rële dhe një pulsant komandimi
2 rële dhe 4 pulsantë komandimi
A10 IMPIANT DRITE KOMANDUAR ME RËLE – KOMUTATORE
Objektivi: Realizoni një impiant që të mundësojë ndezjen e komutuar të dy llampave.
Njohja me funksionimin e rële – komutator.
10.1 Rëleja – komutatorë
Parimi i i punës së rëles komutator është i ngjashëm me rëlen – çelës por me ndryshimin e
vetëm që kjo llojë rëleje ka dy kontakte të cilat nuk kanë asnjë lidhje elektrike me bobinën e rëlesë.
Impiante civile
127
Veçori e kësaj llojë rëleje është se hapja dhe mbyllja e kontakteve të saj bëhet sipas një kombinimi
të caktuar të cilën e kemi parë në paragrafin e rëles. Cikli i komandimit është me katër impulse.
Nga pikëpamja e teknikës së sigurimit, për të ulur rrezikshmërin, bobina e elektromagnetit
ushqehet me tension të ulët alternativ nga një transformator ulës, kurse komandimi realizohet duke
shtypur pulsantët e zakonshëm. Sot në treg gjenden edhe rële komutator ku qarku i komandimit
fuksionon në 220V. Qëllimi i përdorimit të kësaj lloj rëleje është i ngjashëm me një komutator i cili
mundëson komandimin e dy grupe llampash të ndryshme nga një pikë. Përparësi e rëles komutator
është se përveç kësaj mundëson komandimin e dy grupe llampash të ndryshme nga disa pika të
ndryshme. Kjo sjell një komoditet në përdorimin e saj. Kuptohet që në këtë rast kostoja e impiantit
do të rritet sidomos kur numri i pikave të komandimit është i ulët. Në përgjithësi rëlet e dritës
vendosen në kutit shpërndarëse. Por sot firmat e ndryshme që prodhojnë paisje komandimi kanë
realizuar edhe rële drite modulare të cilat mund të vendosen në të njëjtin vend ku montohen edhe
pulsantët e komandimit. Kjo gjë sjell një ulje të kostos së përcjellësave të përdorur.
10.2 Skema parimore dhe përshkrimi i saj
Ashtu sikurse thamë edhe më sipër, bobina A ushqehet me tension të ulët nëpërmjet një
transformatori ulës T. Edhe në këtë rast kemi dy qarqe të ndarë: qarku i ndriçimit, që punon në
tensionin e rrjetit dhe qarkun e komandimit që funksionon në tension të ulët që vjen nga
transformatori.
Në gjendje fillestare (pa tension) rëleja i ka të dy kontaktet e hapura. Duke shtypur njërin
nga pulsantët, bobina merr ushqim duke u magnetizuar. Në këtë mënyrë mbyllet vetëm kontakti i
parë ndërsa kontakti i dytë mbetet i hapur. Kjo për shkak të kombinimit që krijon rrotulla e
dhembëzuar. Ky është impulsi i parë. Në këtë rast do të ndizet vetëm llampa L1 ndërsa L2 mbetet e
fikur.
Impiante civile
128
Kur rishtypim përsëri njërin nga pulantët, bobina e rëles komutator do të magnetizohet
përsëri duke shkaktuar përsëri rrotullimin e rrotullës së dhembëzuar. Kjo gjë do të shkaktojë hapjen
e kontaktit të parë dhe mbylljen e kontaktit të dytë.(impulsi i dytë). Në këtë rast llampa L1 do të
fiket dhe L2 do të ndizet.
Kur rishtypim përsëri njërin nga pulsantët, Bobina do të magnetizohet sërisht duke
shkaktuar në këtë mënyrë përsëri rrotullimin e rrotullës së dhëmbëzuar. Në këtë rast do të mbyllen
që të dyja kontaktet (impulsi i trete). Në këtë rast që të dyja llmpat L1 dhe L2 do të ndizen pasi do
të kemi kalim rryme nëpër të dy kontaktet e rëles.
Për të rikthyer impiantin në gjëndjen fillestare mjafton që të shtypim përsëri njërin nga
pulsantët (impulsi i katërt). Në këtë rast të dy kontaktet e rëles komutator do të hapen duke bërë që
rryma nëpër llampa të ndërpritet duke shkaktuar fikjen e tyre. Mbas kësaj impianti është gati sërisht
për punë.
Në këto tipe impiantesh këshillohet përdorimi i llampave të sinjalizimit të cilat vendosen
brënda në pulsant për të identifikuar vendëndodhjen e tyre kur është errësirë. Kjo përdoret me
shume në ambiente publike dhe civile si: spitale, shkolla etj.
11.3 Detyrë
Realizoni qarkun dhe provoni funksionimin e tij. Bëni dallimin midis rëles – çelës dhe rëlesë –
komutatorë.
11.4 Skema e montimit
Impiante civile
129
11.5 Materialet e nevojshme
L1 dhe L2 Llampa inkandeshente me portallampë
P1, P2, P3 Pulsante komandimi
A1 Rële – komutatorë FINDER 26-04
T Trasformatorë ulës 220 V / 12 V
Pllaka 1 post
11.6 PYETSOR
1) Sa herë duhet të shtypim pulsantët për të kryer një cikël të plotë?
2 herë
4 herë
2) Çdo të ndodhë nëse njëra llampë është në lidhje të shkurtër dhe gjatë këtij momenti
aktivizojmë kontaktin?
Digjet siguresa S2
digjet siguresa S1
digjet parësori i transformatorit.
3) Çdo të ndodhë nëse shtypim një pulsant dhe bobina e rëles ka këputje?
Digjet siguresa S2
Rëleja nuk do të veprojë
Rëleja punon vetëm me një kontakt
A12 Rëleja e kohës (dritë shkalle)
Objektivi: Njohja me rëlen dritë shkallë, parimi i punës si dhe instalimi i tij. Përdorimi i
rëles dritë shkallë.
Impiante civile
130
Kohëzuesi është një lloj rëleje kohe e veçantë, që përdoret në përgjithësi për komandimin e
ndriçimit të shkallave dhe sheshpushimeve të një ndërtese. Funksioni i saj është për të kryer
shuarjen automatike të llampave pas një farë kohe të përcaktuar. Gjithashtu kohëzuesi përdoret edhe
për impiantet e ndriçimit të bodrumeve, hyrjeve të zyrave dhe impianteve qëndrore të ventilimit për
kuzhinat dhe banjot.
Sipas ndërtimit mund të gjenden kohëzues me mekanizëm orë, me ampulë mërkuri, me
motor sinkron dhe elektronik. Ata klasifikohen, mbi të gjitha, nga tipi i mekanizmit që përcakton
kalimin e kohës, psh;
a) ata të tipit me mekanizëm orë shfrytëzojnë lëvizjen e një seri rrotëzash që
vihen në lëvizje nga një bilançier;
b) ata të tipit me mërkur shfrytëzojnë shpejtësinë e daljes së ajrit të mbyllur
c) nga një cilindër i zgavërt (ajër i ngjeshur nga pesha e një hekuri të butë me
formë cilindrike që zbret pasi të jetë tërhequr nga një elektromagnet)
d) ata të tipit elektronik kohët e fundit janë dhe më të përdorshmit pasi janë
modular dhe të lehtë për montim. Parimi i punës bazohet në orat prej kuarci;
Kohëzuesit dallohen dhe nga tipi i kontakteve elektrike që kanë, p.sh. të gjithë kanë kontakte
elektrike të formuara prej flete bakri (ose një rële, rasti i kohëzuesit elektronik), ndërsa rëleja e
kohës me mërkur zëvëndëson kontaktet e zakonshme me një sasi të caktuar mërkuri të mbyllur në
një ampulë qelqi.
Së fundi, ajo që i dallon kohëzuesit elektronik nga të tjerët, është se ato ndërtohen me
elemente elektronik në gjëndje të qëndrueshme, përveç lidhjes së rëles së jashtme. Veçori tjetër e
tyre është se kanë një punim të qetë. Kjo është thelbësore për funksionimin e tyre.
Më poshtë po paraqesim disa lloje rëlesh kohe të seris FINDER modulare. Theksojmë se
rëlet Finder për nga cilësia dhe besueshmeria janë ndër më të përdorshmet
Fig. 12.1 Rële finder dritë shkalle seria 14.01
Ashtu sikurse çdo lloj pajisje elektronike dhe elektrike edhe rëlet kanë parametrat e tyre
teknik të cilët përcaktojnë kushtet e punës dhe të funksionimit. Kryesisht këto të dhëna jepen në
katalogët e prodhimit ose të shoqeruar me materialin. Bashkëngjitur me të dhënat teknike të rëles
jepet edhe diagrama e kohes së veprimit e cila ndryshon për lloje të ndryshme rëlesh. Duhet të
theksojmë se secila rële ka në pjesën ballore të saj dy mikroçelësa me dy gjëndje 0 dhe 1 të cilat në
varësi të kombinimit te tyrë bëjnë që rëleja të sillët në mënyra të ndryshme.
Impiante civile
131
12.2. Ndërtimi dhe parametrat teknik te rëles dritë shkallë
Në fig 12.2 është janë paraqitur në mënyrë të detajuar të gjitha funksionet dhe pjesët kryesore të një
rëleje modulare Finder 14.01.
Fig. 12.2 Pamja e një rëleje finder 14.01
Parametrat teknik te një rëleje finder:
Rryma maksimale e kontakteve: 16/30 (100 A – 5ms)
Tensioni maksimal i punës: 230 / - 50/60 Hz
Numri i kyçjeve dhe çkyçjeve 1000 herë
Kufiri i kohës 30s – 20 min
Moduli 1
Shkalla e izolimit IP 20
Temperatura e ambientit -10…+ 50
Fuqia maksimale e llampave inkandeshente të
lidhura në to (230V) e shprehur në Ë 2000W
Fuqia maksimale e llampave halogjene të
lidhura në to (230V) e shprehur në Ë 2000W
Gjithashtu në manualet e konstrutorëve janë të paraqitur edhe detaje të tjera të rëndësishme
të cilat duhet të kihen parasysh nga instaluesi. Një parametër po aq i rëndesishëm i rëlës dritë
shkallë është edhe diagrama e kohës së tyre e cila është në funksion të pozicioneve të 2
mikroçelësave (0 dhe 1) si në fig. 12.3
Impiante civile
132
Fig. 12.3 Grafikët e kohës sipas gjëndjes së rëles së kohës
12.3 Parimi i punës dhë mënyra e lidhjes së rëles dritë shkallë
Rëleja dritë shkallë modulare e tipit FINDER 14.01 montohet në kuadër elektrik. Përparësi e
saj është se mund të funksionojë në dy mënyra:
a) si rële dritë shkallë më ndriçim të kufizuar në varësi të kohës së programuar;
b) me ndriçim të përhershëm gjatë kohës së darkës ku fluksi i personave nëpër
shkallë është i madhë;
Pozicionimi i saj bëhet duke ndryshuar pozicionin e komutatorit mekanik që gjendet në
pjesën ballore të saj. Në rastin kur rëleja është e pozicionuar në rële dritë shkallë aktivizimi i saj
bëhet nëpërmjet pulsantëve të vendosur në secili katë, të lidhur në paralel me njëri tjetrin. Veprohet
njësoj si në rëlen çelës por me ndryshimin që çaktivizimi i saj (fikja e llampave) bëhet në mënyrë
automatike pas kohës së programuar nëpërmjet mikroçelësave. Rëleja është e pajisur me dioda led
(treguese) të cilat tregojnë që rëleja është e ushqyer me tension dhe nëse është e aktivizuar ose jo.
Në këtë llojë impianti këshillohet gjithmonë që pulsantët e komandimit të pajisen me ndriçim të
brëndëshëm për të identifikuar vendëndodhjen. Për siguri krahas komandimit me rële kohe bëhet
edhe komandimi direkt për secilin katë. Në figurën 12.4 paraqitet mënyra e lidhjes së rëles
Impiante civile
133
Fig 12.4 Skema e montimit të rëles finder 14.01
A14 ÇELËSI i MUZGUT (KREPUSKOLAR)
Objektivi: Njohja me çelësin krepuskolar, parimi i punës dhe instalimin e tij.
Përdorimet e çelësit krepuskolar.
14.1 Parimi i punës së rëles krepuskolar.
Kur realizohet një ndërtesë e cila është e rrethuar nga një kopësht përreth tij, është e
nevojshme të instalohet një sistem ndriçimi për natën me qëllim ndriçimi të nevojshëm por edhe
dekorativ. Ndriçimi duhet të filloj funksionimin çdo mbrëmje kur niveli i ndriçimit të dritës natyrale
bie nën një vlerë të caktuar e cila shkon nga 10 deri 50 Lux (njesi matëse e intensitetit të dritës). Për
këtë qëllim instalohen pajisje që quhen çelësa krepuskolar e cila realizon qëllimin e mësipërm.
Impiante civile
134
Çelësat krepuskolar ndërtohen nga disa firma prodhuese dhe me karakteristika të ndryshme
në mënyrë që të përdoren sipas rasteve të caktuara. Parimi i punës së çelësave krepuskolar bazohet
në funksionimin e një fotorezistence; e cila është e vendosur në një qark përforcimi (amplifikator) të
tipit elektronik. Veçori e saj është se fotorezistenca ndryshon vlerën e rezistencës me ndryshimin e
intensitetit të dritës. Ky ndryshim konsiderohet si sinjal i hyrjes i këtij qarku elektronik që
përmëndëm më sipër duke bërë në këtë mënyrë që të komandojë një rële. Kjo rële do të shërbejë
pikërisht për komandimin e ndriçimit duke kryer të njëjtën funksion si rëleja çelës.
Si çelësa krepuskolar gjenden të disa llojeve dhe përfshihen që nga ato më të thjeshta të cilat
kanë karakteristikat e nevojshme për të hapur dhe mbyllur qarkun e ndriçimit, deri tek ato më të
sofistikuarat të cilat përveç komandimit përmbajnë një sërë rregullime dhe programime të
nevojshme.
Çelësi krepuskolar do të mbyll qarkun e ndriçimit kur niveli i dritës të ketë arritur nivelin 5-
10 Lux (muzgu) dhe do të hapet përsëri në mëngjes kur fluksi i dritës fillon të rritet mbi 10 Lux.
Tipi më i sofistikuar përmban edhe një orë elektronike e cila mundëson komandimin e dritës në
mbrëmje edhe në funksion të orëve që dëshirojmë. Kjo bëhet kryesisht për të kurësyer energjinë
elektrike në orët më pak të frekuentueshme.
Në çdo çelës krepuskolar përveç rregullatorit të ndjeshmërisë së fluksit të dritës, në të është
e vendosur edhe një rregullator kohe e cila bënë që dritat mos ndizen menjehërë por pas një farë
kohe të përcaktuar nga pozicioni i tij nga 1 deri 30 sekonda.
Në rastet kur krepuskolari vendoset në ambiente të ekspozuara shkalla e izolimit të tij është
IP 55 Në fig 14.1 është paraqitur një tip çelësi krepuskolar e seris FINDER
Cikli i aktivizimit dhe ç`aktivizimit të krepuskolarit në funksion të fluksit të dritës
14.2 Të dhënat teknike të një çelësi krepuskolar dhe ndërtimi i tij.
Ashtu sikurse thamë në paragrafet e mësipërme, edhe çelësi krepuskolar është një pajisje
modulare e cila montohet në kuadrin elektrik. Në fakt çelësat krepuskolar janë dy llojësh:
1) Krepuskolar ku pjesa fotocelul(fotorezistenca) është e ndarë nga pajisja dhe
montohet jashtë e ekspozuar nga drita;
2) Krepuskolar ku pajisja dhe fotorezistenca janë të inkorporuara (së bashku) të
dyja në një të vetme dhe si e tillë ajo montohet e gjitha jashte në një shtyllë ku në
të cilin është fiksuar një ndriçues;
Impiante civile
135
Në pjesën ballore të çelësit krepuskolar janë të vendosur dy rregullator të cilat kanë
funksionin e rregullimit të intensitetit të dritës si dhe kohën e vonesës së ndezjes se llampave. Në
fig14.2. është paraqitur një tip rëleje FINDER 11.01 modulare.
Fig. 14.1 Çelës krepuskolar e seris FINDER me sensor të inkorporuar dhe jashtë saj.
Në secilin katalog janë paraqitur në mënyrë të detajuar të gjitha të dhënat teknike dhe fizike
të një çelësi krepuskolar. Më poshtë po përmëndim të dhënat kryesore të tyre, si edhe morseterin
përkatëse të teguar në mënyrë më të detajuar në fig. 14.2. Parametrat më kryesor për tu pasur
parasysh janë rryma maksimale që përballon kontakti si edhe tensioni i ushqimit të krepuskolarit.
Jo gjithmon krepuskolari ushqehet në tensionin e rrjetit 220V. Në disa raste ai mund të ushqehet në
tension të vazhduar ose tension të ulët alternativ
Impiante civile
136
Fig. 14.2 Ndertimi i një çelësi krepuskolar per tipin 11.01 me sensor të jashtëm
- Rryma maksimale e kontaktit 16/30 (100A - 5ms)
- Tensioni maksimal i kontaktit 250/400 V
- Fuqia reaktive e kontaktit 4.000 VA
- Fuiqa maksimale për llampa inkandeshente 2.000 W
- Fuiqa maksimale për llampa fluoreshente 1.000 W
- Fuiqa maksimale për llampa halogjene 2.000 W
- Tensioni i ushqimit V AC 230 V alternativ
- Temperatura e ambientit -20…+ 50
- Shkalla e izolimit IP20 / IP54
Duhet të kemi parasysh që përpara vënies në punë të krepuskolarit të bëhen kolaudimet e
nevojshme duke rregulluar ndjeshmërin e fluksit të dritës si edhe kohën e vënies në punë të
ndriçimit nëpërmjet rregullatorëve përkatës.
14.3 Skema parimore e çelësit krepuskolar me sensor të jashtëm.
Sikurse shikohet edhe nga skema çelësi krepuskolar nuk ka nevojë për pajisje komandimi si
pulsant, çelës ose devioator. Në rast se fuqia që do të komandohet është më e madhe se fuqia që
përballon kontakti i krepuskolarit atëherë kontakti i tij do të komandojë një rële pilot (kontaktor
njëfazor ose tre fazor) me një fuqi më të madhe. Ky rast është shumë i përdorshëm pasi shpesh herë
fuqia e ndriçuesve që përdoren për ndriçim natën është më e madhe se fuqia nominale e kontaktit të
krepuskolarit.
Përveç tipit të krepuskolarit me sensor të jashtëm ekzistojnë edhe çelësa krepuskolar me
sensor të inkorporuar të cilët montohen direkt në shtyllën e ndriçuesit që do të komandojmë.
Impiante civile
137
Skema elektrike e saj ndryshon nga skema e lidhjes së tipit të lartëpërmëndur pasi elementi
sensor është i inkorporuar brënda saj. Veçori kryesor e saj është se shkalla e izolimit është e lartë
(IP55) dhe mbulesa e saj është e izoluar hermetikisht për të evituar depërtimin e ujit brënda saj.
Ashtu sikurse shihet edhe në Fig e mësipërme fig. 14.1 pajisja është e përbërë nga një qark
elektronik i cili është i mbështjellë nga një kupolë plastike ose porçelan me ngjyrë të tillë që të
mundësoj depërtimin e fluksit të dritës natyrale. Në pjesën e poshtme të saj përfundojnë dy dalje me
rekorderi të cilat shërbejnë për të bërë lidhjet elektrike midis linjës së ushqimit dhe ndriçuesave që
do të komandohen. Bashkimi midis kupolës dhe bazamentit bëhet nëpërmjet një guajno
hidroizoluese
14.4 Skema parimore e çelësit krepuskolar me sensor të inkorporuar.
Fig 14.4 Skema e lidhjes së çelësit krepuskolar FINDER 10.32 me sensor të inkorporuar
Sikurse shihet nga skema e lidhjes në morsetat me simbolin alternativ bëhet lidhja me
ushqimin 220V (L, N) ndërsa në morsetat me simbolin e llampës bëhet lidhja e grupit të llampave
që do të komandohen. Nga figura duket qartë që krepuskolari (kontaktet e rëles pilot brënda saj)
komandon si fazën edhe nulin në llampë për të rritur sigurin e impiantit.
Kolaudimi i krepuskolarit bëhet në fillim duke hequr kapakun mbulues dhe nëpërmjet një
kaçavide rregjistroj me trimerat përkatës sipas instruksioneve.
Parametrat teknik të saj janë të ngjashëm me çelësin krepuskolar 11.01 por me të vetmin
ndryshim që kontakti i komandimit ka një rrymë maksimale më të vogël se 11.01 (16A).
Për të dy llojët e krepuskolarit fluksi i dritës artificiale nuk ndikon në sensorin e muzgut, dhe
për këtë arësye nuk përbën asnjë problem lidhja e krepuskolarit pranë një burimi drite artificiale siç
mund të jetë ndriçuesi.
Impiante civile
138
A15 ORA E PROGRAMUAR.
Objektivi: Të njihemi me orën e programuar, llojet e tij. Përdorimi i orëve
të programuara në impiantet e ndriçimit dhe të prizave të ushqimit
15.1 Parimi i punës dhe ndertimi i orës së programuar
Ora e programuar ose çelësi orar është një pajisje që përdoret për komandimin automatik të
impianteve elektrike të ndriçimit publik, të kateve të shkallëve, të reklamave dhe të vitrinave;
përdoret gjerësisht në impiantet e ngrohjes për komutimin e temperaturës së brëndëshme në interval
kohe të programuar. Në përgjithësi, ora e programuar gjen një përdorim të gjërë në të gjitha aspektet
në të cilat komandimet operative ose funksionale të pajisjeve duhet të jenë të programuar gjatë ditës
dhe javës në funksion të kohës.
Ashtu sikurse çdo pajisje tjetër edhe çelësi orar është një pajisje e cila klasifikohet në
dy tipe kryesore:
1) Çelës orar analog ku mekanizmi i orës është realizuar mekanikisht nëpërmjet
një bilançieri të vendosur brënda saj. Gjatë rrotullimit që bënë, bilançieri falë
karakteristikës së saj mekanike kryen lëvizjen e saj duke shkaktuar në këtë
mënyrë lëvizjen përpara ose mbrapa të disa kunjave. Programimi i çelësit orar
Impiante civile
139
analog bëhet nëpërmjet zhvendosjes mekanike paraprake të kunjave që janë të
vendosur përreth bilançierit. Këto kunja janë të vendosur në mënyrë të rregullt
duke plotësuar në këtë mënyrë shkallën orare të një ore. Secila nga këto kunja
ka dy pozicione të aktivizuar dhe jo të aktivizuar. Janë pikërisht këto kunja të
cilat vënë ne lëvizje një kontakt mekanik që ndodhet brënda saj. Ky kontakt i
cili nuk ka asnjë lidhje elektrike me ushqimin e çelësit orar komadon qarkun që
dëshirojme.
2) Çelësi orar dixhital (shifror) janë çelësa të një teknollogjie më të zhvilluar.
Në këtë rast çelësi orar është i pajisur nga një orë elektronike prej kuarci e cila
siç e dimë është e një saktësie shumë të madhe. Sipas programimit që i bëhet
kësaj pajisjeje në orë të caktuar qarku elektronik i ndodhur brënda saj
komandon një rële pilot e cila nga ana e saj komandon një kontakt elektrik në
formën e një deviatori. Ky kontakt do të shërbejë për komandimin e një llampe
prize ose pajisjeje tjetër. Përparësi e çëlësit orar dixhital është se mund të bëjmë
programime jo vetëm në funksion të orës por edhe në funksion të ditëve.
Brënda pajisja është e pajisur edhe me një bateri litium e cila shërben për të
memorizuar programimin në mungesë të energjisë elektrike.
Në fig 15.1 janë paraqitur çelësa ora të tipit analog dhe dixhital modular të përshtatshëm
për montim në shina omega (shina të vendosura në kuadrot elektrik)
Fig 15.1 çelës orar a- analog b- dixhital
Mekanizmi i orës mund të jetë i tipit pa rezervë ngarkese ose i tipit me rezervë ngarkese.
Rezerva e ngarkesës duron kryesisht 50- 70 orë për tipin analog dhe 150-250 orë për tipin dixhital.
Sikurse e përmëndëm edhe më sipër kjo ngarkesë (memorie) shërben për të ruajtur
programimin edhe në mungëse të energjisë elektrike. Arësye tjetër është se në mungesë të energjise
elektrike ora do të mbetej dhe në këtë mënyrë sa herë të mbetet mbrapa aq herë duhet të ndërhyjmë
në programin e saj. Sikurse çelësat orar analog dhe ato dixhital janë të pajisjur me nje komutator me
tre pozicione:
Pozicioni orë: Pajisja sillet si një çelës orar i cili komandon kontatet e saj në
funksion të programimit që i kemi bërë pajisjes.
Pozicioni 1: Pajisja e mban të aktivizuar kontaktin e saj pavarësisht nga ora dhe
programimi që i është bërë. Ky pozicion përdoret në ato raste kur
pajisja që komandohet duhet të jetë e ushqyer me tension për arësye të
emergjences ose sipas kërkesës.
Impiante civile
140
Pozicioni 0: Pajisja e mban të ç`aktivizuar kontaktin e saj pavarësisht nga ora dhe
programimi që i është bërë. Ky pozicion përdoret në ato raste kur
pajisja që komandohet nuk duhet të jetë e ushqyer me tension për
arësye të emergjences ose sipas kërkesës.
15.2 Parametrat teknik të çelësit orar analog dhe dixhital
Ashtu sikurse çdo pajisje tjetër edhe çelësi orar ka karakteristikat dhe parametrat teknik të
saj të cilat paraqiten në instruksionet përkatëse si më poshtë:
Parametrat teknik të çelësit orar Analog Dixhital
Numri i kontakteve 1 CO 1CO
Rryma maksimale e kontaktit në A 16 16/30
Tensioni maksimal i USHQIMIT V AC 250 250
Fuqia reaktive e kontaktit në VA 4.000 4.000
Fuqia maksimale për llampa inkandeshente në Ë 2.000 2000
Fuqia maksimale për llampa fluoreshente në Ë 750 420
Fuqia maksimale për llampa halogjene në Ë 2.000 2.000
Mënyra e programimit Ditor Ditor+javor
Programe komandimi 48 30
Intervali minimum në minuta 30 1
Temperatura e ambientit të punës -5…+55 -5…+55
Shkalla e izolimit IP20 IP20
Koha e kujtesës në mungesë të energjisë 70 orë 6 ditë
15.3 Skema parimore e lidhjes elektrike të çelësit orar analog dhe dixhital
Impiante civile
141
Fig. 15.2 Skema e lidhjes së çelësit orar për tipi analog dhe dixhital
Siç shikohet në fig. 15.2 edhe kjo pajisje nuk ka nevojë për pajisje komandimi si çelës
deviator ose pulsant. Ushqimi i pajisjes bëhet direkt në morsetat me simbolin e një elektromotori.me
linjën e ushqimit 220V. Duke qënë se kontakti deviator i pajisjes nuk ka lidhje elektrik me linjën e
ushqimit atëherë për të ushqyer kontaktin nevojitet një urë elektrike midis fazës së elektromotorit
dhe hyrjes së kontaktit deviator. N.q.s ngarkesa që do të komandohet më të është më e madhe se
rryma maksimale e kontaktit atëherë nevojitet të përdoret një rële pilot me rrymë maksimale në
kontaktet e tij më të madhe.
Shpesh herë çelësat orë përdoren për të komanduar edhe ndonjë prisë 16A e cila shërbën për
të ushqyer një skaldabanjë ose pajisje tjetër. Në këtë rast çelësat orë janë të inkorporuar sëbashu me
një prizë 16A. Në fig 15.3 tregohet një orë e programuar së bashku me një prizë 16 A.
Fig. 15.3 Çelës orar me prizë të inkorporuar brënda saj për prizë shuko ose normale
SERIA Legrand (Malveno)
Përparësi e këtij lloji çelësi është se janë më ekonomike, dhe të japin mundësi përdorimi në
vënde të ndryshme pa qënë nevoja për një instalim elektrik paraprak. Duhet të kemi parasysh që
edhe spina edhe priza është e të njëjtit lloj. N.q.s spina është shuko atëherë edhe priza do të jetë
shuko, n.q.s spina është normale 2P+T atehërë edhe priza do të jetë e njëjtë me të.
Impiante civile
142
15.4 P Y E T S O R
1) Rëleja dritë shkallë komandohet nga:
pulsant të lidhur në paralel
çelësa të lidhur në paralel
deviator dhe invertitor të lidhur së bashku
2) Cilat nga shprehjet e mëposhtme është e saktë?
Rëleja çelës fiket automatikisht ndërsa rëleja e kohës pas aktivizimit të
pulsantit
Rëleja çelës mbetet e ndezur për aq kohë sa nuk veprohet në pulsant
ndërsa rëleja e kohës fiket automatikisht
Rëleja çelës fiket sa herë që komandohet nga pulsanti ndërsa rëleja e
kohës
mbetet e ndezur gjithmon
3) Fotoelementi i një çelësi krepuskolar është i përbërë nga një:
Fotodiodë
Fototranzistor
Fotorezistencë
4) Në sa Lux vepron sensori i një çelësi krepuskolar
150 – 200 LUX
5 – 10 LUX
200 – 300 LUX
5) Që një çelës orë të funksionojë si kotakt i kohëzuar në cilin pozicion duhet të
vendosim komutatorin e tij:
Pozicioni
Pozicioni 1
Pozicioni 0
Impiante civile
143
B1 KLASIFIKIMI I SINJALIZIMEVE DHE LLOJET E TIJ ............................................1
H Y R J E..................................................................................................................................................................1
B2 ZILJA DHE PËRIMI I PUNËS SË SAJ ........................................................................2
B3 IMPIANT SINJALIZIMI ME KARTEL ME NDRIÇIM..............................................5
B4 IMPIANT ZILESH ME KOMANDIM NGA DERA....................................................9
DHE PORTA E JASHTME.....................................................................................................9
B5 IMPIANT SINJALIZIMI ME THIRRJE DHE HAPJE PORTE.................................12
B6 RËLET ME DY GJËNDJE TË QËNDRUESHME.....................................................16
B7 IMPIANT PËR KËRKES TAKIMI.............................................................................18
B8 IMPIANT SINJALIZIMI PËRTHIRRJE SHËRBYESI..............................................22
B9 IMPIANT SINJALIZIMI PËR THIRRJE SHËRBYESI.............................................25
(Varianti i impiantit të pëparshëm B8) ..................................................................................25
B10 IMPIANT SINJALIZMI PËRTHIRRJE INFERMIERE.............................................29
B1 KLASIFIKIMI I SINJALIZIMEVE DHE LLOJET E TIJ
Objektivi: Të njihemi me impiantet e sinjalizimit si dhe përdorimet e tyre sot në
instalimet elektrike. Të njohim gjthashtu klasifikimi i tyre sipas përdorimit
H Y R J E
Impiantet e sinjalizimit realizohen me qëllimin që të trasmetojë në distancë personave të
tjerë, sinjale akustik ose luminoz, të cilat interpretohen sipas një kodi të caktuar, të cilët mund të
sinjalizojnë një thirrje, alarm ose një tjetër mënyrë funksionimi etj.
Impiantet e sinjalizimit klasifikohen sipas përdorimit por edhe funksionit që ato kryejnë.
Zhvillimi i teknollogjisë ka bërë që edhe impiantet e sinjalizimit të pësojnë një ndryshim të madh në
karakteristika por edhe në instalim. Secila firmë prodhuese ideon sipas mënyrës së saj dhe për këtë
arësye sinjaizimet janë të ndryshme. Parimi i punës së tyre mbetet i njëjtë. Le të përmëndim disa
lloje impianti sinjalizimi që përdoren sot gjerësisht:
Impiant sinjalizimi akustik është impianti më i thjeshtë për instalim. Ai është i përbërë
nga pajisje të cilët gjatë komandimit të tyre trasmetojnë tinguj. E tillë është zilja. Këto
impiante përdoren kryesisht për apartamente, zyra ose dyqane, vënde te cilat nuk kanë
rëndësi për identifikimin e thirrjeve.
Impiant sinjalizimi luminoz(me dritë) është impiant i ndërtuar kryesisht vetëm nga disa
llampa sinjalizimi të cilat përfaqësojnë drejtime ose simbole të ndryshme. Këto impiante
kërkojnë një përgatitje më të plotë. Kryesisht përdoren në impiantet e sinjaizimit për
dyqane, zyra, klinika të vogla etj. Përparësi nga tipi akustik është se në një farë mënyre
mund të identifikohet thirrja se kush ka sinjalizuar.
Impiant sinjalizimi akustik – luminoz është një impiant më i plotë dhe është i përbërë
nga impiant sinjalizimi me zile e përzier me impiant sinjalizimi me llampa. Theksojmë se
llampat e përdorura nuk janë llampa ndriçimi (220V) por llampa sinjalizimi (24V).
Përparësi i ketij impianti është se sinjalzimi është më i plotë. Ky llojë impianti përodret
kryesisht nëpër ambiente civile si klinika-spitale, shkolla etj.
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz
bazz

More Related Content

What's hot

Permisimi i koeficientit te fuqise [compatibility mode]
Permisimi i koeficientit te fuqise [compatibility mode]Permisimi i koeficientit te fuqise [compatibility mode]
Permisimi i koeficientit te fuqise [compatibility mode]
Altin Dorri
 
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticitetiElasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
Menaxherat
 
Udhezues per-ndertim
Udhezues per-ndertimUdhezues per-ndertim
Udhezues per-ndertim
Ferit Fazliu
 

What's hot (20)

Ligji omit per nje pjese te qarkut
Ligji omit per nje pjese te qarkutLigji omit per nje pjese te qarkut
Ligji omit per nje pjese te qarkut
 
Nenstacioni Sharre (220/110/35 KV) -Praktika
Nenstacioni Sharre (220/110/35 KV)  -PraktikaNenstacioni Sharre (220/110/35 KV)  -Praktika
Nenstacioni Sharre (220/110/35 KV) -Praktika
 
Permisimi i koeficientit te fuqise [compatibility mode]
Permisimi i koeficientit te fuqise [compatibility mode]Permisimi i koeficientit te fuqise [compatibility mode]
Permisimi i koeficientit te fuqise [compatibility mode]
 
Siguresat ix6
 Siguresat ix6 Siguresat ix6
Siguresat ix6
 
Intenziteti i fushes elektrike
Intenziteti i fushes elektrikeIntenziteti i fushes elektrike
Intenziteti i fushes elektrike
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, Fier
 
Projekt kursi shperndarje dhe perdorimi i energjise elektrike
Projekt kursi shperndarje dhe perdorimi i energjise elektrikeProjekt kursi shperndarje dhe perdorimi i energjise elektrike
Projekt kursi shperndarje dhe perdorimi i energjise elektrike
 
APARATET MATES ELETRIKE DHE PERDORIMI I TYRE.....Pune laboratori ne fizike.
APARATET MATES ELETRIKE DHE PERDORIMI I TYRE.....Pune laboratori ne fizike.APARATET MATES ELETRIKE DHE PERDORIMI I TYRE.....Pune laboratori ne fizike.
APARATET MATES ELETRIKE DHE PERDORIMI I TYRE.....Pune laboratori ne fizike.
 
TRANSMETIMI I NXEHTËSISË
TRANSMETIMI I NXEHTËSISËTRANSMETIMI I NXEHTËSISË
TRANSMETIMI I NXEHTËSISË
 
FINAL-KB - Instalues i Ngrohjes Klimatizimit dhe Ujesjellesit-Korrik '20[4973...
FINAL-KB - Instalues i Ngrohjes Klimatizimit dhe Ujesjellesit-Korrik '20[4973...FINAL-KB - Instalues i Ngrohjes Klimatizimit dhe Ujesjellesit-Korrik '20[4973...
FINAL-KB - Instalues i Ngrohjes Klimatizimit dhe Ujesjellesit-Korrik '20[4973...
 
Qarqet trefazore
Qarqet trefazoreQarqet trefazore
Qarqet trefazore
 
Papunesia
PapunesiaPapunesia
Papunesia
 
Proceset adiabatike dhe izohorike
 Proceset adiabatike dhe izohorike Proceset adiabatike dhe izohorike
Proceset adiabatike dhe izohorike
 
Plan biznesi
Plan biznesiPlan biznesi
Plan biznesi
 
Detyre kursi ne Elektroteknik
Detyre kursi ne ElektroteknikDetyre kursi ne Elektroteknik
Detyre kursi ne Elektroteknik
 
FIZIKA TEKNIKE
FIZIKA TEKNIKE FIZIKA TEKNIKE
FIZIKA TEKNIKE
 
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticitetiElasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
 
Bilanci
BilanciBilanci
Bilanci
 
INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE
INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVEINSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE
INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE
 
Udhezues per-ndertim
Udhezues per-ndertimUdhezues per-ndertim
Udhezues per-ndertim
 

Viewers also liked

Globalizimi 1
Globalizimi 1Globalizimi 1
Globalizimi 1
ha 15753
 
NDIKIMET E PROFESIONIT NE ORGANIZIMIN E JETES SE PERDITSHME
NDIKIMET E PROFESIONIT NE ORGANIZIMIN E JETES SE PERDITSHMENDIKIMET E PROFESIONIT NE ORGANIZIMIN E JETES SE PERDITSHME
NDIKIMET E PROFESIONIT NE ORGANIZIMIN E JETES SE PERDITSHME
proudtobealbanian1
 
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjjeVendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Valmir Nuredini
 
Shëndeti dhe stresi në punë
Shëndeti dhe stresi në punëShëndeti dhe stresi në punë
Shëndeti dhe stresi në punë
Anida Ago
 

Viewers also liked (19)

Globalizimi 1
Globalizimi 1Globalizimi 1
Globalizimi 1
 
Icip workshop defining & assesing bis_os
Icip workshop  defining & assesing bis_osIcip workshop  defining & assesing bis_os
Icip workshop defining & assesing bis_os
 
Etika e biznesit punim
Etika e biznesit punimEtika e biznesit punim
Etika e biznesit punim
 
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashiGlobalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
 
Une dhe profesioni im
Une dhe profesioni imUne dhe profesioni im
Une dhe profesioni im
 
Biznesi i vogël dhe i mesëm
Biznesi i vogël dhe i mesëmBiznesi i vogël dhe i mesëm
Biznesi i vogël dhe i mesëm
 
Kompanitë e sigurimeve.pptx 1
Kompanitë e sigurimeve.pptx 1Kompanitë e sigurimeve.pptx 1
Kompanitë e sigurimeve.pptx 1
 
Problemet e menaxhimit dhe te rritjes se bizneseve - Nehar islami dhe Dafina ...
Problemet e menaxhimit dhe te rritjes se bizneseve - Nehar islami dhe Dafina ...Problemet e menaxhimit dhe te rritjes se bizneseve - Nehar islami dhe Dafina ...
Problemet e menaxhimit dhe te rritjes se bizneseve - Nehar islami dhe Dafina ...
 
Variablat qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik
Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etikVariablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik
Variablat qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik
 
NDIKIMET E PROFESIONIT NE ORGANIZIMIN E JETES SE PERDITSHME
NDIKIMET E PROFESIONIT NE ORGANIZIMIN E JETES SE PERDITSHMENDIKIMET E PROFESIONIT NE ORGANIZIMIN E JETES SE PERDITSHME
NDIKIMET E PROFESIONIT NE ORGANIZIMIN E JETES SE PERDITSHME
 
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjjeVendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
 
Globalizimi
GlobalizimiGlobalizimi
Globalizimi
 
Integrime ekonomike evropiane seminar
Integrime ekonomike evropiane seminarIntegrime ekonomike evropiane seminar
Integrime ekonomike evropiane seminar
 
Shëndeti dhe stresi në punë
Shëndeti dhe stresi në punëShëndeti dhe stresi në punë
Shëndeti dhe stresi në punë
 
Projekt karrier
Projekt karrierProjekt karrier
Projekt karrier
 
Globalizimi
GlobalizimiGlobalizimi
Globalizimi
 
Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 
Pinot: Realtime Distributed OLAP datastore
Pinot: Realtime Distributed OLAP datastorePinot: Realtime Distributed OLAP datastore
Pinot: Realtime Distributed OLAP datastore
 

bazz

  • 1. Impiante civile 1 H Y R J E 1 1.1 Ç`janë normat I.E.C 1 1.2 Përgjithsime mbi impiantet elektrike 1 1.3 – Impianti i transformimit 2 1.4 Impianti i shpërndarjes në tension të ulët TU 3 1.5 Impiant ndriçimi publik 4 1.6 Impiant elektrik i realizuar me tuba jashtë murit 4 1.7 Impiant elektrik i realizuar me tuba brënda murit 4 1.8 Impiant elektrik i realizuar me kanalin kalimtare me mbajtës kabllosh elektrik 5 1.9 Impiante elektrike kundrër shpërthimeve dhe zjarreve 6 MJETET E PUNËS TË NEVOJSHME PËR NJË INSTALUES ELEKTRIK 7 SHENJAT DHE SIMBOLET GRAFIKE I.E.C. 9 H Y R J E 1.1 Ç`janë normat I.E.C Nga vetë gërmat përbërëse të saj I.E.C do të thotë International Electrotechnic Comunity. Ky është një institut i cili merret me standartizimet dhe normat e sigurimit teknik të një impianti dhe personi. Këto norma janë të detyrueshme në zbatimin e një impianti elektrik. Në fund të realizimit të impiantit nevojitet kolaudimi i tij i cili bëhet nga persona të deleguar duke kontrolluar standartizimin e impiantit. Këto norma çdo vitë pësojnë ndryshime në përmirësim në mënyrë që të rritet në maksimum siguria dhe mbrojtia e impiantit elektrik. Një instalues duhet që të njohë mirë normat I.E.C dhe t`i zbatojë ato në reptësin më të madhe. Vetëm në këtë mënyrë do të sigurohet impianti, pajisjet dhe personi që përdor ato. 1.2 Përgjithsime mbi impiantet elektrike Të gjitha impiantet elektrike të përmëndura në këtë libër, për të siguruar një mbrojtje ndaj personave dhe të mirave materiale, duhet t`i nënshtrohen disa rregullave të rëndësishme; Këto rregulla ndahen në dy sektor: legjislativ dhe normativat IMPIANTI ELEKTRIK është një bashkësi pajisjesh, materialesh, struktura, në mënyrë që të mundësoj funksionimin e pajisjeve mekanike, aparatura, pajisje elektroshtëpiake, sistemet elektrike, etj. Impianti elektrik është ndërmjetësi midis ardhjes së energjisë elektrike dhe përdoruesit (makina ose pajisje të ndryshme)
  • 2. Impiante civile 2 IMPIANTI ELEKTRIK duhet të përmbajë të gjitha sistemet e mbrojties së mundëshme dhe parandalimin e defekteve të mundëshme që mund të shkaktohen. Defektet që mund të shkaktohen duhet të reduktohen në kufijtë më minimal të mundur duke e ngushtuar në maksimum mbrojtien e saj në një pjesë të caktuar të impiantit. Kjo gjë realizohet duke përdorur sisteme mbrojtëse të një shkallë më të lartë. IMPANTI ELEKTRIK duhet të jetë i dimensionuar në pjesë sa më të vogla të veçanta, duke i kordinuar në mënyrën më racionale ndërhyrjet e pajisjeve mbrojtëse. IMPIANTI ELEKTRIK duhet të jetë i realizaur duke ndjekur në mënyrë të rreptë normat I.E.C. Normat I.E.C thojnë që një impiant elektrik duhet të jetë realizuar sipas rregullave të arta për të qënë konform këtyre normale. Nëpër IMPIANTET ELEKTRIKE duhet të përdoren materiale, pajisje, përdoruesa dhe aksesor të ndryshëm të një cilësie të lartë. Cilësia e një impianti ose pajisje të përdorur duhet të jetë i njohur dhe kontrolluar nga I.M.Q. (Istituto del Marchio di Qualita,). Materialet që përmbajnë simbolin e I.M.Q janë materiale të kontrolluara sipas normave I.E.C. Garancit e ofruara nga I.M.Q. vijnë nga një kontroll i rreptë dhe rastësor që kryhet nëpër fabrikat e prodhimit pa u njoftuar duke u testuar materiali në të gjitha parametrat teknik të tij. IMPIANTET ELEKTRIK klasifikohen në varësi të përdorimit të tij, të ambientit ku do të përdoret etj. Impiantet elektrike mund të jenë: IMPIANTET E TRANSFORMIMIT (kabina elektrike) IMPIANTET E SHPËRNDARJES (për përdorim industrial ose shtëpiak) IMPIANTET TË NDRIÇIMIT PUBLIK DHE PRIVAT Pikërisht në bazë të këtyre klasifikimeve realizohen edhe impiantet elektrike të cilat mund të jenë: në tuba, kanalinë, brënda mureve, të mbrojura, kundrazjarrit etj gjithmon duke respektuar normat I.E.C për secilën kategori të impiantit. 1.3 – Impianti i transformimit Shëmbuj tipik janë pikërisht kabibat elektrike të transformimit. Këto impiante realizohen ku nevoja për energji elektrike është e madhe, dhe për këtë arësye ajo shpërndahet në tension te mesëm 6/10/20 kV. Me këto vlera të tensionit është më ekonomike transporti i energjisë elektrike edhe pse duhet të kemi vëmëndje të madhe në sistemin e izolimit. Impianti i transformimit në të vërtet shndëron tensionin e mësëm në tension të ulët dhe është i përbërë si në fig.1.1 Shpërndarja në TU
  • 3. Impiante civile 3 Fig. 1.1Shëmbull i një kabine transformimi nga tension i mesëm në TU Një kabine transformuese është e ndërtuar nga një seksionator nën ngarkesë, nga një çelës automatik dhe nga një grup siguresash me aftësi të lartë vepruese për ndërprerje, nga transformatori ulës i cili është i lidhur në YLL/TREKËNDËSH 10/04 kV + N, nga një mbrojtës automatik për tension të ulët, dhe më pas tij lidhet ngarkesa (konsumatori). 1.4 Impianti i shpërndarjes në tension të ulët TU Këto impiante shpërndajnë energjinë në përdoruesa të ndryshëm ose konsumator që ushqehen në tension të ulët. Ato janë të realizuar sipas skemës bllok të fig 1.2 dhe në veçanti nga, nga një çelës automat të instaluar në fillim të impiantit; nga një automat diferencial magneto- termik të instaluar në vëndin ku është lidhur konsumatori, dhe nga automatët e ndryshëm magneto-termik të instaluar në secilin degë të impiantit sipas ngarkesës së tyre. Sipas rrezikshmërisë ato mund të jenë edhe automat diferencial. Për parimin e punës së këtyre mbrojtësave do të studiohet në mënyrë më të detajuar në kapitullin e mbrojtësave. Fig. 1.2 Impiant shpërndarje të tensionit të ulët
  • 4. Impiante civile 4 1.5 Impiant ndriçimi publik Këto impiante realizohen për ndriçimin e rrugëve urbane dhe ndërurbane në mënyrë të veçantë aty ku ndodhen edhe kryqëzime. Impiantet e ndriçimit publik përbëhen nga një kuadër elektrik i cili përmban një çelës automat; një programator e cila jep munësin e komandimit të ndriçimit në mënyrë parciale dhe kohë të ndryshme. Dalja e këtij programatori do të komandojë bobinën e një rëleje kontaktor fuqie (do të shihen në mesimin e rëleve të dritës) e cila e ndanë grupin e dritave në grupe të ndryshme. Realizimi i ushqimit nga një shtyllë në tjetër realizohet në disa mënyra sipas kushteve të caktuara psh. mund të realizohet me linjë ajrore të tërhequr nga një fije zinngu (tirand). Në këtë rast kablli i ushqimit duhet të ketë disa karakteristika të veçanta teknike pasi është i ekspozuar në ambient; ose me linjë të nëndheshme të futur në tubacione përkatëse. Një shëmbull tipk i një impianti ndriçimi publik është ajo e paraqitur në fig 1.3 Fig. 1.3 Shëmbull tipik i ndriçimit public 1.6 Impiant elektrik i realizuar me tuba jashtë murit Këto llojë impiantesh realizohen kryesisht duke i fiksuar të gjitha linjat dhe pajisjet elektrike të ushqimit dhe të komandimit në mënyrë të dukshme. Këto impiante instalohen kryesisht nëpër kapanone industriale, ofiçina, palestra etj. 1.7 Impiant elektrik i realizuar me tuba brënda murit Këto impiante realizohen ku për probleme të estetikës nuk mund të realizohet asnjë nga impiaantet e përmëndura më lartë; në mënyrë të veçantë ndërtesa banimi cilvile, në zyra, në shkolla, spitale dyqane etj. Këto impiante elektrike realizohen duke futur brënda në mur tuba për përcjellësa elektrik (sipas një seksioni të përshtatshëm në varësi të numrit të përcjellësave që do të futen). Për të realizuar një impiant brënda në mur, nevojitet që tubacionet të
  • 5. Impiante civile 5 shtrohen në mënyrë të tillë që të krijohet mundësia e heqjeve ose futjes së përcjellësave në mënyrë të lehtë pa pësuar dëmtime në të. Në këto tipe impiantesh elektrik, ashtu si edhe në ato të përmëndura më sipër nevojitet që të përdoren materiale të garantuara teknikisht nga IMQ. 1.8 Impiant elektrik i realizuar me kanalin kalimtare me mbajtës kabllosh elektrik Këto impiante realizohen në ndërtesa industriale, në ofiçina të mëdha, në laboratore etj. Këto tipe impiantesh realizohen në këtë mënyrë pasi kabllot e përdorura për ushqimin e makinerive janë të një seksioni shumë të madh dhe nëpër të kalojnë rryma të mëdha industriale. Realizimi në këtë mënyrë i këtyre impianteve krijonë mundësinë e kontrollimit gjithmon të impiantit elektrike si edhe shtimin dhe modifikimin në mënyrë më të lehtë në një periudhë më të vonshme. Një shëmbull tipik i këtyre impianteve elektrike të realizuar me sistem kanalin kalimtare ose kanalinë të tjera është i treguar në fig. 1.4. Edhe në këto impiante këshillohet të përdoret një material i kontrolluar nga IMQ dhe të realizohet sipas normave të veçanta IEC për këtë karakteristikë impianti. Fig. 1.4 Shëmbull tipik i impiantit realizuar me kanalin kalimtare
  • 6. Impiante civile 6 1.9 Impiante elektrike kundrër shpërthimeve dhe zjarreve Në disa ambiente është e nevojshme instalimi i një impianti i cili duhet të jetë plotësisht i ndarë nga jashtë. Ky lloj impianti i realizuar në këtë mënyrë mbron përcjellësit elektrik nga një zjarr ose shpërthim i mundshëm. Për këtë arsye impianti duhet të realizohet më përcjellësa kundërzjarrit (antifiam) dhe duhet të përdoren rekorderi në mënyrë që në rast të një zjarri, nëpër linja dhe pajisje të mos kemi vështirsim dhe rritje të rrezikshmërise së tij. Nëpër tipet e impianteve antideflagrante (kundër shpërthimeve dhe zjarrit) instalohen pajisje të ndërtuar me të njëjtën kriter siç përmëndëm më sipër. Një pajisje e ndërtuar për këto kushte pune (AD) njihet nga mënyra se si është e ndërtuar dhe e rrethuar nga një shtresë kallaji. Këto tipe impiantesh gjejnë përdorim të madh në të gjitha ato vënde ku kryhen punime me shkëndija zjarri ose me shpërthime. Këshillohet që të përdoret në mënyrë të rreptë normat I.E.C që i përkasin impianteve (AD) si edhe të gjitha ato norma të tjera që janë të parashikuara nga autoritetet vendore. Në fig1.5 janë paraqitur disa pajisje dhe rekorderi të ndërtuara sipas (AD). Fig. 1.5 Rekorderi dhe pajisje antideflagrante (AD)
  • 7. Impiante civile 7 MJETET E PUNËS TË NEVOJSHME PËR NJË INSTALUES ELEKTRIK
  • 9. Impiante civile 9 SHENJAT DHE SIMBOLET GRAFIKE I.E.C. Shenjat grafike kanë rëndësi të veçantë në paraqitjen skematike të impianteve elektrike. Ato tregojnë pajisje të caktuara, pjesë pajisjesh, ose plotësojnë specifikimin e aparaturave që duken të ngjashme por që kanë karakteristika dhe funksione të ndryshme. Edhe në këtë fushë ekzistojnë një seri normash, të nxjerra nga IEC, që kanë për qëllim klasifikimin e skemave ose diagramave të ndryshme që përfaqësojnë impiantin elektrik. Përpara se të bëjmë një përmbledhje të shenjave grafike të pajisjeve komanduese dhe të ushqimit që shërbejnë për realizimin e impianteve civil është e nevojshme tju japim një përkufizim të përmbledhur e të thjeshtë të skemave që do të studiojmë. SKEMA FUNKSIONALE paraqet në mënyrë të thjeshtë veçorin e funksionimit të pajisjes që përbën impiantin . Kjo skemë paraqet në mënyrë të detajuar mënyrën e lidhjes së pajisjeve komanduese duke pasur parasysh morsetat e tyre. Kjo skemë përdoret më shumë për instaluesit për të kuptuar më mirë mënyrën e funksionimit të impiantit. Sipas skemës funksionale linjat e ushqimit L dhe N paraqiten horizontalisht të barazlarguar 10 – 12 cm ndërsa vertikalisht paraqiten qaret e ndryshme të komandimit. Duhet të theksojmë se një pjesë e mirë e pajisjeve komanduese ndryshojnë simbologjinë në këtë skemë. SKEMA E MONTIMIT paraqet aparaturat dhe pajisjet në formën e tyre të plotë të pozicionimit dhe instalimit. Në këtë skemë, përveç aparaturave apo pajisjeve elektrike, paraqiten edhe kutijat e shpërndarjes dhe degëzime që ndihmojnë në realizimin e një impianti. Në skemën e montimit linjat e ushqimit paraqiten të barazlarguar me njëra tjetrën dhe të shoqeruara gjithmon bashkë. Qëllimi i kësaj skeme është që instaluesi të krijoj një ide të qartë përmënyrën e lidhjes së pajisjes pa pasur parasysh mënyrën e funksionimit të tij. Në këtë skemë instaluesi është në gjëndje të bëjë një llogari të përafërt të materialeve që mund te ketë nevojë. SKEMA TOPOGRAFIKE ose e quajtur ndryshe arqitektonike paraqet pajisjet elektrike dhe ato jo elektrike në vëndin real ku do të montohen dhe instalohen ato. Kjo skemë është ndryshe një model i skemës së montimit por i pasuruar dhe me detaje të tjera të rëndësishme. Nga vetë emri kjo mënyrë paraqitjeje përfshin të vizatuar planimetrin e plotë të ambientit ku do të realizohet instalimi përfshi këtu muret dyert, dritaret, mobilimi në disa raste etj. Skema topografike mund të paraqitet në dy mënyra Skemë topografike një-vijore Skemë topografike shumë-vojore Skema njëvijore është paraqitja më e thjeshtë nëpërmjet një linje. Mbi këtë linjë paraqiten disa segmentë të pjerrët që përcaktojnë fazën L, nulin N, tokëzimin T. Një linjë mund të përmbajë disa vija të pjerrëta në varësi të numrit të përcjellësave. Skema sumëvijore paraqet të gjitha përcjellësat që nevojiten për realizimin e impiantit. Përparësi e kësaj mënyre paraqitjeje është se në këtë mënyrë mund të llogaritet në mënyrë të saktë preventivi i një impianti elektrik si edhe përcakton vëndin ku do të montohen saktësisht pajisjet e komandimit. Kjo skemë paraqitet veçanërisht nga arkitektët të cilët bëjnë edhe projektimin e impiantit.
  • 21. Impiante civile 21 PAJISJEVE MBROJTËSE 1 MBROJTIA TERMIKE DHE MAGNETOTERMIKE: 2 SIGURIMI I QARQEVE 2 1.1 SIGURESAT 2 1.2 Parametrat teknik dhe llojet e tyre 3 ÇELËSAT AUTOMATIK TË MBINGARKESAVE 6 Disa parametra të rëndësishme 6 ÇELËSI DIFERENCIAL 7 Parametrat kryesor të një automati diferencial 8 Koha e veprimit të diferencialit 9 Mbrojtia nga goditja elektrike 9 KONTAKTI DIREKT 9 KONTAKTI INDIREKT 10
  • 22. Impiante civile 22 SHËMBULL ZBATIMI 13 NORMATIVAT E INSTALIMIT ELEKTRIK 15 MËNYRAT DHE PËRMASAT E VENDOSJES 15 PAJISJEVE MBROJTËSE Me pajisje mbrojtëse do të kuptojmë të gjitha ato pajisje që janë në gjëndje të mbrojnë një qark elektrik nga lidhjet e shkurtëra, nga mbingarkesa si edhe nga dëmtimet që mund të vijnë si pasojë e rrymavë jo të dëshirueshme që mund të lindin në qark. Disa nga mbrojtjet kryesore që mund të përmëndim janë: 1 – Mbrojtia nga rreziqet që mund të vijnë nga materialet elektrike Sipas normave, janë parashikuar matje të karakteristikave teknike derisa : o Personi dhe kafshët shtëpiake të jenë të mbrojtura në mënyrë adeguate nga rreziqet e plagosjes ose dëme të tjera që mund të shkaktohen nga kontaktet direkte dhe indirekte me pajisjet elektrike; o Nuk duhet të prodhojnë mbinxehje, harqe elektrike ose rrezatime që mund të shkaktojnë një rrezik; o Personi, kafshët shtëpiake dhe objektet duhet të jenë të mbrojtura në mënyrë adeguate nga rreziqet të natyrës jo elektrike që ashtu siç na mëson edhe eksperienca mund të shkaktohen nga materialet elektrike; o Izolimi duhet të jetë në përpjestim të drejtë me parametrat e kërkuar. 2 – Sipas normave IEC parashikohen matje të karakterit teknik derisa materialet elektrike: o të paraqesin karakteristika mekanike të kërkuara në mënyrë që të mos shkaktojnë rrezik personave dhe kafshëve shtëpiake si edhe objekteve; o duhet të jetë rezistent ndaj fenomeneve të natyrës jo mekanike në kushte të caktuara të ambjentit, në mënyrë që të mos shkatojnë rreziqet e lartpërmëndura; o në kushtet e një mbi ngarkese të parashikuar, nuk duhet të shkaktoj rreziqe ndaj njerëzve kafshëve shtepiake dhe objekteve.
  • 23. Impiante civile 23 MBROJTIA TERMIKE DHE MAGNETOTERMIKE: SIGURIMI i QARQEVE 1.1 SIGURESAT Ështe elementi me i thjeshtë i mbrojtjes. Funnksioni i tyre është që të mbrojë një qark elektrik nga lidhjet e shkurtra që mund te vijnë si pasojë e bashkimit te fazes me nulin ose te fazave midis tyre (per linja tre fazore). Këto lidhje të shkurtra janë të dëmshme për një qark elektrik si edhe per pajisjet elektroshtepiake që janë të lidhura në to. Siç e dime në lidhje të shkurtër rezistenca e qarkut bëhet zero duke shkaktuar nje rritje të mënjëhershme të rrymës deri në infinit ( ¥ ). Për këtë arsye në fillim të impiantit elektrik vendosen siguresat. Në rastin e lidhjes së shkurtër siguresa digjet duke u bërë e pa përdorshme sërisht. Siguresa është e ndërtuar nga një material cilindrik porcelani në mënyrë që të përballoj temperaturat që shkaktohen nga kalimi i rrymës në të. Në dy ekstremet e saj gjenden dy kapuça alimini (materiali përcjellës) të cilat lidhen ndërmjet tyre nëpërmjet një filli shkrirës i cili përballon një rrymë të caktuar. Kur rryma që kalon në siguresë kapërcen vlerat maksimale të saj atëherë ky fill shkrihet. Për të rritur qëndrueshmërin e sigureses, ajo mbushet me rërë kuarci. Siguresat montohen në të ashtëqujtura seksionator. Seksionatori ka për qëllim që të shkyç qarkun në mënyrë manuale në rastin e një lidhje të shkurtër ose mbigarkese. Shkyçja e saj mundëson zëvëndësimin e siguresës së djegur më parë. Në fig 1.1 është paraqitur pamja e një seksionatori te seris Legrand. Fig 1.1 Seksionatori dhe siguresa LEGRAND
  • 24. Impiante civile 24 Fig. 1.2 Pamja dhe dimensionet e një sigurese 1.2 Parametrat teknik dhe llojet e tyre Ashtu siçdo lloj pajisje elektrike komanduese edhe siguresa ka parametrat teknik te saj. Janë këto parametra që përcaktojnë vëndin e përdorimit të tyre. Siguresat i kemi: o Seksionues njëpolare te cilat mbrojnë vetëm njërën fazë. Këto përdoren kryesisht në përdorime civile. Si gjithmon këto siguresa vendosen ne seksionues njëpolar; o Seksionues bipolare të cilat mbrojnë edhe fazën edhe nulin . Këto llojë siguresash bëjnë një mbrojtie më të mirë të impiantit. Si të tilla seksinuesi që do të përdoret duhet të jetë bipolar me stakim të njëhershëm të tyre; o seksionues trepolar të cilat mbrojnë tre faza të ndryshme (R-S-T). Nga vetë emri kuptohet që janë siguresa për përdorim industrial. Seksionatori që përdoret në këtë rast duhet të jetë trepolar. Kujtojmë se seksionuesu shkyç të gjitha siguresat njëkohësisht. Mos shkyçja e tyre në të njëjtën kohë do të sjellë anomali në impiantin elektrik. Kjo gjë bëhet më e dëmshme sidomos në ato qarqe që ushqejnë motor trefazor; o Siguresa katërpolar mbrojnë tre fazat dhe neutrin (R-S-T + N) Edhe këto seksionues përmbajnë katër siguresa për të mbrojtur secilën fazë dhe neutër. Përdoren kryesisht në impiantet industriale. Shih Fig. 1.3 Fig. 1.3 Lloje te ndryshme seksionuesish
  • 25. Impiante civile 25 Vlenë të përmëndim se siguresat ndryshojnë nga njëra tjetra në varësi të përdorimit të tyre si edhe të rrymës nominale të tyre. Në fig. 1.4 janë paraqitur disa lloje siguresash dhe portasigurs. Po kështu ndryshojnë edhe seksionuesit të cilët përshtaten në funksion të siguresave. Fig. 1.4 Lloje te ndryshme siguresash Parametrat kryesor të një sigurese mbrojtëse janë: o Rryma nominale është rrymë që mund të përcjellë siguresa vazhdimisht pa provokuar as djegje dhe as ngrohje të saj. o Tensioni nominal është tensioni maksimal në të cilën siguresa mund të përdoret; o Rryma e lidhjes së shkurtër është rryma e aftë që të shkaktojë djegjen e siguresës; o Fuqia nominale e punës e cila është në funksion të tensionit nominalr dhe rrymës nominale Duhet të kemi parasysh që gjatë djegies së siguresës, zëvëndësimi i saj të bëhet duke respektuar parametrat e lartëpërmëndura. Përveç të parametrave teknik të siguresës është e rëndësishme që të merren parasysh edhe përmasat fizike të saj. Këto përmasa ofrohen nga konstrutorët e tyre Konstruktorët përveç parametrave teknik dhe fizik oforjnë nëpër katalogët e tyre edhe grafiqet të cilat shprehin mënyrën e veprimit të tyre në kushte të caktuara të funksionimit. Ne po paraqesim disa prej tyre në Fig e mëposhtme
  • 26. Impiante civile 26 Grafiku që shpreh intensitetin e rrymës (A) në funksion të kohës (s) Tabelë përmbledhëse që shpreh fuqin maksimale në W në funksion të rrymës nominale (A) Çelësat automatik të mbingarkesave Kështu emertohen të gjitha ato pajisje mekanike të cilat janë të destinuara të lidhen në një qark për të ushqyer atë, dhe të ndërpresë atë nëpërmjet veprimeve manuale, duke ç`kyçur qarkun automatikisht, kur rryma kalon vlerat e parapërcaktuara. Pajisjet që realizojnë një qëllim të tillë duhet të jenë të përcaktuar sipas normave IEC si edhe të kontrolluara nga marka IMQ (Instituti i Markës së Cilësis). Disa parametra të rëndësishme o Rryma e mosveprimit (Inf): rryma që çelësi mund të përballoj për një interval kohe të përcaktuar, në kushtë specifike, pa shkaktuar ç`kyçjen automatike. o Rryma e veprimit (If): rryma që shkakton stakimin automatik të çelësit brënda një intervali kohe të përcaktuar sipas kushteve të caktuara nga normat. o Rryma e parashikuar: rryma që përcaktohet në një qark të caktuar në kushte specifike (si psh ajo e lidhjes së shkurtër).
  • 27. Impiante civile 27 o Rryma maksimale e lidhjes së shkurtër: është rryma e lidhjes së shkurtër të dhënë nga ndërtuesi i çelësit. Rrymat maksimale të parashikuara nga normat janë: 1 500, 3 000, 4 500, 6 000, 10 000A. o Tensioni maksimal: tensioni (në rastin e sistemit trefazor është tensioni midis tre fazave) i shënuar nga ndërtuesi i çelësit automat të cilat i referohen edhe karakteristikave të vetë automatit. Vlerat nominale të tensionit janë: 230 V për automatët njëpolar ose bipolar të cilat janë të destinuar të lidhen vetëm në qarqet njëfazore; 230/400 V për automatët njëpolar të destinuar për tu përdorur edhe në qarqet trefazore; 400 V për automatët bipolar, trepolar dhe katërpolar të destinuar për tu lidhur në qarqet trefazore. o Koha e hapjes; është intervali i kohës i përfshirë ndërmjet çastin kur rryma kalon nëpër automat dhe arrin vlerën që shkakton stakimin automatik dhe çastit e stakimit të kontakteve. Disa lloj automatësh që gjenden sot në treg sipas polariteteve te tyre një polar dy polar tre polar katër polar Çelësi diferencial Normat IEC me çelës diferencial për përdorim shtëpiak ose të ngjashme përcaktojnë ato pajisje mbrojtëse të cilat lidhin dhe zgjidhin një qark elektrik me ushqimin, nëpërmjet veprimeve manuale dhe automatike kur rryma diferenciale kapërcen vlerat e paracaktuara. Me rrymë diferenciale do të kuptojmë shumën vektoriale të rrymave që përshkojnë qarkun kryesor të çelësit diferencial. Duke e thjeshtuar këtë koncept mund të themi që në kushtet e funksionimit normal të një qarku elektrik njëfazor të destinuar për të ushqyer një pajisje, rryma që del është e barabarrtë me rrymën që hynë. N.q.s pajisja përdoruese “bie në masë” atëherë do të krjohet një disekuilibër ndërmjet dy rrymave, po ashtu edhe n.q.s ndonjë person do të takoj një pjesë nën tension. Në të tilla raste automati diferencial do të ndërhyjë duke stakuar në këtë mënyrë qarkun e ushqimit. Për këtë arsye automati duhet të ketë brënda saj një stakues diferencial ose pajisje e cila është në gjëndje të dalloj ekzistencën e një rrymë diferenciale.
  • 28. Impiante civile 28 Me rrymë nominale të ndërhyrjes (Idn) do të kuptojmë vlerën e rrymës diferenciale të ndërhyrjes të përcaktuar nga ndërtuesi. Në impiantet shtepiake duhen instaluar automat diferencial mundësisht me rrymë diferenciale Idn<=30mA. Sot nga prodhuesit ndërtohen vetëm automat diferencial magneto-termik e cila kryen dy funksione kryesore: a) mbrojtie magneto-termike e cila është e aftë që të ç`kyç qarkun kur kemi mbingarkesë në qarkun e ushqimit; b) Mbrojtie diferenciale kur automati dallon rryma diferenciale në qarkun e ushqimit. Sipas normave është e detyrueshme që automati diferencial duhet të jetë i pajisur me një buton prove (TEST) e cila është e aftë që të provokojë një rrymë diferenciale për të kontrolluar efektshmërinë e automatit. Kjo provë këshillohet që të bëhet çdo muaj për shkak të ndryshimeve që mund të pësoj rrezistenca e tokëzimit. Në përfundim të montimit është e nevojshme që të kontrollojmë lidhjen e saktë të tij duke bërë më pas edhe provën e lartëpërmëndur me anë të butonit TEST. Në varësi të numrit të poleve automatët diferencial mund të jenë bipolar, trepolar, dhe katërpolar. Më poshtë po paraqesim skemën parimore të automatit me dhe pa sgançatorin e mbingarkesës. Theksojmë se ky është automati më i përdorshëm sot për përdorim shtëpiak. Skema e lidhjes së një diferenciali brënda saj Normat IEC parashikojnë jo vetëm automatët diferencial të tipit (a) por edhe automatët diferencial me sgançator mbingarkese të inkorpuruar brënda saj (b). 1. ushqimi 2. në qarkun e përdoruesit 3. toroidë prej materiali hekur me përcjellshmëri të lartë 4. pështjellime përkatësisht në përcjellsat e linjës (n.q.s rrymat janë njësoj, flukset e gjeneruar në toroidë anullohen me njëra tjetrën) 5. pështjelim i zbulimit të rrymave diferenciale (n.q.s rrymat në përcjellësa nuk janë njësoj gjenerohet një fluks magnetik në toroidë; një fluks i tillë gjeneron një forcë elektromotore 6. f.e.m në pëshjtellën e zbuluesit e cila më pas aktivizon pajisjen çkyçëse) 7. paisje stakuese për hapjen e automatit
  • 29. Impiante civile 29 8. tasti i provës 9. rezistencë kufizuese e rrymës së provës 10. kontaktet e automatit 11. rële magneto-termike e cila aktivizohet nga mbingarkesa Parametrat kryesor të një automati diferencial Pavarësisht nga lloji i automatit me dhe pa s`gançator ndaj mbingarkesave vlerat normale janë: o tensioni dhe frekuenca nominale: 230 V dhe 400 V, 50 Hz; o rryma nominale: 10 – 16 – 20 – 25 – 32 – 40 – 63 – 80 – 100 – 125 A; o rryma nominale diferenciale e ndërhyrjes (Idn): 0,010 – 0,030 – 0,1 – 0,3 – 0,5 0 – 1 A; o rryma nominale e lidhjes së shkurtër në kombinimin e bërë me çelës diferencial dhe pajisje për mbrojtie nga lidhja e shkurtër: 1500 – 3000 – 4500 – 6000 - 10 000 A. Koha e veprimit të diferencialit Përsa i përket kohës së ndërhyrjes, çelësat diferencial mund të jenë të tipeve të përgjithshme ose të tipeve S; këto të fundit janë të karakterizuar nga një vones kohe të aktivizimit Në tabelën e mëposhtme janë të paraqitura që të dy llojët e diferencialëve
  • 30. Impiante civile 30 Kuptohet që ndjeshmëria e këtij lloj automati diferencial është e lidhur ngushtë me impiantin e tokëzimit. Theksojmë se mos realizimi i saktë sipas normave IEC të impiantit të tokëzimit ulë ndjeshëm efikasitetin e automatit diferencial duke rritur kohën e veprimit si edhe duke zvogëluar rrymën diferenciale. Mbrojtia nga goditja elektrike Me goditje elektrike do të kuptojmë atë rast kur trupi i njeriut hynë në kontakt me dy pjesë që kanë diferencë potenziali (tension). Raste të tilla shfaqen në dy mënyra, njëra midis fazës dhe neutrit (nulit) dhe tjetra midis fazës dhe tokës. Goditja elektrike mund të jetë direkte ose indirekte, dhe rasti i dytë nëse kontakti shkaktohet në pjesë aktive të qarkut (përcjellës të zhveshur morseta etj), ose me masa metalike të cilat bien nën tension në mënyrë aksidentale për shkak të ndonjë defekti të mundshëm. Kontakti direkt Kontaktet direkt mund të shmangen kryesisht duke garantuar një izolim në pjesët nën tension, nëpërmjet një kufiri e cila mbron dhe garanton një shkallë të lartë mbrojtieje IP (koeficent i izolimit) kundrejt depërtimit të gishtave, të kaçavidave ose të fijeve përcjellëse. Automati diferencial me Idn<30mA mund të kryej për këtë qëllim një mbrojtie shtesë, e cila i shtohet mbrojtjes bazë, e garantuar nga izolimi dhe nga mbështjelles izoluese të mbyllura. Rreziku i goditjes elektrike varet nga vlera e saj absolute (me fjalë të tjera nga rezistenca që paraqet trupi i njeriut) dhe nga kohëzgjatia nën tension. Kontakti INdirekt Mbrojtiet ndaj goditjes elektrike kufizohet duke pasur parasysh gjithmon rezistencën e tokëzimit në varësi të rrymës diferenciale të automatit. Këtë lidhje e tregon më së miri edhe formula Rt = 50/Idn Nga formula shohim se me një impiant tokëzimi të saktë, duhet që të arrijmë vlera të rezistencës së tokëzimit edhe me kosto jo të lartë psh. Me një diferencial prej 30 mA vlera e e Rt duhet të jetë më e vogël se 1600 ohm e cila i përgjigjet për tension kontakti 50V. Në impiantet e shpërndarjes koha e veprimit të diferencialit mund të ketë vlera maksimale deri në 1s; por në banesa, duke qënë se linja e furnizimit të quadrit konsiderohet si linjë ushqimi dhe jo si linjë shpërndarjeje, koha maksimale e veprimit duhet të jetë e njëjtë me atë të çelësave diferncial. Në rastin e pranisë së lidhjes së mbrojtësit, çelësi diferencial kryhen një punë parandaluese, d.m.th në rast të pranis së një defekti të mundshëm qarku hapet pa pritur që dikush të prek pjesën e rënë nën tension.
  • 31. Impiante civile 31 A- kontakt indirekt me pjesë normalisht jo nën tension, por që mund të jenë për shkak të një defekti në izolim B – kontakt indirekt: kontakt me pjesë normalisht nën tension (pjesë të zbuluara të prizave apo përcjellësa të zhveshur) Parametrat teknik të një automati diferencial. Përpara se të vendosim një diferencial në një kuadër elektrik duhet të njohim mirë parametrat kryesor që paraqiten nga vetë fabrikuesi i tij. Me poshte po paraqesit të dhënat TARGET për dy lloj automatësh diferencial; me sgançator magneto-termik (të tipit AC) dhe pa sgançator magneto-termik (të tipit A). AUTOMAT DIFERENCIAL TË TIPIT-A AUTOMAT DIFERENCIAL TË TIPIT-AB
  • 32. Impiante civile 32 KUJDES Mos vendos asnjeherë automatin diferencial në afërsi të çfarëdolloj fushe magnetike të prodhuar nga pajisje të tjera (trasformator); Përpara se të parashikohet instalimi i një automati diferencial sigurohuni që impianti ekzistues të mos jetë jo i ndjeshëm nga rrymat e rrjedhjes që mund të shkaktohen nga niveli i izolimit të përcjellësave ose nga vetë pajisjet që janë të lidhur në rrjet. Kontrolli është shumë i nevojshëm për të evituar stakimet e shpeshta dhe permanente të automatit, duke arritur deri aty sa përdoruesi të stakoj nga qarku i mbrojties automatin diferencial. Për këtë arësye janë parashikuar pajisje dhe aparatura të afta që të lëshojnë një tingull karakteristik kur rryma e rrjedhjes e impiantit kalon vlerat e 10 mA. Instaluesi është i detyruar që të verifikojë efektshmërin e secilit diferencial të përdorur nëpërmjet pajisjeve që janë të afta të simulojnë një defekt dhe të furnizojnë impiantin me vlera rryme të ndërhyrjes duke bërë në të njëjtën kohë edhe matjen e kohës së veprimit të secilit diferencial
  • 34. Impiante civile 34 KODI I NGJYRAVE TE PERCJELLESAVE TE PERDORUR NE INSTALIME ELEKTRIKE SIPAS NORMAVE I.E.C. SEKSIONI I KABLLOVE ELEKTRIK NE FUNKSION TE GJATESIS DHE NGARKESES FUQIS QE DUHET TE PERBALLOJ Fuqia Maksimale e Instaluar (I) Rryma Nominale Çeles Automatik (In) Gjatësia Maksimale e Linjës (m) Seksioni i kabllove (mmq)
  • 35. Impiante civile 35 1,3 kVA 6A L <= 39 1,5 39 < L >= 81 2,5 81 < L <= 132 4 2,2 kVA 10A L <= 29 1,5 29 < L <= 48 2,5 48 < L <= 77 4 77 < L <= 116 6 3,5 kVA 16A L <= 30 2,5 30 < L <= 48 4 48 < L <= 72 6 72 < L <= 120 10 4,4 kVA 20A L <= 38 4 38 < L <= 58 6 58 < L <= 96 10 CEI-UNEL 35023-70 CEI-UNEL 35024-70 CENELEC R64.001 NORMATIVAT E INSTALIMIT ELEKTRIK MËNYRAT DHE PËRMASAT E VENDOSJES Në këtë pjesë të kapitullit dëshirojmë t`ju paraqesim në mënyrë sa më të kuptueshme mënyrën e fiksimit të kutiave dhe pajisjeve duke pasur parasysh normat e instalimit si edhe komoditetin që duhet të krijoj ai. Respektimi i këtyre rregullave do të lehtesonte përdorimin si edhe sigurin e impjantit. Kjo realizohet në bashkpunim me arkitektin e objektit ku në të cilën do të realizohet impianti elektrik. Qëllimi kryesor është që të dimë disa përmasa që duhet të respektohen në montimin e kutiave të fruteve si lartësia e çelësit, prizës, kuadrit elektrik, prizave të fuqis. Prizave telefonike dhe televizive etj.
  • 36. Impiante civile 36 E rëndësishme është që në fillim instaluesi duhet të njohë zonat e instalimit elektrik. Siç e dime një instalim elektrik ndahet në zona të cilat dallohen nga njëra tjatra për shkak të vendëndodhjes dhe kushteve në të cilat ndodhen psh kemi zonën e banjos, ambientit të gatimit etj. Në mënyrë më të detajuar janë paraqitur si më poshtë: 1. Shëmbull kuotash instalimi të pajisjeve komandimi, priza rryme, termostat kuader dhe kuti shpërndarëse 2. Shëmbull kuotash instalimi për citofon, prizë telefonike dhe televizive. 3. Shëmbull kuaote instalimi për prizë rryme, prizë për aspirator si edhe priza ne pjesen e gatimit. 4. Shëmbull kuaote instalimi për priza dhe koamndim drite (komandim në dhomën e gjumit).
  • 37. Impiante civile 37 5. Shëmbull kuaote instalimi për pulsant me tërheqje (përdoret në vaska dhe dushe), prizë për aspiratorin dhe prizë rryme. 6. Shëmbull kuaote instalimi për prizë dhe komandim drite (garazh makine). 7. Pozicionimi i kutis së shpërndarjes. 8. Fiksimi i tubave në hyrje.
  • 38. Impiante civile 38 12. Pozicionimi i kuadrit kryesor. 13. Mënyra e renditjes s ëtubave në kanalizim.
  • 39. Impiante civile 39 14. Vendosja e kutiave në guzhin 15. Shëmbull i një dhome gjumi me kuti brënda murit 16. Largësia dhe lartësia që dyhet respektuar për komandim drite në dhomë gjumi. 17. Shëmbull praktik i kalimit të tubave.
  • 40. Impiante civile 40 18. Shëmbull pozicionimi kutiash frutesh për komandim prize FM (16A) me çelës në ambientin e kuzhinës. 19. Montimi i një kutie për prizë FM (16A) afër portës si edhe lartësia e kutiave me distancë të caktuar nga dyshemeja. 18. Murimi dhe kalimi i tubave për dritë banje. 19. Shëmbull pozicionimi kutije për komandim FM 16A me çelës në ambientin e banjës.
  • 42. Impiante civile 42 A1 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA NJË PIKË .......................................................1 Kujdes ......................................................................................................................................2 A2 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA NJË PIKË DHE NJË PRIZË ......................4 A3 ÇELËSI BIPOLAR 16 A ...............................................................................................6 A4 IMPIANT DRITE TË KOMANDUAR ME KOMUTATOR .......................................8 A5 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA DY PIKA..................................................11 A6 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA TRE PIKA ................................................65 A7 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA 4 PIKA......................................................69 A8 IMPIANT DRITE KOMANDUAR ME RREGULLATOR DRITE...........................73 KAPITULLI I KOMANDIMIT INDIREKT.........................................................................74 RËLEJA .................................................................................................................................75 A9 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA RËLE ÇELES...............................................77 A10 IMPIANT DRITE KOMANDUAR ME RËLE – KOMUTATORE...........................80 A12 Rëleja e kohës (dritë shkalle).......................................................................................83 A14 ÇELËSI i MUZGUT (KREPUSKOLAR) ...................................................................87 A15 ORA E PROGRAMUAR.............................................................................................92 A1 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA NJË PIKË OBJEKTIVAT: Njojha me simbolin dhe funksionimin e çelësit njëpolar për komandimin e një llampe 1.1 Simbolet grafike dhe përshkrimi Çelësi një polar është pajisje komandimi direkt më e përdorshme në impiantet elektrike. Ai paraqet një kontakt të hapur i cili mbyllet vetëm pasi të veprojmë mbi të. Në skemën funksionale kontakti i tij paraqitet normalisht i hapur. Lidhja e çelësit në një qark komandimi llampe bëhet gjithmonë në seri me qarkun. Lidhja e tij në paralel do të shkaktoj një lidhje të shkurtër duke dëmtuar kështu impiantin elektrik. Këto çelësa janë të ndërtuar që të përballojnë një rrymë jo më të madhe se 10A. Ai paraqet vetëm dy morseta lidhëse ku në të cilën në njërën lidhet direkt përcjellësi i fazës ndërsa në tjetrin lidhet përcjellësi që vjen nga llampa. Sipas normave IEC asnjëhere çelësi nuk duhet të komandoj nulin por vetëm fazën për të siguruar në këtë mënyrë përdoruesin në momentin e ndrimit të llampës ose portallampës. Skema e lidhjes paraqitet si më poshtë. 1.2 Skema funksionale
  • 43. Impiante civile 43 1.3 Skema e montimit shumëvijore dhe një vijore Kujdes a) Çelësi duhet të komandojë vetëm përcjellësin e fazës b) Për fazën duhet të përdoret ngjyra kafe, gri ose e zezë c) Lartësia e kutisë ku do të montohet çelësi nuk duhet të jetë me shumë se 150cm.
  • 44. Impiante civile 44 1.4 PYETSOR 1) Vizatoni shenjën simbolin grafik të çelësit dhe siguresës. 2) Diskutoni ndryshin e funksionimit midis çelësit dhe siguresës. 3) Përse shërben siguresa? Të rritë ndriçimin e llampës Te mbrojë impiantin gjatë lidhjes së shkurtër Të zvogëloj rrymën në qark 4) Çdo të ndodhë n.q.s morsetat e llampës janë të lidhur në të shkurtër? hapet çelësi I digjet siguresa S Llampa qëndron gjithnjë e ndezur 5) Çndodh nëse filamenti I llampës është I këputur? Digjet siguresa S Llampa qëndron e ndezur Mbyllet çelësi I 6) Kur mund të ndrohen siguresat? Pasi të hapet çelësi I Pasi të ç’kuçet ushqimi i përgjithshëm LN
  • 45. Impiante civile 45 Pasi të kemi zhvidhosur llampën 7) Përse çelësi dhe siguresa duhet të lidhen në mënyrë të tillë që të ndërpresë fazën? Pasi çelësi nuk do të funksiononte Për arsye të sigurimit teknik Pasi, për ndryshe llampa nuk do të ndizej. A2 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA NJË PIKË DHE NJË PRIZË Objektivi: Të realizojmë një qark për ndezjen e dy llampave ne paralel si dhe njohja me prizën. 2.1 Skema elektrike dhe përshkrimi I saj Priza është një element e cila shërben për të ushqyer një pajisje elektrike me tension nëpërmjet spinës. Nga pikpamja ndërtimore prizat ndryshojnë nga njëra tjetra. Kjo varet kryesisht nga ngarkesa maksimale që do të ushqehet nëpërmjet kësaj prize. Priza më e përdorshme sot në instalimet elektrike është pikërisht priza universale e cila mundëso lidhjen e disa lloje spinash si 10 amper dhe 16 amper, spina të vogla ose të medha. Prizat mund të jenë një modulësh ose dy modulësh. Përdorimi i saj përcaktohet nga projektuesi i impiantit elektrik. Në figurën e mëposhtme po paraqesim disa lloj prizash që gjenden sot në treg.
  • 46. Impiante civile 46 Fig. 1.1 Priza një modulësh 10/16A Fig. 2.2 Prizë dy modulësh 16A (shuko) Priza është e vetmja pajisje elektrike në të cilën shkon përcjellësi i tokëzimit. Prandaj priza ka gjithsej tre morseta lidhjeje (fazë, nul, tokë). Kryesisht morsetat janë të përcaktuar se cili nga përcjellësat duhet lidhur, veçanërisht morseta e tokëzimit e cila shënohet me shenjën dalluese të saj. Por sot një përdorim të madhë po gjejnë priza me mbrojtje diferenciale ose magneto-termike të inkorporuar brënda saj si në figurë 2.2 DETYRË Të realizohet qarku i dhënë dhe të verifikohet funksionimi 2.3 Skema e montimit
  • 47. Impiante civile 47 2.4 Skema njëvijore 2.5 PYETSOR 1) Çdo të ndodhë nëse priza lidhet poshtë çelësit në vend që të lidhet sipër tij? Siguresa do të digjet Do të kemi tension në prizë vetëm kur llampat do të jenë të ndezura Do të kemi tension edhe kur llambat janë të shuara Nuk do të mund të ndizen 2) Përse morseta qëndrore e prizës lidhet me përcjellësin e tokës PE? Për të kyçur qarkun e ushqimit Për shkaqe të sigurimit teknik Për të realizuar një prizë universale 3) Si janë lidhur llampat ndërmjet tyre? Në seri Në paralel A3 ÇELËSI BIPOLAR 16 A
  • 48. Impiante civile 48 Objektivi: Të njihemi me çelësin bipolar 16A dhe rastet e përdorimit të tij 3.1 Skema parimore dhe përshkrimi i saj? Për arësye të siguris më të lartë një përdorim të gjërë ka edhe çelësi bipolar. Nga vetë emërtimi i saj, ky çelës është i ngjashëm me çelësin njëpolar 10 A që përdoret për komandimin e llambave. Në të vërtet çelësi bipolar ka dy kontakte ashtu siç shihet edhe në figurën e mësipërme. Në ndryshim nga çelësi 10A njëpolar ky çelës është i aftë që të komandojë një ngarkesë maksimale deri në 16 A dhe si e tillë përdoret për të komanduar ushqimin e një prize 16A . Ky llojë çelësi është i dallueshëm nga çelësi 10 A. Në pamjen e ballore ka të shënuar shenjat 0 dhe 1 të cilat identifikojnë nëse çelësi është i kyçur apo jo. Nga ana tjetër ky çelës ka katër morseta lidhjeje, ku në hyrjet e saj lidhen fazë dhe nul ndërsa daljet e saj shkojnë në prizë si në fig3.2. Përcjellësi i ushqimit të çelësit duhet të ketë të njëjtën seksion si përcjellësi që ushqen një prizë pra seksion 2.5mm2
  • 49. Impiante civile 49 3.2 PYETSOR 1) Cili është dallimi i çelësit bipolar nga çelësi një polar? 2) A mund të përdoret një çelës bipolar në vënd të një çelësi një polar dhe anasjelltas dhe pse? 3) Çfarë do të ndodhe në qark nëse në morsetën e hyrjes vendosim fazë dhe në përcjellësin e daljes vendosim nul: Priza do të ushqehet gjithmonë Priza nuk do të ushqehet Në qark do të kemi lidhje të shkurtër A4 IMPIANT DRITE TË KOMANDUAR ME KOMUTATOR Objektivi: Të realizojë një impiant që mundëson ndezjen e pavarur të dy grupe llampash të ndryshme nga një pikë e vetme.
  • 50. Impiante civile 50 4.1 Skema parimore dhe përshkrimi i saj Siç mund të vihet re, komutatori përbëhet nga dy çelësa I1 dhe I2 te cilat kanë një morsetë të përbashkët në hyrje të saj. Këto çelësa mundësojnë komandimin e dy grupe llampash në mënyrë të veçantë por të vendosur në një pikë. Dikur komutatorët prodhoheshin që në fabrikë dhe në këtë rast ai kishtë tre morseta : Morseta kryesore dhe dy daljet e saj. Ndërsa sot këto lloj komutatorësh kanë dalë nga prodhimi. Sot realizohen nga vetë instalatori nëpërmjet dy çelësave të lidhur me njëra tjetrën. Në hyrjet e tyre vendoset një urë (përcjellës faze) e cila i dërgon fazë dy çelësave. Ashtu siç shihet edhe në skemën parimore nga komutatori përfitojmë disa kombinime: I1 I2 L1 L2 OFF OFF E SHUAR E SHUAR ON OFF E NDEZUR E SHUAR OFF ON E SHUAR E NDEZUR ON ON E NDEZUR E NDEZUR 4.2 DETYRË Realizoni qarkun dhe provoni funksionimin e tij
  • 51. Impiante civile 51 4.3 Skema e montimit Ashtu siç shihet edhe nga skema e montimit faza lidhet në morsetën e përbashkët ndërsa daljet e saj janë të lidhur në llampat L1 dhe L2 duke mbyllur më pas qarkun në nulë. 4.3 Skema njëvojore 4.4 PYETSOR 1) Për të ndezur llampën L1 është e nevojshme: Të kyçet njëherësh çelësat e komutatorit Të kyçet vetëm çelësi I1
  • 52. Impiante civile 52 Të kyçet vetëm çelësi I2 2) Për të ndezur njëherësh të dy llampat është e nevojshme: Të kyçen njëherësh çelësat e komutatorit Të kyçet çelësi I1 Të kyçet çelesi I2 3) Nga se është i ndërtuar komutatori: Një çelës i hapur dhe një i mbyllur Dy çelësa me një dalje të përbashkët Dy çelësa me komandim të menjëhershëm A5 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA DY PIKA Objektivi: Të realizoni një impiant që mundëson ndezjen e një llampe nga dy vënde të ndryshme. Njohja me funksionimin e ndërçelësit degëzues (deviatori).
  • 53. Impiante civile 53 5.1 Deviatori dhe simboli i tij 5.2 Skema parimore dhe përshkrimi i saj Deviatori është një çelës i cili në ndryshim nga çelësi njëpolar ka dy kontakte: njëri normalisht e hapur dhe tjetri normalisht e mbyllur. Veçori e tij është se ka një hyrje kryesore e cila quhet morseta qëndrore e tij, dhe dy dalje që quhet degëzuesit e tij. Në pamje të parë morsetat janë të dallueshme nga njëra tjetra, pasi lidhja e tyre ka një rëndësi të madhe. Mos respektimi i morsetave do të sjellë funksionim anomal të impiantit të komandimit. Siç shihet edhe nga skema në gjendje fillestare llampa është e fikur. Pasi të kemi vepruar në deviatorin e parë ose të dytë, rryma do të kaloj nëpër kontaktin e deviatorit të parë dhe nëpërmjet kontaktit normalisht të mbyllur të deviatorit të dytë mbyll qarkun e saj në llampën L. E njëjta rrugë ndiqet edhe për ta fikur llampën L. Siç e pamë ky çelës mundëson komandimin e një llampe nga dy vënde të ndryshme. Përdorim më të madh ka në ndërtesat civile për komandimin e dritës së një korridori apo dhome gjumi. 5.3 Skema praktike e lidhjes paraqitet si në figurën e meposhtme
  • 63. Impiante civile 63 Realizoni qarkun dhe provoni funksionimin e tij.
  • 69. Impiante civile 69 5.5 Skema e montimit shumëvijore
  • 78. Impiante civile 78 Përcjellësi i fazës lidhet në morsetën qëndrore të deviatorit të parë D1, kurse dy daljet e tij lidhen me dy daljet e deviatorit të dytë D2. Morseta qëndrore e deviatorit të dytë mbyll qarkun e saj me llampën nëpërmjet neutrit.
  • 92. Impiante civile 92 Të ndryshojë kalimin e rrymës nga një qark në një tjetër
  • 95. Impiante civile 95 2) Për të ndezur llampën është e nevojshme:
  • 97. Impiante civile 97 Të veprohet njëherësh mbi të dy deviatorët
  • 99. Impiante civile 99 Të veprohet vetëm mbi njërin prej deviatorëve
  • 101. Impiante civile 101 Të veprohet mbi të dy deviatorët sipas një radhe të caktuar
  • 104. Impiante civile 104 3) N.q.s në njërën nga daljet e deviatorit të parë do të lidhim
  • 107. Impiante civile 107 Llamba nuk do të ndizet fare
  • 109. Impiante civile 109 Llamba do të ndizet vetëm kur në të do të kaloj rrymë
  • 111. Impiante civile 111 Llamba do të ndizet me kombinim të çrregullt. A6 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA TRE PIKA Objektivi: Të ndërtoni një impiant që mundëson komandimin e një llambe nga tre vënde të ndryshme. Të mësoni funksionimin dhe përdorimin e invertitorit. 6.1 Simboli i një invertitori Invertitori është një çelës deviator i dyfishtë. Ai është i ndërtuar nga dy grupe kontaktesh normalisht të hapura dhe normalisht të mbyllura. Për këtë arsye invertitori ka katër morseta të cilat emërtohen: dy hyrjet dhe dy daljet. Në rastin e invertitorit nuk ka rëndësi se cilat morseta emertojmë hyrje dhe cilat dalje. E rëndësishme është që të respektohet mënyra e lidhjes së saj me deviatorin. 6.2 Skema parimore dhe përshkrimi i saj
  • 112. Impiante civile 112 Sikurse shikohet edhe në figurë ashtu si edhe deviatori një rëndësi të madhe ka edhe respektimi i ngjyrave. Në morsetat qëndrore të dy deviatorëve gjithmonë lidhim përcjellës faze me ngjyrë kafe. Hyrjet e invertitorit lidhen me përcjellës me ngjyrë të kuqe ndërsa dy daljet e saj lidhen me ngjyrë gri. Kjo bëhet për arësye që në momentin e montimit të paisjeve të mos kemi ngatërim morsetash pasi do të sillte një anomali të impiantit të komandimit. Për të realizuar impiantin e komandimit nga tre pika të ndryshme bashkë me invertitorin janë të lidhur edhe dy deviator. Falë mundësive që kanë kontaktet e deviatorit dhe invertitorit, kjo mënyrë lidhjeje mundëson komandimin edhe nga më shumë se tre pika, duke shtuar në këtë mënyrë numrin e invertitorëve të lidhur midis dy deviatorëve. Theksojmë se gjithmonë se dy deviatorët vendosen në skajet e impiantit, ndërsa ndërmjet tyre vendosen invertitorët. Parimi i punës: Mbasi kemi çkyçur seksionuesin S impianti është gati për komandim. Në këtë rast përdoruesi mund të komandojë llambën nga cila pikë dëshiron. N.q.s vepron në invertitor atëherë rryma do të kaloj në kontaktin normalisht të mbyllur të deviatorit të parë dhe më pas në kontaktin normalisht të hapur (i cili mbyllet në momentin që përdoruesi shtyp invertitorin) dhe më pas në kontaktin normalisht të mbyllur të deviatorit të dytë, duke bërë kështu që llampa të ndizet. Fikja e llambës mund të bëhet sërisht në një nga pikat që deshirojmë. Psh në këtë moment n.q.s shtypim D2 atëherë kuptohet qart që rryma në llambë do të ndërpritet. 6.2 Mënyra e lidhjes praktike të dy deviatorëve me një invertitor:
  • 113. Impiante civile 113 Ky llojë impianti komandimi ka gjetur një përdorim të madh në impiante civile kryesisht për komandimin e llambave në dhoma gjumi, korridore të gjata, dyqane dhe lokale. Impianti sjell një komoditet të madh për komandimin e ndriçimit. 6.3 Skema e montimit shumëvijore 6.4 Skema e montimit njëvijore
  • 114. Impiante civile 114 Për të realizuar qarkun në mënyrë sa më të lehtë atëherë këshillohet të përdoren përcjellësa me ngjyra në mënyrë që të identifikohen sa më lehtë hyrjet dhe daljet në paisjet e komandimit. Psh përdoret e njejta ngjyrë për morsetën qëndrore si te deviatorit të parë po ashtu edhe të deviatorit të dytë, ndërsa për lidhjet e deviatorit me invertitorin përdoret një gjyrë tjetër e dallueshme. E pa ndryshueshme mbetet përcjellësi i nulit dhe i tokëzimit. 6.5 PYETSOR 1) Sa përcjellësa nevojiten për të lidhur një deviator? 3 përcjellësa 2 përcjellësa 2) Sa përcjellësa nevojiten për të lidhur një invertitor? 3 përcjellësa 2 përcjellësa 3) Nga sa elemente komandimi përbëhet impianti? 3 deviator dhe 3 invertitor 2 deviator dhe 1 invertitor 1 deviator dhe 2 invertitor 4) Për të ndezur llampën duhet: Të veprohet mbi dy deviatorët njëherësh
  • 115. Impiante civile 115 Të veprohet mbi invertitor ose mbi një nga deviatorët Të veprohet më parë në invertitor pastaj në deviator 5) N.q.s dëshirojmë të komandojmë impiantin nga 5 pika çfarë elementesh komandimi duhen ? 3 deviator dhe 2 invertitor 1 invertitor dhe 4 deviator 3 invertitor dhe 2 deviator A7 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA 4 PIKA Objektivi: Realizoni impiantin e komandimit që mundëson ndezjen e llambës nga katër pika të ndryshme. 7.1 Skema parimore dhe përshkrimi i saj
  • 116. Impiante civile 116 Për realizimin e impiantit nevojiten dy devitor D1 dhe D2 si dhe dy invertitor Inv1 dhe Inv2. Deviatorët vendosen në skajet e impaintit praktikisht morseta qëndrore e D1 në fazë dhe morseta qëndrore e D2 në portallmbë. Ndërsa invertitorët lidhen midis dy deviatorëve praktikisht daljet e D1 lidhen me hyrjet e Inv1, daljet e inv1 me hyrjet e Inv2 dhe daljet e inv2 me dy daljet e D2. Parimi i punës: është i ngjashëm me impiantin e komandimit nga tre pika. Edhe në këtë rast përdoruesi mund të komandojë impiantin e ndriçimit nga cila pikë të dëshirojë. Nga kjo skemë arrijmë në përfundimin se për të komanduar një impiant ndriçimi nga N pika (N=numri i komandimeve) atëherë do të nevojiten gjithmon dy deviator dhe N-2 invertitor të cilat vendosen në pikat ndërmjetëse të qarkut. 7.2 Skema e montimit shumevijore
  • 117. Impiante civile 117 7.3 Skema e montimit njëvijore Edhe në këtë skemë duhet të kemi parasysh të njëjta gjëra që përmëndëm në komandimin nga tre pika. Për të lehtësuar punën e instalimit të instaluesit këshillohet të përdoren përcjellësa me ngjyra për të identifikuar sa më lehtë morseterit e pajisjeve të komandimit. Kryesisht bëhet që të mos ngatërohen morsetat e deviatorit me morsetat e invertitorit. Ky impiant këshillohet të përdoret në ambiente publike si në shkolla, kopshte etj nëpër korridoret e gjata. 7.4 DETYRË Realizoni impiantin dhe provoni funksionimin e tij. 7.5 Materialet e nevojshme:
  • 118. Impiante civile 118 DEVIATOR 2 INVERTITOR 2 PLLAKË 1P 4 LLAMBA 1 7.6 PYETSOR 1) Sa përcjellësa duhen për të lidhur dy inveritor me njëri tjetrin? 3 përcjëllësa 2 përcjellësa 4 përcjellësa 2) Për të ndezur llambën duhet: Kyçja me rradhe e dy invertitorëve Kyçja e një elementi çfarëdo të komandimit Kyçja sipas një radhe të caktuar të invertitorëve dhe deviatorëve 3) Çfarë nevojiten për të realizuar komandimin e një llambe nga 6 pika: 3 deviator dhe 3 invertitor 4 deviator dhe 2 invertitor 2 deviator dhe 4 invertitor 4) N.q.s portallamba ka lidhje të shkurtër kur do të veprojë seksionuesi S? vetëm kur të shtypim deviatorin e parë vetëm kur të shtypim një nga invertitorët vetëm kur të shtypim deviatorin e dytë gjithmonë
  • 119. Impiante civile 119 A8 IMPIANT DRITE KOMANDUAR ME RREGULLATOR DRITE Objektivi: Njohja me rregullatorin e dritës si dhe përdorimet e tij ne impiantet e ndriçimit 8.1 Skema parimore dhe simboli i tij Rregullatori i dritës është një pajisje elektronike e cila mundëson komandimin e fluksit të dritës që jep një llampë inkandeshente. Ashtu sikurse çelësi edhe rregullatori është një pajisje komandimi direkt e cila lidhet në seri me qarkun e ndriçimit. Kjo pajisje duhet të komandoj vetëm fazën. Herë pas here lidhja e tij mund te shoqerohet me lidhjen në seri me nje çelës 10A. Zhvillimi i teknollogjisë ka bërë që brënda në rregullator të inkorporohet edhe një kontakt çelësi. Lidhja e rregullatorit duhet bërë në varësi të fuqisë së instaluar. Përpara montimit duhet të lexohen parametrat teknik të dhënë nga prodhuesi. Duhet të theksojmë se rregullatori përdoret vetëm për komandimin e fluksit të llampave inkandeshente dhe jo luminishente. Më poshtë po paraqesim disa
  • 120. Impiante civile 120 parametra teknik të një rregullatori drite: Fuqia nominale e instalimit 40 – 900 W Frekuenca e punës 50 Hz +/- 10% Tensioni i punës 230 V Rregullatori i dritës mund të përdoret në komandimin direkt nga një dhe më shumë se një pikë. Duhet të kemi parasysh në rastin e komandimeve nga më shumë se dy pika ky rregullator të vendoset në atë pjesë të qarkut ku garantohet funksionimi i tij gjithmonë. 8.2 Skema e montimimit 8.3 Skema e montimit njëvijore KAPITULLI I KOMANDIMIT INDIREKT Në mësimet e lartëpërmëndura kemi thënë se impiantet e dritës klasifikohen në dy kategori: A. KOMANDIMI DIREKT B. KOMANDIMI INDIREKT Me impiante të komandimit indirekt do të kuptojmë të gjitha ato impiante elektrike të cilat si
  • 121. Impiante civile 121 elemente komanduese përdorin pajisje të tjera elektrike ose elektronike. Më poshtë po paraqesim skemën bllok të një impianti komandimi indirekt Përparësi e impianteve të komandimit indirekt janë se qarku i komandimit mund të funksionojë në tension të ulët , ndërsa qarku i ndriçimit mund të funksionojë në tension 220 V. Kjo gjë sjell rritjen e sigurisë së impiantit. Nga ana tjetër ky llojë impianti sjell një komoditet përdorimi falë teknollogjisë bashkohore të përdorur. Në këtë katëgori hyjnë të gjitha ato impiante drite si për përdorim shtëpiak po ashtu edhe publik. Me anë të komandimit indirekt ne mund të komandojmë në mënyrë automatike fikjen dhe ndezjen e dritës në mënyra të ndryshme. Pajisjet e komandimit mund të jenë elektromekanike ose elektronike. Kuptohet që pajisjet elektromekanike përbëjnë një kosto më të ulët dhe për këtë arësye kanë egjetur edhe një përdorim më të gjërë. Po kaq të rëndësishme janë edhe pajisjet elektronike të cilat mundësojnë komoditet dhe garanci më të madhe në komandim. Kostoja e kësaj kategorie është më e lartë. Kohët e fundit po gjejnë një aplikim në masë përdorimi i mikro PLC për përdorim shtëpiak të cilat më parë programohen në kompjuter dhe më pas aplikohet në pajisjet e ndryshme elektroshtëpiake. Kjo mundëson komandimin në distancë nëpërmjet internetit. Në këtë kapitull do të shikojmë kryesisht pajisjet e komandimit indirekt të përdorura për komandimin e ndriçimit të jashtëm ose të shkallës. RËLEJA Rëlenë, mund ta konsiderojmë si një pajisje elektromagnetike që përbëhet nga tre pjesë kryesore: elektrike, mekanike dhe magnetike. Pjesa elektrike përbëhet nga një ose më shumë kontakte që kanë për detyrë të mbyllin qarkun që bënë ushqimin e ngarkesës me tensionin e rrjetit. Pjesa magnetike është e ndërtuar nga një bobinë e cila, kur përshkrohet nga rryma, krijon një
  • 122. Impiante civile 122 fushë magnetike që shkakton tërheqjen e pllakëzave për hekuri të butë. Pjesa mekanike është bashkësi e mekanizmave të vogla metalike ose plastike që përcaktojnë lidhjen midis bobinës dhe kontakteve; ajo ka për detyrë që sa herë bobina merr një impuls, të ndryshojë pozicionin e kontakteve. Karakteristikat kryesore të një rëleje mund të përmblidhen si më poshtë: - Tensioni nominal i bobinës paraqet vlerën nominale të tensionit të ushqimit për të cilën është ndërtuar rëleja. - Tensioni i ushqimit i bobinës mund të diferencohet me bobinën në rregjim termik dhe me temperaturë mjedisi 20°C, a) në tension minimal të veprimit (vlera me anë të të cilës rëleja vepron me siguri), b) në tension maksimal veprimi (vlera më e lartë për të cilën rëleja i nënshtrohet kushteve të ngrohjes ), c) tensioni i mbajtjes (vlera e tensionit të bobinës, që sapo të eksitohet të mbajë ngarkesën), d) tensioni i kthimit (vlera e tensionit me anë të të cilës bobina çmagnetizohet me siguri). - Fuqia nominale e bobinës që tregon vlerën e fuqisë së dukshme (për rrymë alternative) që merr nën tension nominal. - Rryma nominale e kontakteve paraqet rrymën e vendosur për rregjim të gjatë punë dhe tregon vlerën maksimale të rrymës që kontakti mund të përballojë në pajtim me kushtet e ngrohjes. Mund të përkufizohet edhe si vlerë e rrymës së kontaktit për një numër të madh kyçjesh dhe çkyçjesh. - Fuqia nominale është përcaktuar si fuqi maksimale që kontakti mund të përballojë, ose si vlerë maksimale e fuqis (e shprehur në volt-amper VA) që kontakti është në gjendje të mbajë për një numër të madh kyçjesh dhe çkyçjesh. - Tensioni nominal i nmjë kontakti shprehet si raport midis aftësisë nominale dhe rrymës nominale. Në impiantet e ndriçimit rëleja që përdoret zakonisht është e tipit hap pas hapi (ciklike) dhe komandohet nga një ose disa pulsante. Në këto impiante më të përdorshme janë rëlet çelës njëpolar dhe rëlet komutator: Rëleja e tipit çelës përdoret më shumë për të zëvëndësuar impiantet e komandimit direkt nga disa pika deviator, invertitor; ndërsa rëlet komutator kryesisht përdoret për të mundësuar nga një pikë kombinime të ndryshme sipas llojit të ndriçimit (e njejtë me komutatorin). Rëlet çelës dallohen nga prania e një kontakti të vetëm e cila mundëson vetëm dy pozicione (kontakt i hapur dhe kontakt i mbyllur) ndërsa rëleja komutator për faktin që ka dy kontakte ofron një numër më të madh kombinimesh të tyre sipas figurës së mëposhtme. Rëlet mund të diferencohen edhe në bazë të vlerës së tensionit të ushqimit të bobinës, duke pasur parasysh që tensioni i qarkut në të cilën kyçet kontakti është gjithmon 220V; në qoftë se bobina ushqehet me tension të njëjtë me atë të kontaktit (ose kontakteve), rëleja quhet me eksitim të përzier; në qoftë se bobina ushqehet me tension më të vogël se të kontakteve psh 12Vrëleja quhet me eksitim të pavarur.
  • 123. Impiante civile 123 Po të krahasojmë këtë sistem komandimi (i përkufizuar jo i drejtpërdrejtë për arësye të eksitimit të bobinës për të kyçur ose çkyçur kontaktin) me komandimin direkt (çelës deviator, invertitor) duhet të kemi parasysh konsideratat e mëposhtme: Rëletë kanë përparësi ekonomike vetëm kur pikat e komandimit janë të shumta; Për më tepër në kushtët e mësipërme, rëletë kanë një impaint të thjeshtë, pasi të gjithë pulsantet e komandimit lidhen në paralel; Përdorimi i rëleve me eksitim të pavarur, kur qarku i komandimit (bobina dhe pulsantët) i nënshtrohen një tensioni shumë të vogël, krijohet kushte të larta sigurie duke evituar në këtë mënyrë rënien nën tension të përdoruesit; Avantazh tjetër është se në rast të përdromit të rëleve me tension të ulët edhe seksioni i përcjllësave lidhës do të jetë më i vogël duke zvogëluar në këtë mënyrë edhe koston e impiantit. A9 IMPIANT DRITE KOMANDUAR NGA RËLE ÇELES Objektivi: Realizoni impiantin që mundëson ndezjen e një llampe nga disa pika nëpërmjet rële çelës. Njohja me funksionimin e rëles çelës. 9.1 Rëleja çelës njëpolar Rëleja përbëhet nga një elektromagnet A1 dhe A2. Kur nëpër bobinë kalon rrymë, shkakton magnetizimin e saj duke rrotulluar në këtë mënyrë një rrotë të dhëmbëzuar, e cila vë në veprim kontaktin e lëvizshme 1-2. Cikli i komandimit është me dy impulse: Me impulsin e parë kontakti mbyllet, ndërsa me impulsin e dytë kontakti kthehet në gjëndjen e mëparshme. Për të zvogëluar rrezikshmërinë, shpeshherë ushqimi i bobinës A1-A2 së elektromagnetit
  • 124. Impiante civile 124 bëhet me tension të ulët alternativ nëpërmjet një transformatori zbritës, kurse ushqimi i llampave në tensionin e rrjetit 220V. Në figurën e mëposhtme po paraqesim në mëyrë më të thjeshtar pjesën ndërtimore të rëles çelës. 9.2 Skema funksionale dhe përshkrimi i saj
  • 125. Impiante civile 125 Ushqimi i bobinës së rëles A bëhet në tension të ulët nëpërmjet një transformatori T. Pra, në këtë skemë kemi dy qarqe të ndarë: qarku i komandimit i cili është i ushqyer në tension të ulët, dhe qarkun e ndriçimit i cili ushqehet gjithmon në tensionin e rrjetit 220 V. Ashtu sikurse shikohet edhe në skemë si në qarkun e komandimit dhe në qarkun e ndriçimit janë parashikuar mbrojtje nga lidhjet e shkurtëra nëpërmjet siguresave të vendosura në secilin qark. Në gjendje qetësie, pra kur në skemë nuk kemi tension, kontakti K i rëles është i hapur. Kur shtypim njërin nga pulsantet P të vendosura në qarkun e komandimit në atë çast nëpërmjet saj do të kaloj rrymë duke bërë në këtë mënyrë që edhe në bobinën e rëles të kaloj rrymë për sa kohë që pulsanti mbetet i shtypur. Në këtë moment bobina do të magnetizohet duke krijuar kështu fushë magnetike përreth saj. Kontakti rëles do të mbyllet. Llampa do të ndizet pasi në të do të kaloj rrymë nëpërmjet kontaktit të rëles. Për të fikur llampën do të nevojitet që të shtypet përsëri pulsanti. Kjo do të shkaktojë kthimin e kontaktit në gjëndjen e mëparshme. Për të rritur numrin e komandimeve të llampës mjafton që të lidhim disa pulsant në paralel duke zëvëndësuar në këtë mënyrë komndimin e llampës nga disa pika me komandim direkt (deviator, invertitor). 9.3 Skema e montimit 9.3 DETYRË Realizoni qarkun e komandimit dhe provoni funksionimin e saj. 9.4 PYETSOR 1) Përse shërben rëleja – çelës?
  • 126. Impiante civile 126 Për të pakësuar rrezikshmërinë nga pikpamja e teknikës së sigurimit dhe për të ulur koston e impiantit Për të pakësuar numrin e pulsantëve të komandimit Për të pakësuar konsumin e energjisë elektrike Për të mundësuar komandimin e disa llampave. 2) Përse përdoret transformatori? Që pulsantët të punojnë vetëm në tension të ulët Që bobina e rëlesë të punojë në tension të ulët 3) Kur shtypim një pulsant kemi: Ushqimin e bobinës së relësë Ushqimin e transformatorit 4) Çfarë nevojitet për të krijuar një komandim nga 6 pika? Një rële dhe 6 pulsantë komandimi 6 rële dhe një pulsant komandimi 2 rële dhe 4 pulsantë komandimi A10 IMPIANT DRITE KOMANDUAR ME RËLE – KOMUTATORE Objektivi: Realizoni një impiant që të mundësojë ndezjen e komutuar të dy llampave. Njohja me funksionimin e rële – komutator. 10.1 Rëleja – komutatorë Parimi i i punës së rëles komutator është i ngjashëm me rëlen – çelës por me ndryshimin e vetëm që kjo llojë rëleje ka dy kontakte të cilat nuk kanë asnjë lidhje elektrike me bobinën e rëlesë.
  • 127. Impiante civile 127 Veçori e kësaj llojë rëleje është se hapja dhe mbyllja e kontakteve të saj bëhet sipas një kombinimi të caktuar të cilën e kemi parë në paragrafin e rëles. Cikli i komandimit është me katër impulse. Nga pikëpamja e teknikës së sigurimit, për të ulur rrezikshmërin, bobina e elektromagnetit ushqehet me tension të ulët alternativ nga një transformator ulës, kurse komandimi realizohet duke shtypur pulsantët e zakonshëm. Sot në treg gjenden edhe rële komutator ku qarku i komandimit fuksionon në 220V. Qëllimi i përdorimit të kësaj lloj rëleje është i ngjashëm me një komutator i cili mundëson komandimin e dy grupe llampash të ndryshme nga një pikë. Përparësi e rëles komutator është se përveç kësaj mundëson komandimin e dy grupe llampash të ndryshme nga disa pika të ndryshme. Kjo sjell një komoditet në përdorimin e saj. Kuptohet që në këtë rast kostoja e impiantit do të rritet sidomos kur numri i pikave të komandimit është i ulët. Në përgjithësi rëlet e dritës vendosen në kutit shpërndarëse. Por sot firmat e ndryshme që prodhojnë paisje komandimi kanë realizuar edhe rële drite modulare të cilat mund të vendosen në të njëjtin vend ku montohen edhe pulsantët e komandimit. Kjo gjë sjell një ulje të kostos së përcjellësave të përdorur. 10.2 Skema parimore dhe përshkrimi i saj Ashtu sikurse thamë edhe më sipër, bobina A ushqehet me tension të ulët nëpërmjet një transformatori ulës T. Edhe në këtë rast kemi dy qarqe të ndarë: qarku i ndriçimit, që punon në tensionin e rrjetit dhe qarkun e komandimit që funksionon në tension të ulët që vjen nga transformatori. Në gjendje fillestare (pa tension) rëleja i ka të dy kontaktet e hapura. Duke shtypur njërin nga pulsantët, bobina merr ushqim duke u magnetizuar. Në këtë mënyrë mbyllet vetëm kontakti i parë ndërsa kontakti i dytë mbetet i hapur. Kjo për shkak të kombinimit që krijon rrotulla e dhembëzuar. Ky është impulsi i parë. Në këtë rast do të ndizet vetëm llampa L1 ndërsa L2 mbetet e fikur.
  • 128. Impiante civile 128 Kur rishtypim përsëri njërin nga pulantët, bobina e rëles komutator do të magnetizohet përsëri duke shkaktuar përsëri rrotullimin e rrotullës së dhembëzuar. Kjo gjë do të shkaktojë hapjen e kontaktit të parë dhe mbylljen e kontaktit të dytë.(impulsi i dytë). Në këtë rast llampa L1 do të fiket dhe L2 do të ndizet. Kur rishtypim përsëri njërin nga pulsantët, Bobina do të magnetizohet sërisht duke shkaktuar në këtë mënyrë përsëri rrotullimin e rrotullës së dhëmbëzuar. Në këtë rast do të mbyllen që të dyja kontaktet (impulsi i trete). Në këtë rast që të dyja llmpat L1 dhe L2 do të ndizen pasi do të kemi kalim rryme nëpër të dy kontaktet e rëles. Për të rikthyer impiantin në gjëndjen fillestare mjafton që të shtypim përsëri njërin nga pulsantët (impulsi i katërt). Në këtë rast të dy kontaktet e rëles komutator do të hapen duke bërë që rryma nëpër llampa të ndërpritet duke shkaktuar fikjen e tyre. Mbas kësaj impianti është gati sërisht për punë. Në këto tipe impiantesh këshillohet përdorimi i llampave të sinjalizimit të cilat vendosen brënda në pulsant për të identifikuar vendëndodhjen e tyre kur është errësirë. Kjo përdoret me shume në ambiente publike dhe civile si: spitale, shkolla etj. 11.3 Detyrë Realizoni qarkun dhe provoni funksionimin e tij. Bëni dallimin midis rëles – çelës dhe rëlesë – komutatorë. 11.4 Skema e montimit
  • 129. Impiante civile 129 11.5 Materialet e nevojshme L1 dhe L2 Llampa inkandeshente me portallampë P1, P2, P3 Pulsante komandimi A1 Rële – komutatorë FINDER 26-04 T Trasformatorë ulës 220 V / 12 V Pllaka 1 post 11.6 PYETSOR 1) Sa herë duhet të shtypim pulsantët për të kryer një cikël të plotë? 2 herë 4 herë 2) Çdo të ndodhë nëse njëra llampë është në lidhje të shkurtër dhe gjatë këtij momenti aktivizojmë kontaktin? Digjet siguresa S2 digjet siguresa S1 digjet parësori i transformatorit. 3) Çdo të ndodhë nëse shtypim një pulsant dhe bobina e rëles ka këputje? Digjet siguresa S2 Rëleja nuk do të veprojë Rëleja punon vetëm me një kontakt A12 Rëleja e kohës (dritë shkalle) Objektivi: Njohja me rëlen dritë shkallë, parimi i punës si dhe instalimi i tij. Përdorimi i rëles dritë shkallë.
  • 130. Impiante civile 130 Kohëzuesi është një lloj rëleje kohe e veçantë, që përdoret në përgjithësi për komandimin e ndriçimit të shkallave dhe sheshpushimeve të një ndërtese. Funksioni i saj është për të kryer shuarjen automatike të llampave pas një farë kohe të përcaktuar. Gjithashtu kohëzuesi përdoret edhe për impiantet e ndriçimit të bodrumeve, hyrjeve të zyrave dhe impianteve qëndrore të ventilimit për kuzhinat dhe banjot. Sipas ndërtimit mund të gjenden kohëzues me mekanizëm orë, me ampulë mërkuri, me motor sinkron dhe elektronik. Ata klasifikohen, mbi të gjitha, nga tipi i mekanizmit që përcakton kalimin e kohës, psh; a) ata të tipit me mekanizëm orë shfrytëzojnë lëvizjen e një seri rrotëzash që vihen në lëvizje nga një bilançier; b) ata të tipit me mërkur shfrytëzojnë shpejtësinë e daljes së ajrit të mbyllur c) nga një cilindër i zgavërt (ajër i ngjeshur nga pesha e një hekuri të butë me formë cilindrike që zbret pasi të jetë tërhequr nga një elektromagnet) d) ata të tipit elektronik kohët e fundit janë dhe më të përdorshmit pasi janë modular dhe të lehtë për montim. Parimi i punës bazohet në orat prej kuarci; Kohëzuesit dallohen dhe nga tipi i kontakteve elektrike që kanë, p.sh. të gjithë kanë kontakte elektrike të formuara prej flete bakri (ose një rële, rasti i kohëzuesit elektronik), ndërsa rëleja e kohës me mërkur zëvëndëson kontaktet e zakonshme me një sasi të caktuar mërkuri të mbyllur në një ampulë qelqi. Së fundi, ajo që i dallon kohëzuesit elektronik nga të tjerët, është se ato ndërtohen me elemente elektronik në gjëndje të qëndrueshme, përveç lidhjes së rëles së jashtme. Veçori tjetër e tyre është se kanë një punim të qetë. Kjo është thelbësore për funksionimin e tyre. Më poshtë po paraqesim disa lloje rëlesh kohe të seris FINDER modulare. Theksojmë se rëlet Finder për nga cilësia dhe besueshmeria janë ndër më të përdorshmet Fig. 12.1 Rële finder dritë shkalle seria 14.01 Ashtu sikurse çdo lloj pajisje elektronike dhe elektrike edhe rëlet kanë parametrat e tyre teknik të cilët përcaktojnë kushtet e punës dhe të funksionimit. Kryesisht këto të dhëna jepen në katalogët e prodhimit ose të shoqeruar me materialin. Bashkëngjitur me të dhënat teknike të rëles jepet edhe diagrama e kohes së veprimit e cila ndryshon për lloje të ndryshme rëlesh. Duhet të theksojmë se secila rële ka në pjesën ballore të saj dy mikroçelësa me dy gjëndje 0 dhe 1 të cilat në varësi të kombinimit te tyrë bëjnë që rëleja të sillët në mënyra të ndryshme.
  • 131. Impiante civile 131 12.2. Ndërtimi dhe parametrat teknik te rëles dritë shkallë Në fig 12.2 është janë paraqitur në mënyrë të detajuar të gjitha funksionet dhe pjesët kryesore të një rëleje modulare Finder 14.01. Fig. 12.2 Pamja e një rëleje finder 14.01 Parametrat teknik te një rëleje finder: Rryma maksimale e kontakteve: 16/30 (100 A – 5ms) Tensioni maksimal i punës: 230 / - 50/60 Hz Numri i kyçjeve dhe çkyçjeve 1000 herë Kufiri i kohës 30s – 20 min Moduli 1 Shkalla e izolimit IP 20 Temperatura e ambientit -10…+ 50 Fuqia maksimale e llampave inkandeshente të lidhura në to (230V) e shprehur në Ë 2000W Fuqia maksimale e llampave halogjene të lidhura në to (230V) e shprehur në Ë 2000W Gjithashtu në manualet e konstrutorëve janë të paraqitur edhe detaje të tjera të rëndësishme të cilat duhet të kihen parasysh nga instaluesi. Një parametër po aq i rëndesishëm i rëlës dritë shkallë është edhe diagrama e kohës së tyre e cila është në funksion të pozicioneve të 2 mikroçelësave (0 dhe 1) si në fig. 12.3
  • 132. Impiante civile 132 Fig. 12.3 Grafikët e kohës sipas gjëndjes së rëles së kohës 12.3 Parimi i punës dhë mënyra e lidhjes së rëles dritë shkallë Rëleja dritë shkallë modulare e tipit FINDER 14.01 montohet në kuadër elektrik. Përparësi e saj është se mund të funksionojë në dy mënyra: a) si rële dritë shkallë më ndriçim të kufizuar në varësi të kohës së programuar; b) me ndriçim të përhershëm gjatë kohës së darkës ku fluksi i personave nëpër shkallë është i madhë; Pozicionimi i saj bëhet duke ndryshuar pozicionin e komutatorit mekanik që gjendet në pjesën ballore të saj. Në rastin kur rëleja është e pozicionuar në rële dritë shkallë aktivizimi i saj bëhet nëpërmjet pulsantëve të vendosur në secili katë, të lidhur në paralel me njëri tjetrin. Veprohet njësoj si në rëlen çelës por me ndryshimin që çaktivizimi i saj (fikja e llampave) bëhet në mënyrë automatike pas kohës së programuar nëpërmjet mikroçelësave. Rëleja është e pajisur me dioda led (treguese) të cilat tregojnë që rëleja është e ushqyer me tension dhe nëse është e aktivizuar ose jo. Në këtë llojë impianti këshillohet gjithmonë që pulsantët e komandimit të pajisen me ndriçim të brëndëshëm për të identifikuar vendëndodhjen. Për siguri krahas komandimit me rële kohe bëhet edhe komandimi direkt për secilin katë. Në figurën 12.4 paraqitet mënyra e lidhjes së rëles
  • 133. Impiante civile 133 Fig 12.4 Skema e montimit të rëles finder 14.01 A14 ÇELËSI i MUZGUT (KREPUSKOLAR) Objektivi: Njohja me çelësin krepuskolar, parimi i punës dhe instalimin e tij. Përdorimet e çelësit krepuskolar. 14.1 Parimi i punës së rëles krepuskolar. Kur realizohet një ndërtesë e cila është e rrethuar nga një kopësht përreth tij, është e nevojshme të instalohet një sistem ndriçimi për natën me qëllim ndriçimi të nevojshëm por edhe dekorativ. Ndriçimi duhet të filloj funksionimin çdo mbrëmje kur niveli i ndriçimit të dritës natyrale bie nën një vlerë të caktuar e cila shkon nga 10 deri 50 Lux (njesi matëse e intensitetit të dritës). Për këtë qëllim instalohen pajisje që quhen çelësa krepuskolar e cila realizon qëllimin e mësipërm.
  • 134. Impiante civile 134 Çelësat krepuskolar ndërtohen nga disa firma prodhuese dhe me karakteristika të ndryshme në mënyrë që të përdoren sipas rasteve të caktuara. Parimi i punës së çelësave krepuskolar bazohet në funksionimin e një fotorezistence; e cila është e vendosur në një qark përforcimi (amplifikator) të tipit elektronik. Veçori e saj është se fotorezistenca ndryshon vlerën e rezistencës me ndryshimin e intensitetit të dritës. Ky ndryshim konsiderohet si sinjal i hyrjes i këtij qarku elektronik që përmëndëm më sipër duke bërë në këtë mënyrë që të komandojë një rële. Kjo rële do të shërbejë pikërisht për komandimin e ndriçimit duke kryer të njëjtën funksion si rëleja çelës. Si çelësa krepuskolar gjenden të disa llojeve dhe përfshihen që nga ato më të thjeshta të cilat kanë karakteristikat e nevojshme për të hapur dhe mbyllur qarkun e ndriçimit, deri tek ato më të sofistikuarat të cilat përveç komandimit përmbajnë një sërë rregullime dhe programime të nevojshme. Çelësi krepuskolar do të mbyll qarkun e ndriçimit kur niveli i dritës të ketë arritur nivelin 5- 10 Lux (muzgu) dhe do të hapet përsëri në mëngjes kur fluksi i dritës fillon të rritet mbi 10 Lux. Tipi më i sofistikuar përmban edhe një orë elektronike e cila mundëson komandimin e dritës në mbrëmje edhe në funksion të orëve që dëshirojmë. Kjo bëhet kryesisht për të kurësyer energjinë elektrike në orët më pak të frekuentueshme. Në çdo çelës krepuskolar përveç rregullatorit të ndjeshmërisë së fluksit të dritës, në të është e vendosur edhe një rregullator kohe e cila bënë që dritat mos ndizen menjehërë por pas një farë kohe të përcaktuar nga pozicioni i tij nga 1 deri 30 sekonda. Në rastet kur krepuskolari vendoset në ambiente të ekspozuara shkalla e izolimit të tij është IP 55 Në fig 14.1 është paraqitur një tip çelësi krepuskolar e seris FINDER Cikli i aktivizimit dhe ç`aktivizimit të krepuskolarit në funksion të fluksit të dritës 14.2 Të dhënat teknike të një çelësi krepuskolar dhe ndërtimi i tij. Ashtu sikurse thamë në paragrafet e mësipërme, edhe çelësi krepuskolar është një pajisje modulare e cila montohet në kuadrin elektrik. Në fakt çelësat krepuskolar janë dy llojësh: 1) Krepuskolar ku pjesa fotocelul(fotorezistenca) është e ndarë nga pajisja dhe montohet jashtë e ekspozuar nga drita; 2) Krepuskolar ku pajisja dhe fotorezistenca janë të inkorporuara (së bashku) të dyja në një të vetme dhe si e tillë ajo montohet e gjitha jashte në një shtyllë ku në të cilin është fiksuar një ndriçues;
  • 135. Impiante civile 135 Në pjesën ballore të çelësit krepuskolar janë të vendosur dy rregullator të cilat kanë funksionin e rregullimit të intensitetit të dritës si dhe kohën e vonesës së ndezjes se llampave. Në fig14.2. është paraqitur një tip rëleje FINDER 11.01 modulare. Fig. 14.1 Çelës krepuskolar e seris FINDER me sensor të inkorporuar dhe jashtë saj. Në secilin katalog janë paraqitur në mënyrë të detajuar të gjitha të dhënat teknike dhe fizike të një çelësi krepuskolar. Më poshtë po përmëndim të dhënat kryesore të tyre, si edhe morseterin përkatëse të teguar në mënyrë më të detajuar në fig. 14.2. Parametrat më kryesor për tu pasur parasysh janë rryma maksimale që përballon kontakti si edhe tensioni i ushqimit të krepuskolarit. Jo gjithmon krepuskolari ushqehet në tensionin e rrjetit 220V. Në disa raste ai mund të ushqehet në tension të vazhduar ose tension të ulët alternativ
  • 136. Impiante civile 136 Fig. 14.2 Ndertimi i një çelësi krepuskolar per tipin 11.01 me sensor të jashtëm - Rryma maksimale e kontaktit 16/30 (100A - 5ms) - Tensioni maksimal i kontaktit 250/400 V - Fuqia reaktive e kontaktit 4.000 VA - Fuiqa maksimale për llampa inkandeshente 2.000 W - Fuiqa maksimale për llampa fluoreshente 1.000 W - Fuiqa maksimale për llampa halogjene 2.000 W - Tensioni i ushqimit V AC 230 V alternativ - Temperatura e ambientit -20…+ 50 - Shkalla e izolimit IP20 / IP54 Duhet të kemi parasysh që përpara vënies në punë të krepuskolarit të bëhen kolaudimet e nevojshme duke rregulluar ndjeshmërin e fluksit të dritës si edhe kohën e vënies në punë të ndriçimit nëpërmjet rregullatorëve përkatës. 14.3 Skema parimore e çelësit krepuskolar me sensor të jashtëm. Sikurse shikohet edhe nga skema çelësi krepuskolar nuk ka nevojë për pajisje komandimi si pulsant, çelës ose devioator. Në rast se fuqia që do të komandohet është më e madhe se fuqia që përballon kontakti i krepuskolarit atëherë kontakti i tij do të komandojë një rële pilot (kontaktor njëfazor ose tre fazor) me një fuqi më të madhe. Ky rast është shumë i përdorshëm pasi shpesh herë fuqia e ndriçuesve që përdoren për ndriçim natën është më e madhe se fuqia nominale e kontaktit të krepuskolarit. Përveç tipit të krepuskolarit me sensor të jashtëm ekzistojnë edhe çelësa krepuskolar me sensor të inkorporuar të cilët montohen direkt në shtyllën e ndriçuesit që do të komandojmë.
  • 137. Impiante civile 137 Skema elektrike e saj ndryshon nga skema e lidhjes së tipit të lartëpërmëndur pasi elementi sensor është i inkorporuar brënda saj. Veçori kryesor e saj është se shkalla e izolimit është e lartë (IP55) dhe mbulesa e saj është e izoluar hermetikisht për të evituar depërtimin e ujit brënda saj. Ashtu sikurse shihet edhe në Fig e mësipërme fig. 14.1 pajisja është e përbërë nga një qark elektronik i cili është i mbështjellë nga një kupolë plastike ose porçelan me ngjyrë të tillë që të mundësoj depërtimin e fluksit të dritës natyrale. Në pjesën e poshtme të saj përfundojnë dy dalje me rekorderi të cilat shërbejnë për të bërë lidhjet elektrike midis linjës së ushqimit dhe ndriçuesave që do të komandohen. Bashkimi midis kupolës dhe bazamentit bëhet nëpërmjet një guajno hidroizoluese 14.4 Skema parimore e çelësit krepuskolar me sensor të inkorporuar. Fig 14.4 Skema e lidhjes së çelësit krepuskolar FINDER 10.32 me sensor të inkorporuar Sikurse shihet nga skema e lidhjes në morsetat me simbolin alternativ bëhet lidhja me ushqimin 220V (L, N) ndërsa në morsetat me simbolin e llampës bëhet lidhja e grupit të llampave që do të komandohen. Nga figura duket qartë që krepuskolari (kontaktet e rëles pilot brënda saj) komandon si fazën edhe nulin në llampë për të rritur sigurin e impiantit. Kolaudimi i krepuskolarit bëhet në fillim duke hequr kapakun mbulues dhe nëpërmjet një kaçavide rregjistroj me trimerat përkatës sipas instruksioneve. Parametrat teknik të saj janë të ngjashëm me çelësin krepuskolar 11.01 por me të vetmin ndryshim që kontakti i komandimit ka një rrymë maksimale më të vogël se 11.01 (16A). Për të dy llojët e krepuskolarit fluksi i dritës artificiale nuk ndikon në sensorin e muzgut, dhe për këtë arësye nuk përbën asnjë problem lidhja e krepuskolarit pranë një burimi drite artificiale siç mund të jetë ndriçuesi.
  • 138. Impiante civile 138 A15 ORA E PROGRAMUAR. Objektivi: Të njihemi me orën e programuar, llojet e tij. Përdorimi i orëve të programuara në impiantet e ndriçimit dhe të prizave të ushqimit 15.1 Parimi i punës dhe ndertimi i orës së programuar Ora e programuar ose çelësi orar është një pajisje që përdoret për komandimin automatik të impianteve elektrike të ndriçimit publik, të kateve të shkallëve, të reklamave dhe të vitrinave; përdoret gjerësisht në impiantet e ngrohjes për komutimin e temperaturës së brëndëshme në interval kohe të programuar. Në përgjithësi, ora e programuar gjen një përdorim të gjërë në të gjitha aspektet në të cilat komandimet operative ose funksionale të pajisjeve duhet të jenë të programuar gjatë ditës dhe javës në funksion të kohës. Ashtu sikurse çdo pajisje tjetër edhe çelësi orar është një pajisje e cila klasifikohet në dy tipe kryesore: 1) Çelës orar analog ku mekanizmi i orës është realizuar mekanikisht nëpërmjet një bilançieri të vendosur brënda saj. Gjatë rrotullimit që bënë, bilançieri falë karakteristikës së saj mekanike kryen lëvizjen e saj duke shkaktuar në këtë mënyrë lëvizjen përpara ose mbrapa të disa kunjave. Programimi i çelësit orar
  • 139. Impiante civile 139 analog bëhet nëpërmjet zhvendosjes mekanike paraprake të kunjave që janë të vendosur përreth bilançierit. Këto kunja janë të vendosur në mënyrë të rregullt duke plotësuar në këtë mënyrë shkallën orare të një ore. Secila nga këto kunja ka dy pozicione të aktivizuar dhe jo të aktivizuar. Janë pikërisht këto kunja të cilat vënë ne lëvizje një kontakt mekanik që ndodhet brënda saj. Ky kontakt i cili nuk ka asnjë lidhje elektrike me ushqimin e çelësit orar komadon qarkun që dëshirojme. 2) Çelësi orar dixhital (shifror) janë çelësa të një teknollogjie më të zhvilluar. Në këtë rast çelësi orar është i pajisur nga një orë elektronike prej kuarci e cila siç e dimë është e një saktësie shumë të madhe. Sipas programimit që i bëhet kësaj pajisjeje në orë të caktuar qarku elektronik i ndodhur brënda saj komandon një rële pilot e cila nga ana e saj komandon një kontakt elektrik në formën e një deviatori. Ky kontakt do të shërbejë për komandimin e një llampe prize ose pajisjeje tjetër. Përparësi e çëlësit orar dixhital është se mund të bëjmë programime jo vetëm në funksion të orës por edhe në funksion të ditëve. Brënda pajisja është e pajisur edhe me një bateri litium e cila shërben për të memorizuar programimin në mungesë të energjisë elektrike. Në fig 15.1 janë paraqitur çelësa ora të tipit analog dhe dixhital modular të përshtatshëm për montim në shina omega (shina të vendosura në kuadrot elektrik) Fig 15.1 çelës orar a- analog b- dixhital Mekanizmi i orës mund të jetë i tipit pa rezervë ngarkese ose i tipit me rezervë ngarkese. Rezerva e ngarkesës duron kryesisht 50- 70 orë për tipin analog dhe 150-250 orë për tipin dixhital. Sikurse e përmëndëm edhe më sipër kjo ngarkesë (memorie) shërben për të ruajtur programimin edhe në mungëse të energjisë elektrike. Arësye tjetër është se në mungesë të energjise elektrike ora do të mbetej dhe në këtë mënyrë sa herë të mbetet mbrapa aq herë duhet të ndërhyjmë në programin e saj. Sikurse çelësat orar analog dhe ato dixhital janë të pajisjur me nje komutator me tre pozicione: Pozicioni orë: Pajisja sillet si një çelës orar i cili komandon kontatet e saj në funksion të programimit që i kemi bërë pajisjes. Pozicioni 1: Pajisja e mban të aktivizuar kontaktin e saj pavarësisht nga ora dhe programimi që i është bërë. Ky pozicion përdoret në ato raste kur pajisja që komandohet duhet të jetë e ushqyer me tension për arësye të emergjences ose sipas kërkesës.
  • 140. Impiante civile 140 Pozicioni 0: Pajisja e mban të ç`aktivizuar kontaktin e saj pavarësisht nga ora dhe programimi që i është bërë. Ky pozicion përdoret në ato raste kur pajisja që komandohet nuk duhet të jetë e ushqyer me tension për arësye të emergjences ose sipas kërkesës. 15.2 Parametrat teknik të çelësit orar analog dhe dixhital Ashtu sikurse çdo pajisje tjetër edhe çelësi orar ka karakteristikat dhe parametrat teknik të saj të cilat paraqiten në instruksionet përkatëse si më poshtë: Parametrat teknik të çelësit orar Analog Dixhital Numri i kontakteve 1 CO 1CO Rryma maksimale e kontaktit në A 16 16/30 Tensioni maksimal i USHQIMIT V AC 250 250 Fuqia reaktive e kontaktit në VA 4.000 4.000 Fuqia maksimale për llampa inkandeshente në Ë 2.000 2000 Fuqia maksimale për llampa fluoreshente në Ë 750 420 Fuqia maksimale për llampa halogjene në Ë 2.000 2.000 Mënyra e programimit Ditor Ditor+javor Programe komandimi 48 30 Intervali minimum në minuta 30 1 Temperatura e ambientit të punës -5…+55 -5…+55 Shkalla e izolimit IP20 IP20 Koha e kujtesës në mungesë të energjisë 70 orë 6 ditë 15.3 Skema parimore e lidhjes elektrike të çelësit orar analog dhe dixhital
  • 141. Impiante civile 141 Fig. 15.2 Skema e lidhjes së çelësit orar për tipi analog dhe dixhital Siç shikohet në fig. 15.2 edhe kjo pajisje nuk ka nevojë për pajisje komandimi si çelës deviator ose pulsant. Ushqimi i pajisjes bëhet direkt në morsetat me simbolin e një elektromotori.me linjën e ushqimit 220V. Duke qënë se kontakti deviator i pajisjes nuk ka lidhje elektrik me linjën e ushqimit atëherë për të ushqyer kontaktin nevojitet një urë elektrike midis fazës së elektromotorit dhe hyrjes së kontaktit deviator. N.q.s ngarkesa që do të komandohet më të është më e madhe se rryma maksimale e kontaktit atëherë nevojitet të përdoret një rële pilot me rrymë maksimale në kontaktet e tij më të madhe. Shpesh herë çelësat orë përdoren për të komanduar edhe ndonjë prisë 16A e cila shërbën për të ushqyer një skaldabanjë ose pajisje tjetër. Në këtë rast çelësat orë janë të inkorporuar sëbashu me një prizë 16A. Në fig 15.3 tregohet një orë e programuar së bashku me një prizë 16 A. Fig. 15.3 Çelës orar me prizë të inkorporuar brënda saj për prizë shuko ose normale SERIA Legrand (Malveno) Përparësi e këtij lloji çelësi është se janë më ekonomike, dhe të japin mundësi përdorimi në vënde të ndryshme pa qënë nevoja për një instalim elektrik paraprak. Duhet të kemi parasysh që edhe spina edhe priza është e të njëjtit lloj. N.q.s spina është shuko atëherë edhe priza do të jetë shuko, n.q.s spina është normale 2P+T atehërë edhe priza do të jetë e njëjtë me të.
  • 142. Impiante civile 142 15.4 P Y E T S O R 1) Rëleja dritë shkallë komandohet nga: pulsant të lidhur në paralel çelësa të lidhur në paralel deviator dhe invertitor të lidhur së bashku 2) Cilat nga shprehjet e mëposhtme është e saktë? Rëleja çelës fiket automatikisht ndërsa rëleja e kohës pas aktivizimit të pulsantit Rëleja çelës mbetet e ndezur për aq kohë sa nuk veprohet në pulsant ndërsa rëleja e kohës fiket automatikisht Rëleja çelës fiket sa herë që komandohet nga pulsanti ndërsa rëleja e kohës mbetet e ndezur gjithmon 3) Fotoelementi i një çelësi krepuskolar është i përbërë nga një: Fotodiodë Fototranzistor Fotorezistencë 4) Në sa Lux vepron sensori i një çelësi krepuskolar 150 – 200 LUX 5 – 10 LUX 200 – 300 LUX 5) Që një çelës orë të funksionojë si kotakt i kohëzuar në cilin pozicion duhet të vendosim komutatorin e tij: Pozicioni Pozicioni 1 Pozicioni 0
  • 143. Impiante civile 143 B1 KLASIFIKIMI I SINJALIZIMEVE DHE LLOJET E TIJ ............................................1 H Y R J E..................................................................................................................................................................1 B2 ZILJA DHE PËRIMI I PUNËS SË SAJ ........................................................................2 B3 IMPIANT SINJALIZIMI ME KARTEL ME NDRIÇIM..............................................5 B4 IMPIANT ZILESH ME KOMANDIM NGA DERA....................................................9 DHE PORTA E JASHTME.....................................................................................................9 B5 IMPIANT SINJALIZIMI ME THIRRJE DHE HAPJE PORTE.................................12 B6 RËLET ME DY GJËNDJE TË QËNDRUESHME.....................................................16 B7 IMPIANT PËR KËRKES TAKIMI.............................................................................18 B8 IMPIANT SINJALIZIMI PËRTHIRRJE SHËRBYESI..............................................22 B9 IMPIANT SINJALIZIMI PËR THIRRJE SHËRBYESI.............................................25 (Varianti i impiantit të pëparshëm B8) ..................................................................................25 B10 IMPIANT SINJALIZMI PËRTHIRRJE INFERMIERE.............................................29 B1 KLASIFIKIMI I SINJALIZIMEVE DHE LLOJET E TIJ Objektivi: Të njihemi me impiantet e sinjalizimit si dhe përdorimet e tyre sot në instalimet elektrike. Të njohim gjthashtu klasifikimi i tyre sipas përdorimit H Y R J E Impiantet e sinjalizimit realizohen me qëllimin që të trasmetojë në distancë personave të tjerë, sinjale akustik ose luminoz, të cilat interpretohen sipas një kodi të caktuar, të cilët mund të sinjalizojnë një thirrje, alarm ose një tjetër mënyrë funksionimi etj. Impiantet e sinjalizimit klasifikohen sipas përdorimit por edhe funksionit që ato kryejnë. Zhvillimi i teknollogjisë ka bërë që edhe impiantet e sinjalizimit të pësojnë një ndryshim të madh në karakteristika por edhe në instalim. Secila firmë prodhuese ideon sipas mënyrës së saj dhe për këtë arësye sinjaizimet janë të ndryshme. Parimi i punës së tyre mbetet i njëjtë. Le të përmëndim disa lloje impianti sinjalizimi që përdoren sot gjerësisht: Impiant sinjalizimi akustik është impianti më i thjeshtë për instalim. Ai është i përbërë nga pajisje të cilët gjatë komandimit të tyre trasmetojnë tinguj. E tillë është zilja. Këto impiante përdoren kryesisht për apartamente, zyra ose dyqane, vënde te cilat nuk kanë rëndësi për identifikimin e thirrjeve. Impiant sinjalizimi luminoz(me dritë) është impiant i ndërtuar kryesisht vetëm nga disa llampa sinjalizimi të cilat përfaqësojnë drejtime ose simbole të ndryshme. Këto impiante kërkojnë një përgatitje më të plotë. Kryesisht përdoren në impiantet e sinjaizimit për dyqane, zyra, klinika të vogla etj. Përparësi nga tipi akustik është se në një farë mënyre mund të identifikohet thirrja se kush ka sinjalizuar. Impiant sinjalizimi akustik – luminoz është një impiant më i plotë dhe është i përbërë nga impiant sinjalizimi me zile e përzier me impiant sinjalizimi me llampa. Theksojmë se llampat e përdorura nuk janë llampa ndriçimi (220V) por llampa sinjalizimi (24V). Përparësi i ketij impianti është se sinjalzimi është më i plotë. Ky llojë impianti përodret kryesisht nëpër ambiente civile si klinika-spitale, shkolla etj.