SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  5
Télécharger pour lire hors ligne
Pasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
Gjatë dekadave të fundit, kufijtë ndërmjet sektorit publik dhe privat, kompanive dhe
shërbimeve publike janë bërë të pasigurtë, si shumë e shumë gjëra që kanë qenë
tradicionalisht pjesë e shërbimeve publike dhe të kontrolluara nga qeveria janë duke u shitur
apo dhënë me koncesion për ofertuesit më të lartë në një valë të pafund të privatizimeve.
Një nga këto gjëra është mbledhja e tatimeve dhe taksave.
Ne në ALTAX duam të ngrejmë disa pyetje në lidhje me debatin e privatizimit të taksave.
Cilat janë meritat e administratës publike në mbledhjen e taksave dhe ato private në rastin
kur shërbimi jepet me koncesion?
Cilat janë përfitimet kryesore institucionale dhe politike dhe pengesat me të cilat përballen
tatimpaguesit në ditët e sotme?
Në mënyrë të veçantë, se si mund të zgjidhen problemet e korrupsionit dhe overzealousness
në mbledhjen e të ardhurave?
Në veçanti, si mund të zgjidhen problemet e korrupsionit dhe ruajtjen e normave etike në
mbledhjen e të ardhurave?
Privatizimi i mbledhjes së tatimeve është një zgjidhje komplekse për një problem të thjeshtë.
Administrata tatimore ka vëllime të konsiderueshme të rasteve të borxheve në inventarin e
saj dhe duhet theksuar se vetëm në tre vitet e fundit vëllimi i borxheve është të paktën 90%
më i lartë se në vitin 2013.
Në fund të shtatorit 2016, kishte të paktën 19 mijë tatimpaguesë me detyrime të pashlyera.
Ky grup tatimpaguesish përfaqëson 12 për qind të tatimpaguesve të regjistruar në Regjistrin
Kombëtar të Tatimpaguesve. Bazuar në të ardhurat e taksave të mbledhura nga Drejtoria e
Përgjithshme e Administratës Tatimore (DPT) pjesa e borxhit të pambledhur është së paku
50% e të gjitha të ardhurave që mbledh kjo administratë. Duket se ecuria e mbledhjes së të
ardhurave tatimore nuk është mirë.
Cila është arsyeja që situata ka shkuar më keq në këtë drejtim, kur procedurat janë shumë
strikte dhe kapacitetet për mbledhjen janë pjesë e administratës tatimore?
Tatimet nuk kanë nevojë për ndihmë për të mbledhur borxhet, nëse ata do të përdorin në
mënyrë efikase burimet dhe kapacitetet e tyre. DPT tashmë është një nga agjencitë më të
fuqishme të grumbullimit të taksave në rajonin e Ballkanit, për shkak të kompetencave të
gjera, numrit të punonjësve publikë dhe teknologjisë së investuar në tre vitet e fundit, të
gjitha këto dhe si ndikimi ndihmës së pandërprerë të ekspertëve të FMN-së dhe organizatave
të tjera tatimore evropiane.
E njëjta gjë është e vlefshme për autoritetet tatimore vendore, sepse ato shërbejnë të njëjtin
ligj procedurash dhe kanë të njëjtat atribute si pushteti tatimor qendror.
Autoritetet tatimore munden që pa miratimin e sistemit gjyqësor të vendosin sekuestro të
llogarisë bankare të tatimpaguesit për një taksë të papaguar apo për sigurime shoqërore e
shëndetësore të papaguara, të vlerësojë pagën e një tatimpaguesi, të bllokojë mallrat dhe
asetet e një biznesi që ka bërë kundravajtje të legjislacionit tatimor etj. Në raste të rralla,
mund edhe të konfiskojë pronën e një tatimpaguesi, përfshirë asete individuale dhe ato që i
përkasin një biznesi.
Pra, kush agjenci tjetër civile përveç atyre gjyqësore kanë kaq shumë të drejta që përdoren
për të bërë detyrën e tyre publike?
Mbledhësit e borxhit privat nuk mund të konkurrojë me këtë lloj pushteti. Por ata mund të
konkurrojnë kur vjen puna te stafi. E megjithatë, FMN dhe një pjesë e politikës nuk e pëlqen
këtë ide.
Kritikët ndaj privatizimit të mbledhjes së taksave kanë bërë që kjo pikë e debatit politik në
mënyrë të përsëritur të mbetet një ide që nuk ështëe ka kaluar pragun ediskutimeve të nivelit
të lartë politik. Argumenti më irëndësishëm për të justifikuar idenë që ky privatizim nuk është
i përshtatshëm për Shqipërinë paraqitet performanca e dobët e mbledhjes së taksave dhe
kapacitetet e dobëta në vend. Të dyja këto arsye në fakt janë vetëm përgjegjësi e politikës
dhe askujt tjetër.
Në fakt, dhënia me koncesion mund të krijojë probleme të reja në vend të zgjidhjes së atyre
të vjetrave. Duke patur vetëm motivin e fitimit në varësi të nivelit të mbledhjes së taksave,
mund që të çojë në tipe sjelljesh dhe qëndrimesh që mundet të bien ndesh me parimet e një
mirëadministrimi nga ana e kompanive të kontraktuara.
Por, eksperimentet e kryera më parë në dhënien e disa autoriteteve kompanive private për
të ndihmuar doganat dhe administratën tatimore kanë rezultuar të dështuara. Nëse
ligjvënësit do të shkojnë prapë në këtë drejtim për të kryer një tjetër eksperiment që mund
të rezultojë në dështim, ata do nuk do të fajësojnë veten.
Është bërë model i njohur i mungesës së përgjegjësisë që politikanët për cdo dështim të
ndodhur me vendimet që ata miratojnë, fajinja adresojnë administratës lokaledhe qendrore,
pavarësisht se kjo drejtimi dhe përbërja e administratës është vetëm përgjegjësi e tyre.
Në përpjekje për të ulur kostot dhe për të rritur të ardhurat nga taksat e pambledhura,
administrata tatimore ndoshta do të nënshkruajë një kontratë me kompanitë private për të
mbledhur borxhet tatimore. Këto kompani do të paguhen nga buxheti në bazë të një tarife të
paparashikuar, bazuar në shumën e borxhit tatimor që ato të mbledhura.
Administrata tatimore ka të bëjë direkt me tatimpaguesit. Ajo ka liri veprimi qeveritar për të
negociuar borxhin me tatimpaguesit, duke përfshirë fuqinë për të pezulluar ose anuluar
borxhet. Kompanitë private nuk mund të bëjnë oferta të tilla,kështu që autoritetet e tatimeve
qendrore apo lokale mund të kufizojnë veprimtarinë e mbledhësve privatë të borxheve në
raste “të lehta”, që nuk kërkojnë asnjë ndërhyrje qeveritare për ta zgjidhur.
Për fat të keq, është bërë e qartë se pak ose aspak raste nuk kërkojnë liri veprimi për të
zgjidhur direkt nga mbledhësit privatë të taksave.
Për të pasur një ide të qartë se çfarë do të mund të zgjidhej drejtpërdrejt nga ky proces le të
shohim përvojën e administratës tatimore amerikane (IRS), edhe pse modeli i saj nuk është
një shabllon që ngjasonshumë me modelin shqiptar përsa ipërket decentralizimit të pushtetit
tatimor dhe tipeve të taksave dhe strukturës së tyre. Por duke u nisur nga fakti që problemet
brenda administratës tatimore janë të paktën të njëjta ky model mundet të jetë një
këndvështrim për eksperiencën amerikane në privatizimin e mbledhjes.
Eksperienca e IRS me programin privat të grumbullimit të borxhit zbuloi se pavarësisht
përpjekjeve të mëdha për të siguruar që pala private të kryente funksionet qeveritare në një
mënyrë neutrale, përsëri nuk arriti të ndodhë ashtu si u ra dakort mes palëve. IRS përdori një
kuadër të plotë të mekanizmave të mbikëqyrjes, të cilat përsëri nuk i parandaluan plotësisht
interesat private të agjensive të mbledhjes së borxhit duke dëmtuar neutralitetin e mbledhjes
së borxheve tatimore dhe autoritetin e IRS-së.
Ndërkohë, në diskutimin e privatizimit të mbledhjes së tatimeve në Shqipëri një situatë e
trashëguar është edhe problematikat e decentralizimit dhe mungesa e kapaciteteve të
pushtetit lokal. Decentralizimi është paraqitur si një ndër objektivat më të mëdhenj të
Shqipërisë, që kur vendi hyri në një program ambicioz të reformave administrative dhe
institucionale në vitin 2015. Në themelimin e një sistemi të ri të decentralizuar të qeverisjes
vendore, Shqipëria futi në zbatim një qasje radikale për gjenerimin e të ardhurave lokale dhe
kompetencave të tjera të financave në mënyrë që të krijojë një pushtet më të pavarur nga
transfertat e parave të buxhetit.
Mbrojtja që autoritetet lokale i bëjnë mbledhjen së taksave nga privatët, mbështetet edhe
nga një nivel i lartë i burokratëve, disa donatorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në hartimin e
politikave për financat e pushtetit lokal i është bërë jehonë edhe nga botime të kohëve të
fundit mbi praktikat e mira në mobilizimin e të ardhurave.
Historikisht, në këtë dekadën e fundit diskutimet mbi mbledhjen e taksave nga privatët është
paraqitur te qeveritë argumentin e administrimit të dobët me dy përparësi kryesore. Së pari,
mundësia për të kursyer shpenzimet e administratës tatimore duke e zhvendosur koston e
mbledhjes së taksave mbi sektorin privat.
Së dyti, privatizimi taksave është gjithashtu një zgjedhje për të korrigjuar korrupsionin në
procesin e mbledhjes, duke ofruar mekanizma superiore për penalizimin e punës së dobët të
mbledhësve të taksave.
Disavantazhi kryesor është rreziku i mbledhjes duke harruar etikën ndaj tatimpaguesve, e cila
mund të rezultojë në një përkeqësim të marëdhënieve të qytetarëve me qeverinë.
Në këtë kontekst, mendim që del për ta trajtuar është se qeverisja aktuale e majtë duhet të
mandatojë fillimisht autoritetet lokale si hap të parë, gjithmonë nëse merr vendimin politik
për ta bërë privatizimin e mbledhjes së taksave. Ne tashmë në Shqipëri kemi përvoja të
privatizimit në një pjesë të sektorit të arsimit, shëndetësisë, transportit rrugor dhe ajror,
sigurisë fizike, etj.
Nëse programi i privatizimit do të hasë në probleme dhe nuk do të kryejë shërbimin për të
ardhurat e premtuara për tu mbledhur, atëherë politikanët duhet të mendojnë me kujdes për
privatizimin e mbledhjes së taksave në nivel kombëtar. Në analizën e efikasitetit të një
reforme privatizimi, sidomos kur propozimi i reformës lidhet me një privatizim, qeveria duhet
të shikojë efikasitetin në radhë të parë sipas këndvështrimit shoqëror.
Analiza e thelluar mbi performancën e sistemit tatimor duhet të vlerësojë së pari nëse është
produktive mbledhja e taksave sipas procedurave që egzistojnë dhe në situata të tilla rritja e
të ardhurave nuk duhet të jetë objektivi kryesor i politikës fiskale.
Reforma e mbledhjes së taksave do të thotë më pak të ardhura në momentet e para dhe më
shumë efikasitet për të ardhmen.

Contenu connexe

Similaire à Pasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri

Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëALTAX Consulting
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivALTAX Consulting
 
Financat publike
Financat publikeFinancat publike
Financat publikeMenaxherat
 
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazionMjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazionALTAX Consulting
 
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe ZhvilliminStimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe ZhvilliminALTAX Consulting
 
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskale
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskaleDhe legalizimet, por edhe amnisti fiskale
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskaleALTAX Consulting
 
Det.kursi.Fiskalitet bachelor 01
Det.kursi.Fiskalitet bachelor 01Det.kursi.Fiskalitet bachelor 01
Det.kursi.Fiskalitet bachelor 01Mimoza Ferati
 
Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!
Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!
Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!Lincoln Centers of Albania
 
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016ALTAX Consulting
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjesALTAX Consulting
 
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikALTAX Consulting
 
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijTatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijnakije.kida
 
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017UBT University
 
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016ALTAX Consulting
 
Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMET
Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMETProgres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMET
Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMETALTAX Consulting
 
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civile
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civileReforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civile
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civileALTAX Consulting
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat socialeALTAX Consulting
 

Similaire à Pasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri (20)

Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modë
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresiv
 
Financat publike
Financat publikeFinancat publike
Financat publike
 
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazionMjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
 
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe ZhvilliminStimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
 
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskale
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskaleDhe legalizimet, por edhe amnisti fiskale
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskale
 
Barra tatimore 2015
Barra tatimore 2015Barra tatimore 2015
Barra tatimore 2015
 
Det.kursi.Fiskalitet bachelor 01
Det.kursi.Fiskalitet bachelor 01Det.kursi.Fiskalitet bachelor 01
Det.kursi.Fiskalitet bachelor 01
 
Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!
Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!
Raporti 'vertetematesi', mbi punen e qeverise ne 365 dite. levizja mjaft!
 
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
 
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
 
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijTatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
 
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
 
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
 
Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMET
Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMETProgres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMET
Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMET
 
Diva 2012
Diva 2012Diva 2012
Diva 2012
 
Sistemi doganor dhe ekonomia informale (e zeze)
Sistemi doganor dhe ekonomia informale (e zeze)Sistemi doganor dhe ekonomia informale (e zeze)
Sistemi doganor dhe ekonomia informale (e zeze)
 
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civile
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civileReforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civile
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civile
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat sociale
 

Plus de ALTAX Consulting

Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisALTAX Consulting
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormALTAX Consulting
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...ALTAX Consulting
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016ALTAX Consulting
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016ALTAX Consulting
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiALTAX Consulting
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...ALTAX Consulting
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadeALTAX Consulting
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëALTAX Consulting
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareALTAX Consulting
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaALTAX Consulting
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivALTAX Consulting
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017 ALTAX Consulting
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEALTAX Consulting
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisALTAX Consulting
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017ALTAX Consulting
 
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitUlja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitALTAX Consulting
 
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveTreguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveALTAX Consulting
 
Reduction of VAT for Albania should happen now
Reduction of VAT for Albania should happen nowReduction of VAT for Albania should happen now
Reduction of VAT for Albania should happen nowALTAX Consulting
 
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modernTatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modernALTAX Consulting
 

Plus de ALTAX Consulting (20)

Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo Vadis
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decade
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
 
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitUlja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
 
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveTreguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
 
Reduction of VAT for Albania should happen now
Reduction of VAT for Albania should happen nowReduction of VAT for Albania should happen now
Reduction of VAT for Albania should happen now
 
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modernTatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
 

Pasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri

  • 1. Pasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri Gjatë dekadave të fundit, kufijtë ndërmjet sektorit publik dhe privat, kompanive dhe shërbimeve publike janë bërë të pasigurtë, si shumë e shumë gjëra që kanë qenë tradicionalisht pjesë e shërbimeve publike dhe të kontrolluara nga qeveria janë duke u shitur apo dhënë me koncesion për ofertuesit më të lartë në një valë të pafund të privatizimeve. Një nga këto gjëra është mbledhja e tatimeve dhe taksave. Ne në ALTAX duam të ngrejmë disa pyetje në lidhje me debatin e privatizimit të taksave. Cilat janë meritat e administratës publike në mbledhjen e taksave dhe ato private në rastin kur shërbimi jepet me koncesion? Cilat janë përfitimet kryesore institucionale dhe politike dhe pengesat me të cilat përballen tatimpaguesit në ditët e sotme? Në mënyrë të veçantë, se si mund të zgjidhen problemet e korrupsionit dhe overzealousness në mbledhjen e të ardhurave? Në veçanti, si mund të zgjidhen problemet e korrupsionit dhe ruajtjen e normave etike në mbledhjen e të ardhurave? Privatizimi i mbledhjes së tatimeve është një zgjidhje komplekse për një problem të thjeshtë. Administrata tatimore ka vëllime të konsiderueshme të rasteve të borxheve në inventarin e saj dhe duhet theksuar se vetëm në tre vitet e fundit vëllimi i borxheve është të paktën 90% më i lartë se në vitin 2013. Në fund të shtatorit 2016, kishte të paktën 19 mijë tatimpaguesë me detyrime të pashlyera. Ky grup tatimpaguesish përfaqëson 12 për qind të tatimpaguesve të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Tatimpaguesve. Bazuar në të ardhurat e taksave të mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Administratës Tatimore (DPT) pjesa e borxhit të pambledhur është së paku 50% e të gjitha të ardhurave që mbledh kjo administratë. Duket se ecuria e mbledhjes së të ardhurave tatimore nuk është mirë.
  • 2. Cila është arsyeja që situata ka shkuar më keq në këtë drejtim, kur procedurat janë shumë strikte dhe kapacitetet për mbledhjen janë pjesë e administratës tatimore? Tatimet nuk kanë nevojë për ndihmë për të mbledhur borxhet, nëse ata do të përdorin në mënyrë efikase burimet dhe kapacitetet e tyre. DPT tashmë është një nga agjencitë më të fuqishme të grumbullimit të taksave në rajonin e Ballkanit, për shkak të kompetencave të gjera, numrit të punonjësve publikë dhe teknologjisë së investuar në tre vitet e fundit, të gjitha këto dhe si ndikimi ndihmës së pandërprerë të ekspertëve të FMN-së dhe organizatave të tjera tatimore evropiane. E njëjta gjë është e vlefshme për autoritetet tatimore vendore, sepse ato shërbejnë të njëjtin ligj procedurash dhe kanë të njëjtat atribute si pushteti tatimor qendror. Autoritetet tatimore munden që pa miratimin e sistemit gjyqësor të vendosin sekuestro të llogarisë bankare të tatimpaguesit për një taksë të papaguar apo për sigurime shoqërore e shëndetësore të papaguara, të vlerësojë pagën e një tatimpaguesi, të bllokojë mallrat dhe asetet e një biznesi që ka bërë kundravajtje të legjislacionit tatimor etj. Në raste të rralla, mund edhe të konfiskojë pronën e një tatimpaguesi, përfshirë asete individuale dhe ato që i përkasin një biznesi. Pra, kush agjenci tjetër civile përveç atyre gjyqësore kanë kaq shumë të drejta që përdoren për të bërë detyrën e tyre publike? Mbledhësit e borxhit privat nuk mund të konkurrojë me këtë lloj pushteti. Por ata mund të konkurrojnë kur vjen puna te stafi. E megjithatë, FMN dhe një pjesë e politikës nuk e pëlqen këtë ide. Kritikët ndaj privatizimit të mbledhjes së taksave kanë bërë që kjo pikë e debatit politik në mënyrë të përsëritur të mbetet një ide që nuk ështëe ka kaluar pragun ediskutimeve të nivelit të lartë politik. Argumenti më irëndësishëm për të justifikuar idenë që ky privatizim nuk është i përshtatshëm për Shqipërinë paraqitet performanca e dobët e mbledhjes së taksave dhe
  • 3. kapacitetet e dobëta në vend. Të dyja këto arsye në fakt janë vetëm përgjegjësi e politikës dhe askujt tjetër. Në fakt, dhënia me koncesion mund të krijojë probleme të reja në vend të zgjidhjes së atyre të vjetrave. Duke patur vetëm motivin e fitimit në varësi të nivelit të mbledhjes së taksave, mund që të çojë në tipe sjelljesh dhe qëndrimesh që mundet të bien ndesh me parimet e një mirëadministrimi nga ana e kompanive të kontraktuara. Por, eksperimentet e kryera më parë në dhënien e disa autoriteteve kompanive private për të ndihmuar doganat dhe administratën tatimore kanë rezultuar të dështuara. Nëse ligjvënësit do të shkojnë prapë në këtë drejtim për të kryer një tjetër eksperiment që mund të rezultojë në dështim, ata do nuk do të fajësojnë veten. Është bërë model i njohur i mungesës së përgjegjësisë që politikanët për cdo dështim të ndodhur me vendimet që ata miratojnë, fajinja adresojnë administratës lokaledhe qendrore, pavarësisht se kjo drejtimi dhe përbërja e administratës është vetëm përgjegjësi e tyre. Në përpjekje për të ulur kostot dhe për të rritur të ardhurat nga taksat e pambledhura, administrata tatimore ndoshta do të nënshkruajë një kontratë me kompanitë private për të mbledhur borxhet tatimore. Këto kompani do të paguhen nga buxheti në bazë të një tarife të paparashikuar, bazuar në shumën e borxhit tatimor që ato të mbledhura. Administrata tatimore ka të bëjë direkt me tatimpaguesit. Ajo ka liri veprimi qeveritar për të negociuar borxhin me tatimpaguesit, duke përfshirë fuqinë për të pezulluar ose anuluar borxhet. Kompanitë private nuk mund të bëjnë oferta të tilla,kështu që autoritetet e tatimeve qendrore apo lokale mund të kufizojnë veprimtarinë e mbledhësve privatë të borxheve në raste “të lehta”, që nuk kërkojnë asnjë ndërhyrje qeveritare për ta zgjidhur. Për fat të keq, është bërë e qartë se pak ose aspak raste nuk kërkojnë liri veprimi për të zgjidhur direkt nga mbledhësit privatë të taksave.
  • 4. Për të pasur një ide të qartë se çfarë do të mund të zgjidhej drejtpërdrejt nga ky proces le të shohim përvojën e administratës tatimore amerikane (IRS), edhe pse modeli i saj nuk është një shabllon që ngjasonshumë me modelin shqiptar përsa ipërket decentralizimit të pushtetit tatimor dhe tipeve të taksave dhe strukturës së tyre. Por duke u nisur nga fakti që problemet brenda administratës tatimore janë të paktën të njëjta ky model mundet të jetë një këndvështrim për eksperiencën amerikane në privatizimin e mbledhjes. Eksperienca e IRS me programin privat të grumbullimit të borxhit zbuloi se pavarësisht përpjekjeve të mëdha për të siguruar që pala private të kryente funksionet qeveritare në një mënyrë neutrale, përsëri nuk arriti të ndodhë ashtu si u ra dakort mes palëve. IRS përdori një kuadër të plotë të mekanizmave të mbikëqyrjes, të cilat përsëri nuk i parandaluan plotësisht interesat private të agjensive të mbledhjes së borxhit duke dëmtuar neutralitetin e mbledhjes së borxheve tatimore dhe autoritetin e IRS-së. Ndërkohë, në diskutimin e privatizimit të mbledhjes së tatimeve në Shqipëri një situatë e trashëguar është edhe problematikat e decentralizimit dhe mungesa e kapaciteteve të pushtetit lokal. Decentralizimi është paraqitur si një ndër objektivat më të mëdhenj të Shqipërisë, që kur vendi hyri në një program ambicioz të reformave administrative dhe institucionale në vitin 2015. Në themelimin e një sistemi të ri të decentralizuar të qeverisjes vendore, Shqipëria futi në zbatim një qasje radikale për gjenerimin e të ardhurave lokale dhe kompetencave të tjera të financave në mënyrë që të krijojë një pushtet më të pavarur nga transfertat e parave të buxhetit. Mbrojtja që autoritetet lokale i bëjnë mbledhjen së taksave nga privatët, mbështetet edhe nga një nivel i lartë i burokratëve, disa donatorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në hartimin e politikave për financat e pushtetit lokal i është bërë jehonë edhe nga botime të kohëve të fundit mbi praktikat e mira në mobilizimin e të ardhurave. Historikisht, në këtë dekadën e fundit diskutimet mbi mbledhjen e taksave nga privatët është paraqitur te qeveritë argumentin e administrimit të dobët me dy përparësi kryesore. Së pari, mundësia për të kursyer shpenzimet e administratës tatimore duke e zhvendosur koston e mbledhjes së taksave mbi sektorin privat.
  • 5. Së dyti, privatizimi taksave është gjithashtu një zgjedhje për të korrigjuar korrupsionin në procesin e mbledhjes, duke ofruar mekanizma superiore për penalizimin e punës së dobët të mbledhësve të taksave. Disavantazhi kryesor është rreziku i mbledhjes duke harruar etikën ndaj tatimpaguesve, e cila mund të rezultojë në një përkeqësim të marëdhënieve të qytetarëve me qeverinë. Në këtë kontekst, mendim që del për ta trajtuar është se qeverisja aktuale e majtë duhet të mandatojë fillimisht autoritetet lokale si hap të parë, gjithmonë nëse merr vendimin politik për ta bërë privatizimin e mbledhjes së taksave. Ne tashmë në Shqipëri kemi përvoja të privatizimit në një pjesë të sektorit të arsimit, shëndetësisë, transportit rrugor dhe ajror, sigurisë fizike, etj. Nëse programi i privatizimit do të hasë në probleme dhe nuk do të kryejë shërbimin për të ardhurat e premtuara për tu mbledhur, atëherë politikanët duhet të mendojnë me kujdes për privatizimin e mbledhjes së taksave në nivel kombëtar. Në analizën e efikasitetit të një reforme privatizimi, sidomos kur propozimi i reformës lidhet me një privatizim, qeveria duhet të shikojë efikasitetin në radhë të parë sipas këndvështrimit shoqëror. Analiza e thelluar mbi performancën e sistemit tatimor duhet të vlerësojë së pari nëse është produktive mbledhja e taksave sipas procedurave që egzistojnë dhe në situata të tilla rritja e të ardhurave nuk duhet të jetë objektivi kryesor i politikës fiskale. Reforma e mbledhjes së taksave do të thotë më pak të ardhura në momentet e para dhe më shumë efikasitet për të ardhmen.