Publicité

Projektimi organizativ 2012 Mr.Driton Sylqa

14 Dec 2012
Publicité

Contenu connexe

Publicité

Projektimi organizativ 2012 Mr.Driton Sylqa

  1. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA TË BIZNESIT Tema: Projektimi Organizativ Driton Sylqa
  2. Teoritë e projektimit organizativ janë: Teoria Klasike Teoria Neoklasike dhe Teoria Situacionale
  3. Teoria Klasike Përdorimi i kësaj forme të strukturimit organizativ mori përhapje gjatë periudhës së industrializimit të perëndimit; Shkencëtaret e shkollës klasike, si preokupim primar, social dhe menaxherial patën përdorimin efikas të burimeve për të dhënë maksimumin e prodhimit; Paraqitja ideale e formës klasike të organizimit është organizimi burokratik sipas modelit të sociologut Max Weber; Sipas Weber-it, kjo formë është superiore ndaj çdo forme tjetër nga pikëpamja e saktësisë, stabilitetit, nga rigoroziteti i disiplinës, si dhe nga shkalla e besueshmërisë. Weber-i identifikoi tre tipe të autoritetit:  Autoriteti tradicional  Autoriteti karizmatik  Autoriteti racional – legjitim
  4. Karakteristikat e formës burokratike Në organizimin burokratik ekziston një ndarje e qartë e punës, secila detyrë është e përcaktuar mirë, e kuptueshme dhe rutinë. Ekziston një specializim funksional; Sistemi i marrëdhënieve të autoritetit menaxher – vartës, ekziston në formën e një hierarkie të përcaktuar qartë; Çdo punonjës, në punën e tij udhëhiqet nga rregulla specifike, politika dhe procedura të përcaktuara që më parë; Emërtimi i njerëzve në pozita të ndryshme menaxheriale bazohet në kompetencën teknike të tyre; Nëpunësit e kompanisë nuk janë pronarë të saj; Realizimi i favoreve ndaj njerëzve të veçantë minimizohet nëpërmjet aplikimit rigoroz të politikave, rregullave dhe procedurave; Disiplina në punë (puna shpërblehet, mos-puna ndëshkohet); Rregullat, vendimet dhe veprimet janë të formuluara dhe të dokumentuara me shkrim.
  5. Forma Klasike – një strukturë e gjatë me shumë shkallë Një organizatë e këtij tipi me specializim të lartë të punëve, me departamentizim funksional, me diapazon të ngushtë menaxhimi dhe me autoritet të centralizuar, ka tendencë që të ketë një strukturë të gjatë me shumë shkallë ose nivele; Disavantazhet e kësaj forme janë:  Komunikimi është i varfër dhe i ngadaltë për shkak të numrit relativisht të madh të shkallëve nëpërmjet të cilave duhet të kalojë informacioni;  Ka konfuzion dhe konflikt midis roleve;  Nuk i lejon njerëzit të shfaqin iniciativën e tyre. Struktura organizative është e ndërtuar në mënyrë të tillë që të kufizojë ndikimin subjektiv të tyre;  Adaptohet me vështirësi ndaj ndryshimeve teknologjike;  Njerëzit, duke u specializuar më tepër se ç’duhet, mund te përqendrohen më shumë tek mjetet sesa te përfundimet apo objektivat që duhet të arrijnë
  6. Parimet e formës klasike Teoria klasike rekomandon aplikimin e disa parimeve bazë: a - Ndarja e punës - Puna ndahet sa më shumë që të jetë e mundur për të rritur efiçencën. b - Uniteti i drejtimit – Punët duhet të grupohen sipas funksionit ose sipas procesit. Punët e ngjashme duhet të përfshihen brenda të njëjtit departament. c- Centralizimi i autoritetit – Përgjegjësia për autoritetin e dhënë përqendrohet në nivein e lartë të menaxhimit. d – Autoriteti dhe përgjegjësia – Autoriteti dhe përgjegjësia janë në masë të barabartë tek çdo pozitë menaxheriale. e – Uniteti i komandës – Çdo vartës duhet të ketë një dhe vetëm një epror.
  7. Teoria neoklasike Organizimi strukturor neoklasik, me decentralizim të autoritetit dhe me kompleksitet e formalizëm të ulët, imponon diapazon të gjerë menaxhimi, punë me nivel të ulët të specializimit të tyre dhe departamente heterogjene; Projektimi neoklasik i strukturës organizative bazohet në dy faktorë përcaktues: njeriu dhe mjedisi. NJERIU: Roli i individit është i pazëvendësueshëm . Ky rol doli për herë të parë ne dukje gjatë eksperimenteve të famshme të E.Mayo-s në uzinën e Hawthornit në SH.B.A; Njerëzit, në procesin e punës, shpesh nisen nga një motiv më i gjerë sesa thjesht shpërblimi monetar; Studimet mbështetën idenë se nevoja e njerëzve për autonomi, kreativitet dhe vet-zhvillim të vazhdueshëm është në kontradiktë me vendosjen e rregullave të ngurta të cilat dekurajojnë sjelljen novatore.
  8. Teoria Neoklasike – Roli i Mjedisit Kemi pohuar se shkencëtarët e shkollës klasike i kushtonin pak rëndësi studimit të mjedisit, i cili ishte i qëndrueshëm dhe lehtë i parashikueshëm. Zhvillimi i shoqërisë perëndimore, i shprehur në shpejtësinë e ndryshimit teknologjik, të metodave të prodhimit, të mënyrës së komunikimit, etj, e bëri nevojë urgjente adaptimin dhe fleksibilitetin e organizatave të biznesit ndaj kushteve të reja të mjedisit; Karakteritikat e strukturimit organizativ sipas modelit neoklasik:  Theksi mbi rëndësinë e binomit njëri-mjedis  Decentralizimi i autoritetit  Diapazoni i gjerë i menaxhimit  Departamentizimi miks  Menaxhimin direktiv (jo-autoritar, por me pjesëmarrjen e punonjësve)  Organizimi informal në masë të konsiderueshme  Aplikimi i rrotacionit të punëve, zgjerimit të punëve dhe pasurimit të punës Këto karakteristika sjellin një përdorim më të plotë të kapaciteteve humane e teknike, si dhe aftësojnë organizatën që t’i përgjigjet shumë më shpejt ndryshimit të kushteve dhe të teknologjisë.
  9. TEORIA SITUACIONALE Sipas teorisë situacionale ekzistojnë një sërë faktorësh, të cilët kushtëzojnë projektimin konkret organizativ, ndër të cilët më të rëndësishmë janë:  Teknologjia  Mjedisi dhe  Zgjedhja trategjike Sipas J.Woodward -it teknologjia ka këtë influencë:  Sa më komplekse të jetë teknologjia, aq më i madh është ekipi menaxherial dhe numri i shkallëve te menaxhimit;  Diapazoni i menaxhimit vjen duke u rritur kur kalojmë nga prodhimi individual drejt prodhimit masiv dhe ulet përsëri kur kalojmë prej këtej në prodhimin e vazhdueshëm; Organizatat që përdorin teknologji rutinë (si në prodhimin masiv apo në linjat zinxhir), duhet të orientohen nga projektimi klasik; Organizatat që përdorin një teknologji jo rutinë (prodhimi individual dhe i vazhdueshëm), duhet të orientohen nga projektimi neoklasik.
  10. Faktori Mjedis Mjedisi për organizatat mund të jetë i 2 llojeve:  Mjedisi stabil  Mjedisi jo stabil Organizatat që operojnë në mjedise stabile kanë karakteristika të strukturës mekanike, si:  centralizimi i marrjes së vendimeve  shumë rregulla e procedura  shumë nivele hierarkike  organizim i theksuar formal  Diapazon i ngushtë menaxhimi Organizatat që operojnë në mjedise jo-stabile (të paqëndrueshme) kanë karakteristika të strukturës organike, si:  decentralizimi i marrjes se vendimeve  pak rregulla e procedura  pak nivele menaxhimi e komunikimi  diapazon i gjerë menaxhimi  organizim informal
  11. Faktori i zgjedhjes strategjike Strategjitë konkurruese të M.Porter-it: • Strategjia e lidershipit në kosto • Strategjia e diferencimit • Strategjia e përqendrimit Strategjitë e D. Miller: • Strategjia e diferencimit të ngushtë • Strategjia e lidershipit në kosto • Strategjia e diferencimit inovativ • Strategjia e diferencimit të tregut
  12. JU FALEMINDERIT PËR VËMENDJEN!
Publicité