Struktura organizative e ndermarrjes - ligj 4 Mr.Driton Sylqa
1. UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA TË
BIZNESIT
Tema: Struktura organizative e ndërmarrjes
Driton Sylqa
Nov 8, 2012
2. Struktura organizative / karakteristikat
Organizatat varesisht nga lloji i aktivitetit që ushtrojnë,
madhësia e tyre dhe shpërndarja gjeografike, ideologjia
udhëheqëse, si dhe mjedisi në të cilin veprojnë bëjnë
edhe përzgjedhjen e një strukture të përshtatshme
organizative’;
Strukturat hierarkike përmbajnë vlera burokratike, si
p.sh: parimi i unitetit të komandës, zingjirit të komandës,
kontrollin e përqendruar, formalizim të lartë, disiplinë,
centralizim të autoritetit etj.;
Një aspekt i rëndësishëm i strukturës organizative është
shkalla në të cilen një organizatë është e centralizuar
ose e decentralizuar.
Nov 8, 2012
3. Struktura organizative / karakteristikat
Struktura e organizatës është statike ajo
reflekton gjendjen e organizimit vetëm në një
moment të caktuar;
Sa më e decentralizuar të jetë një organizatë, aq
më e vështirë është për menaxherat të
imponojne normat burokratike;
“Miles Law”- pikëpamje që anëtarët kanë me një
çështje varet nga pozicioni ku ata ndodhen
respektivisht nga vendi i tyre në një proces
vendim-marrës;
Struktura organizative ka ndikim në shumë
aspekte në ndërmarrje, si në produktivitet ashtu
edhe në efikasitetin e ndërmarrjes.
Nov 8, 2012
4. Modeli Struktural i Mintzberg-ut
Njëra ndër teoritë e projektimit struktural organizativ ëshë
ajo e Mintzbergut e cila përbëhet prej pesë komponenteve:
1. Baza operative
2. Niveli i mesëm administrativ
3. Kulmi strategjik
4. Struktura teknike
5. Personeli ndihmës
Nov 8, 2012
5. Modeli Struktural i Mintzberg-ut
3
Kulmi
strategjik
4 5
Struktura 2 Personeli
teknike Niveli i mesëm ndihmes
administrativ
1
Baza operative
Nov 8, 2012
6. 5 strukturat e përgjithshme të Mintzberg-ut
Ekzistojnë 5 trajta themelore të strukturave
organizative të H.Mintzberg-ut:
* struktura e thjeshtë
* burokracia makinë
* burokracia profesionale
* forma divizionale dhe
* forma “ad-hoc”.
Nov 8, 2012
7. Struktura e thjeshtë
Struktura e thjeshtë ka këto karakteristika:
Në këtë strukturë kalojnë ndërmarrjet në fazen fillestare të jetës së tyre;
Autoriteti i centralizuar;
Pak ose aspak strukturë teknike (vetëm disa persona ndihmës);
Ka vetëm dy nivele, majën strategjike dhe bazën operative;
Ndarje të punës dhe diferencim të vogël në mes të njësive;
Sjellja nuk është e formalizuar;
Planifikimi, trajnimi dhe ndërlidhjet përdoren shumë pak;
Te ky model ndërmarrja operon në mënyrë të pavarur;
Nov 8, 2012
8. Burokracia makinë
Dizajni i bukrokracisë makinë mund të përmbajë këto elemente:
- Norma, rregulla dhe procedura;
- Formalizim i lartë në bazën operative;
- Specializim i lartë i punëve;
- Detyra dhe punë rutinore;
- Njësi relativisht të mëdha në nivelin operues;
- Autoriteti vendim-marrës kryesisht i centralizuar;
- Ndarje e qartë e roleve në mes të nivelit linear dhe të stafit;
- Kontroll i shtuar në punët e përditshme;
- Disiplinë në punë;
Nov 8, 2012
9. Burokracia profesionale
Burokracia profesionale thekson fuqinë e individëve për një punë të specializuar.
Kordinimi në burokraci profesionale mbështetet në këto parametra:
- Standardizimi i aftësive dhe shkathtësive të ndryshme;
- Specialistë të arsimuar dhe të trajnuar;
- Një pjesë e madhe e kordinimit në mes profesionistëve operativ bëhet përmes
standardizimit të aftësive dhe njohurive veçanerisht nga ajo se çka kanë mësuar
nga kolegët e tyre.
Nov 8, 2012
10. Forma divizionale
Burimi i formës divizionale rrjedhë nga burokracia makinë, që në kuptimin praktik
paraqet një sulucion operacional për të kordinuar dhe kontrolluar një konglomerat të
gjërë me karakteristikat vijuese:
- Përbëhet nga nën-ndarjet / divizionet (disa fakultete ne një Universitet);
- Shpërndarja horizontale e produkteve dhe shërbimeve;
- E drejtuar nga një politikë e qartë dhe strikte;
- Gjen aplikim në një mjedis të qëndrueshëm / stabil;
- Përmasa të mëdha dhe shtrirje të gjërë gjeografike;
- Në rastin kur kërkohet zbritja e kostos përmes rritjes së prodhimit, një strukturë
e tillë nuk gjen aplikim;
- Kjo strukturë më tepër gjen përdorim tek kompanitë e mëdha;
- Dallon nga modelet tjera sepse secili divizion ka një strukturë të veten.
Nov 8, 2012
11. Forma “ad-hoc” (struktura inovative)
Forma ad-hoc e cila ka një struktur kryesisht organike me formalizim të ulët,
konsiderohet si struktura më e përshtatshme për ndërmarrjet që merren me
zbulime dhe inovacione.
Kjo formë ka këto karakteristika:
strukturë të rrafshtë dhe të theksuar organike;
formalizëm i ultë i punëve dhe sjelljeve;
specializim të punëve bazuar në trajnime formale;
tendenca për vendosjen e specialistëve nëpër grupe projektuese;
inkurajimi i mekanizmit koordinues, brenda dhe në mes të grupeve punuese;
rezultati i organizatës varet nga performanca e grupeve të specializuara;
standardizim i ultë i procedurave;
dallimi i vogël në mes të pozitave lineare dhe stafit (menaxherë dhe këshilltarë);
kultura organizative e bazuar në punën demokratike dhe jo burokratike.
Nov 8, 2012
12. Tipet e strukturave organizative
Ekzistojnë 4 forma të strukturimit organizativ të ndërmarrjeve:
- Struktura organizative lineare;
- Struktura lineare dhe e stafit;
- Struktura organizative funksionale;
- Struktura organizative matricore;
Nov 8, 2012
13. Struktura lineare
Është forma më e thjeshtë e strukturimit organizativ. Uniteti i komandimit dhe zinxhiri
skalar janë dy komponentet kryesore të kësaj stukture.
Menax
heri
Marke Bur.
Prodhi Finan
tingu Njerez
mi ca
ore
Avantazhet - është strukturë e lehtë dhe e thjeshtë për t’u zbatuar në praktikë,
menaxheri vepron pa u konsultuar me njeri tjetër, vendimet merren më shpejt;
Disavantazhet - kjo strukturë nuk është efektive për firmat e mesme dhe të mëdha,
menaxheri ka përgjegjësi të plotë, menaxherët duke qenë me ngarkesa të mëdha në
punë nuk kanë hapësirë për veprime të tjera,
Nov 8, 2012
14. Struktura lineare dhe e stafit
Siç shihet edhe nga vetë emërtimi, kjo strukturë ka dy nivele, atë lineare dhe të stafit.
Bordi i drejtoreve
Manaxheri i Juristi i ndermarrjes
personelit
Sektori kërkim zhvillimit Sektori Sektori Sektori i marketingut
i prodhimit i financave
Manaxher prodhimi Menaxher kontrolli Manaxher krediti Menaxher kontabël. Manaxher i shitjes Manaxher i reklamës
Nov 8, 2012
15. Struktura lineare dhe e stafit
Përparësitë
Prania e specialistëve në organizatë liron menaxherët nga ato probleme për të
cilat nuk kanë njohuri të mjaftueshme. Rrjedhimisht, atyre ju del kohë më tepër
për t’u marrë me punë të tjera;
Ashtu sikurse në strukturën lineare, edhe në ketë forme ndiqet parimi i mirënjohur
i unitetit të komandimit;
Vendimet e marra nga menaxherët linearë pa dyshim se janë më cilësore për
arsyen se specialistët me këshillat e tyre ndihmojnë në masë të madhe
menaxherët
Të metat
Menaxherët edhe pse vendimet e tyre i marrin duke u mbështetur tek sugjerimet
e këshilltarëve, përgjegjësia për vendimet e gabuara bie mbi supet e tyre;
Prania e specialistëve mund të krijojë premisa për konflikt në mes të
menaxherëve dhe pozitave të stafit, e sidomos nëse detyrat e tyre nuk janë të
specifikuara në mënyrë të qartë;
Duke qenë se pagesat e specialistëve janë zakonisht të larta, kosto
administrative e kësaj strukture rritet dukshëm në krahasim me format tjera të
strukturave.
Nov 8, 2012
16. Struktura organizative funksionale
Te ky tip i strukturimit organizativ specialistët, që vihen në krye të funksioneve të
ndryshme të ndërmarrjes, kanë të drejtë të japin urdhra dhe të marrin vendime në lidhje
me funksionin e tyre.
Këtu, për dallim nga strukturat e lartpërmendura uniteti i komandës nuk respektohet.
Manaxheri i Prodhimit
Manaxheri i Manaxheri i Mirëmbajtjes Manaxheri i
Operacioneve Cilësisë
Nov 8, 2012
17. Struktura organizative funksionale
Disa nga avantazhet e kësaj strukturë janë:
• rritet niveli i kualifikimit të menaxherëve në funksionet përkatëse,
.
• merren vendime efektive;
• koordinimi i punëve brenda një departamenti është i lehtë, etj;
Ndërsa disavantazhe numërohen të jenë:
• Kur urdhrat e dhënë nga dy epror janë në konflikt me njëri tjetrin, ekziston rreziku i
ngadalësimit të kryerjes së punëve,
• Vështirësi në matjen e saktë të performancës;
• Menaxherët funksionalë duke u koncentruar në funksionet e tyre, mund të humbasin
vizionin mbi objektivat e ndërmarrjes;
• Specializimi i ngushtë mund të përgatit menaxherët në mënyrë të njëanshme;
• Zgjedhja e problemeve bëhet e vështirë për shkakun se kërkohen njohuri
multifunksionale;
Nov 8, 2012
18. Struktura organizative matricore
Është strukturë e cila zakonisht kombinon departamentet:
Kombinimi i departamentit te produktit me departamentin funksional, i jep
organizimit trajtën strukturore të një matrice;
këtu këshilltarët / specialistë përveç që këshillojne menaxherët, ata shfrytëzohen
edhe për formimin e grupeve punuese të cilat përgatisin produkte te reja.
Menaxheri kryesor
Menaxher Menaxher Menaxher Menaxher për
Prodhimi Financiar Marketingu Inxhinieri
Manaxher
Projekti A
Manaxher
Projekti B
Manaxher
Projekti C
Manaxher
Projekti D
Nov 8, 2012
19. Struktura organizative matricore
Kjo strukturë fleksibile përdoret në këto raste:
së pari, kur firma prodhon lloje të ndryshme produktesh;
së dyti, kur duhet të përpunohet një sasi e madhe
informacioni në të njëjtën kohë, struktura matricore është më
efikase për të mbajtur një numër optimal specialistësh;
së treti, kur është e domosdoshme ndarja e burimeve sipas
një sistemi part-time. Në këtë mënyrë, nëse firmës i duhet të
formojë 10 grupe projektesh, ajo nuk punëson 10 inxhinierë,
por me anën e përdorimit të strukturës matricore ajo i merr
vetëm 5 inxhinierë dhe i shfrytëzon ata me kohë të pjesshme
në secilin projekt.
Nov 8, 2012
20. Si përherë:
Ju faleminderit për
vëmendjen!
Nov 8, 2012