Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.

Teknika e çelesave te mendimit zbatuar ne lenden e historise 4

  • Identifiez-vous pour voir les commentaires

Teknika e çelesave te mendimit zbatuar ne lenden e historise 4

  1. 1. Teknikat e Celësave të mendimit, sipas Taksonomisë së rishikuar të Blumit Nivelet e të menduarit sipas Taksonomisë së rishikuar të Blumit Të kujtuarit Listo fjalët kyç nga A-Zh, të qytetërimit të lashtë grek. Unë të them:- Qytetërimi i lashtë romak. Ti më thuaj dy pyetje për këtë temë. Vizato një objekt nga qytetërimi i lashtë dhe trego se çfarë përfaqëson ajo që vizatove. Unë them:- “Faraon”. Ti shkruaj të gjitha idetë që kujton në lidhje me të. Të kuptuarit Cilat ishin llojet e shkrimeve që përdoreshin në Qytetërimet e lashta? Emërto pesë profesione të cilat nuk do t’i gjeje kurrë në qytetërimin e lashtë Mesopotam. Të zbatuarit Cilat janë elementet që përbëjnë qytetërimin e një populli? Qytetërim Vizato 5 përdorime të gurit në periudhën e Qytetërimit të lashtë. Gjej pesë elemente të kulturës së sotme qytetare që nuk do t’i gjeje kurrë në Qytetërimin e lashtë egjiptian. Shkruaj një përmbledhje për Qytetërimin fenikas. Më pas : Zgjero, shto, zëvendëso, fakte të shkrimit tënd. Të analizuarit Gjej të përbashkëtat e tre qytetërimeve të lashta. Çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishte shpikur shkrimi në periudhën e Qytetërimit të lashtë? Listo cilësitë e qytetërimit mesopotam dhe atij egjiptian. Kombinoji ato dhe krijo një qytetërim tjetër. Si do ishte ai në lidhje me dy qytetërimet e para?
  2. 2. Teknikat e Celësave të mendimit, sipas Taksonomisë së rishikuar të Blumit Të vlerësuarit Gjej pikat e dobëta të qytetërimit të lashtë egjiptian. Fenikasit ishin lundërtarë të shquar. Ata ishin të tillë sepse…. Thyej bindjet e tua me fakte dhe pastaj rindërtoi ato me fakte të reja. Grekët e lashtë nuk mund të quheshin të qytetëruar sepse….., por ata ishin të qytetëruar sepse……. Të krijuarit Ndërto me material sipas dëshirës një piramidë egjiptiane. Krijo një mënyrë të re të përmbledhjes së kapitullit mbi Qytetërimin e lashtë, pa përdorur përsëritjen e librit. Përdor oriz, miell, ujë,shkrepse, për të ndërtuar një piramidë. Shpik një alfabet të ri për t’i dërguar mesazhe shokëve të tu. Mendo sikur njerëzit të visheshin sot si faraonët egjiptianë. Çfarë do të ndodhte? Luaje me role. Si do të jetë njerwzimi pas 20 vitesh?

×