SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  48
1
PROJEKT
Tema:Kompozitoretshqipetar
Lenda:Muzik
Klasa:8B
Punoi:Nx Visjana Nurka
2
Pranoi:Ms Rakela Petrollari
Aleksander Lalo
Aleksandër Lalo ishte kompozitor shqiptar i cili ka
kompozuar për filma të njohur të kinematografisë
shqiptare. Ai lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë
dhe vdiq më 19 nëntor 2017. Rrjedh nga një familje
me origjinë nga Leskoviku.
Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale
kryesisht ka arritur vende të dyta megjithëse
meloditë e tij janë të mrekullueshme.
Kompozimet
Tingujt e harresës (1996) (TV)
Historiani dhe kameleonët (1989)
Treni niset më shtatë pa pesë (1988)
3
Dy herë mat (1986)
Fjalë pa fund (1986)
Asgjë nuk harrohet (1985)
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)
Një vonesë e vogël (1982)
Shi në plazh (1982)
Shtëpia jonë e përbashkët (1981)
Thesari (1981)
Gëzhoja e vjetër (1980)
Nusja (1980)
Vajzat me kordele të kuqe (1978)
Tomka dhe shokët e tij (1977)
Dimri i fundit (1976)
Emblema e dikurshme (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin (1974)
Odiseja e tifozave (1972)
4
Të shoh në sy(1986)
Një gjeneral kapet rob (1980)
PRENKJAKOVA
Prenkë Jakova (Shkodër, 27 qershor 1917 - 16
shtator 1969) ka qenë arsimtar, muzikant,
kompozitor dhe autori i operës së parë shqiptare
5
titulluar Mrika.[1] Këngët e tij Syrin tek qershia dhe
Margjelo janë shumë të njohura dhe për shkak të
popullaritetit që gëzojnë shumëkush i identifikon si
këngë popullore shkodrane.
Biografia
U lind më 1917 në një familje qytetare me
prejardhje nga Gjakova, i biri i Kolës së Dedë
Jakovës.[2] Gjyshi i tij, Deda, qe i dhënë pas muzikës
dhe i binte klarinetës në Kolegjin Saverian. I ati, Kola,
qe pjesëmarrës dhe organizator në frontin e Luftës
së Koplikut. Prenka kishte edhe dy vëllezër, Dedën
dhe Çeskun, që do të bëheshin fotograf dhe
muzikant përkatësisht.
Jakova ndoqi shkollën fillore në vitet 1924-1929 në
shkollën Skenderbeg,[3] dhe më pas vijoi në liceun
Illyricum në qytetin e lindjes, ku ndër të tjerë i dha
mësim edhe Át Martin Gjoka. Gjatë shkollimit të
mesëm, kaloi nga liceu në gjimnazin e përgjithshëm
të Shkodrës, të cilin e kreu më 1935. Gjatë shkollës
6
qe anëtar i bandës së shkollë dhe me nxitjen e të atit
nisi të aktronte në shoqëritë teatrore Bogdani dhe
Vllaznia. Më tej banda e shkollës u shndërrua në
bandën e qytetit dhe Jakova qe klarinetisti i saj.
Gjatë kësaj periudhe Jakova nisi të shkruante motive
muzikore mbështetur në motivet e këngëve
popullore të mirënjohura, ndër të cilat Delja rudë,
Hajredini, Besa e një trimi dhe Shkoj e vi flutrim si
zogu.
Kur qe 18 vjeç u caktua drejtor artistik i bandës së
shkollës, ku luanin asokohe të vegjlit Çesk Zadeja,
Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni dhe
kompozitorë të tjerë të ardhshëm shqiptarë. Jakova
nisi të kompozojë marshe dhe kantata. Më 2 janar
1936 u dërgua që të jepte mësim në Bërdicë, ku dha
mësime muzike dhe për vete nxuri kitarrën. Përgjatë
verës së 1939 bleu një fizarmonikë dhe mësoi t'i
binte edhe asaj; vjeshtën e po atij viti u caktua që të
jepte mësim në internatin e Oroshit, ku shkroi një
pjesë muzikore për fizarmonikë të titulluar Malli dhe
7
më pas Fyellin e bariut. Më 1940 Jakova u transferua
në Shkodër, ku shkroi pjesë muzikore për fëmijë dhe
operetën me dy hapje Kopshti i Xhuxhmaxhuxhëve.
Vitin shkollor 1941-42 Jakova u caktua që të jepte
mësim në Katërkollë të krahinës së Krajës, sot në
Mal të Zi.
Më 1942 shkoi të studjonte klarinetë në Akademinë
Kombëtare të Shën Çiles në Romë, studime që i
përfundoi shkëlqyeshëm. Fundi i vitit 1944 e gjeti
Jakovën mësues po prapë në Shkodër, më tej e
morën për të ndihmuar në aktivitetet që bënte kori i
Brigadës I Sulmuese në Shtëpinë e Rinisë, ku Jakova
u caktua përgjegjës. Në atë periudhë Prenka u
arrestua dhe u mbajt në hetuesi për shkak të vrasjes
së vëllait të tij duke luftuar kundër partizanëve
komunistë. Me grupet e amatorëve,
instrumentistëve, solistëve dhe korit që kishte në
patronazh, Prenka dha shfaqe jo vetëm në Shkodër,
por edhe në Ulqin, Cetinjë e Titograd.[4]
8
Vepra "Mrika" ishte opera e parë në historinë e artit
muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në
bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe
regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, e që u
vu në skenën e teatrit "Migjeni" të Shkodrës.
Opera e dytë e Prenk Jakovës, "Gjergj Kastrioti-
Skënderbeu", u prit shumë mirë nga kolegët e
dashamirësit e artit, që në shfaqjen e tij të parë në
Tiranë, por kritika zyrtare mediokre me qëllime
keqdashëse e tundoi mjaft kompozitorin, i cili u
detyrua të ripunojë disa pjesë. Gjithsesi vepra
"Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" ishte shumë më solide
se "Mrika" e cila vuante fatkeqësinë e subjektit dhe
tematikës së artit skematik, ku duhet të frynte
patjetër era revolucionare e kohës së absurditetit.
Prenk Jakova ishte një kompozitor që shkroi me
sukses romanca, kantata dhe këngë.
9
Që në moshë të re, Prenka mori pjesë në jetën
artistike muzikore të qytetit. Këtu ai bëri shkollën e
parë të artit. Doli mësues dhe shkoi të japë mësim
në shkollat e fshatrave të Shkodrës dhe të Mirditës
por nga të shkruarit e veprave muzikore nuk u nda
asnjëherë.
Ndërkohë i vëllai i Prenkës që ishte në moshë të re,
gjatë Luftës së Dytë Botërore, mori pjesë në lëvizjen
shqiptare nacionaliste, dhe me ardhjen në pushtet
të komunistëve u detyrua të merrte malet. Për shkak
të vëllait, i cili kërkohej, komunistët arrestojnë Prenk
Jakovën dhe e mbajnë disa kohë burgjeve. Ndërsa
Prenka, që nuk kishte ushtruar kurrfarë veprimtarie
veç detyrës së tij si mësues, lirohet shpejt nga burgu,
fati i të vëllait do të ishte tepër tragjik. Kapet nga
komunistët dhe pushkatohet pa mëshirë.
Prenk Jakova ishte një artist i madh, që megjithë
tragjedinë, dhe dhembjen që kishte, arriti të
10
mbijetonte dhe të shkruante duke iu imponuar
regjimit monist me forcën e gjenisë së tij.
Megjithë karrierën e tij të suksesshme artistike, për
të cilën fitoi respekt e admirim nga artdashësit
shkodranë, fundi i Prenkës do të ishte disi i ngjashëm
me atë të vëllait të ekzekutuar, sepse duke mos e
duruar dot mjedisin përreth tij, duke e parë vehten
në një gjendje pesimizmi të pashpresë, ai zgjodhi
rrugën e vetvrasjes, pikërisht në Shtëpinë e Kulturës
në Shkodër, pikërisht në atë institucion ku ai kishte
punuar e shkruar një jetë të tërë.
Vdekja tragjike e Jakovës
Pas suksesit të madh që u arrit me vënien në skenë
të operas së parë shqiptare "Mrika", gjatë një vizite
që bëri në qytetin e Shkodrës Enver Hoxha, u takua
me Prenkën dhe i tha atij se i kishte premtuar për të
bërë dhe një opera tjetër për Skënderbeun. Një nga
funksionarët e lartë të qytetit të Shkodrës, i cili ka
qenë prezentë në atë bisedë të Prenkës me Enver
11
Hoxhën, dëshmon: Pas atyre fjalëve të Enver
Hoxhës, Prenka iu përgjigj: "Po mor shoku Enver, por
puna e operas nuk është si bukët që i fut kur të
duash në furrë". Pas përgjigjes së Prenkës, Enver
Hoxha filloi të qeshte dhe dha porosi që t'i
plotësoheshin të gjitha kushtet Prenkës, me qëllim
që ai të vinte në skenë operën "Skënderbeu", kujton
ish funksionari i lartë lidhur me bisedën e Enver
Hoxhës me Prenkë Jakovën. Pas atij takimi, Prenka iu
vu punës duke punuar nga mëngjesi deri në orët e
vona të natës, për të realizuar atë që i kishte vënë si
detyrë Enver Hoxha.
Ai e shkroi të gjithë muzikën e operas "Skënderbeu"
dhe për disa muaj me radhë u muar vetëm me
ndarjen e muzikës turke nga ajo arabe, gjë e cila deri
në atë kohë konfondohej nga shumë kompozitorë.
Kur e përfundoi muzikën e saj dhe e solli për miratim
në Tiranë, Prenkës i nxorën shumë pengesa dhe ata
që ishin ngarkuar për shikimin e saj, i kërkonin të
shkurtonte disa pjesë që sipas tyre stononin. Prenka
12
refuzonte në mënyrë kategorike për ta bërë atë gjë
dhe i vetmi që i doli në mbrojtje ishte Fadil Paçrami, i
cili në atë kohë kishte dalë hapur kundër metodave
të vjetra e konservatorizmit.
Ndonëse opera "Skënderbeu" u shfaq dhe pati
sukses të madh, e Prenka pati përgëzime edhe nga
Enver Hoxha, peripecitë për realizimin e saj lanë
gjurmë të thella në gjendjen shpirtërore të Prenkës.
Kjo gjë ndodhte në një kohë, kur Prenka kishte
nënën e tij të paralizuar në shtëpi, gjë e cila ia rëndoi
së tepërmi gjendjen e tij nervore. Nisur nga këto
strese që iu paraqitën, më 16 shtator të vitit 1969,
kompozitori i famshëm Prenk Jakova i dha fund jetës
së tij në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i
dytë i Shtëpisë së Kulturës. Në varrimin e tij mori
pjesë i gjithë populli i Shkodrës, kurse nga Tirana u
dërgua vetëm Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve
dhe Artistëve.
13
I vetmi favor që iu bë atij nga shteti komunist ditën e
varrimit, ishte dhënia e lejes që ai të varrosej nën
tingujt e bandës muzikore të qytetit, të cilën ai e
kishte shkruar vetë katër dekada më parë.
Veprimtaria muzikore që la Prenk Jakova është
shumë e pasur e konsiston në dhjetëra vepra vokale,
këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e
korale, pjesë për bandë, muzikë filmash e deri tek
operetat e operat. Nisur nga virtuoziteti i tij dhe
veprat e larmishme muzikore, Prenk Jakova
konsiderohet si një nga kolosët më të mëdhenj të
muzikës shqiptare për të gjitha kohërat.
14
Çesk Zadeja lindi në Shkodër,më 8 qershor 1927,vdiq
në Romë, më 15 gusht 1997 ishte kompozitor
shqiptar.
Jeta
Çesk Zadeja lindi më 8 qershor të vitit 1927 në
Shkodër, në një familje qytetare. Mësimet e para i
mori në vendin e lindjes, në shkollën françeskane, ku
krahas mësimit të përgjithshëm, merr dhe njohuritë
15
e para të muzikës. Ka qenë anëtar i korit të Kishës
Françeskane që drejtohej nga kompozitori i shquar
patër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazreku e
Prenk Jakova. Që në vegjëli, në qytetin e lindjes u
angazhua në grupet amatore. Shfaqi që herët
talentin e tij dhe si nxënës 14-vjeçar studion në
Accademia di Santa Cecilia në Romë, Itali, me
kompozitorin Umberto Semproni.
Pas çlirimit të vendit, në vitet 1946-1947 punon në
Radio Shkodra si përgjegjës i departamentit muzikor,
kurse pas dy viteve shërben në ushtrinë e
atëhershme deri në vitin 1951. Në vitet 1949-1951
kryen shërbimin ushtarak si dirigjent në Ansamblin
Artistik të Ushtrisë. Çeskun e dërgojnë në Moskë për
studime muzikore, në degën e kompozimit në
Konservatorin Petar Iliç Çajkovski të Moskës, në
klasën e profesorëve dhe kompozitorëve M.I.Cukalli,
Bogatyrieff dhe Tchullaki. Me të kryer studimet, si
student i dalluar kthehet në Shqipëri dhe në vitet
1957-1962 emërohet dhe punon si udhëheqës
16
artistik në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe
Valleve Popullore të Tiranës, i cili sapo ishte formuar,
dhe ku Çesk Zadeja zhvilloi një veprimtari të dendur
si krijues dhe organizator i jetës edhe ashtu të
vobektë muzikore. Është njëri prej formuesve të
shumë institucioneve muzikore, si dhe drejtues i
tyre, siç janë: Konservatori (sot Akademia e Arteve)
ku punon si pedagog plot tri vite-1962-1965, e më
pas emërohet si udhëheqës artistik në Teatrin e
Operës dhe Baletit deri në vitin 1966.
Në vitet 1966-1972 është kryetar i degës së muzikës
në Institutin e Lartë të Arteve (Akademia e Arteve)
dhe në vitin 1972 është kompozitor në profesion të
lirë. Sërish udhëheqës artistik në Teatrin e Operës
dhe Baletit në vitet 1973-1979, kurse në vitin 1979
del në profesion të lirë, duke krijuar si i tillë deri në
vitin 1990, për t’u kthyer në vitet 1993-1994
pedagog në Akademinë e Arteve, ku jep
kompozicion dhe muzikologji. Profesor Zadeja është
kompozitor që përfaqëson në universin tonë
17
kombëtar figurën më të madhe krijuese, emblemë e
vërtetë kombëtare, i cili kalon në mit, sepse
potenciali i tij krijues e bën këtë personalitet të
shquar dhe doyen të muzikës bashkëkohore
shqiptare, i cili kohërisht i takon brezit të parë të
kompozitorëve tanë të shkolluar, duke i vënë bazat
muzikës klasike, që merr përmasa të gjera si nga
aspekti i trajtimit të materies muzikore e formës,
ashtu edhe nga aspekti i melodisë, ritmit dhe stilit. Si
pedagog ka dhënë vite të tëra kontribut të
jashtëzakonshëm dhe shumë të çmuar.
Shumë kompozitorë që janë bartës të veprimtarive
muzikore sot në Shqipëri, janë diplomuar nën
drejtimin e kompozitorit Zadeja. Ata sot zhvillojnë
veprimtari të shumta dhe shumë programe të
shkollave muzikore shqiptare janë të punuara, të
redaktuara dhe të mbikëqyrura prej tij. Nëse shohim
listën e të diplomuarve, do të vërejmë se sot kreu i
krijimtarisë muzikore përbëhet nga kompozitorët e
diplomuar te profesor Zadeja, dhe disa prej tyre nuk
18
janë më gjallë. Por kontributi i tyre ka qenë i madh,
siç janë, bie fjala, Tonin Harapi, Kujtim Laro; kurse
sot krijojnë Thoma Gaqi, Agim Krajka, Limoz Dizdari,
Shpëtim Kushta, Kozma Lara, Aleksandër Peçi, Sokol
Shupo, Ali Spahiu, Arian Avrazi, Ferikal Daja, Vangjo
Nova, Fatos Qerimaj, Ihsan Shehu dhe dhjetëra të
tjerë, krijues që luajnë një rol të rëndësishëm në
jetën muzikore sot në Shqipëri.
Ndikimi i krijimtarisë së Zadesë ishte i madh te një
sërë krijuesish të tjerë që ndiqnin rrugën e këtij
krijuesi, sepse veprimtaria e Zadesë në lëmin e
kompozimit në tërësinë e saj ka qenë mbizotëruese,
superiore dhe udhërrëfyese për brezat, të cilat i ka
mësuar si pedagog në Akademinë e Arteve të
Tiranës. Vizitat e shpeshta të kompozitorëve tanë
dhe anasjelltas na sillnin informacione të shumta për
krijimtarinë muzikore, jo vetëm të Zadesë, por edhe
të shumë krijuesve të tjerë, për të cilët as që kishim
dëgjuar ndonjëherë.
19
Veprat
1. “Suita e Veriut”,
2. “Suitë korale”,
3. “Skica simfonike”,
4. “Poema vokale”,
5. “Romanca”,
6. “Simfoni”,
7. “Rapsodi për violinë”
8. "Hej ju male"
9. "Suita"
10.Kur me zbret nga Voskopoja 11. Nen nje rrase
atje mbi krua.
Ferdinand Deda
Biografia:Ferdinand Deda
Jump to navigationJump to search
Ferdinand Deda.jpg
20
Ferdinant Deda lindi në Peqin, Shqipëri në 5 shkurt
të vitit 1941 dhe vdiq në 24 gusht 2003. Pasi mbaroi
liceun artistik në Tiranë në vitin 1960 studioi në
konservatorin e muzikës së Pragës për dirigjim. Pas
një viti detyrohet të ndërpresë studimet dhe t'i
vazhdojë në 1962 në konservatorin e Tiranës. Që kur
ishte student udhëhiqte orkestrën e RTSH dhe pas
studimeve u emërua në këtë orkestër. Në vitet
1991-1992 u specializua në Itali.
Prej viti 1964 ka realizuar mbi 300 koncerte brenda
dhe jashtë vendit si në Itali, Turqi, Greqi. Me
orkestrën simfonike të RTSH ka kompozuar muzikën
e shumë filmave. Deda është shquar edhe si
kompozitor, ai ka kompozuar 3 valle simfonike
"meditim 1-2-3", ka kompozuar gjithashtu edhe
katër skica për piano, trio për violinë, violonçel dhe
piano, prelud të kënduar, impropt për piano dhe
orkestër harqesh, fantazi për ksilofon dhe orkestër,
koncertino për korn dhe orkestër, koncert për
klarinetë dhe orkestër, rapsodi me tema poullore
21
për orkestër, koncertino për fagot, klarinetë dhe
flaut, muzikë filmi etj.. Është shquar edhe në gjininë
e këngës së lehtë për fëmijë. Vepra e tij është
vlerësuar me çmime, Ferdinant Deda është
themelues i koncerteve pranverore në RTVSH. Më
1997 u shpall fitues i "diskut të artë" është nderuar
me titullin "Artist i merituar" dhe "Mjeshtër i Madh".
Tish Daija
Tish Dajia është autor këngësh injohur. Tish Daija
lindinga një familje artizanësh të dëgjuar
shkodranë. Babai dhe xhaxhai iTishit janë ndër
themeluesit dhe njëkohësisht pjestarë të orkestrës
së shoqërisë “Rozafat”. Irritur në ambientin e
këngëve e të melodive, pahyrë në shkollë akoma
Tishi bëhet pjestar i korit françeskan nën drejtimin
e pader Martin Gjokës dhe pader FilipMazreku.
22
Kur ishte nxënës ivitit të tretë ishkollës fillore
bëhet edhe pjestar i bandës muzikore “Antoniane”
të drejtuar nga imadhi, mjeshtëri dhe frymëzuesi i
paharruar Prenkë Jakova. Këtu në këtë grup ainisi t’i
bjerë klarinetës, saksofonit edisa veglave të tjera. Të
kësaj moshe janë edhe kompozimet e para të tij mbi
motive të këngës popullore shkodrane nën
influencën e muzikës orientale, të cilat mbajnë
vlerat e moshës. Në1939,kur ishte vetëm 13 vjeçai
krijoi disa këngë të bukura si“Çik, omori çik”, “Ndal
bre vashë”, “Me luletë bukura”, Sylarushe”, etj, të
cilat këndohen edhe sot në mjediset shkodrane eqë
ruajnë akoma freskinë e tyre, madjeato janë bërë aq
popullore, saqë pothuajse e kanë humbur
autorësinë etyre. Këngët popullore të Tish Daisë
janë më të hershme seato të Prenkë Jakovës dhetë
23
Gjon Simonit etë ndonjë tjetri. Gjatë kohës së luftës
Tishi vazhdon studimet në gjimnazin françeskan
dhe njëkohësisht merret edhe me krijime këngësh
popullore. Dy vitet e fundit të shkollës në 1945-
1946imbaron në gjimnazin e qytetit. Menjëherë
pas mbarimit të shkollës në 1946emërohet mësues
muzike në Vlorë, qyteti që ifali aq gëzime rinore. Në
vitin 1951Tish Daija, pasi i kishin refuzuar një bursë
në 1947për në Izrael, kapërcen dyert e
konservatorit të famshëm “Çajkovski” të Moskës.
Diplomohet në 1956përkompozicion. Gjatë kësaj
kohe ka shkruar njësërë veprash plot frymëzim si:
“Kuartet harqesh, suitën për fëmijë “Një ditë
pikniku”, Uvertura e fitores, etj.Mbas studimeve
emërohet për 6 vjetnë Ministrinë e Arsimit dhetë
Kulturës, ku dhanjë ndihmë të çmuar në fushën e
24
artit muzikor. Në 1962emërohet në Ansamblin e
Këngëve dhe të Valleve Popullore. Për afro dy
dekada, si udhëheqës artistik i këtij Ansambli, dha
një sërë koncertesh të suksesshme qëe bënë të
njohur në kudo në botë. Aishoqëroi Ansamblin në
shumë vende të botës duke bërë ballafaqimin e artit
tonë me artin botëror. Mbas 1980delnë profesion
të lirë deri sa delnë pension. Qënga viti1962e deri
më fund të viteve 90-të ishte pedagog ijashtëm i
Akademisë së Arteve.
Krijimtaria eTish Daisë është e madhe dhe e
larmishme. Aikrijoi muzikë të të gjitha llojeve.Aika
shkruar në të gjitha gjinitë muzikore si: opera,
balete, simfoni, vepra instrumentale e vokale,
25
poema, këngë popullore e të lehta, këngë për fëmijë,
etj. Për të gjithë veprimtarinë e tijtë madhe e të
suksesshme ai është nderuar me titullin elartë
“Artist iPopullit” sidhe me titullin “Profesor”. Vdiq
në Tiranë më 3 tetor 2004.
JanKukuzeli.
Shën Jan Kukuzeli (1280? - 1370?)[1] ose Joan
Kukuzeli, ishte një murg ortodoks nga Durrësi.
Shenjtor, himnograf, mjeshtër dhe teoricien i
muzikës kishtare bizantine.
Shumë janë ata që kanë shkruar për të – historianë,
filologë, muzikologë – nga Lindja e nga Perëndimi, të
huaj e vendas. Për të janë shkruar shumë më tepër
nga çdo kompozitor kishtar. Veprat e tij, në
dorëshkrime, janë thesare të shek. XIV. Ky është një
përshkrim i shkurtër biografik, duke përmendur pak
edhe veprën e madhe muzikore.
26
Kisha Ortodokse në mbarë botën e nderon këtë
figurë si shenjtor të saj dhe kujtimin e tij e feston
çdo 1 tetor. Jan Kukuzeli është pikturuar si
kompozitor dhe si shenjtor në mjaft miniatura
dorëshkrimesh, në afreske dhe piktura murale
kishash si edhe në ikona druri. Ikona më e hershme
gjendet në kodikun 457 të Manastirit Kutlumusi
(Mali i Shenjtë) (shek. XIV). Ikona të tij janë pikturuar
në manastirin e tij në Malin e Shenjtë, në Shqipëri në
Manastirin e Ardenicës, në Greqi, Bullgari, Serbi,
Moskë, Mynih etj.
Gjithashtu janë ngritur mjaft kore kishtare, që
mbajnë emrin e tij. Edhe qytetarët durrsakë janë
krenarë për këtë figurë duke e kujtuar kontributin e
madh e të çmuar dhe duke i dhënë edhe emrin e tij,
“Jan Kukuzeli”, Shkollës së Mesme Artistike së
qytetit të Durrësit.
Jeta
27
Jani, lindi në Durrës, një qytet-port kozmopolitan, në
atë kohë nën zotërimin bizantin, në shek. XII (sipas
disa studiuesve) ose në fund shek. XIII (rreth 1270,
sipas disa studiuesve të tjerë). I ati i vdiq kur ishte
shumë i vogël, kështu që nëna e tij u mor me
edukimin e tij, duke ia besuar mësuesve më të mirë
të asaj kohe. Ai u dallua për një zgjuarsi të rrallë, për
zërin engjëllor dhe për aftësitë e mëdha muzikore.
Duket që, për shkak të atij zëri, e dërguan në
Konstandinopojë, në kryeqytetin e perandorisë, për
të studiuar dhe kënduar në oborrin perandorak.
Duke parë talentin e tij të madh dhe përparimin e
habitshëm në muzikë, e emëruan drejtues të
veprimtarive muzikore të kryeqytetit, duke i dhënë
titullin Mjeshtër, titull që në atë kohë ishte shumë i
rëndësishëm. Muzika luante një rol të veçantë në
Konstandinopojë, kështu që Jan u bë një anëtar i
oborrit perandorak dhe favorit i vetë perandorit. Për
zërin e tij të mahnitshëm e quajtën “zë engjëllor”.
Kur ai këndonte atje, në kishën e Shën Sofisë,
28
mblidheshin të gjithë për ta dëgjuar dhe të prekur
nga ai zë, fillonin të qanin me ngashërim.
Por, ndërsa ishte favorit i perandorit dhe i nderuar
nga të gjithë, zemra e tij nuk ishte e gëzuar. Shpirti i
tij dëshironte një jetë asketike kushtuar tërësisht
Zotit, ndërsa jeta në oborr me tërë tundimet dhe
lavditë, e pengonte të bënte një jetë shpirtërore.
Madje mbreti ngaqë e donte shumë donte që ta
martonte me një vajzë të një fisniku. Djaloshi i ri
vendosi të largohej fshehurazi. Kështu, i veshur si një
bari i varfër, u largua dhe shkoi në Manastirin e
Lavrës së Madhe në Mali i Shenjtë (Athos). Atje
kërkoi të pranohej në jetën murgjërore. Askush nuk
e njihte Janin dhe nuk e identifikonte këtë bari me
artistin e madh të kryeqytetit, ndonëse fama e tij
kishte arritur edhe në Malin e Shenjtë.
Një ditë, kur kulloste dhitë në një vend të shkretë,
duke menduar se ishte vetëm, filloi të këndonte një
himn kushtuar Hyjlindëses Mari, me zë më të lartë
se zakonisht. Por një asket (murg që banon në
29
vetmi) që banonte aty pranë e dëgjoi dhe i mahnitur
nga bukuria e këndimit dhe e melodisë, madje duke
parë edhe kafshët që nuk kullotnin, por shijonin të
magjepsura, shkoi tek igumeni i Lavrës së Madhe, i
cili edhe e thirri bariun dhe e detyroi të thonte të
vërtetën. Jani iu lut që të rrinte në manastir e të mos
ta dorëzonte tek perandori, sepse donte më shumë
jetën murgjërore, sesa jetën e oborrit.
Igumeni e urdhëroi që ta linte punën e bariut dhe të
merrte drejtimin e korit të kishës qendrore të
manastirit. Jani u bind. Por në të njëjtën kohë,
igumeni i cili nuk donte të ishte në kundërshtim me
urdhrat e perandorit, u nis për në Konstandinopojë
për ta takuar, që t’i kërkonte falje për Janin.
Monarku donte që të gjithë të përuleshin para
vullnetit hyjnor dhe e urdhëroi igumenin që Jani të
lihej i lirë dhe të vendoste vetë se çfarë do të bënte.
Igumeni plot gëzim u kthye në manastir dhe i dha
lajmin e gëzuar Janit dhe vëllezërve të manastirit.
30
Ai vazhdoi jetën e tij asketike (të ushtrimit
shpirtëror) më shumë se më parë. U vendos në një
shtëpi dedikuar Kryeengjëjve të Shenjtë, pranë
manastirit, duke praktikuar agjërimin, pendimin dhe
lutjen e pandërprerë. Pjesën tjetër të jetës e kaloi
duke i kënduar këngë e lavde Zotit dhe Hyjlindëses
Mari, si edhe duke kompozuar shumë pjesë
muzikore kishtare, që kanë lënë gjurmë të thella në
traditën e krishterë ortodokse.
Tepër e njohur është mrekullia kur iu shfaq Shën
Maria Hyjlindëse duke e shpërblyer me një monedhë
floriri për himnet e tij të mrekullueshme, ku edhe sot
në kishëzën për nder të tij, ndodhet edhe ikona
“Shën Maria e Kukuzelit” (Kukuzélisa)[1]. E mësoi
ditën e vdekjes, shumë kohë më parë, prandaj kur iu
afrua, Jani mblodhi të gjithë vëllezërit, iu kërkoi
ndjesë dhe i porositi që ta varrosnin në shtëpinë e
Kryeengjëjve të Shenjtë, aty ku rrinte. Ndërroi jetë
më 1 tetor.Vepra muzikore
31
Jani sistemoi dhe riformoi melodi më të vjetra,
kompozoi tërësi veprash origjinale të famshme,
kryesisht “mësime të ngadalta për zëra të bukur”
(kalifonik), në mënyrën tradicionale. Pothuajse të
gjitha u përkthyen nga shkrimi i vjetër muzikor në
shkrimin muzikor të kohës së tij. Shkrim muzikor, i
cili do të qëndrojë në përdorim për disa shekuj deri
në shkrimin e ri muzikor të Krisanthit (mitropolit i
Durrësit) dhe Hurmuzit, në fillim të shek. XIX.
Aftësia dhe ofrimi i tij psaltik (i mënyrës të të
kënduarit kishtar) është krejtësisht një art kishtar
bizantin në një fazë të zhvillimit të Artit Psaltik, të
cilin e nisi mësuesi i tij Protopsalt (Kënduesi i Parë)
Joan Glikis. Jan Kukuzeli konsiderohet “burimi i dytë”
i Muzikës Kishtare Bizantine, pas Joan Damaskinit.
Jemi në kohën kur kompozitori himnograf është
zëvendësuar nga kompozitori që është njëkohësisht
psalt (këndues). Është epoka e mjeshtërve të
mëdhenj, përfaqësuesi më i shquar i të cilëve është
vetë Kukuzeli. Në këtë periudhë, kjo muzikë arrin
32
kulmin e artit të madh. Në të njëjtën kohë krijohen
kompozimet e lira, me iso.
Kukuzeli kompozoi melodi për shumë shërbesa
kishtare:
A) SHËRBESA TË PËRDITSHME: - Mbrëmësore: “Me
të hapur dorën…” (tek Psalmi 103 [104]); “Lum
njeriu…” (Ps. 1, 2, 3); Vargje kalifonike; Tinguj që
psalen në Hyrjen e Mbrëmësores; Paravargje
tingullit Tërthor II, Tërthor IV. - Mëngjesore: Polielei
“Shërbëtorë të Zotit…”, “Lavdëroni Zotin…”; Vargje
kalifonike; Andifone; “Çdo frymë le të lavdërojë
Zotin...” tingulli I dhe Tërthor IV; Madhështime
tingulli IV; Psalmi 118 [119]. - Liturgji Hyjnore:
Himnin Trishenjtor “Shenjt Perëndi...” tingull II;
“Aliluia” tingulli Tërthor I, “Aliluia” të kremteve të
mëdha; Himne Qeruvike: “Ne që simbolizojmë...”
tingulli Tërthor II, “Tani fuqitë...” tingulli Tërthor II;
“Të meriton me të vërtetë...” tingulli Tërthor II;
Madhështime në të kremte të mëdha; Kungatore:
33
“Lavdëroni Zotin...” tingulli Tërthor I, “Shijoni dhe
shihni...” tingulli Tërthor I.
B) SHTËPITË E HIMNIT AKATHIST (GJATË PASHKËS):
“Përlufteshës gjenerale...”, “Fuqia e të Lartit...”,
“Engjëlli u dërgua...” etj.
C) MËSIME MUZIKORE: “Që lartazi profetët...”
tingulli i Rëndë dhe Tërthor II; Mësime vargjesh;
Fjalët e para të tropareve Përshëmbëllta dhe të
Njëzëshme; Mbi 40 mësime në vargje 15-rrokëshe
etj.
Ç) MBAJTJA ISO (SHOQËRIMI ME ISO): Mbajtje iso në
8 tinguj, ku disa kanë edhe emërtime karakteristike.
D) METODA TË TË PSALURIT (MËNYRËS TË TË
KËNDUARIT): Metoda e vendosjes së shenjave
muzikore bizantine: Mega Ison, Ison, Oligon, Oksia;
Metoda e Mbajtjes iso; Këndimi i shenjave muzikore,
34
pa tekst, që quhet “Këndimi i urtë i shenjave” njihet
si “Sistemi rrethor i Kukuzelit (Trohója)”.
Veprat e tij muzikore, dorëshkrime, gjenden të
shkruara në greqisht pothuajse deri në shek. XVI, por
ka edhe disa kodikë të mëvonshëm jo të plotë që
janë të shkruar edhe në bullgarisht.
Aleksander Lalo(foto)
35
36
37
Prenk Jakova.
38
39
40
41
42
Ferdinand Deda.
43
TISH DAIJA.
44
45
JAN KUKUZELI.
46
47
Faleminderit
48

Contenu connexe

Tendances

Kimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKlarisa Klara
 
Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareInternet VloraAlb
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburFialdoMema
 
Veprimtaria gjeologjike e erës
Veprimtaria gjeologjike e erësVeprimtaria gjeologjike e erës
Veprimtaria gjeologjike e erësFaruk Foniqi
 
Shqiperia -slide
Shqiperia -slideShqiperia -slide
Shqiperia -slideFre Nkly
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Xhesiana Muka
 
Shnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeShnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeErgi Nushi
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriErgi Nushi
 
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKEZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKEArtjola Dervishaj
 
Projekt gjeografi
Projekt gjeografiProjekt gjeografi
Projekt gjeografiDé Šarã
 
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeNdikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeAlejandro Ferit Shehu
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareolinuhi
 
Mënyra dëftore - kohët
Mënyra dëftore - kohët Mënyra dëftore - kohët
Mënyra dëftore - kohët Alush Kryeziu
 

Tendances (20)

Kimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
 
Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptare
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
 
Veprimtaria gjeologjike e erës
Veprimtaria gjeologjike e erësVeprimtaria gjeologjike e erës
Veprimtaria gjeologjike e erës
 
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
 
Durresi
DurresiDurresi
Durresi
 
Dialektet e shqipes
Dialektet e shqipesDialektet e shqipes
Dialektet e shqipes
 
Shqiperia -slide
Shqiperia -slideShqiperia -slide
Shqiperia -slide
 
Projekt Kruja
Projekt KrujaProjekt Kruja
Projekt Kruja
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 
Shnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeShnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet Gjeometrike
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
 
Jeronim De Rada
Jeronim De RadaJeronim De Rada
Jeronim De Rada
 
Lumi Mat
Lumi MatLumi Mat
Lumi Mat
 
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
 
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKEZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
 
Projekt gjeografi
Projekt gjeografiProjekt gjeografi
Projekt gjeografi
 
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotmeNdikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
Ndikimi i qyteterimit greko-romak ne ditet e sotme
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
 
Mënyra dëftore - kohët
Mënyra dëftore - kohët Mënyra dëftore - kohët
Mënyra dëftore - kohët
 

Similaire à Projekt muzike

Muzik - Kompozitori Shqiptar Cesk Zadeja
Muzik - Kompozitori Shqiptar Cesk ZadejaMuzik - Kompozitori Shqiptar Cesk Zadeja
Muzik - Kompozitori Shqiptar Cesk ZadejaErdi Dibra
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreFatjon Cane
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeAjlinda Idrizi
 
Teatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiTeatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiKlevi Hoxha
 
MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!
MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!
MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!#MesueseAurela Elezaj
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)pjetri
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare#MesueseAurela Elezaj
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS” #MesueseAurela Elezaj
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarDenis Celaj
 
Muzika-Tadicionale - Gentrit Mulaku
Muzika-Tadicionale - Gentrit MulakuMuzika-Tadicionale - Gentrit Mulaku
Muzika-Tadicionale - Gentrit Mulakugentritmulaku
 
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Lingua culture
 
Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaVilma Kafexhiu
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaMarjan DODAJ
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaMarjan DODAJ
 
Udhetim neper Evrope: “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...
Udhetim neper Evrope:  “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...Udhetim neper Evrope:  “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...
Udhetim neper Evrope: “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...Jetmira Sula
 
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Matilda Gremi
 

Similaire à Projekt muzike (20)

Muzik - Kompozitori Shqiptar Cesk Zadeja
Muzik - Kompozitori Shqiptar Cesk ZadejaMuzik - Kompozitori Shqiptar Cesk Zadeja
Muzik - Kompozitori Shqiptar Cesk Zadeja
 
Rexho mulliqi
Rexho mulliqiRexho mulliqi
Rexho mulliqi
 
Vace zela 1
Vace zela 1Vace zela 1
Vace zela 1
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
 
Teatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiTeatri ne Shqiperi
Teatri ne Shqiperi
 
MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!
MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!
MUZIKA DHE KOMPOZITORET SHQIPTARE !!!!
 
Festivali i femijeve
Festivali i femijeve Festivali i femijeve
Festivali i femijeve
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Muzika-Tadicionale - Gentrit Mulaku
Muzika-Tadicionale - Gentrit MulakuMuzika-Tadicionale - Gentrit Mulaku
Muzika-Tadicionale - Gentrit Mulaku
 
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
 
Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj Nikolla
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
 
Udhetim neper Evrope: “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...
Udhetim neper Evrope:  “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...Udhetim neper Evrope:  “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...
Udhetim neper Evrope: “ Njohja dhe promovimi I vlerave shpirterore dhe peisa...
 
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
 

Projekt muzike

  • 2. 2 Pranoi:Ms Rakela Petrollari Aleksander Lalo Aleksandër Lalo ishte kompozitor shqiptar i cili ka kompozuar për filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Ai lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë dhe vdiq më 19 nëntor 2017. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale kryesisht ka arritur vende të dyta megjithëse meloditë e tij janë të mrekullueshme. Kompozimet Tingujt e harresës (1996) (TV) Historiani dhe kameleonët (1989) Treni niset më shtatë pa pesë (1988)
  • 3. 3 Dy herë mat (1986) Fjalë pa fund (1986) Asgjë nuk harrohet (1985) Fushë e blertë fushë e kuqe (1984) Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV) Një vonesë e vogël (1982) Shi në plazh (1982) Shtëpia jonë e përbashkët (1981) Thesari (1981) Gëzhoja e vjetër (1980) Nusja (1980) Vajzat me kordele të kuqe (1978) Tomka dhe shokët e tij (1977) Dimri i fundit (1976) Emblema e dikurshme (1976) (TV) Duke kërkuar 5-orëshin (1974) Odiseja e tifozave (1972)
  • 4. 4 Të shoh në sy(1986) Një gjeneral kapet rob (1980) PRENKJAKOVA Prenkë Jakova (Shkodër, 27 qershor 1917 - 16 shtator 1969) ka qenë arsimtar, muzikant, kompozitor dhe autori i operës së parë shqiptare
  • 5. 5 titulluar Mrika.[1] Këngët e tij Syrin tek qershia dhe Margjelo janë shumë të njohura dhe për shkak të popullaritetit që gëzojnë shumëkush i identifikon si këngë popullore shkodrane. Biografia U lind më 1917 në një familje qytetare me prejardhje nga Gjakova, i biri i Kolës së Dedë Jakovës.[2] Gjyshi i tij, Deda, qe i dhënë pas muzikës dhe i binte klarinetës në Kolegjin Saverian. I ati, Kola, qe pjesëmarrës dhe organizator në frontin e Luftës së Koplikut. Prenka kishte edhe dy vëllezër, Dedën dhe Çeskun, që do të bëheshin fotograf dhe muzikant përkatësisht. Jakova ndoqi shkollën fillore në vitet 1924-1929 në shkollën Skenderbeg,[3] dhe më pas vijoi në liceun Illyricum në qytetin e lindjes, ku ndër të tjerë i dha mësim edhe Át Martin Gjoka. Gjatë shkollimit të mesëm, kaloi nga liceu në gjimnazin e përgjithshëm të Shkodrës, të cilin e kreu më 1935. Gjatë shkollës
  • 6. 6 qe anëtar i bandës së shkollë dhe me nxitjen e të atit nisi të aktronte në shoqëritë teatrore Bogdani dhe Vllaznia. Më tej banda e shkollës u shndërrua në bandën e qytetit dhe Jakova qe klarinetisti i saj. Gjatë kësaj periudhe Jakova nisi të shkruante motive muzikore mbështetur në motivet e këngëve popullore të mirënjohura, ndër të cilat Delja rudë, Hajredini, Besa e një trimi dhe Shkoj e vi flutrim si zogu. Kur qe 18 vjeç u caktua drejtor artistik i bandës së shkollës, ku luanin asokohe të vegjlit Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni dhe kompozitorë të tjerë të ardhshëm shqiptarë. Jakova nisi të kompozojë marshe dhe kantata. Më 2 janar 1936 u dërgua që të jepte mësim në Bërdicë, ku dha mësime muzike dhe për vete nxuri kitarrën. Përgjatë verës së 1939 bleu një fizarmonikë dhe mësoi t'i binte edhe asaj; vjeshtën e po atij viti u caktua që të jepte mësim në internatin e Oroshit, ku shkroi një pjesë muzikore për fizarmonikë të titulluar Malli dhe
  • 7. 7 më pas Fyellin e bariut. Më 1940 Jakova u transferua në Shkodër, ku shkroi pjesë muzikore për fëmijë dhe operetën me dy hapje Kopshti i Xhuxhmaxhuxhëve. Vitin shkollor 1941-42 Jakova u caktua që të jepte mësim në Katërkollë të krahinës së Krajës, sot në Mal të Zi. Më 1942 shkoi të studjonte klarinetë në Akademinë Kombëtare të Shën Çiles në Romë, studime që i përfundoi shkëlqyeshëm. Fundi i vitit 1944 e gjeti Jakovën mësues po prapë në Shkodër, më tej e morën për të ndihmuar në aktivitetet që bënte kori i Brigadës I Sulmuese në Shtëpinë e Rinisë, ku Jakova u caktua përgjegjës. Në atë periudhë Prenka u arrestua dhe u mbajt në hetuesi për shkak të vrasjes së vëllait të tij duke luftuar kundër partizanëve komunistë. Me grupet e amatorëve, instrumentistëve, solistëve dhe korit që kishte në patronazh, Prenka dha shfaqe jo vetëm në Shkodër, por edhe në Ulqin, Cetinjë e Titograd.[4]
  • 8. 8 Vepra "Mrika" ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, e që u vu në skenën e teatrit "Migjeni" të Shkodrës. Opera e dytë e Prenk Jakovës, "Gjergj Kastrioti- Skënderbeu", u prit shumë mirë nga kolegët e dashamirësit e artit, që në shfaqjen e tij të parë në Tiranë, por kritika zyrtare mediokre me qëllime keqdashëse e tundoi mjaft kompozitorin, i cili u detyrua të ripunojë disa pjesë. Gjithsesi vepra "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" ishte shumë më solide se "Mrika" e cila vuante fatkeqësinë e subjektit dhe tematikës së artit skematik, ku duhet të frynte patjetër era revolucionare e kohës së absurditetit. Prenk Jakova ishte një kompozitor që shkroi me sukses romanca, kantata dhe këngë.
  • 9. 9 Që në moshë të re, Prenka mori pjesë në jetën artistike muzikore të qytetit. Këtu ai bëri shkollën e parë të artit. Doli mësues dhe shkoi të japë mësim në shkollat e fshatrave të Shkodrës dhe të Mirditës por nga të shkruarit e veprave muzikore nuk u nda asnjëherë. Ndërkohë i vëllai i Prenkës që ishte në moshë të re, gjatë Luftës së Dytë Botërore, mori pjesë në lëvizjen shqiptare nacionaliste, dhe me ardhjen në pushtet të komunistëve u detyrua të merrte malet. Për shkak të vëllait, i cili kërkohej, komunistët arrestojnë Prenk Jakovën dhe e mbajnë disa kohë burgjeve. Ndërsa Prenka, që nuk kishte ushtruar kurrfarë veprimtarie veç detyrës së tij si mësues, lirohet shpejt nga burgu, fati i të vëllait do të ishte tepër tragjik. Kapet nga komunistët dhe pushkatohet pa mëshirë. Prenk Jakova ishte një artist i madh, që megjithë tragjedinë, dhe dhembjen që kishte, arriti të
  • 10. 10 mbijetonte dhe të shkruante duke iu imponuar regjimit monist me forcën e gjenisë së tij. Megjithë karrierën e tij të suksesshme artistike, për të cilën fitoi respekt e admirim nga artdashësit shkodranë, fundi i Prenkës do të ishte disi i ngjashëm me atë të vëllait të ekzekutuar, sepse duke mos e duruar dot mjedisin përreth tij, duke e parë vehten në një gjendje pesimizmi të pashpresë, ai zgjodhi rrugën e vetvrasjes, pikërisht në Shtëpinë e Kulturës në Shkodër, pikërisht në atë institucion ku ai kishte punuar e shkruar një jetë të tërë. Vdekja tragjike e Jakovës Pas suksesit të madh që u arrit me vënien në skenë të operas së parë shqiptare "Mrika", gjatë një vizite që bëri në qytetin e Shkodrës Enver Hoxha, u takua me Prenkën dhe i tha atij se i kishte premtuar për të bërë dhe një opera tjetër për Skënderbeun. Një nga funksionarët e lartë të qytetit të Shkodrës, i cili ka qenë prezentë në atë bisedë të Prenkës me Enver
  • 11. 11 Hoxhën, dëshmon: Pas atyre fjalëve të Enver Hoxhës, Prenka iu përgjigj: "Po mor shoku Enver, por puna e operas nuk është si bukët që i fut kur të duash në furrë". Pas përgjigjes së Prenkës, Enver Hoxha filloi të qeshte dhe dha porosi që t'i plotësoheshin të gjitha kushtet Prenkës, me qëllim që ai të vinte në skenë operën "Skënderbeu", kujton ish funksionari i lartë lidhur me bisedën e Enver Hoxhës me Prenkë Jakovën. Pas atij takimi, Prenka iu vu punës duke punuar nga mëngjesi deri në orët e vona të natës, për të realizuar atë që i kishte vënë si detyrë Enver Hoxha. Ai e shkroi të gjithë muzikën e operas "Skënderbeu" dhe për disa muaj me radhë u muar vetëm me ndarjen e muzikës turke nga ajo arabe, gjë e cila deri në atë kohë konfondohej nga shumë kompozitorë. Kur e përfundoi muzikën e saj dhe e solli për miratim në Tiranë, Prenkës i nxorën shumë pengesa dhe ata që ishin ngarkuar për shikimin e saj, i kërkonin të shkurtonte disa pjesë që sipas tyre stononin. Prenka
  • 12. 12 refuzonte në mënyrë kategorike për ta bërë atë gjë dhe i vetmi që i doli në mbrojtje ishte Fadil Paçrami, i cili në atë kohë kishte dalë hapur kundër metodave të vjetra e konservatorizmit. Ndonëse opera "Skënderbeu" u shfaq dhe pati sukses të madh, e Prenka pati përgëzime edhe nga Enver Hoxha, peripecitë për realizimin e saj lanë gjurmë të thella në gjendjen shpirtërore të Prenkës. Kjo gjë ndodhte në një kohë, kur Prenka kishte nënën e tij të paralizuar në shtëpi, gjë e cila ia rëndoi së tepërmi gjendjen e tij nervore. Nisur nga këto strese që iu paraqitën, më 16 shtator të vitit 1969, kompozitori i famshëm Prenk Jakova i dha fund jetës së tij në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës. Në varrimin e tij mori pjesë i gjithë populli i Shkodrës, kurse nga Tirana u dërgua vetëm Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.
  • 13. 13 I vetmi favor që iu bë atij nga shteti komunist ditën e varrimit, ishte dhënia e lejes që ai të varrosej nën tingujt e bandës muzikore të qytetit, të cilën ai e kishte shkruar vetë katër dekada më parë. Veprimtaria muzikore që la Prenk Jakova është shumë e pasur e konsiston në dhjetëra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzikë filmash e deri tek operetat e operat. Nisur nga virtuoziteti i tij dhe veprat e larmishme muzikore, Prenk Jakova konsiderohet si një nga kolosët më të mëdhenj të muzikës shqiptare për të gjitha kohërat.
  • 14. 14 Çesk Zadeja lindi në Shkodër,më 8 qershor 1927,vdiq në Romë, më 15 gusht 1997 ishte kompozitor shqiptar. Jeta Çesk Zadeja lindi më 8 qershor të vitit 1927 në Shkodër, në një familje qytetare. Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, në shkollën françeskane, ku krahas mësimit të përgjithshëm, merr dhe njohuritë
  • 15. 15 e para të muzikës. Ka qenë anëtar i korit të Kishës Françeskane që drejtohej nga kompozitori i shquar patër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazreku e Prenk Jakova. Që në vegjëli, në qytetin e lindjes u angazhua në grupet amatore. Shfaqi që herët talentin e tij dhe si nxënës 14-vjeçar studion në Accademia di Santa Cecilia në Romë, Itali, me kompozitorin Umberto Semproni. Pas çlirimit të vendit, në vitet 1946-1947 punon në Radio Shkodra si përgjegjës i departamentit muzikor, kurse pas dy viteve shërben në ushtrinë e atëhershme deri në vitin 1951. Në vitet 1949-1951 kryen shërbimin ushtarak si dirigjent në Ansamblin Artistik të Ushtrisë. Çeskun e dërgojnë në Moskë për studime muzikore, në degën e kompozimit në Konservatorin Petar Iliç Çajkovski të Moskës, në klasën e profesorëve dhe kompozitorëve M.I.Cukalli, Bogatyrieff dhe Tchullaki. Me të kryer studimet, si student i dalluar kthehet në Shqipëri dhe në vitet 1957-1962 emërohet dhe punon si udhëheqës
  • 16. 16 artistik në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës, i cili sapo ishte formuar, dhe ku Çesk Zadeja zhvilloi një veprimtari të dendur si krijues dhe organizator i jetës edhe ashtu të vobektë muzikore. Është njëri prej formuesve të shumë institucioneve muzikore, si dhe drejtues i tyre, siç janë: Konservatori (sot Akademia e Arteve) ku punon si pedagog plot tri vite-1962-1965, e më pas emërohet si udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit deri në vitin 1966. Në vitet 1966-1972 është kryetar i degës së muzikës në Institutin e Lartë të Arteve (Akademia e Arteve) dhe në vitin 1972 është kompozitor në profesion të lirë. Sërish udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit në vitet 1973-1979, kurse në vitin 1979 del në profesion të lirë, duke krijuar si i tillë deri në vitin 1990, për t’u kthyer në vitet 1993-1994 pedagog në Akademinë e Arteve, ku jep kompozicion dhe muzikologji. Profesor Zadeja është kompozitor që përfaqëson në universin tonë
  • 17. 17 kombëtar figurën më të madhe krijuese, emblemë e vërtetë kombëtare, i cili kalon në mit, sepse potenciali i tij krijues e bën këtë personalitet të shquar dhe doyen të muzikës bashkëkohore shqiptare, i cili kohërisht i takon brezit të parë të kompozitorëve tanë të shkolluar, duke i vënë bazat muzikës klasike, që merr përmasa të gjera si nga aspekti i trajtimit të materies muzikore e formës, ashtu edhe nga aspekti i melodisë, ritmit dhe stilit. Si pedagog ka dhënë vite të tëra kontribut të jashtëzakonshëm dhe shumë të çmuar. Shumë kompozitorë që janë bartës të veprimtarive muzikore sot në Shqipëri, janë diplomuar nën drejtimin e kompozitorit Zadeja. Ata sot zhvillojnë veprimtari të shumta dhe shumë programe të shkollave muzikore shqiptare janë të punuara, të redaktuara dhe të mbikëqyrura prej tij. Nëse shohim listën e të diplomuarve, do të vërejmë se sot kreu i krijimtarisë muzikore përbëhet nga kompozitorët e diplomuar te profesor Zadeja, dhe disa prej tyre nuk
  • 18. 18 janë më gjallë. Por kontributi i tyre ka qenë i madh, siç janë, bie fjala, Tonin Harapi, Kujtim Laro; kurse sot krijojnë Thoma Gaqi, Agim Krajka, Limoz Dizdari, Shpëtim Kushta, Kozma Lara, Aleksandër Peçi, Sokol Shupo, Ali Spahiu, Arian Avrazi, Ferikal Daja, Vangjo Nova, Fatos Qerimaj, Ihsan Shehu dhe dhjetëra të tjerë, krijues që luajnë një rol të rëndësishëm në jetën muzikore sot në Shqipëri. Ndikimi i krijimtarisë së Zadesë ishte i madh te një sërë krijuesish të tjerë që ndiqnin rrugën e këtij krijuesi, sepse veprimtaria e Zadesë në lëmin e kompozimit në tërësinë e saj ka qenë mbizotëruese, superiore dhe udhërrëfyese për brezat, të cilat i ka mësuar si pedagog në Akademinë e Arteve të Tiranës. Vizitat e shpeshta të kompozitorëve tanë dhe anasjelltas na sillnin informacione të shumta për krijimtarinë muzikore, jo vetëm të Zadesë, por edhe të shumë krijuesve të tjerë, për të cilët as që kishim dëgjuar ndonjëherë.
  • 19. 19 Veprat 1. “Suita e Veriut”, 2. “Suitë korale”, 3. “Skica simfonike”, 4. “Poema vokale”, 5. “Romanca”, 6. “Simfoni”, 7. “Rapsodi për violinë” 8. "Hej ju male" 9. "Suita" 10.Kur me zbret nga Voskopoja 11. Nen nje rrase atje mbi krua. Ferdinand Deda Biografia:Ferdinand Deda Jump to navigationJump to search Ferdinand Deda.jpg
  • 20. 20 Ferdinant Deda lindi në Peqin, Shqipëri në 5 shkurt të vitit 1941 dhe vdiq në 24 gusht 2003. Pasi mbaroi liceun artistik në Tiranë në vitin 1960 studioi në konservatorin e muzikës së Pragës për dirigjim. Pas një viti detyrohet të ndërpresë studimet dhe t'i vazhdojë në 1962 në konservatorin e Tiranës. Që kur ishte student udhëhiqte orkestrën e RTSH dhe pas studimeve u emërua në këtë orkestër. Në vitet 1991-1992 u specializua në Itali. Prej viti 1964 ka realizuar mbi 300 koncerte brenda dhe jashtë vendit si në Itali, Turqi, Greqi. Me orkestrën simfonike të RTSH ka kompozuar muzikën e shumë filmave. Deda është shquar edhe si kompozitor, ai ka kompozuar 3 valle simfonike "meditim 1-2-3", ka kompozuar gjithashtu edhe katër skica për piano, trio për violinë, violonçel dhe piano, prelud të kënduar, impropt për piano dhe orkestër harqesh, fantazi për ksilofon dhe orkestër, koncertino për korn dhe orkestër, koncert për klarinetë dhe orkestër, rapsodi me tema poullore
  • 21. 21 për orkestër, koncertino për fagot, klarinetë dhe flaut, muzikë filmi etj.. Është shquar edhe në gjininë e këngës së lehtë për fëmijë. Vepra e tij është vlerësuar me çmime, Ferdinant Deda është themelues i koncerteve pranverore në RTVSH. Më 1997 u shpall fitues i "diskut të artë" është nderuar me titullin "Artist i merituar" dhe "Mjeshtër i Madh". Tish Daija Tish Dajia është autor këngësh injohur. Tish Daija lindinga një familje artizanësh të dëgjuar shkodranë. Babai dhe xhaxhai iTishit janë ndër themeluesit dhe njëkohësisht pjestarë të orkestrës së shoqërisë “Rozafat”. Irritur në ambientin e këngëve e të melodive, pahyrë në shkollë akoma Tishi bëhet pjestar i korit françeskan nën drejtimin e pader Martin Gjokës dhe pader FilipMazreku.
  • 22. 22 Kur ishte nxënës ivitit të tretë ishkollës fillore bëhet edhe pjestar i bandës muzikore “Antoniane” të drejtuar nga imadhi, mjeshtëri dhe frymëzuesi i paharruar Prenkë Jakova. Këtu në këtë grup ainisi t’i bjerë klarinetës, saksofonit edisa veglave të tjera. Të kësaj moshe janë edhe kompozimet e para të tij mbi motive të këngës popullore shkodrane nën influencën e muzikës orientale, të cilat mbajnë vlerat e moshës. Në1939,kur ishte vetëm 13 vjeçai krijoi disa këngë të bukura si“Çik, omori çik”, “Ndal bre vashë”, “Me luletë bukura”, Sylarushe”, etj, të cilat këndohen edhe sot në mjediset shkodrane eqë ruajnë akoma freskinë e tyre, madjeato janë bërë aq popullore, saqë pothuajse e kanë humbur autorësinë etyre. Këngët popullore të Tish Daisë janë më të hershme seato të Prenkë Jakovës dhetë
  • 23. 23 Gjon Simonit etë ndonjë tjetri. Gjatë kohës së luftës Tishi vazhdon studimet në gjimnazin françeskan dhe njëkohësisht merret edhe me krijime këngësh popullore. Dy vitet e fundit të shkollës në 1945- 1946imbaron në gjimnazin e qytetit. Menjëherë pas mbarimit të shkollës në 1946emërohet mësues muzike në Vlorë, qyteti që ifali aq gëzime rinore. Në vitin 1951Tish Daija, pasi i kishin refuzuar një bursë në 1947për në Izrael, kapërcen dyert e konservatorit të famshëm “Çajkovski” të Moskës. Diplomohet në 1956përkompozicion. Gjatë kësaj kohe ka shkruar njësërë veprash plot frymëzim si: “Kuartet harqesh, suitën për fëmijë “Një ditë pikniku”, Uvertura e fitores, etj.Mbas studimeve emërohet për 6 vjetnë Ministrinë e Arsimit dhetë Kulturës, ku dhanjë ndihmë të çmuar në fushën e
  • 24. 24 artit muzikor. Në 1962emërohet në Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve Popullore. Për afro dy dekada, si udhëheqës artistik i këtij Ansambli, dha një sërë koncertesh të suksesshme qëe bënë të njohur në kudo në botë. Aishoqëroi Ansamblin në shumë vende të botës duke bërë ballafaqimin e artit tonë me artin botëror. Mbas 1980delnë profesion të lirë deri sa delnë pension. Qënga viti1962e deri më fund të viteve 90-të ishte pedagog ijashtëm i Akademisë së Arteve. Krijimtaria eTish Daisë është e madhe dhe e larmishme. Aikrijoi muzikë të të gjitha llojeve.Aika shkruar në të gjitha gjinitë muzikore si: opera, balete, simfoni, vepra instrumentale e vokale,
  • 25. 25 poema, këngë popullore e të lehta, këngë për fëmijë, etj. Për të gjithë veprimtarinë e tijtë madhe e të suksesshme ai është nderuar me titullin elartë “Artist iPopullit” sidhe me titullin “Profesor”. Vdiq në Tiranë më 3 tetor 2004. JanKukuzeli. Shën Jan Kukuzeli (1280? - 1370?)[1] ose Joan Kukuzeli, ishte një murg ortodoks nga Durrësi. Shenjtor, himnograf, mjeshtër dhe teoricien i muzikës kishtare bizantine. Shumë janë ata që kanë shkruar për të – historianë, filologë, muzikologë – nga Lindja e nga Perëndimi, të huaj e vendas. Për të janë shkruar shumë më tepër nga çdo kompozitor kishtar. Veprat e tij, në dorëshkrime, janë thesare të shek. XIV. Ky është një përshkrim i shkurtër biografik, duke përmendur pak edhe veprën e madhe muzikore.
  • 26. 26 Kisha Ortodokse në mbarë botën e nderon këtë figurë si shenjtor të saj dhe kujtimin e tij e feston çdo 1 tetor. Jan Kukuzeli është pikturuar si kompozitor dhe si shenjtor në mjaft miniatura dorëshkrimesh, në afreske dhe piktura murale kishash si edhe në ikona druri. Ikona më e hershme gjendet në kodikun 457 të Manastirit Kutlumusi (Mali i Shenjtë) (shek. XIV). Ikona të tij janë pikturuar në manastirin e tij në Malin e Shenjtë, në Shqipëri në Manastirin e Ardenicës, në Greqi, Bullgari, Serbi, Moskë, Mynih etj. Gjithashtu janë ngritur mjaft kore kishtare, që mbajnë emrin e tij. Edhe qytetarët durrsakë janë krenarë për këtë figurë duke e kujtuar kontributin e madh e të çmuar dhe duke i dhënë edhe emrin e tij, “Jan Kukuzeli”, Shkollës së Mesme Artistike së qytetit të Durrësit. Jeta
  • 27. 27 Jani, lindi në Durrës, një qytet-port kozmopolitan, në atë kohë nën zotërimin bizantin, në shek. XII (sipas disa studiuesve) ose në fund shek. XIII (rreth 1270, sipas disa studiuesve të tjerë). I ati i vdiq kur ishte shumë i vogël, kështu që nëna e tij u mor me edukimin e tij, duke ia besuar mësuesve më të mirë të asaj kohe. Ai u dallua për një zgjuarsi të rrallë, për zërin engjëllor dhe për aftësitë e mëdha muzikore. Duket që, për shkak të atij zëri, e dërguan në Konstandinopojë, në kryeqytetin e perandorisë, për të studiuar dhe kënduar në oborrin perandorak. Duke parë talentin e tij të madh dhe përparimin e habitshëm në muzikë, e emëruan drejtues të veprimtarive muzikore të kryeqytetit, duke i dhënë titullin Mjeshtër, titull që në atë kohë ishte shumë i rëndësishëm. Muzika luante një rol të veçantë në Konstandinopojë, kështu që Jan u bë një anëtar i oborrit perandorak dhe favorit i vetë perandorit. Për zërin e tij të mahnitshëm e quajtën “zë engjëllor”. Kur ai këndonte atje, në kishën e Shën Sofisë,
  • 28. 28 mblidheshin të gjithë për ta dëgjuar dhe të prekur nga ai zë, fillonin të qanin me ngashërim. Por, ndërsa ishte favorit i perandorit dhe i nderuar nga të gjithë, zemra e tij nuk ishte e gëzuar. Shpirti i tij dëshironte një jetë asketike kushtuar tërësisht Zotit, ndërsa jeta në oborr me tërë tundimet dhe lavditë, e pengonte të bënte një jetë shpirtërore. Madje mbreti ngaqë e donte shumë donte që ta martonte me një vajzë të një fisniku. Djaloshi i ri vendosi të largohej fshehurazi. Kështu, i veshur si një bari i varfër, u largua dhe shkoi në Manastirin e Lavrës së Madhe në Mali i Shenjtë (Athos). Atje kërkoi të pranohej në jetën murgjërore. Askush nuk e njihte Janin dhe nuk e identifikonte këtë bari me artistin e madh të kryeqytetit, ndonëse fama e tij kishte arritur edhe në Malin e Shenjtë. Një ditë, kur kulloste dhitë në një vend të shkretë, duke menduar se ishte vetëm, filloi të këndonte një himn kushtuar Hyjlindëses Mari, me zë më të lartë se zakonisht. Por një asket (murg që banon në
  • 29. 29 vetmi) që banonte aty pranë e dëgjoi dhe i mahnitur nga bukuria e këndimit dhe e melodisë, madje duke parë edhe kafshët që nuk kullotnin, por shijonin të magjepsura, shkoi tek igumeni i Lavrës së Madhe, i cili edhe e thirri bariun dhe e detyroi të thonte të vërtetën. Jani iu lut që të rrinte në manastir e të mos ta dorëzonte tek perandori, sepse donte më shumë jetën murgjërore, sesa jetën e oborrit. Igumeni e urdhëroi që ta linte punën e bariut dhe të merrte drejtimin e korit të kishës qendrore të manastirit. Jani u bind. Por në të njëjtën kohë, igumeni i cili nuk donte të ishte në kundërshtim me urdhrat e perandorit, u nis për në Konstandinopojë për ta takuar, që t’i kërkonte falje për Janin. Monarku donte që të gjithë të përuleshin para vullnetit hyjnor dhe e urdhëroi igumenin që Jani të lihej i lirë dhe të vendoste vetë se çfarë do të bënte. Igumeni plot gëzim u kthye në manastir dhe i dha lajmin e gëzuar Janit dhe vëllezërve të manastirit.
  • 30. 30 Ai vazhdoi jetën e tij asketike (të ushtrimit shpirtëror) më shumë se më parë. U vendos në një shtëpi dedikuar Kryeengjëjve të Shenjtë, pranë manastirit, duke praktikuar agjërimin, pendimin dhe lutjen e pandërprerë. Pjesën tjetër të jetës e kaloi duke i kënduar këngë e lavde Zotit dhe Hyjlindëses Mari, si edhe duke kompozuar shumë pjesë muzikore kishtare, që kanë lënë gjurmë të thella në traditën e krishterë ortodokse. Tepër e njohur është mrekullia kur iu shfaq Shën Maria Hyjlindëse duke e shpërblyer me një monedhë floriri për himnet e tij të mrekullueshme, ku edhe sot në kishëzën për nder të tij, ndodhet edhe ikona “Shën Maria e Kukuzelit” (Kukuzélisa)[1]. E mësoi ditën e vdekjes, shumë kohë më parë, prandaj kur iu afrua, Jani mblodhi të gjithë vëllezërit, iu kërkoi ndjesë dhe i porositi që ta varrosnin në shtëpinë e Kryeengjëjve të Shenjtë, aty ku rrinte. Ndërroi jetë më 1 tetor.Vepra muzikore
  • 31. 31 Jani sistemoi dhe riformoi melodi më të vjetra, kompozoi tërësi veprash origjinale të famshme, kryesisht “mësime të ngadalta për zëra të bukur” (kalifonik), në mënyrën tradicionale. Pothuajse të gjitha u përkthyen nga shkrimi i vjetër muzikor në shkrimin muzikor të kohës së tij. Shkrim muzikor, i cili do të qëndrojë në përdorim për disa shekuj deri në shkrimin e ri muzikor të Krisanthit (mitropolit i Durrësit) dhe Hurmuzit, në fillim të shek. XIX. Aftësia dhe ofrimi i tij psaltik (i mënyrës të të kënduarit kishtar) është krejtësisht një art kishtar bizantin në një fazë të zhvillimit të Artit Psaltik, të cilin e nisi mësuesi i tij Protopsalt (Kënduesi i Parë) Joan Glikis. Jan Kukuzeli konsiderohet “burimi i dytë” i Muzikës Kishtare Bizantine, pas Joan Damaskinit. Jemi në kohën kur kompozitori himnograf është zëvendësuar nga kompozitori që është njëkohësisht psalt (këndues). Është epoka e mjeshtërve të mëdhenj, përfaqësuesi më i shquar i të cilëve është vetë Kukuzeli. Në këtë periudhë, kjo muzikë arrin
  • 32. 32 kulmin e artit të madh. Në të njëjtën kohë krijohen kompozimet e lira, me iso. Kukuzeli kompozoi melodi për shumë shërbesa kishtare: A) SHËRBESA TË PËRDITSHME: - Mbrëmësore: “Me të hapur dorën…” (tek Psalmi 103 [104]); “Lum njeriu…” (Ps. 1, 2, 3); Vargje kalifonike; Tinguj që psalen në Hyrjen e Mbrëmësores; Paravargje tingullit Tërthor II, Tërthor IV. - Mëngjesore: Polielei “Shërbëtorë të Zotit…”, “Lavdëroni Zotin…”; Vargje kalifonike; Andifone; “Çdo frymë le të lavdërojë Zotin...” tingulli I dhe Tërthor IV; Madhështime tingulli IV; Psalmi 118 [119]. - Liturgji Hyjnore: Himnin Trishenjtor “Shenjt Perëndi...” tingull II; “Aliluia” tingulli Tërthor I, “Aliluia” të kremteve të mëdha; Himne Qeruvike: “Ne që simbolizojmë...” tingulli Tërthor II, “Tani fuqitë...” tingulli Tërthor II; “Të meriton me të vërtetë...” tingulli Tërthor II; Madhështime në të kremte të mëdha; Kungatore:
  • 33. 33 “Lavdëroni Zotin...” tingulli Tërthor I, “Shijoni dhe shihni...” tingulli Tërthor I. B) SHTËPITË E HIMNIT AKATHIST (GJATË PASHKËS): “Përlufteshës gjenerale...”, “Fuqia e të Lartit...”, “Engjëlli u dërgua...” etj. C) MËSIME MUZIKORE: “Që lartazi profetët...” tingulli i Rëndë dhe Tërthor II; Mësime vargjesh; Fjalët e para të tropareve Përshëmbëllta dhe të Njëzëshme; Mbi 40 mësime në vargje 15-rrokëshe etj. Ç) MBAJTJA ISO (SHOQËRIMI ME ISO): Mbajtje iso në 8 tinguj, ku disa kanë edhe emërtime karakteristike. D) METODA TË TË PSALURIT (MËNYRËS TË TË KËNDUARIT): Metoda e vendosjes së shenjave muzikore bizantine: Mega Ison, Ison, Oligon, Oksia; Metoda e Mbajtjes iso; Këndimi i shenjave muzikore,
  • 34. 34 pa tekst, që quhet “Këndimi i urtë i shenjave” njihet si “Sistemi rrethor i Kukuzelit (Trohója)”. Veprat e tij muzikore, dorëshkrime, gjenden të shkruara në greqisht pothuajse deri në shek. XVI, por ka edhe disa kodikë të mëvonshëm jo të plotë që janë të shkruar edhe në bullgarisht. Aleksander Lalo(foto)
  • 35. 35
  • 36. 36
  • 38. 38
  • 39. 39
  • 40. 40
  • 41. 41
  • 44. 44
  • 46. 46
  • 48. 48