Bazat e-multimedias-2012

Xhelal Bislimi
Xhelal BislimiProfessor à SHMT Mehmet Isai

Material mbi multimediat

1.HYRJE NË MULTIMEDIA 
1.1. Historia e sistemeve multimediale 
Vitet e fundit, zhvillimet në kompjuterikë dhe teknologjitë 
informative në mënyrë dramatike kanë ndryshuar trajtën e ruajtjes 
së dokumenteve historike, si dhe hulumtimin dhe shkrimin rreth së 
kaluarës. Dorëshkrimet dydimensionale dhe tekstet, si mjete 
tradicionale të historisë dhe hulumtimit arkivor, tani koekzistojnë 
me burimet dinamike, shumëformëshe me kodim digjital. 
Materialet në të cilat më parë kishin qasje vetëm një numër i 
kufizuar i njerëzve, tani mund të shfrytëzohet gjerësisht nga 
publiku. Disa forma të hulumtimeve mund të përcjellën 
elektronikisht, mund të mësohet përmes telefonit, kabllos dhe 
satelitit, dhe të ndajmë audio dhe video resurset me lehtësi në tërë 
botën. Pasojat e tërë këtyre ndryshimeve kanë ndryshuar plotësisht 
kohën e shpenzuar në hulumtime, pedagogji dhe publikime.
Bazat e multimedias 2 
Me eksploatimin e potencialit të kodit digjital për urëzimin e 
mediumeve të komunikimit, multimedia paraqet një hapësirë që 
ofron mundësi të reja dhe të pakufizuara. Ajo ofron mundësi për 
paraqitje dhe analizë materiale të cilat është e pamundur të 
inkorporohen në tekstet dhe monografitë tradicionale dhe ato të 
shpërndahen në audiencën e gjerë rreth botës. Në “faqet” e 
multimedias mund të koekzistojnë audio esetë, audio incizimet e 
sesioneve të konferencave dhe fjalimet individuale me tekstet e 
shtypura dhe hipertekstet. Kodimi digjital mundëson kompozimin e 
artikujve dhe eseve me video klipe të ndërfutura ose me vëllim të 
madh të fotografive që do të kushtonte shumë shtrenjtë te shtypja 
tradicionale. Artikujt e shumtë me hiperlinqe ofrojnë rrëfyes dhe 
drejtues për “shëtitje” nëpër qindra mijëra burime elektronike. 
Duke udhëtuar me miliona kilometra nëpër tela ose lidhje 
satelitore, prezantimet elektronike të pasurisë vizuale të 
kulturuarave të ndryshme kapërcehen barrierat fizike të muzeve të 
dhe arkivave dhe pasurohet jeta kulturore dhe intelektuale. Të 
gjitha këto mundësi definojnë misionin e multimediale. 
Me radhitje kronologjike, në vazhdim është dhënë 
evolucioni i komponentëve që në ditën e sotme paraqesin pjesët 
fondamentale përbërëse të sistemeve multimediale. 
1.1.1. Disa ngjarje me rendësi nga historia e 
kompjuterëve 
Theodor Holm Nelson (filozof dhe sociolog amerikan i 
lindur me 1937) pionier në teknologjinë e informacionit i cili për 
herë të parë e fyt në përdorim termin "hipertekst" në vitin 1963 
dhe e publikoi atë në vitin 1965. Atij gjithashtu i ngarkohet edhe 
përdorimi i parë i fjalëve hipermedia dhe virtualiteti. Caku kryesor 
i punë së tij ka qenë ta lehtësojë qasjen e njerëzve të zakonshëm në 
kompjuter. Motoja e tij ka qenë: “Ndërlidhja e shfrytëzuesit duhet 
të jetë aq e thjeshtë sa që edhe një fillestar të mund ta kuptojë atë 
me shpejtësi brenda dhjetë sekondash”.
Bazat e multimedias 3 
Fig.1.1 Theodor Holm Nelson pionier në teknologjinë e 
informacionit 
Andy van Dam me bashkëpunëtorë, qysh në vitin 1967 
përpilon Hypertext Editing System, ndërsa Nelsoni me 1981 fillon 
projektin Xanadu. Xnanadu është dashur të jetë bazë e centralizuar 
e të dhënave e lidhur me ndërlidhje hipertekstuale që do të 
përmbanin të gjitha informacionet të publikuara ndonjëherë, 
shfrytëzimi i të cilave do të paguhej. Edhe pse kjo ide kur nuk është 
jetësuar (Nelsoni ende është duke punuar në te) kjo ka qenë 
inspirim i madh për Tim Barners Lee. Ai ka punuar në idenë e 
hipertekstet që nga fillimi i viteve të tetëdhjeta nën ndikimin e 
Xanadusë së Nelsonit. Gjatë vitit 1980 ka shkruar programin 
Enquire të cilin e ka shfrytëzuar për rregullimin e shënimeve 
personale dhe në të cilin ka shfrytëzuar disa nga mundësitë e 
hiperteksit dhe që ka mundur të aktivizohet në disa platforma 
kompjuterike. Por hiperteksti promovimin vërtetë e përjeton me 
paraqitjen e World Wide Webit. 
Në vitin 1976 Architecture Machine Group nga MIT 
propozon termin Multiple Media, nga rrjedhë edhe vetë fjala 
multimedia. Këta përdoren mediat tradicionale në ambientin
Bazat e multimedias 4 
kompjuterit si lidhje në mes të shfrytëzuesit dhe krijuesit me të 
gjitha diversitetet si teknike ashtu edhe shprehëse. Në aspektin 
teknik multimedia konsiston në: tekst, grafikë, imazhe, tingull, 
video, të dhëna numerike, si dhe hipertekst dhe hipermedia. 
Fig.1.2 Multimedia si kombinim i formave të ndryshme të mediave 
Zhvillimi i hartave lëvizëse (Andrew Lippman në vitin 1980) 
paraqet një hap të rëndësishëm në zhvillimin e sistemeve 
hipermediale, të cilat i mundësonin shfrytëzuesit shëtitje virtuale 
nëpër realitetin virtual të incizuar në film sipas shtegut të zgjedhur. 
Paraqitja e librit elektronik në vitin 1983 është shtytje për 
zhvillimet e reja në multimedia. Libri elektronik (eBook) është një 
ekuivalent elektronik (ose digjital) i librit të shtypur konvencional 
në formatin digjital, i cili në mënyrë rapide ka ndryshuar 
teknologjinë në këtë fushë, ku janë përfshirë shumë shpejtë edhe 
formatet tjera gazetat ose audio librat të dizajnuara për dëgjim. 
Në MIT në vitin 1985 krijohet MIT Media Lab nga 
Negroponte dhe Wiesner, puna e të cilëve ishte fokusuar në
Bazat e multimedias 5 
hulumtime interdisciplinare, kryesisht për zhvillimin e 
aplikacioneve për teknologjitë e reja ose kombinimin e këtyre 
teknologjive në mënyra të reja dhe interesante. Një pjesë e madhe e 
hulumtimeve të Mit Lab merrej me bashkëveprimin njeri-makinë. 
Tim Berners-Lee shfrytëzon hipertekstin si bazë të World 
Wide Web në vitin 1989 dhe versionin e tij të hipertekstet e quan 
gjuha HTML (Hypertext Markup Language). World Wide Web ( 
ose "WWW", "Web") është një sistem i ndërlidhur i dokumenteve 
hipertekst që qarkullojnë nëpër internet. 
Fig.1.3 Tim Berners-Lee drejtor i Konzorciumit World Wide 
Web 
Me emrin zyrtar Netscape Communications Corporation, 
James H. Clark dhe Marc Andressen themelojnë Netscape në vitin 
1994. Me paraqitjen e këtij ueb-navigatori të popullarizuar 
revolucionarizohet tregu i softuerëve kompjuterik sepse për herë të 
parë qasja në te ishte e lirë. Më vonë këtë strategji do ta 
shfrytëzojnë edhe shumë kompani tjera softuerike si Microsoft i 
cili shpërndanë Internet Explorer falas. 
Në vitin 1995 Sun Microsystems zhvillon gjuhën 
programuese të nivelit të lartë Java, si gjuhë e orientuar në objekte, 
e ngjashme me C++, por e thjeshtuar për eliminimin e gabimeve të
Bazat e multimedias 6 
programimit. Kjo gjuhë programuese është e përshtatshme për 
shfrytëzim në WWW. Kodi i tij mund të funksionoj në shumicën e 
kompjuterëve sepse interpreterët Java, të njohura si Java Virtual 
Machines, ekzistojnë për shumicën e sistemeve operative si UNIX, 
Macintosh dhe Windows. 
1.2. Hiperteksti 
Termi hipertekst zakonisht i referohet tekstit në kompjuter i 
cili e shpie shfrytëzuesin te informacioni tjetër i lidhur sipas 
kërkesës. Hiperteksti paraqet një inovacion relativisht të ri i cili i 
tejkalon disa nga kufizimet e tekstit të shkruar. Duke mos qenë 
statik si teksti tradicional, heperteksti mundëson organizimin 
dinamik të informacioneve përmes lidhjeve dhe ndërlidhjeve të 
quajtura hiperlink. Hiperteksti mund të dizajnohet për ekzekutimin 
e detyrave dhe kërkesave të ndryshme si për shembull kur 
shfrytëzuesi “klikon” mbi te, paraqitet një varg me tekste të 
ndryshme me definicionet e tekstit të klikuar, ose mund të 
shkarkohet ndonjë ueb-faqe lidhur me subjektin në fjalë, ose mund 
të hapet ndonjë aplikacion. 
Hiperteksti 
Hiperteksti është dokument 
jolinear dhe me klikim në 
lidhëse linqe 
ose lexuesi menjëherë 
trtarnasnpsoprottoohheett te materiali i lidhur. 
Fig.1.4 Hiperteksti
Bazat e multimedias 7 
Hiperteksti është sistem kërkimor i informacioneve i bazuar 
në kompjuter i cili i mundëson shfrytëzuesit marrje ose dhënie të 
qasjes në tekste kompjuterike të lidhura me një subjekt të veçantë 
me ndërlidhje jolineare. 
Pra, heperteksti shfrytëzon të dhënat, tekstin dhe grafikën, si 
elemente të veta. Të gjitha burimet e ndryshme të informacionit 
janë të lidhura së bashku ashtu që shfrytëzuesi me lehtësi kalon 
prej njërit në tjetrin. 
Teskti normal Hiperteksti 
LINEAR 
Fig.1.5 Hiperteksti si ndërlidhje e teksteve të ndryshme jolineare 
që i lidhë subjekti i përbashkët 
Dokumentet hipertekst mund të jenë statike (të përgatitura 
dhe të ruajtura paraprakisht) ose dinamike (që ndryshojnë 
kontinualisht sipas kërkesave dhe hyrjeve të shfrytëzuesit), për 
dallim nga teksti klasik i cili është tekst linear.
Bazat e multimedias 8 
1.2.1. Hipermedia 
Hipermedia është term të cilin e ka krijuar gjithashtu Ted 
Nelsoni dhe paraqet zgjerim logjik të termit hipertekst. Te 
hipermedia shfrytëzohen, përveç tekstit dhe grafikëve, edhe audio 
dhe video incizimet si dhe hiperlinkat për krijimin e një mediumi të 
përgjithshëm jo-linear të informacionit. Pra, hipermedia është 
shtrirje e hipertekstit i cili përkrah grafikën, zërin dhe video 
elementet si shtesë elementeve të tekstit. 
Hiperteksti dhe hipermedia janë koncepte e jo produkte. 
Këto të dyja paraqesin tip të veçantë të sistemit të të dhënave, në të 
cilin objektet (teksti, fotografitë, muzika, programet etj. etj), mund 
të lidhen në mënyrë kreative me njëra tjetrën. Kur të selektohet një 
objekt, mund të shihen të gjitha objektet tjera që janë të lidhura me 
te. Mund të kalohet nga një objekt në tjetrin, edhe pse ata mund të 
kenë forma shumë të ndryshme. 
I 
Grafiqet 
Tingujt Teksti 
Fig.1.6 Hipermedia 
Për shembull, gjatë leximit të ndonjë dokumenti mbi Mozart-in, 
mund të klikohet në frazën Koncerti për violinë në A maxhore, 
ku mund të paraqiten notat e shkruara ose edhe prekje në violinë,
Bazat e multimedias 9 
të startoni ekzekutimin e incizimit të vet koncertit. Duke klikuar në 
emrin Mozart mund shfaqen ilustrime të ndryshme në ekran. Ikonat 
që selektohen për shikimin e objekteve përcjellëse quhen hiperlink 
ose thjeshtë susta. 
Një shembull klasik i multimedias është World Wide Web, 
si sistem interaktiv, ndërsa shfaqja jo-interaktive kinematografike 
është një shembull standard i hipermedias për shkak të mungesës 
së hiperlinkave. 
Sistemi i parë hipermedial ka qenë Aspen Movie MAp. 
Shumica e hipermediave bashkëkohore shpërndahen përmes faqeve 
elektronike nga sisteme të shumëllojshme. 
1.2.2. Çka është Multimedia? 
Termi multimedia, si koncept më i gjerë se hipermedia, 
mund të shfrytëzohet për përshkrimin e prezantimeve lineare jo-interaktive 
si dhe hipermedianë. 
Fig.1.7. Sistemet multimediale
Bazat e multimedias 10 
Multimedia është më tepër se një medium konkurrent i 
prezantimit (për shembull në CD, ROM ose ueb faqe). Edhe pse 
imazhet janë medium tjetër nga teksti, me multimedia zakonisht 
nënkuptohet kombinimi i tekstit, zërit, dhe/ose videos me 
animacion. Në multimedia kryesisht përfshihen: 
· Teksti dhe zëri 
· Teksti, zëri dhe imazhet e animuara grafike 
· Teksti, zëri dhe imazhet video 
· Video dhe zëri 
· Në situata të gjalla, folësi së bashku me zërin, fotografitë dhe 
videon 
Dokumentet mund të shtypen ose skenohen në format 
elektronik me të cilat lehtë manipulohet duke ja ndryshuar lehtë 
prapavinë, stilin dhe madhësinë e fonteve etj. Këto dokumente 
mund të përmbajnë informata grafike dhe fotografi, të cilat mund të 
digjitalizohen dhe të shndërrohen si bitmap ose vizatime vektoriale. 
Për ta mbështetur informacionin tekstual mund të përdoret edhe 
animacioni. 
Sistemet kompjuterike janë zhvilluar më së shumti në 
shfrytëzimin e të dëgjuarit dhe të shikuarit për ndërlidhje në mes të 
botës digjitale dhe analoge. “Multimedia “ është e definuar si 
informacion tekstual dhe audio-vizual i cili mund të prezantoj 
informacionin në bashkëveprim me audiencën.
Bazat e multimedias 11 
Fig.1.8 Një shfaqje laserike (laser-show) paraqet një prezantim 
multimedial të gjallë 
Multimedia gjen zbatime në shumë fusha si: 
· Platforma të sistemeve multimediale 
· Video sipas kërkesës 
· Televizioni interaktiv 
· Blerje nga shtëpia 
· Albumi elektronik 
· Edukim dhe trajnim 
· Trajnimi interaktiv në distancë 
· Enciklopedi multimediale 
· Rregullim automatik dhe kontroll
Bazat e multimedias 12 
· CAD/CAM 
· Kontrolli i trafikut ajror 
· Muzetë elektronike 
· Sisteme ekzekutive të informacionit 
· Video konferenca 
· Posta multimediale 
· Dokumente multimediale 
· Zhvillimi i kurseve në hipermedia 
· Lojërat 3-D 
· Realiteti virtual 
· Video sistemet digjitale për emetim dhe 
produksion 
1.3. Veglat softuerike të Multimedias 
Kur duhet të theksohet përmbajtja ose ndonjë pjesë e 
përmbajtjes së prezantimit multimedial, tekstit mund t’i shtohen 
efektet audio vizuale, animacionet, fotografitë dhe grafikët e 
ndryshëm. Këto efekte e risin efikasitetin e prezantimit dhe 
mundësojnë bashkëveprimin e audiencës me përmbajtjen e 
prezantuar. Komponentët shtesë mund të merren të gatshme dhe si 
të tilla më tej të përpunohen lehtë në formatin digjital, por mund të 
krijohen edhe komponente origjinale. Por, duhet pasur kujdes që 
ato të bëhen si duhet (duke eliminuar zhurmat në masën e 
mundshme sepse evitimi i plotë është i pamundur, posaçërisht në 
frekuenca të ulëta). Për këtë qëllim mund të shfrytëzohen veglat 
softuerike multimediale, disa nga të cilat do të ceken në vijim.
Bazat e multimedias 13 
1.3.1. Sekuencimi dhe notacioni i muzikës 
Cakewalk 
Është softuer i cili shërben si sekuencer i muzikës i dizajnuar 
për shfrytëzim nga profesionistët dhe në veti përmban incizimin në 
shumë shtigje dhe editimin edhe të audios edhe të MIDI. Për më 
tepër ky softuer ofron edhe sintesajzer të muzikës dje instrumentet 
virtuale. 
Fig.1.9 Studio shtëpiake për incizim dhe editim softuer Cakewalk 
· Mbështetet në MIDI 
· Siguron disa pamje të emetimit (stafin, pianon, 
listën e përmbajtjes) dhe pianon virtuale 
· Mund të insertoj WAV fajlla dhe Windows MCI 
komanda (animacion dhe video) në shtigje
Bazat e multimedias 14 
Cubase 
Me këtë vegël softuerike i mundësohet operatorit editimi i 
MIDI fajllave, të shënojë audio shtigjet dhe informatat përcjellëse 
si tekstin e këngës, dhe ato t’i paraqes në brezin e formanteve duke 
përfshirë edhe notat e muzikës. Operatori gjithashtu mund të 
miksoj incizime të ndryshme në formatin stereo .wav ose .mp3 të 
gatshme për ruajtje në CD. 
Fig.1.10 Softueri Cubase 
· Një softuer më i mirë se versionet e Cakewalk 
· Lejon shtypjen e notacionit të muzikës dhe të tekstit 
· Pothuajse të gjitha versionet e kësaj vegle kanë të 
implementuar mbrojtjen nga kopjimi i palejuar
Bazat e multimedias 15 
1.3.2. Editimi i fotografive (imazheve) dhe 
videos 
Adobe Photoshop 
Adobe Photoshop, ose thjesht Photoshop, është një editor 
grafik dhe aktualisht është pjesa më e njohur softuerike prodhuar 
nga Adobe systems. Mund të gjendet në versionin për Windows si 
dhe mund të shfrytëzohet edhe në sistemet tjera operative si Linux. 
Ky softuer mund të punojë me modele të ndryshme të 
ngjyrave dhe mundëson kompozimin e imazheve si dhe 
kombinimin e imazheve ose të pjesëve të imazheve. 
Imazh i thjeshtë i 
kompozuar me vegla të 
ndryshme të Photoshopin 
Imazhi origjinal Imazhi për prapavijë 
Imazhet e kombinuara 
duke përdorë 
Photoshopin 
Fig.1.11 Kompozimi i imazheve 
Fig.1.12 Një shembull i manipulimit me fshirje të pjesëve të 
imazhit. Imazhi origjinal është në të djathtë.
Bazat e multimedias 16 
Fig.1.13 Llogot e Photoshopit 
· Lejon shtresa të imazheve, grafikeve dhe tekstit 
· Përfshinë shumë vegla për vizatime grafike dhe të pikturimit 
· Filtër të sofistifikuar të efekteve të dritës 
· Vegël e mirë për përpunimin dhe manipulimin e grafikës dhe 
imazheve. 
1.4. Video 
Video është përmbajtja më sfiduese multimediale për 
shpërndarje përmes të uebit. Një sekondë TV video e 
pakomprimuar kërkon rreth 27 megabit të hapësirës së diskut të 
memories. Prandaj, gjatë përdorimit të videos duhet pasur kujdes 
në kapacitetin e memories, e veçanërisht gjatë shpërndarjes përmes 
uebit duhet pasur parasysh edhe kohën e vonesës për shkak të 
komprimimit të nevojshëm. Video materialet mund të merren të 
gatshme por edhe mund të jenë krijime origjinale.
Bazat e multimedias 17 
Gjatë krijimit të videos kujdesuni që: 
· Të bëni video origjinale, asisoj mund të krijoni 
video i cili do të komprimohet me efikasitet dhe 
ende të duket mirë në rezolucion të ulët dhe me 
shpejtësi të vogël të kornizave 
· Fotografoni për së afërmi. Fotografimi i gjerë ka 
shumë detale që nuk kanë kuptim në rezolucion të 
ulët 
· Fotografoni me prapavijë të thjeshtë 
monokromatike sa herë që keni mundësi. Kjo i 
bënë fotografitë e vogla më të kuptueshme dhe do 
ta rrisë efikasitetin e kompriminit. 
Fig.1.13 Fotografitë duhet përdorë me kujdes të veçan te 
multimedia 
1.4.1. Animacioni 
Shumica e animacioneve kërkojnë pjesë speciale për editim. 
Përjashtim bënë vetëm GIF formati i animuar. Opsioni për 
animacion i formatit GIF kombinon GIF imazhet individuale në një 
fajll të vetëm për krijimin e animacionit.
Bazat e multimedias 18 
Fig.1.14 Animacioni me GIF format 
1.4.2. Adobe Premiere 
Është video editor, softuer në kohën reale, është shumë i 
përshtatshëm për audio dhe video zbatimet digjitale. 
· Siguron numër të madh të shtigjeve audio dhe video dhe 
klipeve virtuale (deri 99) 
· Mbështetë zhvendosje, filtrime dhe lëvizje për imazhe 
· Vegël edituese e arsyeshme për desktop video. 
1.5. Krijimi i Multimedias 
Për një kohë të gjatë të pritura si revolucion i ardhshëm në 
kompjuterike, aplikacionet multimediale deri kah mesi i viteve të 
’90, nuk kanë qenë të zakonshme për shkak të harduerit të shtrenjtë 
që kërkohet. Aplikacionet e këtilla do të mundësonin përdorimin e 
kompjuterëve për paraqitjen e tekstit, grafikës, videos, animacionit 
dhe zërit në formë të integruar. Me përmirësimin e performansave
Bazat e multimedias 19 
dhe zvogëlimin e çmimit të harduerit, aplikacioni multimedial 
është i rëndomtë. Pothuajse të gjitha PCtë janë në gjendje të 
reprodukojnë video, edhe pse rezolucioni zakonisht varet nga video 
adapteri i kompjuterit dhe CPU. 
1.5.1. Macromedia Director 
Fig.1.15 Macromedia director – softuer profesional për prezantime 
multimediale 
Prezantimet e plota multimediale mund të paraqiten përmes 
kompjuterit duke shfrytëzuar mausin për bashkëveprim. Për këtë 
duhen veglat për krijimin e prezantimit të plotë multimedial ku 
shfrytëzuesit kanë shumë kontrolle interaktive. Njëra nga veglat e 
tilla softuerike është edhe Macromedia Director. 
Macromedia Director është aplikacion multimedial që ka 
mundësi të prodhojë animacione, prezantime dhe filma plotësisht 
interaktiv. 
· Mundëson krijimin e metaforave filmike ku 
përfshihen fajllat bitmap, shkrimet, zëri dhe paleta 
e ngjyrave)
Bazat e multimedias 20 
· Mund të pranoj pothuajse çdo format të fajllave 
bitmap 
· I aftë për ndërtimin e më tepër interaktiviteteve 
1.5.2. Authorware 
Është gjuhë programuese grafike që përdoret për krijimin e 
programeve interaktive që mund të integrojnë një brez të 
përmbajtjes multimediale, e veçanërisht aplikimet në e-learning. 
Pra zbatimin origjinal e ka në edukim dhe strukturën e ka të bazuar 
në metodat pedagogjike të qasjes. 
Fig.1.16 Authorware 
· Vegël profesionale për krijimin e multimedias 
· Mbështetë zbatimet interaktive me hiperlinqe, 
kontrollat tërhiq-dhe-zbrit dhe animacionet e 
integruara.
Bazat e multimedias 21 
1.5.3. Microsoft PowerPoint 
Është program prezantues i zhvilluar për sistemet operative 
Microsoft Windows dhe Mac OS. Shfrytëzohet shumë nga 
biznesmenët, edukatorët dhe trajnerët. 
Te Microsoft PowerPoint, sikurse edhe te shumica e 
softuerëve prezantues, teksti. Grafika, video dhe objektet tjera janë 
të vendosura në faqe individuale ose ”slajde”. Slajdet mund të 
printohen, ose (shumë më shpesh) të paraqiten në ekran dhe të 
komandohen nga prezantuesi. 
PowerPointi siguron dy lloje të lëvizjeve: hyrjen, theksimin 
dhe daljen e elementeve në vetë slajdin dhe këto lëvizje janë të 
kontrolluara me të ashtuquajturat animacione të dëshiruara 
(Custom Animations). Nga ana tjetër, tranzicionet janë lëvizjet në 
mes të dy slajdeve të njëpasnjëshme. Këto mund të animohen në 
mënyra të ndryshme. Dizajni i tërësishëm i një prezantimi mund të 
kontrollohet me të ashtuquajturin master glajd. Prezantimet mund 
të ruhen dhe të reprodukohen në cilindo fajl format. 
Fig.1.17 PowerPoint – softuer profesional për krijimin e 
prezantimit multimedial
Bazat e multimedias 22 
· Vegël profesionale për krijimin e prezantimit multimedial 
· Ofron shumëllojshmëri të zgjedhjes së prezantimit 
· Efekte akustike 
· Animacion 
· Insertim të imazheve 
· Ju mund të krijoni prezantim me anë të PowerPoint, dhe ky 
prezantim formohet nga një seri e slajdeve (ang. Slides). 
· Si shtesë në këto slajde ju mund të shtypni efektet e 
audiencës, nënvizimet dhe shënimet e folësit. 
· Mund t’i formatizoni të gjitha slajdet në prezantim me 
Master Slide. 
· Mund ta ruani tërë prezantimin si një fajll të vetëm. 
· Në temë mund të importoni të gjitha ato që keni krijuar në 
produktet tjera të Microsoft, si Word, Visio dhe Excel në 
cilindo glajd.
2.PROJEKTIMI I PREZANTIMIT 
MULTIMEDIAL 
2.1. Projektimi i përmbajtjes 
Si të thuhet, çfarë të përdoret 
"Në multimedia, ekzistojnë pesë mënyra të formatizimit dhe 
të shpërndarjes së porosisë (mesazhit) tuaj. Ju mund ta shkruani, 
ta ilustroni, ta lëvizni, ta dëgjoni dhe të bashkëveproni me te." 
Projektimi i prezantimit multimedial është proces i 
konceptimit, planifikimit, modelimit dhe ekzekutimit të mediave 
elektronike për shpërndarjen e përmbajtjes së caktuar. 
Para se të fillohet projektimi i prezantimit multimedial, 
rëndësi të posaçme ka që të bëhet planifikimi i saktë i përmbajtjes 
në prezantimin tuaj, duke marrë në konsideratë audiencën të cilës 
ia drejtoni përmbajtjen e prezantimit, si dhe qëllimin e zhvillimit të 
përmbajtjes së caktuar.
Bazat e multimedias 24 
2.1.1. Qëllimi 
Definimi i qëllimit të prezantimit është njëri ndër hapat e 
parë në procesin e planifikimit. Qëllimi duhet të bazohet në atë se 
çka do të ofrojë prezantimi dhe çka do të përfitojë shfrytëzuesi 
(audienca) nga ai prezantim. Definimi i qartë i qëllimit do të 
ndihmojë pjesën tjetër të procesit të planifikimit, si identifikimit të 
audiencës dhe zhvillimit të përmbajtjes. 
2.1.2. Audienca 
Definimi i audiencës është hapi kryesor në procesin e 
planifikimit të prezantimit multimedial. Audienca është grupi i 
njerëzve që pritet se do të jenë dëgjues (shfrytëzues) të prezantimit 
– pra caku ku duhet të shkojë porosia (mesazhi) i prezantimit. Duke 
parashikuar se kush mund të jetë shfrytëzues i përmbajtjes së 
prezantimit tuaj, duhet të keni parasysh: 
Fig.2.1 Audiena është pjesë e rëndësishme e projektimit 
multimedial 
· Karakteristikat e audiencës, 
· Nivelin e informimit,
Bazat e multimedias 25 
· Preferencat, 
· Specifikat e kompjuterit, 
· Eksperiencën. 
Respektimi i karakteristikave të audiencës, mundëson 
krijimin e një prezantimi efektiv i cili do ta shpërndajë përmbajtjen 
e dëshiruar te audienca e zgjedhur. 
2.1.3. Përmbajtja 
Vlerësimi dhe organizimi i përmbajtjes kërkon që qëllimi i 
prezantimit të jetë i definuar shumë qartë. Në planifikimin e 
prezantimit, hap shumë i rëndësishëm është mbledhja e të gjitha 
pjesëve të nevojshme përmbajtjes dhe organizimi i tyre në harmoni 
me nevojat e audiencës. Në procesin e zgjedhjes së përmbajtjes që 
do të ofrohet, duhet të kujdeseni që, pjesët e panevojshme të cilat 
nuk kanë interes të caktuar për audiencën, të largohen nga 
përmbajtja. Hapi i ardhshëm është organizimi i strukturës 
themelore të informacioneve duke bërë kategorizimin e përmbajtjes 
në pajtim me nevojat e shfrytëzuesit. 
2.1.4. Kompatibiliteti dhe kufizimet 
Për shkak të laramanisë së madhe të tregut të pajisjeve 
bashkëkohore kompjuterike (harduer dhe softuer) e cila 
njëkohësisht varet edhe nga grupi i cakut tuaj, ju duhet të keni 
kujdes shumë të madh në shfrytëzimin e pajisjeve për krijimin e 
prezantimit multimedial. Kjo ka rëndësi të posaçme, sepse ato 
duhet të jenë me performanca të afërta me ato të audiencës suaj. Në
Bazat e multimedias 26 
të kundërtën, nëse ju përdorni pajisje të avancuara, ndërsa audienca 
e juaj nuk është kompatibile me to, efektet multimediale të 
prezantimit nuk mund të riprodukohen në tërësi dhe përmbajtja juaj 
do të dëmtohet. Dhe kjo njëkohësisht paraqet njërën nga kufizimet 
kryesore që duhet t’i keni parasysh gjatë përpilimit të përmbajtjes 
së prezantimit multimedial. 
2.2. Planifikimi dhe dokumentimi 
Dokumentimi shfrytëzohet për vizuelizimin e planit të 
prezantimit, duke pasur parasysh qëllimin, audiencën dhe 
përmbajtjen gjatë projektimit të strukturës së prezantimit, 
përmbajtjes dhe bashkëveprimeve që janë më të përshtatshmet për 
prezantimin tuaj. Dokumentimi mund të konsiderohet model 
prototip që lejon korrigjime ku merren parasysh sugjerimet, 
përmirësimet dhe theksimet e nevojshme. 
Së pari kategorizohet përmbajtja dhe formulohet struktura e 
informacionit. Struktura e informacionit shfrytëzohet për 
zhvillimin e dokumentit ose diagramit të prezantimit. Ekzistojnë tri 
mënyra të krijimit të diagramit të strukturës së prezantimit 
multimedial: diagrami linear i cili i lejon shfrytëzuesit të lëviz në 
mënyrë të determinuar nëpër sekuenca Fig.2.1 (a)), struktura 
hierarkiale e diagramit e cila siguron më tepër së një shteg deri te 
destinacioni (Fig.2.1 (b)) dhe diagrami i degëzuar i cili lejon shumë 
shtigje dhe nën shtigje (Fig.2.1 (c)). 
Pas planifikimit të strukturës duhet të planifikohet prapavija 
dhe ndërlidhja e faqeve individuale. Disa nga faqet individuale 
mund të dizajnohen në detaje dhe duke u pasuruar me grafika, 
animacione dhe audio.
Bazat e multimedias 27 
Fig.2.2 Diagramet e planifikimit të dokumentit
Bazat e multimedias 28 
2.2.1. Të shkruarit 
Konceptet rreth strukturimit të informacionit sot janë larg 
nga organizimi i librave dhe revistave të shtypura. Çdo 
karakteristikë e librit, prej faqes së përmbajtjes deri te indeksi, ka 
evoluuar gjatë shekujve, dhe lexuesit e librave të mëhershme kanë 
hasur në probleme të njëjta organizative si shfrytëzuesit e 
dokumenteve hipermediale në ditën e sotme. 
Dokumentet e reja hipermediale shtrojnë sfida të reja para 
dizajnerëve të informacionit, por shumica e udhëzimeve të 
nevojshme për krijimin, përmbledhjen, editimin dhe organizimin e 
formave të shumta të mediave nuk ndryshon shumë nga praktika 
aktuale në mediat e shkruara. Elementet bazike të dokumentit nuk 
janë ndryshuar pa marrë, parasysh teknologjinë e avancuar me 
pasurimin dramatik të mediave. Për të shkruar një informacion 
pyetjet e njëjta mbesin aktuale si në gazetari: kush, çka, kur dhe ku. 
Kush 
Kush flet? Kjo pyetje është aq bazike, dhe informata shumë 
shpesh prezantohet pa këtë pjesë fundamentale të saj. Pa marrë 
parasysh se a është autor i dokumentit individi ose ndonjë 
institucion, gjithmonë duhet t’i tregohet audiencës se kush e ka 
krijuar. 
Çka 
Të gjitha dokumentet duhen të kenë titull të qartë për 
tërheqjen e vëmendjes së audiencë. Titulli i dokumentit është 
shpesh gjëja e parë që shihet në faqen që paraqitet. 
Kur 
Periudha kohore është një element i rëndësishëm në 
vlerësimin e aktualitetit të shkrimit në dokumentit tuaj. Prandaj, në 
çdo dokument shkruani datën, dhe sa herë të freskoni atë ndryshoni 
edhe datën aktuale të dokumentit.
Bazat e multimedias 29 
Ku 
Gjithmonë duhet të shkruani se prej nga vini dhe (nëse është 
me rëndësi) nga cili institucion ose korporatë. Çdo prezantim 
(dokument i shkruar) duhet të përmbajë: 
· Një titull informativ 
· Identitetin e autorit dhe institucionit 
· Datën e krijimit ose të revidimit 
2.2.2. Rregullat për shkrim të mirë: 
1. Kuptoni audiencën tuaj dhe drejtohuni korrekt ndaj saj. 
2. Shkruani sa më thjeshtë që është e mundur (p.sh., shkruani 
mesazhin e plotë së pari, e pastaj e shkurtoni atë). 
3. Sigurohuni që teknologjitë e përdorura e plotësojnë njëra 
tjetrën (të jenë kompatibile). 
2.3. Dizajnimi i faqes 
Nga dokumenti tradicional ose prezantimi multimedial 
kërkohet qartësi, rregull dhe besueshmëri në burimin e 
informacionit. Dizajni efektiv i faqes së dokumentit mund ta 
sigurojë këtë besim. Organizimi hapësinor i grafikës dhe tekstit 
mund ta zgjoj kureshtjen e audiencës, ta tërheqë vëmendjen, t’i jap 
prioritet informatës tuaj dhe e bënë bashkëveprimin të këndshëm 
dhe efikas. 
Dizajni grafik krijon një logjikë vizuale dhe kërkon një 
balancë optimal në mes të përjetimit vizual dhe informacionit 
grafik. Pa impakt vizual të formës, ngjyrës dhe kontrastit, faqja nuk 
duket interesante.
Bazat e multimedias 30 
2.3.1. Konsistenca 
Zgjedheni prapavinë, strukturën e prapavisë dhe stilin për 
përdorimin e tekstit dhe grafikës suaj dhe pastaj atë e aplikoni në 
mënyrë konsistente për të krijuar ritëm dhe unitet gjatë të gjitha 
faqeve të prezantimit tuaj. përsëritja nuk është ë mërzitshme, ajo i 
jep prezantimit tuaj identitet konsistent që krijon dhe përforcon 
sensin e dalluar për “ngjarjen” dhe e bënë prezantimin tuaj të 
paharrueshëm. 
Fig.2.3 Përdorimi i grafikës si prapavijë e dokumentit 
2.3.2. Dimensionet e faqes 
Edhe pse ueb faqja, slajdi i prezantimit multimedial dhe 
dokumentet e printuara kanë ngjashmëri të shumta grafike, 
funksionale dhe editoriale, ekrani i kompjuterit e jo faqja e printuar 
është destinacioni primar i informacionit tuaj. Ekrani i kompjuteri 
është shumë i ndryshëm nga faqja e printuar.
Bazat e multimedias 31 
Fig.2.4 Dallimi në mes të faqes së printuar dhe ekranit të monitorit 
të kompjuterit 
“Fusha e sigurt” grafike për ekranet e rëndomtë të 
monitorëve duhet të jetë udhëzues për caktimin e dimensioneve të 
faqes së prezantimit multimedial. 
Fig.2.5 Dimensionet e sigurta të faqes
Bazat e multimedias 32 
2.4. Tipografia 
Tipografia është balancë e formave të shkronjave në faqe, 
baraspeshë verbale dhe vizuale e cila i ndihmon lexuesit ta kuptojë 
formën dhe ta absorbojë substancën e përmbajtjes së faqes. 
Tipografia luan rol dual si komunikim verbal dhe vizual. 
Tipografia e mirë vendos hierarkinë vizuale për përcjellje të prozës 
në faqe duke siguruar punktuacionin dhe aksentët grafike që i 
ndihmojnë lexuesit që t’i kuptojë relacionet në mes të prozës dhe 
fotografisë, kryerreshtat dhe blloqet e tekstit. 
2.4.1. Theksimi 
Një faqe me tekst kryesor solid nuk zgjon kureshtje të 
veçantë për sy. Nëse i shtohen theksime në pjesë të caktuara të 
tekstit, lexuesi do të ndalet rreth materialit që i ofrohet. Ka shumë 
vegla për theksim të tekstit në bllok, por ato duhet të shfrytëzohen 
me shumë kujdes. Nëse tërë bllokun e tekstit e bëni "bold", asgjë 
nuk do të theksohet dhe ju do ta largoni lexuesin. Një rregull i mirë 
për punën me theksime është që theksimi të shfrytëzohet duke 
përdorë vetëm një parametër njëkohësisht. Nëse doni të tërhiqni 
vëmendjen në një seksion të dokumentit, mos e zmadhoni, bëni 
“bold” dhe të gjitha “caps”. Nëse dëshironi që të jenë shkronjat më 
të mëdha, rriteni madhësinë me masë. Nëse preferoni ti bëni 
"bold", madhësinë e leni të njëjtë si teksti kryesor . Më vonë do të 
shihni se mjaftojnë vetëm disa ndryshime të vogla që të arrihet 
kontrasti vizual. 
Shkronjat “italik” 
Teksti me shkronja "italik" e tërheq shikimin sepse është në 
kontrast me formën e tekstit kryesor. Shkronjat "italik" përdorni 
kur listoni titujt e librave ose revistave periodike, ose për fjalët ose 
frazat e rralla dhe të huaja brenda tekstit, shmanguni nga përdorimi 
tekstit me shkronja "italik" për blloqe të mëdha të tekstit, 
posaçërisht kur duhet të keni kujdes për rezolucionin e ekranit,
Bazat e multimedias 33 
sepse lexueshmëria e këtij teksti është më e ulët se e tekstit të 
krahasuar në fontin “roman”. 
Shkronjat “bold” 
Teksti “bold” jep theksim sepse ai është në kontrast në 
ngjyrë me tekstin kryesor. Ky tekst ësht i lexueshëm në ekran, por 
përdorimi për blloqe të mëdha të tekstit hup efikasitetin e 
prezantimit. 
Shkronjat e “nënvizuara” 
Teksti i nënvizuar ka mbetur prej kohës së shtypjes së 
teksteve, kur nuk kanë ekzistuar format e theksimit me “bold” dhe 
"italik". Kjo mënyrë e theksimit sot nuk përdoret te multimedia, 
sepse nënvizimi shfrytëzohet special për shënimin e ueb 
dokumentit. 
Teksti me ngjyra 
Edhe pse përdorimi i ngjyrave është një opsion tjetër për 
dallimin e tekstit. Kjo është e përshtatshme vetëm te mediat me 
ngjyra, por jo edhe te ueb faqet, sepse shpesh vegëzat e dokumentit 
shënohen me shkronja me ngjyrë tjetër nga teksti kryesor. 
Shkronjat e MËDHA 
Teksti me shkronja të mëdha është metoda më e shpeshtë më 
pak efikase për theksime tipografike. Për leximit të tekstit me 
shkronja të mëdha ne lexojmë shkronjë për shkronjë - që është 
lexim i ngadalshëm dhe i pakëndshëm. Nëse e lexoni paragrafin në 
vijim do të shihni sa i lodhshëm është ky proces: 
NJË FAQE ME TEKST KRYESOR SOLID NUK ZGJON 
KURESHTJE TË VEÇANTË PËR SY. NËSE I SHTOHEN 
THEKSIME NË PJESË TË CAKTUARA TË TEKSTIT, 
LEXUESI DO TË NDALET RRETH MATERIALIT QË I
Bazat e multimedias 34 
OFROHET. NJË RREGULL I MIRË PËR PUNËN ME 
THEKSIME ËSHTË QË THEKSIMI TË SHFRYTËZOHET 
DUKE PËRDORË VETËM NJË PARAMETËR 
Fontet themelore që vijnë me sistemet operative Windows 
dhe Machintosh janë dhënë në vazhdim. 
Fontet themelore 
2.5. Grafika 
Për ta pasuar faqen e dokumentit tuaj ju mund të përdorni 
grafikë si shtesë për përforcimin e informacionit në përmbajtje. 
Edhe pse publikimi elektronik nuk ju kufizon përdorimin e grafikës 
si reproduktimi i shtrenjtë në letër, megjithatë duhet të jeni shumë 
të kujdesshëm gjatë përdorimit optimal të grafikës dhe fotografive, 
sepse ato kanë fajlla të mëdhenj dhe ju duhet të kujdeseni për 
hapësirën e memories. Gjatë përdorimit të fotografive dhe grafikës 
keni mundësi të shumta të pasuroni fotografitë ose grafikën me 
ndryshimin e pafund të formës, madhësisë dhe ngjyrave që ofrojnë 
veglat softuerike.
Bazat e multimedias 35 
Fig.2.6 Përdorimi i grafikës me ngjyra të ndryshme 
2.5.1. Rezume 
· Përdorni fotografitë për shpërndarje më efikase të mesazhit 
tuaj. 
· Krijoni fotografitë tuaja (vizatime, kolor skaner, PhotoCD, 
ose merrni "copy files" të veprave artistike. 
· Përdorni stile të ndryshme grafike duke e pasuruar me: 
o fontet 
o ngjyrat 
v pastele 
v ngjyrat e tokës 
v metalike 
v ngjyra primare 
v ngjyra neon
Bazat e multimedias 36 
2.6. Animacioni (lëvizja) 
Përdorimi i animacionit në prezantimet multimediale dhe 
interaktive i japin prezantimit karakter inovativ që i jep shikuesit 
kënaqësi më të madhe estetike. Me animacion ju mund të krijoni 
lëvizje të fotografove dhe vizatimeve, animacion 3-d dhe të 
shfrytëzoni video të gjallë. 
Një prezantim multimedial me animacion të integruar në të 
gjithashtu tregon njohuri të avancuar dhe kualitetit superior të 
prezantimit. Kjo gjithsesi do rritë interesimin e audiencë për të 
cilën jeni të interesuar. 
Përdorimi i animacionit në prezantime mund të ketë 
përfitime në disa mënyra: shtimi i animacionit, zërit dhe videos 
mund të gjeneroj ngazëllim te çdo prezantim dhe mund të përdoret 
për krijimin e prezantimeve interaktive shumë të suksesshme që do 
ta risin përqendrimin e vëmendjes së audiencë suaj. 
2.6.1. Llojet e animacionit 
o Animacioni i karaktereve -- humanizon ndonjë 
objekt (p.sh., brusha e dhëmbëve, automobili, shishja, 
etj.) 
o Animacioni i fotografive (mund të veni në lëvizje dhe 
ambient të dëshiruar karakterin nga fotografia) 
Faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e animacionit 
· Emocioni – i gëzuar, i qeshur, i pikëlluar, i 
përgjumshëm,… 
· Lëvizja – e shpejtë, e ngadalshme, kërcyese… 
· Stili vizual – me ngjyra, me teksturë, i 
qëndrueshëm me pjesën tjetër...
Bazat e multimedias 37 
· Kopjimi (Copyright) -- "Don't use Mickey 
before checking with Walt." “ Mos e shfrytëzo 
Micke-in pa e pyetur Walt-in.”, ju mund të 
kopjoni karaktere dhe animacione të gatshme, 
por duhet të keni kujdes në të drejtat e autorit 
dhe marrjen e lejes për kopjim !!! 
· Përshtatshmëria – p.sh., a mund të gjendet ai 
objekt në pozita të ndryshme (automobili nuk 
mund të gjendet i ulur!) 
2.6.2. Nënvizimet dhe shkëlqimet 
Për theksimin pjesës së teksti ose edhe një fjale të vetme 
brenda tekstit, mund të shfrytëzoni shkëlqimet, nënvizimet dhe 
animacionit. Kjo përdoret posaçërisht te projektimi i ueb faqeve 
multimediale për indikacionin e interakcionit me faqen aktuale. 
· p.sh për ta qitë në pah një fjalë brenda ose 
jashtë ekranit, shkëlqen simboli 
--> për tërheqje të vëmendjes 
2.6.3. Teksti lëvizës 
Shpesh si animacion për tërheqjen e vëmendjes së audiencës, 
në prezantimet multimediale, posaçërisht ato të paraqitura në 
PowerPoint,përdoret teksti lëvizës. 
· p.sh. vihen në lëvizje shkronjat si te makina e 
shkrimit. 
· ose "pulsimi" – fjala rritet /zvogëlohet (ose 
ndryshon ngjyrën) disa here.
Bazat e multimedias 38 
Vërejtje: Mos e lëvizni tërë rreshtin e tekstit ngadalë, sepse nuk 
është i lexueshëm. Në vend të kësaj më mirë është të veni shigjeta 
në fillim dhe fund. 
2.7. Video 
Shumë shpesh në prezantimet multimediale sot përdoret 
edhe video, si formë e animacionit. Kjo është e mundësuar me 
rritjen e kapacitetit të memories së kompjuterëve dhe avancimin e 
softuerëve për procesim të lehtë të videos. Si video e integruar në 
prezantimin multimedial mund të përdoret video e gjallë ose video 
e digjitalizuar. 
Video e gjallë ka këto veti: 
· më e fuqishme se një imazh i vetëm 
· shpesh është më lehtë të bëhet se 
animacioni i vizatuar 
· zë shumë hapësirë të diskut 
· ndonjëherë ka nevojë për harduer special 
Video e digjitalizuar ka këto veti: 
· nuk duket natyrshëm 
· bënë përpunimin digjital të imazheve ose 
vizatimeve ekzistuese 
· animacioni është më i ngadalshëm 
· zë më pak hapësirë të diskut 
· nuk ka nevojë për harduer special
Bazat e multimedias 39 
Kur të bëhen animacionet 
"Gjethi nuk lëkundet nëse nuk fryn era." 
Animacioni shfrytëzohet vetëm kur ai ka një qëllim të 
caktuar 
· Për theksimin e gjendjes emocionale 
p.sh., pëllumbi duke rrahur krahët ngadalë --- paqe 
p.sh., lëvizja e derës + zhurma e përcjedhur me 
kërcitje --- frikë 
· Për përmirësimin e shpërndarjes së informacionit 
p.sh., “pulsimi” i fjalëve (brenda dhe jashtë ekranit) e 
shtojnë theksimin. 
· Për indikacionin e kalueshmërisë së kohës 
p.sh., ora/ora e qelqit --- programi është duke u 
rrotulluar 
p.sh., teksti i animuar --- për qasje të menjëhershme 
që kërkon përgjigje/ interaksion 
· Sigurimin e kalimit në seksionin e ardhshëm 
o Fshesat --- nga e majta në të djathë, në 
diagonale, rreth qendrës, prej qendrës kah 
skajet, etj 
o Shpërbërja --- imazhi aktual shtrembërohet në 
një formë të panjohur para se të paraqitet imazhi 
i ardhshëm i qartë, psh. Katrori shtrembërohet, 
kryqi shtrembërohet, etj. 
o Zbehja --- një metaforë për ndryshimin e 
tërësishëm të skenës
Bazat e multimedias 40 
o Prerja --- ndryshimi i menjëhershëm në 
imazhin e ardhshëm. 
2.8. Audio 
Te audienca juaj efekt të veçan do të zgjojë pasurimi i 
prezantimit multimedial të pasuar me audio. Në këto aplikacione 
mundtë përdoren këto lloje të audios: 
· Muzika – paraqet disponimin e prezantimit, 
thekson emocionin, ilustron cakun. 
· Efektet e zërit – për të bërë theksime të veçanta 
me tinguj që paraqesin situata me domethënie të 
njohur për audiencë si përplasja e drerëve, 
fishkëllima e erës, zilja, sirena , goditja e 
çekanit, aplauzi, etj. 
· Rrëfimi – porosia më e drejtpërdrejtë, zakonisht 
efikase, e cila përcjellë në mënyrë narrative 
prezantimin. 
2.9. Bashkëveprimi (interaktiviteti) 
Sistemet multimediale duhet të bashkëveprojnë dhe 
karakteristikë dalluese e këtyre është mundësia e jashtëzakonshme 
e nteraktivitetit (bashkëveprimit) me prezantimin. Kjo ka 
domethënie të veçantë te prezantimet në ueb. Me studime të 
metodave të të mësuarit dhe të mbajturit në mend (sipas studimeve 
të vitit 1980), është konstatuar se njerëzit mbajnë në mend 70% të 
asaj me çka bashkëveprojnë . me interaktivitet nënkuptohet veprimi 
i caktuar që lejohet në prezantim për ta ndryshuar rrjedhën e 
rrëfimit, pamjes ose pjesës së përmbajtje, zakonisht me shtypje me 
maus në linqet e caktuara dhe të shënuara më parë.
Bazat e multimedias 41 
2.9.1. Llojet e aplikacioneve Multimediale 
interaktive (bashkëvepruese) 
Ekzistojnë disa lloje të programeve kompjuterike që 
mundësojnë bashkëveprimin, dhe secila prej tyre ka karakteristikat 
e veta. Disa nga këto lloje janë dhënë në vazhdim. 
· Programet/prezantimet e drejtuara me meny - 
zakonisht me strukturë hierarkiale (meny kryesore, 
sub-menyja, ...) 
· Hipermedia - më pak e strukturuar, lidhjet e 
kryqëzuara në mes të seksioneve të subjektit të 
njëjtë, jo-linear, qasje e shpejtë në informacione, më 
lehtë futen më shumë veçori të multimedias, p.sh., 
më tepër “susta” interesante. Nganjëherë mund të 
humbeni gjatë shëtitjes (navigimit) në hipermedia., 
dhe do të shpenzoni shumë kohë në faqet atraktive të 
padobishme për subjektin tuaj. 
· Simulimet/Simulimet që varen nga performansat - 
p.sh., Lojërat -- SimCity, Simulatorët e fluturimit. 
2.10. Dizajni Teknik 
Gjatë dizajnit teknik gjithmonë duhet pasur kujdes në 
parametrat teknik të harduerit në të cilën punoni dhe performansat 
harduerit ku do të reprodukohet prezantimi juaj., pra ta keni 
parasysh se audienca juaj mund të mos e ketë harduerin me 
performansat më të larta teknike. Parametrat teknik me të 
rëndësishëm që ndikojnë në dizajnin dhe shpërndarjen e 
aplikacionit multimedial rezolucioni dhe modeli i ngjyrave të 
përdorura në ekranin e monitorit të kompjuterit. Në vazhdim janë 
dhënë këta parametra për disa lloje të video modeve.
Bazat e multimedias 42 
Tabela 2.1 Rezolucioni dhe ngjyrat e disa video modeve 
Video modi Rezolucioni Ngjyra Numri i biteve 
CGA 320 x 200 4 
MCGA 320 x 200 256 
EGA 640 x 350 16 
VGA 640 x 480 256 
S-VGA 1,280 x 1,024 256 8 bit 
65536 16-bit 
16.7 milion 24 bit 
2.10.1. Memoria dhe kërkesa për hapësirë të 
diskut 
Zhvillimi i hovshëm i aplikimeve multimediale me media të 
formave të ndryshme (tekst, grafikë, audio, video dhe animacione) 
vazhdimisht ta shtruar kërkesën për hapësirë më të madhe të 
memories së kompjuterit. Kjo kërkesë është plotësuar me 
zhvillimet teknologjike në fushën e harduerit. Nga ana tjetër 
zhvillimi i harduerit e ka nxit përparimin në softuer, kështu që 
problemi zbutet vetëm përkohësisht, sepse kërkesat e softuerit janë 
të pangopëshme, posaçërisht në multimedia. 
2.11. Shpërndarja 
Një prezantim multimedial mund të shpërndahet në mënyra 
të ndryshme dhe me mediume të ndryshme, të cilat janë përshkruar 
në vijim. 
· Prezantimi i gjallë (i drejtpërdrejtë) për të cilin duhet 
të sigurohet lista e shkurtë e kërkesave 
harduerike/softuerike:
Bazat e multimedias 43 
o - tipi i kartelës grafike 
o video memoria (8 MB, 16 MB, 32 MB, 
etj.) 
o koha e qasjes së hard diskut (e 
rëndësishme për video në kohë reale) 
o tipi i kartelës audio (mbështetje për 
MIDI) 
o audio video softueri 
· Shpërndarja me disketa 
o Me madhësi të vogël, të ngadalshëm për 
instalim 
· Shpërndarja me CD-ROM 
o Kapacitet të madh 
o Koha e qasjes së drajverit të CD-ROM-it 
është më e gjatë se koha për qasje e 
drajverit të hard diskut. 
· Shpërndarja elektronike (WWW, etj.) 
o varet nga shpejtësia, lidhja e rrjetit dhe pagesa 
mujore. 
2.12. Dizajni Vizual 
Në fund të përpilimit të një prezantimi multimedial, pasi t’i 
keni kaluar hapat e para[parë dhe në prezantimi kanë integruar të 
gjitha mediumet që keni menduar se do të rrisin efikasitetin, 
atraktivitetin dhe estetikën e punimit tuaj është koha që të bëni 
hapat e fundit në rrumbullakimin e idesë që do ta përcjell
Bazat e multimedias 44 
prezantimi te audienca juaj. Pra në këtë fazë të projektimit 
multimedial ju duhet ta vlerësoni temën e zgjedhur dhe stilin që e 
keni aplikuar. 
2.12.1. Temat dhe stilet 
Një prezantim multimedial duhet të ketë temë dhe stil 
konsistent, ai nuk duhet të jetë i palidhur dhe i shkapërderdhur me 
shumë tema. Zgjedhja e temës dhe e stilit varet nga stili dhe 
emocionet e audiencës suaj. 
Disa tema të mundshme: 
· Tema vizatimore 
o interesante, zbavitëse 
o duhet të jetë konsitente me personalitetin e 
karakterit 
· Tema tradicionale – e drejtpërdrejtë 
o e thjeshtë, shpesh informative 
o jo aq interesante 
· Tema high tech 
o punim artistik bashkëkohor në kompjuter 
(paraqitja e teksturës, strukturës metalike, 
eksplodimeve, ...) 
o atraktive, lehtë për tu animuar 
· Tema teknike 
o përfshinë 3D modelet e produktit, ... p.sh., fillon 
me vizatim, pastaj transformohet në imazhin e 
vërtetë.
Bazat e multimedias 45 
o paraqet informatat adekuate teknike d.he te 
audienca krijon bindjen e njohjes së temës dhe 
besimin në kualitet 
o jep përshtypjen e dizajnit dhe konstruksionit 
solid. 
2.12.2. Skemat e ngjyrave dhe stilet artistike 
Për kompletimin e përshtypjes së plotë vizuale të prezantimit 
multimedial, ju duhet të harmonizoni skemat e përdorura të 
ngjyrave dhe stilet artistike me temën e dokumentit tuaj dhe 
konceptin e mesazhit për audiencën e caktuar. Skemat e ngjyrave 
që mund të përdorni mund të jenë: 
· Të natyrshme dhe të lulëzuara 
o (pamje të jashtme, p.sh., bjeshkët, liqenet, ...), 
kthimi në natyrë. 
· Ngjyrat e vajit, ngjyrat e ujit, lapsa me ndyra, pastele. 
o Këto stile mund të kombinohen p.sh., me 
vizatime ose tema high tech. 
2.13. Hapat dhe gjatësia e rrotullimit 
Prezantimi juaj nuk duhet të zgjasë shumë, sepse audienca 
edhe për temë interesante, e humb durimin kur prezantimi 
stërzgjatet. Pa marrë parasysh kualitetin e prezantimit tuaj, 
kohëzgjatja e tepruar krijon përshtypje të gabuar te audienca. 
Prandaj, duhet ta kufizoni kohën e rrotullimit të prezantimit dhe ta 
respektoni kohën dhe durimin e audiencës suaj.
Bazat e multimedias 46 
Disa udhëzime 
· Lejoni që një bllok i tekstit të lexohet ngadalë dy herë. 
· Koha e tranzicionit (kalimit nga një glajd, pamje në 
tjetrin) duhet të jetë indikator i kohës reale. Gjatë 
tranzicionit mund të shfrytëzohet: 
o Shpërbërja – vonesa kohore, ndryshimi i skenës 
o prerja – dy pamje të skenës së njëjtë në të 
njëjtën kohë, ose ndërrim i skenës me shkëputje 
· Gjatësia e rrotullimit 
o Prezantimi vetërrotullues: 2-3 minuta për çdo 
slajd. 
o Me ineterakcion të kufizuar: 5-6 minuta për çdo 
slajd 
o Paraqitja e prezantimit të plotë i plotë: < 15 
minuta 
o Me pyetje, diskutime: > 30 minuta 
Një prezantim multimedial duhet të ketë këtë përmbajtje: 
· Titulli 
· Tema, fusha e veprimit 
· Rrëfimi 
· Dialogu 
· Kontrollet interaktive 
Pas përfundimit të prezantimit multimedial, i cili në tërësi i 
ka ndjekur idenë e përmbajtjes suaj të projektuar, siguroni që rruga 
e shpërndarjes së informacionit në përpilimin tuaj të jetë e rrafshët, 
e rregullt dhe pa kërcime. Shfrytëzoni kryetitujt/nëntitujt, format 
shtesë, sustat, fontet, bazamentin dhe teksturën për theksimin e 
paraqitjes audio vizuale.
3.AUDIO NË MULTIMEDIA 
3.1. Vetitë themelore të zërit 
Tingulli, si dukuri fizike, paraqitet kur vjen te çrregullimi i 
gjendjes stacionare të grimcave të ndonjë mediumi elastik. Këto 
ndryshime të pozitës së grimcave, të përcjella me ndryshimet 
gjegjëse të presionit, dendësisë, etj. quhen në përgjithësi oscilime 
akustike. Këto paraqiten në vendin ku ka ardhur deri te çrregullimi 
i gjendjes stacionare (vendi i burimit të tingullit) dhe nga aty 
përhapen me shpejtësi të fundme në formë të valëve akustike. 
Mediumi ku përhapen valët akustike mund të jetë i gaztë, i 
lëngët ose i ngurtë. Te gazrat dhe lëngjet paraqiten vetëm valët 
gjatësore (longitudinale), ndërsa në materiale të ngurta paraqiten 
edhe valët transversale (kur grimcat zhvendosen edhe në drejtimin 
normal ndaj drejtimit të përhapjes së valëve). Duke pasur parasysh 
se tingulli është ai që e ndiejmë me shqisën e dëgjimit, shpjegimi i
Bazat e multimedias 48 
dukurisë dhe i përhapjes së valëve akustike do të bëhet në medium 
të gaztë, pra në ajër. 
Fig.3.1 Valët akustike të krijuara nga sfera me vëllim të 
ndryshueshëm 
Këto ndryshime mund të përshkruhen si ndryshime të 
pozitës së grimcave të ajrit të cilat oscilojnë rreth pozitës së tyre 
ekuilibruese. Por mund të përshkruhen edhe si ndryshime të 
dendësisë, shpejtësisë së grimcave dhe nxitimit si dhe me 
ndryshime të presionit. Në Fig.3.1 me vija të rralla dhe të dendura 
koncentrike janë paraqitur ndryshimet e dendësisë së ajrit. 
Distanca në mes të dy maksimumeve (ose minimumeve) të 
njëpasnjëshme paraqet gjatësinë valore (l). Numri i këtyre 
ndryshimeve periodike në një vend në njësi të kohës paraqet 
frekuencën e tingullit (f), ndërsa vlera reciproke e frekuencës 
paraqet periodën (T).
Bazat e multimedias 49 
Intensiteti i tingullit, i cili në këtë rast është paraqitur përmes 
presionit, bie me rritjen e distancës nga burimi, por vlera mesatare 
e presionit mbetet e pandryshuar dhe ai është presioni i përhershëm 
atmosferik ose statik (ps). Për intensitetin e zërit është vlerësues 
presioni akustik (p) që paraqet komponentën e ndryshueshme të 
presionit të përgjithshëm ose total (pt). 
p p p t s = + 
Rasti më i thjeshtë i valëve akustike është kur ndryshimet 
kohore janë periodike dhe kur ndryshimi kohor i presionit akustik 
mund të përshkruhet me ligj sinusoidal 
p(t) = p cos(2pft = j) 
ku 2pf=w është frekuenca rrethore. Tingulli i këtillë quhet 
tingull i thjeshtë dhe spektri i tij paraqitet me një vijë. Pozita e 
komponentës spektrale në abshisë është e caktuar me frekuencën e 
tingullit ndërsa gjatësia e saj paraqet madhësinë e ndryshimit 
(Fig.3.2a). 
Ndryshimet periodike të cilat nuk janë të formës sinusoidale, 
paraqesin tingull të përbërë. Spektri i tingullit të përbërë përmban 
më tepër vija spektrale të cilat mund të paraqiten me zbërthimin e 
funksionit periodik të përbërë në seri Fourier si: 
n nf p t p j + p =å¥ 
( ) (2 ) 1 
1 
n 
n 
=
Bazat e multimedias 50 
p 
f 
Tingulli i thjeshtë 
p 
f 
Tingulli i përbërë 
(a) 
f1 2f1 3f1 
p 
f 
Tingulli aperiodik 
(b) 
(c) 
Fig.3.2 Spektri i tingullit: (a) tingulli i thjeshtë; (b) tingulli i 
përbërë; 
(c) tingulli jo periodik 
Frekuenca më e ulët përcakton harmonikun themelor, ndërsa 
vijat tjera në spektër paraqesin vargun e harmonikëve më të lartë, 
frekuenca e të cilëve është shumëfishi i frekuencës themelore 
(Fig.3.2b). Pra edhe tingulli i thjeshtë edhe ai i përbërë kanë 
spektër linjor. 
Te tingulli jo periodik, ndryshimet nuk janë periodike dhe 
ato mund të paraqiten me një varg kontinual të komponentëve që 
mund të shprehen me integralin Fourier si: 
¥ 
p(t) 1 p'( )cos t d 
ò 
w w w 
p 
= 
0
Bazat e multimedias 51 
ku p’(w) paraqet funksionin spektral i cili kontinualisht ndryshon 
me frekuencën (Fig.3.2c). 
Ndryshimet e përshkruara në ajër, veshi ynë do t’i regjistroj 
si tingull nëse frekuenca e tyre është në mes të 20 dhe 20000 Hz 
dhe nëse kanë intensitet të mjaftueshëm. Ndryshimet të cilat nuk 
janë përfshirë në këtë brez, frekuenca e të cilave është nën 20 Hz 
(infratingulli) ose mbi 20000 Hz (ultratingulli) kanë natyrë të 
njëjtë, shfaqen në të njëjtën mënyrë dhe i nënshtrohen ligjeve të 
njëjta. 
3.1.1. Shpejtësia e përhapjes së tingullit 
Shpejtësia e përhapjes së tingullit siç është treguar më parë, 
është dhënë me shprehjen 
c 
c = ps 
r 
e cila vlen për të gjitha gazrat kur është në pyetje procesi 
adiabatik. Duhet të theksohet se ps dhe r janë vlerat e përhershme 
të presionit atmosferik gjegjësisht dendësia e ajrit. 
Sipas ligjit universal të gazit 
p V R T s g = 
ku Rg paraqet konstantën e gazit, ndërsa T temperaturën absolute, 
shihet se për temperaturë konstante produkti psV është konstantë, 
që do të thotë se edhe ps/r nuk ndryshon. Shpejtësia e tingullit pra 
do të varet vetëm nga temperatura sipas shprehjes
Bazat e multimedias 52 
[0 ] 
c = c T K 
273 
0 
ku është c0 shpejtësia e tingullit në 0 0C. 
Në temperaturë prej 0 0C dhe presion prej 1 atm (760 mm 
Hg) dendësia e ajrit është 1,293 Kg/m3. Herësi c për ajër është i 
barabartë me 1.4. Me këto të dhëna gjendet 
C0=343 m/s 
Në 200C shpejtësia e zërit është 
c = 343 m/s 
dhe kësaj vlere i referohemi po qese nuk theksohet ndryshe gjatë 
punës. Shpejtësitë e përhapjes së tingullit për disa materiale janë: 
Uji (100C) 1440 m/s 
Metalet 3000 deri 5000 m/s 
Druri 3600 deri 4600 m/s 
Masat plastike 1000 deri 2500 m/s 
Goma e butë 70 m/s 
Gjatësitë valore në brezin e audio-frekuencave (20 deri 20 
000 Hz) sipas shprehjes së sipërme do të jenë: 
f = 20 Hz; 100 Hz; 1000 Hz; 10 kHz; 20 kHz; 
l = 117,5 m; 3,43 m; 34,3 cm; 3,43 cm; 
1,71 cm; 
Diapazoni i shtrirjes së tyre është pra përafërsisht prej 2 cm 
deri në 20 m. Këto janë mu dimensionet e objekteve dhe pengesave
Bazat e multimedias 53 
në hapësirën ku lëviz njeriu, gjë që dukshëm ndikon, siç do të 
shohim më vonë, në ndërlikueshmërinë e dukurive gjatë përhapjes 
së tingullit. 
3.2. Ndjenja e tingullit 
Në hyrje të këtij kapitulli është cekur se veshi i njeriut si 
marrës i zërit, njëkohësisht është edhe mjet i fuqishëm për 
pranimin e informatave. Kjo në esencë do të thotë se njeriu ka 
aftësi që të ndiej dhe ta dalloj një numër të madh të karakteristikave 
të zërit të cilat rrjedhin qoftë nga burimi, qoftë nga sistemi 
përcjellës, qoftë nga ambienti akustik në vendin e pranimit. Aftësi 
të tilla veshi posedon duke iu falënderuar ndjeshmërisë dhe 
ndërlikueshmërisë së madhe të mekanizmit të tij, i cili njëkohësisht 
është edhe marrës (i ngjashëm me mikrofonin), edhe analizator me 
filtra dhe së bashku me trurin – një kompjuter i tërë për përpunimin 
e të dhënave. 
Në atë aspekt veshi nuk është inferior ndaj syrit. Energjia më 
e vogël (në njësi të kohës) të cilën e regjistron është e rendit 10-17 
[W], pra po aq sa është e nevojshme për syrin që të vërej dritën. 
Raporti i frekuencës më të ulët (20Hz) dhe asaj më të lart (20kHz) 
të cilën veshi e pranon është 1:1000 derisa te syri është 1:2. Raporti 
i zërit më të dobët i cili mund të dëgjohet, dhe atij më të fortë që 
mund të durohet është prej 120 dB e për syrin është 90dB. 
Karakteristikat themelore të zërit të cilat veshi i dallon janë: 
intensiteti i zërit, lartësia e tonit (tingullit) dhe ngjyra (timbri) i 
zërit. Karakteristikat fizike, në bazë të të cilave veshi i vëren këto 
diferenca, i bartë spektri i audio-sinjalit. 
Përjetimi i intensitetit të zërit drejtpërsëdrejti varet nga 
intensiteti i ngacmimit fizik. Pa marrë parasysh se a ka zëri spektër 
linjor apo kontinual, vlerësimi subjektiv i intensitetit të zërit do të
Bazat e multimedias 54 
varet nga intensiteti i kompmonenteve të veçanta gjegjësisht tërë 
sinjali. 
Përjetimi i lartësisë varet nga frekuenca e sinjalit. Kjo 
karakteristikë subjektive sipas të cilës secili tingull mund të jetë i 
ranguar si "i ulët " ose " i lartë", është e lidhur për të ashtuquajturat 
tone muzikore. Emërtimi "ton" në muzikë i përket tingullit të cilin 
e krijojnë instrumentet muzikore (duke përfshirë edhe zërin) dhe i 
cili ka vend të caktuar në shkallë muzikore. Në akustikë, 
gjegjësisht në fizikë, këta do të ishin tingujt që kanë spektër linjor 
të përbërë nga harmoniku themelor dhe komponentet e larta. Në 
bazë të harmonikut më të ulët, pra atij themelor, bëhet vlerësimi i 
lartësisë së tonit. Edhe kur harmoniku themelor nuk ekziston 
(ndodhet p.sh. jashtë brezit të pajisjes për reproduktim), veshi 
mundet vetëm në bazë të distancës në mes harmonikëve më të lartë 
të pranuar, të konkludoj sa është frekuenca e harmonikut themelor 
dhe drejtë ta vlerësoj lartësinë e tonit. Por te akordi i cili përbëhet 
nga më shumë tinguj muzikor, dhe ku distanca në mes të 
komponenteve të veçanta nuk është e njëjtë, lartësia e tonit mbetet 
e pa definuar, edhe pse edhe akordi ka spektrin linjor. 
Te akordi veshi dallon një veti tjetër. Nëse frekuenca 
themelore e toneve muzikore, të cilat formojnë akordin, janë në 
raport si numrat e plotë të vegjël pra 1:2, 2:3, 3:4 e kështu me 
radhë, veshi përfundon se akordi është harmonik. Në të kundërtën 
kur frekuencat themelore janë në raport si numrat e plotë të 
mëdhenj p.sh. 8:9, akordi është disharmonik. 
Përjetimi i ngjyrës së zërit është i lidhur për ekzistimin dhe 
madhësinë e harmonikëve të veçantë të tonit muzikor. Në bazë të 
ngjyrës së ndryshme veshi dallon tonet muzikore të instrumenteve 
të veçanta, edhe atëherë kur është në pyetje lartësia e njëjtë e tonit 
pra e njëjta frekuencë themelore. Fizikisht kjo do të thotë se veshi i 
ndjenë ndryshimet në anvelopën (mbështjellësin) e spektrit linjor të 
sinjalit. 
Karakteristika e tretë e secilës komponentë të veçantë të 
tingullit të përbërë - shfazimi ndaj komponenteve tjera - nuk është 
e paraqitur në spektrin dydimensional të sinjalit, por edhe nuk është
Bazat e multimedias 55 
e rëndësishme, sepse veshi është i pandjeshëm në fazë. Për veshin 
p.sh dy sinjale të përbëra si në Fig. 4.1 nuk dallohen as përkah 
intensiteti as përkah ngjyra, edhe pse gjatë ndryshimit të fazës së 
harmonikut të tretë për 180 o kanë forma valore shumë të 
ndryshme. Sepse veshi, siç është cekur, është analizator i 
frekuencës i cili pavarësisht dhe ndaras e shqyrton secilën 
komponentë. 
1+3 1-3 
(a) (b) 
Fig.3.3 Mbledhja e ndryshme e harmonikëve 1 dhe 3 të zërit të 
përbërë: (a) harmoniku 3 në fazë me 1; dhe (b) harmoniku 3 në 
kundërfazë me 1 
Sinjalet akustike të cilat kanë spektër kontinual veshi i ndien 
si zhurmë. Zhurma është pasojë e dukurive akustike të karakterit 
impulsiv të cilat formohen aty ku ka goditje dhe fërkim, ndërsa 
zhurma e gjatë lajmërohet atëherë kur vjen deri te përsëritja e 
ngacmimit impulsiv të burimit të njëjtë dhe (ose) deri te veprimi i 
njëkohshëm i më shumë burimeve. Edhe burimet e toneve 
muzikore të cilat kanë spektër linjor mund të formojnë zhurmë nëse 
vijat e tyre në spektër bëhen aq të dendura sa që veshi ka 
përshtypje se është në pyetje spektri kontinual. (Shembull: 
akordimi i instrumenteve të orkestrës para koncertit). Natyrisht nuk 
mund të behët fjalë për lartësinë e tonit kur kemi të bëjmë me 
zhurmat. Ngjyra e zërit megjithatë ekziston sepse është e lidhur në 
formën e mbështjellit të spektrit kontinual. Në bazë të ngjyrës veshi 
edhe i dallon zhurmat e veçanta.
Bazat e multimedias 56 
Karakteristikat themelore të cekura (intensiteti, lartësia e 
tonit dhe ngjyra) mund të ndryshojnë në kohë edhe në hapësirë. 
Ndryshimet e këtilla në masë të madhe pasurojnë llojllojshmërinë e 
përshtypjeve të zërit dhe për këtë paraqesin informata plotësuese të 
rëndësishme në shqisën e dëgjimit. 
Ndryshimet kohore janë elementet themelore të muzikës. 
Ndërrimi i lartësisë së tonit krijon p.sh. melodinë ndërsa ndërrimi i 
intensitetit të zërit dinamikën. Theksimi suksesiv paraqet ritmin. 
Dukuritë e lidhura për përhapjen e zërit siç janë: shpejtësia e 
përhapjes dhe difraksioni mundësojnë përcaktimin e kahes së 
ardhjes së valëve zanore. Valët e reflektuara në hapësirën e mbyllur 
plotësojnë ngjyrën e zërit dhe japin tingëllimë karakteristike dhe 
kontribuojnë në përshtypjen për reliefin e akustik, pra ndjenjën e 
largësisë së burimeve të veçanta. 
Të gjitha këto informata të cilat organi i dëgjimit i pranon 
dhe dallon, janë vërtetim se kemi të bëjmë me një organ shumë të 
ndjeshëm, mekanizmi i të cilit duhet të njihet mirë për se afërmi 
nëse dëshirojmë që në zinxhirin elektroakustik, nga ndonjë burim i 
largët e deri te veshi, ta ruajmë (e sipas nevojës edhe të shtojmë) 
krejt atë kualitet që veshi mund të ndiej. 
3.2.1. Puna e organit të dëgjimit 
Mekanizmi i punës së organit të dëgjimit është lëmi 
shkencore e cila hapat e parë i ka në punimet e Ohm-it dhe 
Helmholtz-it në shekullin XIX. Ajo, prej asaj kohe pandërprerë 
përparon, por mjaft gradualisht kështu që as sot edhe krahas 
kontributeve të rëndësishme (p.sh. nobelisti Bekechi) për shumë 
probleme nuk është thënë fjala e fundit. Në kapitujt pasues do të 
jepen vetëm faktet e vërtetuara të cilat janë të nevojshme për 
ekspertin teknik i cili merret me problemet e transmetimit të zërit.
Bazat e multimedias 57 
Fig. 3.4 Skica e prerjes së organit të dëgjimit 
Në Fig.3.4 është dhënë skica e prerjes nëpër tërë organin e 
dëgjimit. Qartë shihen tri pjesë të ndara: veshi i jashtëm deri te 
membrana timpanike, veshi i mesëm në të cilin janë eshtrat e 
dëgjimit dhe veshi i brendshëm thellë në eshtrat e kafkës deri te i 
cili depërton tufa e fijeve nervore nga truri. 
Kanali 
Membrana 
timpanike 
Lapra 
Fig. 3.5 Lapra e veshit dhe kanali i dëgjimit 
Lapra e veshit (Fig.3.5) është pjesa e vetme e organit të 
dëgjimit që shihet prej së jashtmi. Ajo në princip shërben si 
zëpërcjellës i cili në hyrje duhet të ketë sipërfaqe sa më të madhe 
që të pranojë sa më shumë energji akustike dhe ta përcjellë më 
tutje kah veshi i mesëm. Dimensionet e laprës së veshit te njeriu
Bazat e multimedias 58 
megjithatë janë të vogla për këtë qëllim. Por, te disa shtazë lapra e 
veshit shërben edhe si përforcues i zërit dhe njëkohësisht shërben 
për caktimin më të saktë të kahes së ardhjes së valëve zanore. 
Te njeriu, ndikimi i laprës së veshit vërehet vetëm te tingulli 
me frekuencë përafërsisht mbi 3000 Hz. Atëherë vërehet njëfarë 
përforcimi i tingullit i cili vjen nga përpara (ky efekt mund të 
potencohet me vënien e shuplakës së dorës pas veshit), ndërsa për 
tingujt që vijnë nga prapa paraqitet e ashtuquajtura hija zanore. 
Thënë më saktë: atëherë vjen deri te paraqitja e difraksionit për 
shkak të ekzistencës së laprës së veshit. 
Lapra e veshit vazhdon në kanalin e dëgjimit, zëpërcjellësin 
me prerje tërthore rreth 0,4 [cm2 ] dhe gjatësi rreth 2,5 [cm] i cili 
përfundon në membranën timpanike. Kjo është membranë e 
vendosur pjerrtas, ashtu që ka sipërfaqe prej rreth 0,8 [cm2] e me 
muskuj është deri diku e shtrënguar (tërhequr) prandaj në shkallë të 
caktuar ka rezonancë të shprehur në rreth 1000 Hz. 
Impedanca e sajë mekanike e pasqyruar në atë akustike, 
shumë pak dallohet nga impedanca karakteristike e kanalit të 
dëgjimit e veçmas në regjionin në mes 500 dhe 3000 Hz. Kjo do të 
thotë që në fund të kanalit të dëgjimit është bërë përshtatje e mirë 
dhe se pjesa më e madhe e energjisë do të përcjellet nga membrana 
timpanike më tutje dhe atje të shfrytëzohet. 
Eshtrat e dëgjimit (Fig. 3.5) – çekiçi, kulla dhe yzengjia, të 
cilat ndodhen në veshin e mesëm, realizojnë lidhjen mekanike në 
mes membranës timpanike dhe të ashtuquajturës dritare ovale, nga 
e cila fillon veshi i brendshëm. Veshi i brendshëm është i mbushur 
me lëngë (limfë), prandaj impedanca e membranës në dritaren 
ovale është shumë me e madhe se sa impedanca e membranës 
timpanike, e cila është e përshtatur për punë në ajër.
Bazat e multimedias 59 
Fig. 3.4 Eshtrat e dëgjimit– çekiçi, kulla dhe yzengjia 
Eshtrat e dëgjimit janë të lidhur me muskuj në një sistem të 
lozit me të cilin rritet presioni në dritaren ovale (me zvogëlimin 
gjegjës të shpejtësisë) për 10 deri 20 herë. Eshtrat pra luajnë rolin e 
transformatorit për përshtatje. Detyrë tjetër e tyre është mbrojtja e 
veshit të brendshëm nga zërat tepër të fortë. Procesi zhvillohet 
ashtu që nën ndikimin e një sistemi të "lidhjes rivepruese", muskujt 
çlirojnë pozitën e eshtrave, me çka zvogëlohet presioni në dritaren 
ovale. (Ky çlirim me gjasë edhe shkakton dhembje në vesh gjatë 
tingujve shumë të fortë). 
Gypi i Eustahut, i cili lidh veshin e mesëm dhe zbrazëtirën e 
fytit, shërben para se gjithash për barazimin e presionit statik në 
veshin e jashtëm dhe të mesëm. Ajo normalisht është e mbyllur që 
të ketë mbrojtje nga zëri shumë i fortë vetjak, ndërsa hapët vetëm 
gjatë gëlltitjes dhe gojë-hapjes. Nëse goja hapet shumë, atëherë 
lidhja nëpër gypin e Eustahut shërben edhe si mbrojtje nga zërat e 
jashtëm të cilët atëherë veprojnë në membranën timpanike, ashtu 
që barazojnë presionin nga dy anë të kundërta (në kundërfazë) 
kështu që mbrohet membrana nga shpimi eventual për shkak të 
intensitetit të lartë të tingullit.
Bazat e multimedias 60 
Veshi i brendshëm ka dy pjesë të ndryshme. Njërën pjesë e 
përbëjnë tri kanale gjysmërrethore ku është i vendosur organi i 
drejtpeshimit, i cili nuk ka kurrfarë lidhje direkte me shqisën e 
dëgjimit. Pjesa e dytë është i ashtuquajturi trupi kërmillor (kohlea), 
në të vërtetë kanal me gjatësi rreth 32(mm), i mbështjell me 2,5 
dredha. Trupi kërmillor është i ndarë përgjatë tërë gjatësisë, përveç 
në fund, me një ndarës në dy pjesë – pjesën e epërme dhe të 
poshtme, siç është paraqitur në Fig.3.6. Kjo ndarëse është 
pjesërisht ashtërore e pjesërisht membranë elastike, e ashtuquajtura 
membranë bazilare. Në të ndodhet organi i Kortiut deri te cili 
arrijnë përfundimet e fijeve nervore. 
Dritarja ovale përcjell vibrimet e eshtrave të dëgjimit në 
limfë, në pjesën e epërme të trupit kërmillor. Zhvendosja e 
grimcave të limfës në pjesën e epërme shkaktojnë zhvendosje të 
grimcave të limfës në pjesën e poshtme dhe atë përmes vrimës në 
fund të trupit kërmillor, ku nuk ka ndarës, dhe përmes membranës 
elastike bazilare. 
Fig. 3.6 Prerja e trupit kërmillor (kohlea)
Bazat e multimedias 61 
Për ndjenjën e tingullit janë të rëndësishme zhvendosjet e 
membranës bazilare. Për shkak të strukturës së vet membranës, 
zhvendosjet maksimale do të lajmërohen në vende të ndryshme për 
frekuenca të ndryshme dhe atë për frekuencat e larta më afër 
dritares ovale, e duke u larguar kah fundi, frekuenca e ngacmimit 
maksimal bie (shih Fig. 3.6). 
Fig. 3.7 Pozita e zhvendosjes maksimale të membranes 
bazilare sipas frekuencës së tingullit 
Në membranën bazilare ndodhet organi i Kortiut në të cilin 
në tërë gjatësinë janë të shpërndara rreth 23500 qeliza të ndryshme 
me qime. Në këto qeliza përfundojnë fijet e tufës nervore të cilat 
shkojnë nga veshi deri te sistemi nervor qendror - truri. Mbi qimet 
e këtyre qelizave ndodhet një membranë tjetër, membrana 
tektoriale (Fig. 3.8), për shkak të së cilës, zhvendosja e membranës 
bazilare shkakton lakimin e qimeve. 
Pasojë e lakimit është shkrepja e impulseve elektrike, të cilat 
përmes sistemit nervor me shpejtësi rreth 30 [m/s], përcillen deri te 
truri, dhe atje shkaktojnë ndjenjë të caktuar të zërit. Puna e vet 
qelizave është relativisht e thjeshtë. Secila mund të shkrep ose të 
mos shkrep impuls. Se a do të vij deri te shkrepja varet nga 
madhësia e zhvendosjes së membranës bazilare, pra nga intensiteti 
i sinjalit.
Bazat e multimedias 62 
Fig. 3.8 Membrana bazilare dhe organi i Kortiut 
Duke vështruar formën e “lakoreve të selektivitetit” të 
membranës bazilare në Fig. 3.7, përfundojmë se deri te shkrepja 
nuk vjen vetëm në atë vend të trupit kërmillor ku, paraqitet 
ngacmimi maksimal, por aktiviteti i qelizave do të shtrihet në një 
regjion më të gjerë, pra në tërë atë pjesë të membranës bazilare në 
të cilën zhvendosjet janë mjaft të mëdha, që të shkaktojnë shkrepje 
të impulseve. Natyrisht që gjerësia e këtij regjioni do të varet nga 
intensiteti i sinjaleve. Të shtojmë se as të gjitha qelizat që gjenden 
në vendin e njëjtë të organit të Kortiut nuk kanë ndjeshmëri të 
njëjtë: disa reagojnë vetëm në ngacmimin e fortë, ndërsa disa 
vetëm në ngacmimin e dobët. Kjo do të thotë se ekzistojnë mundësi 
të mira për njohjen e ndryshimeve në intensitetin e sinjalit. Në çdo 
rast numri i tërësishëm i qelizave të aktivizuara na jep informatën 
për intensitetin e zërit. 
Numri i impulseve të cilat një qelizë i shkrepë, varet para së 
gjithash nga frekuenca e sinjalit. Në secilën periodë, qimja një herë 
lakohet dhe vjen deri te shkrepja. Ngase këtu kemi të bëjmë me 
proces elektrokimik, qelizës, pas çdo shkrepje i nevojiten 1 deri 3 
ms që të aftësohet për shkrepjen e re. Kjo do të thotë se duke filluar 
diku prej frekuencës 500 Hz, numri i impulseve nuk mund të rritet 
proporcionalisht me rritjen e frekuencës së sinjalit, por shpejt do të 
bëhet konstant. Sipas kësaj veshi nuk mund të konkludoj për 
frekuencën e sinjalit vetëm në bazë të numrit të impulseve në
Bazat e multimedias 63 
sekondë por rol të rëndësishëm luan edhe vendi në membranën 
bazilare ku aktiviteti i qelizave është më i madh. 
Të përmendim se të dy veshët fiziologjikisht janë plotësisht 
të pavarur. Informatat të cilat ata i pranojnë kombinohen tek në tru 
dhe në bazë të tyre krijohet ndjenja unike e tingullit. 
3.2.2. Lartësia e tingullit 
Lartësia e tingullit është ajo karakteristikë subjektive e zërit 
sipas të cilës të gjithë tingujt mund të vendosen në një shkallë e cila 
fillon me tone “e ulëta”ose “të thella” përfundon me tone “ të 
larta”. 
Lartësia e tonit para së gjithash është e caktuar me 
frekuencën e tingullit, gjegjësisht me frekuencën themelore të zërit 
të përbërë. 
Siç është cekur edhe më parë, nuk është e nevojshme të 
ekzistoj harmoniku themelor që të vlerësohet saktë lartësia e 
tingullit. P.sh. zëri i cili ka komponentet 100, 200, 300, 400 dhe 
500 Hz dhe zëri i cili ka komponentet 200, 300, 400 dhe 500 Hz 
kanë lartësinë e njëjt të tingullit. Për shembull, te marrësit e vegjël 
transistorik, tingujt e ulët muzikor nuk reprodukohen fare, 
prapseprap, veshi gjithnjë saktë cakton lartësinë e tingullit. Ai këtë 
e bënë para së gjithash në bazë të distancës në mes atyre 
komponenteve të cilat i dëgjon, por pjesërisht edhe për arsye se 
harmoniku themelor dhe harmonikët e ulët, për shkak të jo 
linearitetit të sistemit mekanik të organit të dëgjimit, ripërtërihen në 
vesh për ngacmim diç më të fortë. Atëherë vjen, si edhe në çdo 
sistem jolinear, deri te paraqitja e komponentëve të reja prandaj në 
mes tyre gjenden edhe ato të cilat mungojnë, e frekuenca e të cilave 
është barazi me diferencën e frekuencave të komponenteve 
ekzistuese. 
Eksperimentet me ndjenjën e lartësisë së tingullit tregojnë se 
veshi dëgjon “logaritmikisht”, pra që rritjes së lartësisë së tingullit
Bazat e multimedias 64 
për interval të njëjtë (sipas vlerësimit subjektiv) i përgjigjet 
përafërsisht rritje e frekuencës për përqindje të njëjtë e jo në vlerë 
absolute në herca. Me fjalë tjera, vlen ligji që lartësia e tonit është 
proporcionale me logaritmin e frekuencës 
Lartësia e tonit ~ log f 
Të marrim si shembull intervalin më të thjeshtë dhe më të 
natyrshëm - një oktavë. Oktava i përgjigjet raportit të frekuencës 
1:2, do të thotë se fitohet ose me rritjen e një frekuence për 100 % 
ose me zvogëlimin për 50 %. Nga kjo del se veshi çdo dyfishim të 
frekuencës e vlerëson si rritje të lartësisë së tingullit për interval të 
njëjtë - për një oktavë, që është në përputhje me ligjin logaritmik 
Numri i oktavave në brezin prej f1 deri në f2 gjendet nga shprehja: 
2 
1 
n = f = 
log 1 
2 
log 
2 1 
0.3 
f 
f 
f 
Nëse f1 dhe f2 janë kufijtë e regjionit të dëgjimit, pra 20 Hz 
dhe 20 kHz do të fitojmë n=10, që do të thotë se regjioni i dëgjimit 
të veshit përfshinë 10 oktava . 
Fig.3.9. Lidhja në mes të mel-it dhe hercit
Bazat e multimedias 65 
Eksperimentet e bëra me qëllim të gjetjes së intervaleve të 
cilat melodikisht duken të njëjtë kanë sjellë deri te formimi i të 
ashtu quajturës shkallë melodike (Fig. 4.8) me njësinë e re “mel”. 
Njësitë mel dhe herc përputhën në regjionin nën 500 Hz, 
ndërsa mbi 500 Hz ndërrimeve të njëjta në mel u përgjigjen 
ndërrime gjithnjë më të mëdha në herc. Pra meli është njësi për 
vlerësimin subjektiv të lartësisë së tingullin, për dallim nga herci 
me të cilin shprehet lartësia objektive e tingullit. 
3.2.3. Regjioni i dëgjimit të veshit 
Siç ekziston kufiri i poshtëm dhe i epërm frekuencor për 
brezin në të cilin veshi ndryshimet e presionit i përjeton si zë, 
asisoj ekzistojnë edhe kufijtë për intensitetin e sinjalit të cilin veshi 
mund ta pranojë. 
Kufiri i poshtëm është i ashtuquajturi pragu i dëgjimit. 
Sinjalet të cilat përkah intensiteti i tyre janë nën këtë kufi, janë të 
padëgjueshëm për veshin e njeriut. Ky kufi është vërtetuar 
eksperimentalisht te njerëzit e rinj dhe të shëndoshë (për valë të 
rrafshëta në hapësirë të lirë) dhe në bazë të kësaj është 
standardizuar në 1000 [Hz] si 
2 10 5[ ] ( 2 10 4 ) 
0 P = × - Pa = × - mb 
Kjo vlerë është shumë e vogël. Zhvendosjet e grimcave të 
cilat i përgjigjen presionit po janë të rendit 10-9[cm] (që është p.sh. 
madhësia e molekulave të hidrogjenit). Zhvendosje të këtilla 
ekzistojnë vetëtiu si pasojë e lëvizjes së lirë temperaturore të 
molekulave të ajrit. Kjo do të thotë se veshi, po të ishte më i 
ndjeshëm pandërprerë do të dëgjonte zhurmën termike. Prandaj 
nuk është e rastësishme që ka qenie të gjalla me aparat të dëgjimit 
edhe më të ndjeshëm. 
Kufiri i epërm i dëgjimit është i caktuar me paraqitjen e 
dhembjes, te e cila vjen për shkak të zhvendosjeve të mëdha të disa
Bazat e multimedias 66 
elementeve (eshtrat) në organin e dëgjimit. (Tingujt më të fortë se 
këta do të dëmtonin veshin). Për këtë arsye kufiri i epërm quhet 
edhe kufiri i dhembjes. Ai në frekuencën prej 1000 [Hz] i përgjigjet 
presionit më shumë se një milion herë më të lartë nga presioni në 
pragun e dëgjimit (po). D.m.th. i ashtuquajturi brezi dinamik i 
veshit është 
P 
20log max 20log106 120[dB] 
P 
o 
= = 
Ky është brez shumë i gjerë, shumë më i madh se brezi 
dinamik që kanë shumë pajisje për incizim dhe reproduktim të 
zërit. 
Duke ditur mekanizmin e punës së organit të dëgjimit do të 
ishte iluzore të pritej që i ashtuquajturi regjioni i dëgjimit, i cili 
ndodhet në mes frekuencave kufitare dhe presioneve kufitare në 
sistemin koordinativ “presion – frekuencë” ka formë të sipërfaqes 
drejtkëndëshe. Në Fig. 3.10 është paraqitur pragu i dëgjimit dhe 
janë vizatuar edhe regjioni i të folurit dhe i muzikës, pra është 
shënuar regjioni në të cilin kryesisht ndodhen të gjitha 
komponentet e rëndësishme për pranim normal të të folurit dhe të 
muzikës. 
Fig. 3.10 Pragu i dëgjimit dhe regjionet e të folurit dhe 
muzikës
Bazat e multimedias 67 
Të përmendim se këta kufij paraqesin vlerën mesatare 
statistikore për një numër të madh të njerëzve të shëndoshë dhe të 
rinj. Përndryshe, veshi i sëmurë ose i dëmtuar mund të jetë shumë 
më pak i ndjeshëm në tërë regjionin ose në një brez më të ngushtë 
frekuencor. Te njerëzit e moshuar është dukuri e rregullt që kufiri i 
epërm prej 20 kHz të zhvendoset dukshëm më poshtë, ndërsa pragu 
i dëgjimit, posaçërisht në frekuenca të larta shkon më lartë, prandaj 
i tërë regjioni i dëgjimit dukshëm ngushtohet. 
3.2.4. Niveli i zërit 
Duke pasur parasysh brezin e madh dinamik të veshit, del se 
është shumë e pa përshtatshme të merret presioni si masë e 
intensitetit të zërit: vlerat numerike për tinguj të veçantë që mund 
të dëgjohen do të dallohen edhe për 106 herë. 
Për këtë arsye është futur në përdorim kuptimi i nivelit të 
zërit, njësia e të cilit është decibeli. Decibeli përndryshe nuk është 
njësia me të cilën caktohet vlera absolute, me te vetëm ipet herësi 
(logaritmik) i çfarëdo dy madhësive. Por në akustikë ekziston 
konventa që si nivel zero të merret niveli i cili i përgjigjet pragut të 
dëgjimit në 1000[Hz], e pastaj niveli për cilin do tingull tjetër, 
presioni i të cilit është p, gjendet me shprehjen 
L[dB] = 20log p 
o p 
Gjatë kësaj as nuk duhet të theksohet (e që do të ishte 
korrekt) se niveli i një tingulli është n decibel “ndaj pragut të 
dëgjimit”. 
Në vend të të ashtuquajturit nivel të presionit akustik, të 
definuar me shprehjen e sipërme, mund të shfrytëzohet edhe niveli 
i intensitetit të zërit i dhënë me shprehjen
Bazat e multimedias 68 
L[dB] = 10log J 
o J 
ku (për valë të rrafshëta në hapësirë të lirë) është 
16 
w 
J w o 
= - - 
10 [ ] {10 [ ]} 2 
2 
12 
cm 
m 
Duke marr parasysh që niveli i presionit akustik dhe 
intensiteti i zërit kanë vlera të njëjta numerike, simboli unik L dhe 
emërtimi i njëjtë “niveli i zërit” janë treguar si gjithnjë shumë 
praktike. 
Marrja decibelit si një njësi për intensitetin objektiv të zërit 
nuk është pasojë vetëm e dëshirës që të operohet me shifra më të 
vogla, por ka shkaqet e veta më të thella. Ligji logaritmik me të 
cilin jemi njohur te vlerësimi subjektiv i lartësisë së tingullit, është 
i karakterit universal dhe vlen përafërsisht edhe për ndjenjën e 
intensitetit të zërit dhe në përgjithësi për të gjitha shqisat e njeriut 
(Ligji i Veber-Fehnerit). Për këtë arsye edhe këtu mund të shkruhet 
se ndjenja e intensitetit të zërit është proporcionale me logaritmin e 
ngacmimit fizik p.sh. presioni është 
Intensiteti i zërit ~ N log p 
Ligji i njëjtë mund të shprehet edhe ndryshe. Shënojmë 
intensitetin subjektiv të zërit me simbolin L dhe do të jetë 
dL ~ dp 
p 
Konstanta e propocionalitetit e përmbajtur në shenjën e ~ 
varet nga zgjedhja e njësive për intensitetin e zërit. Ligji 4.5, i 
njohur si ligji i Veber-Fehnerit, thotë se intensiteti subjektiv i zërit 
ndryshon për vlerë të njëjtë, pra linearisht, kur presioni (ngacmimi) 
ndryshon për përqindje të njëjtë, pra eksponencialisht.
Bazat e multimedias 69 
Nga relacioni që përshkruan ligjin logaritmik përfundojmë 
se është e përshtatshme që edhe madhësitë me të cilat objektivisht 
definohet intensiteti i sinjalit akustik, siç janë presioni ose 
intensiteti të vihen në shkallë logaritmike, ose edhe më mirë, të 
shfrytëzohet mu niveli i futur i zërit dhe shkalla në decibel. 
Intervalet e njëjta në shkallën e tillë paraqesin, sipas vlerësimit 
subjektiv, ndryshime të njëjta të intensitetit të zërit. D.m.th. përmes 
nivelit të zërit kemi fituar në të vërtetë edhe një madhësi më shumë 
për caktimin e intensitetit objektiv të zërit por njëkohësisht edhe 
një masë për intensitetin subjektiv. 
Fig. 3.11 Ndryshimet më të vogla të nivelit të tingullit të cilat 
veshi i dallon, në varshmëri të frekuencës së sinjalit 
Në Fig.3.11 janë paraqitur ndryshimet më të vogla të 
tingullit të cilat veshi mund t’i dallojë. Rezultatet e këtilla janë të 
fituara nën kushtet ideale – me koncentrim të madh të personave 
me të cilët është eksperimentuar, dhe me tingull të thjeshtë si sinjal. 
Në rrethana normale, kur është fjala për tingull të përbërë ose 
zhurmë, veshi më së shpeshti nuk i dallon ndryshimet më të vogla 
se një dB.
Bazat e multimedias 70 
3.2.5. Intensiteti subjektiv i zërit 
Edhe pse shkalla në decibel i përgjigjet mirë ndjenjës 
subjektive të ndryshimit të intensitetit të zërit, prapë se prapë niveli 
i zërit nuk mund të jetë masë e përshtatshme për ndjenjën 
subjektive të intensitetit. Marrim në Fig. 4.9 si shembull dy tinguj 
të nivelit të njëjtë L = 20 dB (p = 2 x 10-4 Pa), por me frekuenca të 
ndryshme 100 Hz dhe 1000 Hz. Shohim se tingulli i parë nuk 
dëgjohet ndërsa i dyti është dukshëm më i fortë se ai në pragun e 
dëgjimit. Është fare e qartë se këta dy tinguj nuk e kanë intensitetin 
subjektiv të njëjtë edhe pse kanë nivel të njëjtë objektiv. Në një 
nivel më të lartë mbi 20 dB, do të ndodhë që të dy këta tinguj të 
jenë të dëgjueshëm, por as atëherë nuk mund të presim që të jenë 
me intensitet të njëjtë sipas vlerësimit subjektiv. 
Fig. 3.12 Vijat izofonike sipas Fleçerit dhe Mansonit 
Për këtë arsye është dashur të futet njësia e re për intensitet 
subjektiv të zërit. Ky është fon-i. Sipas definicionit dy tinguj që 
kanë numër të njëjtë të fonave, për veshin e njeriut duken se janë 
me intensitetit të njëjtë, pa marr parasysh çfarë niveli objektiv
Bazat e multimedias 71 
kanë. Është përvetësuar që intensiteti i zërit në fona në 1000 [Hz] 
të jetë i barabartë me nivelin e zërit në decibel në këtë frekuencë. 
Kjo do të thotë se vlera në fona gjendet sipas shprehjes së njohur 
J 
L fona = p = 
[ ] 20log 10log (në1000 Hz) 
o o J 
p 
por vetëm kur frekuenca e zërit është 1000 Hz. 
Intensiteti i tingullit në fona në të gjitha frekuencat tjera 
caktohet me rrugë eksperimentale - me caktimin se kur një tingull 
duket me intensitet të njëjtë si tingulli në 1000 Hz, intensiteti i të 
cilit është definuar. Kështu janë fituar vijat e intensitetit të njëjtë të 
tingullit ose vijat izofonike. Familjen e parë të këtillë të vijave e 
kanë caktuar Fleqeri dhe Mansoni, (Fig. 3.11) dhe ajo është në 
përdorim deri më sot. Më vonë pas serive të reja të eksperimenteve 
disa vlera deri diku janë korrigjuar prandaj ISO rekomandon vija 
diç më të ndryshme (Fig. 3.12). Pa marrë parasysh cilën familje të 
lakoreve do ta shfrytëzojmë vetëm përmes vijave të dhëna 
izofonike mund të gjendet lidhja në mes intensitetit objektiv dhe 
subjektiv të zërit për frekuenca të ndryshme nga 1000[Hz]. 
Zgjidhje tjetër nuk ka. 
Fig. 3.12 Vijat e standardizuara izofonike
Bazat e multimedias 72 
Nëse numri i fonave duhet të na jap një përshtypje të qartë 
për intensitetin subjektiv të zërit, nga përvoja duhet të dimë se çfarë 
fortësie të zërit i përgjigjet një numër i tillë i fonave. Për këtë arsye 
për intensitetin subjektiv të zërit të shprehur në fona, duhet të japim 
tabelën në të cilën është i dhënë numri i fonave për llojet e njohura 
të veçanta të zhurmës. Prandaj në tabelën T.4.1 janë paraqitur disa 
lloje të njohura të zhurmës dhe numri gjegjës i fonave. 
Tabela 3.1 Intensitetet mesatare subjektive të disa llojeve të 
zhurmave 
Burimi i zërit Vlera efektive e 
0.02–0.2 60–80 
presionit akustik 
Niveli i presionit 
akustik 
Pa dB re 20 μPa 
Automobili i udhëtarëve në lëvizje 
në distancë 10 m 
Kompleti TV - niveli tipik 
shtëpiak në distancë 10 m 
0.02 rreth 60 
Dëmtimi i menjëhershëm i indit të butë 50000 185 
Pragu i dhembjes 100 134 
Të folurit normal në distancë 10 m 0.002–0.02 40–60 
Dëmtimi Dhoma shkurtë shumë i dëgjimit e qetë gjatë efektit të 
0.0002–20 0.0006 rreth 20–30 
120 
Frymëmarrja e qetë njerëzore 0.00006 10 
Aeroplani në distancë 100 m 6–200 110–140 
Pragu i dëgjimit në 2 kHz - veshët 
e shëndoshë 0.00002 0 
Shpuesja metalike në distancë 1 m 
/diskoteka 2 rreth 100 
Dëmtimi i të dëgjuarit për 
ekspozim të gjatë 0.6 rreth 85 
Zhurma e trafikut në rrugën 
kryesore në distancë 10 m 0.2–0.6 80–90
Bazat e multimedias 73 
3.2.6. Zëshmëria 
Numri i fonave nuk na tregon asgjë për rritjen e fortësisë së 
tingullit. P.sh. a është rritja për 10 fona e madhe apo e vogël, dhe sa 
herë është tingulli më i fortë etj. Këto të meta të shkallës fonike nga 
aspekti i intervaleve reale (subjektive) të saja, kanë sjellë deri te 
definimi edhe i një madhësie të re me të cilën shprehet intensiteti 
subjektiv i tingullit. Kjo është "zëshmëria" ndërsa njësia e 
zëshmërisë është "soni". 
Fig. 3.13 Diagrami i standardizuar për caktimin e 
zëshmërisë (sona) nga niveli objektiv (dB) dhe subjektiv (fona) 
Numri i sonave tregon të dhënën se sa herë një tingull duket 
më i fortë (më i zëshëm) se tingulli i cili ka 1 son. Me fjalë tjera, 
herësi i numrit të sonave të dy tingujve jep herësin e vlerësimit 
subjektiv të intensitetit: tingulli që ka 8 sona duket dy herë më i 
fortë se tingulli që ka 4 sona.
Bazat e multimedias 74 
Shkalla në sona është e fituar poashtu me rrugë 
eksperimentale. Shkalla e fituar në sona është treguar në diagramin 
"sona-fona" në Fig. 3.13. 
Matja e niveleve subjektive në fona dhe sona bëhet me anë të 
instrumenteve të veçanta që quhen fonometër, gjegjësisht 
sonometër. Këto instrumente janë voltmetra në hyrje të të cilave 
është vendosur një shndërrues akustiko-elektrik (mikrofoni) i cili e 
bënë shndërrimin e energjisë akustike në atë elektrike. E veçantë e 
këtyre instrumenteve është karakteristika përcjellëse (transmetuese) 
e cila është në të vërtetë inversi i vijave izofonike të vlerave të 
caktuara. Ashtu që edhe bazhdarimi i instrumentit nuk është në volt 
(si te voltmetri) por në fona ose sona. 
3.3. Bazat e audios digjitale 
3.3.1. Audio sinjali analog 
Zëri është valë kontinuale e cila udhëton nëpër ajër. Audio 
sinjali nga mikrofoni, si edhe video sinjali nga kamera, janë sinjale 
kontinuale që (tensione me vlera kontinuale) që quhen sinjale 
analoge. 
Fig.3.14 Sinjali analog
Bazat e multimedias 75 
Sinjal analog është çdo sinjal kontinual në kohë ku ndonjë 
parametër i ndryshueshëm me kohën paraqet ndonjë madhësi tjetër 
të ndryshueshme me kohën. Sinjali analog shfrytëzon ndonjë veti 
të mediumit për ta përcjellë informacionin e sinjalit. Në elektrikë 
madhësia që përdoret më së shpeshti është tensioni, pastaj pasojnë 
frekuenca, rryma dhe ngarkesa. 
Çdo informacion mund të përcjelljet nga një sinjal analog, 
zakonisht sinjali është përgjigja e matur e ndryshimit të dukurisë 
fizike, si zëri, drita, temperatura, pozicioni ose presioni dhe merret 
me ndihmën e ndonjë shndërruesi. 
Për shembull, te incizimi i zërit, fluktuacionet në presionin e 
ajrit, ngacmojnë membranën e mikrofonit, e kjo shkakton 
fluktuacionet gjegjëse në tensionin ose rrymën e qarkut elektrik. 
Për rrymën ose tensionin thyhet se janë “analog” 
Pasi që sinjali analog ka rezolucion teorik të pakufizuar, ai 
gjithmonë do të ketë rezolucion më të lartë se cilido sistem digjital 
ku rezolucioni është në hapa diskret. Në praktikë, me rritjen e 
kompleksitetit të sistemeve analoge, efektet si jo lineariteti dhe 
zhurmat degradojnë rezolucionin analog në masë të madhe, dhe 
është shumë vështir që të detektohet paraqitja e tyre. Te sistemet 
digjitale jo vetëm që degradimet mund të detektohen, por 
gjithashtu ato edhe mund të korrigjohen 
E meta kryesore e sinjaleve analoge është prania e zhurmës - 
variacionit të rastit, që ka çdo sistem. Me kopjimin dhe rikopjimin, 
transmetimin në distanca të gjata, këto variacione të rastit bëhen 
dominante. Efektet e zhurmës bëjnë që humbjet dhe distorzione i 
sinjalit të bëhen të pa kompenzueshme, pasi që duke amplifikuar 
sinjalin për rimëkëmbjen e pjesëve të dobësuara të sinjalit, 
gjithashtu edhe zhurma amplifikohet. Edhe nëse rezolucioni i 
sinjalit analog është më i lartë se i ndonjë sinjali të krahasueshëm 
digjital, në shumë raste, diferenca shuhet për shkak të pranisë së 
madhe të zhurmës.
Bazat e multimedias 76 
3.3.2. Modulimi 
Një metodë tjetër për përcjelljen e sinjalit analog është 
përdorimi i modulimit. Në këtë rast, sinjalit themelor (bartësit 
sinusoidal i valës) i modulohet ndonjë parametër. Ky mund të jetë 
amplituda te modulimi amplitudor, frekuenca te modulimi 
frekuencor ose faza te modulimi fazor. Qarqet analoge nuk bëjnë 
kuantizimin e informacionit në formatin digjital. Koncepti i 
matjeve të bëra në qark, qoftë të zërit, të dritës, të presionit ose të 
temperaturës mbetet brenda kufijve të caktuar prej fillimit deri në 
fund të përcjelljes së dukurisë. 
3.4. Audio sinjali digjital 
3.4.1. Digjitalizimi në përgjithësi 
Sistemi digjital shfrytëzon vlerat diskrete (zakonisht 
tensionet elektrike), që paraqesin numra ose simbole jo numerike, 
si shkronjat ose ikonat, për futje, procesim, transmetim, ruajtje ose 
paraqitje të madhësive në vend të spektrit kontinuale të vlerave si 
në rastin e sistemit analog. Pra dallimi në mes të “digjital” dhe 
“analog” i referohet metodës së futjes, përpunimit (procesimit), 
bartjes, ruajtjes ose punës së brendshme të vetë qarkut. 
Mikrofonat dhe video kamerat, siç u tha më lartë, krijojnë 
sinjale analoge (tensione me vlera kontinuale), të cilat nuk janë të 
përshtatshme për përpunim në kompjuter, prandaj ato duhet të 
digjitalizohen (të shndërrohen në një varg numrash). 
Digjitalizimi i sinjalit analog bëhet më procesin e mostrimit 
(sampling), kur dimensioni i kohës ndahet në pjesë diskrete (boshti 
horizontal), dhe atë të kuantizimit, kur madhësia e sinjalit ndahet 
në pjesë diskrete (boshti vertikal).
Bazat e multimedias 77 
3.4.2. Digjitalizimi i audio sinjalit 
Audio digjitale përdorë sinjalet digjitale (sinjalet diskrete) 
për reproduksionin e zërit, ku përfshihet edhe shndërrimi analog-digjital, 
shndërrimi digjital-analog, ruajtja dhe transmetimi. 
Përparësia e audios digjitale është në lehtësinë që ofron gjatë 
incizimit, manipulimit, prodhimit masiv dhe shpërndarjes së zërit. 
Shpërndarja moderne e muzikës përmes internetit varet nga 
incizimi digjital dhe algoritmeve për komprimim digjital të 
fajllave. 
Zinxhiri i audios digjitale fillon me konvertimin e audio 
sinjalit analog në sinjale elektrike binare. Pastaj ky sinjal më tutje 
enkodohet për mënjanimin e gabimeve që mund të shfaqen gjatë 
ruajtjes dhe transmetimit të sinjalit. Ky “kodim i kanali” është 
qenësor për mundësinë e sistemit digjital për rikrijimin e sinjalit 
analog. 
Për një digjitalizim kualitativ të audio sinjalit shtrohen disa 
çështje thelbësore të cilat mundësojnë që gjatë kalimit nga sinjali 
analog në atë digjital, informacioni origjinal të rruhet në formën më 
besnike të mundshme. 
1. Sa shpesh duhet të mostrohet sinjali? 
2. Sa është i mirë ky sinjal? 
3. Si janë formatizuar audio të dhënat e këtilla? 
Supozojmë se jemi duke mostruar një valë sinusoidale. Sa 
shpesh duhet të mostrojmë sinjalin që ta nxjerrim frekuencën 
origjinale të tij?
Bazat e multimedias 78 
Fig.3.15 Sinjali sinusoidal që duhet të mostrohet 
Nëse sinjalin sinusoidal analog e mostrojmë 1 herë për cikël 
(periodë), mund të mendojmë se ai sinjal me vlerë konstante (e 
shënuar me vija të ndërprera në fig.3.4 ). Pra sinjali i fituar pas 
mostrimit nuk i ngjanë sinjalit origjinal, prandaj për besnikëri të 
sinjalit nuk mjafton frekuenca e mostrimit 1/T ( ku T paraqet 
periodën e sinjalit sinusoidal). 
Fig.3.16 Mostrimi i sinjalit me frekuencë fm=fs 
Nëse sinjalin aktual e mostrojmë 1,5 herë për cikël, edhe pse 
pas mostrimit fitohet sinusoidë, mund të mendojmë se është valë 
sinusoidale me frekuencë më të ulët siç është paraqitur në Fig.3.5.
Bazat e multimedias 79 
sinjali Sinjali i fituar pas mostrimit 
T 
2T koha 
t1 
2t1 
4t1 
5t1 
fm=1.5xfs 
Fig.3.17 Mostrimi i sinjalit me frekuencë fm=1.5xfs 
Nëse sinjalin e njëjtë e mostrojmë me frekuencë të mostrimit 
sa dyfishi i frekuencës së sinjalit (fm=2xfs), sinjali i fituar pas 
mostrimit do të jetë kopja besnike e sinjalit origjinal, siç është 
paraqitur në figurën 3.6. 
Fig.3.18 Mostrimi i sinjalit me frekuencë fm=2 x fs 
Pra, gjatë zgjedhjes së frekuencës së mostrimit, shtrohet 
pyetja se cila frekuencë është frekuenca optimale e mostrimit, ose, 
sa shpesh duhet sinjali analog të mostrohet që informata e sinjalit 
origjinal të jetë sa është e mundur më besnike.
Bazat e multimedias 80 
3.4.3 Teorema e Nyquist-it 
Teorema e Nyquist-Shannon-it për mostrimin është njëra 
ndër teoramet themelore në fushën e teorisë së informacionit, në 
veçanti në telekomunikacion dhe procesim të sinjalit. zakonisht kjo 
teoremë quhet Teorema e Shannon-it për mostrim ose thjesht 
teorema e mostrimit. 
Fig.3. 19 Shndërrimi i sinjalit analog në digjital ma anë të 
mostrimit 
Mostrimi është procesi i konvertimit të sinjalit kontinual në 
kohë ose hapësirë, në një sekuencë diskrete të kohës ose hapësirës. 
Teorema thotë: 
“Rekonstruksioni i saktë i një sinjali kontinual kohor me 
brez themelor nga nga mostrat e tij është i mundur nëse sinjali ka 
brez të kufizuar dhe frekuenca e mostrimit është më e madhe se 
dyfishi i brezit frekuencore të sinjalit.” 
Pra teorema e mostrimit definon shpejtësinë e mostrimit ose 
frekuencën e mostrimit. Shpejtësia mostrimit definon numrin e 
mostrave për një sekondë (ose për njësi tjetër) të nxjerra nga sinjali 
kontinual për të formuar sinjalin diskret. Për sinjalet në domenin 
kohor, kjo shpejtësi mund të matet në Hz. Vlera reciproke e 
frekuencë së mostrimit është perioda e mostrimit ose intervali i 
mostrimit, që paraqet kohën në mes të dy mostrave.
Bazat e multimedias 81 
Koncepti i frekuencës së mostrimit te përdoret mostruesit 
(samplers), pajisje në të cilat merren mostrat periodikisht. Disa 
mostrues mund të mostrojnë edhe me shpejtësi jo periodike. 
Frekuenca e mostrimit zakonisht shënohet fs. 
Në tabelën e mëposhtme janë dhënë shpejtësitë e mostrimit 
që përdoren në audion digjitale. 
Tabela 3.2 Shpejtësitë që përdoren në audion digjitale 
Shpejtësia e 
mostrimit Zbatimi 
8,000 Hz Telefonia dhe voki-toki e enkriptuar, mikrofoni pa 
tela, transmetimi i të folurit 
11,025 Hz 
Një e katërta e shpejtësisë së mostrimit të audio CD, 
PCM i kualitetit më të dobët, MPEG audio dhe për 
analizë audio të filtrave brez lëshues 
22,050 Hz 
Gjysma e shpejtësisë së mostrimit të audio CD, PCM 
i kualitetit më të dobët, MPEG audio dhe për analizë 
energjisë në frekuenca të ulëta. dhe është përdorë për 
digjitalizimin e formateve audio të fillimit të shekulli 
njëzet. 
32,000 Hz 
Shiritat video me ekstra kanale për audio, në disa 
vende përdoret për zërin në televizionin analog, për 
mikrofona pa tela të kualitetit të lartë 
44,056 Hz PCM adapteri për NTSC shiritat video, ndonjëherë 
përdoret te playback audio 
44,100 Hz 
Audio CD, MPEG-1 audio, MP3, PAL shiritat video, 
mikserët kompresorët, reverberatorët, pajisjet për 
incizim, dhe mikrofonat kualitativ pa tela 
47,250 Hz Incizuesi i parë komercial i zërit (Nippon Columbia) 
48,000 Hz Zëri digjital për digjital miniDV, Tv digjital, DVD 
dhe filmat
Bazat e multimedias 82 
50,000 Hz Audio incizuesi i parë digjital komercial nga fundi i 
viteve të 70. 
88,200 Pajisjet për audio incizim profesional për CD 
96,000 DVD-Audio, BD-ROM (Blu-ray Disc) audio dhe 
HD-DVD (High-Definition DVD) audio 
176,400 Hz Disa pajisje për audio incizim profesional për CD 
CD 
192,000 
DVD-Audio, BD-ROM (Blu-ray Disc) audio dhe 
HD-DVD (High-Definition DVD) audio dhe qarqet 
për incizim HD (High- Defition) audio dhe softuerët 
për editim audio 
2,822,400 
Hz 
Modulimi sigma-delta 1-bitësh i zhvilluar nga Sony 
dhe Philips 
Pra sinjali digjital është sinjal diskret kohor i cili merr vetëm 
vlera diskrete dhe cili fitohet nga ndonjë sinjal diskret i cili është 
kuantizuar. Sinjalet digjitale praktike zakonisht paraqiten me 8-bit 
(256 nivele) 16- bit (65 536 nivele), 32-bit (4,3 miliardë nivele) e 
kështu me rrallë. 
Fig.3.20 Kuantizimi i mostrave të sinjalit diskret
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012
Bazat e-multimedias-2012

Recommandé

Projekt MatematikeProjekt Matematike
Projekt MatematikeS Gashi
55.7K vues21 diapositives
Historiku i internetit Historiku i internetit
Historiku i internetit Zamira Hodaj
16.8K vues10 diapositives
internetiinterneti
internetiIzaura Xhumari
29.3K vues12 diapositives
Interneti Interneti
Interneti Akademia Virtuale
5.7K vues59 diapositives
Bazat e te dhenaveBazat e te dhenave
Bazat e te dhenaveMenaxherat
23.2K vues19 diapositives
Fibrat optike Fibrat optike
Fibrat optike Olti OTo
50.1K vues15 diapositives

Contenu connexe

Tendances(20)

Magnetet e perhershemMagnetet e perhershem
Magnetet e perhershem
Riza Haxhiu4.2K vues
Siguria e fëmijëve në internetSiguria e fëmijëve në internet
Siguria e fëmijëve në internet
enis vladi18.1K vues
Projekt ne informatikeProjekt ne informatike
Projekt ne informatike
NA XXXXXXXXXXXXX7K vues
Paisjet dalese te kompjuteritPaisjet dalese te kompjuterit
Paisjet dalese te kompjuterit
Bjorna_Danja Petriti6.9K vues
Statistike dhe probabilitetStatistike dhe probabilitet
Statistike dhe probabilitet
Melissa Cani39.7K vues
KohaKoha
Koha
Internet VloraAlb3.1K vues
Punim seminarik informatikPunim seminarik informatik
Punim seminarik informatik
Duresa M. Bytyqi11.8K vues
Projekt ne fizikeProjekt ne fizike
Projekt ne fizike
Daniela Ela26.4K vues
Projekt MatematikeProjekt Matematike
Projekt Matematike
Matilda Gremi151.2K vues
Makinat e thjeshta Makinat e thjeshta
Makinat e thjeshta
Ke Keiss32.9K vues
Topologjit e rrjetaveTopologjit e rrjetave
Topologjit e rrjetave
Ramadan Lohaj7.4K vues
Adresa IPAdresa IP
Adresa IP
Xhesika Merko1.2K vues
MuzikaMuzika
Muzika
Marina Bare31K vues
Modeli TCP/IPModeli TCP/IP
Modeli TCP/IP
Xhesika Merko2.6K vues
Bazat e Te Dhenave  - ACCESSBazat e Te Dhenave  - ACCESS
Bazat e Te Dhenave - ACCESS
Ajla Hasani87.5K vues
Sisteme operativeSisteme operative
Sisteme operative
Xhelal Bislimi21.6K vues
Siguria ne internetSiguria ne internet
Siguria ne internet
Rinorbislimi5.7K vues
Projekt ne TIKProjekt ne TIK
Projekt ne TIK
Anisa 1958.5K vues

En vedette

Kapitulli 2Kapitulli 2
Kapitulli 2Yll Boshnjaku
898 vues45 diapositives
Kapitulli 5 e korigjuarKapitulli 5 e korigjuar
Kapitulli 5 e korigjuarYll Boshnjaku
1.2K vues39 diapositives
ModulimiModulimi
ModulimiAdollf Krasniqi
1.7K vues22 diapositives
Ligjerata 5Ligjerata 5
Ligjerata 5Ferdi Nuredini
3.3K vues26 diapositives
Programet aplikative Programet aplikative
Programet aplikative Xhendris Ismaili
19K vues41 diapositives
Kapitulli 3Kapitulli 3
Kapitulli 3Yll Boshnjaku
9K vues46 diapositives

En vedette(11)

Kapitulli 2Kapitulli 2
Kapitulli 2
Yll Boshnjaku898 vues
Kapitulli 5 e korigjuarKapitulli 5 e korigjuar
Kapitulli 5 e korigjuar
Yll Boshnjaku1.2K vues
ModulimiModulimi
Modulimi
Adollf Krasniqi1.7K vues
Ligjerata 5Ligjerata 5
Ligjerata 5
Ferdi Nuredini3.3K vues
Programet aplikative Programet aplikative
Programet aplikative
Xhendris Ismaili19K vues
Kapitulli 3Kapitulli 3
Kapitulli 3
Yll Boshnjaku9K vues
Konvertimi analog ne dixhitalKonvertimi analog ne dixhital
Konvertimi analog ne dixhital
Orven Bregu6.3K vues
Sistemet operativeSistemet operative
Sistemet operative
Ajla Hasani8.4K vues
E Biznesi Ligjerata Kap 6 9E Biznesi Ligjerata Kap 6 9
E Biznesi Ligjerata Kap 6 9
Menaxherat7K vues

Similaire à Bazat e-multimedias-2012

Edukim.pptEdukim.ppt
Edukim.pptAnaZacharian2
5 vues21 diapositives
Mediat e rejaMediat e reja
Mediat e rejaJuna
542 vues20 diapositives
Projekt isela.h (4)Projekt isela.h (4)
Projekt isela.h (4)IselaHunci
54 vues6 diapositives
InternetiInterneti
Internetivjosashala
289 vues7 diapositives

Similaire à Bazat e-multimedias-2012(10)

Edukim.pptEdukim.ppt
Edukim.ppt
AnaZacharian25 vues
Mediat e rejaMediat e reja
Mediat e reja
Juna542 vues
Prezantimi bazat e informatikesPrezantimi bazat e informatikes
Prezantimi bazat e informatikes
Duresa M. Bytyqi3.1K vues
Projekt isela.h (4)Projekt isela.h (4)
Projekt isela.h (4)
IselaHunci54 vues
InternetiInterneti
Interneti
vjosashala289 vues
Reklamat, mjetet e komunikimitReklamat, mjetet e komunikimit
Reklamat, mjetet e komunikimit
Armando Selvija1.8K vues
Zhvillimi i teknologjiseZhvillimi i teknologjise
Zhvillimi i teknologjise
FialdoMema2.9K vues
Detyra ne komunikim, anida rroshiDetyra ne komunikim, anida rroshi
Detyra ne komunikim, anida rroshi
Anida Rroshi22.9K vues
Kompjuterika multimediale 1Kompjuterika multimediale 1
Kompjuterika multimediale 1
Yll Boshnjaku1.8K vues
Teknologji kompjuteriTeknologji kompjuteri
Teknologji kompjuteri
FlorentinaQenaj366 vues

Plus de Xhelal Bislimi

Linqe per literatureLinqe per literature
Linqe per literatureXhelal Bislimi
487 vues3 diapositives
Bota e-betonitBota e-betonit
Bota e-betonitXhelal Bislimi
4K vues117 diapositives
Transmisione elektrikeTransmisione elektrike
Transmisione elektrikeXhelal Bislimi
3.2K vues51 diapositives
Instalime elektrikeInstalime elektrike
Instalime elektrikeXhelal Bislimi
38.1K vues233 diapositives

Plus de Xhelal Bislimi(17)

Linqe per literatureLinqe per literature
Linqe per literature
Xhelal Bislimi487 vues
Bota e-betonitBota e-betonit
Bota e-betonit
Xhelal Bislimi4K vues
Transmisione elektrikeTransmisione elektrike
Transmisione elektrike
Xhelal Bislimi3.2K vues
Instalime elektrikeInstalime elektrike
Instalime elektrike
Xhelal Bislimi38.1K vues
36342713 transmisione-elektrike36342713 transmisione-elektrike
36342713 transmisione-elektrike
Xhelal Bislimi2.5K vues
Ms word 2010Ms word 2010
Ms word 2010
Xhelal Bislimi2.2K vues
188529811 elektronika-1188529811 elektronika-1
188529811 elektronika-1
Xhelal Bislimi7.9K vues
Informacije i komunikacijeInformacije i komunikacije
Informacije i komunikacije
Xhelal Bislimi5.9K vues
Gjuha  programuese C++Gjuha  programuese C++
Gjuha programuese C++
Xhelal Bislimi2.2K vues
Bazat e programimit ne c++Bazat e programimit ne c++
Bazat e programimit ne c++
Xhelal Bislimi2.7K vues
Bazat e-automatikesBazat e-automatikes
Bazat e-automatikes
Xhelal Bislimi5.4K vues
Gjeometria deskriptiveGjeometria deskriptive
Gjeometria deskriptive
Xhelal Bislimi11.6K vues
Rrjetat kompjuterikeRrjetat kompjuterike
Rrjetat kompjuterike
Xhelal Bislimi5.2K vues
Sisteme transmetueseSisteme transmetuese
Sisteme transmetuese
Xhelal Bislimi8K vues
Bazat e sistemeve komutueseBazat e sistemeve komutuese
Bazat e sistemeve komutuese
Xhelal Bislimi5.2K vues
Leksione te elektroteknikesLeksione te elektroteknikes
Leksione te elektroteknikes
Xhelal Bislimi17.8K vues

Bazat e-multimedias-2012

  • 1. 1.HYRJE NË MULTIMEDIA 1.1. Historia e sistemeve multimediale Vitet e fundit, zhvillimet në kompjuterikë dhe teknologjitë informative në mënyrë dramatike kanë ndryshuar trajtën e ruajtjes së dokumenteve historike, si dhe hulumtimin dhe shkrimin rreth së kaluarës. Dorëshkrimet dydimensionale dhe tekstet, si mjete tradicionale të historisë dhe hulumtimit arkivor, tani koekzistojnë me burimet dinamike, shumëformëshe me kodim digjital. Materialet në të cilat më parë kishin qasje vetëm një numër i kufizuar i njerëzve, tani mund të shfrytëzohet gjerësisht nga publiku. Disa forma të hulumtimeve mund të përcjellën elektronikisht, mund të mësohet përmes telefonit, kabllos dhe satelitit, dhe të ndajmë audio dhe video resurset me lehtësi në tërë botën. Pasojat e tërë këtyre ndryshimeve kanë ndryshuar plotësisht kohën e shpenzuar në hulumtime, pedagogji dhe publikime.
  • 2. Bazat e multimedias 2 Me eksploatimin e potencialit të kodit digjital për urëzimin e mediumeve të komunikimit, multimedia paraqet një hapësirë që ofron mundësi të reja dhe të pakufizuara. Ajo ofron mundësi për paraqitje dhe analizë materiale të cilat është e pamundur të inkorporohen në tekstet dhe monografitë tradicionale dhe ato të shpërndahen në audiencën e gjerë rreth botës. Në “faqet” e multimedias mund të koekzistojnë audio esetë, audio incizimet e sesioneve të konferencave dhe fjalimet individuale me tekstet e shtypura dhe hipertekstet. Kodimi digjital mundëson kompozimin e artikujve dhe eseve me video klipe të ndërfutura ose me vëllim të madh të fotografive që do të kushtonte shumë shtrenjtë te shtypja tradicionale. Artikujt e shumtë me hiperlinqe ofrojnë rrëfyes dhe drejtues për “shëtitje” nëpër qindra mijëra burime elektronike. Duke udhëtuar me miliona kilometra nëpër tela ose lidhje satelitore, prezantimet elektronike të pasurisë vizuale të kulturuarave të ndryshme kapërcehen barrierat fizike të muzeve të dhe arkivave dhe pasurohet jeta kulturore dhe intelektuale. Të gjitha këto mundësi definojnë misionin e multimediale. Me radhitje kronologjike, në vazhdim është dhënë evolucioni i komponentëve që në ditën e sotme paraqesin pjesët fondamentale përbërëse të sistemeve multimediale. 1.1.1. Disa ngjarje me rendësi nga historia e kompjuterëve Theodor Holm Nelson (filozof dhe sociolog amerikan i lindur me 1937) pionier në teknologjinë e informacionit i cili për herë të parë e fyt në përdorim termin "hipertekst" në vitin 1963 dhe e publikoi atë në vitin 1965. Atij gjithashtu i ngarkohet edhe përdorimi i parë i fjalëve hipermedia dhe virtualiteti. Caku kryesor i punë së tij ka qenë ta lehtësojë qasjen e njerëzve të zakonshëm në kompjuter. Motoja e tij ka qenë: “Ndërlidhja e shfrytëzuesit duhet të jetë aq e thjeshtë sa që edhe një fillestar të mund ta kuptojë atë me shpejtësi brenda dhjetë sekondash”.
  • 3. Bazat e multimedias 3 Fig.1.1 Theodor Holm Nelson pionier në teknologjinë e informacionit Andy van Dam me bashkëpunëtorë, qysh në vitin 1967 përpilon Hypertext Editing System, ndërsa Nelsoni me 1981 fillon projektin Xanadu. Xnanadu është dashur të jetë bazë e centralizuar e të dhënave e lidhur me ndërlidhje hipertekstuale që do të përmbanin të gjitha informacionet të publikuara ndonjëherë, shfrytëzimi i të cilave do të paguhej. Edhe pse kjo ide kur nuk është jetësuar (Nelsoni ende është duke punuar në te) kjo ka qenë inspirim i madh për Tim Barners Lee. Ai ka punuar në idenë e hipertekstet që nga fillimi i viteve të tetëdhjeta nën ndikimin e Xanadusë së Nelsonit. Gjatë vitit 1980 ka shkruar programin Enquire të cilin e ka shfrytëzuar për rregullimin e shënimeve personale dhe në të cilin ka shfrytëzuar disa nga mundësitë e hiperteksit dhe që ka mundur të aktivizohet në disa platforma kompjuterike. Por hiperteksti promovimin vërtetë e përjeton me paraqitjen e World Wide Webit. Në vitin 1976 Architecture Machine Group nga MIT propozon termin Multiple Media, nga rrjedhë edhe vetë fjala multimedia. Këta përdoren mediat tradicionale në ambientin
  • 4. Bazat e multimedias 4 kompjuterit si lidhje në mes të shfrytëzuesit dhe krijuesit me të gjitha diversitetet si teknike ashtu edhe shprehëse. Në aspektin teknik multimedia konsiston në: tekst, grafikë, imazhe, tingull, video, të dhëna numerike, si dhe hipertekst dhe hipermedia. Fig.1.2 Multimedia si kombinim i formave të ndryshme të mediave Zhvillimi i hartave lëvizëse (Andrew Lippman në vitin 1980) paraqet një hap të rëndësishëm në zhvillimin e sistemeve hipermediale, të cilat i mundësonin shfrytëzuesit shëtitje virtuale nëpër realitetin virtual të incizuar në film sipas shtegut të zgjedhur. Paraqitja e librit elektronik në vitin 1983 është shtytje për zhvillimet e reja në multimedia. Libri elektronik (eBook) është një ekuivalent elektronik (ose digjital) i librit të shtypur konvencional në formatin digjital, i cili në mënyrë rapide ka ndryshuar teknologjinë në këtë fushë, ku janë përfshirë shumë shpejtë edhe formatet tjera gazetat ose audio librat të dizajnuara për dëgjim. Në MIT në vitin 1985 krijohet MIT Media Lab nga Negroponte dhe Wiesner, puna e të cilëve ishte fokusuar në
  • 5. Bazat e multimedias 5 hulumtime interdisciplinare, kryesisht për zhvillimin e aplikacioneve për teknologjitë e reja ose kombinimin e këtyre teknologjive në mënyra të reja dhe interesante. Një pjesë e madhe e hulumtimeve të Mit Lab merrej me bashkëveprimin njeri-makinë. Tim Berners-Lee shfrytëzon hipertekstin si bazë të World Wide Web në vitin 1989 dhe versionin e tij të hipertekstet e quan gjuha HTML (Hypertext Markup Language). World Wide Web ( ose "WWW", "Web") është një sistem i ndërlidhur i dokumenteve hipertekst që qarkullojnë nëpër internet. Fig.1.3 Tim Berners-Lee drejtor i Konzorciumit World Wide Web Me emrin zyrtar Netscape Communications Corporation, James H. Clark dhe Marc Andressen themelojnë Netscape në vitin 1994. Me paraqitjen e këtij ueb-navigatori të popullarizuar revolucionarizohet tregu i softuerëve kompjuterik sepse për herë të parë qasja në te ishte e lirë. Më vonë këtë strategji do ta shfrytëzojnë edhe shumë kompani tjera softuerike si Microsoft i cili shpërndanë Internet Explorer falas. Në vitin 1995 Sun Microsystems zhvillon gjuhën programuese të nivelit të lartë Java, si gjuhë e orientuar në objekte, e ngjashme me C++, por e thjeshtuar për eliminimin e gabimeve të
  • 6. Bazat e multimedias 6 programimit. Kjo gjuhë programuese është e përshtatshme për shfrytëzim në WWW. Kodi i tij mund të funksionoj në shumicën e kompjuterëve sepse interpreterët Java, të njohura si Java Virtual Machines, ekzistojnë për shumicën e sistemeve operative si UNIX, Macintosh dhe Windows. 1.2. Hiperteksti Termi hipertekst zakonisht i referohet tekstit në kompjuter i cili e shpie shfrytëzuesin te informacioni tjetër i lidhur sipas kërkesës. Hiperteksti paraqet një inovacion relativisht të ri i cili i tejkalon disa nga kufizimet e tekstit të shkruar. Duke mos qenë statik si teksti tradicional, heperteksti mundëson organizimin dinamik të informacioneve përmes lidhjeve dhe ndërlidhjeve të quajtura hiperlink. Hiperteksti mund të dizajnohet për ekzekutimin e detyrave dhe kërkesave të ndryshme si për shembull kur shfrytëzuesi “klikon” mbi te, paraqitet një varg me tekste të ndryshme me definicionet e tekstit të klikuar, ose mund të shkarkohet ndonjë ueb-faqe lidhur me subjektin në fjalë, ose mund të hapet ndonjë aplikacion. Hiperteksti Hiperteksti është dokument jolinear dhe me klikim në lidhëse linqe ose lexuesi menjëherë trtarnasnpsoprottoohheett te materiali i lidhur. Fig.1.4 Hiperteksti
  • 7. Bazat e multimedias 7 Hiperteksti është sistem kërkimor i informacioneve i bazuar në kompjuter i cili i mundëson shfrytëzuesit marrje ose dhënie të qasjes në tekste kompjuterike të lidhura me një subjekt të veçantë me ndërlidhje jolineare. Pra, heperteksti shfrytëzon të dhënat, tekstin dhe grafikën, si elemente të veta. Të gjitha burimet e ndryshme të informacionit janë të lidhura së bashku ashtu që shfrytëzuesi me lehtësi kalon prej njërit në tjetrin. Teskti normal Hiperteksti LINEAR Fig.1.5 Hiperteksti si ndërlidhje e teksteve të ndryshme jolineare që i lidhë subjekti i përbashkët Dokumentet hipertekst mund të jenë statike (të përgatitura dhe të ruajtura paraprakisht) ose dinamike (që ndryshojnë kontinualisht sipas kërkesave dhe hyrjeve të shfrytëzuesit), për dallim nga teksti klasik i cili është tekst linear.
  • 8. Bazat e multimedias 8 1.2.1. Hipermedia Hipermedia është term të cilin e ka krijuar gjithashtu Ted Nelsoni dhe paraqet zgjerim logjik të termit hipertekst. Te hipermedia shfrytëzohen, përveç tekstit dhe grafikëve, edhe audio dhe video incizimet si dhe hiperlinkat për krijimin e një mediumi të përgjithshëm jo-linear të informacionit. Pra, hipermedia është shtrirje e hipertekstit i cili përkrah grafikën, zërin dhe video elementet si shtesë elementeve të tekstit. Hiperteksti dhe hipermedia janë koncepte e jo produkte. Këto të dyja paraqesin tip të veçantë të sistemit të të dhënave, në të cilin objektet (teksti, fotografitë, muzika, programet etj. etj), mund të lidhen në mënyrë kreative me njëra tjetrën. Kur të selektohet një objekt, mund të shihen të gjitha objektet tjera që janë të lidhura me te. Mund të kalohet nga një objekt në tjetrin, edhe pse ata mund të kenë forma shumë të ndryshme. I Grafiqet Tingujt Teksti Fig.1.6 Hipermedia Për shembull, gjatë leximit të ndonjë dokumenti mbi Mozart-in, mund të klikohet në frazën Koncerti për violinë në A maxhore, ku mund të paraqiten notat e shkruara ose edhe prekje në violinë,
  • 9. Bazat e multimedias 9 të startoni ekzekutimin e incizimit të vet koncertit. Duke klikuar në emrin Mozart mund shfaqen ilustrime të ndryshme në ekran. Ikonat që selektohen për shikimin e objekteve përcjellëse quhen hiperlink ose thjeshtë susta. Një shembull klasik i multimedias është World Wide Web, si sistem interaktiv, ndërsa shfaqja jo-interaktive kinematografike është një shembull standard i hipermedias për shkak të mungesës së hiperlinkave. Sistemi i parë hipermedial ka qenë Aspen Movie MAp. Shumica e hipermediave bashkëkohore shpërndahen përmes faqeve elektronike nga sisteme të shumëllojshme. 1.2.2. Çka është Multimedia? Termi multimedia, si koncept më i gjerë se hipermedia, mund të shfrytëzohet për përshkrimin e prezantimeve lineare jo-interaktive si dhe hipermedianë. Fig.1.7. Sistemet multimediale
  • 10. Bazat e multimedias 10 Multimedia është më tepër se një medium konkurrent i prezantimit (për shembull në CD, ROM ose ueb faqe). Edhe pse imazhet janë medium tjetër nga teksti, me multimedia zakonisht nënkuptohet kombinimi i tekstit, zërit, dhe/ose videos me animacion. Në multimedia kryesisht përfshihen: · Teksti dhe zëri · Teksti, zëri dhe imazhet e animuara grafike · Teksti, zëri dhe imazhet video · Video dhe zëri · Në situata të gjalla, folësi së bashku me zërin, fotografitë dhe videon Dokumentet mund të shtypen ose skenohen në format elektronik me të cilat lehtë manipulohet duke ja ndryshuar lehtë prapavinë, stilin dhe madhësinë e fonteve etj. Këto dokumente mund të përmbajnë informata grafike dhe fotografi, të cilat mund të digjitalizohen dhe të shndërrohen si bitmap ose vizatime vektoriale. Për ta mbështetur informacionin tekstual mund të përdoret edhe animacioni. Sistemet kompjuterike janë zhvilluar më së shumti në shfrytëzimin e të dëgjuarit dhe të shikuarit për ndërlidhje në mes të botës digjitale dhe analoge. “Multimedia “ është e definuar si informacion tekstual dhe audio-vizual i cili mund të prezantoj informacionin në bashkëveprim me audiencën.
  • 11. Bazat e multimedias 11 Fig.1.8 Një shfaqje laserike (laser-show) paraqet një prezantim multimedial të gjallë Multimedia gjen zbatime në shumë fusha si: · Platforma të sistemeve multimediale · Video sipas kërkesës · Televizioni interaktiv · Blerje nga shtëpia · Albumi elektronik · Edukim dhe trajnim · Trajnimi interaktiv në distancë · Enciklopedi multimediale · Rregullim automatik dhe kontroll
  • 12. Bazat e multimedias 12 · CAD/CAM · Kontrolli i trafikut ajror · Muzetë elektronike · Sisteme ekzekutive të informacionit · Video konferenca · Posta multimediale · Dokumente multimediale · Zhvillimi i kurseve në hipermedia · Lojërat 3-D · Realiteti virtual · Video sistemet digjitale për emetim dhe produksion 1.3. Veglat softuerike të Multimedias Kur duhet të theksohet përmbajtja ose ndonjë pjesë e përmbajtjes së prezantimit multimedial, tekstit mund t’i shtohen efektet audio vizuale, animacionet, fotografitë dhe grafikët e ndryshëm. Këto efekte e risin efikasitetin e prezantimit dhe mundësojnë bashkëveprimin e audiencës me përmbajtjen e prezantuar. Komponentët shtesë mund të merren të gatshme dhe si të tilla më tej të përpunohen lehtë në formatin digjital, por mund të krijohen edhe komponente origjinale. Por, duhet pasur kujdes që ato të bëhen si duhet (duke eliminuar zhurmat në masën e mundshme sepse evitimi i plotë është i pamundur, posaçërisht në frekuenca të ulëta). Për këtë qëllim mund të shfrytëzohen veglat softuerike multimediale, disa nga të cilat do të ceken në vijim.
  • 13. Bazat e multimedias 13 1.3.1. Sekuencimi dhe notacioni i muzikës Cakewalk Është softuer i cili shërben si sekuencer i muzikës i dizajnuar për shfrytëzim nga profesionistët dhe në veti përmban incizimin në shumë shtigje dhe editimin edhe të audios edhe të MIDI. Për më tepër ky softuer ofron edhe sintesajzer të muzikës dje instrumentet virtuale. Fig.1.9 Studio shtëpiake për incizim dhe editim softuer Cakewalk · Mbështetet në MIDI · Siguron disa pamje të emetimit (stafin, pianon, listën e përmbajtjes) dhe pianon virtuale · Mund të insertoj WAV fajlla dhe Windows MCI komanda (animacion dhe video) në shtigje
  • 14. Bazat e multimedias 14 Cubase Me këtë vegël softuerike i mundësohet operatorit editimi i MIDI fajllave, të shënojë audio shtigjet dhe informatat përcjellëse si tekstin e këngës, dhe ato t’i paraqes në brezin e formanteve duke përfshirë edhe notat e muzikës. Operatori gjithashtu mund të miksoj incizime të ndryshme në formatin stereo .wav ose .mp3 të gatshme për ruajtje në CD. Fig.1.10 Softueri Cubase · Një softuer më i mirë se versionet e Cakewalk · Lejon shtypjen e notacionit të muzikës dhe të tekstit · Pothuajse të gjitha versionet e kësaj vegle kanë të implementuar mbrojtjen nga kopjimi i palejuar
  • 15. Bazat e multimedias 15 1.3.2. Editimi i fotografive (imazheve) dhe videos Adobe Photoshop Adobe Photoshop, ose thjesht Photoshop, është një editor grafik dhe aktualisht është pjesa më e njohur softuerike prodhuar nga Adobe systems. Mund të gjendet në versionin për Windows si dhe mund të shfrytëzohet edhe në sistemet tjera operative si Linux. Ky softuer mund të punojë me modele të ndryshme të ngjyrave dhe mundëson kompozimin e imazheve si dhe kombinimin e imazheve ose të pjesëve të imazheve. Imazh i thjeshtë i kompozuar me vegla të ndryshme të Photoshopin Imazhi origjinal Imazhi për prapavijë Imazhet e kombinuara duke përdorë Photoshopin Fig.1.11 Kompozimi i imazheve Fig.1.12 Një shembull i manipulimit me fshirje të pjesëve të imazhit. Imazhi origjinal është në të djathtë.
  • 16. Bazat e multimedias 16 Fig.1.13 Llogot e Photoshopit · Lejon shtresa të imazheve, grafikeve dhe tekstit · Përfshinë shumë vegla për vizatime grafike dhe të pikturimit · Filtër të sofistifikuar të efekteve të dritës · Vegël e mirë për përpunimin dhe manipulimin e grafikës dhe imazheve. 1.4. Video Video është përmbajtja më sfiduese multimediale për shpërndarje përmes të uebit. Një sekondë TV video e pakomprimuar kërkon rreth 27 megabit të hapësirës së diskut të memories. Prandaj, gjatë përdorimit të videos duhet pasur kujdes në kapacitetin e memories, e veçanërisht gjatë shpërndarjes përmes uebit duhet pasur parasysh edhe kohën e vonesës për shkak të komprimimit të nevojshëm. Video materialet mund të merren të gatshme por edhe mund të jenë krijime origjinale.
  • 17. Bazat e multimedias 17 Gjatë krijimit të videos kujdesuni që: · Të bëni video origjinale, asisoj mund të krijoni video i cili do të komprimohet me efikasitet dhe ende të duket mirë në rezolucion të ulët dhe me shpejtësi të vogël të kornizave · Fotografoni për së afërmi. Fotografimi i gjerë ka shumë detale që nuk kanë kuptim në rezolucion të ulët · Fotografoni me prapavijë të thjeshtë monokromatike sa herë që keni mundësi. Kjo i bënë fotografitë e vogla më të kuptueshme dhe do ta rrisë efikasitetin e kompriminit. Fig.1.13 Fotografitë duhet përdorë me kujdes të veçan te multimedia 1.4.1. Animacioni Shumica e animacioneve kërkojnë pjesë speciale për editim. Përjashtim bënë vetëm GIF formati i animuar. Opsioni për animacion i formatit GIF kombinon GIF imazhet individuale në një fajll të vetëm për krijimin e animacionit.
  • 18. Bazat e multimedias 18 Fig.1.14 Animacioni me GIF format 1.4.2. Adobe Premiere Është video editor, softuer në kohën reale, është shumë i përshtatshëm për audio dhe video zbatimet digjitale. · Siguron numër të madh të shtigjeve audio dhe video dhe klipeve virtuale (deri 99) · Mbështetë zhvendosje, filtrime dhe lëvizje për imazhe · Vegël edituese e arsyeshme për desktop video. 1.5. Krijimi i Multimedias Për një kohë të gjatë të pritura si revolucion i ardhshëm në kompjuterike, aplikacionet multimediale deri kah mesi i viteve të ’90, nuk kanë qenë të zakonshme për shkak të harduerit të shtrenjtë që kërkohet. Aplikacionet e këtilla do të mundësonin përdorimin e kompjuterëve për paraqitjen e tekstit, grafikës, videos, animacionit dhe zërit në formë të integruar. Me përmirësimin e performansave
  • 19. Bazat e multimedias 19 dhe zvogëlimin e çmimit të harduerit, aplikacioni multimedial është i rëndomtë. Pothuajse të gjitha PCtë janë në gjendje të reprodukojnë video, edhe pse rezolucioni zakonisht varet nga video adapteri i kompjuterit dhe CPU. 1.5.1. Macromedia Director Fig.1.15 Macromedia director – softuer profesional për prezantime multimediale Prezantimet e plota multimediale mund të paraqiten përmes kompjuterit duke shfrytëzuar mausin për bashkëveprim. Për këtë duhen veglat për krijimin e prezantimit të plotë multimedial ku shfrytëzuesit kanë shumë kontrolle interaktive. Njëra nga veglat e tilla softuerike është edhe Macromedia Director. Macromedia Director është aplikacion multimedial që ka mundësi të prodhojë animacione, prezantime dhe filma plotësisht interaktiv. · Mundëson krijimin e metaforave filmike ku përfshihen fajllat bitmap, shkrimet, zëri dhe paleta e ngjyrave)
  • 20. Bazat e multimedias 20 · Mund të pranoj pothuajse çdo format të fajllave bitmap · I aftë për ndërtimin e më tepër interaktiviteteve 1.5.2. Authorware Është gjuhë programuese grafike që përdoret për krijimin e programeve interaktive që mund të integrojnë një brez të përmbajtjes multimediale, e veçanërisht aplikimet në e-learning. Pra zbatimin origjinal e ka në edukim dhe strukturën e ka të bazuar në metodat pedagogjike të qasjes. Fig.1.16 Authorware · Vegël profesionale për krijimin e multimedias · Mbështetë zbatimet interaktive me hiperlinqe, kontrollat tërhiq-dhe-zbrit dhe animacionet e integruara.
  • 21. Bazat e multimedias 21 1.5.3. Microsoft PowerPoint Është program prezantues i zhvilluar për sistemet operative Microsoft Windows dhe Mac OS. Shfrytëzohet shumë nga biznesmenët, edukatorët dhe trajnerët. Te Microsoft PowerPoint, sikurse edhe te shumica e softuerëve prezantues, teksti. Grafika, video dhe objektet tjera janë të vendosura në faqe individuale ose ”slajde”. Slajdet mund të printohen, ose (shumë më shpesh) të paraqiten në ekran dhe të komandohen nga prezantuesi. PowerPointi siguron dy lloje të lëvizjeve: hyrjen, theksimin dhe daljen e elementeve në vetë slajdin dhe këto lëvizje janë të kontrolluara me të ashtuquajturat animacione të dëshiruara (Custom Animations). Nga ana tjetër, tranzicionet janë lëvizjet në mes të dy slajdeve të njëpasnjëshme. Këto mund të animohen në mënyra të ndryshme. Dizajni i tërësishëm i një prezantimi mund të kontrollohet me të ashtuquajturin master glajd. Prezantimet mund të ruhen dhe të reprodukohen në cilindo fajl format. Fig.1.17 PowerPoint – softuer profesional për krijimin e prezantimit multimedial
  • 22. Bazat e multimedias 22 · Vegël profesionale për krijimin e prezantimit multimedial · Ofron shumëllojshmëri të zgjedhjes së prezantimit · Efekte akustike · Animacion · Insertim të imazheve · Ju mund të krijoni prezantim me anë të PowerPoint, dhe ky prezantim formohet nga një seri e slajdeve (ang. Slides). · Si shtesë në këto slajde ju mund të shtypni efektet e audiencës, nënvizimet dhe shënimet e folësit. · Mund t’i formatizoni të gjitha slajdet në prezantim me Master Slide. · Mund ta ruani tërë prezantimin si një fajll të vetëm. · Në temë mund të importoni të gjitha ato që keni krijuar në produktet tjera të Microsoft, si Word, Visio dhe Excel në cilindo glajd.
  • 23. 2.PROJEKTIMI I PREZANTIMIT MULTIMEDIAL 2.1. Projektimi i përmbajtjes Si të thuhet, çfarë të përdoret "Në multimedia, ekzistojnë pesë mënyra të formatizimit dhe të shpërndarjes së porosisë (mesazhit) tuaj. Ju mund ta shkruani, ta ilustroni, ta lëvizni, ta dëgjoni dhe të bashkëveproni me te." Projektimi i prezantimit multimedial është proces i konceptimit, planifikimit, modelimit dhe ekzekutimit të mediave elektronike për shpërndarjen e përmbajtjes së caktuar. Para se të fillohet projektimi i prezantimit multimedial, rëndësi të posaçme ka që të bëhet planifikimi i saktë i përmbajtjes në prezantimin tuaj, duke marrë në konsideratë audiencën të cilës ia drejtoni përmbajtjen e prezantimit, si dhe qëllimin e zhvillimit të përmbajtjes së caktuar.
  • 24. Bazat e multimedias 24 2.1.1. Qëllimi Definimi i qëllimit të prezantimit është njëri ndër hapat e parë në procesin e planifikimit. Qëllimi duhet të bazohet në atë se çka do të ofrojë prezantimi dhe çka do të përfitojë shfrytëzuesi (audienca) nga ai prezantim. Definimi i qartë i qëllimit do të ndihmojë pjesën tjetër të procesit të planifikimit, si identifikimit të audiencës dhe zhvillimit të përmbajtjes. 2.1.2. Audienca Definimi i audiencës është hapi kryesor në procesin e planifikimit të prezantimit multimedial. Audienca është grupi i njerëzve që pritet se do të jenë dëgjues (shfrytëzues) të prezantimit – pra caku ku duhet të shkojë porosia (mesazhi) i prezantimit. Duke parashikuar se kush mund të jetë shfrytëzues i përmbajtjes së prezantimit tuaj, duhet të keni parasysh: Fig.2.1 Audiena është pjesë e rëndësishme e projektimit multimedial · Karakteristikat e audiencës, · Nivelin e informimit,
  • 25. Bazat e multimedias 25 · Preferencat, · Specifikat e kompjuterit, · Eksperiencën. Respektimi i karakteristikave të audiencës, mundëson krijimin e një prezantimi efektiv i cili do ta shpërndajë përmbajtjen e dëshiruar te audienca e zgjedhur. 2.1.3. Përmbajtja Vlerësimi dhe organizimi i përmbajtjes kërkon që qëllimi i prezantimit të jetë i definuar shumë qartë. Në planifikimin e prezantimit, hap shumë i rëndësishëm është mbledhja e të gjitha pjesëve të nevojshme përmbajtjes dhe organizimi i tyre në harmoni me nevojat e audiencës. Në procesin e zgjedhjes së përmbajtjes që do të ofrohet, duhet të kujdeseni që, pjesët e panevojshme të cilat nuk kanë interes të caktuar për audiencën, të largohen nga përmbajtja. Hapi i ardhshëm është organizimi i strukturës themelore të informacioneve duke bërë kategorizimin e përmbajtjes në pajtim me nevojat e shfrytëzuesit. 2.1.4. Kompatibiliteti dhe kufizimet Për shkak të laramanisë së madhe të tregut të pajisjeve bashkëkohore kompjuterike (harduer dhe softuer) e cila njëkohësisht varet edhe nga grupi i cakut tuaj, ju duhet të keni kujdes shumë të madh në shfrytëzimin e pajisjeve për krijimin e prezantimit multimedial. Kjo ka rëndësi të posaçme, sepse ato duhet të jenë me performanca të afërta me ato të audiencës suaj. Në
  • 26. Bazat e multimedias 26 të kundërtën, nëse ju përdorni pajisje të avancuara, ndërsa audienca e juaj nuk është kompatibile me to, efektet multimediale të prezantimit nuk mund të riprodukohen në tërësi dhe përmbajtja juaj do të dëmtohet. Dhe kjo njëkohësisht paraqet njërën nga kufizimet kryesore që duhet t’i keni parasysh gjatë përpilimit të përmbajtjes së prezantimit multimedial. 2.2. Planifikimi dhe dokumentimi Dokumentimi shfrytëzohet për vizuelizimin e planit të prezantimit, duke pasur parasysh qëllimin, audiencën dhe përmbajtjen gjatë projektimit të strukturës së prezantimit, përmbajtjes dhe bashkëveprimeve që janë më të përshtatshmet për prezantimin tuaj. Dokumentimi mund të konsiderohet model prototip që lejon korrigjime ku merren parasysh sugjerimet, përmirësimet dhe theksimet e nevojshme. Së pari kategorizohet përmbajtja dhe formulohet struktura e informacionit. Struktura e informacionit shfrytëzohet për zhvillimin e dokumentit ose diagramit të prezantimit. Ekzistojnë tri mënyra të krijimit të diagramit të strukturës së prezantimit multimedial: diagrami linear i cili i lejon shfrytëzuesit të lëviz në mënyrë të determinuar nëpër sekuenca Fig.2.1 (a)), struktura hierarkiale e diagramit e cila siguron më tepër së një shteg deri te destinacioni (Fig.2.1 (b)) dhe diagrami i degëzuar i cili lejon shumë shtigje dhe nën shtigje (Fig.2.1 (c)). Pas planifikimit të strukturës duhet të planifikohet prapavija dhe ndërlidhja e faqeve individuale. Disa nga faqet individuale mund të dizajnohen në detaje dhe duke u pasuruar me grafika, animacione dhe audio.
  • 27. Bazat e multimedias 27 Fig.2.2 Diagramet e planifikimit të dokumentit
  • 28. Bazat e multimedias 28 2.2.1. Të shkruarit Konceptet rreth strukturimit të informacionit sot janë larg nga organizimi i librave dhe revistave të shtypura. Çdo karakteristikë e librit, prej faqes së përmbajtjes deri te indeksi, ka evoluuar gjatë shekujve, dhe lexuesit e librave të mëhershme kanë hasur në probleme të njëjta organizative si shfrytëzuesit e dokumenteve hipermediale në ditën e sotme. Dokumentet e reja hipermediale shtrojnë sfida të reja para dizajnerëve të informacionit, por shumica e udhëzimeve të nevojshme për krijimin, përmbledhjen, editimin dhe organizimin e formave të shumta të mediave nuk ndryshon shumë nga praktika aktuale në mediat e shkruara. Elementet bazike të dokumentit nuk janë ndryshuar pa marrë, parasysh teknologjinë e avancuar me pasurimin dramatik të mediave. Për të shkruar një informacion pyetjet e njëjta mbesin aktuale si në gazetari: kush, çka, kur dhe ku. Kush Kush flet? Kjo pyetje është aq bazike, dhe informata shumë shpesh prezantohet pa këtë pjesë fundamentale të saj. Pa marrë parasysh se a është autor i dokumentit individi ose ndonjë institucion, gjithmonë duhet t’i tregohet audiencës se kush e ka krijuar. Çka Të gjitha dokumentet duhen të kenë titull të qartë për tërheqjen e vëmendjes së audiencë. Titulli i dokumentit është shpesh gjëja e parë që shihet në faqen që paraqitet. Kur Periudha kohore është një element i rëndësishëm në vlerësimin e aktualitetit të shkrimit në dokumentit tuaj. Prandaj, në çdo dokument shkruani datën, dhe sa herë të freskoni atë ndryshoni edhe datën aktuale të dokumentit.
  • 29. Bazat e multimedias 29 Ku Gjithmonë duhet të shkruani se prej nga vini dhe (nëse është me rëndësi) nga cili institucion ose korporatë. Çdo prezantim (dokument i shkruar) duhet të përmbajë: · Një titull informativ · Identitetin e autorit dhe institucionit · Datën e krijimit ose të revidimit 2.2.2. Rregullat për shkrim të mirë: 1. Kuptoni audiencën tuaj dhe drejtohuni korrekt ndaj saj. 2. Shkruani sa më thjeshtë që është e mundur (p.sh., shkruani mesazhin e plotë së pari, e pastaj e shkurtoni atë). 3. Sigurohuni që teknologjitë e përdorura e plotësojnë njëra tjetrën (të jenë kompatibile). 2.3. Dizajnimi i faqes Nga dokumenti tradicional ose prezantimi multimedial kërkohet qartësi, rregull dhe besueshmëri në burimin e informacionit. Dizajni efektiv i faqes së dokumentit mund ta sigurojë këtë besim. Organizimi hapësinor i grafikës dhe tekstit mund ta zgjoj kureshtjen e audiencës, ta tërheqë vëmendjen, t’i jap prioritet informatës tuaj dhe e bënë bashkëveprimin të këndshëm dhe efikas. Dizajni grafik krijon një logjikë vizuale dhe kërkon një balancë optimal në mes të përjetimit vizual dhe informacionit grafik. Pa impakt vizual të formës, ngjyrës dhe kontrastit, faqja nuk duket interesante.
  • 30. Bazat e multimedias 30 2.3.1. Konsistenca Zgjedheni prapavinë, strukturën e prapavisë dhe stilin për përdorimin e tekstit dhe grafikës suaj dhe pastaj atë e aplikoni në mënyrë konsistente për të krijuar ritëm dhe unitet gjatë të gjitha faqeve të prezantimit tuaj. përsëritja nuk është ë mërzitshme, ajo i jep prezantimit tuaj identitet konsistent që krijon dhe përforcon sensin e dalluar për “ngjarjen” dhe e bënë prezantimin tuaj të paharrueshëm. Fig.2.3 Përdorimi i grafikës si prapavijë e dokumentit 2.3.2. Dimensionet e faqes Edhe pse ueb faqja, slajdi i prezantimit multimedial dhe dokumentet e printuara kanë ngjashmëri të shumta grafike, funksionale dhe editoriale, ekrani i kompjuterit e jo faqja e printuar është destinacioni primar i informacionit tuaj. Ekrani i kompjuteri është shumë i ndryshëm nga faqja e printuar.
  • 31. Bazat e multimedias 31 Fig.2.4 Dallimi në mes të faqes së printuar dhe ekranit të monitorit të kompjuterit “Fusha e sigurt” grafike për ekranet e rëndomtë të monitorëve duhet të jetë udhëzues për caktimin e dimensioneve të faqes së prezantimit multimedial. Fig.2.5 Dimensionet e sigurta të faqes
  • 32. Bazat e multimedias 32 2.4. Tipografia Tipografia është balancë e formave të shkronjave në faqe, baraspeshë verbale dhe vizuale e cila i ndihmon lexuesit ta kuptojë formën dhe ta absorbojë substancën e përmbajtjes së faqes. Tipografia luan rol dual si komunikim verbal dhe vizual. Tipografia e mirë vendos hierarkinë vizuale për përcjellje të prozës në faqe duke siguruar punktuacionin dhe aksentët grafike që i ndihmojnë lexuesit që t’i kuptojë relacionet në mes të prozës dhe fotografisë, kryerreshtat dhe blloqet e tekstit. 2.4.1. Theksimi Një faqe me tekst kryesor solid nuk zgjon kureshtje të veçantë për sy. Nëse i shtohen theksime në pjesë të caktuara të tekstit, lexuesi do të ndalet rreth materialit që i ofrohet. Ka shumë vegla për theksim të tekstit në bllok, por ato duhet të shfrytëzohen me shumë kujdes. Nëse tërë bllokun e tekstit e bëni "bold", asgjë nuk do të theksohet dhe ju do ta largoni lexuesin. Një rregull i mirë për punën me theksime është që theksimi të shfrytëzohet duke përdorë vetëm një parametër njëkohësisht. Nëse doni të tërhiqni vëmendjen në një seksion të dokumentit, mos e zmadhoni, bëni “bold” dhe të gjitha “caps”. Nëse dëshironi që të jenë shkronjat më të mëdha, rriteni madhësinë me masë. Nëse preferoni ti bëni "bold", madhësinë e leni të njëjtë si teksti kryesor . Më vonë do të shihni se mjaftojnë vetëm disa ndryshime të vogla që të arrihet kontrasti vizual. Shkronjat “italik” Teksti me shkronja "italik" e tërheq shikimin sepse është në kontrast me formën e tekstit kryesor. Shkronjat "italik" përdorni kur listoni titujt e librave ose revistave periodike, ose për fjalët ose frazat e rralla dhe të huaja brenda tekstit, shmanguni nga përdorimi tekstit me shkronja "italik" për blloqe të mëdha të tekstit, posaçërisht kur duhet të keni kujdes për rezolucionin e ekranit,
  • 33. Bazat e multimedias 33 sepse lexueshmëria e këtij teksti është më e ulët se e tekstit të krahasuar në fontin “roman”. Shkronjat “bold” Teksti “bold” jep theksim sepse ai është në kontrast në ngjyrë me tekstin kryesor. Ky tekst ësht i lexueshëm në ekran, por përdorimi për blloqe të mëdha të tekstit hup efikasitetin e prezantimit. Shkronjat e “nënvizuara” Teksti i nënvizuar ka mbetur prej kohës së shtypjes së teksteve, kur nuk kanë ekzistuar format e theksimit me “bold” dhe "italik". Kjo mënyrë e theksimit sot nuk përdoret te multimedia, sepse nënvizimi shfrytëzohet special për shënimin e ueb dokumentit. Teksti me ngjyra Edhe pse përdorimi i ngjyrave është një opsion tjetër për dallimin e tekstit. Kjo është e përshtatshme vetëm te mediat me ngjyra, por jo edhe te ueb faqet, sepse shpesh vegëzat e dokumentit shënohen me shkronja me ngjyrë tjetër nga teksti kryesor. Shkronjat e MËDHA Teksti me shkronja të mëdha është metoda më e shpeshtë më pak efikase për theksime tipografike. Për leximit të tekstit me shkronja të mëdha ne lexojmë shkronjë për shkronjë - që është lexim i ngadalshëm dhe i pakëndshëm. Nëse e lexoni paragrafin në vijim do të shihni sa i lodhshëm është ky proces: NJË FAQE ME TEKST KRYESOR SOLID NUK ZGJON KURESHTJE TË VEÇANTË PËR SY. NËSE I SHTOHEN THEKSIME NË PJESË TË CAKTUARA TË TEKSTIT, LEXUESI DO TË NDALET RRETH MATERIALIT QË I
  • 34. Bazat e multimedias 34 OFROHET. NJË RREGULL I MIRË PËR PUNËN ME THEKSIME ËSHTË QË THEKSIMI TË SHFRYTËZOHET DUKE PËRDORË VETËM NJË PARAMETËR Fontet themelore që vijnë me sistemet operative Windows dhe Machintosh janë dhënë në vazhdim. Fontet themelore 2.5. Grafika Për ta pasuar faqen e dokumentit tuaj ju mund të përdorni grafikë si shtesë për përforcimin e informacionit në përmbajtje. Edhe pse publikimi elektronik nuk ju kufizon përdorimin e grafikës si reproduktimi i shtrenjtë në letër, megjithatë duhet të jeni shumë të kujdesshëm gjatë përdorimit optimal të grafikës dhe fotografive, sepse ato kanë fajlla të mëdhenj dhe ju duhet të kujdeseni për hapësirën e memories. Gjatë përdorimit të fotografive dhe grafikës keni mundësi të shumta të pasuroni fotografitë ose grafikën me ndryshimin e pafund të formës, madhësisë dhe ngjyrave që ofrojnë veglat softuerike.
  • 35. Bazat e multimedias 35 Fig.2.6 Përdorimi i grafikës me ngjyra të ndryshme 2.5.1. Rezume · Përdorni fotografitë për shpërndarje më efikase të mesazhit tuaj. · Krijoni fotografitë tuaja (vizatime, kolor skaner, PhotoCD, ose merrni "copy files" të veprave artistike. · Përdorni stile të ndryshme grafike duke e pasuruar me: o fontet o ngjyrat v pastele v ngjyrat e tokës v metalike v ngjyra primare v ngjyra neon
  • 36. Bazat e multimedias 36 2.6. Animacioni (lëvizja) Përdorimi i animacionit në prezantimet multimediale dhe interaktive i japin prezantimit karakter inovativ që i jep shikuesit kënaqësi më të madhe estetike. Me animacion ju mund të krijoni lëvizje të fotografove dhe vizatimeve, animacion 3-d dhe të shfrytëzoni video të gjallë. Një prezantim multimedial me animacion të integruar në të gjithashtu tregon njohuri të avancuar dhe kualitetit superior të prezantimit. Kjo gjithsesi do rritë interesimin e audiencë për të cilën jeni të interesuar. Përdorimi i animacionit në prezantime mund të ketë përfitime në disa mënyra: shtimi i animacionit, zërit dhe videos mund të gjeneroj ngazëllim te çdo prezantim dhe mund të përdoret për krijimin e prezantimeve interaktive shumë të suksesshme që do ta risin përqendrimin e vëmendjes së audiencë suaj. 2.6.1. Llojet e animacionit o Animacioni i karaktereve -- humanizon ndonjë objekt (p.sh., brusha e dhëmbëve, automobili, shishja, etj.) o Animacioni i fotografive (mund të veni në lëvizje dhe ambient të dëshiruar karakterin nga fotografia) Faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e animacionit · Emocioni – i gëzuar, i qeshur, i pikëlluar, i përgjumshëm,… · Lëvizja – e shpejtë, e ngadalshme, kërcyese… · Stili vizual – me ngjyra, me teksturë, i qëndrueshëm me pjesën tjetër...
  • 37. Bazat e multimedias 37 · Kopjimi (Copyright) -- "Don't use Mickey before checking with Walt." “ Mos e shfrytëzo Micke-in pa e pyetur Walt-in.”, ju mund të kopjoni karaktere dhe animacione të gatshme, por duhet të keni kujdes në të drejtat e autorit dhe marrjen e lejes për kopjim !!! · Përshtatshmëria – p.sh., a mund të gjendet ai objekt në pozita të ndryshme (automobili nuk mund të gjendet i ulur!) 2.6.2. Nënvizimet dhe shkëlqimet Për theksimin pjesës së teksti ose edhe një fjale të vetme brenda tekstit, mund të shfrytëzoni shkëlqimet, nënvizimet dhe animacionit. Kjo përdoret posaçërisht te projektimi i ueb faqeve multimediale për indikacionin e interakcionit me faqen aktuale. · p.sh për ta qitë në pah një fjalë brenda ose jashtë ekranit, shkëlqen simboli --> për tërheqje të vëmendjes 2.6.3. Teksti lëvizës Shpesh si animacion për tërheqjen e vëmendjes së audiencës, në prezantimet multimediale, posaçërisht ato të paraqitura në PowerPoint,përdoret teksti lëvizës. · p.sh. vihen në lëvizje shkronjat si te makina e shkrimit. · ose "pulsimi" – fjala rritet /zvogëlohet (ose ndryshon ngjyrën) disa here.
  • 38. Bazat e multimedias 38 Vërejtje: Mos e lëvizni tërë rreshtin e tekstit ngadalë, sepse nuk është i lexueshëm. Në vend të kësaj më mirë është të veni shigjeta në fillim dhe fund. 2.7. Video Shumë shpesh në prezantimet multimediale sot përdoret edhe video, si formë e animacionit. Kjo është e mundësuar me rritjen e kapacitetit të memories së kompjuterëve dhe avancimin e softuerëve për procesim të lehtë të videos. Si video e integruar në prezantimin multimedial mund të përdoret video e gjallë ose video e digjitalizuar. Video e gjallë ka këto veti: · më e fuqishme se një imazh i vetëm · shpesh është më lehtë të bëhet se animacioni i vizatuar · zë shumë hapësirë të diskut · ndonjëherë ka nevojë për harduer special Video e digjitalizuar ka këto veti: · nuk duket natyrshëm · bënë përpunimin digjital të imazheve ose vizatimeve ekzistuese · animacioni është më i ngadalshëm · zë më pak hapësirë të diskut · nuk ka nevojë për harduer special
  • 39. Bazat e multimedias 39 Kur të bëhen animacionet "Gjethi nuk lëkundet nëse nuk fryn era." Animacioni shfrytëzohet vetëm kur ai ka një qëllim të caktuar · Për theksimin e gjendjes emocionale p.sh., pëllumbi duke rrahur krahët ngadalë --- paqe p.sh., lëvizja e derës + zhurma e përcjedhur me kërcitje --- frikë · Për përmirësimin e shpërndarjes së informacionit p.sh., “pulsimi” i fjalëve (brenda dhe jashtë ekranit) e shtojnë theksimin. · Për indikacionin e kalueshmërisë së kohës p.sh., ora/ora e qelqit --- programi është duke u rrotulluar p.sh., teksti i animuar --- për qasje të menjëhershme që kërkon përgjigje/ interaksion · Sigurimin e kalimit në seksionin e ardhshëm o Fshesat --- nga e majta në të djathë, në diagonale, rreth qendrës, prej qendrës kah skajet, etj o Shpërbërja --- imazhi aktual shtrembërohet në një formë të panjohur para se të paraqitet imazhi i ardhshëm i qartë, psh. Katrori shtrembërohet, kryqi shtrembërohet, etj. o Zbehja --- një metaforë për ndryshimin e tërësishëm të skenës
  • 40. Bazat e multimedias 40 o Prerja --- ndryshimi i menjëhershëm në imazhin e ardhshëm. 2.8. Audio Te audienca juaj efekt të veçan do të zgjojë pasurimi i prezantimit multimedial të pasuar me audio. Në këto aplikacione mundtë përdoren këto lloje të audios: · Muzika – paraqet disponimin e prezantimit, thekson emocionin, ilustron cakun. · Efektet e zërit – për të bërë theksime të veçanta me tinguj që paraqesin situata me domethënie të njohur për audiencë si përplasja e drerëve, fishkëllima e erës, zilja, sirena , goditja e çekanit, aplauzi, etj. · Rrëfimi – porosia më e drejtpërdrejtë, zakonisht efikase, e cila përcjellë në mënyrë narrative prezantimin. 2.9. Bashkëveprimi (interaktiviteti) Sistemet multimediale duhet të bashkëveprojnë dhe karakteristikë dalluese e këtyre është mundësia e jashtëzakonshme e nteraktivitetit (bashkëveprimit) me prezantimin. Kjo ka domethënie të veçantë te prezantimet në ueb. Me studime të metodave të të mësuarit dhe të mbajturit në mend (sipas studimeve të vitit 1980), është konstatuar se njerëzit mbajnë në mend 70% të asaj me çka bashkëveprojnë . me interaktivitet nënkuptohet veprimi i caktuar që lejohet në prezantim për ta ndryshuar rrjedhën e rrëfimit, pamjes ose pjesës së përmbajtje, zakonisht me shtypje me maus në linqet e caktuara dhe të shënuara më parë.
  • 41. Bazat e multimedias 41 2.9.1. Llojet e aplikacioneve Multimediale interaktive (bashkëvepruese) Ekzistojnë disa lloje të programeve kompjuterike që mundësojnë bashkëveprimin, dhe secila prej tyre ka karakteristikat e veta. Disa nga këto lloje janë dhënë në vazhdim. · Programet/prezantimet e drejtuara me meny - zakonisht me strukturë hierarkiale (meny kryesore, sub-menyja, ...) · Hipermedia - më pak e strukturuar, lidhjet e kryqëzuara në mes të seksioneve të subjektit të njëjtë, jo-linear, qasje e shpejtë në informacione, më lehtë futen më shumë veçori të multimedias, p.sh., më tepër “susta” interesante. Nganjëherë mund të humbeni gjatë shëtitjes (navigimit) në hipermedia., dhe do të shpenzoni shumë kohë në faqet atraktive të padobishme për subjektin tuaj. · Simulimet/Simulimet që varen nga performansat - p.sh., Lojërat -- SimCity, Simulatorët e fluturimit. 2.10. Dizajni Teknik Gjatë dizajnit teknik gjithmonë duhet pasur kujdes në parametrat teknik të harduerit në të cilën punoni dhe performansat harduerit ku do të reprodukohet prezantimi juaj., pra ta keni parasysh se audienca juaj mund të mos e ketë harduerin me performansat më të larta teknike. Parametrat teknik me të rëndësishëm që ndikojnë në dizajnin dhe shpërndarjen e aplikacionit multimedial rezolucioni dhe modeli i ngjyrave të përdorura në ekranin e monitorit të kompjuterit. Në vazhdim janë dhënë këta parametra për disa lloje të video modeve.
  • 42. Bazat e multimedias 42 Tabela 2.1 Rezolucioni dhe ngjyrat e disa video modeve Video modi Rezolucioni Ngjyra Numri i biteve CGA 320 x 200 4 MCGA 320 x 200 256 EGA 640 x 350 16 VGA 640 x 480 256 S-VGA 1,280 x 1,024 256 8 bit 65536 16-bit 16.7 milion 24 bit 2.10.1. Memoria dhe kërkesa për hapësirë të diskut Zhvillimi i hovshëm i aplikimeve multimediale me media të formave të ndryshme (tekst, grafikë, audio, video dhe animacione) vazhdimisht ta shtruar kërkesën për hapësirë më të madhe të memories së kompjuterit. Kjo kërkesë është plotësuar me zhvillimet teknologjike në fushën e harduerit. Nga ana tjetër zhvillimi i harduerit e ka nxit përparimin në softuer, kështu që problemi zbutet vetëm përkohësisht, sepse kërkesat e softuerit janë të pangopëshme, posaçërisht në multimedia. 2.11. Shpërndarja Një prezantim multimedial mund të shpërndahet në mënyra të ndryshme dhe me mediume të ndryshme, të cilat janë përshkruar në vijim. · Prezantimi i gjallë (i drejtpërdrejtë) për të cilin duhet të sigurohet lista e shkurtë e kërkesave harduerike/softuerike:
  • 43. Bazat e multimedias 43 o - tipi i kartelës grafike o video memoria (8 MB, 16 MB, 32 MB, etj.) o koha e qasjes së hard diskut (e rëndësishme për video në kohë reale) o tipi i kartelës audio (mbështetje për MIDI) o audio video softueri · Shpërndarja me disketa o Me madhësi të vogël, të ngadalshëm për instalim · Shpërndarja me CD-ROM o Kapacitet të madh o Koha e qasjes së drajverit të CD-ROM-it është më e gjatë se koha për qasje e drajverit të hard diskut. · Shpërndarja elektronike (WWW, etj.) o varet nga shpejtësia, lidhja e rrjetit dhe pagesa mujore. 2.12. Dizajni Vizual Në fund të përpilimit të një prezantimi multimedial, pasi t’i keni kaluar hapat e para[parë dhe në prezantimi kanë integruar të gjitha mediumet që keni menduar se do të rrisin efikasitetin, atraktivitetin dhe estetikën e punimit tuaj është koha që të bëni hapat e fundit në rrumbullakimin e idesë që do ta përcjell
  • 44. Bazat e multimedias 44 prezantimi te audienca juaj. Pra në këtë fazë të projektimit multimedial ju duhet ta vlerësoni temën e zgjedhur dhe stilin që e keni aplikuar. 2.12.1. Temat dhe stilet Një prezantim multimedial duhet të ketë temë dhe stil konsistent, ai nuk duhet të jetë i palidhur dhe i shkapërderdhur me shumë tema. Zgjedhja e temës dhe e stilit varet nga stili dhe emocionet e audiencës suaj. Disa tema të mundshme: · Tema vizatimore o interesante, zbavitëse o duhet të jetë konsitente me personalitetin e karakterit · Tema tradicionale – e drejtpërdrejtë o e thjeshtë, shpesh informative o jo aq interesante · Tema high tech o punim artistik bashkëkohor në kompjuter (paraqitja e teksturës, strukturës metalike, eksplodimeve, ...) o atraktive, lehtë për tu animuar · Tema teknike o përfshinë 3D modelet e produktit, ... p.sh., fillon me vizatim, pastaj transformohet në imazhin e vërtetë.
  • 45. Bazat e multimedias 45 o paraqet informatat adekuate teknike d.he te audienca krijon bindjen e njohjes së temës dhe besimin në kualitet o jep përshtypjen e dizajnit dhe konstruksionit solid. 2.12.2. Skemat e ngjyrave dhe stilet artistike Për kompletimin e përshtypjes së plotë vizuale të prezantimit multimedial, ju duhet të harmonizoni skemat e përdorura të ngjyrave dhe stilet artistike me temën e dokumentit tuaj dhe konceptin e mesazhit për audiencën e caktuar. Skemat e ngjyrave që mund të përdorni mund të jenë: · Të natyrshme dhe të lulëzuara o (pamje të jashtme, p.sh., bjeshkët, liqenet, ...), kthimi në natyrë. · Ngjyrat e vajit, ngjyrat e ujit, lapsa me ndyra, pastele. o Këto stile mund të kombinohen p.sh., me vizatime ose tema high tech. 2.13. Hapat dhe gjatësia e rrotullimit Prezantimi juaj nuk duhet të zgjasë shumë, sepse audienca edhe për temë interesante, e humb durimin kur prezantimi stërzgjatet. Pa marrë parasysh kualitetin e prezantimit tuaj, kohëzgjatja e tepruar krijon përshtypje të gabuar te audienca. Prandaj, duhet ta kufizoni kohën e rrotullimit të prezantimit dhe ta respektoni kohën dhe durimin e audiencës suaj.
  • 46. Bazat e multimedias 46 Disa udhëzime · Lejoni që një bllok i tekstit të lexohet ngadalë dy herë. · Koha e tranzicionit (kalimit nga një glajd, pamje në tjetrin) duhet të jetë indikator i kohës reale. Gjatë tranzicionit mund të shfrytëzohet: o Shpërbërja – vonesa kohore, ndryshimi i skenës o prerja – dy pamje të skenës së njëjtë në të njëjtën kohë, ose ndërrim i skenës me shkëputje · Gjatësia e rrotullimit o Prezantimi vetërrotullues: 2-3 minuta për çdo slajd. o Me ineterakcion të kufizuar: 5-6 minuta për çdo slajd o Paraqitja e prezantimit të plotë i plotë: < 15 minuta o Me pyetje, diskutime: > 30 minuta Një prezantim multimedial duhet të ketë këtë përmbajtje: · Titulli · Tema, fusha e veprimit · Rrëfimi · Dialogu · Kontrollet interaktive Pas përfundimit të prezantimit multimedial, i cili në tërësi i ka ndjekur idenë e përmbajtjes suaj të projektuar, siguroni që rruga e shpërndarjes së informacionit në përpilimin tuaj të jetë e rrafshët, e rregullt dhe pa kërcime. Shfrytëzoni kryetitujt/nëntitujt, format shtesë, sustat, fontet, bazamentin dhe teksturën për theksimin e paraqitjes audio vizuale.
  • 47. 3.AUDIO NË MULTIMEDIA 3.1. Vetitë themelore të zërit Tingulli, si dukuri fizike, paraqitet kur vjen te çrregullimi i gjendjes stacionare të grimcave të ndonjë mediumi elastik. Këto ndryshime të pozitës së grimcave, të përcjella me ndryshimet gjegjëse të presionit, dendësisë, etj. quhen në përgjithësi oscilime akustike. Këto paraqiten në vendin ku ka ardhur deri te çrregullimi i gjendjes stacionare (vendi i burimit të tingullit) dhe nga aty përhapen me shpejtësi të fundme në formë të valëve akustike. Mediumi ku përhapen valët akustike mund të jetë i gaztë, i lëngët ose i ngurtë. Te gazrat dhe lëngjet paraqiten vetëm valët gjatësore (longitudinale), ndërsa në materiale të ngurta paraqiten edhe valët transversale (kur grimcat zhvendosen edhe në drejtimin normal ndaj drejtimit të përhapjes së valëve). Duke pasur parasysh se tingulli është ai që e ndiejmë me shqisën e dëgjimit, shpjegimi i
  • 48. Bazat e multimedias 48 dukurisë dhe i përhapjes së valëve akustike do të bëhet në medium të gaztë, pra në ajër. Fig.3.1 Valët akustike të krijuara nga sfera me vëllim të ndryshueshëm Këto ndryshime mund të përshkruhen si ndryshime të pozitës së grimcave të ajrit të cilat oscilojnë rreth pozitës së tyre ekuilibruese. Por mund të përshkruhen edhe si ndryshime të dendësisë, shpejtësisë së grimcave dhe nxitimit si dhe me ndryshime të presionit. Në Fig.3.1 me vija të rralla dhe të dendura koncentrike janë paraqitur ndryshimet e dendësisë së ajrit. Distanca në mes të dy maksimumeve (ose minimumeve) të njëpasnjëshme paraqet gjatësinë valore (l). Numri i këtyre ndryshimeve periodike në një vend në njësi të kohës paraqet frekuencën e tingullit (f), ndërsa vlera reciproke e frekuencës paraqet periodën (T).
  • 49. Bazat e multimedias 49 Intensiteti i tingullit, i cili në këtë rast është paraqitur përmes presionit, bie me rritjen e distancës nga burimi, por vlera mesatare e presionit mbetet e pandryshuar dhe ai është presioni i përhershëm atmosferik ose statik (ps). Për intensitetin e zërit është vlerësues presioni akustik (p) që paraqet komponentën e ndryshueshme të presionit të përgjithshëm ose total (pt). p p p t s = + Rasti më i thjeshtë i valëve akustike është kur ndryshimet kohore janë periodike dhe kur ndryshimi kohor i presionit akustik mund të përshkruhet me ligj sinusoidal p(t) = p cos(2pft = j) ku 2pf=w është frekuenca rrethore. Tingulli i këtillë quhet tingull i thjeshtë dhe spektri i tij paraqitet me një vijë. Pozita e komponentës spektrale në abshisë është e caktuar me frekuencën e tingullit ndërsa gjatësia e saj paraqet madhësinë e ndryshimit (Fig.3.2a). Ndryshimet periodike të cilat nuk janë të formës sinusoidale, paraqesin tingull të përbërë. Spektri i tingullit të përbërë përmban më tepër vija spektrale të cilat mund të paraqiten me zbërthimin e funksionit periodik të përbërë në seri Fourier si: n nf p t p j + p =å¥ ( ) (2 ) 1 1 n n =
  • 50. Bazat e multimedias 50 p f Tingulli i thjeshtë p f Tingulli i përbërë (a) f1 2f1 3f1 p f Tingulli aperiodik (b) (c) Fig.3.2 Spektri i tingullit: (a) tingulli i thjeshtë; (b) tingulli i përbërë; (c) tingulli jo periodik Frekuenca më e ulët përcakton harmonikun themelor, ndërsa vijat tjera në spektër paraqesin vargun e harmonikëve më të lartë, frekuenca e të cilëve është shumëfishi i frekuencës themelore (Fig.3.2b). Pra edhe tingulli i thjeshtë edhe ai i përbërë kanë spektër linjor. Te tingulli jo periodik, ndryshimet nuk janë periodike dhe ato mund të paraqiten me një varg kontinual të komponentëve që mund të shprehen me integralin Fourier si: ¥ p(t) 1 p'( )cos t d ò w w w p = 0
  • 51. Bazat e multimedias 51 ku p’(w) paraqet funksionin spektral i cili kontinualisht ndryshon me frekuencën (Fig.3.2c). Ndryshimet e përshkruara në ajër, veshi ynë do t’i regjistroj si tingull nëse frekuenca e tyre është në mes të 20 dhe 20000 Hz dhe nëse kanë intensitet të mjaftueshëm. Ndryshimet të cilat nuk janë përfshirë në këtë brez, frekuenca e të cilave është nën 20 Hz (infratingulli) ose mbi 20000 Hz (ultratingulli) kanë natyrë të njëjtë, shfaqen në të njëjtën mënyrë dhe i nënshtrohen ligjeve të njëjta. 3.1.1. Shpejtësia e përhapjes së tingullit Shpejtësia e përhapjes së tingullit siç është treguar më parë, është dhënë me shprehjen c c = ps r e cila vlen për të gjitha gazrat kur është në pyetje procesi adiabatik. Duhet të theksohet se ps dhe r janë vlerat e përhershme të presionit atmosferik gjegjësisht dendësia e ajrit. Sipas ligjit universal të gazit p V R T s g = ku Rg paraqet konstantën e gazit, ndërsa T temperaturën absolute, shihet se për temperaturë konstante produkti psV është konstantë, që do të thotë se edhe ps/r nuk ndryshon. Shpejtësia e tingullit pra do të varet vetëm nga temperatura sipas shprehjes
  • 52. Bazat e multimedias 52 [0 ] c = c T K 273 0 ku është c0 shpejtësia e tingullit në 0 0C. Në temperaturë prej 0 0C dhe presion prej 1 atm (760 mm Hg) dendësia e ajrit është 1,293 Kg/m3. Herësi c për ajër është i barabartë me 1.4. Me këto të dhëna gjendet C0=343 m/s Në 200C shpejtësia e zërit është c = 343 m/s dhe kësaj vlere i referohemi po qese nuk theksohet ndryshe gjatë punës. Shpejtësitë e përhapjes së tingullit për disa materiale janë: Uji (100C) 1440 m/s Metalet 3000 deri 5000 m/s Druri 3600 deri 4600 m/s Masat plastike 1000 deri 2500 m/s Goma e butë 70 m/s Gjatësitë valore në brezin e audio-frekuencave (20 deri 20 000 Hz) sipas shprehjes së sipërme do të jenë: f = 20 Hz; 100 Hz; 1000 Hz; 10 kHz; 20 kHz; l = 117,5 m; 3,43 m; 34,3 cm; 3,43 cm; 1,71 cm; Diapazoni i shtrirjes së tyre është pra përafërsisht prej 2 cm deri në 20 m. Këto janë mu dimensionet e objekteve dhe pengesave
  • 53. Bazat e multimedias 53 në hapësirën ku lëviz njeriu, gjë që dukshëm ndikon, siç do të shohim më vonë, në ndërlikueshmërinë e dukurive gjatë përhapjes së tingullit. 3.2. Ndjenja e tingullit Në hyrje të këtij kapitulli është cekur se veshi i njeriut si marrës i zërit, njëkohësisht është edhe mjet i fuqishëm për pranimin e informatave. Kjo në esencë do të thotë se njeriu ka aftësi që të ndiej dhe ta dalloj një numër të madh të karakteristikave të zërit të cilat rrjedhin qoftë nga burimi, qoftë nga sistemi përcjellës, qoftë nga ambienti akustik në vendin e pranimit. Aftësi të tilla veshi posedon duke iu falënderuar ndjeshmërisë dhe ndërlikueshmërisë së madhe të mekanizmit të tij, i cili njëkohësisht është edhe marrës (i ngjashëm me mikrofonin), edhe analizator me filtra dhe së bashku me trurin – një kompjuter i tërë për përpunimin e të dhënave. Në atë aspekt veshi nuk është inferior ndaj syrit. Energjia më e vogël (në njësi të kohës) të cilën e regjistron është e rendit 10-17 [W], pra po aq sa është e nevojshme për syrin që të vërej dritën. Raporti i frekuencës më të ulët (20Hz) dhe asaj më të lart (20kHz) të cilën veshi e pranon është 1:1000 derisa te syri është 1:2. Raporti i zërit më të dobët i cili mund të dëgjohet, dhe atij më të fortë që mund të durohet është prej 120 dB e për syrin është 90dB. Karakteristikat themelore të zërit të cilat veshi i dallon janë: intensiteti i zërit, lartësia e tonit (tingullit) dhe ngjyra (timbri) i zërit. Karakteristikat fizike, në bazë të të cilave veshi i vëren këto diferenca, i bartë spektri i audio-sinjalit. Përjetimi i intensitetit të zërit drejtpërsëdrejti varet nga intensiteti i ngacmimit fizik. Pa marrë parasysh se a ka zëri spektër linjor apo kontinual, vlerësimi subjektiv i intensitetit të zërit do të
  • 54. Bazat e multimedias 54 varet nga intensiteti i kompmonenteve të veçanta gjegjësisht tërë sinjali. Përjetimi i lartësisë varet nga frekuenca e sinjalit. Kjo karakteristikë subjektive sipas të cilës secili tingull mund të jetë i ranguar si "i ulët " ose " i lartë", është e lidhur për të ashtuquajturat tone muzikore. Emërtimi "ton" në muzikë i përket tingullit të cilin e krijojnë instrumentet muzikore (duke përfshirë edhe zërin) dhe i cili ka vend të caktuar në shkallë muzikore. Në akustikë, gjegjësisht në fizikë, këta do të ishin tingujt që kanë spektër linjor të përbërë nga harmoniku themelor dhe komponentet e larta. Në bazë të harmonikut më të ulët, pra atij themelor, bëhet vlerësimi i lartësisë së tonit. Edhe kur harmoniku themelor nuk ekziston (ndodhet p.sh. jashtë brezit të pajisjes për reproduktim), veshi mundet vetëm në bazë të distancës në mes harmonikëve më të lartë të pranuar, të konkludoj sa është frekuenca e harmonikut themelor dhe drejtë ta vlerësoj lartësinë e tonit. Por te akordi i cili përbëhet nga më shumë tinguj muzikor, dhe ku distanca në mes të komponenteve të veçanta nuk është e njëjtë, lartësia e tonit mbetet e pa definuar, edhe pse edhe akordi ka spektrin linjor. Te akordi veshi dallon një veti tjetër. Nëse frekuenca themelore e toneve muzikore, të cilat formojnë akordin, janë në raport si numrat e plotë të vegjël pra 1:2, 2:3, 3:4 e kështu me radhë, veshi përfundon se akordi është harmonik. Në të kundërtën kur frekuencat themelore janë në raport si numrat e plotë të mëdhenj p.sh. 8:9, akordi është disharmonik. Përjetimi i ngjyrës së zërit është i lidhur për ekzistimin dhe madhësinë e harmonikëve të veçantë të tonit muzikor. Në bazë të ngjyrës së ndryshme veshi dallon tonet muzikore të instrumenteve të veçanta, edhe atëherë kur është në pyetje lartësia e njëjtë e tonit pra e njëjta frekuencë themelore. Fizikisht kjo do të thotë se veshi i ndjenë ndryshimet në anvelopën (mbështjellësin) e spektrit linjor të sinjalit. Karakteristika e tretë e secilës komponentë të veçantë të tingullit të përbërë - shfazimi ndaj komponenteve tjera - nuk është e paraqitur në spektrin dydimensional të sinjalit, por edhe nuk është
  • 55. Bazat e multimedias 55 e rëndësishme, sepse veshi është i pandjeshëm në fazë. Për veshin p.sh dy sinjale të përbëra si në Fig. 4.1 nuk dallohen as përkah intensiteti as përkah ngjyra, edhe pse gjatë ndryshimit të fazës së harmonikut të tretë për 180 o kanë forma valore shumë të ndryshme. Sepse veshi, siç është cekur, është analizator i frekuencës i cili pavarësisht dhe ndaras e shqyrton secilën komponentë. 1+3 1-3 (a) (b) Fig.3.3 Mbledhja e ndryshme e harmonikëve 1 dhe 3 të zërit të përbërë: (a) harmoniku 3 në fazë me 1; dhe (b) harmoniku 3 në kundërfazë me 1 Sinjalet akustike të cilat kanë spektër kontinual veshi i ndien si zhurmë. Zhurma është pasojë e dukurive akustike të karakterit impulsiv të cilat formohen aty ku ka goditje dhe fërkim, ndërsa zhurma e gjatë lajmërohet atëherë kur vjen deri te përsëritja e ngacmimit impulsiv të burimit të njëjtë dhe (ose) deri te veprimi i njëkohshëm i më shumë burimeve. Edhe burimet e toneve muzikore të cilat kanë spektër linjor mund të formojnë zhurmë nëse vijat e tyre në spektër bëhen aq të dendura sa që veshi ka përshtypje se është në pyetje spektri kontinual. (Shembull: akordimi i instrumenteve të orkestrës para koncertit). Natyrisht nuk mund të behët fjalë për lartësinë e tonit kur kemi të bëjmë me zhurmat. Ngjyra e zërit megjithatë ekziston sepse është e lidhur në formën e mbështjellit të spektrit kontinual. Në bazë të ngjyrës veshi edhe i dallon zhurmat e veçanta.
  • 56. Bazat e multimedias 56 Karakteristikat themelore të cekura (intensiteti, lartësia e tonit dhe ngjyra) mund të ndryshojnë në kohë edhe në hapësirë. Ndryshimet e këtilla në masë të madhe pasurojnë llojllojshmërinë e përshtypjeve të zërit dhe për këtë paraqesin informata plotësuese të rëndësishme në shqisën e dëgjimit. Ndryshimet kohore janë elementet themelore të muzikës. Ndërrimi i lartësisë së tonit krijon p.sh. melodinë ndërsa ndërrimi i intensitetit të zërit dinamikën. Theksimi suksesiv paraqet ritmin. Dukuritë e lidhura për përhapjen e zërit siç janë: shpejtësia e përhapjes dhe difraksioni mundësojnë përcaktimin e kahes së ardhjes së valëve zanore. Valët e reflektuara në hapësirën e mbyllur plotësojnë ngjyrën e zërit dhe japin tingëllimë karakteristike dhe kontribuojnë në përshtypjen për reliefin e akustik, pra ndjenjën e largësisë së burimeve të veçanta. Të gjitha këto informata të cilat organi i dëgjimit i pranon dhe dallon, janë vërtetim se kemi të bëjmë me një organ shumë të ndjeshëm, mekanizmi i të cilit duhet të njihet mirë për se afërmi nëse dëshirojmë që në zinxhirin elektroakustik, nga ndonjë burim i largët e deri te veshi, ta ruajmë (e sipas nevojës edhe të shtojmë) krejt atë kualitet që veshi mund të ndiej. 3.2.1. Puna e organit të dëgjimit Mekanizmi i punës së organit të dëgjimit është lëmi shkencore e cila hapat e parë i ka në punimet e Ohm-it dhe Helmholtz-it në shekullin XIX. Ajo, prej asaj kohe pandërprerë përparon, por mjaft gradualisht kështu që as sot edhe krahas kontributeve të rëndësishme (p.sh. nobelisti Bekechi) për shumë probleme nuk është thënë fjala e fundit. Në kapitujt pasues do të jepen vetëm faktet e vërtetuara të cilat janë të nevojshme për ekspertin teknik i cili merret me problemet e transmetimit të zërit.
  • 57. Bazat e multimedias 57 Fig. 3.4 Skica e prerjes së organit të dëgjimit Në Fig.3.4 është dhënë skica e prerjes nëpër tërë organin e dëgjimit. Qartë shihen tri pjesë të ndara: veshi i jashtëm deri te membrana timpanike, veshi i mesëm në të cilin janë eshtrat e dëgjimit dhe veshi i brendshëm thellë në eshtrat e kafkës deri te i cili depërton tufa e fijeve nervore nga truri. Kanali Membrana timpanike Lapra Fig. 3.5 Lapra e veshit dhe kanali i dëgjimit Lapra e veshit (Fig.3.5) është pjesa e vetme e organit të dëgjimit që shihet prej së jashtmi. Ajo në princip shërben si zëpërcjellës i cili në hyrje duhet të ketë sipërfaqe sa më të madhe që të pranojë sa më shumë energji akustike dhe ta përcjellë më tutje kah veshi i mesëm. Dimensionet e laprës së veshit te njeriu
  • 58. Bazat e multimedias 58 megjithatë janë të vogla për këtë qëllim. Por, te disa shtazë lapra e veshit shërben edhe si përforcues i zërit dhe njëkohësisht shërben për caktimin më të saktë të kahes së ardhjes së valëve zanore. Te njeriu, ndikimi i laprës së veshit vërehet vetëm te tingulli me frekuencë përafërsisht mbi 3000 Hz. Atëherë vërehet njëfarë përforcimi i tingullit i cili vjen nga përpara (ky efekt mund të potencohet me vënien e shuplakës së dorës pas veshit), ndërsa për tingujt që vijnë nga prapa paraqitet e ashtuquajtura hija zanore. Thënë më saktë: atëherë vjen deri te paraqitja e difraksionit për shkak të ekzistencës së laprës së veshit. Lapra e veshit vazhdon në kanalin e dëgjimit, zëpërcjellësin me prerje tërthore rreth 0,4 [cm2 ] dhe gjatësi rreth 2,5 [cm] i cili përfundon në membranën timpanike. Kjo është membranë e vendosur pjerrtas, ashtu që ka sipërfaqe prej rreth 0,8 [cm2] e me muskuj është deri diku e shtrënguar (tërhequr) prandaj në shkallë të caktuar ka rezonancë të shprehur në rreth 1000 Hz. Impedanca e sajë mekanike e pasqyruar në atë akustike, shumë pak dallohet nga impedanca karakteristike e kanalit të dëgjimit e veçmas në regjionin në mes 500 dhe 3000 Hz. Kjo do të thotë që në fund të kanalit të dëgjimit është bërë përshtatje e mirë dhe se pjesa më e madhe e energjisë do të përcjellet nga membrana timpanike më tutje dhe atje të shfrytëzohet. Eshtrat e dëgjimit (Fig. 3.5) – çekiçi, kulla dhe yzengjia, të cilat ndodhen në veshin e mesëm, realizojnë lidhjen mekanike në mes membranës timpanike dhe të ashtuquajturës dritare ovale, nga e cila fillon veshi i brendshëm. Veshi i brendshëm është i mbushur me lëngë (limfë), prandaj impedanca e membranës në dritaren ovale është shumë me e madhe se sa impedanca e membranës timpanike, e cila është e përshtatur për punë në ajër.
  • 59. Bazat e multimedias 59 Fig. 3.4 Eshtrat e dëgjimit– çekiçi, kulla dhe yzengjia Eshtrat e dëgjimit janë të lidhur me muskuj në një sistem të lozit me të cilin rritet presioni në dritaren ovale (me zvogëlimin gjegjës të shpejtësisë) për 10 deri 20 herë. Eshtrat pra luajnë rolin e transformatorit për përshtatje. Detyrë tjetër e tyre është mbrojtja e veshit të brendshëm nga zërat tepër të fortë. Procesi zhvillohet ashtu që nën ndikimin e një sistemi të "lidhjes rivepruese", muskujt çlirojnë pozitën e eshtrave, me çka zvogëlohet presioni në dritaren ovale. (Ky çlirim me gjasë edhe shkakton dhembje në vesh gjatë tingujve shumë të fortë). Gypi i Eustahut, i cili lidh veshin e mesëm dhe zbrazëtirën e fytit, shërben para se gjithash për barazimin e presionit statik në veshin e jashtëm dhe të mesëm. Ajo normalisht është e mbyllur që të ketë mbrojtje nga zëri shumë i fortë vetjak, ndërsa hapët vetëm gjatë gëlltitjes dhe gojë-hapjes. Nëse goja hapet shumë, atëherë lidhja nëpër gypin e Eustahut shërben edhe si mbrojtje nga zërat e jashtëm të cilët atëherë veprojnë në membranën timpanike, ashtu që barazojnë presionin nga dy anë të kundërta (në kundërfazë) kështu që mbrohet membrana nga shpimi eventual për shkak të intensitetit të lartë të tingullit.
  • 60. Bazat e multimedias 60 Veshi i brendshëm ka dy pjesë të ndryshme. Njërën pjesë e përbëjnë tri kanale gjysmërrethore ku është i vendosur organi i drejtpeshimit, i cili nuk ka kurrfarë lidhje direkte me shqisën e dëgjimit. Pjesa e dytë është i ashtuquajturi trupi kërmillor (kohlea), në të vërtetë kanal me gjatësi rreth 32(mm), i mbështjell me 2,5 dredha. Trupi kërmillor është i ndarë përgjatë tërë gjatësisë, përveç në fund, me një ndarës në dy pjesë – pjesën e epërme dhe të poshtme, siç është paraqitur në Fig.3.6. Kjo ndarëse është pjesërisht ashtërore e pjesërisht membranë elastike, e ashtuquajtura membranë bazilare. Në të ndodhet organi i Kortiut deri te cili arrijnë përfundimet e fijeve nervore. Dritarja ovale përcjell vibrimet e eshtrave të dëgjimit në limfë, në pjesën e epërme të trupit kërmillor. Zhvendosja e grimcave të limfës në pjesën e epërme shkaktojnë zhvendosje të grimcave të limfës në pjesën e poshtme dhe atë përmes vrimës në fund të trupit kërmillor, ku nuk ka ndarës, dhe përmes membranës elastike bazilare. Fig. 3.6 Prerja e trupit kërmillor (kohlea)
  • 61. Bazat e multimedias 61 Për ndjenjën e tingullit janë të rëndësishme zhvendosjet e membranës bazilare. Për shkak të strukturës së vet membranës, zhvendosjet maksimale do të lajmërohen në vende të ndryshme për frekuenca të ndryshme dhe atë për frekuencat e larta më afër dritares ovale, e duke u larguar kah fundi, frekuenca e ngacmimit maksimal bie (shih Fig. 3.6). Fig. 3.7 Pozita e zhvendosjes maksimale të membranes bazilare sipas frekuencës së tingullit Në membranën bazilare ndodhet organi i Kortiut në të cilin në tërë gjatësinë janë të shpërndara rreth 23500 qeliza të ndryshme me qime. Në këto qeliza përfundojnë fijet e tufës nervore të cilat shkojnë nga veshi deri te sistemi nervor qendror - truri. Mbi qimet e këtyre qelizave ndodhet një membranë tjetër, membrana tektoriale (Fig. 3.8), për shkak të së cilës, zhvendosja e membranës bazilare shkakton lakimin e qimeve. Pasojë e lakimit është shkrepja e impulseve elektrike, të cilat përmes sistemit nervor me shpejtësi rreth 30 [m/s], përcillen deri te truri, dhe atje shkaktojnë ndjenjë të caktuar të zërit. Puna e vet qelizave është relativisht e thjeshtë. Secila mund të shkrep ose të mos shkrep impuls. Se a do të vij deri te shkrepja varet nga madhësia e zhvendosjes së membranës bazilare, pra nga intensiteti i sinjalit.
  • 62. Bazat e multimedias 62 Fig. 3.8 Membrana bazilare dhe organi i Kortiut Duke vështruar formën e “lakoreve të selektivitetit” të membranës bazilare në Fig. 3.7, përfundojmë se deri te shkrepja nuk vjen vetëm në atë vend të trupit kërmillor ku, paraqitet ngacmimi maksimal, por aktiviteti i qelizave do të shtrihet në një regjion më të gjerë, pra në tërë atë pjesë të membranës bazilare në të cilën zhvendosjet janë mjaft të mëdha, që të shkaktojnë shkrepje të impulseve. Natyrisht që gjerësia e këtij regjioni do të varet nga intensiteti i sinjaleve. Të shtojmë se as të gjitha qelizat që gjenden në vendin e njëjtë të organit të Kortiut nuk kanë ndjeshmëri të njëjtë: disa reagojnë vetëm në ngacmimin e fortë, ndërsa disa vetëm në ngacmimin e dobët. Kjo do të thotë se ekzistojnë mundësi të mira për njohjen e ndryshimeve në intensitetin e sinjalit. Në çdo rast numri i tërësishëm i qelizave të aktivizuara na jep informatën për intensitetin e zërit. Numri i impulseve të cilat një qelizë i shkrepë, varet para së gjithash nga frekuenca e sinjalit. Në secilën periodë, qimja një herë lakohet dhe vjen deri te shkrepja. Ngase këtu kemi të bëjmë me proces elektrokimik, qelizës, pas çdo shkrepje i nevojiten 1 deri 3 ms që të aftësohet për shkrepjen e re. Kjo do të thotë se duke filluar diku prej frekuencës 500 Hz, numri i impulseve nuk mund të rritet proporcionalisht me rritjen e frekuencës së sinjalit, por shpejt do të bëhet konstant. Sipas kësaj veshi nuk mund të konkludoj për frekuencën e sinjalit vetëm në bazë të numrit të impulseve në
  • 63. Bazat e multimedias 63 sekondë por rol të rëndësishëm luan edhe vendi në membranën bazilare ku aktiviteti i qelizave është më i madh. Të përmendim se të dy veshët fiziologjikisht janë plotësisht të pavarur. Informatat të cilat ata i pranojnë kombinohen tek në tru dhe në bazë të tyre krijohet ndjenja unike e tingullit. 3.2.2. Lartësia e tingullit Lartësia e tingullit është ajo karakteristikë subjektive e zërit sipas të cilës të gjithë tingujt mund të vendosen në një shkallë e cila fillon me tone “e ulëta”ose “të thella” përfundon me tone “ të larta”. Lartësia e tonit para së gjithash është e caktuar me frekuencën e tingullit, gjegjësisht me frekuencën themelore të zërit të përbërë. Siç është cekur edhe më parë, nuk është e nevojshme të ekzistoj harmoniku themelor që të vlerësohet saktë lartësia e tingullit. P.sh. zëri i cili ka komponentet 100, 200, 300, 400 dhe 500 Hz dhe zëri i cili ka komponentet 200, 300, 400 dhe 500 Hz kanë lartësinë e njëjt të tingullit. Për shembull, te marrësit e vegjël transistorik, tingujt e ulët muzikor nuk reprodukohen fare, prapseprap, veshi gjithnjë saktë cakton lartësinë e tingullit. Ai këtë e bënë para së gjithash në bazë të distancës në mes atyre komponenteve të cilat i dëgjon, por pjesërisht edhe për arsye se harmoniku themelor dhe harmonikët e ulët, për shkak të jo linearitetit të sistemit mekanik të organit të dëgjimit, ripërtërihen në vesh për ngacmim diç më të fortë. Atëherë vjen, si edhe në çdo sistem jolinear, deri te paraqitja e komponentëve të reja prandaj në mes tyre gjenden edhe ato të cilat mungojnë, e frekuenca e të cilave është barazi me diferencën e frekuencave të komponenteve ekzistuese. Eksperimentet me ndjenjën e lartësisë së tingullit tregojnë se veshi dëgjon “logaritmikisht”, pra që rritjes së lartësisë së tingullit
  • 64. Bazat e multimedias 64 për interval të njëjtë (sipas vlerësimit subjektiv) i përgjigjet përafërsisht rritje e frekuencës për përqindje të njëjtë e jo në vlerë absolute në herca. Me fjalë tjera, vlen ligji që lartësia e tonit është proporcionale me logaritmin e frekuencës Lartësia e tonit ~ log f Të marrim si shembull intervalin më të thjeshtë dhe më të natyrshëm - një oktavë. Oktava i përgjigjet raportit të frekuencës 1:2, do të thotë se fitohet ose me rritjen e një frekuence për 100 % ose me zvogëlimin për 50 %. Nga kjo del se veshi çdo dyfishim të frekuencës e vlerëson si rritje të lartësisë së tingullit për interval të njëjtë - për një oktavë, që është në përputhje me ligjin logaritmik Numri i oktavave në brezin prej f1 deri në f2 gjendet nga shprehja: 2 1 n = f = log 1 2 log 2 1 0.3 f f f Nëse f1 dhe f2 janë kufijtë e regjionit të dëgjimit, pra 20 Hz dhe 20 kHz do të fitojmë n=10, që do të thotë se regjioni i dëgjimit të veshit përfshinë 10 oktava . Fig.3.9. Lidhja në mes të mel-it dhe hercit
  • 65. Bazat e multimedias 65 Eksperimentet e bëra me qëllim të gjetjes së intervaleve të cilat melodikisht duken të njëjtë kanë sjellë deri te formimi i të ashtu quajturës shkallë melodike (Fig. 4.8) me njësinë e re “mel”. Njësitë mel dhe herc përputhën në regjionin nën 500 Hz, ndërsa mbi 500 Hz ndërrimeve të njëjta në mel u përgjigjen ndërrime gjithnjë më të mëdha në herc. Pra meli është njësi për vlerësimin subjektiv të lartësisë së tingullin, për dallim nga herci me të cilin shprehet lartësia objektive e tingullit. 3.2.3. Regjioni i dëgjimit të veshit Siç ekziston kufiri i poshtëm dhe i epërm frekuencor për brezin në të cilin veshi ndryshimet e presionit i përjeton si zë, asisoj ekzistojnë edhe kufijtë për intensitetin e sinjalit të cilin veshi mund ta pranojë. Kufiri i poshtëm është i ashtuquajturi pragu i dëgjimit. Sinjalet të cilat përkah intensiteti i tyre janë nën këtë kufi, janë të padëgjueshëm për veshin e njeriut. Ky kufi është vërtetuar eksperimentalisht te njerëzit e rinj dhe të shëndoshë (për valë të rrafshëta në hapësirë të lirë) dhe në bazë të kësaj është standardizuar në 1000 [Hz] si 2 10 5[ ] ( 2 10 4 ) 0 P = × - Pa = × - mb Kjo vlerë është shumë e vogël. Zhvendosjet e grimcave të cilat i përgjigjen presionit po janë të rendit 10-9[cm] (që është p.sh. madhësia e molekulave të hidrogjenit). Zhvendosje të këtilla ekzistojnë vetëtiu si pasojë e lëvizjes së lirë temperaturore të molekulave të ajrit. Kjo do të thotë se veshi, po të ishte më i ndjeshëm pandërprerë do të dëgjonte zhurmën termike. Prandaj nuk është e rastësishme që ka qenie të gjalla me aparat të dëgjimit edhe më të ndjeshëm. Kufiri i epërm i dëgjimit është i caktuar me paraqitjen e dhembjes, te e cila vjen për shkak të zhvendosjeve të mëdha të disa
  • 66. Bazat e multimedias 66 elementeve (eshtrat) në organin e dëgjimit. (Tingujt më të fortë se këta do të dëmtonin veshin). Për këtë arsye kufiri i epërm quhet edhe kufiri i dhembjes. Ai në frekuencën prej 1000 [Hz] i përgjigjet presionit më shumë se një milion herë më të lartë nga presioni në pragun e dëgjimit (po). D.m.th. i ashtuquajturi brezi dinamik i veshit është P 20log max 20log106 120[dB] P o = = Ky është brez shumë i gjerë, shumë më i madh se brezi dinamik që kanë shumë pajisje për incizim dhe reproduktim të zërit. Duke ditur mekanizmin e punës së organit të dëgjimit do të ishte iluzore të pritej që i ashtuquajturi regjioni i dëgjimit, i cili ndodhet në mes frekuencave kufitare dhe presioneve kufitare në sistemin koordinativ “presion – frekuencë” ka formë të sipërfaqes drejtkëndëshe. Në Fig. 3.10 është paraqitur pragu i dëgjimit dhe janë vizatuar edhe regjioni i të folurit dhe i muzikës, pra është shënuar regjioni në të cilin kryesisht ndodhen të gjitha komponentet e rëndësishme për pranim normal të të folurit dhe të muzikës. Fig. 3.10 Pragu i dëgjimit dhe regjionet e të folurit dhe muzikës
  • 67. Bazat e multimedias 67 Të përmendim se këta kufij paraqesin vlerën mesatare statistikore për një numër të madh të njerëzve të shëndoshë dhe të rinj. Përndryshe, veshi i sëmurë ose i dëmtuar mund të jetë shumë më pak i ndjeshëm në tërë regjionin ose në një brez më të ngushtë frekuencor. Te njerëzit e moshuar është dukuri e rregullt që kufiri i epërm prej 20 kHz të zhvendoset dukshëm më poshtë, ndërsa pragu i dëgjimit, posaçërisht në frekuenca të larta shkon më lartë, prandaj i tërë regjioni i dëgjimit dukshëm ngushtohet. 3.2.4. Niveli i zërit Duke pasur parasysh brezin e madh dinamik të veshit, del se është shumë e pa përshtatshme të merret presioni si masë e intensitetit të zërit: vlerat numerike për tinguj të veçantë që mund të dëgjohen do të dallohen edhe për 106 herë. Për këtë arsye është futur në përdorim kuptimi i nivelit të zërit, njësia e të cilit është decibeli. Decibeli përndryshe nuk është njësia me të cilën caktohet vlera absolute, me te vetëm ipet herësi (logaritmik) i çfarëdo dy madhësive. Por në akustikë ekziston konventa që si nivel zero të merret niveli i cili i përgjigjet pragut të dëgjimit në 1000[Hz], e pastaj niveli për cilin do tingull tjetër, presioni i të cilit është p, gjendet me shprehjen L[dB] = 20log p o p Gjatë kësaj as nuk duhet të theksohet (e që do të ishte korrekt) se niveli i një tingulli është n decibel “ndaj pragut të dëgjimit”. Në vend të të ashtuquajturit nivel të presionit akustik, të definuar me shprehjen e sipërme, mund të shfrytëzohet edhe niveli i intensitetit të zërit i dhënë me shprehjen
  • 68. Bazat e multimedias 68 L[dB] = 10log J o J ku (për valë të rrafshëta në hapësirë të lirë) është 16 w J w o = - - 10 [ ] {10 [ ]} 2 2 12 cm m Duke marr parasysh që niveli i presionit akustik dhe intensiteti i zërit kanë vlera të njëjta numerike, simboli unik L dhe emërtimi i njëjtë “niveli i zërit” janë treguar si gjithnjë shumë praktike. Marrja decibelit si një njësi për intensitetin objektiv të zërit nuk është pasojë vetëm e dëshirës që të operohet me shifra më të vogla, por ka shkaqet e veta më të thella. Ligji logaritmik me të cilin jemi njohur te vlerësimi subjektiv i lartësisë së tingullit, është i karakterit universal dhe vlen përafërsisht edhe për ndjenjën e intensitetit të zërit dhe në përgjithësi për të gjitha shqisat e njeriut (Ligji i Veber-Fehnerit). Për këtë arsye edhe këtu mund të shkruhet se ndjenja e intensitetit të zërit është proporcionale me logaritmin e ngacmimit fizik p.sh. presioni është Intensiteti i zërit ~ N log p Ligji i njëjtë mund të shprehet edhe ndryshe. Shënojmë intensitetin subjektiv të zërit me simbolin L dhe do të jetë dL ~ dp p Konstanta e propocionalitetit e përmbajtur në shenjën e ~ varet nga zgjedhja e njësive për intensitetin e zërit. Ligji 4.5, i njohur si ligji i Veber-Fehnerit, thotë se intensiteti subjektiv i zërit ndryshon për vlerë të njëjtë, pra linearisht, kur presioni (ngacmimi) ndryshon për përqindje të njëjtë, pra eksponencialisht.
  • 69. Bazat e multimedias 69 Nga relacioni që përshkruan ligjin logaritmik përfundojmë se është e përshtatshme që edhe madhësitë me të cilat objektivisht definohet intensiteti i sinjalit akustik, siç janë presioni ose intensiteti të vihen në shkallë logaritmike, ose edhe më mirë, të shfrytëzohet mu niveli i futur i zërit dhe shkalla në decibel. Intervalet e njëjta në shkallën e tillë paraqesin, sipas vlerësimit subjektiv, ndryshime të njëjta të intensitetit të zërit. D.m.th. përmes nivelit të zërit kemi fituar në të vërtetë edhe një madhësi më shumë për caktimin e intensitetit objektiv të zërit por njëkohësisht edhe një masë për intensitetin subjektiv. Fig. 3.11 Ndryshimet më të vogla të nivelit të tingullit të cilat veshi i dallon, në varshmëri të frekuencës së sinjalit Në Fig.3.11 janë paraqitur ndryshimet më të vogla të tingullit të cilat veshi mund t’i dallojë. Rezultatet e këtilla janë të fituara nën kushtet ideale – me koncentrim të madh të personave me të cilët është eksperimentuar, dhe me tingull të thjeshtë si sinjal. Në rrethana normale, kur është fjala për tingull të përbërë ose zhurmë, veshi më së shpeshti nuk i dallon ndryshimet më të vogla se një dB.
  • 70. Bazat e multimedias 70 3.2.5. Intensiteti subjektiv i zërit Edhe pse shkalla në decibel i përgjigjet mirë ndjenjës subjektive të ndryshimit të intensitetit të zërit, prapë se prapë niveli i zërit nuk mund të jetë masë e përshtatshme për ndjenjën subjektive të intensitetit. Marrim në Fig. 4.9 si shembull dy tinguj të nivelit të njëjtë L = 20 dB (p = 2 x 10-4 Pa), por me frekuenca të ndryshme 100 Hz dhe 1000 Hz. Shohim se tingulli i parë nuk dëgjohet ndërsa i dyti është dukshëm më i fortë se ai në pragun e dëgjimit. Është fare e qartë se këta dy tinguj nuk e kanë intensitetin subjektiv të njëjtë edhe pse kanë nivel të njëjtë objektiv. Në një nivel më të lartë mbi 20 dB, do të ndodhë që të dy këta tinguj të jenë të dëgjueshëm, por as atëherë nuk mund të presim që të jenë me intensitet të njëjtë sipas vlerësimit subjektiv. Fig. 3.12 Vijat izofonike sipas Fleçerit dhe Mansonit Për këtë arsye është dashur të futet njësia e re për intensitet subjektiv të zërit. Ky është fon-i. Sipas definicionit dy tinguj që kanë numër të njëjtë të fonave, për veshin e njeriut duken se janë me intensitetit të njëjtë, pa marr parasysh çfarë niveli objektiv
  • 71. Bazat e multimedias 71 kanë. Është përvetësuar që intensiteti i zërit në fona në 1000 [Hz] të jetë i barabartë me nivelin e zërit në decibel në këtë frekuencë. Kjo do të thotë se vlera në fona gjendet sipas shprehjes së njohur J L fona = p = [ ] 20log 10log (në1000 Hz) o o J p por vetëm kur frekuenca e zërit është 1000 Hz. Intensiteti i tingullit në fona në të gjitha frekuencat tjera caktohet me rrugë eksperimentale - me caktimin se kur një tingull duket me intensitet të njëjtë si tingulli në 1000 Hz, intensiteti i të cilit është definuar. Kështu janë fituar vijat e intensitetit të njëjtë të tingullit ose vijat izofonike. Familjen e parë të këtillë të vijave e kanë caktuar Fleqeri dhe Mansoni, (Fig. 3.11) dhe ajo është në përdorim deri më sot. Më vonë pas serive të reja të eksperimenteve disa vlera deri diku janë korrigjuar prandaj ISO rekomandon vija diç më të ndryshme (Fig. 3.12). Pa marrë parasysh cilën familje të lakoreve do ta shfrytëzojmë vetëm përmes vijave të dhëna izofonike mund të gjendet lidhja në mes intensitetit objektiv dhe subjektiv të zërit për frekuenca të ndryshme nga 1000[Hz]. Zgjidhje tjetër nuk ka. Fig. 3.12 Vijat e standardizuara izofonike
  • 72. Bazat e multimedias 72 Nëse numri i fonave duhet të na jap një përshtypje të qartë për intensitetin subjektiv të zërit, nga përvoja duhet të dimë se çfarë fortësie të zërit i përgjigjet një numër i tillë i fonave. Për këtë arsye për intensitetin subjektiv të zërit të shprehur në fona, duhet të japim tabelën në të cilën është i dhënë numri i fonave për llojet e njohura të veçanta të zhurmës. Prandaj në tabelën T.4.1 janë paraqitur disa lloje të njohura të zhurmës dhe numri gjegjës i fonave. Tabela 3.1 Intensitetet mesatare subjektive të disa llojeve të zhurmave Burimi i zërit Vlera efektive e 0.02–0.2 60–80 presionit akustik Niveli i presionit akustik Pa dB re 20 μPa Automobili i udhëtarëve në lëvizje në distancë 10 m Kompleti TV - niveli tipik shtëpiak në distancë 10 m 0.02 rreth 60 Dëmtimi i menjëhershëm i indit të butë 50000 185 Pragu i dhembjes 100 134 Të folurit normal në distancë 10 m 0.002–0.02 40–60 Dëmtimi Dhoma shkurtë shumë i dëgjimit e qetë gjatë efektit të 0.0002–20 0.0006 rreth 20–30 120 Frymëmarrja e qetë njerëzore 0.00006 10 Aeroplani në distancë 100 m 6–200 110–140 Pragu i dëgjimit në 2 kHz - veshët e shëndoshë 0.00002 0 Shpuesja metalike në distancë 1 m /diskoteka 2 rreth 100 Dëmtimi i të dëgjuarit për ekspozim të gjatë 0.6 rreth 85 Zhurma e trafikut në rrugën kryesore në distancë 10 m 0.2–0.6 80–90
  • 73. Bazat e multimedias 73 3.2.6. Zëshmëria Numri i fonave nuk na tregon asgjë për rritjen e fortësisë së tingullit. P.sh. a është rritja për 10 fona e madhe apo e vogël, dhe sa herë është tingulli më i fortë etj. Këto të meta të shkallës fonike nga aspekti i intervaleve reale (subjektive) të saja, kanë sjellë deri te definimi edhe i një madhësie të re me të cilën shprehet intensiteti subjektiv i tingullit. Kjo është "zëshmëria" ndërsa njësia e zëshmërisë është "soni". Fig. 3.13 Diagrami i standardizuar për caktimin e zëshmërisë (sona) nga niveli objektiv (dB) dhe subjektiv (fona) Numri i sonave tregon të dhënën se sa herë një tingull duket më i fortë (më i zëshëm) se tingulli i cili ka 1 son. Me fjalë tjera, herësi i numrit të sonave të dy tingujve jep herësin e vlerësimit subjektiv të intensitetit: tingulli që ka 8 sona duket dy herë më i fortë se tingulli që ka 4 sona.
  • 74. Bazat e multimedias 74 Shkalla në sona është e fituar poashtu me rrugë eksperimentale. Shkalla e fituar në sona është treguar në diagramin "sona-fona" në Fig. 3.13. Matja e niveleve subjektive në fona dhe sona bëhet me anë të instrumenteve të veçanta që quhen fonometër, gjegjësisht sonometër. Këto instrumente janë voltmetra në hyrje të të cilave është vendosur një shndërrues akustiko-elektrik (mikrofoni) i cili e bënë shndërrimin e energjisë akustike në atë elektrike. E veçantë e këtyre instrumenteve është karakteristika përcjellëse (transmetuese) e cila është në të vërtetë inversi i vijave izofonike të vlerave të caktuara. Ashtu që edhe bazhdarimi i instrumentit nuk është në volt (si te voltmetri) por në fona ose sona. 3.3. Bazat e audios digjitale 3.3.1. Audio sinjali analog Zëri është valë kontinuale e cila udhëton nëpër ajër. Audio sinjali nga mikrofoni, si edhe video sinjali nga kamera, janë sinjale kontinuale që (tensione me vlera kontinuale) që quhen sinjale analoge. Fig.3.14 Sinjali analog
  • 75. Bazat e multimedias 75 Sinjal analog është çdo sinjal kontinual në kohë ku ndonjë parametër i ndryshueshëm me kohën paraqet ndonjë madhësi tjetër të ndryshueshme me kohën. Sinjali analog shfrytëzon ndonjë veti të mediumit për ta përcjellë informacionin e sinjalit. Në elektrikë madhësia që përdoret më së shpeshti është tensioni, pastaj pasojnë frekuenca, rryma dhe ngarkesa. Çdo informacion mund të përcjelljet nga një sinjal analog, zakonisht sinjali është përgjigja e matur e ndryshimit të dukurisë fizike, si zëri, drita, temperatura, pozicioni ose presioni dhe merret me ndihmën e ndonjë shndërruesi. Për shembull, te incizimi i zërit, fluktuacionet në presionin e ajrit, ngacmojnë membranën e mikrofonit, e kjo shkakton fluktuacionet gjegjëse në tensionin ose rrymën e qarkut elektrik. Për rrymën ose tensionin thyhet se janë “analog” Pasi që sinjali analog ka rezolucion teorik të pakufizuar, ai gjithmonë do të ketë rezolucion më të lartë se cilido sistem digjital ku rezolucioni është në hapa diskret. Në praktikë, me rritjen e kompleksitetit të sistemeve analoge, efektet si jo lineariteti dhe zhurmat degradojnë rezolucionin analog në masë të madhe, dhe është shumë vështir që të detektohet paraqitja e tyre. Te sistemet digjitale jo vetëm që degradimet mund të detektohen, por gjithashtu ato edhe mund të korrigjohen E meta kryesore e sinjaleve analoge është prania e zhurmës - variacionit të rastit, që ka çdo sistem. Me kopjimin dhe rikopjimin, transmetimin në distanca të gjata, këto variacione të rastit bëhen dominante. Efektet e zhurmës bëjnë që humbjet dhe distorzione i sinjalit të bëhen të pa kompenzueshme, pasi që duke amplifikuar sinjalin për rimëkëmbjen e pjesëve të dobësuara të sinjalit, gjithashtu edhe zhurma amplifikohet. Edhe nëse rezolucioni i sinjalit analog është më i lartë se i ndonjë sinjali të krahasueshëm digjital, në shumë raste, diferenca shuhet për shkak të pranisë së madhe të zhurmës.
  • 76. Bazat e multimedias 76 3.3.2. Modulimi Një metodë tjetër për përcjelljen e sinjalit analog është përdorimi i modulimit. Në këtë rast, sinjalit themelor (bartësit sinusoidal i valës) i modulohet ndonjë parametër. Ky mund të jetë amplituda te modulimi amplitudor, frekuenca te modulimi frekuencor ose faza te modulimi fazor. Qarqet analoge nuk bëjnë kuantizimin e informacionit në formatin digjital. Koncepti i matjeve të bëra në qark, qoftë të zërit, të dritës, të presionit ose të temperaturës mbetet brenda kufijve të caktuar prej fillimit deri në fund të përcjelljes së dukurisë. 3.4. Audio sinjali digjital 3.4.1. Digjitalizimi në përgjithësi Sistemi digjital shfrytëzon vlerat diskrete (zakonisht tensionet elektrike), që paraqesin numra ose simbole jo numerike, si shkronjat ose ikonat, për futje, procesim, transmetim, ruajtje ose paraqitje të madhësive në vend të spektrit kontinuale të vlerave si në rastin e sistemit analog. Pra dallimi në mes të “digjital” dhe “analog” i referohet metodës së futjes, përpunimit (procesimit), bartjes, ruajtjes ose punës së brendshme të vetë qarkut. Mikrofonat dhe video kamerat, siç u tha më lartë, krijojnë sinjale analoge (tensione me vlera kontinuale), të cilat nuk janë të përshtatshme për përpunim në kompjuter, prandaj ato duhet të digjitalizohen (të shndërrohen në një varg numrash). Digjitalizimi i sinjalit analog bëhet më procesin e mostrimit (sampling), kur dimensioni i kohës ndahet në pjesë diskrete (boshti horizontal), dhe atë të kuantizimit, kur madhësia e sinjalit ndahet në pjesë diskrete (boshti vertikal).
  • 77. Bazat e multimedias 77 3.4.2. Digjitalizimi i audio sinjalit Audio digjitale përdorë sinjalet digjitale (sinjalet diskrete) për reproduksionin e zërit, ku përfshihet edhe shndërrimi analog-digjital, shndërrimi digjital-analog, ruajtja dhe transmetimi. Përparësia e audios digjitale është në lehtësinë që ofron gjatë incizimit, manipulimit, prodhimit masiv dhe shpërndarjes së zërit. Shpërndarja moderne e muzikës përmes internetit varet nga incizimi digjital dhe algoritmeve për komprimim digjital të fajllave. Zinxhiri i audios digjitale fillon me konvertimin e audio sinjalit analog në sinjale elektrike binare. Pastaj ky sinjal më tutje enkodohet për mënjanimin e gabimeve që mund të shfaqen gjatë ruajtjes dhe transmetimit të sinjalit. Ky “kodim i kanali” është qenësor për mundësinë e sistemit digjital për rikrijimin e sinjalit analog. Për një digjitalizim kualitativ të audio sinjalit shtrohen disa çështje thelbësore të cilat mundësojnë që gjatë kalimit nga sinjali analog në atë digjital, informacioni origjinal të rruhet në formën më besnike të mundshme. 1. Sa shpesh duhet të mostrohet sinjali? 2. Sa është i mirë ky sinjal? 3. Si janë formatizuar audio të dhënat e këtilla? Supozojmë se jemi duke mostruar një valë sinusoidale. Sa shpesh duhet të mostrojmë sinjalin që ta nxjerrim frekuencën origjinale të tij?
  • 78. Bazat e multimedias 78 Fig.3.15 Sinjali sinusoidal që duhet të mostrohet Nëse sinjalin sinusoidal analog e mostrojmë 1 herë për cikël (periodë), mund të mendojmë se ai sinjal me vlerë konstante (e shënuar me vija të ndërprera në fig.3.4 ). Pra sinjali i fituar pas mostrimit nuk i ngjanë sinjalit origjinal, prandaj për besnikëri të sinjalit nuk mjafton frekuenca e mostrimit 1/T ( ku T paraqet periodën e sinjalit sinusoidal). Fig.3.16 Mostrimi i sinjalit me frekuencë fm=fs Nëse sinjalin aktual e mostrojmë 1,5 herë për cikël, edhe pse pas mostrimit fitohet sinusoidë, mund të mendojmë se është valë sinusoidale me frekuencë më të ulët siç është paraqitur në Fig.3.5.
  • 79. Bazat e multimedias 79 sinjali Sinjali i fituar pas mostrimit T 2T koha t1 2t1 4t1 5t1 fm=1.5xfs Fig.3.17 Mostrimi i sinjalit me frekuencë fm=1.5xfs Nëse sinjalin e njëjtë e mostrojmë me frekuencë të mostrimit sa dyfishi i frekuencës së sinjalit (fm=2xfs), sinjali i fituar pas mostrimit do të jetë kopja besnike e sinjalit origjinal, siç është paraqitur në figurën 3.6. Fig.3.18 Mostrimi i sinjalit me frekuencë fm=2 x fs Pra, gjatë zgjedhjes së frekuencës së mostrimit, shtrohet pyetja se cila frekuencë është frekuenca optimale e mostrimit, ose, sa shpesh duhet sinjali analog të mostrohet që informata e sinjalit origjinal të jetë sa është e mundur më besnike.
  • 80. Bazat e multimedias 80 3.4.3 Teorema e Nyquist-it Teorema e Nyquist-Shannon-it për mostrimin është njëra ndër teoramet themelore në fushën e teorisë së informacionit, në veçanti në telekomunikacion dhe procesim të sinjalit. zakonisht kjo teoremë quhet Teorema e Shannon-it për mostrim ose thjesht teorema e mostrimit. Fig.3. 19 Shndërrimi i sinjalit analog në digjital ma anë të mostrimit Mostrimi është procesi i konvertimit të sinjalit kontinual në kohë ose hapësirë, në një sekuencë diskrete të kohës ose hapësirës. Teorema thotë: “Rekonstruksioni i saktë i një sinjali kontinual kohor me brez themelor nga nga mostrat e tij është i mundur nëse sinjali ka brez të kufizuar dhe frekuenca e mostrimit është më e madhe se dyfishi i brezit frekuencore të sinjalit.” Pra teorema e mostrimit definon shpejtësinë e mostrimit ose frekuencën e mostrimit. Shpejtësia mostrimit definon numrin e mostrave për një sekondë (ose për njësi tjetër) të nxjerra nga sinjali kontinual për të formuar sinjalin diskret. Për sinjalet në domenin kohor, kjo shpejtësi mund të matet në Hz. Vlera reciproke e frekuencë së mostrimit është perioda e mostrimit ose intervali i mostrimit, që paraqet kohën në mes të dy mostrave.
  • 81. Bazat e multimedias 81 Koncepti i frekuencës së mostrimit te përdoret mostruesit (samplers), pajisje në të cilat merren mostrat periodikisht. Disa mostrues mund të mostrojnë edhe me shpejtësi jo periodike. Frekuenca e mostrimit zakonisht shënohet fs. Në tabelën e mëposhtme janë dhënë shpejtësitë e mostrimit që përdoren në audion digjitale. Tabela 3.2 Shpejtësitë që përdoren në audion digjitale Shpejtësia e mostrimit Zbatimi 8,000 Hz Telefonia dhe voki-toki e enkriptuar, mikrofoni pa tela, transmetimi i të folurit 11,025 Hz Një e katërta e shpejtësisë së mostrimit të audio CD, PCM i kualitetit më të dobët, MPEG audio dhe për analizë audio të filtrave brez lëshues 22,050 Hz Gjysma e shpejtësisë së mostrimit të audio CD, PCM i kualitetit më të dobët, MPEG audio dhe për analizë energjisë në frekuenca të ulëta. dhe është përdorë për digjitalizimin e formateve audio të fillimit të shekulli njëzet. 32,000 Hz Shiritat video me ekstra kanale për audio, në disa vende përdoret për zërin në televizionin analog, për mikrofona pa tela të kualitetit të lartë 44,056 Hz PCM adapteri për NTSC shiritat video, ndonjëherë përdoret te playback audio 44,100 Hz Audio CD, MPEG-1 audio, MP3, PAL shiritat video, mikserët kompresorët, reverberatorët, pajisjet për incizim, dhe mikrofonat kualitativ pa tela 47,250 Hz Incizuesi i parë komercial i zërit (Nippon Columbia) 48,000 Hz Zëri digjital për digjital miniDV, Tv digjital, DVD dhe filmat
  • 82. Bazat e multimedias 82 50,000 Hz Audio incizuesi i parë digjital komercial nga fundi i viteve të 70. 88,200 Pajisjet për audio incizim profesional për CD 96,000 DVD-Audio, BD-ROM (Blu-ray Disc) audio dhe HD-DVD (High-Definition DVD) audio 176,400 Hz Disa pajisje për audio incizim profesional për CD CD 192,000 DVD-Audio, BD-ROM (Blu-ray Disc) audio dhe HD-DVD (High-Definition DVD) audio dhe qarqet për incizim HD (High- Defition) audio dhe softuerët për editim audio 2,822,400 Hz Modulimi sigma-delta 1-bitësh i zhvilluar nga Sony dhe Philips Pra sinjali digjital është sinjal diskret kohor i cili merr vetëm vlera diskrete dhe cili fitohet nga ndonjë sinjal diskret i cili është kuantizuar. Sinjalet digjitale praktike zakonisht paraqiten me 8-bit (256 nivele) 16- bit (65 536 nivele), 32-bit (4,3 miliardë nivele) e kështu me rrallë. Fig.3.20 Kuantizimi i mostrave të sinjalit diskret