1. Bazat e HW – Kujtesa parësore
20.11.2012
Departamenti i Informatikës
Fakulteti i Shkencave Natyrore
Universiteti i Tiranës
Kujtesa kryesore (RAM)
Kujtesa
parësore
2
Kujtesë e përgjithshme që ruan programet dhe të
dhënat që janë aktualisht në përdorim
RAM (Random Access Memory) është e lexueshme
dhe e shkruajtshme
Është e përbërë nga qarqe të integruara elektronike
që janë në gjendje të ruajnë sekuenca 0 - 1
Klasifikimi i përgjithshëm përfshin dy tipe kryesore
DRAM (Dynamic RAM): ruan të dhënat vetëm gjatë një
fraksion sekondi. Si rrjedhojë, kërkohet një rifreksim i
shpeshtë i cili e ngadalëson shumë këtë lloj kujtese.
Konsumon pak energji.
SRAM (Static RAM): I ruan të dhënat gjatë gjithë kohës që
është i ushqyer me energji, pra nuk kërkon
rifreskim. Si rrjedhojë është një kujtesë
e shpejtë, por e kushtueshme. Konsumon
shumë energji
2. Llojet e RAM
SDRAM (Synchronous DRAM) - një lloj DRAM që
funksionon me proçesorë shumë më të shpejtë se DRAM
klasik. Ai sinkronizon veten me BUS-et e CPU dhe është në
gjendje të funksionojë me shpejtësi 133 MHz.
DDR SDRAM - ky lloj RAM në një cikël të clock-ut
dërgon 2 herë më shumë informacion se SDRAM klasik.
Njihet ndryshe si SDRAM II
Kujtesa
parësore
Çipet DDR etiketohen në bazë të shpejtësisë së tyre p.sh
PC266 (133 Mhz). PCXXX tregon shpejtësinë reale të
përfituar nga shfrytëzimi i clock-ut
DDR2 SDRAM - një lloj DDR-je më i shpejtë se varianti i
parë DDR (p.sh PC3200)
DDR3 SDRAM - Tipi më i ri i RAM i cili është më i
shpejti nga e gjithë familja e RAM-eve DDR (p.sh PC310600)
Duhet pasur kujdes pasi këto lloj RAM-esh nuk janë
kompatibël me njëri tjetrin, pra mund të zëvendësohen
vetëm me RAM-e të të njëjtit tip.
3
DIMM
Kujtesa
parësore
4
DIMM (dual in-line memory module) - një seri
qarqesh të integruara kujtese DRAM të lidhura me
njëra tjetrën në një qark të “printuar” (PCB)
Kanë kontakte elektrike të veçanta në të dy anët fizike
Dallojnë nga numri i “kunjave” (pins) që përmbajnë
Kanë një “rrugë të dhënash” (data path) prej 64 bit
3. Parametrat e RAM
Më poshtë po paraqesim disa shembujt të DDR2
dhe DDR dhe parametrat kryesore të tyre
Standardi
i modulit
Tipi i
Chip-it
Shpejtësi
a e clock
Cikle për
clock
Shpejtësia
e BUS
Gjerësia e
BUS
(byte)
Shpejtësia
e
transferi
mit
(MB/s)
PC25400
DDR2
DIMM
DDR2667
333
2
667
8
5333
PC26400
DDR2
DIMM
DDR2800
400
2
800
8
6400
PC36400
DDR3
DIMM
DDR3800
400
2
800
8
6400
PC312800
Kujtesa
parësore
Formati i
modulit
DDR3
DIMM
DDR31600
800
2
1600
8
12800
5
Vonesa CAS
Vonesa CAS është diferenca kohore (e matur në cikle të
clock-ut) midis çastit që CPU kërkon të dhëna nga RAM
dhe çastit në të cilin RAM ofron të dhënat e para të
gatshme për tu lexuar
P.sh DDR-SDRAM kanë një vonesë CAS prej 2 ose 2.5
ciklesh të clock-ut
Kjo do te etiketohej si CAS2, CAS-2, CAS=2, CL2
Kujtesa
parësore
6
Vonesa CAS, tregon vonesën për të lexuar byte-t e para të
informacionit. Bytet- e mëpasshme lexohen pa vonesë
Duhet pasur pasarysh se:
Shumica e motherboard-eve mund të përdorin RAM me
çfardo vonese CAS edhe pse mund të mos përdorin dot
avantazhet e vonesave më të ulta
Disa motherboard-e lejojnë miksimin e RAM me CAS të
ndryshme por gjithnjë kujtesa më e shpejtë do të punojë me
shpejtësinë e vonesës më të ngadaltë
Shumica e motherboard-eve vetëkonfigurohen duke u bazuar
tek kujtesa RAM e instaluar. Megjithatë disa lloje
motherboardesh kërkojnë konfigurim manual nëpërmjet BIOS
4. Hierarkia e kujtesave parësore
Përveç kujtesës kryesore RAM ekzistojnë dhe
disa kujtesa të tjera ndihmëse
ROM
CACHE (L1, L2, L3)
Kujtesa Virtuale
Kujtesa
parësore
7
ROM
Kujtesa
parësore
8
Sasi e vogël kujtese që përdoret gjatë hapave të parë të ndezjes
së kompjuterit. Kujtesa ROM është vetëm e lexueshme.
Informacioni nuk humbet me fikjen e kompjuterit. Kjo kujtesë
është më e ngadaltë se RAM
PROM (Programmable ROM) është një chip në të cilin të
dhënat mund të shkruhen vetëm një herë. Pasi një program
shkruhet në PROM ai mbetet aty përgjithnjë. Informacioni
përsëri nuk humbet me fikjen e kompjuterit. Zakonisht PROM
shitet si një ROM bosh (pa të dhëna)
EPROM është një tip i veçantë PROM
që mund të fshihet nën prezencën e
rrezeve UV. Pasi fshihet ai mund të ri programohet.
EEPROM është një lloj EPROM që mund t’i fshihen të dhënat
nën prezencën e një ngarkese elektrike. Të dhënat shkruhen
dhe lexohen nga EEPROM byte për
byte (pra një byte njëkohësisht).
5. CACHE
Kujtesa
parësore
9
Kujtesë shumë e shpejtë por e kushtueshme që në
ditët e sotme përgjithësisht ndodhet brenda në
proçesor
Shërben për rritjen e shpejtësisë përpunuese duke
ulur kohën e aksesimit të kujtesës
Shpesh kujtesa CACHE implementohet duke
përdorur SRAM
Zakonisht në proçesorët e sotëm kujtesa CACHE
ndodhet e “shtresëzuar”
L1 - Është më e shpejta ndër kujtesat cache (16-128KB)
L2 - E dyta për nga shpejtësia por mund të mbajë më
shumë informacioni (128KB - 2MB)
L3 - Më e ngadalta ndër te treja por ruan mbi 2MB.
Përdoret kryesisht nga proçesorët me disa bërthama
Kujtesa Virtuale
Në rastet kur kujtesa RAM është e pamjaftueshme sistemi i shfrytëzimit (OS)
përdor pjesë nga kujtesa dytësore (HD) për të kompensuar mungesën
Edhe pse kjo kujtesë mund të konfigurohet në sasi të mëdha nëpërmjet
sistemit të shfrytëzimit, kujtesa RAM është shumë më e shpejtë se kujtesa
virtuale.
Programet nuk dallojnë midis kujtesës virtuale dhe asaj RAM. Për ta
ekzistojnë adresa logjike të kujtesës të cilat më pas përkthehen në adresa të
RAM apo kujtesës virtuale.
Kujtesa
parësore
10
6. Adresimi i RAM (Limiti Maksimal i
Madhësisë)
3 Kompontentet e mëposhtme krijonë limite për
maksimumin e RAM që mund të adresohet nga një
kompjuter
Sistemi i Shfrytëzimit (p.sh Windows)
Chispet dhe Motherboard
Proçesori
Kujtesa
parësore
Sistemet moderne të shfrytëzimit (p.sh Windows 7 64 bit)
kanë limite të larta për adresimin e RAM, prandaj ky nuk
është më problem. Megjithatë SSH vendos limite shpesh
dhe brenda llojit (p.sh Windows 7 lejon maks 16 GB,
ndërsa Windows 7 Professional 192GB)
Zakonisht motherboard kanë një numër të limituar të
foleve RAM (p.sh 3). Kjo limiton numrin e moduleve RAM
që mund të instalohen
Proçesorët modernë lejojnë përdorimin e mbi 64GB RAM
“640KB RAM duhet të jetë mëse i mjaftueshëm për
përdorimin e aplikacioneve”, Bill Gates, 1981
11
Foletë e kujtesës RAM
Kujtesa
parësore
12
Foletë e kujtesës RAM gjenden në motherboard.
Ato ndryshojnë sipas mënyrës së paketimit. Secila nga mënyrat
ka një numër të ndryshëm “kunjash” lidhëse (PIN)
Metoda pothuajse standarde për kompjuterët personale në ditët
e sotme është DIMM (e përmendur më lart). DIMM përmbajnë
74-240 kunja. Ky lloj RAM futet direkt në fole dhe më pas kapet
me mbajtëset anësore. Foletë megjithatë variojnë sipas
madhësisë (numrit të kunjave)
SIMM ka qenë standardi që përdorej para DIMM. Ky standard
detyronte instalimin e RAM në module dyshe. Ato përmbanin nga
64-72 kunja.
RIMM është një standard që nuk gjeti përdorim të gjerë edhe
pse përfshinte BUS-e të gjera dhe shpejtësi të lartë clocku. Ai
nxehej shpejt dhe paraqiste vonesa të shpeshta.
7. Zgjedhja e RAM
Kujtesa
parësore
Kur ndryshoni motherboard, shpesh ndodh që është e
detyrueshme dhe ndryshimi i RAM. Duhet të
siguroheni që RAM që po instaloni i përputhet
motherboardit përkatës
Sigurohuni që RAM mund të vendoset në folenë
përkatëse të motherboard (kontrolloni numrin e
“kunjave” DIMM
Nëse është e mundur në vend që të instaloni 2
module RAM me madhësi X secili, instaloni një modul
të vetëm me madhësi 2X
Zgjidhni gjithnjë RAM më të shpejtë që është në
qarkullim (nëse lejohet përdorimi nga motherboard)
Gjithnjë kontrolloni manualin e RAM dhe
Motherboard përpara instalimit dhe konkretisht
parametrat si shpejtësia e RAM dhe shpejtësia e lejuar
nga motherboard
13
Instalimi i RAM (I)
Kujtesa
parësore
14
Instalimi i RAM është i menjëhershëm në
motherboard-et modernë. Mjafton që RAM të
vendoset në folenë përkatëse dhe ai njihet
menjëherë nga sistemi
Zakonisht është një praktikë e mirë që nëse
foletë janë të numëruara ato të mbushen sipas
rradhës (p.sh 0, 1, 2 nëse janë 3 fole)
Disa tipe motherboard-esh kërkojnë që RAM të
vendosen në fole të rradhitur sipas madhësisë
(nëse janë të ndryshme), p.sh 1GB, 2GB, 2GB. Për
të qenë të sigurti kontrolloni manualin
8. Instalimi i RAM (II)
Nëse po instaloni një RAM DIMM, pasi të gjeni
një fole bosh, pozicionini RAM-in me kunjat
poshtë dhe vendoseni direkt në fole (duke
mënjanuar mekanizmin mbajtës
Kujtesa
parësore
Pas vendosjes së RAM në fole, mbajtëset anësore
duhet të mbajnë RAM të palëvizur në të dy anët
15
Probleme të zakonshme
Kujtesa
parësore
16
Pas instalimit të RAM duhet që sasia e re të shfaqet pas hapjes së
sistemit të shfrytëzimit (p.sh Windows). Nëse nuk shfaqet
kontrolloni nëse e keni vendosur mirë apo nëse parametrat e tij
përputhen me ato të lejuara nga motherboard
Nëse RAM nuk njihet nga kompjuteri që po e instaloni, provojeni
në një kompjuter tjetër të ngjashëm për tu siguruar që problemi
është i RAM dhe jo i ndonjë pjese tjetër
Sigurohuni që i keni instaluar modulet RAM sipas rradhës së
duhur (nëse është e nevojshme)
Nëse gjatë ndezjes së parë të kompjuterit pas instalimit të RAM
shfaqet gabimi “memory mismatch”, prisni për përfundimin e
ndezjes pasi jo domosdoshmërisht kjo do të thotë që RAM ka
probleme. Ndiqni udhëzimet në ekran dhe më pas ristartoni
kompjuterin
Nëse kompjuteri nuk ndizet por lëshon një sekuencë sinjalesh
POST, kontrolloni manualin për domethënien e tyre.