Tema: Piramida e ushqyerjes. Crregulime te
ushqyerjes
Nentema: Kujdesi per dhembet dhe problem te dhembet qe lidhen
me kequshqyerje
Punoi : Xhenilda Domi
SHËNDETI I DHËMBËVE
Mënyra më e mirë për të parandaluar shfaqjen e sëmundjes së dhëmbëve, mishit të
dhëmbëve (gingivës) dhe hapësirës së gojës në
përgjithësi, është të fitojmë shprehi të duhura dhe një
zakon të rregullt rreth mirëmbajtjes së higjienës orale.
Është shumë e rëndësishme të krijomë një rutinë për sa
i përket larjes së dhëmbëve dhe atë pas çdo të ngrëni
dhe në darkë para fjetjes. Tek fëmijët e vegjël duhet të
kemi kujdes që ti ndërgjegjësojmë ata dhe ti bëjmë të
vetëdijshëm që në fëmijëri të hershme rreth rëndësisë
së madhe që ka mirëmbajtja e higjienës orale. Në
pesëvjeçarin e parë te jetës së fëmijës duhet të kemi
kujdes që ti ndihmojmë dhe ti mësojmë rreth larjes sa
më të rregullt të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve
deri sa fëmija të fitojë siguri në vetvehte që larjen mund ta bëjë vet.
Në ditët që jetojmë gjithnjë e më tepër i kushtohet kujdes, madje i jepet një vëmendje dhe
rëndësi të veçantë larjes së dhëmbëve dhe mirëmbajtjes së higjienës orale si dhe theksi
gjithmonë vendoset në faktin se e rëndësishme është që këto shprehi të fitohen që në
fëmijëri të hershme. Shëndeti i dhëmbëve ka një ndikim të madh në cilësinë e jetës sonë.
Një buzëqeshje e bukur e plotëson madje e zbukuron pamjen tonë të jashtme, ndërsa
dhëmbët e shëndetshëm mundësojnë të kemi një ushqyerje sa më të shëndetshme.
PASTAT E DHËMBËVE
Zgjedhja e një paste sa më të mirë nuk është aspak një detyrë e lehtë. Nëpër vitrina në
dyqane shpesh gjejmë me dhjetra lloje pastash për dhëmbë nga dhjetra prodhues. E
rëndësishme është të zgjedhim pastën e cila përmbanë
fluor. Disa nga pastat ofrojnë edhe mbrojtje nga
depozitimet e mundshme të disa mineraleve të forta. Në
qoftë se zgjedhni pastë dhëmbësh për fëmijën tuaj,
atëherë kini kujdes që pasta të ketë shije të mirë, në
mënyrë që larja e dhëmbëve të jetë sa më e këndshme
për fëmijën.
Mësoni dhe këshilloni fëmijët tuaj që pasta e dhëmbëve nuk është ushqim që gëlltitet dhe se
është shumë e rëndësishme që pas larjes pasta të nxirret jashtë me pështymë dhe të
shplahet sa më mirë goja. Gjithmonë të përdoret sasi e vogël e pastës, sa madhësia e
kokrrës së bizeles, në mënyrë që gjatë larjes së dhëmbëve tek fëmijët, në rast gëlltitjeje,
fëmija të mos gëlltisë sasi të madhe fluori.
FURÇAT E DHËMBËVE
Problemi i zgjedhjes së një furçe sa më të mirë e të përshtatshme nuk është aspak më i
vogël se ai i zgjedhjes së pastës. Gjatë zgjedhjes së furçës duhet të kemi kujdes që fijet e
furçës të jenë të buta dhe në fund të mos jenë të ashpra por të lakueshme. Në varësi të
madhësisë së hapësirës së gojës kini kujdes në zgjedhjen
e madhësisë së kokës së furçës.
Koka e furçës do të duhej të ishte e vogël në mënyrë që
të ketë mundësi të depërtojë në të gjitha pjesët e
kavitetit oral dhe në të gjithë dhëmbët.Çdo tre ose katër
muaj zëvendësoni furçën tuaj me një të re.
Kur të blini furçën për fëmijën tuaj, kini parasyshë që
dhëmbët e tyre janë shumë të ndjeshëm dhe se zgjedhja
dhe përdorimi i një furçë të gabuar do të çonte në
dëmtime serioze të indit dhëmbor. Kështu që është tejet
e rëndësishme që furça për fëmijë të ketë fije të buta.
Derisa fëmija të jetë i vogël edhe furça duhet të jetë
shumë e vogël që të përshtatet me kavitetin oral të fëmijës. Kur fëmija të rritet, furça le të
jetë aq e madhe sa që të mund të furçohen (lahen) një deri në dy dhëmbë njëkohësisht.
Furça duhet të ketë vetinë të përfshijë edhe hapësirat interdentare në mënyrë që pastrimi i
dhëmbëve të jetë sa më i plotë.
Kini kujdes: NËSE FËMIJËS FURÇA I KONSUMOHET MË SHPEJT SE TRE MUAJ (kohë kur
këshillohet të ndërrohet furça) ATËHERË KY MUND TË JETË TREGUES QË FËMIJA JUAJ
USHTRON PRESION MBI DHËMBË GJATË PASTRIMIT DHE KJO MUND TË KETË PASOJA TË
RËNDA.
Furçat elektrike mund të jenë argëtuese për fëmijët. Përparësi tjetër është se për një kohë
të shkurtër bëjnë më shumë lëvizje, çka bën që të shkurtohet koha e furçimit aktiv. Mund
të kenë rëndësi praktike edhe tek fëmijët me probleme të veçanta, tek të cilët qëndrimi i
gjatë dhe i disciplinuar gjatë pastrimit me furçë mund të jetë i bezdisshëm dhe kjo paraqet
problem.
SOLUCIONET PËR SHPLARJEN E KAVITETIT ORAL
Ekziston një diferencë e madhe midis solucioneve të thjeshta ujore për shplarjen e gojës
dhe solucioneve të cilat përmbajnë fluor. Të parat çlirojnë fytin dhe frymëmarrjen si dhe i
japin gojës freski, por nuk ofrojnë mbrojtje për dhëmbin. Shumica e këtyre preparateve
përmbajnë alkool dhe nuk janë të përshtatshme për fëmijët nën moshën gjashtëvjeçare,
sepse mund ti gëlltisin.
Solucionet që përmbajnë fluor formojnë rreth dhëmbit një shtresë mbrojtëse të fluorit, e
cila parandalon kariesin. Gjithsesi e rëndësishme është të konsultoheni me stomatologun e
fëmijës tuaj, lejohet apo jo që fëmija juaj të përdorë të tilla solucione. Gjithashtu
vërtetohuni që fëmija juaj është vërtetë në gjendje tu përmbahet rregullave të përdorimit të
solucioneve, dmth: pas shplarjes solucioni të nxirret jashtë, jo të gëlltitet!
FILLET DENTARE
Filli dentar është një pjesë shumë e rëndësishme e
higjienës orale. Me fillë dentar ju mund të pastroni
vende ku shpesh
Teknika e perdorimit te fillit dentar
Teknika e përdorimit të fillit dentar
mund të formohen depozitime të ndryshme nga mbetjet
ushqimore, të cilat aty mbesin edhe pas larjes së
dhëmbëve me furçë dhe me pastë dhëmbësh. Filli
dentar për vetitë që posedon është në gjendje ti
eliminojë këto depozitime edhe në vende ku furça nuk depërton dot. Këshillohet që filli
dentar të përdoret të paktën një herë në ditë, ndërsa lloje të ndryshme të fillit dentar janë
bërë për t’ju përshtatur nevojave të ndryshme dhe gjendjes së kavitetit oral. Kështu psh:
nëse keni një gjendje të mirë të gojës, dmth. i keni të gjithë dhëmbët, poashtu i keni të
ruajtur të gjitha kontaktet fiziologjike okluzale mes dhëmbëve, atëherë është mirë të
përdorni fill dentar të prodhuar prej mëndafshi të butë, i cili i ruan edhe papilat interdentare
dhe nuk i dëmton ato me fijet e veta. Pra zgjidhni fillin dentar që ju përshtatet më shumë.
Fillë dentar për fëmijë mund të gjeni në farmaci duke u konsultuar së pari me mjekun tuaj
stomatolog.
EDHE PRODUKTET USHQIMORE JANË TË RËNDËSISHME
Sikurse është e rëndësishme të mbahet higjienë e rregullt orale, në luftën kundër
sëmundjes së dhëmbëve dhe mishrave të tyre rëndësi ka edhe kujdesi për një ushqim të
ekuilibruar. Këshillohet që ushqimi të përmbajë sa më shumë pemë dhe perime dhe sa më
pak yndyrë dhe kripë.
Çimçakezat pa sheqer (posaçërisht ata që përmbajnë ksilitol) janë shumë të mira për
dhëmbë dhe këshillohet të konsumohen pas çdo të ngrëni, si mjet ndihmës në
mirëmbajtjen e higjienës orale, sidomos në rastet kur nuk kemi mundësi ti pastrojmë
dhëmbët. Ato na ndihmojnë në pastrimin e pjesëve të ndryshme të kavitetit oral dhe në
eliminimin e sheqerit të dëmshëm si dhe na mbrojnë nga depozitimet e mbetjeve
ushqimore. Evitoni sa më tepër produktet që përmbajnë shumë sheqer si, ëmbëlsira,
akullore, deserte të ndryshme, karamele, etj.
Mos hani në darkë vonë përpara se të flini, sepse ushqimi që mbetet nëpër dhëmbë gjatë
natës mund të shkaktojë karies. Gjatë natës sekretohet më pak pështymë, kështu që goja
pastrohet më pak sesa gjatë ditës.
SI TI PASTROJMË DHËMBËT
Teknika e larjes se dhembeve.
Teknika e larjes së dhëmbëve.
Deri tani folëm për rëndësinë e mirëmbajtjes së
higjienës orale dhe mjetet që na duhen për ta bërë
këtë, por tani do flasim për mënyrë se si duhet të
pastrojmë dhëmbët në mënyrë sa më të saktë dhe
sa më të rregullt. Në fakt nuk është e rëndësishme
vetëm të lahen dhëmbët pas çdo të ngrëni por
edhe mënyra se si e bëjmë ate. Koha e
mjaftueshme për të larë dhëmbët është minimum
pesë minuta. Së pari pastrojmë pjesën e pëparme
(vestibulare) të dhëmbëve duke i dhënë furçës
drejtimin poshtë-lartë, pastaj me lëvizje rrotulluese duke i mundësuar furçës të futet në
hapërirat interdentare (ndërdhëmbore).
Pasi të kemi përfunduar me pjesën e përparme, futemi në pjesën e brëndshme të kavitetit
oral duke bërë sërish lëvizje, fillimisht poshtë-lartë pastaj lëvizje rrotulluese me furçë. Pastaj
furçohet sipërfaqja okluzale (përtypëse) e dhëmbëve. Pastrimi i kavitetit oral përfundon me
pastrimin e hapësirave interdentare me anë të fillit dentar.
STOP GURËZAVE
Kur të paraqitet sëmundja menjëherë duhet kërkuar ndihma e mjekut, i cili në bazë të
stadit të sëmundjes do të përcaktojë edhe mënyrën e mjekimit. Heqja e gurëzave, të cilat
janë formuar si pasojë e mbivendosjes së pllakës dentare, është parimi themelor i terapisë
mjekuese tek pacientët që vuajnë nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve. Gurëzat e
dhëmbëve janë depozitime të forta të lokalizuara në sipërfaqen e rrënjës dhe të kurorës së
dhëmbit, ato formohen me mineralizimin e pllakës dentare. Gurëzat duhet të hiqen të
paktën dy herë në vit, por më e mira do të ishte katër herë në vit.
Çfarë mund të bëni tjetër?
Zakonisht masat e mësipërme janë të mjaftueshme. Por:
-Shumë njerëz përdorin gjithashtu gargara antiseptike çdo ditë për të parandaluar
sëmundjet. Për individët që nuk janë të aftë të përdorin furçën e dhëmbëve gargarat
antiseptike luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e dhëmbëve.
-Gjuha mund të pastrohet pasi të lani dhëmbët. Ky veprim mund të kryhet me anë të furçës
së dhëmbëve ose me anë të disa furçave të veçanta për gjuhën.
-Në qoftë se jeni duhanpirës duhet të keni si qellim lënien e duhanit. Pirja e duhanit është
faktor risku për sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.
-Ushqehuni me një dietë të shëndetshme. Evitoni ushqimet dhe lëngjet që kanë përmbajtje
të madhe sheqeri. Sheqernat janë ushqim për bakteriet i cili me vone kthehet në acid nga
këto tëe fundit duke shkaktuar karies.
-Në qofte se do ti jepni ilaçe fëmijëve, sipas mundësive përdorni ilaçe që nuk përmbajnë
sheqer.
-Përdorimi i çimçakëzave pa sheqer pas ushqimit rrit rrjedhjen e pështymës e cila luan një
rol të rëndësishëm në pastrimin e gojës.