Sistemi financiar është, pa as më të voglin dyshim, katalizatori apo më saktë, laboratori ku zhvillimet ekonomike marrin formën dhe trajtën e duhur. Nuk mund të teprohet dhe të identifikohet ekonomia me sistemin financiar të një vendi. Por, nuk mund të neglizhohet dhe as të pakësohet roli i pazëvendësueshëm i sistemit financiar në zhvillimin dhe begatinë ekonomike të një ekonomie kombëtare. (Bundo, Luci, & Cane). Ky përkufizim shpreh më së miri rolin kryesor të nje sistemi financiar për ekonominë e një vendi. Në botë sot njihen dy orjentime të mëdha të sistemit financiar , ai i orjentuar nga tregu dhe sistemi financiar i orjentuar nga bankat. Diskutime tëshumta , studime ekonometrike tëspecialistëve të fushës ,kanë dashur tëvendosin në piedestal njerin prej këtyre sistemeve , për ta glorifikuar dhepër ta cilësuar si një shembull për tu ndjekur me qëllim që të kemi rritje ekonomike në rang botëror. Me anë të kësaj detyre kursi , sigurisht nuk mund të pretendojmë të ndërtojmë një model ekonometrik për të arritur në konkuzione reale, por jemi përpjekur që të rishikojmëliteraturat dhe kërkimet shkencore tëprofesorëve të ndryshëm, në mënyrë që të ndërtojmë një kornizë të qartë të secilit prej sistemeve. Pse u krijuan dy të tillë?Ku qëndron dallimi mestë dyve ?Të kuptojmë nëse me të vërtetë njëri prej sistemeve është mëi mirë se tjetri ? Dhe nëse po , pse nuk aplikohet nga të gjithë vendet?! Për ti dhënë shpjegim pyetjeve të lartpërmendura si dhe për të krijuar një ide të qartë tëproblematikës , paraqesim në vijim detyrën tonë të kursit .