Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Obeziteti

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Prochain SlideShare
Obeziteti shqip
Obeziteti shqip
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 5 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Diaporamas pour vous (19)

Publicité

Plus récents (20)

Obeziteti

  1. 1. Tema 1 : Obeziteti Tema 2 : BMI (indeksi i masës trupore) Lenda:Fizkulture Klasa : XI-B Punoi: Xhoena Nana
  2. 2. Ç'është obeziteti? • Obeziteti është një gjendje, që lidhet me praninë e tepricave të yndyrnave në gjak, të përcaktuara nga faktorë gjenetikë apo mjedisorë. (të jashtëm) Obeziteti shoqërohet me një indeks të masës trupore (BMI), 30 ose më e lartë. • Pasojat: obeziteti shton riskun e sëmundjeve të ndryshme si psh: diabeti, hipertensioni, probleme në frymëmarrje (respiratore) , sëmundje të zemrës, kancer etj. • Obeziteti dhe hipertensioni Hipertensioni ose presioni i lartë i gjakut, njihet ndryshe në mjekësi si “vrasësi i heshtur”. Kjo pasi numri i të prekurve, por edhe i atyre që ndërrojnë jetë si pasojë e kësaj sëmundje po rritet me shifra të frikshme. Rreth 700 mijë është numri i të prekurve në vendin tonë nga hipertensioni, ndërsa 50 për qind e vdekjeve i atribuohen pikërisht kësaj sëmundjeje. Kjo sëmundje po shtohet shumë edhe në rradhët e adoloshentëve, për shkak të obezitetit dhe stilit pasiv të jetës. Rreth 7 milionë njerëz vdesin çdo vit në të gjithë botën për shkak të presionit të madh arterial.
  3. 3. • Obeziteti dhe diabeti Diabeti është një tjetër sëmundje që shkaktohet nga obeziteti. Rreth 8,3% e botës vuajnë nga diabeti dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk e dinë, që e kanë. Globalisht, 387,000,000 njerëz vuajnë nga diabeti. Diabeti nuk prek vetëm të rriturit, por edhe fëmijët. Këta të fundit, kanë kryesisht diabet të tipit 1 dhe të tipit 2. • Obeziteti dhe sëmundjet e zemrës Obezitet do të thotë sasi e madhe e yndyranve në gjak. Këto yndyrna depozitohen në muret e enëve të gjakut, duke zvogëluar diametrin e tyre. Për këtë arsye, ndodh që ata mund të bllokohen, duke shkaktuar ataket kardiake. Humbja 5-10% e peshës trupore, ka vërtetuar se mund të zvogëlojë shpeshtësinë e sëmundjeve të zemrës.
  4. 4. BMI (indeksi i masës trupore) • Keni hasur shpesh herë nëpër revista apo faqet e internetit çështje që lidhen me indeksin e masës trupore (BMI), por si mund ta llogarisim atë? • Po, është e vërtetë që përcaktohet nga përpjestimi i peshës tuaj me gjatësinë tuaj në katror dhe në bazë të rezultatit tregon nëse ju jeni nën peshë, normal, mbipeshë apo obezë. • Por ajo që ndoshta nuk dinit është se BMI është thjesht një tregues ashtu siç e ka të përcaktuar edhe në emrin e vet. • Pra, në vetvete nuk është i vlefshëm dhe i besueshëm, nëse nuk ka të paktën rezultatin e raportit të perimetrit të belit dhe perimetrit të ijeve, e cila është një metodë më e besueshme që do t’ju tregojë nëse vërtet jeni normal apo mbipeshë. • Mos harroni se mund të ndodh që dy njerëz me të njëjtën peshë dhe gjatësi të kenë të njëjtën BMI, por në realitet njëri mund të ketë më tepër muskul se tjetri ndërsa tjetri të ketë sasi më të madhe dhjami. • Prandaj është e rëndësishme të dini se sa është përqindja e yndyrës në trupin tuaj dhe të kuptoni se pesha që ju masni nuk është vetëm yndyrë (dhjam) por luan rol edhe masa muskulare në trup dhe konstrukti i trupit të gjithë secilit si dhe përqëndrimi i masës së dhjamit në pjesën e sipërme ose të poshtme të trupit.
  5. 5. • Trupi në formë molle është ai lloj trupi i cili e përqëndron pjesën më të madhe të kileve në pjesën e sipërme të tij (zona e barkut) dhe është zakonisht i rrezikshëm për jetën pasi shoqërohet me sëmundje të ndryshme kardiovaskulare. • Tipi i trupit në formë dardhe është ai që vendos më tepër kile në pjesën e poshtme të tij (ije dhe kofshë). • Prandaj e këshillueshme është që të dini të paktën përimetrin e belit tuaj: • Për burrat > 94 cm = rrezik i madh • > 102 cm= jashtëzakonisht i madh • Për gratë > 80 cm = rrezik i madh • > 88 cm = jashtëzakonisht i madh

×