CESHTJET KRYESORE:
NDIKIMI I TE USHQYERIT NE SHENDETIN E NJERIUT
DEMONSTRIMI I USHQIMEVE TE CILAT DUHET TE KONSUMOJME
PASOJAT QE MUND TE VIJNE NGA PERDORIMI I USHQIMEVE TE MODIFIKUARA
GJENETIKISHT NE TE ARDHMEN KRAHASUAR ME USHQIMET NATYRORE
BURIMET KRYESORE :
MATERIALE TE SHKRUARA NGA MJEKE DIETOLOGE OSE SPECIALISTE TE NDRYSHEM
(NE GAZETA ,REVISTA,BROSHURA,)
PERDORIMI I LIBRAVE TE NDRYSHEM
SHFRYTEZIMI I ADRESAVE TE NDRYSHME NE INTERNET
Ushqyerja eshte nje proces nepermjet te cilit merren dhe perdoren nga organizmi
elementet kryesore te ushqimit.Ushqimi eshte nje nevoje baze fiziologjike dhe nje kusht i
domosdoshem per nje shendet te mire.Trupi I njeriut ka nevoje per elementet kryesore
ushqimore , te cilat ngahen ne shtate klasa : karbohidrate,proteina,yndyrna,vitamina ,
minerale,uje dhe fibra.
Lendet ushqyese Burimet
Karbohidratet embelsirat,dritherat,patatet
Yndyrnat vaji i ullirit,djathi I skremuar,gjalpi,lajthia,arra
Proteinat mishi,peshku,vezet,arrat,qumeshti,bajamet,bishtajat
Vitaminat perimet,frutat,dritherat,qumeshti
Mineralet perimet,frutat,mishi,qumeshti
Uji lengjet,frutat,perimet,shumica e ushqimeve
Fibrat frutat,perimet,dritherat
Konsumimi i shpeshtë i sheqerit I dëmton dhëmbët dhe con në shtimin e peshës. Për këtë
arsye ëmbëlsirat, pijet me sheqer dhe pijet alkoolike duhet të shijohen me mase. Kripa e
kuzhinës, te disa njerëz të caktuar ndikon në rritjen e shtypjes së gjakut. Megjithatë kripa
është e rëndësishme, jo vetëm për shkak të përmbajtjes së Jodit dhe Fluorit. Jodi pengon
lindjen e gushës dhe Fluori rrit qëndrueshmërinë e dhëmbëve kundër kariesit.Por gjate
konsumit te kripes duhet te kujtojme shprehjen e famshme popullore ‘’Gjella me kripe e
kripa me karar’’ dhe tashme eshte rradha per ta perdorur ne kuptimin e pare te saj.
Yndyrat/vajrat janë materie ushqyese të pasura me energji. Përdorimi i yndyrës me sasi të
tepruar favorizon jo vetëm mbipeshën por edhe shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme e
posaçërisht. Për këtë arsye duhet të kemi kujdes nga yndyrat e fshehta, gjatë përdorimit
të: prodhimeve të suxhukut, llojeve të djathërave të pasura me yndyrë, fritimit,etj.
Këshillë:
Perdorimime i yndyrnave deri ne 10-15 gr i yndyrnave bimore(per cdo lloj perdorimi) duke
mos e tejkaluar masen e lejuar.
Për çdo ditë, me një ndryshim të koordinuar, duhet të hahet: mishi, peshku, vezët, djathi
ose të tjera prodhime që përmbajnë hekur . Peshku fale vlerës së lartë të yndyrave zë një
vend të veçantë në të ushqyerit e shëndetshëm. Për këtë shkak është i arsyeshëm
përdorimi i 1-2 racioneve me mish peshku në javë. Qumështi, kosi, djathi dhe gjiza janë
artikuj ushqimorë me një kualitet të lartë. Qumështi dhe produktet e qumështit do të duhej
që të konsumoheshin disa herë në ditë. Ato përmbajnë shumë materie të vlefshme
ushqyese, posaçërisht kalciumi është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e eshtrave.
Furnizimin me Kalcium mund ta bëjnë edhe ujërat minerale të pasura me kalcium.
Artikujt ushqimorë përbëjnë pjesën kryesore te një ushqimi të shëndoshë. Prandaj buka,
prodhimet e brumërave, orizi, misri, patatet, ose pemët bishtajore duhet të konsumohen
shumë here në ditë.
Për të siguruar marrjen e vitaminave,materieve minerale dhe substancave sekondare të
bimëve janë posaçërisht të rëndësishme perimet, pemët dhe sallatat e freskëta. Në ditë
duhet qëtë konsumohen, duke u dhënë përparësi: tri herë perimeve dhe dy herë pemëve.
Me përzgjedhjen e perimeve të larmishme do të merren materiet sekondare bimore.
Uji dhe lëngjet (pijet) pa sheqer e shuajnë etjen më së miri. Pijet me përmbajtje të kafeinës
duhet të përdoren vetëm në sasi të zvogëluar. Në ditë të pihen 1–2 l litër lëngje,
posaçërisht në formë të pa sheqerosura, p.sh. Uji mineral ose pemëve/çaj i zi. Pijet me
përmbajtje të kafeinës (kafja, çaj i zi apo i gjelbër) të shijohen me masë.
Disa keshilla se si ti zgjedhni ushqimet qe permiresojne shendetin tuaj dhe ti shmangni
ato te cilat rrisin rrezikun per ndonje semundje dhe ne te njejten kohe te krijoni nje plan
per nje diete qe funksionon per ju.
Konsumo Mjaft Kalori por Jo Teper
Mbaj nje balance mes te kalorive qe merr dhe ato qe harxhon – me fjale te tjera mos ha me
shume ushqim se sa i duhet dhe perdor trupi juaj. Sasia mesatare e rekomanduar qe lejohet
eshte 2000 kalori por kjo varet nga mosha juaj, gjinia, gjatesia, pesha dhe aktiviteti fizik i juaj.
Ha Nje Mori Te Gjere Ushqimesh.
Te hash shendetshem eshte nje rast per ju qe te zgjeroni morine e zgjedhjeve – duke provuar
ushqime te ndryshme e vecanarisht perime, frutat dhe produktet e drithrave te plota –
ushqime qe zakonisht nuk i keni ngrene me pare.
Mbaj Porcionet Mesatare.
Vecanarisht tek ushqimet me shume kalori. Ne vitet e fundit madhesia e servimit me ushqim
eshte rritur shume e vecanarisht ne restorane. Nese ju servohet nje pjate e madhe me ushqim
ne ndonje restorant ateher ndaje ate me dike qe ke afer apo – edhe me mire – porosit pjat
mesatare ose te vogel.
Ha Shume Fruta, Perime, Drithera dhe Bime Bishtajore
Ushqime te larta me karbohidrate komplekse, fiber, vitamina dhe minerale, me pak yndyr dhe
pa kolesterol. Mundohu te gjesh prodhime sa me te freskta.
Pi Me Shume Uje
Trupi jone eshte 75% uje. Dhe uji eshte nje pjes e vitale e dietes se shendetshme. Uji ndihmon
te pastrojme sistemin tone, vecanarisht veshket dhe fshikezen urinare , nga toksinat dhe
mbeturinat. Shumica e njerezve e kalojne jeten e tyre te dehidruar.
Kufizo Ushqimet Me Sheqer, Kripe Dhe Produktet E Drithrave Te Rafinuara
Sheqeri i shtohet nje sasie te madhe ushqimeve qe prodhohen. Gjate nje viti vetem nje kanace
me soda (coca cola) qe ka 160 kalori, mund te shtoj peshen tuaj per 7 kilograme!
Mos U Be Polic i Ushqimeve
Ju mund te knaqeni me embelsirat qe pelqeni dhe ushqimet e skuqura ne nje mase perderisa
ato jane pjese e rastesishme (here pas here) e dietes tuaj te shendetshme. Ushqimi eshte
burim i mire i knaqesise dhe knaqesia eshte e mire per zemren tuaj!
Leviz
Nje diet e shendetshme permireson energjine dhe ndjenjen e mireqeniestuaj gjersa zvoglon
rrezikun tuaj ndaj shume semundjeve. Nese shtoni aktivitetin fizik dhe ushtrimet do te bej qe
plani i te ushqyerit te shendetshem te funksionoj edhe me mire.
1. Obeziteti
2. Sëmundjet e veshkave
3. Sëmundjet e tëmthit
4. Sëmundjet e zemrës
5. Sëmundjet e gjakut
6. Diabeti
7. Hipertensioni
8. Sëmundjet e arterieve të trurit
9. Kanceri
Obeziteti konsiderohet një situate jonormale, ku ka depozitim te tepërt te yndyrës ne trup.
Kjo ndodhe nga marrja e tepert te e ushqimit, dmth te energjisë te tepërt.
Faktore qe lidhen me obezitetin :
Stresi, lodhja, trishtimi,Mosha,Disa ilace,Çrregullime hormonal,eNderprerja e pirjesse duhanit
,Mbajta e kileve te teperta te shtatzanise,Trashëgimia.
o Si mundet njerezit obezit te humbasin kilet e teperta ?
E para duhet te vendosin me siguri qe duan te humbasi kilet, ti nenshrohet nje seri analizave
laboratike te gjakut ( p.sh kolisterol, hormonale etj ) per te indetifikuar shkakun e obez ites dhe
pastaj ti drejtohet nje dietologu i cili do pergatisi nje diete ne nevojat dhe zakonet e
pacientit,perdorim I produkteve me pak sheqer dhe yndyrna, te beni stervitje cdo dite. 20- 30
min ecje ju ndihmon te keni nje peshe ideale ..
Anoreksia - nenkupton nje deshire te egzagjeruar per te qen i dobet, duka pasur tendencen te
ruash te njeten peshe trupore perkohesisht. Personat te cilat kane anorexi prezentojne nje
imazh te deformuar mbi trupin e tyre duke e konsideruar veten shume me te trashe se sa jan
ne realitet dhe ne periudhat kur jan shume nen peshten normale. Kto persona hane shume
pak, preferojne frutat dhe perimet, evitojne sa me shume sheqernat dhe pastat, mishin dhe
djathrat sic dhe gjellen e gatuar.
Bulimia eshte e ngjashme me anoreksine,por ka disa ndryshime.Bulimiket nuk humbasin
shume ne peshe dhe ne te vertete ata jane pak mbipeshe.Gjithashtua ata jane te
shqetesuar per masen e tyre trupore dhe duan te dobesohen.Ata kane shpesh nje babezi
per te ngrene,konsumojne sasi te madhe karbohidratesh ne nje periudhe te shkurter kohe
dhe perdorin laksative qe shtojne jashteqitjen per te eliminuar ushqimin qe kane ose
provokojne te vjella.Bulimia nervore prek me shume adoleshentet.
Struma eshte nje zmadhim jonormal i gjendres tiroide,(Glandula thyroidea) e cila ndodhet
ne regjionin e gushes populli e quan “gusha”.
Struma eshte vetem nje shprehje, nje term qe tregon rritjen e abnormale te gjendres, por
nuk shpjegon me teper
Mjekesia njeh tri lloje Strumash:
1) Struma Hyperthyrote e cila ka te beje me nje hyper-funksion te gjendres
2) Struma Hypothyrote e cila ka te beje me nje ulje te funksionit te gjendres
3) Eurhyreote Struma e cila eshte ne funksionimi normal
PRODUKTET BIO DHE OMGJ
Të gjithë e kanë kuptuar se ushqimet biologjike, ato të vërteta, të rritura pa pesticide apo
produkte të tjera kimike, janë shumë të shëndetshme për shëndetin tonë. Por tregu e ka të
pamundur të plotësojë kërkesat e konsumatorëve për këto lloje ushqimesh. Kërkime të
shumta kanë treguar se këto lloj produktesh janë më të pasura me substanca, që na
ndihmojnë të ndihemi më mirë, si vitamina C dhe oksidues të tjerë. Kush i provon për herë të
parë mbetet i shtangur nga shija dhe aroma e mrekullueshme. Një studim amerikan i
departamentit të agrikulturës ka treguar se në 50 vitet e fundit përmbajtja e minerale dhe
vitaminave në shumë produkte është ulur në mënyrë domethënëse, kjo për shkak edhe të
produkteve kimike që përdoren. Sot të gjithë jemi të ekspozuar ndaj produkteve ushqimore të
modifikuara, për prodhimin e të cilave përdoren hormone, pesticide apo kimikate të ndryshme
të pakontrolluara, të cilat sjellin pasoja në organizmin e njeriut.
Me OMGJ (Organizëm i Modifikuar Gjenetikisht) nënkuptohet një organizëm gjallor,
pasuria gjenetike e të cilit është modifikuar nga njeriu nëpërmjet teknikave të inxhinierisë
gjenetike. Sot, inxhenieria gjenetike është mjaft e zhvilluar dhe ka gjetur aplikime në
shumë fusha, nga agrokultura tek mjekësia, deri tek ushqimet.
Dëmet e ushqimeve te modifikuara
Përdorimi i organizmave të modifikuara dëmton:
Aparatin tretës
Krijon alergji
Dëmton biodiversitetin
Shkakton dëm ekonomik te fermerët
Dëmton marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me vendet e Bashkimit Evropian.
Konsumatorët presin mbrojtje nga rreziqet që mund të paraqiten gjatë tërë rrjetit
ushqimor, duke filluar prej prodhuesit primar e deri te konsumatori, që përshkruhet
shpesh me termin ‘prej fermës në tryezë’. Mbrojtja do të bëhet vetëm atëherë kur të gjithë
sektorët e rrjetit furnizues të funksionojnë në mënyrë të integruar, dhe sistemet
kontrolluese të ushqimit të adresojnë të gjitha fazat në rrjetin ushqimor.