Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.
Lenda:Shkence Toke
Tema:Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera
nentokesor,burimet etj.,ne varesi te zones ose
rrethit ku b...
Objektivat:
Ne fund te projektit
nxenesi/ja te jete i
afte te:
Grumbulloje dhe
menaxhoje sa me
shume burime
informacioni n...
Burimet hidrografike ne rrethin
tone jane te shumta. Nder to mund
te permendim :lumenj (Drini,
Mati),ujera nentokesore,uje...
Lumenjte qe ndikojne ne ekonomine e rrethit te Lezhes jan lumi Drin dhe lumi Mat.
Drini është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare me 160 km gjatësi. Ai derdhet në Deti Adriatik, afër
Lezhes dhe ne lumin e...
Hidrocentrali i Fierzës është ndërtuar mbi Drin në afërsi të fshatit Fierzë. Filloi të ndërtohej në nëntor 1971 dhe u vu n...
Hidrocentrali i Komanit nisi të ndërtohej më 1979. Më 1985 u vunë në shfrytëzim dy
turbinat e para dhe më 1986 dy të tjera...
Hidrocentrali i Vaut të Dejës nisi të ndërtohej më 1967 dhe u vu në shfrytëzim më tetor
1971. Ka digën e Zadrejës dhe një ...
Lumi Mat eshte nje nga lumenjte me te rendesishem te Shqiperise.Aieshte nje lume 115 I
gjate dhe ka drejtimin per nga pere...
Shengjini(Shqip:Shen Gjoni:Italisht:San Giovanni di Medu)eshte nje qytet bregdetar ne Qarkun e
Lezhes.Shengjini ka nje pop...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te zones ose rrethit ku banon)ne aspektin naturor...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te zones ose rrethit ku banon)ne aspektin naturor...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te zones ose rrethit ku banon)ne aspektin naturor...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te zones ose rrethit ku banon)ne aspektin naturor...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te zones ose rrethit ku banon)ne aspektin naturor...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te zones ose rrethit ku banon)ne aspektin naturor...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te zones ose rrethit ku banon)ne aspektin naturor...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te zones ose rrethit ku banon)ne aspektin naturor...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te zones ose rrethit ku banon)ne aspektin naturor...
Prochain SlideShare
Chargement dans…5
×

Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te zones ose rrethit ku banon)ne aspektin naturor dhe ekonomik.

  • Identifiez-vous pour voir les commentaires

Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te zones ose rrethit ku banon)ne aspektin naturor dhe ekonomik.

  1. 1. Lenda:Shkence Toke Tema:Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te zones ose rrethit ku banon)ne aspektin naturor dhe ekonomik. Tema e grupit IV:Te pergatite ne Pawer Point nje CD qe pasqyton shfrytezimin e burimeve ujore te zones ose rrethit ku banon per ujitje, hidroenergji,turizem etj.
  2. 2. Objektivat: Ne fund te projektit nxenesi/ja te jete i afte te: Grumbulloje dhe menaxhoje sa me shume burime informacioni ne mbeshtetje te zgjidhjes se problemeve qe lidhen me projektin. Pershkruaje karakteristikat dalluese te hidrografise se zones ose rrethit ku banon. Analizoje dukurite pozitive dhe negative te hidrografise se zones ose rrethit ku banon. Vleresoje burimet ekonomike te hidrografise ne zonen ose rrethin ku banon.
  3. 3. Burimet hidrografike ne rrethin tone jane te shumta. Nder to mund te permendim :lumenj (Drini, Mati),ujera nentokesore,ujera detare etj.Ato perdoren ne menyra te ndryshme si p.sh.:lumi Drin dhe Mat perdoren si burim i energjise elektrike me ane te hidrocentraleve perkatesisht te lumit Drine:Vau i dejes, Komani, Ashta dhe Fierza(qe eshte dhe hidrocentrali me i madh ne Shqiperi) ndersa ne lumin Mat jane:Ulza dhe Shkopeti. Si ujera detare kemi ujerat e detit Adriatik qe zhvidhojne shume turizmin me bregdetet e Shengjinit, Kunes, Vainit, Patokut. Hidrografia e qytetit te Lezhes
  4. 4. Lumenjte qe ndikojne ne ekonomine e rrethit te Lezhes jan lumi Drin dhe lumi Mat.
  5. 5. Drini është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare me 160 km gjatësi. Ai derdhet në Deti Adriatik, afër Lezhes dhe ne lumin e Bunës, degë qe u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19. Drini formohet afër qytetit të Kukesit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit te Bardhe që buron afër Pejes,Kosove, nga malet e Zhlebit , përshkon lugun e Dukagjinit dhe derdhet në liqenin e Fierzes,- dhe Drinit te zi, që buron në Struge,Republika e Maqedonise, nga pjesa veriore e liqenit te Ohrit, i cili siç diket furnizohet me ujë nga liqeni i Prespes, ai merr disa degë si p.sh. Radiken (Treva e Dibres). Degët kryesore të Drinit janë lumi i Shales, lumi Valbona nga Alpet e Shqiperise, Drini i Bardhë në Kosovë dhe Drini i Zi në Maqedoni. Në pjesën fundore Drini derdhet në lumin Kir i cili buron nga Dukagjini, e pastaj bashkë derdhen në Bunë. Nga Kukesi, Drini rrjedh në Shqipërinë veriore, së pari nga Hasi, në vazhdim, është kthyer në një zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzës, i Komanit dhe i Vaut te Dejës), që furnizojnë me ujë tri hidrocentralet e mëdha. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m³/sek, kurse maksimalja e regjistruar është mbi 5100 m³/sek. Duke kaluar në fshatrat Spas, Msi dhe Fierze, e mandej, pasi mbërrin në krahinën e Dukagjinit, shkon drejt jugut, kalon nga Apripë e Gurit, Toplanë, Dushman, Koman, Vjerdhë Mazrrek, Rragam, and Pale Lalej. Në Vau Dejes, hyn në ultësirat e NënShkodrës dhe ndahet në dy krah. Një që derdhet në gjirin e Drinit në Adriatik në jug-përëndim të Lezhës. Tjetri derdhet në lumin Kir e më tej në Bune afër kalase se Shkodres. Edhe pse është dega më e shkurtër prej 15 km, kjo ndarje që derdhet në Bunë quhet Drini i Madh, sepse bie më shumë ujë se krahu tjetër që derdhet direkt në det. Drini i madh gjithashtu derdhej në det por ndryshoj rrjedhë pas një përmbytjeje të madhë më 1858 që ìa ndryshoj rrjedhën, dhe e pruri drejt Shkodrës. Drini i madh është shumë i gjërë dhe sjell një sasi të madhe uji (330–340 m³/s), i dyti për nga kapaciteti pas Bunës; por duke qënë i shkurtër disa harta e shënojnë si liqen. Pas Vaut të Dejës, krahu i gjatë shkon drejt jugt për nga Bushati, Mabë, Gjadër, Lezhe. Në jug të Lezhës hyn në një zonë moçalore e më tej derdhet n'Adriatik.
  6. 6. Hidrocentrali i Fierzës është ndërtuar mbi Drin në afërsi të fshatit Fierzë. Filloi të ndërtohej në nëntor 1971 dhe u vu në shfrytëzim më 1978. Ka një digë me gurë, zhavorr dhe bërthamë deltine të lartë 160 m. Diga krijon një rezervuar, (Liqenin e Fierzës) me vëllim 2,7 miliardë metra kub ujë. Hidrocentrali i Fierzës, më i madhi në vend, në tetor 2014 mbushi 35 vjet punë, kur në ‘78-ën nisi prodhimin turbina e parë. Ndërtuar me pajisje të ardhura nga Kina, por i konceptuar 100% nga inxhinierët shqiptarë, hidrocentrali që shtrihet mbi lumin Drin ka shërbyer si burim kryesor në prodhimin e energjisë elektrike, madje në disa raste duke furnizuar edhe vendet fqinje. Fierza ka një kapacitet prodhimi prej 500 megavat (MW), ndër më të mëdhenjtë në Ballkan. Ishte tetori i vitit 1978, kur nisi punën turbina e parë e HEC-it të Fierzës, i ndërtuar me ndihmën e shtetit kinez.Ish-drejtori i veprave të mëdha energjetike, inxhinieri Niko Naska, kujton se, nisja e punës për prodhimin e energjisë elektrike nga Fierza u bë pikërisht në 70-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës, duke sjellë njëkohësisht dhe dyfishim të prodhimit të energjisë elektrike. Nuk dihet tamam se sa ka kushtuar ndërtimi i Fierzës, por ajo që dihet me siguri është fakti se pajisjet dhe teknologjia e ardhur nga Kina janë shkëmbyer me mineral kromi, ndërsa të gjithë koston vepra energjetike e ka shlyer pas tre vjet punë (1981). “Të gjitha objektet dhe nënobjektet e kësaj vepre janë projektuar nga inxhinierë shqiptarë dhe janë ndërtuar nga ndërtuesit shqiptarë. Me punën e saj kjo vepër e ka shlyer veten në vitin 1981 (3 vjet punë) dhe që nga ai vit e në vijueshmëri punon për nevojat ekomomike të vendit”, thotë Naska. Për ndërtimin e saj morën pjesë për 7 vite radhazi inxhinierë të njohur të asaj kohe si: Pandi Çezmaxhiu, Nesti Lubonja, Rrahman Hanku, Emin Myslin etj. KESH ka përfunduar ne vitin 2008 realizimin e investimit 30 milionë euro për rehabilitimin e dy turbinave të hidrocentralit të Fierzës. Investimi i kryer me ndihmën e donatorëve dhe burimeve të KESH-it bëri të mundur rritjen e prodhimit të energjisë elektrike me 2%. Tashmë një pjesë e teknologjisë së HEC-it të Fierzës ka ndryshuar, i modernizuar falë investimit. Një tjetër projekt i KESH-it lidhet me sigurimin e digave, me vlerë investimi 28 milionë euro, ku 10 milionë i takojnë Fierzës, ndërsa studimi prek edhe HEC-et e tjera. Aktualisht, kapaciteti i HEC-it të Fierzës është 500 MW, me një nivel prodhimi afro 1.7 miliardë kilovat orë energji elektrike. Duket si shaka, por KESH-i planifikon ta përfshijë HEC-in e Fierzës në rrjetin e bursave, duke e instaluar me qendrën e dispeçerisë që ndodhet në Zvicër. “Duke u lidhur me qendrën në Zvicër, do ta kemi më të lehtë shkëmbimin e energjisë elektrike, kryerjen e importit dhe eksportit, ndërsa kompanitë e huaja do të jenë në gjendje të njihen në çdo kohë me kapacitet e Fierzës”, flet për “Shqip”, drejtori i përgjithshëm i divizionit të prodhimit, Muharrem Stojku. Sipas tij, plani është për t‘u zbatuar tani afër dhe se listimi i Fierzës në bursë pritet t‘i sjellë KESH-it të ardhura të konsiderueshme. Nëse një ditë do të hidhej ideja për privatizimin e HEC-it të Fierzës, opinionet do të ishin interesante, të pozicionuara pro dhe kundër. Stojku jep mendimin e tij personal: “Jo. Fierza është vepër shqiptare dhe do të mbetet e tillë”. Rezerva, 2.7 miliardë m3 ujë. Diga është ndërtuar me material vendi, me lartësi 167 ml (nga digat më të larta), gjatësia në kurorë 400 ml, volumi i përgjithshëm i materialeve të ndërtimit të hedhur në të është 8 milionë m3, tunele 5500 ml. Rezervuari i ujit me volum 2.7 miliardë m3, sipërfaqja e ujit të rezervuarit 72.6 km2, thellësia maksimale 128 ml, fuqia e instaluar 500 MW dhe prodhimi vjetor i energjisë 1.8 miliardë kilovat/orë .
  7. 7. Hidrocentrali i Komanit nisi të ndërtohej më 1979. Më 1985 u vunë në shfrytëzim dy turbinat e para dhe më 1986 dy të tjerat. Diga është me gurë dhe ekran prej betoni të armuar. Krijon një rezervuar, liqen artificial, me sipërfaqe rreth 12 km katror dhe vëllim rreth 450 milionë metër kub ujë.
  8. 8. Hidrocentrali i Vaut të Dejës nisi të ndërtohej më 1967 dhe u vu në shfrytëzim më tetor 1971. Ka digën e Zadrejës dhe një në Qyrsaq. Këto diga krijojnë një rezervuar, (Liqenin e Vaut të Dejës) me vëllim 580 milionë metër kub ujë.
  9. 9. Lumi Mat eshte nje nga lumenjte me te rendesishem te Shqiperise.Aieshte nje lume 115 I gjate dhe ka drejtimin per nga perendimi me derdhje ne detin adriatik afer Patokut.Lumi Mat ka dy dege kryesore:Fanin e madh dhe Fanin e vogel.Lumi Fan buron nga maet e Fanit ne Mirdite dhe merr kete emer nga zona ku buron.Ndersa Fani I vogel buron ne malet e Roshit dhe Lajthizes ne Puke.Fani I madh dhe Fani I vogel bashkohen ne Rrubik per te formuar lumi Mat.
  10. 10. Shengjini(Shqip:Shen Gjoni:Italisht:San Giovanni di Medu)eshte nje qytet bregdetar ne Qarkun e Lezhes.Shengjini ka nje popullsi prej 8000 qytetareve.Shengjini eshte nje vend me rritje te madhe si destinacion turistik per shkak te plazheve mahnites qe ka. Pak Histori: Shengjini eshte pjese e qytetit te Lezhes qe ka nje histori mijera vjet te lashte dhe nje kulture unike.Sipas historianeve Lezha u quajt vendi I Lidhjes se Lezhes,te cilen Skenderbeu e perdori per te bashkuar Principatat ne luften me Perandorine Osmane.Vija bregdetare e shengjinit ka ofruar gjithmone nje aset kyc gjeografik te zones per mijera vite.Ne vitin 1924,qeveria shqiptare e riemeron shengjinin si Wilson,per nder te presidentit Amerikan Woodrow Wilson per mbeshtetjen qe I beri shqiperise ne marrjen e pavaresise. Gjeografia e Shengjinit: Shengjini ndodhet rreth 100 metra lar ujerave te detit Adriatik.Ai shtrihet ne koordinatat 4149` ne veri dhe 1936` ne lindje. Ekonomia: Ekonomia e shengjinit varet kryesisht nga turizmi she peshkimi.Dy sektore mjaft te rendesishem te ekonomise qe sjellin mjaft te ardhura per zonen.Vecanarisht turizmi qe ka nje perhapje mjaft te gjere gjte te gjithe vijes bregdetare ne,ne te cilen 3 jane plazhet me te frekuentuara:plazhi I Shengjinit,I Kunes dhe i Vainit.Keto plazhe fluksin me te madh te turisteve e kane gjete muajit gusht ku presin turiste nga e gjithe bota. Por edhe peshkimi eshte nje industri mjaft e zhvidhuar per shkak te vete pozicionit gjeografik(ne prani te detit) shengjini ka nje port mjaft te mash ne siperfaqe ,ne te cilin anijet e peshkimit jane te panumerta , I cili nu sherben vetem per peshkim por edhe si pike doganore.Ai sherben per transportin e madhrave dhe te njerezve.

×