Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Teknika pomodoro

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 3 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Publicité

Teknika pomodoro

  1. 1. Teknika pomodoro Çka është teknika pomodoro Teknika pomodoro është teknikë për menaxhimin e kohës. Kushti është që të punohet në sesione me gjatësi kohe prej 25 minutash (25 minuta është koha e preferuar, sesionet mund të jenë edhe më të gjata), të quajtura sesione pomodoro. Pas çdo sesioni të suksesshëm pason pushim 5 minutësh. Është e sugjerueshme që koha e pushimit të kalohet larg tavolinës së punës. Si funksionon teknika pomodoro Teknika pomodoro bazohet mbi 6 shtylla kryesore të cilave duhet ti përmbahet aplikuesi, ato janë: planifikimi, përqendrimi, fillimi i punës (sesionit), pushim i shkurtë, kthehu nga fillimi dhe pushimi i gjatë. 1. Planifikimi Përdor 5 minuta kohë për ta planifikuar ditën tënde. Në cilat detyra do të punosh dhe sa sesione kohë do të nevojiten për kryrjen e secilës prej tyre. Organizimi dhe pritjet reale janë çelësi i të qenit produktiv. 2. Përqendrimi Ndodh që një çpërqendrim i vogël nga puna të marë minuta të tëra nga dita juaj dhe si rrjedhojë puna do të prolongohet. Për tu shmangur nga ky fenomen me doemos duhet të shmangemi nga gjërat që na e tërheqin vëmendjen. Këshillohet që përgjatë sesioneve të çkyçeni nga interneti (e-mail, rrjetet sociale, etj.) 3. Fillimi i punës (sesionit) Zgjedhe detyrën në të cilën do të punosh dhe fokusohu. Puno në të për 25 minuta (ose edhe më shumë) pa ndërprerje. 4. Pushimi i shkurtë Pasi të kesh kaluar sesionin me sukses pusho për 5 minuta. Le të jetë një pushim larg nga tavolina juaj e punës. 5. Kthehu nga fillimi Raundi i një pomodoro është 4 sesione (d.m.th 100 minuta - ose më shumë). Në fillim të çdo sesioni caktoje detyrën në të cilën do të punosh dhe fokusoje tërë energjinë tënde në të përgjatë 25 minutave vijuese. Vazhdo në këtë mënyrë deri sa të plotësosh një pomodoro (4 sesione). Duke përdorur shabllonin e këtillë do të krijosh shprehi të mira pune.
  2. 2. 6. Pushimi i gjatë Pas 4 sesioneve të një pomodoroje është koha për pushimin e gjatë, rekomandohet që ky pushim të zgjasë 20 minuta. Shfrytëzoje këtë kohë për një shëtitje të shkurtë, për pëgatitjen e një vakti ushqimi, apo diçka të ngjajshme. Kohëgjatësia e pushimit të gjatë mund të rritet- zvogëlohet në pazë të gjendjes fizike dhe psiqike të personit. Cilat janë dobitë e përdorimit e kësaj teknike Ekzistojnë një sërë dobish të përdorimit të kësaj teknike, ne do ti veçojmë disa prej tyre: - Përmirëson produktivitetin - Përmirëson kualitetin dhe sasinë e punës së kryer brenda një dite - Mundëson menaxhim më të mirë të kohës - Rritë përqendrueshmërinë dhe motivimin gjatë punës - Ju mban të freskët A të duhet ty teknika pomodoro Nëse e ndjeni se ju bëni pjesë në njërën prej këtyre kategorive atëherë juve ju duhet teknika pomodoro për të përmirësuar kualitetin dhe efikasitetin e punës suaj. - Nuk ke kohë të mjaftueshme për ti përfunduar detyrat e tua ditore - Ke shumë faktorë çpërqendrues në vendin ku punon - Lufton pët të përfunduat ndonjë gjë në kohë - Ndihesh i lodhur dhe i pafrymëzuar - Nuk mund të vësh barazpeshë në mes të punës dhe jetës private Kujt i sugjerohet ta përdorë këtë teknikë Teknika pomodoro është është teknikë e cila i dedikohet punëtorëve në përgjithësi. Mirëpo përdoret në masë të madhe nga studentët për të mbajtur në kontrollë përqendrimin përgjatë mësimit. Gjithashtu kjo teknikë është shumë e popullarizar tek punëtorët që punojnë nga shtëpitë e tyre dhe tek konsultatët nga largësia për tu siguruar se po e marin kualitetin dhe profitin e duhur për kohë të caktuar. Përktheu e pështati Ylber Veliu 3 prill 2017

×