1. Kolegji Evropian “Dukagjini” Pejë
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
Departamenti Informatikë e aplikuar
Studimet themelore Bachelor
Lenda: Arkitektura dhe organizimi i
kompjutereve
Tema:Krahasimi i arkitekturës së procesorëve të
Intelit dhe AMD-së
Kandidati: Mësimdhënësi:
Yll Ferizi Prof. Dr. Sc. Arianit Kurti
Nr. Index: 21/10/001
Dhjetor, 2011
1
2. Punuar nga : Yll Ferizi
Përmbajtja
Hyrje 3
Specifikacioni i procesorëve te zgjedhur 4
Core 2 Duo notebook processor (CPU) 5
AMD Turion 64 X2 Notebook Processor (CPU) 6
Metodologjia e punës 7
Përfundimi 8
Referencat 8
Aneks 9
CPU Speed Professional v.3.9.4.3 9
CPU-Z v.1.59 10
PassMark(TM) PerformanceTest 7.0 12
2
3. Punuar nga : Yll Ferizi
Hyrje
CPU është elementi më i rëndësishëm i një sistemi kompjuterik. Sikur truri i njeriut, kompjuterët
nuk janë të gjithë të barabartë sipas fuqisë dhe shpejtesise se procesimit te te dhenave.
Një “lufte” e pashoqe ose një arene idesh dhe teknikash ne arkitekturën dhe llojet e
mikroprocesorëve është zhvilluar në mes të INTEL e AMD, dhe vazhdon të jet e tillë edhe sot e
kësaj dite.
Dallohen 4-bit, 8-bit, 16-bit, 32-bit, 64-bit mikroprocesor dhe kryesisht këtu do t’i shqyrtojmë
x64 arkitekturën e procesorëve të këtyre dy kompanive.
Këta procesorë mund t’i ndajmë edhe ne tri grupe:
Desktop procesorë, Notebook procesorë dhe Server procesorë.
Për shkak të përparimit të teknologjisë per integrimin e qarqeve (circuit integration
technology)dhe kufizimeve te performancës , Chip-multiprocessor (CMP) ose multi-core
teknologjia po perdoret ne CPU e ri. Kjo teknologji i integron disa procesore(cores procesor) në
një të vetem.
Paraqitja e procesorëve nga Intel dhe AMD ne versionin dual core ka bere shume buj.
Ka raporte te shumta online te cilat mirren me krahasimin e performancës se procesorëve nga
të dyja kompanitë.
Per kete punim kam pasur mundesi qe te siguroj dhe t’i perdori dy laptop kompjuter me
performansa po thuaj te njejta por me procesore (CPU) te ndryshem pra, njeri nga kompania
INTEL dhe tjetri nga AMD e keta jane:
1. HP Pavilion dv9500 Notebook PC
Intel(R) Core(TM) 2 Duo CPU T5450
2. DELL Latitude d531
AMD Turion 64 X2 Mobile TL-56
3
4. Punuar nga : Yll Ferizi
Specifikacioni i procesorëve te zgjedhur
Manufacturer GenuineIntel AuthenticAMD
CPU Intel Mobile Core 2 Duo T5500 AMD Turion 64 X2 Mobile TL-56
Frequency 1.66GHz 1.80GHz
Cores / Threads 2/2 2/2
Multiplier X 10 X 4.0
Technology 65nm 65nm
Bus speed 166 MHz 199.5 MHz
FSB Speed 665 MHz - Data Rate 64-bit 1600 MHz
Transistors 291 Million 154 million
L1 Cache 2 x 32 KB, 8 way, 2 x 64 KB, 2-way,
(e njëjta për 64–byte cache line size, 64-byte cache line size
Instruksion dhe data
cache)
L2 Cache 2 MB shared cache (2MB x 1), 2 x 512 KB, 16-way,
8-way, 64-byte line size 64-byte line size
Instructions MMX, SSE (1,2,3,3S), 3DNow! Pro MMX(+),Extended 3DNow!, Extended
Technology, Intel64(EM64T) 3DNow!, SSE (1,2,3), x86-64(AMD64),
PowerNow!, NX-Bit, AMD-V
Socket Socket P (478) Socket S1 (638)
Max. temp (DTP) 34W 31-35W
4
5. Punuar nga : Yll Ferizi
Core 2 Duo notebook processor (CPU)
Intel Core 2 Duo (i njohur edhe si Core2 Duo) notebook procesori është një procesor 64 bit dual
core processor. Kjo do të thot që dy shtresat (core) të procesorit punojnë brenda Core 2 Duo në
mënyrë paralele.
Core 2 Duo, ka startuar ne Korrik 2006, dhe është pasardhësi i Core Duo. Cdo core është e
bazuar në Pentium M micro arkitekturë. Nëse dëshirojmë ta krahasojmë Core2Duo me
arkitekturen e vjetër të Pentium 4, atëher Core2Duo i ka tubacionet (pipelines )më të shkurtër.
Si rezultat i kësaj, clock rate maksimum është më i vogël por, performanca e clock është shumë
më e madhe. Kështu Pentium 4M me të njejtin clock rate është për 40% më i ngadalshëm.
Procesori për notebook (Core 2 Duo) dhe ai për desktop (Core 2 Duo) janë te bazuar në të
njejtin procesorë. Dallimi është se notebook versioni shfrytëzon voltazhë më të vogël (0.95 deri
1.188 volt) po ashtu edhe ka front side bus(FSB) më të vogël (1066 vs. 667 MHz).
Si rezultat (po ashtu këtu ndikon edhe shpejtësia më e vogël e HDD për laptop) performanca e
notebookëve është për 20% më e vogël se e desktop kompjuterëve me shpejtësi të njejt (clock
rate).
Tiparet kryesore
• Ofron 64 bit mbështetje
• Dual Core procesor me Level 2 cache të perbashkët (shared)
• Intel Virtualization Technology (VT) në mënyrë të pjesshme (varësisht nga modeli) etj.
Specifikacionet
Core 2 Duo procesoret janë prodhuar në 65 nm (e më vonë në 45nm), përmbajnë 14 fazat
tubacionet(pipelines) dhe 2-4 MB cache të Level 2 (varësisht nga modeli).
Mund të përmendim edhe:
Dual core teknologjinë
Dy cores procesor punojnë me të njejtën frekuencë dhe në të njejtën hapsirë ose bllok, duke e
ndarë edhe Level 2 keshin si dhe front side bus (FSB).
Këto funksione jane paraqitur me daljen e Core 2 Duo :
Virtualisation technology (VT), Execute Disable Bit, Wide Dynamic Execution, Smart-Memory-
Access, Advanced-Smart-Cache, Advanced-Digital-Media-Boost,
64 bit support
Mbështetja për fjalët 64 bit të gjëra në CPU. Kjo do të thotë procesorI mund të trajtojë 64 bit
paketat e të dhënave. Intel Core 2 mbeshtet po ashtu ekstensionin AMD64 (licensuar), me
ndihmen e të cilit brenda procesorit 64bit mund të ekzekutojmë programe me 32 bit (nëse
përdoret sistemi operativ 64 bit).
5
6. Punuar nga : Yll Ferizi
Teorikisht, një procesor 64 bit mund të ketë casje në më shumë se 4 GB të memories, por kjo
është e kufizuar zakonisht nga chip setet të cilët përdoren.
Funksionet për kursimin e energjisë
Ashtu si me versionin e AMD-së, clock rate dhe tensioni mund të vendosen në mënyrë dinamike
dhe individuale për çdo core (Speedstep). Në një ngarkesë të vogël të procesorit mund të
kursejnë energji duke ulur shpejtësinë e orës (clock)(në 1200 MHz, respektivisht 800 MHz me
Santa Rosa) dhe core voltazh (nga 1.3 volt në 1,0375 volt). E gjithë kjo ndodh duke mos humbur
performanca në sajë të rregullimit automatik të shpejtësisë së orës (clock speed). Përveç kësaj,
procesori mund të ndal një pjesë të CPU të cilat nuk përdoren, për të kursyer energjinë.
Performanca
Performanca e Core 2 Duo procesorit në krahasim me konkurrentin direkt të tij, AMD Turion 64
X2, është shumë e mirë. Core 2 Duo e mund apo tejkalon AMD Turion 64 X2 me shpejtësi (clock
rate) virtualisht në të gjitha aplikacionet ( për afërsisht për 15% apo me shumë).
Shfrytëzimi i energjisë ëshë i njejti për të dy procesorët.
Nëse krahasohet Core2Duo me parardhësin e tij CoreDuo, atëher Core 2 Duo është për 10% më i
shpejtë dhe hargjon pak më shumë energji.
AMD Turion 64 X2 Notebook Processor (CPU)
AMD Turion 64 X2 është procesori Dual Core i pari i AMD-se dhe është konkurrenca direkte e
Intel Core Duo. Aftësia e këtij është qe e mbështet 64-bit procesimin, për derisa Intel këtë
mundësi e jep tek me paraqitjen e Core 2 Duo procesorit.
Për më shumë, ky procesor na vjen me kontrollerin për memorie DDR2 të integruar (2-way
DDR2).
Megjithatë, për shkak të L2 keshit(cache) më të vogël, performanca e Turion 64 X2 modeleve
është për një niansë me e ulët se tek procesorët e nivelit të njejt por tek Core Duo.
Tiparet kryesore
• Dual-Core arkitektura
• L1 dhe L2 cache strukture diskrete për cdo core
• Kontrollerin e integruar 2-way DDR2
• AMD64 - mbeshtet 64-bit procesimin
• AMD virtualizimi
• nX-bit mbështetja (quhet edhe mbrojtje e avancuar për virus nga AMD)
6
7. Punuar nga : Yll Ferizi
AMD64 berthamat (Cores)
Të dy bërthamat (cores) e AMD Turion X2 64 janë bazuar në arkitekturën K8L. Pra, këto janë
shumë të ngjashme me Turion 64 dhe Athlon 64 Core X2 për desktop kompjuter.
Secili nga të dy berthamat ka 128 KB cache L1 dhe në varësi të modelit, 256 respektivisht 512 KB
L2 cache.
Për shkak të cache të vogël të L2, Turion X2 është më i ngadalshëm se sa një Dual Core dhe Core
2 Duo nga Intel. Në fillim Turion është prodhuar në teknologjinë 90nm, e më vonë në 65nm.
I mbështet këto instruksione:
MMX, Extended 3DNow!, SSE, SSE2, SSE3, AMD64, PowerNow!, NX-Bit, AMD-V.
Ruajtja e Energjisë me PowerNow!
AMD Turion 64 X2 procesori e ka AMD PowerNow! Teknologjinr e cila është e njejt me
Speedstep Teknologjine nga Intel. Këto teknologji lejojnë të ulet në mënyrë automatike
frekuenca e procesorit (800/1000 MHz) dhe voltazha në mënyrë që të ruhet energjia.
Për dallim nga Core2Duo kjo është më pak e arritshme duke logaritur që në AMD procesor
duhet që kontrolleri i memories të jet gjithnjë i ndezur.
Performanca
Për shkak të L2 cache më të vogël, Turion 64 X2 është më i ngadalshëm se sa konkurrenti i tij i
drejtpërdrejtë, Intel Core (2) Duo.
Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme për të qenë jo i shpejtë. Pentium Dual-Core
procesorët me shpejtësi të njejt dhe me vetëm 1024 KB L2 cache janë më të shpejtë se
Turion. Megjithatë, performanca e Turion mjafton për sherbimet të cilat nuk kërkojnë ngarkesa
teë medha – ose për punë të përditshme.
Metodologjia e punës
Ne mënyrë qe krahasimi te jetë sa me i afërt unë ne te dy sistemet kam instaluar Windows 7
Ultimate 64 bit me SP1, MS Office 2007, Antivirus ESET 4, Call of Duty(R) 4 - Modern
Warfare(TM).
Po ashtu për nevojat e matjeve kam instaluar ne te dy sistemet edhe këto vegla:
CPUID CPU-Z v.1.59, PC Wizard 2010, Performance Test 7.0 dhe CPU Speed Professional
v.3.0.4
7
8. Punuar nga : Yll Ferizi
Përfundimi
Intel Core2Duo familja e procesorëve është mjaft dominuese si në shitje dhe në mënyrë të qartë
ofron performancën më të mirë se sa familja Turion X2 64.
Sa i përket këtyre dy procesorëve të zgjedhur, të gjitha testet të orientojnë tek Inter Core2Duo.
Siq e ceka me lart unë për këtë test kam instaluar dhe testuar në të dy kompjuterët edhe një lojë
me grafikë dhe efekte të tjera. Edhe pse procesorët e AMD kanë përparësi në fushën e grafikës
pasi që kanë disa instruksione shtesë siq është edhe 3Dnow!, por në këto konfiguracione dhe ne
këtë lojë definitivisht laptopi me Intel Procesor ka dominuar.
Gjatë këtyre testimeve e kam pasur një hendikep për shkak që njëri laptop (ai me AMD CPU ) ka
pasur 1 GB RAM memorie ndërsa laptopi tjetër 2 GB RAM, duke ndikuar kjo edhe në
performancën e përgjithshme të vlerësimit.
Pra, shumecka varet nga konfigurimi i veçantë i një kompjuteri mobil, këtu duhet të logaritet:
madhësia e kujtesës se perkohshme RAM dhe shpejtësia, lloji i hard diskut dhe shpejtësia si dhe
kartela grafike, të cilat në kohet e fundit mund të quhen edhe mini PC për shkak të
kompleksitetit që këto të fundit kanë në arkitekturen e tyre.
Referencat
http://ark.intel.com/products/27253/Intel-Core2-Duo-Processor-T5500-(2M-Cache-1_66-GHz-
667-MHz-FSB)
http://products.amd.com/pages/NotebookCPUDetail.aspx?id=4&f1=&f2=&f3=&f4=&f5=&f6=&f
7=&f8=&f9=
http://www.cpubenchmark.net
http://www.notebookcheck.net
http://www.cpubenchmark.net/market_share.html
http://www.xbitlabs.com/articles/cpu/display/athlon-x2-pentium.html
8
9. Punuar nga : Yll Ferizi
Aneks
Disa nga rezultatet e testeve te procesoreve te zgjedhur te cilat na kane sherbyer edhe per
perpilimin e ketij punimi.
CPU Speed Professional v.3.9.4.3
Eshte testuar procesori:
Intel Core 2 Duo T5450
Shpejtesia e procesorit ishte:
1110Mhz ndersa shpejtesia e
publikuar 1660Mhz
Eshte testuar procesori:
AMD Turion 64X2 TL-56 Mobile
Shpejtesia e procesorit ishte:
1260Mhz ndersa shpejtesia e
publikuar 800Mhz
Ne baze te ketij programi, AMD
procesori ka pasur nje shpejtesi me
te madhe nga procesori i INTEL me
nje diference prej 150MHz
9
10. Punuar nga : Yll Ferizi
CPU-Z v.1.59
Rezultatet e softwerit i cili na
tregon te dhenat e
CPU,Memories,Karteles
grafike,Pllakes ame etj.
Eshte testuar procesori:
Intel Core 2 Duo T5450 @
1.55GHz
Rezultatet e softwerit i cili na tregon
te dhenat e
CPU,Memories,Karteles
grafike,Pllakes ame etj.
“CPU-Z v.1.59”
Eshte testuar procesori:
AMD Turion 64X2 TL-56 Mobile
10
11. Punuar nga : Yll Ferizi
PC Wizard 2010
Intel Core 2 Duo T5450 - CPUIDMark Processor: 16518
AMD Turion 64X2 TL-56 Mobile - CPUIDMark Processor: 13722
11
12. Punuar nga : Yll Ferizi
PassMark(TM) PerformanceTest 7.0
Intel CPU AMD CPU
PassMark Rating 443 305 (-31.0%)
12