SHQIPERIA TURISTIKE
Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza dhe e aftë për të mahnitur edhe
turistin më skeptik. E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një vend ku
mund të ngelesh pa mend nga kultura dhe nga panoramat e saj natyrore
Peisazhe shumëngjyrëshe, liqene, male të larta, lumenj, lugina, dete. Kjo është
panorama që ofron Shqipëria për çdo turist të huaj që dëshiron të eksplorojë një vend
të panjohur më parë. Bukuritë e rralla natyrore vinë të gërshetuara me trashëgiminë
kulturore dhe atë historike të trashëguar nga paraardhësit tanë. Të gjitha këto
shoqërohen nga tradita mikpritëse e shqiptarëve, një vlerë kjo e njohur brez pas
brezi.Nëse jeni gati, por edhe nëse keni ende dyshime, turistë të huaj por edhe vendas
ju paraqesim 20 vendet turistike që do t’iu impresionojnë:
Gryka e Valbonës
Në veri të vendit nuk duhet
lënë pa vizituar Lugina e
Valbonës në Tropojë. Në
bujtinat e Valbonës, ndërtesa
kryesisht dykatëshe të stilit
tradicional me çati të
pjerrëta e në të rrallë edhe
me tjegulla, vizitorët gjejnë
ushqim tradicional, shtrojë e
mbulojë, si dhe zjarr për t’u
ngrohur. Rruga deri në
Valbonë është një mrekulli
më vete. Lundrimi me
tragetin Fierzë-Koman
paraqet një atraksion të
vërtetë turistik për këdo që
viziton Tropojën.
Gjiri i Grames ne Dhërmi
Gjiri i Gramës në Gadishulli i
Karaburunit i njohur si Gjiri i
Grammatas , ndodhet ne rreze te
shpatit perëndimor, shumë të
thiktë të tij në Orikumin e afërt.
Gjiri i Grames ka shërbyer si një
vend strehimi për anijet që
gjendeshin në vështirësi përgjatë
këtij bregdeti të rrezikshëm në
vështirësitë e motit. Ky gji ka
shërbyer fillimisht si zonë e
shfrytëzimit të gurit lokal, në
gurore të medha, gjurmët e të
cilave duken edhe sot në të dy
shpatet. Emri i Gramës është i
lidhur në mënyrë të qartë me
mbishkrimet e gdhendura që në
antikitet, mbishkrimet shkëmbore
kanë qenë të shumta në gjirin e
Gramës, aty numërohen me
shumë se 1500 mbishkrime
Kullat e Thethit
Kulla e Ngujimit ndërtuar në
Theth, Dukagjin është tipike e
kësaj zone. Një fortesë e
ndërtuar në fund të fshatit
dhe që përdorej nga i gjithë
fshati për ngujimin nga gjaksi.
Ishte banesa e atyre familjeve
që për arsye gjakmarrje
detyroheshin të mbylleshin
aty (gjithë meshkujt mbi
moshën 14 vjeç). Vetëm gratë
e shtëpisë ishin të lira të dilnin
e të punonin pak tokë para
kullës. Sot kulla është e
vizitueshme dhe ndodhet në
një zonë me vlera të medha
turistike. Gjendet në jug të
fshatit Theth dhe shumë
pranë të lumit të Shalës. Për
shkak të rrugëve të këqia e të
pa depërtueshme në dimër,
ajo kyhehet në objekt vizitash
e kurioziteti vetëm në stinën e
verës.
Liqeni i Pogradecit
Korani, mjelmat dhe lulet….e
pastaj vargjet lasgushiane!
Mjafton të përmendësh këto
fjalë kyce dhe kuptohet se
fjala është për një nga
mrekullitë e natyrës në
vendin tonë, liqeni I Ohrit,
syri shpirti dhe jeta e
Pogradecit. Liqeni i Ohrit
është tepër i famshëm në
Europë dhe Botë për nga
vjetërsia, thellësia dhe
specien e rrallë, peshkun
koran që rritet në ujrat ngjyrë
smeraldi. Mosha e tij
llogaritet të jetë 2 deri më 5
milion vjet. Liqeni u krijua
nga një shembje e tokës.
Gadishulli i Karaburunit
Gadishulli i Karaburunit është
ajo pjesë e bregdetit vlonjat,
ku turizmi mund të gjejë
terrenin më të përshtatshëm
për t’u zhvilluar. 25 km larg
qytetit të Vlorës, në rrugë
tokësore, Gadishulli i
Karaburunit ofron surpriza në
çdo stinë për këdo që e
viziton atë. Agjenci turistike
aplikojnë jo vetëm udhëtime
përgjatë këtij masivi, por
edhe pushime njëditore, në
plazhet që ndodhen aty.
Udhëtime të tilla
organizohen kryesisht gjatë
stinës së verës, ndërsa
synohet që ato të shtrihen
gjatë gjithë vitit.
Ujëvara e Grunasit, Theth
Një ndër bukuritë natyrore më të
veçanta në alpet Shqiptare është
dhe ujëvara e Grunasit e cila është
shpallur monument natyre që
mbrohet nga shteti. Ujëvara e
Grunasit me trupin e saj te hollë
me mbi 30 metër të larte së
bashku me cirqet përreth dhe
Mullirin e Blojës, formojne një nga
vendet më interesante për t’u
vizituar nga çdo turist që viziton
Thethin. Ujëvara e Thethit ka si
karakeristikë të veçantë faktin që
uji i saj buron i gjithi nga një
shkëmb dhe është ujë dëbore. Për
alpinistët që mund të vizitojnë
burimin është një mrekulli e
veçantë që nuk gjendet në asnjë
ujvarë të Europës.
Apolonia, ‘’Qyteti i Diellit”
Dikur këtu niste një nga rrugët më të
rëndësishme që lidhte Perëndimin me
Lindjen, apo Romën me Kostandin -
opolisin. Apolonia është qyteti antik në
Shqipëri ndër më të mëdhenjtë në
pellgun e Adriatikut dhe më i për -
menduri ndër 30 qytetet e tjera, me të
njëjtin emër, të kohës antike. Apollonia
është një nga qëndrat më të mëdha
arkeologjike të Shqipërisë. Dëshmitë e
shkruara dëshmojnë se qyteti antik Ilir
është ndërtuar në vitet e para të
shekullit të VI-te p.k viti 588 nga
kolonistë të ardhur nga Korinthi dhe
Korkyra, pas themelimit të Epidamit –
Dyrrahut. Më parë në këtë zonë ishte
një vendbanim Ilir, me ardhjen e kolo-
nive qyteti mori emrin Apolloni për
nder të të perëndisë Apollon. Pozicioni
gjeografik i qytetit ka luajtur një rol të
rëndësishëm, kështu Apollonia ishte
ngritur jo shumë larg detit, komuni-
konte nëpërmjet lumit Vjosa (Aoos) në
një zonë mjaft të pasur të Ilirisë së
jugut të banuar nga fiset ilirë të
Taulantëve
Plazhi i Ksamilit
Ksamili përfaqëson një prej
vendpushimeve bregdetare më
të frekuentara gjatë verës.
Qyteza e vendosur në skajin
jugor të vendit ofron plazhe të
vogla e të pastra, ndër më të
bukurat e bregdetit Jonian.
Shumë vizitorë e përzgjedhin
Ksamilin për magjinë e ishujve
dhe qetësinë. Plazhet e
vendosura vetëm pak km në jug
të qytetit të Sarandës dhe
shumë pranë Parkut Kombëtar
të Butrintit i lejojnë pushuesve
akses të lehtë për këto dy
destinacione të jetës së
mbrëmjes dhe turizmit
kulturor.
Lugina e Valbones
Të apasionuarit pas turizmit malor
mund të bëjnë një udhëtim të
mrekullueshëm në këtë sezon në
Parkun kombëtar të Luginës së
Valbonës e cila të magjeps me
pasurinë natyrore. Tashmë është
shumë i vizituar jo vetëm nga të
huajt por edhe nga mjaft shqiptarë,
të ngopur me detin e të etur për
aventurë dhe që duan të eksplorojnë
bukurinë malore. Parku kombëtar
“Lugina e Valbonës” ndodhet në
Qarkun e Kukësit dhe në rrethin e
Tropojës, 25-30 km në veriperëndim
të qytetit Bajram Curri. Shtrihet
midis majash të larta e të thepisura
të mbuluara me një kolorit fantastik
ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë
kështu imazhin e një lugine plot
labirinthe e të papritura. Ka një
sipërfaqe prej 8,000 hektarësh dhe
konsiderohet si mrekullia e Alpeve
shqiptare.
Hyjnesha e Butrintit
Vështrimi enderrimtar, balli i
qetë dhe pamja dinjitoze
dëshmojnë për paraqitjen e
perëndisë Apolon me krehjen
tipike të flokeve. Njihet me
emrin Dea e Butrintit.
Zbuluar në Butrint nga
arkeologu italian Ugolini në
vitin 1928. Është koka prej
mermeri e një burri i cili
ndodhet në trupin e një
gruaje. Statuja është 2,5 m e
lartë, dhe është zbuluar në
vitin 1928, gjatë gërmimeve
arkeologjike të misionit
italian në Butrint. Dëshmohet
se objektika vlera të rralla
kulturore dhe historike.
Qyteti historik i Krujes
Kruja është një nga qytetet më
me histori nga të gjitha ato
shqiptare. Ajo karakterizohet jo
vetëm për gjeografinë e
veçantë, kalanë mbresëlënëse
por dhe shumë tradita të
përcjella brez pas brezi. Historia
që u thurr në qytetin e lashtë
na bën të ndihemi krenar sa
herë që e vizitojmë. Duke mos
harruar betejat e Skënderbeut,
folklorin e shumë tradita
krutane. Kruja njihet ndryshe
edhe si “qyteti i bardhë” dhe ka
një lartësi gjeografike prej mbi
600 metrash mbi nivelin e detit
dhe kur koha është e kthjellët e
pa re prej maleve të këtij qyteti
mund të shihet bregdeti
Adriatik i Durrësit.
Mrizi i Zanave, Fishtë
Për të provuar
kuzhinën
tradicionale
shqiptare duhet të
vizitoni restorantin
Mrizi i Zanave, neë
jug të Shkodrës. Të
gjitha gatimet
ofrohen me
prodhime vendi.
Mishi me salca të
ndryshme është
specialitet.
Shpellat, Shqiperia e jugut
Një tjetër shpellë e Karaburunit
është edhe ajo e quajtur e
Inglizit. Gjatë viteve të Luftës së
II-të Botërore kur SOE, Drejtoria
e Operacioneve të Posaçme me
qendër në Kajro, krijoi një bazë
detare për misionet e saj që
vepronin në Shqipëri për të
mbështetur rezistencën
antifashiste. “Inglez” është
shqiptimi që dukatasit e asaj
kohe i bënë fjalës “Anglez”, dhe
prej asaj kohe shpella mban
këtë emër. Ato kohe njerezit
krahinës, afroheshin tek kjo
guvë e zezë për të rrëmbyer
ndonjë rrobë, apo ushqim.
Shpella e piratëve
Shpella ujore ka një thellës prej 40 metrash, dhe
nëpër muret e lagështa vihen re shenja bloze dhe
gjurmë zjarresh. Ky objekt natyror, sipas
gjeografëve vlonjatë, është shpella më e madhe
detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda saj.
Për eksploruesit e natyrës, në Gadishullin e
Karaburunit, ndodhet Shpella e Haxhi Alisë,
detarit të njohur të Mesjetës së Vonë, i cili kishte
ngritur në këtë shpellë portin për flotën e tij.
Ndodhet në Karaburun, midis kepave të Gjuhëzës
dhe Golovecit.Sipas legjendës, Shpella dikur
është përdorur nga Pirati i njohur i shekullit të
XVII-të Haxhi Aliu. Këtu ai strehohej së bashku
me anijen dhe njerëzit e tij. Pozicioni i favorshëm
i Karaburunit i ofronte këtij pirati mundësinë e
plaçkitjes së anijeve napolitane, turke, veneciane,
dalmate, etj. Pasi u vra nga venecianët Haxhi Aliu
u varros së bashku me të birin në Sazan. Por
varret e tyre nuk janë gjendur asnjëherë. Pleqtë
tregojnë se Haxhi Aliu ishte një hero deti, ujk i
gjallë, që nuk i trembej as kohës së keqe, as
përleshjeve me piratët e shumtë, çfarë kishte në
kohën e tij nëpër Mesdhe.
Pika turistike e Dardhes
20 kilometra në juglindje të Korçës, në
një lartësi gjeografike impresionuese
mbi 1300m, që vetvetiu e çon
përfytyrimin te dimri i gjtë me borë, te
pranverat e ndezura nga blerimi, te
verat e puhizave që vijnë nga pyjet, te
vjeshta me palete piktorike prej ylberi,
ndodhet ky margaritar. Me kalimin e
shekujve, banorët e Dardhës ndërtuan
një fshat që në fillim të shekullit të 20
kishte mbi 400 shtëpi. Shtëpitë prej guri
me çati me rasa janë tipari dallues i
fshatit. Dhe shtëpitë shpesh janë vila
dykatëshe të ndërtuara më së miri me
kopshte të mrekullueshme të mbushura
me lule. Tradita e ndërtimit me gur
është respektuar në maksimum në këtë
fshat. Dardha ofron mundësi për ecje
në mal, ndonëse aktualisht njihet
veçanërisht për turizmin malor dimëror.
Është një nga të paktat vende në
Shqipëri ku kanë mbetur pyje të larta.
Kalaja e Petrelës
Kjo kala ndodhet në rrugën nacionale Tiranë
- Elbasan, 18 km larg nga kryeqyteti. Ngrihet
mbi një kodër shkëmbore sipër fshatit me të
njëjtin emër. Ajo ka trajtë trekëndore me dy
kulla vrojtuese. Ndërtimi i parë i saj i përket
periudhës së antikitetit, ndërsa forma e
sotme i daton shekullit të XV. Kalaja e
Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala
mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të
Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin
e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të
ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së
Perandorisë. Është kala e ngritur mbi një
terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje
nga ana jugore dhe juglindore të thepisura,
të cilat e kanë bërë kalanë shumë të
mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja
e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë
Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj.
Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake.
Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia,
dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën
kishte rëndësi të veçantë. Sot në ambientet e
saj ka shërbim restoranti. Prej andej hapet
një pamje mjaft e bukur drejt luginës së
Erzenit, kodrave me ullinj dhe maleve
përreth.
Berati
Njihet si “qyteti i një mbi një dritareve”
dhe është shpallur një qytet muze.
Ndodhet në shpatin e malit të Tomorrit
ku ngrihet kalaja. Brenda mureve të
kalasë ndodhen shtëpitë e banimit dhe
“Muzeu i Onufrit”. Pikturat dhe ikonat e
piktorit të madh shqiptar janë të
ekspozuara atje. Pjesa e vjetër e qytetit
ka disa ndërtesa fetare si kisha dhe
xhamia. Qyteti i Beratit përbën rastin
më unikal të një qyteti turistik, që pret
e përcjell turistë gjatë gjithë stinës së
vitit, kjo për faktin se Berati promovon
turizmin kulturor. Berati vërtet nuk
është qytet bregdetar, por ka një
numër të madh monumentesh
kulturore që janë pjesë e Trashëgiminë
Kulturore Botërore. Ai është një qytet
2400-vjeçar si dhe është anëtar i
Trashëgimisë Kulturore Botërore
(UNESKO). Këto dhe pamja piktoreske e
bëjnë Beratin një qytet me histori, vlera
dhe kulturë të pasur.
Syri i Kaltër, Sarandë
Nga thellësia e tunelit, përmes të
cilit uji del në sipërfaqe, burimi
merr ngjyrën blu, që i ngjan bebes
së syrit. Po sa fillon rrjedhën, ngjyra
fillon e çelet drejt së kaltrës.
Bimësia që rrethon Syrin në pjesën
e lartme të tij i ngjan më shumë
qerpikëve, ndaj me të drejtë është
quajtur “Syri i Kaltër”. Ai është
burimi më i madh dhe më
interesant ndër 18 burimet që
shpërthejnë rrëzë malit të Gjerë.
Sot gëzon statusin e monumentit të
natyrës. Thellësia e tij është tepër e
madhe, arrin deri në 45 metra. Ai
ndodhet përballë fshatit Krongj, 45
metra nën nivelin e luginës së
Drinos. Syri i Kaltër është burim me
ujëra të freskëta dhe të ëmbla i
rrethuar me bimësi të dendur dhe
me gjelbërim të përhershëm.
Kanionet e Osumit, Skrapar
Skrapari mund të quhet edhe rrethi i
kanioneve madhështore. Në të
gjenden dy kanione të mëdha, të dy
monumente natyre, midis tyre
kanioni i Osumit, më i madhi në
gjithë Shqipërinë, që me të drejtë
është quajtur "Koloradoja e
Shqipërisë". Ai gjendet në sektorin
Çorovodë – Hambull të luginës së
Osumit, është rreth 13 km i gjatë,
nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë
deri në 70-80 m, me shpate
vertikale, përfund të cilëve rrjedh
"lozonjar" Osumi, duke u "mburrur"
me krijesën e vetë. Janë pikërisht
ujërat e tij, që me forcën e tyre
gërryerrëse dhe tretëse, kanë
depërtuar ashtu ngadalë, por pa
ndërprerje, në masën shkëmbore
gëlqerore të strukturës antiklinale të
Çorovodës, duke formuar kanionin
me bukuri mbresëlënëse.
Parku Kombetar i Llogarasë
Parku Llogorasë gjendet afro 40 km
në juglindje të qytetit të Vlorës, në
kufirin hapsinor midis detit Adriatik
dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë
takohen drurë me forma kurorash
mjaft interesante në të cilat ndihet
ndikimi i korenteve. Pisha Flamur,
Llogora gjendet në parkun
Kombëtar të Llogarasë, pak më në
veri të qafës me të njejtin emër,
910 m mbi nivelin e detit. Ka
formën e flamurit si rezultat i
veprimit të erërave të forta të
juglindjes. Ky monument ka vlera
shkencore, biologjike, estetike dhe
turistike. Disa degë po thahen nga
faktorët natyrorë. Për të vajtur tek
ky monument merret rruga
automobilistike Vlorë – Dukat -
Llogora deri pra se të dalësh në
qafën e Llogorasë, në të djathtë të
rrugës, pasi keni kaluar fshatin
turistik).