SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  164
Télécharger pour lire hors ligne
EDITH FIORE



       JU KENI QENË KËTU
            MË PARË
    Dëshmi mbi reinkarnimin dhe pervojën e
                   vdekjes




                          Përkthyer nga Ibrahim HAJDARI
Titulli i origjinalit: YOU HAVE BEEN HERE BEFORE, © Edith Fiore, 1990
Original edition: ISBN 0-698-10883-3 Coward, McCann & Geoghegan, InC, New York
Edicioni françez: NOUS AVONS TOUS DEJA VECU, Témoignages sur la réincarnation et l’expérience de la
mort, Les énigmes de l’univers, Editions , Robert Laffont, S.A., Paris
Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes




                                                                         Pacientëve të mi, guximi
                                                                         i të cilëve e mundësoi
                                                                         publikimin e këtij libri.




                                 FALENDERIMET
        I mbes shumë borxh mikut dhe kolegut tim, hipnoterapeutit Edgar Barnett, nga
Kingston, Ontario, i cili është dashur shpesh të më hypnotizojë thellë, gjersa një ditë tetori më
tha: "Ede, ti duhet të shkruash për hulumtimet tua! Bota ka nevojë për to."
        Është e pamundur të përmenden të gjithë ata që më kanë ndihmuar në elaborimin e
këtij projekti. Një falenderim i veqantë i takon pacientëve të mi dhe të tjerëve që më janë
drejtuar për një seancë regresionit në të kaluarën e tyre. Pa këta njerëz, nuk do të ishte as ky
libër! Kam mësuar shumë prej tyre. Bashkëshorti im, Gregu, më ka inkurajuar që nga
momentet e para; ishte me mua në të gjitha fazat e punës sime. Ai ka kaluar orë të tëra duke
më dëgjuar tek i lexoja kapitujt e rinj derisa ata merrnin formën e dëshiruar dhe njëherit duke
më ofruar këshilla të çmuara. Kam qenë e prekur nga çupa ime Leslie që ishte aq e
durueshme gjatë këtyre shtatë muajve të fundit dhe kishte mirëkuptim për kohën që s'munda
t'ia përkushtoj asaj përderisa shkruaja. Caren McNally ka kaluar shumicën e vikendeve dhe
madje edhe pushimet e saj duke shtypur dorëshkrimin tim, jashtë orarit të rregullt të punës.
Ajo ka dëshmuar një durim të pafund atëherë kur unë kisha nevojë për dikë që do të më
dëgjonte me kujdes. Inkurajimet e saj të pandërprera si dhe entuziazmi pa lajthitje më kanë
dhënë një shtytje të madhe. Sherman Grant më ka mësuar të shkruaj: kompetenca,
objektiviteti dhe përvoja e saj më kanë mundësuar t'i ofroj kësaj vepre një formë dhe
përmbajtje të atillë, e cila shpresoj, i përgjigjet shijes së lexuesit.
        Unë ia propozoj pra, lexuesit, këtë libër me dëshirën që ai t'i shërbejë të vërtetës dhe të
jetë sa më dinjitoz karshi të gjithë atyre që më kanë ndihmuar duke m'i besuar sekretet e tyre.




                                                                                                    1
Ju keni qenë këtu më parë




                                         HYRJE
         Nuk e kam shkruar këtë libër as për ta pohuar dhe as për ta mohuar reinkarnimin. Ai
nuk hyn as në radhën e dilemave të pavdekësisë së shpirtit. As që e mbroj ndonjë terapi dhe
nuk them se cila është më e mira apo e vetmja. Nuk pretendoj asnjë qëllim tjetër përpos që t'ju
ftoj t'i përjetoni me mua disa drama njerëzore të shkëputura nga këto dy vitet e fundit, më të
jashtëzakonshmet, në tërë përvojën time profesionale; d.m.th. dramën e disa njerëzve për të
cilët ekzistenca e tanishme është e ndikuar nga ndonjë tragjedi e përjetuar në ndonjërën prej
jetërave të kaluara.

        "Ju keni qenë këtu më parë" është në të njejtën kohë një reflektim i hulumtimeve të
mia, i personalitetit dhe përvojës sime. Për t'ju mundësuar që ta gjykoni sa më drejt këtë
vepër, nuk do të ishte krejt e panevojshme që t'i permend disa aspekte të jetës sime personale.
        Pasi që koncepti i reinkarnimit përfaqëson një nga dogmat e religjioneve të mëdha të
njerëzimit, më duket se formimi im religjioz mund të paraqes një interes në këtë syzhe. Së
pari, më duhet t'ju them se gjatë rinisë sime kam praktikuar kulte të ndryshme të kishës
protestante, për arsyen e thjeshtë se familja ime jetonte në një fshat të largët dhe na duhej ta
vizitonim tempullin më të afërm nga ferma jonë. Nuk besoj të kem dëgjuar ndonjëherë nga
kushdoqoftë se është e mundur të jetohet më shumë se një herë. Në fakt, jam edukuar në
frymën se ne jetojmë këtu poshtë ekzistencën tonë të vetme dhe unike. Babai dhe nëna ime
janë të krishterë të cilët mbase besojnë në reinkarnimin por këtë e kam kuptuar vetëm së
fundi.
        Kam qenë një fëmijë thellësisht religjioz që verbërisht besonte në Zotin, por kjo
pikëpamje ndryshoi radikalisht gjatë vitit tim të parë në Kolexhin Mount Holyoke ku për herë
të parë jam ballafaquar me mendimin e lirë. Kjo doktrinë, përndryshe, përputhej me devijimet
e mia shkencore ndaj kam mbetur e tillë, agnostike, deri në kohën kur mundësia e ekzistencës
së jetërave të shkuara më shfaqet në kokë duke i trajtuar pacientët e mi. Prej atëherë,
pikëpamja ime religjioze dhe filozofike ka evoluar në mënyrë progresive. Për momentin, nuk
jam as përkrahëse dhe as kundërshtare e idesë së reinkarnimit. Megjithatë, fakti që gjatë
observimit të pacientëve dhe syzheve të rinj ata i ripërjetojnë para meje ekzistencat e tyre të
kaluara, më bën gjithnjë e më të bindur se këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë fantazi.
        Formimi im profesional dhe studimet e mia në psikologji kanë qenë kryekëput klasike
dhe të bazuara në fakte shkencore. Asnjëherë, as në Kolegjet Mount Holyoke Goucher dhe as
në Universitetet në Maryland dhe në Miami, nuk kam dëgjuar të flitet dhe madje as edhe të
përmendet fjala reinkarnim. Neve na interesonin vetëm faktet e prekshme.



2
Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes


         Gjatë këtyre nëntë viteve, edhepse profesorët i injoronin, çuditërisht kam qenë e
inspiruar nga punimet e Freud-it. Në pamundësi që të zhytem në një bindje të thellë, trajtimi i
të sëmurëve të mij konsistonte të zbuloja shkaqet e çrregullimeve të fshehura thellë në
labirinthet më sekrete të shpirtit të tyre.
         Tashmë janë bërë tetë vite që kur e ushtroj këtë profesion, së pari në Miami e pastaj në
Saratoga, në Kaliforni. Dhe, nuk kam nguruar të konstatoj gjatë observimeve të mia se
shqetësimet e një pacienti i kanë rrënjët në shumë faktorë të ndërdijes, në ngjarjet tashmë
plotësisht të harruara. Në përgjithësi, faktori determinues është ngulitur thellësisht në shpirtin
e të sëmurit; nganjëherë është kjo një ndjenjë krejt e kundërt me natyrën e personalitetit të tij
real apo imagjinar. Një përvojë që kam përjetuar unë vet, gjatë një periudhe të komplikimeve
bashkëshortore, më ka bindur tërësisht se ta bartësh shkakun nga ndërdija në nivelin e
vetëdijes, ku mund ta atakosh atë, përbën një trajtim shumë të frytshëm. Por, kjo metodë është
tepër e ngadalshme dhe e shtrenjtë. Prandaj më ka lindur ideja të gjej një përshkurtim në
hulumtimin e thellësive të shpirtit. Lexuesit e mi, mbase do ta kenë kuptuar shpejtë se hipnoza
ndoshta do të ishte zgjidhja e këtij problemi. Gjatë një vështrimi më të thuktë në të gjitha ato
vite të gjata të studimeve dhe të formacioneve të mia, më duket disi i mjegullt fakti se si
hipnoza, e konsideruar si një mjet terapeutik, asnjëherë nuk është analizuar seriozisht. E
pamundur të gjindet një kujtim apo qoftë edhe një përvojë më e vogël nga ligjëratat shkollore
në lidhje me këtë syzhe. Duke gënjyer memorjen time dhe duke rishikuar me kujdes shënimet
e marra gjatë ligjëratave, me shqetësim më duhet të konstatoj se citimi i vetëm i kësaj teknike
i atribohet disa paragrafëve ku shkurtimisht përkujtohet që Freud-i në fillim e ka përdorur atë
por më vonë e ka ndërprerë. Asnjë libër ligjëratash nga kolegji apo nga universiteti nuk
permend, asgjekundi hipnozën, përpos se Freud-i ka deklaruar se për nga efikasiteti, hipnoza
paraqet çelësin e shërimit të të sëmurëve.
         Historiku i hipnozës si psikoterapi, daton që nga fillimi i historisë njerëzore me ç’rast
ajo është përdorur në forma të ndryshme. Klerikët e tempujve të lashtë të gjumit, në Greqinë
dhe Romën e antike, përdornin metoda hipnotike të cilat hasen poashtu edhe në kapituj të
Biblës. Mijëra vite me radhë, atë e kanë përdorur kulturat më të njohura të civilizimit
njerëzor: Asociacioni britanik i mjekësisë më 1955 dhe Associacioni i mjekësisë së SHBA-ve
më 1958, zyrtarisht e kanë njohur hipnozën duke ju propozuar fakulteteve që ta regjistrojnë
atë në programet e tyre.
         Kontakti im i parë me këtë metodë ka qenë gjatë një seminari njëjavor mbi
autohipnozën, në Esalen Institute të Big Sur, në Kaliforni. Pa u hamendur fare, së bashku me
vëllain, vendosim ta marrim këtë udhëtim të gjatë brigjeve të detit deri në Big Sur. Së pari
ishte një përvojë interesante ta bësh vet i dyti e pastaj një rast i shkëlqyeshëm që ta kalonim
kohën së bashku. Kurrë s'do të besoja se ky seminar do të ma ndryshonte jetën. Me t'u kthyer
në shtëpi, përplot njohuri të reja, i pyes disa nga pacientët e mi të hershëm nëse do të pranonin
ta aplikoja një seancë hipnotike me ta. Ju shpjegova atyre me bindje të plotë se kjo terapi, do
t'i zvogëlonte shqetësimet e tyre. Ata pranuan. Ky sukses i parë, më inkurajoi që ta stërthelloj
këtë pervojë inspiruese. Regjistrohem pra, në Shoqërinë amerikane të hipnozës dhe në
Akademinë e hipnozës në San Francisco. Kesisoj, kam asistuar në një mori takimesh
profesionale të frytshme dhe njohuritë e përfituara atje, përgjatë seancave shkencore,
ligjëratave dhe leximit tim të pandërprerë, i aplikoja gjithnjë e më tepër tek klientët e mi. Dhe
rezualtatet nuk mungonin. Metoda hipnotike e përshpejton në mënyrë të qartë procesin
terapeutik. Duke kujtuar disa raste të vështira, tash konstatoj se trajtimet që kishin zgjatur me
vite të tëra, mund të trajtohen vetëm brenda disa muajve, madje edhe më pak. Por, ajo që për
mua vlen më së shumti, madje më shumë se zvogëlimi i numrit të vizitave dhe i kohës që ia
kushtoj të sëmurit, është bindja në veten time se unë mund t'ju ndihmojë njerëzve që të
shërohen, bindja që, falë hipnozës, problemet e tyre mund të zgjidhen dhe simptomet të
zhduken.


                                                                                                   3
Ju keni qenë këtu më parë


         Kur kam filluar ta praktikoj hipnozën, sikurse edhe specialistët tjerë, edhe unë kam
kërkuar nga pacientët e mi që të gjurmojnë në të kaluarën e tyre për të zbuluar shkaqet e
shqetësimeve të tyre aktuale - gjë që do të kishte për rezultat zhdukjen e tyre. Këtu më është
shfaqur një ide impozante: një problem, që ka zgjatur, p.sh. dyzet vite të tëra, mund të bartet
në fillim të ekzistencës së të sëmurit. Kështu, eksploroja që nga muajt e parë të lindjes, ku në
disa raste, fshihej edhe çelësi i shumëkërkuar. I sëmuri ka konservuar një ndjenjë të fajësisë,
ka gjykuar të jetë "i padëshiruar" nga të tjerët, ndjenja këto që kanë për pasojë çrregullimin
fizik, siq bie fjala cefalia kronike (lloj migrene). Gradualisht, kam avancuar edhe më tej në të
kaluarën për të zbuluar problemet emocionale të përjetuara gjatë muajve më të hershëm,
madje edhe përtej trupit material.
         Sot, jam më se e bindur se problemet i kanë rrënjët e tyre shumë më herët se vetëm
kaq...në një jetë të kaluar! Pacientët e mi dhe unë kemi zbuluar se jeta e kaluar mund ta ketë
një ndikim madhor në të tashmen për sa i përket karakterit të individit, simptomeve prej të
cilave ai vuan, aftësive, sjelljeve të tij, në të vërtetë, të mijëra gjërave tjera.
         Vetëm dy vite më parë, kam qenë plotësisht indiferente ndaj reinkarnimit. Por, një
pasdite, përderisa trajtoja përmes hipnozës një nga pacientët e mi, u bëra dëshmitare e një
ngjarje e cila ka ndryshuar qenësisht jetën time profesionale dhe bindjet e mia personale.
         Një burrë erdhi të më konsultojë në lidhje më një paralizim seksual përngadalësues.
Pasi i sugjerova, nën hipnozë, që të udhëtojë deri në origjinë të problemit, ai m'u përgjigj:
         - Po, janë dy apo tri jetëra, isha prift katolik...
         Ne eksploruam jetën e tij në shekullin e XVII-të dhe gjurmuam sjelljen e tij seksuale si
prift italian. Këtu fshihej burimi i vështirësive të tij të tashme. Kjo lë të kuptohet se i sëmuri
ndoshta besonte në reinkarnimin. Mendova se përshkrimi i tij figurativ dhe me ngjyrosje të
plotë që ai e bënte me ngrohtësi ishte vetëm trillim i tij. Por, pasi erdhi sërish, pas pak kohësh,
ai më siguroi se jo vetëm që ishte shëruar nga shqetësimet seksuale, por ai ndihej shumë më
mirë në përgjithësi. Prej këtu, kam filluar t'i kushtoj kujdes më të madh hipnozës, kësaj
metode të re terapeutike.
         Disa muaj më vonë, shërova një grua, animatore në bordin e një anije transatlantike e
rezervuar për navigimin e anijeve tjera - kryqëzata. Kjo paciente lëngon nga dy probleme që e
torturojnë me vite. I pari, një hov i brendshëm që të kërcejë nga lartësia e ekuipazhit dhe i
dyti, paradoksalisht, frika e paarsyeshme që të mbytet në ujë. Në hipnozë, ajo vëren veten në
trupin e Svenit, një i ri norvegjez në barkën e anijes së të atit. Bën shtrëngatë, barka gati
thehet nga goditja në breg, ndërsa i ati i urdhëron të kërcej në det. Por, Sveni nuk e dëgjon atë
dhe zhytet në ujë. Gjatë seancës së njejtë ajo gjurmon edhe në dy jetë tjera të kaluara: njëra si
peshkatar dhe tjetra si marinar, që të dy këto jetë të humbura në det, në të dyja i mbytur nga
fundosja dhe zhytja. Me të dalur nga hipnoza, ajo pohon të ketë kuptuar fascinimin që deti i
sjell asaj dhe mbi të gjitha origjinën e simptomeve të saj. Mirëpo, sërish, supozoja se pacientja
ime po përjetonte ekzistenca iluzore. E dija se edhe ajo besonte në reinkarnimin. Mirëpo,
gjashtë javë më vonë, e kthyer nga një lundrim mbi Paqësor, pacientja ime më siguroi me
entuziazëm se ajo ishte çliruar nga problemet e saj të mëhershme. Ajo kishte qenë tërësisht e
lirë dhe nuk kishte përjetuar as edhe më të voglin shqetësim gjatë lundrimit të fundit.
         Më pas, m'u ofrua një rast unik ta eksploroj këtë lëmi. Një ditë, një e sëmurë vjen të
më këshillojë që ta liroj nga një fobi gjithnjë e në ngritje nga gjarpërinjtë. Pasi kërkova, nën
hipnozë, shkaqet e sëmundjes së saj, më erdhi një ide: e pyes atë nëse kishte pasur kontakt me
gjarpërinj para lindjes? Dhe menjëherë ajo e gjen veten në një jetë të kaluar: një Asteke rreth
të pesëmbëdhjetave, ulur skaj një piramide rreth së cilës vallëzojnë klerikë e fakirë ndër
dhëmbët e të cilëve rrëshqasin gjarpërinj helmues. Ajo dridhet nga frika por e shpjegon këtë
ritual të panjohur për të deri në detajet më precize. E kthyer në kohën e tashme, por gjithnjë
në gjendje të hipnozës së thellë, ajo çuditet me këtë që sapo e përjetoi dhe më lutet t'i shpjegoj
se kush ishte ajo vajzë e re. Tërësisht e ç'orientuar, ajo ofshan me urrejtje: "Nuk besoj asgjë


4
Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes


nga këto pallavra!" Pacientja ime nuk beson në reinkarnimin, dhe megjithatë ajo sapo përjetoi
një ekzistencë të saj, katërqind vjet më parë!
         Pas kësaj përvoje të fundit, ia obligoj vetes ta përdor më shpesh kthimin në jetën e
kaluar saherë që ndërdija e të sëmurit tregon se burimi i problemeve qëndron në ndonjërën
nga ekzistencat e kaluara. (Të precizojmë këtu se në shumicën e rasteve, këto probleme janë
të shkaktuara nga ngjarje dhe rrethana të jetës së tashme të pacientit).
         Në fakt, se jeta e kaluar e ripërjetuar është thjeshtë një fantazi apo një e vërtetë, nuk
luan rol për një terapeut, çfarë jam unë; ajo që ka rëndësi këtu është vetëm rezultati . Kjo do të
thotë se, kam zbuluar që ky regresion deri në një ekzistencë të kaluar ka rezultate të mira, se
ai sjell shpesh një ripërjetim të atypëratyshëm të çrregullimeve kronike të cilat nuk
riprodhohen me muaj, me vite apo kurrë më.
         Simptomet apo problemet, rrënjët e të cilave ndodhen në një jetë të kaluar, përfshijnë
një domen të gjërë. Kështu, kam gjetur se pjesa dërmuese e pacientëve të mi që vuajnë nga
pesha e tepërt, kanë jetuar në një jetë të kaluar ku nuk kanë ngrënë për një kohë të gjatë ose
kanë vdekur nga uria. Kam takuar aborigjinë, indianë të Amerikës, indigjenë zezakë të
Afrikës e të shteteve tjera të cilët kanë qenë të privuar nga ushqimi dhe madje edhe nga uji.
Uria e përjetuar në një jetë të kaluar manifeston efektet e saj në jetën e tashme duke provokuar
një ndjenjë për të ngrënë së tepërmi. Një e sëmurë që vuante nga tensioni hidrik - sëmundje që
rezistonte ndaj çdo trajtimi klasik - e gjen vetveten, shumë ekzistenca përpara, duke vdekur
urie dhe duke u dehidratuar njëkohësisht nga variola, lia e ujit.
         Obsesioni në një ushqim të veçantë mund t'i ketë rrënjët poashtu në një ekzistëncë të
mëhershme. Një kolegë gjeneralist, më ka dërguar një ditë një paciente të tij të prekur nga
hipertensioni kritik dhe e cila peshonte 25 kilogram më tepër se pesha normale. Ajo asesi të
ndalojë të ha pa ndërprerje pako të panumërta çips dhe snakse tjera të kriposura. Ky obsesion
ia zvogëlon tentativat e saj në betejën kundër peshës tepricë dhe kundër hipertensionit arterial.
Gjatë regresionit ajo e gjen veten në një jetë të mëhershme në trupin e një indiani të
Amerikës, të uritur fare, sepse fisi i tij nuk ka më kripë për ta konservuar mishin e gjahut. Që
prej këtij udhëtimi në të kaluarën, e sëmurja jonë nuk e ka as më të voglën dëshirë për të
ngrënë ushqime të kriposura ndërsa pesha e saj zbret racionalisht.
         Shumë pacientë të mi kanë zbuluar se shkaku i sëmundjeve, i terrorizimeve dhe i
çrregullimeve të tyre ka bazën në ndonjë dramë të përjetuar dikur, në një ekzistencë të kaluar.
Ata kanë mësuar se frika e tyre marramendëse nga gjarpërinjtë, zjarri, lartësia, fluturimet me
aeroplan, ndrydhjet në turma njerëzish apo edhe frika nga katastrofat natyrore si termetet,
vërshimet, buron nga ndonjë dramë e përjetuar në një jetë të kaluar.
         Sëkëndejmi, frika nga errësira duket ta ketë burimin e vet në ndonjë incident të
shkaktuar gjatë natës në ndonjë jetë të kaluar. Një e sëmurë ka mundur të kuptojë se origjina e
frikës së saj për të qëndruar e vetme në terr - dhe bindja e saj e plotë se me këtë rast ajo do të
vritet nga dikush - i ka rrënjët në një eksperiencë të ngjashme nga jeta e shkuar! Një paciente
tjetër, fare e tronditur, është dashur të mësoj se sfida që ajo kishte: të evitonte me çdo kusht
udhëtimin me tren, vinte nga jeta e saj paraprake, me ç'rast ajo kishte parë motrën e saj nën
rrotat e një treni. Një grua e re e cila nuk mund të shikonte gjëkundi ngjyrën e kuqe vizëlluese
- dhe e cila për këtë, festat e krishtlindjeve i kalonte në depresion - në jetën e saj paraprake
kishte parë mamanë e saj tek po vdiste nga gjakderdhjet e mëdha pasi që më parë ishte goditur
egërsisht me thikë.
         Pagjumësia dhe çrregullimet tjera të gjumit rrjedhin, në të shumtën e rasteve, nga
evenemente të frikshme, të përjetuara gjatë gjumit në ndonjë jetë të kaluar. Disa pacientë, për
shembull, zbulojnë se si kanë qenë seksualisht të dhunuar apo të vrarë përderisa ata flinin. Një
adolescent i cili nuk mund të flinte dot veçse në vetmi të plotë dhe qetësi absolute, arriti të
zbuloj se si kishte qenë vrarë me bajonetë nga një japonez, përderisa po flinte në plazhin e një
ujdhese në Paqësor, gjatë Luftës së Dytë botërore.


                                                                                                   5
Ju keni qenë këtu më parë


         Migrenat, dhembjet, çrregullimet apo dobësite e pjesëve të ndryshme të trupit janë
shpesh të lidhura, edhe këto, me aksidente të ndodhura gjatë ndonjë ekzistence të kaluar. Ne
kemi observuar se kokëdhembjet kronike, duke filluar nga migrena, rezultojnë zakonisht nga
fakti se i sëmuri është torturuar për vrasje, i është prerë koka me gijotin (armë për prerjen e
kokës personit të dënuar me vdekje, me çrast pllaka e rëndë e mprehtë binte nga një lartësi e
madhe mbi kokën e stabilizuar poshtë të viktimës), është mbytur me gurë, pushkatuar,
kacavarur, prerë me thikë apo egërsisht i goditur në kokë apo në qafë. Shumë persona, që
vuanin nga lëngime abdominale kronike, pa burim sëmundjeje, kanë parë veten në ekzistencat
e kaluara në të cilat ata kishin qenë viktima të vrasjeve mizore nga goditjet në bark me shpata,
bajoneta apo thika. Vetëm dhembjeve menstruale nuk kemi arritur t'ia atribuojmë shkakun, i
cili sigurisht duhet të fshihet në ndonjë dramë të karakterit seksual, të luajtur në ekzistenca të
kaluara.
         Të sëmurët e mi, nganjëherë marrëzisht zbulojnë se disa nga ëndërrat e tyre të këqija,
janë në fakt, reprizim i ngjarjeve të përjetuara në ndonjë jetë të kaluar. Por, shyqyr Zotit! ne
kemi zbuluar poashtu se edhe ngjarjet e këndshme ripërjetohen në hipnozë.
         Teoritë mbi reinkarnimin dhe mbi procesin e rilindjes nuk janë të pakta. Njëra syresh,
më misterioze, është ajo e reinkarnimit në grup sipas së cilës njerëzit që kanë jetuar në një
epokë të caktuar do të rilindin bashkërisht. Mendimtarët e mëdhenj të filizofisë antike greke,
për shembull, do të rijetonin një epokë të re bashkërisht; talenti i tyre do të shfaqej në ndonjë
tjetër lëmë, por raportet e ndërsjella do t'i kishin të njëjta. Mbase është e pranueshme të
mendohet se njerëzit që i kemi të afërt sot do t'i kemi pasur të njohur edhe në jetët e kaluara,
natyrisht në repriza të shumta dhe në role të ndryshme. Në këtë mënyrë, duke i hulumtuar
ekzistencat e tyre të shkuara, të sëmurët mund t'i kuptojnë dhe madje edhe t'i zgjidhin
problemet e tyre bashkëshortore. Një nga të sëmurët e mi, martesa e të cilit gati ishte
shkatërruar e tëra, ka zbuluar se gruaja e tij, e cila nuk ia plotësonte asnjë dëshirë, kishte qenë
nëna e tij në jetën paraprake. Marëdhëniet e vështira mes prindërve dhe fëmijëve mund të
përmirësohen qenësisht falë ripërjetimeve që i ofron terapia e bazuar në konceptin e
reinkarnimit. Si gratë, ashtu edhe burrat, pasi ta kenë ekzaminuar sjellet e veta në ndonjë jetë
të kaluar, janë në gjndje t'i kuptojnë më drejt marëdhëniet e tyre me bashkëshortin apo të
dashurin. Tërhqja instiktive, refuzimi, ndjenja e mirëkuptimit apo edhe dështimi shpjegohen
nga rastet e ngjashme të ndoshura në ekzistencat e mëparme.
         Në praktikën time, të bazuar mbi teorinë e reinkarnimit, bindem çdo ditë e më tepër se
nuk mund të ketë as edhe një fije karakteri apo shprehie njerëzore që nuk do të kuptohej më
mirë e më qartë përmes hulumtimit të ekzistencave të kaluara. Të sëmurët e mi, përmes kësaj
metode, kanë mundur të rigjejnë talentin e tyre të humbur, aftësinë, pasionet, avantazhet dhe
të metat, dhe mbi të gjitha burimin e simptomeve apo të problemeve të tyre.
         Në vazhdim, më lejoni ta prezentoj kapitull për kapitul përmbajtjen e " Ju keni qenë
këtu më parë".
         Në kapitullin e parë, paraqes metodën e cila më lejon ta ç'vendos pacientin në një
ekzistencë të kaluar përderisa unë përshkruaj reaksionet e tij - apo të ndonjë mediumi - gjatë
këtij eksplorimi.
         Në kapitujt prej 2 deri në 10, kam përmbledhur disa raste tipike të regresionit.
Përshkrimi i tyre është i sinqertë dhe nëse diku kam ndërhyrë, atëherë këtë e kam bërë vetëm
për t'i evituar përsëritjet. Emrat dhe të dhënat e identitetit të pacientëve apo të mediumve janë
ndryshuar për ta ruajtur jetën e tyre private. Natyrisht, kam marrur autorizimin e secilit person
për ta publikuar rrëfimin e tij.
         Kapitulli i 11-të përshkruan përvojën e vdekjes dh përmban pjesë të shumta nga
transkripcionet që ilustrojnë aspekte të veçanta të momentit të vdekjes.




6
Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes


        Në kapitullin e fundit, unë diskutoj rreth çështjeve që e preokupojnë çdo individ në
lidhje me konceptin e të jetuarit të mëhershëm. Poashtu, i parashtroj shkurtimisht, idetë e mia
rreth reinkarnimit dhe karmës.
        Ta shkruash këtë libër, për mua ka kuptimin e një fillimi - fillim i një kristalizimi të
ideve të mia dhe i kuptimit më të mirë të dramave që u ripërjetuan çdo ditë në kabinetin tim.
Shpresoj se leximi i tij, për ju poashtu, do të jetë një fillim. Ndoshta për shumë prej jush, ky
lexim vetëm sa do ta konfirmoj besimin tashmë të formësuar se ne kemi jetuar të tjera jetëra
dhe se do të jetojmë akoma të tjera. Shpresoj poashtu se leximi në fjalë do t'ju cysë t'i
hulumtoni të gjitha këto ekzistenca sa të pasura po aq dhe të ndryshme. Për të tjerët, që kanë
arsyet e tyre për të qenë skeptikë, shpresoj të gjejnë këtu një inspirim të ri për të gjykuar për
vetveten, se a kemi jetuar apo jo jetëra tjera apo se ne, me të vërtetë, e kemi imagjinatën më të
pasur se kushdo tjetër.




                                                                                                   7
Ju keni qenë këtu më parë




                                                1.
                            "MBYLLNI SYTË DHE..."

         Si realizohet kthimi në një jetë të kaluar? Më përcjellni me kujdes dhe vështroni etapat
e ndryshme gjatë operacionit.
         Së pari dekori. Kabineti im është i vendosur në përdhesën e një ndërtese ku ka vetëm
terapeutë. Pjesa ku unë ju pranoj, plotësisht në xhama nga njëra anë, ka pamje në parkun e
vogël karshi: në plan të parë, disa palma, më pas ca kaçuba të lulëzuara, et më tutje, një rrjedh
uji gurgullues. Papagaj sqepgjatë me përvijëzim të zi prapa koke, qukapikë ngjyrë smaragdi,
një ketër gri i familjarizuar, një drenushë me të voglin e saj paradojnë para xhamave të
kabinetit tim. "Sa tërheqëse dhe qetësuese!" do të thoshte vizitori që për herë të parë hyn në
kabinetin tim. Çdokujt i pëlqen pejzazhi dhe kënaqet me llastimet e ketrit dhe dy të vegjëlve
të tij. Është një spektakël natyre - prandaj unë ia kthej shpinën atij dhe ulem përballë jush.
         E tash, ta vështrojmë skenën: sapo të uleni në mënyrë komode në fotelen e vizitorëve,
ju pyes se cili është qëllimi i vizitës suaj. Nëse objekti i vizitës suaj është thjeshtë eksplorimi i
ndonjë jeteje tuaj të mëparshme, nëse ju s'keni ardhur për ndonjë trajtim preciz, përgjigja juaj
do të jetë me gjasë jo e thuktë. Në të këtilla raste, zakonisht më thonë: "Oh! Do të dëshiroja
thjeshtë të di se kush kam qenë në të kaluarën." Të këtillëve, unë ua prezentoj një "meny" të
syzheve të ndryshëm, prej të cilëve ju mund të zgjidhni: marrëdhëniet që ju i keni pasur në
jetën apo në ndonjëren nga jetërat tuaja të kaluara me ndonjë bashkëpunëtor, comercialist apo
anëtar të familjes suaj, hulumtimi i ekzistencës në të cilën ju e keni fituar një talent të veçantë,
çfarë ka sjellur inkarnimi juaj i parafundit në këtë botë, apo paraardhësi i tij, apo kush e di?
nëse nuk dini për ndonjë ekzistencë tuajën ku ju keni pasur gjini të kundërt nga ajo e sotme.
Është e mundur që ju të dëshironi të dini prej nga shija marramendëse për ndonjë epokë të
zhvillimit të shoqërisë njerëzore, për historinë e luftërave për Pavarësi, për vetura garuese apo
për anijet e mëdha me vela.
         Pasi të jemi dakorduar për dy-tri qendra të intresit, provoj të di nga ju se ç'ndjesi ju
sjell ideja të jeni të hipnotizuar. Shumica e njerëzve kanë një frikë, panikë që i shtyen të
ngurrojnë karshi një të tretës prej tyre që këtë e bejnë me kënaqësi. Ata i frikësohen para se
gjithash humbjes së vetëdijes, duke mos qenë në këtë mënyrë, mjeshtër të aksioneve të tyre,
siç më tha një medium një ditë, para se të më lejonte ta hipnotizoja: "Tjetërkush i merr frenat
në dorë përderisa ju e humbasni tërë kontrollën mbi veten tuaj!" Shërimi im i parë, do të ishte


8
Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes


pra, që t'ju liroj nga frika në mënyrë që ju ta konsideroni këtë regresion si një përvojë
pasionante. Unë ju shpjegoj se ju nuk e humbasni vetëdijen siç ndodh në gjumë. Shpirti juaj e
konservon përgjithmonë ndjenjën e asaj që ndodh me ju rreth jush. Në fillim të stadit
hipnotik, e nganjëherë edhe kur ai ka avancuar dukshëm, jo ndoshta do të dëgjoni shushuritje
që vijnë nga salla e pritjes apo nga jashtë, por gradualisht, gjithnjë e më tepër, ju do ta
koncentroni vëmendjen në dramën që luhet në brendinë tuaj. Ndodh të dyshoni ne tablot që ju
rrëshqasin si shirit filmi në kujtesën tuaj, apo edhe impresionoheni nga ato. Por, ju nuk do ta
harroni asnjëherë prezencën time. Nganjëherë, pas rikthimit në momentin e tanishëm, disa
pacientë më theksojnë se si ata gjatë seancës ndodh ta pyesin veten se kujt i përket zëri të cilit
ata duhet t'i përgjigjen pa pra. Disa të tjerë janë koshijent se bëhet fjalë për zërin tim ndaj
edhe përgjigjet i drejtojnë nga unë. Të tjerë i përgjigjen këtij zëri pa i akorduar atij një burim
të posaçëm. Zëri ekziston dhe pranohet nga ata. Një e sëmurë e cila e zbulon vetveten në një
jetë të kaluar si një indiane e re që studion fitoterapinë, nevrikoset gjithnjë e më shumë derisa
më drejtohet e vendosur:
        - Nuk dua të flas më!
        Gjithnjë në gjendje të hipnozës por e rikthyer në kohën e tashme, pacientja më rrëfen
se si indianja e re kupton se ajo është objekt i një seance. E, pasi që mjekësia e bimëve është
një shkencë sekrete tek indianët, asaj i ndalohet të m'i besoj fshehtësitë e veta. Megjithatë, ajo
pyet e habitur se kush ia parashtron të tëra këto pyetje kaq diskrete. Pas tentimit tim për t'ia
shpjeguar arsyen, ne gjindemi befasisht në një udhë pa shteg. Për një çast, ajo madje refuzon
të artikulojë edhe një fjalë të vetme dhe kryqëzon vendosmërisht duart sa për ta konfirmuar
vendimin e saj.
        Ky shembull rrëfen se ju e ruani gjithmonë kontrollin e situatës gjegjëse, disa herë në
mënyrë tepër koshijente, por gjithnjë nga ndërdija juaj.
        Në fillim të eksperiencës unë ju lus që të mbështeteni mirë në fotelen tuaj, pastaj t'i
mbyllni sytë dhe tërë kujdesin tuaj t'ia kushtoni frymëmarrjes. Me të kuptuar se ju po filloni të
relaksoheni unë ju lus që ju ta bëni një përpjekje imagjinative dhe t'i "lëni qepallat tuaja të
mbyllen qetësisht dhe butësisht, si një valë e ngrohtë fluide që ju kaplon thellësisht". Unë, në
ndërkohë e fokalizoj tërë vëmendjen tuaj në këtë senzacion i cili zgjerohet duke i liruar një
nga një muskujt e fytyrës suaj, dhe gradualisht të tërë trupit tuaj. Kjo fazë zgjat përafërsisht
dhjetë minuta. Më pas kërkoj nga ju të imagjinoni se si jeni shtrirë në vendin tuaj të preferuar
në natyrë dhe, duke kërkuar pak nga pak ndihmën e pesë shqisave tuaja, t'ju vendos në skenën
dhe rolin të cilin ju e luani atje. Është ky një mjet i shkëlqyeshëm për t'ju përgaditurqë t'i
ripërjetoni aventurat të cilat do të zhvillohen gjatë regresionit.
        Tashmë gjendja e hipnozës suaj është mjaft e theksuar dhe ja momenti për të zbuluar
një jetë të kaluar por, na mbesin edhe dy detaje të rëndësishme. Duhet së pari që të mirremi
vesh për një sistem sinjalizues përmes gishtërinjve. Kërkoj nga ju ta përsëritni mentalisht
fjalën "po" deri sa të konstatoni se njëri prej gishtërinjve tuaj ngritet automatikisht, i
komanduar nga ndërdija juaj. Më pas, kalojmë në sinjalet "jo" dhe "refuzoj të përgjigjem".
Kur jemi këtu, unë e pyes ndërdijen tuaj nëse ajo është e gatshme të ju lejoj për ta zbuluar
ndonjë jetë të mëparshme. Nëse na sinjalizohet një "po" ne mund të fillojmë menjëherë.
        Më ngjan ndonjëherë të ndesh në ndonjë ndërdije rebele e cila më ofron një rezistencë
gati të murtë, edhepse ajo nuk e refuzon kategorisht regresionin - dhe këtë shpesh për arsye
krejtësisht të qarta. Për shembull, pas refuzimit me muaj të tërë për të avancuar më tutje në
transin hipnotik, një e sëmurë e rigjen veten mbi shtratin e operacionit në një spital neuro-
kirurgjikal për një lobotomi frontale. Dhe, kirurgët vendosin befas ta ndërprejnë operacionin
për shkak të humbjes së madhe të gjakut dhe ta lënë të përgjumur deri sa t'i vie vdekja. Pasi qe
tashmë e ka zbuluar origjinën e frikës "nga përgjumimi" dhe nga "prekja e huaj" në trurin e
saj, kjo paciente vullnetarisht ka eksploruar në disa jetë të kaluara dhe ka zgjidhur probleme të
shumta, të cilat njëkohësisht e kanë shëruar nga fobi të panumërta.


                                                                                                   9
Ju keni qenë këtu më parë


        Nëse ndërdija juaj manifeston rezistencë ndaj regresionit, unë negocioj me të:
propozoj një mjet për ekzaminimin e shkaqeve që çojnë në refuzimin e kësaj eksperience.
Shpjegoj se si ju do të shihni në shpirtin tuaj sikur të ishte një ekran. Nëse paraqitet nevoja,
nëse ju nuk jeni të gjendje të përballeni me disa aspekte që do t'ju shfaqen, unë aplikoj
metodën e amnezisë posthipnotike. Kur të përfundojnë këto "formalitete", ju transferoj në një
jetë të mëparshme duke numëruar tepër ngadalë deri në dhjetë, natyrisht pasi t'ju kem
shpjeguar paraprakisht se ju do të udhëtoni në kohë e në hapësirë nëpër një tunel, në mënyrë
që me të numërua "dhjetë", ju do të gjindeni diku tjetër, në tjetër epokë, në tjetër trup por që
bëhet fjalë për ju-vet, dhe që imazhet që do t'i shihni, përshtypjet që do t'i ndjeni do të jenë
shumë të qarta dhe të gjalla. Gjatë këtij momenti, sytë e mediumit fillojnë të lëvizin
përshpejtueshëm nën qepalla, fytyra fillon të gjallërohet, të marrë pamje të çuditshme, ndërsa
unë nuk hamendem për asnjë çast se mediumi është duke ripërjetuar një eksperiencë. Filloj t'i
parashtroj pyetje me ç'rast mediumi është në gjendje të më përgjigjet - në gjuhën e vet amtare.
Më duhet nganjëherë të insistojë në mënyrë që imazhet të formësohen më qartë e që mediumi
të ndodhet "atje poshtë".
        Njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme. Kam mësuar se nëse ata ripërjetojnë
intenzivisht regresionin e vet, me të pesë shqisat, ata do t'i ripërjetojnë të gjitha jetët e tyre në
të njejtën mënyrë. Disa shpjegojnë se u duket sikur të bëhet fjalë për një film. Të tjerët e
përjetojnë në tërësi çdo sekondë. Disa syresh mbesin të qetë dhe pa ndjenja edhe kur ata
dhunohen, vriten me thikë apo digjen mbi turma drunjsh. Ca të tjerë bërtasin, qajnë dhe
oshëtijnë. Është kurreshtare të vështrohet se si mediumi i njejtë reagon në trupa dhe
personalitete të ndryshëm në secilën prej jetërave të mëparshme. Shumë nga pacientët e mi
tregohen aktorë të vërtetë për t'i manifestuar personazhet e ndryshëm. Gjatë regresionit, ata
hyjnë tërësisht në lëkurën e personit përkatës sa që nuk i kuptojnë më disa shprehje moderne.
Kur ata e mbërrijnë këtë stad, unë konstatoj se vetëdija e tyre tashmë nuk ka vend në
regresion. Deri më tash, asnjëri nuk më është drejtuar në ndonjë gjuhë të huaj. Por, për më
shumë siguri, unë i rekomandoj mediumet e mi të shprehen në anglisht.
        Disa janë skajshmërisht preciz për sa i përket emrave, datave dhe vendeve karshi ca të
tjerëve të cilët disi si në mjegull kapërcejnë nga një ekzistencë në tjetrën. Përgjithësisht,
dominon një konfuzion në mënyrën se si më vijnë përgjigjet, dhe poashtu nëse përgjigjja
përputhet me zhvillimin e ngjarjes së përjetuar në regresion.
        Pasi të keni kaluar kronologjikisht në momentet më sinjifikative të jetës suaj të kaluar,
unë ju dërgoj në momentin e vdekjes suaj dhe menjëherë çfarë e ka pasuar këtë moment. Siç
ndodh me të gjitha eksperiencat e dhembshme dhe traumatike, edhe gjatë çastit të vdekjes,
njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme - me gjasë sipas aftësive të tyre për ta menagjuar
stresin. Është e mundur, që në këto momente, t'ju ndihmoj me disa sugjestione qetësuese.
        Pas përfundimit të eksplorimit të jetës së shkuar dhe pas trajtimit të ngjarjeve
shkaktare të ndonjë problemi, unë ju komandoj të ktheheni në të tashmen dhe në veten tuaj
dhe atë duke numëruar prej dhjetë deri në zero. Vazhdojmë të bisedojmë rreth përvojës që
sapo e jetuat. Dhe, pikërisht në këto momente, ndodh që ju t'i shtoni disa detaje interesante, që
ndoshta t'i korrigjoni disa "gënjeshtra" të "atij tjetrit" apo edhe që të më rrëfeni për disa detaje
dhe përshtypje të cilat e kishit vështirë të m'i transmetoni gjatë gjendjes hipnotike. Ndodh të
ju pyes, për shembull, së në mesin e personave në të cilët keni ndeshur gjatë regresionit tuaj,
mos ndonjërin prej tyre e njihni edhe në jetën e tanishme. Nganjëherë, ju nuk mund të jepni
përgjigje të prerë me ç'rast ju sugjestionoj të shihni më qartë. E pyes unin tuaj që t'i përpunoj
të gjitha aspektet e jetës që sapo e eksploruat dhe që i interesojnë jetës suaj të tanishme. Çasjet
e ndryshme të karakterit: pasioni, frika etj. janë shpesh të lidhura me shkaqe të panjohura dhe
mund të dështojnë fare lehtë apo të mos vërehen gjatë ekzaminimit. Në momentin e daljes nga
transi hipnotik, ju shpjegoj se ju do të "ndjeheni vërtet mirë, do t'i mbani në kujtesën tuaj
eksperiencat e përjetaura dhe gjatë ditëve në vijim, juve do t'ju kujtohen çaste të tjera nga jeta


10
Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes


juaj e kaluar". Numëroj ngadalë deri në tre dhe ju lus t'i hapni sytë. Më të hapur sytë, njerëzit
shpesh shtrembërojnë fytyrën në shenjë habie dhe shtojnë të ekscituar: "Por unë...unë s'kam
qenë gjëkundi! S'kam lëvizuar nga kjo pjesë?!" Ne diskutojmë më pas në lidhje me përjetimet
tuaja dhe rëndësinë që ata kanë për ju.


        Kjo ishte teknika ime e hipnoterapisë. Sëkëndejmi, është edhe momenti që t'ju them se
hipnoza nuk praktikohet pa rrezik.
        Nuk është kurrë mjaft të potencohet se regresioni në një ekzistencë të mëparshme -
sikurse edhe në ndonjë epokë të çfarëdoshme të kaluar nga jeta e tanishme - duhet të
udhëhiqet vetëm nga një person i përkushtuar dhe profesionalist si në hipnozë ashtu edhe në
psikoterapi.
        Pas përfundimit të eksperiencës së regresionit, ka ndodhur që njerëzit të vuajnë nga
dy-trefishimi i personalitetit, nga depresioni i thellë, nga një ndenjë ngulfatëse e fajësisë, nga
fobi dhe çrregullime të tjera më pak ose më shumë serioze. Këto simptome, duhet pra,
patjetër, të trajtohen nga një profesionalist i kualifikimit të lartë.




                                                                                                  11
Ju keni qenë këtu më parë




                                               2.
           "DIKUSH I ARMATOSUR ME NJË TOPUZ
                       HEKURI..."

        Herën e parë që e kam parë Becky-n kam qenë e tronditur nga fytyra e saj e zverdhur
dhe apatike, nga pamja e saj tejet rinore. Ajo i gjasonte më parë një çupe adoloscente sesa një
gruaje të pjekur njëzetvjeçare. Ca bulëza të kuqërremta në fytyrë, flokë të gjatë gështenjë të
lëshuara mbi shpinë dhe mbi të gjitha një siluetë fëminore që sfidon dukjen e saj si një grua. E
veshur në xhinse blu dhe në një blusë xixëlluese indiane e trikotuar me dorë, ajo linte
përshtypjen të tërheqte vëmendjen më tepër nga veshja e saj. Me një zë të vogël aspak
kumbues dhe me një dridhje trembëruese shpatullash, ajo provon t'i numëroj arsyet e ardhjes
tek unë. Fjalët e saj disi si ngulfaten kur ajo hedh vështrimin nga unë, në përpjekje për ta
hulumtuar pamjen time. I proposoj të komodohet mirë, të mbështetet lirshëm në fotele, t'i
vendos këmbët mbi ulësen pa mbështetëse, e të marrë frymë thellë-thellë. Ne kemi kohë me
bollëk që ta ekzaminojmë rastin e saj. Të nisim që nga fillimi. Pasi kaluam disa çaste duke
përpunuar frymëmarrjen, ajo tashmë ka gjetur më shumë qetësi...
        ...Qetësi të mjaftueshme sa për të më shpjeguar se me vite të tëra ajo vuan nga
"migrena të tmerrshme", madje që nga mosha trembëdhjetvjeçare. Kur e kaplon sëmundja, ajo
rri e sëmurë me ditë të tëra, ka vjellje të shpeshta gjë që e bën të shtrihet në shtrat. Aspirina
dhe medikamentet tjera kundër migrenës përbëjnë arsenalin e saj kryesor farmaceutik. Mjeku
i saj familjar m'a ka dërguar atë sepse ka konsideruar kokëdhembjet e saj vijnë nga një gjendje
e një presioni ekstrem dhe se ajo duhet të mësojë të relaksohet. Beckey thekson se ajo i ndien
nervat e saj tek i shtërngohen si tela. Dhe, ajo qesh e tendosur nga nervoza, duke i numëruar
motivet e çrregullimeve të saj: studimet në kolegj janë të stërngarkuara me orare fikse,
provime, punë laboratorike. Pastaj, problemet me shokun e saj. Puna që ajo bën i duket
vrastare, etj.
         Ajo ndalet për një moment të gjatë me duar të kryqëzuara mbi gjurin e saj, e pastaj,
duke i ngritur sytë drejt meje, më psherëtinë butësisht:
        - Nëna më ka këshilluar që t'ju them se unë kurrë nuk e përjetoj orgazmin.
        Becky më shpjegon se ajo së pari ka menduar që kjo ndodh ngaqë ajo e filloi këtë
punë vetëm sa për të bërë dashuri, por me kalimin e kohës ajo dhe i dashuri i saj përfunduan



12
Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes


në dashuri. Dhe më pas, sipas saj, çdo gjë do të vajë mbarë. Por, muajt kalojnë dhe ajo
vazhdon me avazin e vjetër:
         - S'më duket asgjë ekscituese.
         Sikurse edhe në rastet e çifteve të tjerë, ftohtësia rritet me ngritjen e tensionit. Në
fillim, secili e përqeshte tjetrin. Me kalimin e kohës, dashnori i saj i vogël e qetëson duke i
thënë se ndoshta ai është një dashnor i keq. Por, të njejtën gjë e mendon edhe ajo për veten e
saj.
         Fytyra e Beckey-it shkëlqen nga ngazëllimi kur e pyes të më flas diç më tepër për jetën
e saj në shtëpi. Pamjen që ajo e paraqet është vërtet ideale. Babai i saj është "perfekt".
Mamaja e saj është e dashur dhe shumë e këndshme. Motrat e saj janë shoqe të vërteta. Ate
pëerputhen të gjithë njëri me tjetrin deri në prfeksion. Kam përshtypjen se ajo përkdhelet nga
këto ndjenja tejet dashamirëse. Njëkohësisht, kam përshtypjen se duhet pritur një kohë para se
t'i përvishemi punës.
         Njëzet minutat e fundit të konsultimit tonë ia përkushtoj mësimit të Beckey-it me
autohipnozën duke e regjistruar një shirit manjetofoni të cilin ajo duhet ta marrë me vete, në
shtëpi.
         Beckey është një medium përpëlitës, ajo preferon t'i mbaj sytë hapur sa më gjatë që të
jetë e mundur. Nëse qepallat e saj ia mbulojnë sytë, kjo dë të thotë se kjo ka ndodhur
rastësisht dhe ajo kthjellet priftueshëm. Është mëse e qartë se një pjesë e qenies së saj lufton
kundër dëshirës për t'u reklasuar, për t'u liruar e tëra. Më në fund, tensioni zhduket pak nga
pak nga fytyra dhe trupi i saj dhe ajo i nënshtrohet sugjestionit tim për t'i çliruar muskujt
njërin pas tjetrit. Ajo madje qetësohet deri në atë masë sa mund t'ia mësoj sinjalizimin përmes
gishtërinjve, dhe pa humbur kohë, hyj në komunikim direkt me ndërdijen e saj. Pas disa
minutash, ndërdija e saj më rrëfen se migrenat e saj rrjedhin nga një ngjarje e kaluar.
         - Ka ndodhur kjo ngjarje në jetën e tanishme?
         Gishti "negativ" ngritet ngadalë duke u dridhur. Më pas, e pyes ndërdijen e saj nëse ajo
është e gatshme ta përgadis Beckey-in për takimin tonë të ardhshëm, për ta ballafaquar atë me
ekzistencën që paraqet burimin e migrenave të saj. Pas një abstenimi një minutësh, gishti
"pohues" ngritet.
         Pas daljes nga hipnoza, Beckey më pyet e habitur: "Ç'do të thotë e tërë kjo?" Unë i
shpjegoj se kam zbuluar se shqetësimet prej të cilëve vuajnë shumë njerëz, e kanë burimin në
ndonjë jetë të mëparshme. Por, duket se Beckey nuk beson shumë në reinkarnimin. Por, dorën
në zemër, a nuk do t'i interesonte asaj që të shoh se çfarë do të përgadis ndërdija e saj herën e
ardhshme? Ajo pranon me buzëqeshje dhe e lëshon kabinetin kabinetin tim duke më premtuar
se do ta praktikoj autohipnozën së paku dy herë në ditë.
         Pesëmbëdhjetë ditë më vonë, në hyrje të sallonit të pritjes, vërej një gruua krejtësisht
të transformuar. Ajo duket më e lumtur, më e relaksuar. E ulur me komoditet, ajo më
shpjegon se e ka përdorur regjistrimin tim me kënaqësi të madhe. Poashtu edhe i dashuri i saj
i vogël. Edhe ai ndihet më i qetë. Mëgjithkëtë, ajo sërish fillon të belbëzojë gjersa më pyet
nëse do ta eksplorojmë një jetë të kaluar që sot. I propozoj që ta lë ndërdijen e saj të vendos.
         Që në fillim të sugjestionit, vërej përfitimet e Beckey-it nga seancat e autohipnozës në
shtëpi: për pak çaste ajo rrëshqet në një trans të thellë. Një verifikim i fundit përmes shenjës
se gishtit më siguron se synimi i ynë gjindet në një jetë të kaluar. E lë të udhëtojë në kohë dhe
hapësirë, duke i sugjeruar që ndërdija vetë ta zgjedh një moment të këndshëm apo edhe
thjesht banal nga ekzistenca të cilën jemi të interesuar ta eksplorojmë.
         Zëri i Beckey-it bëhet akoma më i turpshëm për t'iu përshtatur skenës që i shfaqet para
syve të saj.




                                                                                                  13
Ju keni qenë këtu më parë


         Beckey - I shoh të gjitha llojet e luleve të egra...barin e lartë...në një fushë të gjërë.
         Dr. Fiore - Çfarë bëni ju në këtë fushë?
         B. - Jam me dikë.
         Dr. F. - Më rrëfeni diç për këtë person.
         B. - Është një djalë...Më duket se ne thjesht po bisedojmë.
         Dr. F. - Ç'po ndjeni?
         B. - Jam e lumtur.
         Dr. F. - E lumtur për shkak të tij?
         B. - Po. Dhe në paqë.
         Dr. F. - Më flisni për peizazhin.
         B. - Është një livadh, natyra shkëlqen. Ka dhe drunj.
         Dr. F. - Çfarë lule ka?
         B. - Ato janë ngjyrë portokalli, janë fare të vogla... duket të jetë pranverë...portokalli
dhe vjollce.
         Dr. F. - Më flisni për shokun tuaj. Si duket ai?
         B. - Hë... flokë të zezë... ka mjekërr, djalosh i bukur.
         Dr. F. - Si është i veshur?
         B. - Duket si një lloj i veshjes mesjetare...do të thoja pantollone të shkurtëra me
rrypa...dhe një bluzë...të çmuar.
         Dr. F. - Cila është ngjyra e bluzës?
         B. - Pembe e mbyllur mbi fondin e bardhë.
         Dr. F. - Po pontollonat e tij?
         B. - Të përhimtë.
         Dr. F. - Po ju? Si jeni ju e veshur?
         B. - Në të gjelbër... një fustan krejtësisht të gjelbër.
         Dr. F. - Çfarë flokë keni?
         B. - Flokë të tërhequra mënjanë...janë të gjatë dhe të lëshuara mbi shpinë.
         Dr. F. - Jeni vërtet shokë të mirë, ju dhe ky djalosh i ri?
         B. - Hë...po.
         Dr. F. - A jeni të dashuruar njëri në tjetrin?
         B. - Besoj se po, po.
         Dr. F. - Shumë mirë. Tani, unë do të numëroj deri në tre dhe juve do t'ju kujtohet emri
i tij. Një... dy... tre. Cili emër ju vie brof në shpirt?
         B. - Ian.
         Dr. F. - Shumë mirë.
                                               (Becky qesh)
         Dr. F. - Çfarë ka për të qeshur?
         B. - Sa kurreshtare. Kurrë në jetën time s'kam njohur njeri me këtët emër.
         Dr. F. - Po ju, si ju quajnë juve?
         B. - S'kam asnjë ide.
         Dr. F. - Merrni frymë thellë dhe koncentroheni, do ta përsëris pyetjen. Një... dy... tre...
si ju quajnë?
         B. - Elaine.
         Dr. F. - Cili është mbiemri juaj, Elaine?
         B. - O'Donnell.
         Dr. F. - Relaksohuni më tej. Sa vjet i keni, Elaine?
         B. - Pesëmnëdhjetë.
         Dr. F. - Pesëmbëdhjetë? Po Ian sa vjet i ka?
         B. - Gjashtëmbëdhjetë.
         Dr. F. - Njiheni që një kohë të gjatë?


14
Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes


         B. - Hë, po.
         Dr. F. - Po në cilin shtet ju gjindeni?
         B. - Në Angli?... Në Irlandë? Në Angli më duket.
         Dr. F. - Tani do të numëroj deri në tre dhe me të shqiptuar tre, ju do ta kujtoni datën e
saktë... Ma thuani këtë datë.
         B. - 1654.
         Dr. F. - 1654. Tani të avancojmë në kohë për pesë a dhjetë minuta dhe të shohim çfarë
do të ndodh... Ç'po shihni?
         B. - Gjithmonë e njëjta gjë.
         Dr. F. - Jeni edhe më tej në të njëjtin vend, duke biseduar?
         B. - Hë... po.
         Dr. F. - Jeni në këmbë, e ulur apo e shtrirë?
         B. - Në të vërtetë, jemi të shtrirë në krah. Po pushojmë.
         Dr. F. - Mirë. Tani do të kërkoj nga ju të avanconi më tej në kohë, për diç më tepër se
një orë. Një... dy... tre... katër pesë.
         B. - Oh! Nuk jam më aty.
         Dr. F. - Çfarë po vëreni tash?
         B. - Jam në një... Po imagjinoj se është shtëpia ime... në kuzhinë, besoj.
         Dr. F. - Ç'jeni duke bërë?
         B. - Më duket se ne po përgaditemi për të ngrënë.
         Dr. F. - Më flisni më tepër për kuuzhinën. Përshkruajeni atë.
         B. - Epo mirë... ka një tryezë të madhe prej druri me banka të vendosura në secilën
anë.
         Dr. F. - Vazhdoni. Është tryeza gati?
         B. - Jemi duke i vendosur enët. Pjatat dhe... gjithçka është prej metali. Nuk mund të
them se çfarë metali e as çfarë kuamiteti, por është shumë pastër.
         Dr. F. - Sa pjata dhe lugë e pirunj po përgaditni?
         B. - Është vështirë të thuhet... katër ose pesë, më duket.
         Dr. F. - E për kë?
         B. - Prindërit dhe motrat e mia.
         Dr. F. - Sa motra i keni?
         B. - Dy.
         Dr. F. - Janë më të reaj apo më të moshuara se ju?
         B. - Njëra është e moshës sime ndërsa tjetra më e re se unë.
         Dr. F. - Si quhen ato?
         B. - Suzanne?... Emilie?
         Dr. F. - Tani do kërkoj nga ju të avanconi kah mesi i drekës në mënyrë që të mund të
shohim se ç'jeni duke ngrënë ndërsa ti do të më thuash nëse kjo të pëlqen. Një... dy... tre...
katër... pesë. Ç'jeni duke ngrënë?
         B. - Një pulë... është zier e tërë, tërë pula... ende i duken këmbët dhe pjesët tjera.
         Dr. F. - Po tjetër ç'hani?
         B. - Një lloj mëlmese të bardhë.
         Dr. F. - Ju duket e shijshme?
         B. - Po, po.
         Dr. F. - Po diçka tjetër?
         B. - Ka dhe një pjatë me perime.
         Dr. F. - Çfarë ngjyre?
         B. - Të gjelbër. Më duket se janë spargël (lloj perimesh në formë shkopinjsh).
         Dr. F. - Si ju duket ambienti në shtëpi?
         B. - I këndshëm.


                                                                                                  15
Ju keni qenë këtu më parë


       Dr. F. - Më flisni për babain dhe nënën tuaj. M'i përshkruani ata.
       B. - Babai është i fortë... fytyra e rreshkur dhe e skuqur... flokët gështenjë... maja e
kokës e tullacur.
       Dr. F. - Cili është profesioni i tij?
       B. - Punon në qytet. Kujtoj se ka një dyqan... diçka të tillë.
       Dr. F. - Ç'bën nëna jote gjatë ditës?
       B. - Ajo rri në shtëpi.
       Dr. F. - E ju, çbëni ju?
       B. - Unë punoj.
       Dr. F. - Çfarë pune?
       B. - Kujtoj se punoj në dyqanin e babait tim.
       Dr. F. - Shumë mirë. Tani, do të doja që ju të kaloni në një ngjarje më me rëndësi.
Ndërdija juaj do ta zgjedh ndodhinë që duhet ta ekzaminojmë. Një... dy... tre... katër.. pesë.
Ç'po shihni?
                                                (Qetësi)
       Dr. F. - Ç'po ndjeni?
       B. - Diçka konfuze.
       Dr. F. - Mirë. Do ta pyes ndërdiejn tuaj që ta shpërbëjë këtë konfuzion. Numëroj deri
në pesë. Në pesë, ju do të dini saktësisht se cilin rol e luani në këtë ngjarje. (Ajo numëron.)
Ç'po ndodh tash?
       B. - Dikush po ikën.
       Dr. F. - Kush?
       B. - Më duket se është... Ian-i.
       Dr. F. - Ku jeni ju në këtë moment, Elaine?
       B. - Në punë.
       Dr. F. - Në dyqan?
       B. - Po.
       Dr. F. - Edhe Ian-i ndodhet me ty në dyqan?
       B. - Jo, kujtoj se ai sapo iku. (Një akcent mërzie në zërin e saj.)
       Dr. F. - Ku ka shkuar?
       B. - Po shoh ushtarë.
       Dr. F. - E Ian-i, është ai me ta?
       B. - Më duket... po... ai iku me ta.
       Dr. F. - Është edhe ai ushtar?
       B. - Tash po.
       Dr. F. - Çfarë përshtypje ju sjell kjo shkuarje e tij?
       B. - Jam e mërzitur, por do kalojë edhe kjo. (Sytë e saj mbushen me lot.)
       Dr. F. - Sa vjet e keni tash?
       B. - Gjashtëmbëdhjetë.
       Dr. F. - Do të kërkoj tash, nga ndërdija juaj, që t'ju dërgoj në një ndodhi të
rëndësishme. Një... dy... tre... katër... pesë. Çfarë po ndjeni?
       B. - Hë...
       Dr. F. - Ç'po përjetoni?
       B. - Një lloj frike. (Mjekrra e saj dridhet.)
       Dr. F. - Frikësoheni shumë?
       B. - Heu... po.
       Dr. F. - Po pse?
       B. - Po ndodh diçka e frikshme.
       Dr. F. - Çka saktësisht?
       B. - Nuk di shumë. Është një turmë njerëzish që vrapojnë.


16
Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes


         Dr. F. - E ju ku ndpdheni?
         B. - Jashtë... në rrugë.
         Dr. F. - E njerëzit vrapojnë në të gjitha anët?
         B. - Hë... po.
         Dr. F. - Çfarë po vëreni akoma?
         B. - Kuaj.
         Dr. F. - Përgjo mirë me veshë e të shohim nëse arrin të dëgjosh se ç'thonë këta njerëz?
         B. - Ata thonë se duhet ta kalojnë rrugën. (Zëri i saj zvogëlohet, si në pëshërotje.)
         Dr. F. - Përse?
         B. - Nuk e di.
         Dr. F. - Çfarë ndjeni në veten tuaj?
         B. - Kam frikë... humbas torruan... por asesi të kuptoj pse?
         Dr. F. - A jeni e vetme aty?
         B. - Po... më në fund... Po, jam në dyqanin tim... dhe nuk di gjë se ç'i ka ndodhur
familjes sime.
         Dr. F. - Mirë. Do të numëroj deri në pesë e do të doja që ju të avanconi në kohë për
disa minuta për të kuptuar se ç'po ndodh. (Ajo numëron.) Ç'po shihni tash?
         B. - Dikush i rangut të lartë kalon nëpër qytet. (Ajo kthen kokën me ngadalë, sikur ta
përcillte një lëvizje.)
         Dr. F. - Për çka bëhet fjalë?
         B. - Për një anëtar të familjes mbretërore.
         Dr. F. - Tash, do të numëroj deri në pesë, dhe në pesë ju do të kuptoni saktësisht për
çka bëhet fjalë. Një... dy... tre... katër... pesë. Kush është ai?
         B. - Një princ.
         Dr. F. - Cili princ?
         B. - Nuk e di emrin e tij.
         Dr. F. - Më flisni për të.
         B. - Të gjithë e urrejnë.
         Dr. F. - Mirë. Do të kërkoj, tash, nga ndërdija juaj që t'ju kalojë në ngjarjen pasuese e
cila është ndoshta burimi i migrenave tuaja. Rrini e qetë dhe e relaksuar. Një... dy... tre...
katër... pesë. Ç'po ndodh tash?
         B. - Asgjë.
         Dr. F. - Çfarë po ndjeni?
         B., pushim i gjatë. - Kam të ftohtë në duar. Njëra më duket se është shtangur por s'jam
e sigurt.
         Dr. F. - Ku ndodheni, Elaine?
         B. - E injoroj këtë!
         Dr. F. - Jeni brenda apo jashtë?
         B. - Brenda.
         Dr. F. - Sa vjet i keni në këtë moment?
         B. - Gjashtëmbëdhjetë... gjithnjë gjashtëmbëdhjetë vjet.
         Dr. F. - Ç'po ndodh tash?
         B. - Kanë ndryshuar shumë gjëra.
         Dr. F. - Kanë ndryshuar shumë gjëra?
         B. - Asgjë s'është më si më parë.
         Dr. F. - Asgjë si më parë? Ma shpjegoni këtë.
         B. - Nuk shoh asgjë... por më duket se... se jam fare vetëm diku.
         Dr. F. - Ç'po bëni në këtë moment? Jeni ulur, e shtrirë apo...
         B. - Jam në këmbë.
         Dr. F. - Të shphim pra. Jeni akoma në dyqanin e babait tuaj?


                                                                                                  17
Ju keni qenë këtu më parë


         B. - Jo.
         Dr. F. - E pra, ku jeni dhe ç'bëni në këmbë.
         B. - Është shumë errësirë... së paku aq sa s'mund të shoh gjë.
         Dr. F. - Por, ju keni përshtypjen se gjithçka ka ndryshuar.
         B. - Po.
         Dr. F. - Ma shpjegoni këtë. Çfarë ndjenje keni tash?
         B. - Eh po mirë... Jo, me të vërtet... Unë s'kam frikë.
         Dr. F. - A ka shumë kohë që kur ishit në rrugë?
         B. - Ka disa muaj.
         Dr. F. - Disa muaj? Të shohim. Do të numëroj deri në pesë e ju do të gjindeni vetëm
pak çaste para këtij momenti. Një... dy... tre... katër... pesë. Më tregoni se ç'po ndodh?
         B. - Më grabisin...
         Dr. F. - Kush ju grabit?
         B. - Është vështirë... vështirë të thuhet... po, kam shkuar gjetkë.
         Dr. F. - Ku kështu?
         B. - Më duket se unë s'doja të shkoja me ta.
         Dr. F. - Me kë? Kush ju mori?
         B. - ... mbi një kal.
         Dr. F. - Ju kanë marrë me kal?
         B. - Nuk e di saktësisht.
         Dr. F. - Më flisni për këtë. Çka ju kujtohet nga shkuarja juaj? Ku ishit kur kjo ndodhi?
         B. - Isha në qytet... në rrugë... pas parakalimit të princit.
         Dr. F. - Të njejtën ditë?
         B. - Po.
         Dr. F. - Si ka ndodhur kjo? Çfarë po shihni? Do të numëroj nga një në tre. Një... dy...
tre.
         B. - Dikush më hodhi mbi një kal.
         Dr. F. - Kush ka mund ta ketë bërë një gjë të këtillë? Pse?
         B. - Një ushtar. (Ajo dridhet frikshëm.)
         Dr. F. - Një ushtar ju është afruar dhe thjeshtë ju ka rrëmbyer?
         B. - Ai ishte me ushtarë të tjerë.
         Dr. F. - Ç'ndjesi kishit kur ju ndodhi kjo?
         B. - Isha e befasuar... por nuk kam përshtypje të ndihesha shumë e shqetësuar. (Ajo
qetësohet.)
         Dr. F. - Çka ju ka thënë ushtari kur ju mori?
                                                (Heshtje.)
         Dr. F. - Do të numëroj nga një në tre dhe në tre ju do ta gjeni momentin se çfarë ju tha
ushtari. Një... dy... tre.
         B. - Ai më tha se po më merrte me të tjerat... ai tha: "Ju do të vini me të tjerat... me
gratë tjera."
         Dr. F. - Ju do të vini me gratë tjera?
         B. - Kishte edhe të tjera gra me ta.
         Dr. F. - Ata i kanë grabitur edhe ato, poashtu?
         B. - Ato... ato dëshironin të shkonin. Kam parë se si ato ishin në mantela dhe pallto,
më kuptoni, me valixhet e tyre, të përgaditura më parë.
         Dr. F. - Si jeni ju e veshur?
         B. - Në të kuqe. Një fustan të kuq... paksa të nxehtë. Por, kujtoj se është një sezon
tjetër, më i ftohtë.
         Dr. F. - Mirë. Tash, do të kërkoj nga ju të kaloni në ngjarje më markante që ka pasuar.
Një... dy... tre... katër... pesë. Ç'po shihni?


18
Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes


       B. - Një kthinë të errët.
       Dr. F. - Ju ndodheni në një kthinë të errët? Ma përshkruani atë.
       B. - Jam e vetmuar... Ka një dritare... një, më duket... është e tëra çka mund të dalloj
për momentin.
       Dr. F. - E, ç'bëni ju në këtë dhomë të errët?
       B. - Qëndroj këtu, në këmbë.
       Dr. F. - Jeni në shtëpinë tuaj?
       B. - Këtë po mundohem ta kuptoj...
       Dr. F. - Po numëroj nga një në tre, dhe në tre ju do të fiksoheni. Një... dy... tre.
       B. - Jo, nuk jam në shtëpi.
       Dr. F. - E pra, ku jeni atëherë?
       B. - Në një shtëpi guri shumë të madhe.
       Dr. F. - Qe sa kohë jeni në këtë dhomë?
       B. - Qe disa muaj.
       Dr. F. - Do të thotë se jeni e burgosur?
       B. - Në një mënyrë, po. Mendoj... Mendoj se jam, por... asnjëherë s'kam provuar të ik.
       Dr. F. - E pse, pra?
       B. - Sepse këtu është më mirë se në shtëpi.
       Dr. F. - Pse është më mirë se në shtëpi?
       B. - Është më dëfryese se në shtëpi, më amuzante. (Asaj i shfaqet një buzëqeshje e
imponuar, e hidhur.)
       Dr. F. - Më rrëfeni për atë që ka ndodhur. Ç'ju ka ndodhur kur keni qenë e rrëmbyer
nga këta njerëz, nga ushtari me kal?
       B. - Na kanë vendosur nëpër dhoma.
       Dr. F. - Më tregoni si kani qenë e trajtuar?
       B. - Kemi qenë mirë të trajtuara ngase ne jemi këtu për kohën e lirë të ushtarëve.
       Dr. F. - 9'nënkuptoni ju me këtë?
       B. - Eh, mirë. Të themi që ata mund të vijnë të na shohin sa herë që t'u kënda qejfi.
       Dr. F. - E çfarë efekti ju sjell kjo punë?
       B. - Kjo nuk më pëlqente aspak.
       Dr. F. - Më rrëfeni tash se ç'ndodh kur ata vijnë t'ju shohin.
       B. - Epo mirë... këta janë ushtarë... ata ndodh të kenë qenë me muaj në mal... dhe,
dëshirojnë gra.
       Dr. F. - Çfarë ndjenje ju sjell kjo juve?
       B. - Duhet ta bëjmë. (Me një zë indiferent.)
       Dr. F. - A keni qenë më parë me ndonjë burrë, siç jeni tash me këta ushtarë?
       B. - Jo.
       Dr. F. - Si jeni ndjerë të parën herë?
       B. - Asgjë të jashtëzakonshme.
       Dr. F. - S'keni qenë e shokuar?
       B. - Heu... ishte një shok, natyrisht... por jo edhe një termet.
       Dr. F. - Ne do të vazhdojmë ta eksplorojmë këtë jetë këtu. Një... dy... tre... katër...
pesë. Keni ikur që një kohë të gjatë, Elaine?
       B. - Hë... Hë...
       Dr. F. - Qe sa kohë?
       B. - Qe shtatë apo tetë vite.
       Dr. F. - Si kanë kaluar këto vite për ju?
       B. - Hë... Mirë kanë kaluar. Nuk kanë qenë, shikoni... isha shumë mirë e trajtuar... ato
kanë qenë... Kjo nuk ishte tejet pasionante. Këto vite kishin anët e veta të mira dhe të këqija.
       Dr. F. - A keni pasur fëmijë gjatë kësaj periudhe?


                                                                                                 19
Ju keni qenë këtu më parë


         B. - Jo.
         Dr. F. - A keni pasur ndonjë të dashur gjatë kësaj periudhe apo thjesht ju keni shërbyer
shumicës së burrave?
         B. - U kam shërbyer shumicës së burrave.
         Dr. F. - E çfarë dobie ju sillte kjo punë?
         B. - E urreja. (Ndihet kërcëllimi i nofullave të saj.)
         Dr. F. - A keni ndier kënaqësi ndonjëherë?
         B. - Disa herë.
         Dr. F. - Pasi u adaptuat, ju dukën gjërat më të thjeshta më pas?
         B. - Po.
         Dr. F. - Po princi? Keni qenë tek ai? E keni takuar ndonjëherë?
         B. - Jo.
         Dr. F. - S'keni qenë asnjëherë në prezencë apo në shoqëri me të?
         B. - Jo.
         Dr. F. - Ishit duke banuar me të tjera gra? Apo e kishit dhomën tuaj personale?
         B. - E kishim dhomën tonë personale.
         Dr. F. - Kaloni tash në një ngjarje më interesante. Një... dy... tre... katër... pesë... Ku
jeni tash?
         B. - Në shtëpinë time.
         Dr. F. - Më thuani ç'po vëreni?
         B. - Kuzhinën... tryezën e madhe prej druri, bankat.
         Dr. F. - Pse jeni kthyer në shtëpi?
         B. - Për ta parë familjen time.
         Dr. F. - Kishit vështirësi nga atty ku ishit më parë?
         B. - Jo.
         Dr. F. - D.m.th. ju e gjetët familjen tuaj?
         B., me një ton befasie. - Jo, ata nuk janë më këtu.
         Dr. F. - Nuk kanë lanë ndonjë shenjë, ndonjë porosi?
         B. - Jo.
         Dr. F. - Shtëpia duket të jetë në rregull apo ke përshtypjen se mund të ketë ndodhur
diçka e befasishme?
         B. - Epo, mirë, gjithçka ka mbetur në vendin e vet por, më duket se këtu ka ngjarë
diçka e papritur.
         Dr. F. - Mirë. Në çka mendoni kur thuani kështu? Ku besoni se mund të jetë familja
juaj? Çka mund të ketë ndodhur?
         B. - Ata kanë qenë të shtërnguar ta lëshojnë shtëpinë... të ikin. (Ajo shqetësohet.)
         Dr. F. - Pse të ikin? Ç'po ndodh në tërë vendin në këtë moment?
         B. - Eh mirë, ka trazira. Shumë trazira. Ata ndoshta kanë qenë të detyruar të marrin
udhë. Ndoshta shkaku i ushtarëve.
         Dr. F. - E ju, ç'do të bëni ju? Një xhiro rreth shtëpisë?
         B. - Po, e pastaj do shkoj deri në dyqan për të parë nëse edhe mëtutje është aty.
         Dr. F. - Është larg shtëpisë suaj?
         B. - Jo, vetëm një bllok shtëpish më tej.
         Dr. F. - Më përshkruani se ç'bëni.
         B. - Po zbres rrugës... drejt dyqanit.
         Dr. F. - Çfarë lloj dyqani është ai?
         B. - Një lloj dyqani me artikuj të përzier. Tekstil dhe miell... ca artikuj kuzhinz, gjëra
të këtilla. Është një butik i vogël.
         Dr. F. - Po takoni njerëz të njohur, fqinj?
         B. - Nuk shoh... asnjeri. (Ajo shtërngon shpatullat për fotele.)


20
Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes


       Dr. F. - Është kjo e pazakonshme?
       B. - Oh po!
       Dr. F. - Çfarë po mendoni ju?
       B., me ngadalë - Të gjithë kanë qenë të obliguar të ikin.
       Dr. F. - Cila ndjenjë ju kaplon përderisa e shihni këtë, krejt e vetmuar?
       B. - Kam frikë. S'kuptoj asgjë. (Zëri i saj ngulfatet.)
       Dr. F. - Më rrëfeni në detaje për atë që po ndodh. Jeni edhe më tutje duke ecur?
       B. - Po, vazhdoj të ec dhe dera është e hapur e kjo është fare e pazakontë... vështroj
dhe thërras. Askush nuk përgjigjet... dal jashtë, nga prapa shtëpisë, besoj.
       Dr. F. - Ka dalje?
       B. - Është një dalje e ngushtë... plot lagështi dhe kundërmon shumë. (Mbyll hundën me
dorë për të mos e ndier erën e keqe.)
       Dr. F. - Pse ka lagështi aty?
       B. - Për shkak të ujërave të zeza... S'ka asnjeri.
       Dr. F. - As aty s'gjindet askush?
       B. - Të paktën unë s'vërej askënd.
       Dr. F. - Çfarë jeni duke bërë tash?
       B. - Duke menduar.
       Dr. F. - Çka po mendoni?
       B. - Po provoj të mendoj se ç'duhet të bëj tash... a pra, e mbyll portën dhe hyj sërish në
dyqan... s'ka as para.
       Dr. F. - Kërkuat?
       B. - Po, po.
       Dr. F. - Ku kërkuat para?
       B. - Në sirtarin... prapa llogaritësit... nuk e kanë... dyqani nuk duket të ketë qenë
plaçkitur, prandaj ata kujtoj, thjesht kanë ikur gjetkë.
       Dr. F. - Rrini e qetë dhe e relaksuar, lirohuni gjithnjë e me shumë sa herë që merrni
frymë. Ç'po bëni tash?
       B. - Dal nga dyqani.
       Dr. F. - Po rrugët, duken ato të shkretuara?
       B. - Po... dëgjoj qentë tek lehin, por ka pak nga ta... Asnjë njeri, asnjë. (Tashmë, ajo
duket qartë e trembur.)
       Dr. F. - Ç'ndjenjë ju kaplon trupin?
       B. - Kam frikë. Vërtet po filloj të kem shumë frikë. Pyes veten ç'mund t'ju ketë
ndodhur njerëzve?
       Dr. F. - Rrini e lirë dhe ruajeni qetësinë. Tash, ç'po bëni?
       B. - Kam pushuar ta kërkoj dikë.
       Dr. F. - Dikë të njohur?
       B. - Pa marrë parasysh kë.
       Dr. F. - I njihni tregtarët tjerë të rrugës apo njerëzit e këtij qyteti?
       B. - Hë... po.
       Dr. F. - E tash, ç'është duke ndodhur?
       B., me zë të ulët. - Dëgjoj ca hapa.
       Dr. F. - Dikush që ec?
       B. - Janë shumë. Më duket se janë burra. (Ajo ofshan... fytyra i përkeqësohet.)
       Dr. F. - Ju ndjekin nga pas?
       B. - Po... po. (Dridhet me ankth.)
       Dr. F. - Cila ndjenjë ju kaplon ndërsa i dëgjoni këto hapa?
       B. - Kam frikë sepse... sikur të ishin të njohur nuk do të më ndiqnin nga pas pa më
thënë esnjë fjalë... pa më thirrur... Prandaj vazhdoj të ec. Por, ata më nxënë.


                                                                                                  21
Ju keni qenë këtu më parë


        Dr. F. - Më thuani ç'po ngjet me ju? Ç'po shihni?
        B. - Shoh tre burra. Fytyrat e tyre s'janë të qarta.
        Dr. F. - Do të numëroj deri në tre e pastaj fytyrat e tyre do t'ju paraqiten qartazi.
Qetësoheni ju lutem, merrni frymë thellë... një frymëmarrje e thellë... tash nxirreni ajrin,
shkarkojeni tërë tensionin. Një... dy... tre... Ç'po dalloni tash?
        B. - Njëri është bjond... flokëverdhë... tjetri zeshkan me mustaqe... edhe një zeshkan...
por ky pa mustaqe.
        Dr. F. - Cila është përshtypja në fytyrat e tyre?
        B. - Oh... më duken të këqinj.
        Dr. F. - Ju flasin diç?
        B. - Jo.
        Dr. F. - Të prekin me duar?
        B. - Po. (Lotët fillojnë t'i rrjedhin në fytyrë.)
        Dr. F. - Çfarë ju bëjnë?
        B. - Njëri, prapa meje, më tërheq për krahësh... Ata më fusin mes dy shtëpive, ma
shqyejnë çantën... pallton time.
        Dr. F. - Dhe ata nuk ju thonë as edhe një fjalë të vetme.
        B. - Jo, ata flasin mes vete. (Trupi i saj merr një tendosje ekstreme.)
        Dr. F. - E çfarë flasin ata mes vete?
        B. - Oh! Mund ta imagjinoni... "Shpejtë, shpejtë, ta qojmë këndej." Ndërsa mua:
"Mjaft më!"... Ata poashtu këshillohen të mos bëjnë zhurmë. Njëri ma mbyll gojën me dorën
e tij.
        Dr. F. - Çfarë ndjenje ju kaplon?
        B. - Euf... Kam frikë ngase ata mund të më lëndojnë. Unë... unë kam qenë edhe me
burra të tjera, kundër dëshirës sime, pa pasur të drejtë që të zgjedh... prandaj nuk është kjo
që... në fund të fundit, është njësoj. Por, këtu kam frikë; ngaqë këta vërtet mund të më
lëndojnë shumë... dhe as që i njoh.
        Dr. F. - Ç'po ndodh tash?
        B. - Njëri prej tyre e ka marrë një diçka si... si kërbaç... është nga metali... Oh!... Ata
më godasin në kokë sepse unë provoj të mbrohem... Bie në tokë, më rrokullisin për dhe.
(Trupi i saj bëhet si pa eshtra, pa skelet, pa formë.)
        Dr. F. - A ju kanë lënduar shumë kur ju goditën në kokë?
        B. - Po. Ata kishin marrë hov më parë... më rrjedh gjaku... më rrahin edhe më tej. (Aji
dënesë së qari.)
        Dr. F. - Ku ju godasin kësaj radhe?
        B. - Në anën tjetër të kokës.
        Dr. F. - Jeni gjithnjë e plandosur për dhe?
        B., ajo psherëtin. - ...Po.
        Dr. F. - E burrat qëndrojnë në këmbë para jush?
        B. - Po... Jo, ata ulen tashti... vendosen në gjunj apo thjesht ulen... Diskutojnë se cili
do të më dhunojë i pari... Unë jam me gjysmëvetëdije.
        Dr. F. - Ç'thonë ata?
        B. - Oh! Ata grinden... "Unë së pari!", "Jo, unë!"
        Dr. F. - Ju thuani se jeni në agoni, me gjysmëvetëdije?
        B. - Oh, po. Nuk mund të mbrohem më. Ata më shtërngojnë për krahësh. (Zëri i saj
vjen duke u zvogëluar, duke u tretur.)
        Dr. F. - Rezistoni akoma?
        B. - Jo.
        Dr. F. - Dhe ju vazhdoni të jeni e shtrirë për dhe, e rreth jush këta tre njerëz në gjunj?
        B. - Po...


22
Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes


         Dr. F. - Çfarë ndjeni fizikisht?
         B. - Të ftohtit e kalldërmit nën trupin tim... bërrylat, duart e mia të prangosura... të
ftohtit. Fustani im krejtësisht i shqyer.
         Dr. F. - Gjejeni qetësinë tuaj, relaksoheni. Dhe vazhdoni të përshkruani atë që ju
ndodh. Gjithnjë duke u qetësuar. Ç'po bëjnë ata tash?
         B. - Eh, mirë, bjondi është i pari... oh, ai më lëndon, kam dhembje... gjakderdhje.
         Dr. F. - Gjakderdhje nga vagina?
         B. - Po. (Zëri i ngulfatet në fyt.)
         Dr. F. - Si e kuptoni këtë?
         B. - E ndjej... është gjaku i nxehtë që më rrjedh nga... dhe e ndjej se si më shqyen.
         Dr. F. - Ju bën edhe diçka tjetër?
         B. - Jo. Ai vetëm më ka... ishte i shpejtë. Mbaroi shpejt.
         Dr. F. - Cili është në radhë?
         B. - Tani, në radhë... ai që s'ka mustaqe... oh, e njëjta gjë.
         Dr. F. - E ky, ju lëndoi shumë?
         B. - Dhembje kam gjithmonë... por ndoshta pak më pak këtë herë... gjithsesi jo më
shumë.
         Dr. F. - U flisni diç këtyre burrave?
         B. - Jo. Por është krejt njësoj nëse... unë... unë megjithatë ndjej se ç'po ngjan përreth.
         Dr. F. - Ç'po ndjeni në këtë moment?
         B. - Thjesht, një zhurmë shushuritëse në largësi... kjo vjen nga larg, më duket, por e
ndjej fare mirë edhe peshën e trupave të tyre... dhe vuajtjet, dhembjet... edhepse asgjë nuk
shoh. Gjithçka është e errët.
         Dr. F. - Po tash?
         B. - Burri i tretë... ai mban një thikë... dhe... dhe ai ma ngulit atë. (Trupi i saj dridhet,
kërcen.)
         Dr. F. - Ku e ngulit ai thikën?
         B. - Në seksin tim... dhe vazhdon të m'i prejë këmbët.
         Dr. F. - Ai ju gjymton para se t'ju dhunojë?
         B. - Po... Dhembjet janë të tmerrshme dhe ndjej se unë po ik nga vetja ime... më duket
se ai më dhunon... nuk më kujtohet më asgjë... (Zëri i saj e humb kthjelltësinë.)
         Dr. F. - Çfarë shihni tash?
         B. - Asgjë.
         Dr. F. - Çfarë ndjeni?
         B. - Ftohtësinë.
         Dr. F. - Ku mendoni ju se gjendeni?
         B., duke belbëzuar. - Më duket se jam zhbërë, jam tretur... diku në ajër... diku lart...
dhe më duket se shoh nga atje.
         Dr. F. - Ky përjetim, ju duket si një senzacion, një përshtypje apo një ndjenjë?
         B. - Jo, tash besoj se jam e vdekur.
         Dr. F. - E, pra, kush atëherë është duke shikuar nga lart?
         B. - Shpirti im?
         Dr. F. - Është kjo përshtypja juaj?
         B. - Po... Dhe megjithatë më duket sa jam unë vet.
         Dr. F. - Jeni duke përjetuar një shqetësim, sfidë apo vuajtje?
         B. - Jo.
         Dr. F. - Cilën ndjenjë po e përjetoni atëherë?
         B. - Ndjenjën e shpëtimit.
         Dr. F. - Ç'vëreni kur shikoni para jush.
         B. - Tre burrat që po ikin.


                                                                                                    23
Ju keni qenë këtu më parë


        Dr. F. - E kur e shikoni trupin tuaj?
        B., me keqardhje. - E tmerrshme... një bërrakë gjaku.
        Dr. F. - Rrini e qetë dhe e relaksuar. Nuk ju duket e frikshme ta shihni veten tuaj duke
u larë në gjak?
        B. - Në një farë mënyre po, natyrisht... por në një tjetër, çdo gjë shpjegohet vetvetiu.
        Dr. F. - Çka dëshironi të thuani me këtë?
        B. - E po mirë, kjo pamje më trishton sepse më tregon se më kanë mbytur... dhe atë
egërsisht... por, e ndjej një lloj kurimi të brendshëm sepse tash e di se në ç'mënyrë kam
vdekur, më kuptoni?


         Kërkoj nga shpirti i Elaine-s nëse ajo mund të mësoj diçka morale nga kjo ekzistencë e
saj e mëhershme. Ajo thekson se në fakt ishte një jetë e dështuar... ajo, mbase konsistonte
vetëm që t'u shkonte ushtarëve nga pas, vetëm e vetëm t'i ikte monotonisë së përditshmërisë
së saj... e që, në të vërtetë, kjo kurrë nuk u realizua.
         Ndërdija e saj konfirmon se migrenat nga të cilat vuan Becky në këtë jetë, që nga nga
puberteti, rrjedhin nga aventurat në të cilat ajo ishte e implikuar në jetën e saj të mëparshme.
Poashtu, ndërdija konfirmon se përdhunimi seksual i shumëfishtë ndaj saj është burim i
shqetësimeve në jetën e saj seksuale. Këtë e shpjegon edhe ajo vet:
         - Nuk mund t'i lëshohem askujt, nuk mund të kënaqem me askënd. Dëshiroj që askush
të mos më prek... ngase, atëbotë, ata më kanë mbytur.
         Përderisa i parashtroj pyetje në lidhje me vitet e kaluara në shtëpinë e rezervuar për
ushtarët, ajo më betohet se as atje, kurrë nuk kishte përjetuar orgazëm, se ajo ishte "thjeshtë,
një lloj pune".
         Gjithmonë në gjendje transi hipnotik, por e rikthyer në kohën e tashme, Becky
identifikon dhunuesin e saj të dytë me babain e vet. Për këtë, unë e vendos atë në një
sugjestion posthipnotik i cili i mundëson asaj që t'i kujtohen vetëm ato sekuenca që ajo mund
t'i përballojë në planin emocional.
         Megjithkëtë, me të dalur nga transi, asaj i kujtohen të gjitha. Tund kokën me një
shenjë mosbesimi, duke e kujtuar faktin e zbuluar për babain e saj.
         - Por ai është aq i mirë! Është një baba perfekt.
         Pas një pushimi përplot shtjellim idesh, ajo thekson pakënaqësinë e saj që ai sot është
një personazh krejt tjetër. Dhe, madje ajo pyet veten se mos ky person është rikthyer në ditët
tona në rolin e babait të saj për t'i paguar borxhet e së kaluarës.
         Seanca e dytë e regresionit të Becky në personazhin e Elaine shfaqet me pamje
interesante. Nën hipnozë, ajo nuk mund ta fsheh më urrejtjen e saj të thellë ndaj babait të saj.
Një urrejtje sa e ngulitur thellë në të po aq edhe e ndrydhur dhunshëm... që manifestohet në
migrenë duke transformuar dhembjen e saj sentimentale në një dhembje fizike. Ajo vuan,
kësisoj, me vite të tëra, sepse në fakt, ajo lufton kundër ndjenjave të saj të vërteta. Ajo ofron
një rezistencë të fuqishme, madje edhe në hipnozë të thellë, dhe kundërshton ta takojë atë që
ajo e urren aq shumë dhe të paktën ta kuptojë pse e urren. Në të vërtetë, kjo vjen ngaqë ajo ka
qenë e dhunuar prej tij në këtë jetë të mëparshme. Ndërdija e saj shton se moskapaciteti i saj
për ta përjetuar orgazmin nuk i përket vetëm faktit se ajo është dhunuar si Elaine, porse edhe
një regjion i thellë i qenies së saj e kujton këtë dhunim nga babai i saj gjë që e pengon
tmerrësisht ta përjetojë aktin. Pasi që përfunduam së zhveshuri këto sentimente, ajo ndërhyn
duke shtuar se mungon edhe diçka. Vazhdoj ta pyes ndërdijen e saj e cila pikturon, pak nga
pak, tablon e një vajze të ndarë në copëza, plotësisht të shkapërderdhur. Ajo e vështron këtë
skenë nga lart, në kualitetin e shpirtit. Duke e rikujtuar atë që ka ndodhur, ne zbulojmë se ajo
ka qenë e burgosur në një ekzistencë tjetër të kaluar ngase ishte katolike. Nga qelia e saj, ajo
kishte bërë shaka me njërin nga kujdestarët e burgut duke ia mveshur atij se ishte


24
Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes


homoseksuel dhe atë para të gjithë të burgosurve dhe gardianëve. Më vonë, ai është futur
fshehurazi në qelinë e saj, e ka vrarë atë, ia ka prerë gjymtyrët dhe e ka dhunuar kufomën e saj
të pajetë. Shpirti i saj ka asistuar në këtë skenë dhune madje duke e përqeshur dhunuesin për
atë çfarë ai po bënte. Dhe ishte pikërisht kjo ngjarje ajo "diçka që mungonte".
        Derisa ne po flisnim, pas përfundimit të transit hipnotik, Becky arriti të kuptojë se ajo,
në të vertetë, kishte një lloj frike nga gjendja ekscituese e babait të saj. Por, ajo gjithmonë e
kishte injoruar këtë gjë. Ai as që e kishte keqtrajtuar Becky-in ndonjëherë, as fizikisht dhe as
verbalisht. Ajo madje e do shumë atë, dhe sipas saj ajo është në çdo moment e sinqertë me të.
Vendosëm ta ftojmë babain e saj që ta bashkëshoqërojë në takimin e ardhshëm në mënyrë që
t'ia komunikojë atij risitë që ajo i kishte mësuar në ndërkohë për të. Madje ajo, nuk heziton që,
nëse eskalon puna, edhe ta lëndojë të atin e vet.
        Mirremi vesh që ata të vijnë të nesërmen, pra të shtunën. Babai i Becky-it është një
burrë i hapur, i shoqërueshëm ndërsa shikimi i tij intelektual sikur shpreh ndjeshmërinë e tij.
Me një keqardhje por duke mos nguruar fare, Becky i shpjegon të atit se në një jetë të
mëparshme, ai ishte njëri nga tre burrat që e kishin dhunuar atë, pra Elaine-ën. Ajo poashtu
shprehet se prej vitesh ndjen një frikë të pashpjegueshme ndaj tij, sigurisht për shkakun
sipërpërmendur... dhe se thellë në ndërdijën e saj është ngulitur një urrejtje ndaj tij. Sytë e
mbushur me lot, ajo i rrëfen atij tërë skenën e dhunimit dhe i sqaron atij përse kishte refuzuar
t'i shikonte në sy këta burra për t'i njohur se kush ishin. Pasi që Becky kishte njoftuar edhe
familjen për përvojat e saj të regresionit, i ati kishte kuptuar për epizodin e dhunimit, por ai
injoronte faktin të kishin marrë pjesë shumë burra në të... dhe mbi të gjitha se ai ishte njëri
nga ta.
        Fytyrën e mbushur vaj, ai i afrohet së bijës, e përqafon fort përderisa ajo nuk pushon
duke dënesur. Ulen të dy përballë njëri-tjetrit duke i shtërnguar duart. Vazhdojnë të flasin dhe
sikur kanë harruar prezencën time. Ai i drejtohet së bijës se është tmerruar nga ideja se të ka
lënduar kaq shumë por se ai nuk mund të ndryshojë asgjë.
        Kthehet nga unë, fshin lotët nga fytyra dhe më thotë:
        - E dini, Becky dhe unë jemi thuaja gjithmonë në një komunikim të ngushtë. Ju ka
folur ajo për këtë?
        Dhe pasi unë tund kokën në shenjë pohimi, ai vazhdon të më flas se si ata janë të
lidhur me telepati mes vete. Ai m'i numëron disa raste ku një forcë e brendshme e cyste t'i
telefonojë asaj: më pas ai mësontë se diçka i ndodhte Becky-it dha ajo kishte nevojë për
ndihmën e tij. Ata buzëqeshin dhe ia shtërngojnë duart njëri-tjetrit. Në të vertetë, kjo seancë
ishte shumë prekëse për ne të tre.


        Përgjatë konsultimeve të rregullta dy herë në muaj, Becky shkëlqen nga ngazëllimi të
më njoftoj se është liruar nga migrenat e saj, por, paksa e tërhequr ne vete, ajo shton:
        - Dhe megjithatë, ndjej ca dhembje të lehta koke, të cilat, jam e bindur, janë të
provokuara nga tensionet nervore.
        Ajo është aq e habitur që është shëruar, sa që:
        - Nuk guxoj madje as t'i numëroj javët që kur nuk lëngoj më... nga frika se mos do më
kthehen sërish migrenat!
        Ajo poashtu ka vënë re të jetë gjithnjë e më pak e ndikuar nga të tjerët, dhe se në një
mënyrë të përgjithësuar, ajo ndihet më e qetë në punë dhe në studimet e saj.
        Ajo pohon se reagon mirë e më mirë përderisa bën dashuri me John-in. Me një
buzëqeshje që shpreh krenarinë e saj, ajo më drejtohet:
        - Ju e dini, kur ne bënim dashuri, unë ndihesha fare e trazuar, shihja se si ai tregohej
brutal ndaj meje... brutal, dua të them se sjellja e tij më dukej imponuese... Skena e dhunimit



                                                                                                  25
Ju keni qenë këtu më parë


me shfaqej priftueshëm në shpirt por i thoja vetes të qetësohesha. E arrija disi aktin, por, më
besoni, nuk ndjeja asnjë kënaqësi atëherë.
        Ajo tashmë nuk i fsheh nga John-i asnjë nga këto përshtypje dhe kësisoj, ata të dy
përjetojnë kënaqësi gjithnjë e në rritje.
        Disa javë më vonë, ajo më telefonon duke qarë, për të më thënë se problemi me
migrenat e saj nuk është zgjidhur akoma. Kërkon që ta pranoj para seancës së rregullt.
        Me të hyrë në kabinetin tim, fytyra e saj ngazëllen, dhe duke u ulur në kolltuk, ia nis:
        - Prap unë! Babai im kishte një ide që do të mund të na ndihmonte shumë.
        Ajo më shpjegon se migrenat e saj fillojnë gjithmonë në mëngjes përderisa ajo është
akoma në shtrat dhe se kjo vazhdon që nga mosha trembëdhjetë vjeçare. Nga ana tjetër , kemi
vënë re një element tjetër ineresant - dhe të rëndësishëm - në kërkimet tona. Kur ajo e ha
kafjallin diku jashtë me John-in, apo me këdoqoftë, rregullisht kaplohet nga një migrenë e cila
fillon aty kah fundi i racionit. Kjo e ka bindur se migrenat e saj nuk kanë tërësisht origjinë
fizike, por mbi të gjitha ato burojnë nga një aspekt psikoligjik. Diçka, sipas të gjitha gjasave,
na ka shpëtuar gjatë seancave regresive.
        Mbështetet fort për kolltuk, i mbyll sytë dhe e koncentron tërë vëmendjen në
frymëmarrjen e saj.
        Me të mbërrirë gjendjen e transit hipnotik, gishtërinjtë e saj pohojnë se ora luan një rol
të rëndësishëm në simptomet e Beckey-t për shkak të ndodhive që zhvilluan në mëngjes në
ekzistencën e saj si Elaine; ta marrësh një vendim është një faktor kapital. Ne arrijmë
kuptojmë shpejt se vendimi i saj më i madh ishte kur ajo vendosi ta lëshojë familjen për t'u
shkuar nga pas ushtarëve.
        Pa u ndalur në skenat tjera, e bart atë drejtpërsëdrejti në ngjarjen e dyshuar. Ajo
zvogëlon zërin duke ia adaptuar një toni diskret, të fshehtë:


        Becky - Duket se ushtarët do të kalojnë këndejpari e që ata marrin me vete edhe gra të
qyteteve tjera...
        Dr. Fiore - Ç'bëjnë ata, më thuani?
        B. - I marrin gratë dhe i mbajnë për vete.
        Dr. F. - E nga vijnë këto gra?
        B. - Nga qytetet nëpër të cilat kanë parakaluar ushtarët
        Dr. F. - Ku e mësuat ju këtë?
        B. - Dikush ka dëgjuar të flitet në qytet.
        Dr. F. - E ju nga kush e mësuat këtë?
        B. Ajo ul zërin akoma më tej dhe bëlbëzon ndër buzë - Një burrë.
        Dr. F. - Cili burrë?
        B. - Ai që ishte para dyqanit. Ai e di.
        Dr. F. - Cila ishte përshtypja juaj kur e dëgjuat këtë?
        B. - Eh, mendova se kjo do të mund të ishte dëfryese, do të më ndryshonte ca... se do
të ishte më mirë sikur ta bëja.
        Dr. F. - Të shohim atëherë, ku ishit ju kur ai ju foli për këtë, Elaine?
        B. - Në rrugë, duke bërë pazarin. Sapo i fola.
        Dr. F. - E ai, ç'të tha? Ma përsëritni atë që ju tha ai juve.
        B. - Ai më pyeti nëse e dija se çfarë po flitej për ushtarët. E pastaj ai shtoi se... kishte
edhe gra që shkonin me ta.
        Dr. F. - Ju tha diç se ç'ngjanë me këto gra?
        B. - Eh mirë, ato jetojnë në... janë të vendosura nëpër pallate. (Fytyra e saj ngazëllen.)
        Dr. F. - U japin para grave për t'i marrë me vete?
        B. - Ai tha se do t'ju japin më vonë.


26
Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes


        Dr. F. - Çfarë shume?
        B. - Oh! ai nuk tha saktësisht sa, ai vetëm tha... se ato do të paguhen mirë.
        Dr. F. - E ju, ç'menduat me të dëgjuar këtë?
        B. - Se ishte interesante... Dukej fare lehtë dhe... është vetëm një mënyrë për të jetuar,
sikur dhe të tjerat, e dini.
        Dr. F. - A keni menduar më thellë se ç'do të thotë më saktësisht të ikni bashkë me
ushtarët?
        B. - Oh! unë... kam një lëmsh idesh... në fund të fundit, kam menduar pak a shumë se
pa mëdyshje, do të duhej bërë diçka... mirëpo ndoshta edhe jo diçka të këtillë... thjesht, kam
refuzuar të mendoj për këtë.
        Dr. F. - Të gjitha këto i keni dëgjuar përderisa po e bënit pazarin?
        B. - Po, ai më tha të gjitha.
        Dr. F. - Ai që i mblidhte gratë apo...
        B. - Po, mendoj se ai ishte ngarkuar për këtë.
        Dr. F. - I ke premtuar gjë atij në atë moment?
        B. - I kam thënë vetëm se dëshiroj të ik.
        Dr. F. - Ju vendosët aty për aty, brof?
        B. - Po.
        Dr. F. - Sa ka qenë ora në momentin kur ju vendosët të ikni?
        B. - Ishte paradite e hershme.
        Dr. F. - Sa ishte ora, ç'mendoni? Tregtarët tashmë kishin hapur dyqanet e tyre?
        B. - Oh! po, po, ishte ora tetë e gjysmë ose nëntë.
        Dr. F. - E tash, cila ndjenjë ju kaplon pasi që i thatë atij se ju dëshironi të ikni? Jeni të
sigurt në vendimin tuaj?
        B., me një zë gati belbëzues. - Jo.
        Dr. F. - Është një vendim desidiv?
        B. - Atij i kam thënë po, është e sigurt se do ik, por për veten time nuk jam krejt e
sigurt se kjo është një ide e mirë. (E rrudh ballin.)
        Dr. F. - Cilat janë ambicjet tuaja që ju shfaqen në mendje gjatë këtij momenti?
        B. - As që kam biseduar me dikë rreth këtij projekti dhe kujtoj se... ky rrëfim rreth
marrëdhënieve seksuale më trondit ca, ma ngarkon kokën paksa por gjithnjë mendoj se në
fund të fundit kjo s'duhet të jetë një çështje e tillë, krejtësisht seksuale, siç thonë këta.
        Dr. F. - Keni bërë ndonjëherë dashuri, Elaine?
        B. - Jo.
        Dr. F. - Ç'moshë keni në këtë moment?
        B. - Gjashtëmbëdhjetë vjet.
        Dr. F. - Çfarë po mendoni përderisa ky njeri po largohet?
        B. - Jam tepër e tronditur.
        Dr. F. - Keni caktuar ndonjë vendtakim në kohë të caktuar?
        B. - Ai... thjesht më ka thënë të mos largohem nga shtëpia ime.
        Dr. F. - Ju tha ditën kur do parakalojnë ushtarët?
        B. - Po: të pasnesërmen.
        Dr. F. - Ç'po ndërmerrni tash, pas marrëveshjes me të?
        B. - E kryej pazarin dhe kthehem në shtëpi.
        Dr. F. - Cila është përshtypja juaj pas hyrjes në shtëpi?
        B. - Oh! jam e shqetësuar sepse kam një sekret dhe kam frikë se do më bërtasin.
        Dr. F. - Çka mendoni, ç'do të ndodhte nëse do t'ju tregoje të vërtetën?
        B. - Do të ishin të hidhëruar dhe nuk... ata nuk do të më lejonin të shkoj edhepse kjo
do të ishte e kotë sepse tashmë unë kam vendosur, u pëlqeu apo jo atyre!
        Dr. F. - Përse?


                                                                                                    27
Ju keni qenë këtu më parë


        B. - Sepse i kam thënë atij burri se do ik. Dhe nëse nuk ik siç jemi marrë vesh, ata do
të më rrëmbejnë, me çdo kusht.
        Dr. F. - Kush ju tha këtë?
        B. - Ai ma tha këtë.
        Dr. F. - Do të thotë, vetëm pse ju keni pranuar njëherë, ata do t'ju rrëmbenin nëse ju
bëheni pishman?
        B. - Po, po.
        Dr. F. - Ç'ndjenjë ju kaplon kur e vështroni nënën tuaj?
        B. - Nuk mund ta përballoj shikimin e saj. Unë... kam frikë.
        Dr. F. - I dukeni asaj se fshihni diçka, ju brengos diç që s'keni guxim ta thuani? Ju
parashtron pyetje?
        B. - Jo, ajo thjesht mendon se nuk kam disponim të mirë.
        Dr. F. - Ç'ndodh më pas? Numëroj deri në pesë. Në pesë, kaloni në epizodin tjetër më
interesant. Një... dy... tre... katër... pesë.
        B. - Ja pra, ushtarët parakalojnë në qytet... dhe ata kanë me vete... Kam përgaditur një
pako me rrobe personale dhe pres deri në minutën e fundit për t'ju thënë prindërve so do ik...
se do e braktis shtëpinë.
        Dr. F. - E ata, ç'bëjnë ata?
        B. - Eh, kanë mbetur të shtangur. Nuk kuptojnë përse.
        Dr. F. - Sa është ora?
        B. - Është mëngjes.
        Dr. F. - Sa është ora, ke ndonjë ide?
        B. - Rreth nëntë... mes nëntë e dhjetë.
        Dr. F. - A tentojnë të ju ndalin?
        B. - Po, natyrisht... më lusin të rri.
        Dr. F. - Si i merrni ju lutjet e tyre?
        B. - Ndihem e mërzitur, por unë e prisja prej tyre këtë.
        Dr. F. - Çfarë ndjenje ju përshkon nga brenda në momentin e ndarjes... duke u thënë
atyre lamtumirë?
        B. - Është një ndjenjë mërzie por... unë e kam marrë vendimin, s'ka më kthim prapa.
        Dr. F. - Kush ishte prezent kur po i njftonit prindërit me vendimin tuaj?
        B. - Askush.
        Dr. F. - Vetëm nëna dhe babi juaj?
        B. - Po, po.
        Dr. F. - Qante ndonjëri prej tyre?
        B. - Po, nëna.
        Dr. F. - Cili ishte reagimi i babait tuaj?
        B. - Ishte furioz, mjaft nervoz.
        Dr. F. - Po ju, ndjenjat tuaja?
        B. - Hë... përpiqem të mbahem stoike por e kam shumë vështirë sepse mamaja ime
qanë pa pra. (Sytë i mbushen me lot.)
        Dr. F. - Po tash, ç'është duke ngjarë?
        B. - Dikush ma sjell një kalë dhe unë hyp mbi shalë.
        Dr. F. - Ta kanë sjellur kalin para shtëpisë?
        B. - Po pra... shtëpia ka dalje në rrugën e madhe në të cilën parakalojnë ushtarët.
        Dr. F. - Ç'po bënit ju kur ata e sollën kalin?
        B. - Dola nga dera për t'i takuar ata.
        Dr. F. - E si ju njohën ata?
        B. - Burri me te cilin jam marrë vesh ishte meta. Ai u tregonte atyre se ku gjinden
gratë.


28
Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes


        Dr. F. - Po njerëzit e qytetit, ç'bëjnë ata?
        B. - Ata shikojnë nga dritaret dhe pëshpërisin për atë që po ndodh...
        Dr. F. - Më shpjegoni më saktësisht për atë çka po shihni. Të shohim: e kanë sjellur
një kalë para shtpisë?
        B. - Ëhë, po.
        Dr. F. - Dikush e tërheq kalin?
        B. - Po, një ushtar.
        Dr. F. - Cila është ndjenja juaj kur po ngjiteni mbi shalë?
        B. - Ndiej se duhet të ik para se ta humb kurajon e ta ndërroj mendimin... tashmë është
shumë vonë.
        Dr. F. - Ju thotë diçka ushtari?
        B. - Asgjë.
        Dr. F. - Ju dha dikush para?
        B. - Jo.
        Dr. F. - Ç'mendoni në lidhje me këtë?
        B. - Ende s'kam mendur për këtë.
        Dr. F. - Tash ç'po ndodh? Ku ndodheni në këtë moment?
        B. - Duke e braktisue qytetin.
        Dr. F. - Tash, deri në pesë, do kaloni në çastin më domethënës. Një... dy... tre... katër...
pesë. Çka po vëreni?
        B. - Jam kthyer sërish në shtëpi.
        Dr. F. - Më thuani ç'është duke ngjarë. Ju ç'po bëni?
        B. - E vështroj shtëpinë.
        Dr. F. - Si keni mundur ta lëshoni pallatin? Nuk ishte kjo e vështirë?
        B. - Jo. E dini, pas njëfar kohe... Isha aty që prej një kohe të gjatë, dhe për ata nuk isha
më e pazëvendësueshme. Në fakt, ata edhe ishin dakord të më lënë të ik... Tashmë kishin
gjetur vajza më të reja.
        Dr. F. - Ju pra, jeni kthyer tek prindërit tuaj. Në çka mendonit gjatë udhëtimit?
        B. - Hëm... gjithnjë pyesja veten nëse do gëzoheshin të më shihnin sërish. Por, në këtë
moment askush s'është në shtëpi.
        Dr. F. - Çfarë ndjenje ju kaploi kur... ishit e befasuar duke mos gjetur njeri në shtëpi?
        B. - Po...
        Dr. F. - Në cilën kohë të ditës jemi?
        B. - Është herët.
        Dr. F. - Sa duhet të jetë ora?
        B. - Më duket të jetë diku rreth orës tetë.
        Dr. F. - Si ju duket shtëpia? Ku mendoni të jenë prindërit, familja juaj?
        B. - Eh, mirë, shikova në kuzhinë: ishte e zbrazët... pastaj u ngjita në katin e parë...
poashtu asnjëri.
        Dr. F. - Në çfarë gjendje e gjetët shtëpinë?
        B. - Nuk është edhe gjithaq e mirëmbajtur si zakonisht.
        Dr. F. - Jeni vërtetë e qetë apo ndiheni...
        B. - Jo, jo? jam shumë... jam e brengosur.
        Dr. F. - E përse?
        B. - Sepse është fare e qartë se këtu ka ndodhur diçka.
        Dr. F. - Çka ju bën të mendoni kësisoj?
        B. - Paj, shikoni... është fillimi i ditës dhe s'duket asnjeri në rrugë... Nuk e shoh askë.
        Dr. F. - Ku jeni pikërisht në këtë moment?
        B. - Para shtëpisë sime.



                                                                                                   29
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi
Libri reinkarnimi

Contenu connexe

Tendances

Adoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAdoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAnida Ago
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeciornela rama
 
36787901 rudolf-steiner-treptele-initierii
36787901 rudolf-steiner-treptele-initierii36787901 rudolf-steiner-treptele-initierii
36787901 rudolf-steiner-treptele-initieriicab2011
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Vilma Hoxha
 
Bruce lipton fizica cuantica si creatia
Bruce lipton   fizica cuantica si creatiaBruce lipton   fizica cuantica si creatia
Bruce lipton fizica cuantica si creatiaLaurentiu Decu
 
Metodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta MasterMetodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta MasterMuhamet Sopa
 
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjjeVendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjjeValmir Nuredini
 
Omraam mikhael-aivanhov forta sexuala
Omraam mikhael-aivanhov forta sexualaOmraam mikhael-aivanhov forta sexuala
Omraam mikhael-aivanhov forta sexualaSorina Iacob
 
Punim hulumtues
Punim hulumtuesPunim hulumtues
Punim hulumtueslepaja
 
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``Adriatik Rexha
 
40419256 moartea-morţii-şi-desăvarşirea
40419256 moartea-morţii-şi-desăvarşirea40419256 moartea-morţii-şi-desăvarşirea
40419256 moartea-morţii-şi-desăvarşireaNelu Nemesniciuc
 
Tema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
Tema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesmeTema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
Tema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesmeAlbijon Pirku
 
Fazat e gjenetikes moderne
Fazat e gjenetikes moderne Fazat e gjenetikes moderne
Fazat e gjenetikes moderne An An
 
Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi adahajdarmataj
 
Drejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjikDrejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjikEdlira Ekmekciu
 
Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!' Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!' Xhuliana Haxhiu
 

Tendances (20)

Adoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAdoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe Shoqeria
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeci
 
36787901 rudolf-steiner-treptele-initierii
36787901 rudolf-steiner-treptele-initierii36787901 rudolf-steiner-treptele-initierii
36787901 rudolf-steiner-treptele-initierii
 
Komunikimi
KomunikimiKomunikimi
Komunikimi
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
 
Bruce lipton fizica cuantica si creatia
Bruce lipton   fizica cuantica si creatiaBruce lipton   fizica cuantica si creatia
Bruce lipton fizica cuantica si creatia
 
Mendimi kritik
Mendimi kritikMendimi kritik
Mendimi kritik
 
Metodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta MasterMetodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta Master
 
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjjeVendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
 
Omraam mikhael-aivanhov forta sexuala
Omraam mikhael-aivanhov forta sexualaOmraam mikhael-aivanhov forta sexuala
Omraam mikhael-aivanhov forta sexuala
 
Llojet e Mostrave
Llojet e MostraveLlojet e Mostrave
Llojet e Mostrave
 
Punim hulumtues
Punim hulumtuesPunim hulumtues
Punim hulumtues
 
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
 
kybalion
kybalionkybalion
kybalion
 
40419256 moartea-morţii-şi-desăvarşirea
40419256 moartea-morţii-şi-desăvarşirea40419256 moartea-morţii-şi-desăvarşirea
40419256 moartea-morţii-şi-desăvarşirea
 
Tema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
Tema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesmeTema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
Tema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
 
Fazat e gjenetikes moderne
Fazat e gjenetikes moderne Fazat e gjenetikes moderne
Fazat e gjenetikes moderne
 
Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi Fillimi i nje biznesi
Fillimi i nje biznesi
 
Drejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjikDrejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjik
 
Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!' Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
 

Similaire à Libri reinkarnimi

Intervista e radio dituris Suedi
Intervista e radio dituris SuediIntervista e radio dituris Suedi
Intervista e radio dituris SuediXhuli Spahiu
 
Udhëpërshkrim i vetës
Udhëpërshkrim i vetësUdhëpërshkrim i vetës
Udhëpërshkrim i vetësShpejtim Rudi
 
A është doktrina e Trinitetit frymëzim hyjnor?
A është doktrina e Trinitetit frymëzim hyjnor?A është doktrina e Trinitetit frymëzim hyjnor?
A është doktrina e Trinitetit frymëzim hyjnor?Islamic Invitation
 
Te perkushtuar ndaj_allahut
Te perkushtuar ndaj_allahutTe perkushtuar ndaj_allahut
Te perkushtuar ndaj_allahutDurim Bajrami
 

Similaire à Libri reinkarnimi (7)

Parathenia e librit
Parathenia e libritParathenia e librit
Parathenia e librit
 
Intervista e radio dituris Suedi
Intervista e radio dituris SuediIntervista e radio dituris Suedi
Intervista e radio dituris Suedi
 
Në vorbullat e jetës
Në vorbullat e jetësNë vorbullat e jetës
Në vorbullat e jetës
 
doktrina e trinisë
doktrina e trinisëdoktrina e trinisë
doktrina e trinisë
 
Udhëpërshkrim i vetës
Udhëpërshkrim i vetësUdhëpërshkrim i vetës
Udhëpërshkrim i vetës
 
A është doktrina e Trinitetit frymëzim hyjnor?
A është doktrina e Trinitetit frymëzim hyjnor?A është doktrina e Trinitetit frymëzim hyjnor?
A është doktrina e Trinitetit frymëzim hyjnor?
 
Te perkushtuar ndaj_allahut
Te perkushtuar ndaj_allahutTe perkushtuar ndaj_allahut
Te perkushtuar ndaj_allahut
 

Plus de Ibrahim Hajdari

Presentation energie cours ecole secondaire
Presentation energie cours ecole secondairePresentation energie cours ecole secondaire
Presentation energie cours ecole secondaireIbrahim Hajdari
 
Installation photovoltaïque à Bruxelles et en Wallonie
Installation photovoltaïque à Bruxelles et en WallonieInstallation photovoltaïque à Bruxelles et en Wallonie
Installation photovoltaïque à Bruxelles et en WallonieIbrahim Hajdari
 
Energjia eficiente - Panelet solare fotovoltaike
Energjia eficiente - Panelet solare fotovoltaikeEnergjia eficiente - Panelet solare fotovoltaike
Energjia eficiente - Panelet solare fotovoltaikeIbrahim Hajdari
 
Cikli jetesor i nje produkti - sylabus
Cikli jetesor i nje produkti - sylabusCikli jetesor i nje produkti - sylabus
Cikli jetesor i nje produkti - sylabusIbrahim Hajdari
 
Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...
Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...
Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...Ibrahim Hajdari
 
Travail bibliographique sur l'AG dans les sulfosels
Travail bibliographique sur l'AG dans les sulfoselsTravail bibliographique sur l'AG dans les sulfosels
Travail bibliographique sur l'AG dans les sulfoselsIbrahim Hajdari
 
Kopertinat koha ne eklips
Kopertinat koha ne eklipsKopertinat koha ne eklips
Kopertinat koha ne eklipsIbrahim Hajdari
 
Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"Ibrahim Hajdari
 
Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...
Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...
Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...Ibrahim Hajdari
 
Ibrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège Belgique
Ibrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège BelgiqueIbrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège Belgique
Ibrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège BelgiqueIbrahim Hajdari
 

Plus de Ibrahim Hajdari (12)

Presentation energie cours ecole secondaire
Presentation energie cours ecole secondairePresentation energie cours ecole secondaire
Presentation energie cours ecole secondaire
 
Installation photovoltaïque à Bruxelles et en Wallonie
Installation photovoltaïque à Bruxelles et en WallonieInstallation photovoltaïque à Bruxelles et en Wallonie
Installation photovoltaïque à Bruxelles et en Wallonie
 
Presentation led
Presentation ledPresentation led
Presentation led
 
Energjia eficiente - Panelet solare fotovoltaike
Energjia eficiente - Panelet solare fotovoltaikeEnergjia eficiente - Panelet solare fotovoltaike
Energjia eficiente - Panelet solare fotovoltaike
 
Cikli jetesor i nje produkti - sylabus
Cikli jetesor i nje produkti - sylabusCikli jetesor i nje produkti - sylabus
Cikli jetesor i nje produkti - sylabus
 
Auditimi i energjise
Auditimi i energjiseAuditimi i energjise
Auditimi i energjise
 
Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...
Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...
Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...
 
Travail bibliographique sur l'AG dans les sulfosels
Travail bibliographique sur l'AG dans les sulfoselsTravail bibliographique sur l'AG dans les sulfosels
Travail bibliographique sur l'AG dans les sulfosels
 
Kopertinat koha ne eklips
Kopertinat koha ne eklipsKopertinat koha ne eklips
Kopertinat koha ne eklips
 
Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"
 
Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...
Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...
Ibrahim HAJDARI, Ir. DEA, Universite de Liege, Faculte des Sciences, departem...
 
Ibrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège Belgique
Ibrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège BelgiqueIbrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège Belgique
Ibrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège Belgique
 

Libri reinkarnimi

  • 1. EDITH FIORE JU KENI QENË KËTU MË PARË Dëshmi mbi reinkarnimin dhe pervojën e vdekjes Përkthyer nga Ibrahim HAJDARI Titulli i origjinalit: YOU HAVE BEEN HERE BEFORE, © Edith Fiore, 1990 Original edition: ISBN 0-698-10883-3 Coward, McCann & Geoghegan, InC, New York Edicioni françez: NOUS AVONS TOUS DEJA VECU, Témoignages sur la réincarnation et l’expérience de la mort, Les énigmes de l’univers, Editions , Robert Laffont, S.A., Paris
  • 2. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Pacientëve të mi, guximi i të cilëve e mundësoi publikimin e këtij libri. FALENDERIMET I mbes shumë borxh mikut dhe kolegut tim, hipnoterapeutit Edgar Barnett, nga Kingston, Ontario, i cili është dashur shpesh të më hypnotizojë thellë, gjersa një ditë tetori më tha: "Ede, ti duhet të shkruash për hulumtimet tua! Bota ka nevojë për to." Është e pamundur të përmenden të gjithë ata që më kanë ndihmuar në elaborimin e këtij projekti. Një falenderim i veqantë i takon pacientëve të mi dhe të tjerëve që më janë drejtuar për një seancë regresionit në të kaluarën e tyre. Pa këta njerëz, nuk do të ishte as ky libër! Kam mësuar shumë prej tyre. Bashkëshorti im, Gregu, më ka inkurajuar që nga momentet e para; ishte me mua në të gjitha fazat e punës sime. Ai ka kaluar orë të tëra duke më dëgjuar tek i lexoja kapitujt e rinj derisa ata merrnin formën e dëshiruar dhe njëherit duke më ofruar këshilla të çmuara. Kam qenë e prekur nga çupa ime Leslie që ishte aq e durueshme gjatë këtyre shtatë muajve të fundit dhe kishte mirëkuptim për kohën që s'munda t'ia përkushtoj asaj përderisa shkruaja. Caren McNally ka kaluar shumicën e vikendeve dhe madje edhe pushimet e saj duke shtypur dorëshkrimin tim, jashtë orarit të rregullt të punës. Ajo ka dëshmuar një durim të pafund atëherë kur unë kisha nevojë për dikë që do të më dëgjonte me kujdes. Inkurajimet e saj të pandërprera si dhe entuziazmi pa lajthitje më kanë dhënë një shtytje të madhe. Sherman Grant më ka mësuar të shkruaj: kompetenca, objektiviteti dhe përvoja e saj më kanë mundësuar t'i ofroj kësaj vepre një formë dhe përmbajtje të atillë, e cila shpresoj, i përgjigjet shijes së lexuesit. Unë ia propozoj pra, lexuesit, këtë libër me dëshirën që ai t'i shërbejë të vërtetës dhe të jetë sa më dinjitoz karshi të gjithë atyre që më kanë ndihmuar duke m'i besuar sekretet e tyre. 1
  • 3. Ju keni qenë këtu më parë HYRJE Nuk e kam shkruar këtë libër as për ta pohuar dhe as për ta mohuar reinkarnimin. Ai nuk hyn as në radhën e dilemave të pavdekësisë së shpirtit. As që e mbroj ndonjë terapi dhe nuk them se cila është më e mira apo e vetmja. Nuk pretendoj asnjë qëllim tjetër përpos që t'ju ftoj t'i përjetoni me mua disa drama njerëzore të shkëputura nga këto dy vitet e fundit, më të jashtëzakonshmet, në tërë përvojën time profesionale; d.m.th. dramën e disa njerëzve për të cilët ekzistenca e tanishme është e ndikuar nga ndonjë tragjedi e përjetuar në ndonjërën prej jetërave të kaluara. "Ju keni qenë këtu më parë" është në të njejtën kohë një reflektim i hulumtimeve të mia, i personalitetit dhe përvojës sime. Për t'ju mundësuar që ta gjykoni sa më drejt këtë vepër, nuk do të ishte krejt e panevojshme që t'i permend disa aspekte të jetës sime personale. Pasi që koncepti i reinkarnimit përfaqëson një nga dogmat e religjioneve të mëdha të njerëzimit, më duket se formimi im religjioz mund të paraqes një interes në këtë syzhe. Së pari, më duhet t'ju them se gjatë rinisë sime kam praktikuar kulte të ndryshme të kishës protestante, për arsyen e thjeshtë se familja ime jetonte në një fshat të largët dhe na duhej ta vizitonim tempullin më të afërm nga ferma jonë. Nuk besoj të kem dëgjuar ndonjëherë nga kushdoqoftë se është e mundur të jetohet më shumë se një herë. Në fakt, jam edukuar në frymën se ne jetojmë këtu poshtë ekzistencën tonë të vetme dhe unike. Babai dhe nëna ime janë të krishterë të cilët mbase besojnë në reinkarnimin por këtë e kam kuptuar vetëm së fundi. Kam qenë një fëmijë thellësisht religjioz që verbërisht besonte në Zotin, por kjo pikëpamje ndryshoi radikalisht gjatë vitit tim të parë në Kolexhin Mount Holyoke ku për herë të parë jam ballafaquar me mendimin e lirë. Kjo doktrinë, përndryshe, përputhej me devijimet e mia shkencore ndaj kam mbetur e tillë, agnostike, deri në kohën kur mundësia e ekzistencës së jetërave të shkuara më shfaqet në kokë duke i trajtuar pacientët e mi. Prej atëherë, pikëpamja ime religjioze dhe filozofike ka evoluar në mënyrë progresive. Për momentin, nuk jam as përkrahëse dhe as kundërshtare e idesë së reinkarnimit. Megjithatë, fakti që gjatë observimit të pacientëve dhe syzheve të rinj ata i ripërjetojnë para meje ekzistencat e tyre të kaluara, më bën gjithnjë e më të bindur se këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë fantazi. Formimi im profesional dhe studimet e mia në psikologji kanë qenë kryekëput klasike dhe të bazuara në fakte shkencore. Asnjëherë, as në Kolegjet Mount Holyoke Goucher dhe as në Universitetet në Maryland dhe në Miami, nuk kam dëgjuar të flitet dhe madje as edhe të përmendet fjala reinkarnim. Neve na interesonin vetëm faktet e prekshme. 2
  • 4. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Gjatë këtyre nëntë viteve, edhepse profesorët i injoronin, çuditërisht kam qenë e inspiruar nga punimet e Freud-it. Në pamundësi që të zhytem në një bindje të thellë, trajtimi i të sëmurëve të mij konsistonte të zbuloja shkaqet e çrregullimeve të fshehura thellë në labirinthet më sekrete të shpirtit të tyre. Tashmë janë bërë tetë vite që kur e ushtroj këtë profesion, së pari në Miami e pastaj në Saratoga, në Kaliforni. Dhe, nuk kam nguruar të konstatoj gjatë observimeve të mia se shqetësimet e një pacienti i kanë rrënjët në shumë faktorë të ndërdijes, në ngjarjet tashmë plotësisht të harruara. Në përgjithësi, faktori determinues është ngulitur thellësisht në shpirtin e të sëmurit; nganjëherë është kjo një ndjenjë krejt e kundërt me natyrën e personalitetit të tij real apo imagjinar. Një përvojë që kam përjetuar unë vet, gjatë një periudhe të komplikimeve bashkëshortore, më ka bindur tërësisht se ta bartësh shkakun nga ndërdija në nivelin e vetëdijes, ku mund ta atakosh atë, përbën një trajtim shumë të frytshëm. Por, kjo metodë është tepër e ngadalshme dhe e shtrenjtë. Prandaj më ka lindur ideja të gjej një përshkurtim në hulumtimin e thellësive të shpirtit. Lexuesit e mi, mbase do ta kenë kuptuar shpejtë se hipnoza ndoshta do të ishte zgjidhja e këtij problemi. Gjatë një vështrimi më të thuktë në të gjitha ato vite të gjata të studimeve dhe të formacioneve të mia, më duket disi i mjegullt fakti se si hipnoza, e konsideruar si një mjet terapeutik, asnjëherë nuk është analizuar seriozisht. E pamundur të gjindet një kujtim apo qoftë edhe një përvojë më e vogël nga ligjëratat shkollore në lidhje me këtë syzhe. Duke gënjyer memorjen time dhe duke rishikuar me kujdes shënimet e marra gjatë ligjëratave, me shqetësim më duhet të konstatoj se citimi i vetëm i kësaj teknike i atribohet disa paragrafëve ku shkurtimisht përkujtohet që Freud-i në fillim e ka përdorur atë por më vonë e ka ndërprerë. Asnjë libër ligjëratash nga kolegji apo nga universiteti nuk permend, asgjekundi hipnozën, përpos se Freud-i ka deklaruar se për nga efikasiteti, hipnoza paraqet çelësin e shërimit të të sëmurëve. Historiku i hipnozës si psikoterapi, daton që nga fillimi i historisë njerëzore me ç’rast ajo është përdorur në forma të ndryshme. Klerikët e tempujve të lashtë të gjumit, në Greqinë dhe Romën e antike, përdornin metoda hipnotike të cilat hasen poashtu edhe në kapituj të Biblës. Mijëra vite me radhë, atë e kanë përdorur kulturat më të njohura të civilizimit njerëzor: Asociacioni britanik i mjekësisë më 1955 dhe Associacioni i mjekësisë së SHBA-ve më 1958, zyrtarisht e kanë njohur hipnozën duke ju propozuar fakulteteve që ta regjistrojnë atë në programet e tyre. Kontakti im i parë me këtë metodë ka qenë gjatë një seminari njëjavor mbi autohipnozën, në Esalen Institute të Big Sur, në Kaliforni. Pa u hamendur fare, së bashku me vëllain, vendosim ta marrim këtë udhëtim të gjatë brigjeve të detit deri në Big Sur. Së pari ishte një përvojë interesante ta bësh vet i dyti e pastaj një rast i shkëlqyeshëm që ta kalonim kohën së bashku. Kurrë s'do të besoja se ky seminar do të ma ndryshonte jetën. Me t'u kthyer në shtëpi, përplot njohuri të reja, i pyes disa nga pacientët e mi të hershëm nëse do të pranonin ta aplikoja një seancë hipnotike me ta. Ju shpjegova atyre me bindje të plotë se kjo terapi, do t'i zvogëlonte shqetësimet e tyre. Ata pranuan. Ky sukses i parë, më inkurajoi që ta stërthelloj këtë pervojë inspiruese. Regjistrohem pra, në Shoqërinë amerikane të hipnozës dhe në Akademinë e hipnozës në San Francisco. Kesisoj, kam asistuar në një mori takimesh profesionale të frytshme dhe njohuritë e përfituara atje, përgjatë seancave shkencore, ligjëratave dhe leximit tim të pandërprerë, i aplikoja gjithnjë e më tepër tek klientët e mi. Dhe rezualtatet nuk mungonin. Metoda hipnotike e përshpejton në mënyrë të qartë procesin terapeutik. Duke kujtuar disa raste të vështira, tash konstatoj se trajtimet që kishin zgjatur me vite të tëra, mund të trajtohen vetëm brenda disa muajve, madje edhe më pak. Por, ajo që për mua vlen më së shumti, madje më shumë se zvogëlimi i numrit të vizitave dhe i kohës që ia kushtoj të sëmurit, është bindja në veten time se unë mund t'ju ndihmojë njerëzve që të shërohen, bindja që, falë hipnozës, problemet e tyre mund të zgjidhen dhe simptomet të zhduken. 3
  • 5. Ju keni qenë këtu më parë Kur kam filluar ta praktikoj hipnozën, sikurse edhe specialistët tjerë, edhe unë kam kërkuar nga pacientët e mi që të gjurmojnë në të kaluarën e tyre për të zbuluar shkaqet e shqetësimeve të tyre aktuale - gjë që do të kishte për rezultat zhdukjen e tyre. Këtu më është shfaqur një ide impozante: një problem, që ka zgjatur, p.sh. dyzet vite të tëra, mund të bartet në fillim të ekzistencës së të sëmurit. Kështu, eksploroja që nga muajt e parë të lindjes, ku në disa raste, fshihej edhe çelësi i shumëkërkuar. I sëmuri ka konservuar një ndjenjë të fajësisë, ka gjykuar të jetë "i padëshiruar" nga të tjerët, ndjenja këto që kanë për pasojë çrregullimin fizik, siq bie fjala cefalia kronike (lloj migrene). Gradualisht, kam avancuar edhe më tej në të kaluarën për të zbuluar problemet emocionale të përjetuara gjatë muajve më të hershëm, madje edhe përtej trupit material. Sot, jam më se e bindur se problemet i kanë rrënjët e tyre shumë më herët se vetëm kaq...në një jetë të kaluar! Pacientët e mi dhe unë kemi zbuluar se jeta e kaluar mund ta ketë një ndikim madhor në të tashmen për sa i përket karakterit të individit, simptomeve prej të cilave ai vuan, aftësive, sjelljeve të tij, në të vërtetë, të mijëra gjërave tjera. Vetëm dy vite më parë, kam qenë plotësisht indiferente ndaj reinkarnimit. Por, një pasdite, përderisa trajtoja përmes hipnozës një nga pacientët e mi, u bëra dëshmitare e një ngjarje e cila ka ndryshuar qenësisht jetën time profesionale dhe bindjet e mia personale. Një burrë erdhi të më konsultojë në lidhje më një paralizim seksual përngadalësues. Pasi i sugjerova, nën hipnozë, që të udhëtojë deri në origjinë të problemit, ai m'u përgjigj: - Po, janë dy apo tri jetëra, isha prift katolik... Ne eksploruam jetën e tij në shekullin e XVII-të dhe gjurmuam sjelljen e tij seksuale si prift italian. Këtu fshihej burimi i vështirësive të tij të tashme. Kjo lë të kuptohet se i sëmuri ndoshta besonte në reinkarnimin. Mendova se përshkrimi i tij figurativ dhe me ngjyrosje të plotë që ai e bënte me ngrohtësi ishte vetëm trillim i tij. Por, pasi erdhi sërish, pas pak kohësh, ai më siguroi se jo vetëm që ishte shëruar nga shqetësimet seksuale, por ai ndihej shumë më mirë në përgjithësi. Prej këtu, kam filluar t'i kushtoj kujdes më të madh hipnozës, kësaj metode të re terapeutike. Disa muaj më vonë, shërova një grua, animatore në bordin e një anije transatlantike e rezervuar për navigimin e anijeve tjera - kryqëzata. Kjo paciente lëngon nga dy probleme që e torturojnë me vite. I pari, një hov i brendshëm që të kërcejë nga lartësia e ekuipazhit dhe i dyti, paradoksalisht, frika e paarsyeshme që të mbytet në ujë. Në hipnozë, ajo vëren veten në trupin e Svenit, një i ri norvegjez në barkën e anijes së të atit. Bën shtrëngatë, barka gati thehet nga goditja në breg, ndërsa i ati i urdhëron të kërcej në det. Por, Sveni nuk e dëgjon atë dhe zhytet në ujë. Gjatë seancës së njejtë ajo gjurmon edhe në dy jetë tjera të kaluara: njëra si peshkatar dhe tjetra si marinar, që të dy këto jetë të humbura në det, në të dyja i mbytur nga fundosja dhe zhytja. Me të dalur nga hipnoza, ajo pohon të ketë kuptuar fascinimin që deti i sjell asaj dhe mbi të gjitha origjinën e simptomeve të saj. Mirëpo, sërish, supozoja se pacientja ime po përjetonte ekzistenca iluzore. E dija se edhe ajo besonte në reinkarnimin. Mirëpo, gjashtë javë më vonë, e kthyer nga një lundrim mbi Paqësor, pacientja ime më siguroi me entuziazëm se ajo ishte çliruar nga problemet e saj të mëhershme. Ajo kishte qenë tërësisht e lirë dhe nuk kishte përjetuar as edhe më të voglin shqetësim gjatë lundrimit të fundit. Më pas, m'u ofrua një rast unik ta eksploroj këtë lëmi. Një ditë, një e sëmurë vjen të më këshillojë që ta liroj nga një fobi gjithnjë e në ngritje nga gjarpërinjtë. Pasi kërkova, nën hipnozë, shkaqet e sëmundjes së saj, më erdhi një ide: e pyes atë nëse kishte pasur kontakt me gjarpërinj para lindjes? Dhe menjëherë ajo e gjen veten në një jetë të kaluar: një Asteke rreth të pesëmbëdhjetave, ulur skaj një piramide rreth së cilës vallëzojnë klerikë e fakirë ndër dhëmbët e të cilëve rrëshqasin gjarpërinj helmues. Ajo dridhet nga frika por e shpjegon këtë ritual të panjohur për të deri në detajet më precize. E kthyer në kohën e tashme, por gjithnjë në gjendje të hipnozës së thellë, ajo çuditet me këtë që sapo e përjetoi dhe më lutet t'i shpjegoj se kush ishte ajo vajzë e re. Tërësisht e ç'orientuar, ajo ofshan me urrejtje: "Nuk besoj asgjë 4
  • 6. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes nga këto pallavra!" Pacientja ime nuk beson në reinkarnimin, dhe megjithatë ajo sapo përjetoi një ekzistencë të saj, katërqind vjet më parë! Pas kësaj përvoje të fundit, ia obligoj vetes ta përdor më shpesh kthimin në jetën e kaluar saherë që ndërdija e të sëmurit tregon se burimi i problemeve qëndron në ndonjërën nga ekzistencat e kaluara. (Të precizojmë këtu se në shumicën e rasteve, këto probleme janë të shkaktuara nga ngjarje dhe rrethana të jetës së tashme të pacientit). Në fakt, se jeta e kaluar e ripërjetuar është thjeshtë një fantazi apo një e vërtetë, nuk luan rol për një terapeut, çfarë jam unë; ajo që ka rëndësi këtu është vetëm rezultati . Kjo do të thotë se, kam zbuluar që ky regresion deri në një ekzistencë të kaluar ka rezultate të mira, se ai sjell shpesh një ripërjetim të atypëratyshëm të çrregullimeve kronike të cilat nuk riprodhohen me muaj, me vite apo kurrë më. Simptomet apo problemet, rrënjët e të cilave ndodhen në një jetë të kaluar, përfshijnë një domen të gjërë. Kështu, kam gjetur se pjesa dërmuese e pacientëve të mi që vuajnë nga pesha e tepërt, kanë jetuar në një jetë të kaluar ku nuk kanë ngrënë për një kohë të gjatë ose kanë vdekur nga uria. Kam takuar aborigjinë, indianë të Amerikës, indigjenë zezakë të Afrikës e të shteteve tjera të cilët kanë qenë të privuar nga ushqimi dhe madje edhe nga uji. Uria e përjetuar në një jetë të kaluar manifeston efektet e saj në jetën e tashme duke provokuar një ndjenjë për të ngrënë së tepërmi. Një e sëmurë që vuante nga tensioni hidrik - sëmundje që rezistonte ndaj çdo trajtimi klasik - e gjen vetveten, shumë ekzistenca përpara, duke vdekur urie dhe duke u dehidratuar njëkohësisht nga variola, lia e ujit. Obsesioni në një ushqim të veçantë mund t'i ketë rrënjët poashtu në një ekzistëncë të mëhershme. Një kolegë gjeneralist, më ka dërguar një ditë një paciente të tij të prekur nga hipertensioni kritik dhe e cila peshonte 25 kilogram më tepër se pesha normale. Ajo asesi të ndalojë të ha pa ndërprerje pako të panumërta çips dhe snakse tjera të kriposura. Ky obsesion ia zvogëlon tentativat e saj në betejën kundër peshës tepricë dhe kundër hipertensionit arterial. Gjatë regresionit ajo e gjen veten në një jetë të mëhershme në trupin e një indiani të Amerikës, të uritur fare, sepse fisi i tij nuk ka më kripë për ta konservuar mishin e gjahut. Që prej këtij udhëtimi në të kaluarën, e sëmurja jonë nuk e ka as më të voglën dëshirë për të ngrënë ushqime të kriposura ndërsa pesha e saj zbret racionalisht. Shumë pacientë të mi kanë zbuluar se shkaku i sëmundjeve, i terrorizimeve dhe i çrregullimeve të tyre ka bazën në ndonjë dramë të përjetuar dikur, në një ekzistencë të kaluar. Ata kanë mësuar se frika e tyre marramendëse nga gjarpërinjtë, zjarri, lartësia, fluturimet me aeroplan, ndrydhjet në turma njerëzish apo edhe frika nga katastrofat natyrore si termetet, vërshimet, buron nga ndonjë dramë e përjetuar në një jetë të kaluar. Sëkëndejmi, frika nga errësira duket ta ketë burimin e vet në ndonjë incident të shkaktuar gjatë natës në ndonjë jetë të kaluar. Një e sëmurë ka mundur të kuptojë se origjina e frikës së saj për të qëndruar e vetme në terr - dhe bindja e saj e plotë se me këtë rast ajo do të vritet nga dikush - i ka rrënjët në një eksperiencë të ngjashme nga jeta e shkuar! Një paciente tjetër, fare e tronditur, është dashur të mësoj se sfida që ajo kishte: të evitonte me çdo kusht udhëtimin me tren, vinte nga jeta e saj paraprake, me ç'rast ajo kishte parë motrën e saj nën rrotat e një treni. Një grua e re e cila nuk mund të shikonte gjëkundi ngjyrën e kuqe vizëlluese - dhe e cila për këtë, festat e krishtlindjeve i kalonte në depresion - në jetën e saj paraprake kishte parë mamanë e saj tek po vdiste nga gjakderdhjet e mëdha pasi që më parë ishte goditur egërsisht me thikë. Pagjumësia dhe çrregullimet tjera të gjumit rrjedhin, në të shumtën e rasteve, nga evenemente të frikshme, të përjetuara gjatë gjumit në ndonjë jetë të kaluar. Disa pacientë, për shembull, zbulojnë se si kanë qenë seksualisht të dhunuar apo të vrarë përderisa ata flinin. Një adolescent i cili nuk mund të flinte dot veçse në vetmi të plotë dhe qetësi absolute, arriti të zbuloj se si kishte qenë vrarë me bajonetë nga një japonez, përderisa po flinte në plazhin e një ujdhese në Paqësor, gjatë Luftës së Dytë botërore. 5
  • 7. Ju keni qenë këtu më parë Migrenat, dhembjet, çrregullimet apo dobësite e pjesëve të ndryshme të trupit janë shpesh të lidhura, edhe këto, me aksidente të ndodhura gjatë ndonjë ekzistence të kaluar. Ne kemi observuar se kokëdhembjet kronike, duke filluar nga migrena, rezultojnë zakonisht nga fakti se i sëmuri është torturuar për vrasje, i është prerë koka me gijotin (armë për prerjen e kokës personit të dënuar me vdekje, me çrast pllaka e rëndë e mprehtë binte nga një lartësi e madhe mbi kokën e stabilizuar poshtë të viktimës), është mbytur me gurë, pushkatuar, kacavarur, prerë me thikë apo egërsisht i goditur në kokë apo në qafë. Shumë persona, që vuanin nga lëngime abdominale kronike, pa burim sëmundjeje, kanë parë veten në ekzistencat e kaluara në të cilat ata kishin qenë viktima të vrasjeve mizore nga goditjet në bark me shpata, bajoneta apo thika. Vetëm dhembjeve menstruale nuk kemi arritur t'ia atribuojmë shkakun, i cili sigurisht duhet të fshihet në ndonjë dramë të karakterit seksual, të luajtur në ekzistenca të kaluara. Të sëmurët e mi, nganjëherë marrëzisht zbulojnë se disa nga ëndërrat e tyre të këqija, janë në fakt, reprizim i ngjarjeve të përjetuara në ndonjë jetë të kaluar. Por, shyqyr Zotit! ne kemi zbuluar poashtu se edhe ngjarjet e këndshme ripërjetohen në hipnozë. Teoritë mbi reinkarnimin dhe mbi procesin e rilindjes nuk janë të pakta. Njëra syresh, më misterioze, është ajo e reinkarnimit në grup sipas së cilës njerëzit që kanë jetuar në një epokë të caktuar do të rilindin bashkërisht. Mendimtarët e mëdhenj të filizofisë antike greke, për shembull, do të rijetonin një epokë të re bashkërisht; talenti i tyre do të shfaqej në ndonjë tjetër lëmë, por raportet e ndërsjella do t'i kishin të njëjta. Mbase është e pranueshme të mendohet se njerëzit që i kemi të afërt sot do t'i kemi pasur të njohur edhe në jetët e kaluara, natyrisht në repriza të shumta dhe në role të ndryshme. Në këtë mënyrë, duke i hulumtuar ekzistencat e tyre të shkuara, të sëmurët mund t'i kuptojnë dhe madje edhe t'i zgjidhin problemet e tyre bashkëshortore. Një nga të sëmurët e mi, martesa e të cilit gati ishte shkatërruar e tëra, ka zbuluar se gruaja e tij, e cila nuk ia plotësonte asnjë dëshirë, kishte qenë nëna e tij në jetën paraprake. Marëdhëniet e vështira mes prindërve dhe fëmijëve mund të përmirësohen qenësisht falë ripërjetimeve që i ofron terapia e bazuar në konceptin e reinkarnimit. Si gratë, ashtu edhe burrat, pasi ta kenë ekzaminuar sjellet e veta në ndonjë jetë të kaluar, janë në gjndje t'i kuptojnë më drejt marëdhëniet e tyre me bashkëshortin apo të dashurin. Tërhqja instiktive, refuzimi, ndjenja e mirëkuptimit apo edhe dështimi shpjegohen nga rastet e ngjashme të ndoshura në ekzistencat e mëparme. Në praktikën time, të bazuar mbi teorinë e reinkarnimit, bindem çdo ditë e më tepër se nuk mund të ketë as edhe një fije karakteri apo shprehie njerëzore që nuk do të kuptohej më mirë e më qartë përmes hulumtimit të ekzistencave të kaluara. Të sëmurët e mi, përmes kësaj metode, kanë mundur të rigjejnë talentin e tyre të humbur, aftësinë, pasionet, avantazhet dhe të metat, dhe mbi të gjitha burimin e simptomeve apo të problemeve të tyre. Në vazhdim, më lejoni ta prezentoj kapitull për kapitul përmbajtjen e " Ju keni qenë këtu më parë". Në kapitullin e parë, paraqes metodën e cila më lejon ta ç'vendos pacientin në një ekzistencë të kaluar përderisa unë përshkruaj reaksionet e tij - apo të ndonjë mediumi - gjatë këtij eksplorimi. Në kapitujt prej 2 deri në 10, kam përmbledhur disa raste tipike të regresionit. Përshkrimi i tyre është i sinqertë dhe nëse diku kam ndërhyrë, atëherë këtë e kam bërë vetëm për t'i evituar përsëritjet. Emrat dhe të dhënat e identitetit të pacientëve apo të mediumve janë ndryshuar për ta ruajtur jetën e tyre private. Natyrisht, kam marrur autorizimin e secilit person për ta publikuar rrëfimin e tij. Kapitulli i 11-të përshkruan përvojën e vdekjes dh përmban pjesë të shumta nga transkripcionet që ilustrojnë aspekte të veçanta të momentit të vdekjes. 6
  • 8. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Në kapitullin e fundit, unë diskutoj rreth çështjeve që e preokupojnë çdo individ në lidhje me konceptin e të jetuarit të mëhershëm. Poashtu, i parashtroj shkurtimisht, idetë e mia rreth reinkarnimit dhe karmës. Ta shkruash këtë libër, për mua ka kuptimin e një fillimi - fillim i një kristalizimi të ideve të mia dhe i kuptimit më të mirë të dramave që u ripërjetuan çdo ditë në kabinetin tim. Shpresoj se leximi i tij, për ju poashtu, do të jetë një fillim. Ndoshta për shumë prej jush, ky lexim vetëm sa do ta konfirmoj besimin tashmë të formësuar se ne kemi jetuar të tjera jetëra dhe se do të jetojmë akoma të tjera. Shpresoj poashtu se leximi në fjalë do t'ju cysë t'i hulumtoni të gjitha këto ekzistenca sa të pasura po aq dhe të ndryshme. Për të tjerët, që kanë arsyet e tyre për të qenë skeptikë, shpresoj të gjejnë këtu një inspirim të ri për të gjykuar për vetveten, se a kemi jetuar apo jo jetëra tjera apo se ne, me të vërtetë, e kemi imagjinatën më të pasur se kushdo tjetër. 7
  • 9. Ju keni qenë këtu më parë 1. "MBYLLNI SYTË DHE..." Si realizohet kthimi në një jetë të kaluar? Më përcjellni me kujdes dhe vështroni etapat e ndryshme gjatë operacionit. Së pari dekori. Kabineti im është i vendosur në përdhesën e një ndërtese ku ka vetëm terapeutë. Pjesa ku unë ju pranoj, plotësisht në xhama nga njëra anë, ka pamje në parkun e vogël karshi: në plan të parë, disa palma, më pas ca kaçuba të lulëzuara, et më tutje, një rrjedh uji gurgullues. Papagaj sqepgjatë me përvijëzim të zi prapa koke, qukapikë ngjyrë smaragdi, një ketër gri i familjarizuar, një drenushë me të voglin e saj paradojnë para xhamave të kabinetit tim. "Sa tërheqëse dhe qetësuese!" do të thoshte vizitori që për herë të parë hyn në kabinetin tim. Çdokujt i pëlqen pejzazhi dhe kënaqet me llastimet e ketrit dhe dy të vegjëlve të tij. Është një spektakël natyre - prandaj unë ia kthej shpinën atij dhe ulem përballë jush. E tash, ta vështrojmë skenën: sapo të uleni në mënyrë komode në fotelen e vizitorëve, ju pyes se cili është qëllimi i vizitës suaj. Nëse objekti i vizitës suaj është thjeshtë eksplorimi i ndonjë jeteje tuaj të mëparshme, nëse ju s'keni ardhur për ndonjë trajtim preciz, përgjigja juaj do të jetë me gjasë jo e thuktë. Në të këtilla raste, zakonisht më thonë: "Oh! Do të dëshiroja thjeshtë të di se kush kam qenë në të kaluarën." Të këtillëve, unë ua prezentoj një "meny" të syzheve të ndryshëm, prej të cilëve ju mund të zgjidhni: marrëdhëniet që ju i keni pasur në jetën apo në ndonjëren nga jetërat tuaja të kaluara me ndonjë bashkëpunëtor, comercialist apo anëtar të familjes suaj, hulumtimi i ekzistencës në të cilën ju e keni fituar një talent të veçantë, çfarë ka sjellur inkarnimi juaj i parafundit në këtë botë, apo paraardhësi i tij, apo kush e di? nëse nuk dini për ndonjë ekzistencë tuajën ku ju keni pasur gjini të kundërt nga ajo e sotme. Është e mundur që ju të dëshironi të dini prej nga shija marramendëse për ndonjë epokë të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, për historinë e luftërave për Pavarësi, për vetura garuese apo për anijet e mëdha me vela. Pasi të jemi dakorduar për dy-tri qendra të intresit, provoj të di nga ju se ç'ndjesi ju sjell ideja të jeni të hipnotizuar. Shumica e njerëzve kanë një frikë, panikë që i shtyen të ngurrojnë karshi një të tretës prej tyre që këtë e bejnë me kënaqësi. Ata i frikësohen para se gjithash humbjes së vetëdijes, duke mos qenë në këtë mënyrë, mjeshtër të aksioneve të tyre, siç më tha një medium një ditë, para se të më lejonte ta hipnotizoja: "Tjetërkush i merr frenat në dorë përderisa ju e humbasni tërë kontrollën mbi veten tuaj!" Shërimi im i parë, do të ishte 8
  • 10. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes pra, që t'ju liroj nga frika në mënyrë që ju ta konsideroni këtë regresion si një përvojë pasionante. Unë ju shpjegoj se ju nuk e humbasni vetëdijen siç ndodh në gjumë. Shpirti juaj e konservon përgjithmonë ndjenjën e asaj që ndodh me ju rreth jush. Në fillim të stadit hipnotik, e nganjëherë edhe kur ai ka avancuar dukshëm, jo ndoshta do të dëgjoni shushuritje që vijnë nga salla e pritjes apo nga jashtë, por gradualisht, gjithnjë e më tepër, ju do ta koncentroni vëmendjen në dramën që luhet në brendinë tuaj. Ndodh të dyshoni ne tablot që ju rrëshqasin si shirit filmi në kujtesën tuaj, apo edhe impresionoheni nga ato. Por, ju nuk do ta harroni asnjëherë prezencën time. Nganjëherë, pas rikthimit në momentin e tanishëm, disa pacientë më theksojnë se si ata gjatë seancës ndodh ta pyesin veten se kujt i përket zëri të cilit ata duhet t'i përgjigjen pa pra. Disa të tjerë janë koshijent se bëhet fjalë për zërin tim ndaj edhe përgjigjet i drejtojnë nga unë. Të tjerë i përgjigjen këtij zëri pa i akorduar atij një burim të posaçëm. Zëri ekziston dhe pranohet nga ata. Një e sëmurë e cila e zbulon vetveten në një jetë të kaluar si një indiane e re që studion fitoterapinë, nevrikoset gjithnjë e më shumë derisa më drejtohet e vendosur: - Nuk dua të flas më! Gjithnjë në gjendje të hipnozës por e rikthyer në kohën e tashme, pacientja më rrëfen se si indianja e re kupton se ajo është objekt i një seance. E, pasi që mjekësia e bimëve është një shkencë sekrete tek indianët, asaj i ndalohet të m'i besoj fshehtësitë e veta. Megjithatë, ajo pyet e habitur se kush ia parashtron të tëra këto pyetje kaq diskrete. Pas tentimit tim për t'ia shpjeguar arsyen, ne gjindemi befasisht në një udhë pa shteg. Për një çast, ajo madje refuzon të artikulojë edhe një fjalë të vetme dhe kryqëzon vendosmërisht duart sa për ta konfirmuar vendimin e saj. Ky shembull rrëfen se ju e ruani gjithmonë kontrollin e situatës gjegjëse, disa herë në mënyrë tepër koshijente, por gjithnjë nga ndërdija juaj. Në fillim të eksperiencës unë ju lus që të mbështeteni mirë në fotelen tuaj, pastaj t'i mbyllni sytë dhe tërë kujdesin tuaj t'ia kushtoni frymëmarrjes. Me të kuptuar se ju po filloni të relaksoheni unë ju lus që ju ta bëni një përpjekje imagjinative dhe t'i "lëni qepallat tuaja të mbyllen qetësisht dhe butësisht, si një valë e ngrohtë fluide që ju kaplon thellësisht". Unë, në ndërkohë e fokalizoj tërë vëmendjen tuaj në këtë senzacion i cili zgjerohet duke i liruar një nga një muskujt e fytyrës suaj, dhe gradualisht të tërë trupit tuaj. Kjo fazë zgjat përafërsisht dhjetë minuta. Më pas kërkoj nga ju të imagjinoni se si jeni shtrirë në vendin tuaj të preferuar në natyrë dhe, duke kërkuar pak nga pak ndihmën e pesë shqisave tuaja, t'ju vendos në skenën dhe rolin të cilin ju e luani atje. Është ky një mjet i shkëlqyeshëm për t'ju përgaditurqë t'i ripërjetoni aventurat të cilat do të zhvillohen gjatë regresionit. Tashmë gjendja e hipnozës suaj është mjaft e theksuar dhe ja momenti për të zbuluar një jetë të kaluar por, na mbesin edhe dy detaje të rëndësishme. Duhet së pari që të mirremi vesh për një sistem sinjalizues përmes gishtërinjve. Kërkoj nga ju ta përsëritni mentalisht fjalën "po" deri sa të konstatoni se njëri prej gishtërinjve tuaj ngritet automatikisht, i komanduar nga ndërdija juaj. Më pas, kalojmë në sinjalet "jo" dhe "refuzoj të përgjigjem". Kur jemi këtu, unë e pyes ndërdijen tuaj nëse ajo është e gatshme të ju lejoj për ta zbuluar ndonjë jetë të mëparshme. Nëse na sinjalizohet një "po" ne mund të fillojmë menjëherë. Më ngjan ndonjëherë të ndesh në ndonjë ndërdije rebele e cila më ofron një rezistencë gati të murtë, edhepse ajo nuk e refuzon kategorisht regresionin - dhe këtë shpesh për arsye krejtësisht të qarta. Për shembull, pas refuzimit me muaj të tërë për të avancuar më tutje në transin hipnotik, një e sëmurë e rigjen veten mbi shtratin e operacionit në një spital neuro- kirurgjikal për një lobotomi frontale. Dhe, kirurgët vendosin befas ta ndërprejnë operacionin për shkak të humbjes së madhe të gjakut dhe ta lënë të përgjumur deri sa t'i vie vdekja. Pasi qe tashmë e ka zbuluar origjinën e frikës "nga përgjumimi" dhe nga "prekja e huaj" në trurin e saj, kjo paciente vullnetarisht ka eksploruar në disa jetë të kaluara dhe ka zgjidhur probleme të shumta, të cilat njëkohësisht e kanë shëruar nga fobi të panumërta. 9
  • 11. Ju keni qenë këtu më parë Nëse ndërdija juaj manifeston rezistencë ndaj regresionit, unë negocioj me të: propozoj një mjet për ekzaminimin e shkaqeve që çojnë në refuzimin e kësaj eksperience. Shpjegoj se si ju do të shihni në shpirtin tuaj sikur të ishte një ekran. Nëse paraqitet nevoja, nëse ju nuk jeni të gjendje të përballeni me disa aspekte që do t'ju shfaqen, unë aplikoj metodën e amnezisë posthipnotike. Kur të përfundojnë këto "formalitete", ju transferoj në një jetë të mëparshme duke numëruar tepër ngadalë deri në dhjetë, natyrisht pasi t'ju kem shpjeguar paraprakisht se ju do të udhëtoni në kohë e në hapësirë nëpër një tunel, në mënyrë që me të numërua "dhjetë", ju do të gjindeni diku tjetër, në tjetër epokë, në tjetër trup por që bëhet fjalë për ju-vet, dhe që imazhet që do t'i shihni, përshtypjet që do t'i ndjeni do të jenë shumë të qarta dhe të gjalla. Gjatë këtij momenti, sytë e mediumit fillojnë të lëvizin përshpejtueshëm nën qepalla, fytyra fillon të gjallërohet, të marrë pamje të çuditshme, ndërsa unë nuk hamendem për asnjë çast se mediumi është duke ripërjetuar një eksperiencë. Filloj t'i parashtroj pyetje me ç'rast mediumi është në gjendje të më përgjigjet - në gjuhën e vet amtare. Më duhet nganjëherë të insistojë në mënyrë që imazhet të formësohen më qartë e që mediumi të ndodhet "atje poshtë". Njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme. Kam mësuar se nëse ata ripërjetojnë intenzivisht regresionin e vet, me të pesë shqisat, ata do t'i ripërjetojnë të gjitha jetët e tyre në të njejtën mënyrë. Disa shpjegojnë se u duket sikur të bëhet fjalë për një film. Të tjerët e përjetojnë në tërësi çdo sekondë. Disa syresh mbesin të qetë dhe pa ndjenja edhe kur ata dhunohen, vriten me thikë apo digjen mbi turma drunjsh. Ca të tjerë bërtasin, qajnë dhe oshëtijnë. Është kurreshtare të vështrohet se si mediumi i njejtë reagon në trupa dhe personalitete të ndryshëm në secilën prej jetërave të mëparshme. Shumë nga pacientët e mi tregohen aktorë të vërtetë për t'i manifestuar personazhet e ndryshëm. Gjatë regresionit, ata hyjnë tërësisht në lëkurën e personit përkatës sa që nuk i kuptojnë më disa shprehje moderne. Kur ata e mbërrijnë këtë stad, unë konstatoj se vetëdija e tyre tashmë nuk ka vend në regresion. Deri më tash, asnjëri nuk më është drejtuar në ndonjë gjuhë të huaj. Por, për më shumë siguri, unë i rekomandoj mediumet e mi të shprehen në anglisht. Disa janë skajshmërisht preciz për sa i përket emrave, datave dhe vendeve karshi ca të tjerëve të cilët disi si në mjegull kapërcejnë nga një ekzistencë në tjetrën. Përgjithësisht, dominon një konfuzion në mënyrën se si më vijnë përgjigjet, dhe poashtu nëse përgjigjja përputhet me zhvillimin e ngjarjes së përjetuar në regresion. Pasi të keni kaluar kronologjikisht në momentet më sinjifikative të jetës suaj të kaluar, unë ju dërgoj në momentin e vdekjes suaj dhe menjëherë çfarë e ka pasuar këtë moment. Siç ndodh me të gjitha eksperiencat e dhembshme dhe traumatike, edhe gjatë çastit të vdekjes, njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme - me gjasë sipas aftësive të tyre për ta menagjuar stresin. Është e mundur, që në këto momente, t'ju ndihmoj me disa sugjestione qetësuese. Pas përfundimit të eksplorimit të jetës së shkuar dhe pas trajtimit të ngjarjeve shkaktare të ndonjë problemi, unë ju komandoj të ktheheni në të tashmen dhe në veten tuaj dhe atë duke numëruar prej dhjetë deri në zero. Vazhdojmë të bisedojmë rreth përvojës që sapo e jetuat. Dhe, pikërisht në këto momente, ndodh që ju t'i shtoni disa detaje interesante, që ndoshta t'i korrigjoni disa "gënjeshtra" të "atij tjetrit" apo edhe që të më rrëfeni për disa detaje dhe përshtypje të cilat e kishit vështirë të m'i transmetoni gjatë gjendjes hipnotike. Ndodh të ju pyes, për shembull, së në mesin e personave në të cilët keni ndeshur gjatë regresionit tuaj, mos ndonjërin prej tyre e njihni edhe në jetën e tanishme. Nganjëherë, ju nuk mund të jepni përgjigje të prerë me ç'rast ju sugjestionoj të shihni më qartë. E pyes unin tuaj që t'i përpunoj të gjitha aspektet e jetës që sapo e eksploruat dhe që i interesojnë jetës suaj të tanishme. Çasjet e ndryshme të karakterit: pasioni, frika etj. janë shpesh të lidhura me shkaqe të panjohura dhe mund të dështojnë fare lehtë apo të mos vërehen gjatë ekzaminimit. Në momentin e daljes nga transi hipnotik, ju shpjegoj se ju do të "ndjeheni vërtet mirë, do t'i mbani në kujtesën tuaj eksperiencat e përjetaura dhe gjatë ditëve në vijim, juve do t'ju kujtohen çaste të tjera nga jeta 10
  • 12. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes juaj e kaluar". Numëroj ngadalë deri në tre dhe ju lus t'i hapni sytë. Më të hapur sytë, njerëzit shpesh shtrembërojnë fytyrën në shenjë habie dhe shtojnë të ekscituar: "Por unë...unë s'kam qenë gjëkundi! S'kam lëvizuar nga kjo pjesë?!" Ne diskutojmë më pas në lidhje me përjetimet tuaja dhe rëndësinë që ata kanë për ju. Kjo ishte teknika ime e hipnoterapisë. Sëkëndejmi, është edhe momenti që t'ju them se hipnoza nuk praktikohet pa rrezik. Nuk është kurrë mjaft të potencohet se regresioni në një ekzistencë të mëparshme - sikurse edhe në ndonjë epokë të çfarëdoshme të kaluar nga jeta e tanishme - duhet të udhëhiqet vetëm nga një person i përkushtuar dhe profesionalist si në hipnozë ashtu edhe në psikoterapi. Pas përfundimit të eksperiencës së regresionit, ka ndodhur që njerëzit të vuajnë nga dy-trefishimi i personalitetit, nga depresioni i thellë, nga një ndenjë ngulfatëse e fajësisë, nga fobi dhe çrregullime të tjera më pak ose më shumë serioze. Këto simptome, duhet pra, patjetër, të trajtohen nga një profesionalist i kualifikimit të lartë. 11
  • 13. Ju keni qenë këtu më parë 2. "DIKUSH I ARMATOSUR ME NJË TOPUZ HEKURI..." Herën e parë që e kam parë Becky-n kam qenë e tronditur nga fytyra e saj e zverdhur dhe apatike, nga pamja e saj tejet rinore. Ajo i gjasonte më parë një çupe adoloscente sesa një gruaje të pjekur njëzetvjeçare. Ca bulëza të kuqërremta në fytyrë, flokë të gjatë gështenjë të lëshuara mbi shpinë dhe mbi të gjitha një siluetë fëminore që sfidon dukjen e saj si një grua. E veshur në xhinse blu dhe në një blusë xixëlluese indiane e trikotuar me dorë, ajo linte përshtypjen të tërheqte vëmendjen më tepër nga veshja e saj. Me një zë të vogël aspak kumbues dhe me një dridhje trembëruese shpatullash, ajo provon t'i numëroj arsyet e ardhjes tek unë. Fjalët e saj disi si ngulfaten kur ajo hedh vështrimin nga unë, në përpjekje për ta hulumtuar pamjen time. I proposoj të komodohet mirë, të mbështetet lirshëm në fotele, t'i vendos këmbët mbi ulësen pa mbështetëse, e të marrë frymë thellë-thellë. Ne kemi kohë me bollëk që ta ekzaminojmë rastin e saj. Të nisim që nga fillimi. Pasi kaluam disa çaste duke përpunuar frymëmarrjen, ajo tashmë ka gjetur më shumë qetësi... ...Qetësi të mjaftueshme sa për të më shpjeguar se me vite të tëra ajo vuan nga "migrena të tmerrshme", madje që nga mosha trembëdhjetvjeçare. Kur e kaplon sëmundja, ajo rri e sëmurë me ditë të tëra, ka vjellje të shpeshta gjë që e bën të shtrihet në shtrat. Aspirina dhe medikamentet tjera kundër migrenës përbëjnë arsenalin e saj kryesor farmaceutik. Mjeku i saj familjar m'a ka dërguar atë sepse ka konsideruar kokëdhembjet e saj vijnë nga një gjendje e një presioni ekstrem dhe se ajo duhet të mësojë të relaksohet. Beckey thekson se ajo i ndien nervat e saj tek i shtërngohen si tela. Dhe, ajo qesh e tendosur nga nervoza, duke i numëruar motivet e çrregullimeve të saj: studimet në kolegj janë të stërngarkuara me orare fikse, provime, punë laboratorike. Pastaj, problemet me shokun e saj. Puna që ajo bën i duket vrastare, etj. Ajo ndalet për një moment të gjatë me duar të kryqëzuara mbi gjurin e saj, e pastaj, duke i ngritur sytë drejt meje, më psherëtinë butësisht: - Nëna më ka këshilluar që t'ju them se unë kurrë nuk e përjetoj orgazmin. Becky më shpjegon se ajo së pari ka menduar që kjo ndodh ngaqë ajo e filloi këtë punë vetëm sa për të bërë dashuri, por me kalimin e kohës ajo dhe i dashuri i saj përfunduan 12
  • 14. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes në dashuri. Dhe më pas, sipas saj, çdo gjë do të vajë mbarë. Por, muajt kalojnë dhe ajo vazhdon me avazin e vjetër: - S'më duket asgjë ekscituese. Sikurse edhe në rastet e çifteve të tjerë, ftohtësia rritet me ngritjen e tensionit. Në fillim, secili e përqeshte tjetrin. Me kalimin e kohës, dashnori i saj i vogël e qetëson duke i thënë se ndoshta ai është një dashnor i keq. Por, të njejtën gjë e mendon edhe ajo për veten e saj. Fytyra e Beckey-it shkëlqen nga ngazëllimi kur e pyes të më flas diç më tepër për jetën e saj në shtëpi. Pamjen që ajo e paraqet është vërtet ideale. Babai i saj është "perfekt". Mamaja e saj është e dashur dhe shumë e këndshme. Motrat e saj janë shoqe të vërteta. Ate pëerputhen të gjithë njëri me tjetrin deri në prfeksion. Kam përshtypjen se ajo përkdhelet nga këto ndjenja tejet dashamirëse. Njëkohësisht, kam përshtypjen se duhet pritur një kohë para se t'i përvishemi punës. Njëzet minutat e fundit të konsultimit tonë ia përkushtoj mësimit të Beckey-it me autohipnozën duke e regjistruar një shirit manjetofoni të cilin ajo duhet ta marrë me vete, në shtëpi. Beckey është një medium përpëlitës, ajo preferon t'i mbaj sytë hapur sa më gjatë që të jetë e mundur. Nëse qepallat e saj ia mbulojnë sytë, kjo dë të thotë se kjo ka ndodhur rastësisht dhe ajo kthjellet priftueshëm. Është mëse e qartë se një pjesë e qenies së saj lufton kundër dëshirës për t'u reklasuar, për t'u liruar e tëra. Më në fund, tensioni zhduket pak nga pak nga fytyra dhe trupi i saj dhe ajo i nënshtrohet sugjestionit tim për t'i çliruar muskujt njërin pas tjetrit. Ajo madje qetësohet deri në atë masë sa mund t'ia mësoj sinjalizimin përmes gishtërinjve, dhe pa humbur kohë, hyj në komunikim direkt me ndërdijen e saj. Pas disa minutash, ndërdija e saj më rrëfen se migrenat e saj rrjedhin nga një ngjarje e kaluar. - Ka ndodhur kjo ngjarje në jetën e tanishme? Gishti "negativ" ngritet ngadalë duke u dridhur. Më pas, e pyes ndërdijen e saj nëse ajo është e gatshme ta përgadis Beckey-in për takimin tonë të ardhshëm, për ta ballafaquar atë me ekzistencën që paraqet burimin e migrenave të saj. Pas një abstenimi një minutësh, gishti "pohues" ngritet. Pas daljes nga hipnoza, Beckey më pyet e habitur: "Ç'do të thotë e tërë kjo?" Unë i shpjegoj se kam zbuluar se shqetësimet prej të cilëve vuajnë shumë njerëz, e kanë burimin në ndonjë jetë të mëparshme. Por, duket se Beckey nuk beson shumë në reinkarnimin. Por, dorën në zemër, a nuk do t'i interesonte asaj që të shoh se çfarë do të përgadis ndërdija e saj herën e ardhshme? Ajo pranon me buzëqeshje dhe e lëshon kabinetin kabinetin tim duke më premtuar se do ta praktikoj autohipnozën së paku dy herë në ditë. Pesëmbëdhjetë ditë më vonë, në hyrje të sallonit të pritjes, vërej një gruua krejtësisht të transformuar. Ajo duket më e lumtur, më e relaksuar. E ulur me komoditet, ajo më shpjegon se e ka përdorur regjistrimin tim me kënaqësi të madhe. Poashtu edhe i dashuri i saj i vogël. Edhe ai ndihet më i qetë. Mëgjithkëtë, ajo sërish fillon të belbëzojë gjersa më pyet nëse do ta eksplorojmë një jetë të kaluar që sot. I propozoj që ta lë ndërdijen e saj të vendos. Që në fillim të sugjestionit, vërej përfitimet e Beckey-it nga seancat e autohipnozës në shtëpi: për pak çaste ajo rrëshqet në një trans të thellë. Një verifikim i fundit përmes shenjës se gishtit më siguron se synimi i ynë gjindet në një jetë të kaluar. E lë të udhëtojë në kohë dhe hapësirë, duke i sugjeruar që ndërdija vetë ta zgjedh një moment të këndshëm apo edhe thjesht banal nga ekzistenca të cilën jemi të interesuar ta eksplorojmë. Zëri i Beckey-it bëhet akoma më i turpshëm për t'iu përshtatur skenës që i shfaqet para syve të saj. 13
  • 15. Ju keni qenë këtu më parë Beckey - I shoh të gjitha llojet e luleve të egra...barin e lartë...në një fushë të gjërë. Dr. Fiore - Çfarë bëni ju në këtë fushë? B. - Jam me dikë. Dr. F. - Më rrëfeni diç për këtë person. B. - Është një djalë...Më duket se ne thjesht po bisedojmë. Dr. F. - Ç'po ndjeni? B. - Jam e lumtur. Dr. F. - E lumtur për shkak të tij? B. - Po. Dhe në paqë. Dr. F. - Më flisni për peizazhin. B. - Është një livadh, natyra shkëlqen. Ka dhe drunj. Dr. F. - Çfarë lule ka? B. - Ato janë ngjyrë portokalli, janë fare të vogla... duket të jetë pranverë...portokalli dhe vjollce. Dr. F. - Më flisni për shokun tuaj. Si duket ai? B. - Hë... flokë të zezë... ka mjekërr, djalosh i bukur. Dr. F. - Si është i veshur? B. - Duket si një lloj i veshjes mesjetare...do të thoja pantollone të shkurtëra me rrypa...dhe një bluzë...të çmuar. Dr. F. - Cila është ngjyra e bluzës? B. - Pembe e mbyllur mbi fondin e bardhë. Dr. F. - Po pontollonat e tij? B. - Të përhimtë. Dr. F. - Po ju? Si jeni ju e veshur? B. - Në të gjelbër... një fustan krejtësisht të gjelbër. Dr. F. - Çfarë flokë keni? B. - Flokë të tërhequra mënjanë...janë të gjatë dhe të lëshuara mbi shpinë. Dr. F. - Jeni vërtet shokë të mirë, ju dhe ky djalosh i ri? B. - Hë...po. Dr. F. - A jeni të dashuruar njëri në tjetrin? B. - Besoj se po, po. Dr. F. - Shumë mirë. Tani, unë do të numëroj deri në tre dhe juve do t'ju kujtohet emri i tij. Një... dy... tre. Cili emër ju vie brof në shpirt? B. - Ian. Dr. F. - Shumë mirë. (Becky qesh) Dr. F. - Çfarë ka për të qeshur? B. - Sa kurreshtare. Kurrë në jetën time s'kam njohur njeri me këtët emër. Dr. F. - Po ju, si ju quajnë juve? B. - S'kam asnjë ide. Dr. F. - Merrni frymë thellë dhe koncentroheni, do ta përsëris pyetjen. Një... dy... tre... si ju quajnë? B. - Elaine. Dr. F. - Cili është mbiemri juaj, Elaine? B. - O'Donnell. Dr. F. - Relaksohuni më tej. Sa vjet i keni, Elaine? B. - Pesëmnëdhjetë. Dr. F. - Pesëmbëdhjetë? Po Ian sa vjet i ka? B. - Gjashtëmbëdhjetë. Dr. F. - Njiheni që një kohë të gjatë? 14
  • 16. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes B. - Hë, po. Dr. F. - Po në cilin shtet ju gjindeni? B. - Në Angli?... Në Irlandë? Në Angli më duket. Dr. F. - Tani do të numëroj deri në tre dhe me të shqiptuar tre, ju do ta kujtoni datën e saktë... Ma thuani këtë datë. B. - 1654. Dr. F. - 1654. Tani të avancojmë në kohë për pesë a dhjetë minuta dhe të shohim çfarë do të ndodh... Ç'po shihni? B. - Gjithmonë e njëjta gjë. Dr. F. - Jeni edhe më tej në të njëjtin vend, duke biseduar? B. - Hë... po. Dr. F. - Jeni në këmbë, e ulur apo e shtrirë? B. - Në të vërtetë, jemi të shtrirë në krah. Po pushojmë. Dr. F. - Mirë. Tani do të kërkoj nga ju të avanconi më tej në kohë, për diç më tepër se një orë. Një... dy... tre... katër pesë. B. - Oh! Nuk jam më aty. Dr. F. - Çfarë po vëreni tash? B. - Jam në një... Po imagjinoj se është shtëpia ime... në kuzhinë, besoj. Dr. F. - Ç'jeni duke bërë? B. - Më duket se ne po përgaditemi për të ngrënë. Dr. F. - Më flisni më tepër për kuuzhinën. Përshkruajeni atë. B. - Epo mirë... ka një tryezë të madhe prej druri me banka të vendosura në secilën anë. Dr. F. - Vazhdoni. Është tryeza gati? B. - Jemi duke i vendosur enët. Pjatat dhe... gjithçka është prej metali. Nuk mund të them se çfarë metali e as çfarë kuamiteti, por është shumë pastër. Dr. F. - Sa pjata dhe lugë e pirunj po përgaditni? B. - Është vështirë të thuhet... katër ose pesë, më duket. Dr. F. - E për kë? B. - Prindërit dhe motrat e mia. Dr. F. - Sa motra i keni? B. - Dy. Dr. F. - Janë më të reaj apo më të moshuara se ju? B. - Njëra është e moshës sime ndërsa tjetra më e re se unë. Dr. F. - Si quhen ato? B. - Suzanne?... Emilie? Dr. F. - Tani do kërkoj nga ju të avanconi kah mesi i drekës në mënyrë që të mund të shohim se ç'jeni duke ngrënë ndërsa ti do të më thuash nëse kjo të pëlqen. Një... dy... tre... katër... pesë. Ç'jeni duke ngrënë? B. - Një pulë... është zier e tërë, tërë pula... ende i duken këmbët dhe pjesët tjera. Dr. F. - Po tjetër ç'hani? B. - Një lloj mëlmese të bardhë. Dr. F. - Ju duket e shijshme? B. - Po, po. Dr. F. - Po diçka tjetër? B. - Ka dhe një pjatë me perime. Dr. F. - Çfarë ngjyre? B. - Të gjelbër. Më duket se janë spargël (lloj perimesh në formë shkopinjsh). Dr. F. - Si ju duket ambienti në shtëpi? B. - I këndshëm. 15
  • 17. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - Më flisni për babain dhe nënën tuaj. M'i përshkruani ata. B. - Babai është i fortë... fytyra e rreshkur dhe e skuqur... flokët gështenjë... maja e kokës e tullacur. Dr. F. - Cili është profesioni i tij? B. - Punon në qytet. Kujtoj se ka një dyqan... diçka të tillë. Dr. F. - Ç'bën nëna jote gjatë ditës? B. - Ajo rri në shtëpi. Dr. F. - E ju, çbëni ju? B. - Unë punoj. Dr. F. - Çfarë pune? B. - Kujtoj se punoj në dyqanin e babait tim. Dr. F. - Shumë mirë. Tani, do të doja që ju të kaloni në një ngjarje më me rëndësi. Ndërdija juaj do ta zgjedh ndodhinë që duhet ta ekzaminojmë. Një... dy... tre... katër.. pesë. Ç'po shihni? (Qetësi) Dr. F. - Ç'po ndjeni? B. - Diçka konfuze. Dr. F. - Mirë. Do ta pyes ndërdiejn tuaj që ta shpërbëjë këtë konfuzion. Numëroj deri në pesë. Në pesë, ju do të dini saktësisht se cilin rol e luani në këtë ngjarje. (Ajo numëron.) Ç'po ndodh tash? B. - Dikush po ikën. Dr. F. - Kush? B. - Më duket se është... Ian-i. Dr. F. - Ku jeni ju në këtë moment, Elaine? B. - Në punë. Dr. F. - Në dyqan? B. - Po. Dr. F. - Edhe Ian-i ndodhet me ty në dyqan? B. - Jo, kujtoj se ai sapo iku. (Një akcent mërzie në zërin e saj.) Dr. F. - Ku ka shkuar? B. - Po shoh ushtarë. Dr. F. - E Ian-i, është ai me ta? B. - Më duket... po... ai iku me ta. Dr. F. - Është edhe ai ushtar? B. - Tash po. Dr. F. - Çfarë përshtypje ju sjell kjo shkuarje e tij? B. - Jam e mërzitur, por do kalojë edhe kjo. (Sytë e saj mbushen me lot.) Dr. F. - Sa vjet e keni tash? B. - Gjashtëmbëdhjetë. Dr. F. - Do të kërkoj tash, nga ndërdija juaj, që t'ju dërgoj në një ndodhi të rëndësishme. Një... dy... tre... katër... pesë. Çfarë po ndjeni? B. - Hë... Dr. F. - Ç'po përjetoni? B. - Një lloj frike. (Mjekrra e saj dridhet.) Dr. F. - Frikësoheni shumë? B. - Heu... po. Dr. F. - Po pse? B. - Po ndodh diçka e frikshme. Dr. F. - Çka saktësisht? B. - Nuk di shumë. Është një turmë njerëzish që vrapojnë. 16
  • 18. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - E ju ku ndpdheni? B. - Jashtë... në rrugë. Dr. F. - E njerëzit vrapojnë në të gjitha anët? B. - Hë... po. Dr. F. - Çfarë po vëreni akoma? B. - Kuaj. Dr. F. - Përgjo mirë me veshë e të shohim nëse arrin të dëgjosh se ç'thonë këta njerëz? B. - Ata thonë se duhet ta kalojnë rrugën. (Zëri i saj zvogëlohet, si në pëshërotje.) Dr. F. - Përse? B. - Nuk e di. Dr. F. - Çfarë ndjeni në veten tuaj? B. - Kam frikë... humbas torruan... por asesi të kuptoj pse? Dr. F. - A jeni e vetme aty? B. - Po... më në fund... Po, jam në dyqanin tim... dhe nuk di gjë se ç'i ka ndodhur familjes sime. Dr. F. - Mirë. Do të numëroj deri në pesë e do të doja që ju të avanconi në kohë për disa minuta për të kuptuar se ç'po ndodh. (Ajo numëron.) Ç'po shihni tash? B. - Dikush i rangut të lartë kalon nëpër qytet. (Ajo kthen kokën me ngadalë, sikur ta përcillte një lëvizje.) Dr. F. - Për çka bëhet fjalë? B. - Për një anëtar të familjes mbretërore. Dr. F. - Tash, do të numëroj deri në pesë, dhe në pesë ju do të kuptoni saktësisht për çka bëhet fjalë. Një... dy... tre... katër... pesë. Kush është ai? B. - Një princ. Dr. F. - Cili princ? B. - Nuk e di emrin e tij. Dr. F. - Më flisni për të. B. - Të gjithë e urrejnë. Dr. F. - Mirë. Do të kërkoj, tash, nga ndërdija juaj që t'ju kalojë në ngjarjen pasuese e cila është ndoshta burimi i migrenave tuaja. Rrini e qetë dhe e relaksuar. Një... dy... tre... katër... pesë. Ç'po ndodh tash? B. - Asgjë. Dr. F. - Çfarë po ndjeni? B., pushim i gjatë. - Kam të ftohtë në duar. Njëra më duket se është shtangur por s'jam e sigurt. Dr. F. - Ku ndodheni, Elaine? B. - E injoroj këtë! Dr. F. - Jeni brenda apo jashtë? B. - Brenda. Dr. F. - Sa vjet i keni në këtë moment? B. - Gjashtëmbëdhjetë... gjithnjë gjashtëmbëdhjetë vjet. Dr. F. - Ç'po ndodh tash? B. - Kanë ndryshuar shumë gjëra. Dr. F. - Kanë ndryshuar shumë gjëra? B. - Asgjë s'është më si më parë. Dr. F. - Asgjë si më parë? Ma shpjegoni këtë. B. - Nuk shoh asgjë... por më duket se... se jam fare vetëm diku. Dr. F. - Ç'po bëni në këtë moment? Jeni ulur, e shtrirë apo... B. - Jam në këmbë. Dr. F. - Të shphim pra. Jeni akoma në dyqanin e babait tuaj? 17
  • 19. Ju keni qenë këtu më parë B. - Jo. Dr. F. - E pra, ku jeni dhe ç'bëni në këmbë. B. - Është shumë errësirë... së paku aq sa s'mund të shoh gjë. Dr. F. - Por, ju keni përshtypjen se gjithçka ka ndryshuar. B. - Po. Dr. F. - Ma shpjegoni këtë. Çfarë ndjenje keni tash? B. - Eh po mirë... Jo, me të vërtet... Unë s'kam frikë. Dr. F. - A ka shumë kohë që kur ishit në rrugë? B. - Ka disa muaj. Dr. F. - Disa muaj? Të shohim. Do të numëroj deri në pesë e ju do të gjindeni vetëm pak çaste para këtij momenti. Një... dy... tre... katër... pesë. Më tregoni se ç'po ndodh? B. - Më grabisin... Dr. F. - Kush ju grabit? B. - Është vështirë... vështirë të thuhet... po, kam shkuar gjetkë. Dr. F. - Ku kështu? B. - Më duket se unë s'doja të shkoja me ta. Dr. F. - Me kë? Kush ju mori? B. - ... mbi një kal. Dr. F. - Ju kanë marrë me kal? B. - Nuk e di saktësisht. Dr. F. - Më flisni për këtë. Çka ju kujtohet nga shkuarja juaj? Ku ishit kur kjo ndodhi? B. - Isha në qytet... në rrugë... pas parakalimit të princit. Dr. F. - Të njejtën ditë? B. - Po. Dr. F. - Si ka ndodhur kjo? Çfarë po shihni? Do të numëroj nga një në tre. Një... dy... tre. B. - Dikush më hodhi mbi një kal. Dr. F. - Kush ka mund ta ketë bërë një gjë të këtillë? Pse? B. - Një ushtar. (Ajo dridhet frikshëm.) Dr. F. - Një ushtar ju është afruar dhe thjeshtë ju ka rrëmbyer? B. - Ai ishte me ushtarë të tjerë. Dr. F. - Ç'ndjesi kishit kur ju ndodhi kjo? B. - Isha e befasuar... por nuk kam përshtypje të ndihesha shumë e shqetësuar. (Ajo qetësohet.) Dr. F. - Çka ju ka thënë ushtari kur ju mori? (Heshtje.) Dr. F. - Do të numëroj nga një në tre dhe në tre ju do ta gjeni momentin se çfarë ju tha ushtari. Një... dy... tre. B. - Ai më tha se po më merrte me të tjerat... ai tha: "Ju do të vini me të tjerat... me gratë tjera." Dr. F. - Ju do të vini me gratë tjera? B. - Kishte edhe të tjera gra me ta. Dr. F. - Ata i kanë grabitur edhe ato, poashtu? B. - Ato... ato dëshironin të shkonin. Kam parë se si ato ishin në mantela dhe pallto, më kuptoni, me valixhet e tyre, të përgaditura më parë. Dr. F. - Si jeni ju e veshur? B. - Në të kuqe. Një fustan të kuq... paksa të nxehtë. Por, kujtoj se është një sezon tjetër, më i ftohtë. Dr. F. - Mirë. Tash, do të kërkoj nga ju të kaloni në ngjarje më markante që ka pasuar. Një... dy... tre... katër... pesë. Ç'po shihni? 18
  • 20. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes B. - Një kthinë të errët. Dr. F. - Ju ndodheni në një kthinë të errët? Ma përshkruani atë. B. - Jam e vetmuar... Ka një dritare... një, më duket... është e tëra çka mund të dalloj për momentin. Dr. F. - E, ç'bëni ju në këtë dhomë të errët? B. - Qëndroj këtu, në këmbë. Dr. F. - Jeni në shtëpinë tuaj? B. - Këtë po mundohem ta kuptoj... Dr. F. - Po numëroj nga një në tre, dhe në tre ju do të fiksoheni. Një... dy... tre. B. - Jo, nuk jam në shtëpi. Dr. F. - E pra, ku jeni atëherë? B. - Në një shtëpi guri shumë të madhe. Dr. F. - Qe sa kohë jeni në këtë dhomë? B. - Qe disa muaj. Dr. F. - Do të thotë se jeni e burgosur? B. - Në një mënyrë, po. Mendoj... Mendoj se jam, por... asnjëherë s'kam provuar të ik. Dr. F. - E pse, pra? B. - Sepse këtu është më mirë se në shtëpi. Dr. F. - Pse është më mirë se në shtëpi? B. - Është më dëfryese se në shtëpi, më amuzante. (Asaj i shfaqet një buzëqeshje e imponuar, e hidhur.) Dr. F. - Më rrëfeni për atë që ka ndodhur. Ç'ju ka ndodhur kur keni qenë e rrëmbyer nga këta njerëz, nga ushtari me kal? B. - Na kanë vendosur nëpër dhoma. Dr. F. - Më tregoni si kani qenë e trajtuar? B. - Kemi qenë mirë të trajtuara ngase ne jemi këtu për kohën e lirë të ushtarëve. Dr. F. - 9'nënkuptoni ju me këtë? B. - Eh, mirë. Të themi që ata mund të vijnë të na shohin sa herë që t'u kënda qejfi. Dr. F. - E çfarë efekti ju sjell kjo punë? B. - Kjo nuk më pëlqente aspak. Dr. F. - Më rrëfeni tash se ç'ndodh kur ata vijnë t'ju shohin. B. - Epo mirë... këta janë ushtarë... ata ndodh të kenë qenë me muaj në mal... dhe, dëshirojnë gra. Dr. F. - Çfarë ndjenje ju sjell kjo juve? B. - Duhet ta bëjmë. (Me një zë indiferent.) Dr. F. - A keni qenë më parë me ndonjë burrë, siç jeni tash me këta ushtarë? B. - Jo. Dr. F. - Si jeni ndjerë të parën herë? B. - Asgjë të jashtëzakonshme. Dr. F. - S'keni qenë e shokuar? B. - Heu... ishte një shok, natyrisht... por jo edhe një termet. Dr. F. - Ne do të vazhdojmë ta eksplorojmë këtë jetë këtu. Një... dy... tre... katër... pesë. Keni ikur që një kohë të gjatë, Elaine? B. - Hë... Hë... Dr. F. - Qe sa kohë? B. - Qe shtatë apo tetë vite. Dr. F. - Si kanë kaluar këto vite për ju? B. - Hë... Mirë kanë kaluar. Nuk kanë qenë, shikoni... isha shumë mirë e trajtuar... ato kanë qenë... Kjo nuk ishte tejet pasionante. Këto vite kishin anët e veta të mira dhe të këqija. Dr. F. - A keni pasur fëmijë gjatë kësaj periudhe? 19
  • 21. Ju keni qenë këtu më parë B. - Jo. Dr. F. - A keni pasur ndonjë të dashur gjatë kësaj periudhe apo thjesht ju keni shërbyer shumicës së burrave? B. - U kam shërbyer shumicës së burrave. Dr. F. - E çfarë dobie ju sillte kjo punë? B. - E urreja. (Ndihet kërcëllimi i nofullave të saj.) Dr. F. - A keni ndier kënaqësi ndonjëherë? B. - Disa herë. Dr. F. - Pasi u adaptuat, ju dukën gjërat më të thjeshta më pas? B. - Po. Dr. F. - Po princi? Keni qenë tek ai? E keni takuar ndonjëherë? B. - Jo. Dr. F. - S'keni qenë asnjëherë në prezencë apo në shoqëri me të? B. - Jo. Dr. F. - Ishit duke banuar me të tjera gra? Apo e kishit dhomën tuaj personale? B. - E kishim dhomën tonë personale. Dr. F. - Kaloni tash në një ngjarje më interesante. Një... dy... tre... katër... pesë... Ku jeni tash? B. - Në shtëpinë time. Dr. F. - Më thuani ç'po vëreni? B. - Kuzhinën... tryezën e madhe prej druri, bankat. Dr. F. - Pse jeni kthyer në shtëpi? B. - Për ta parë familjen time. Dr. F. - Kishit vështirësi nga atty ku ishit më parë? B. - Jo. Dr. F. - D.m.th. ju e gjetët familjen tuaj? B., me një ton befasie. - Jo, ata nuk janë më këtu. Dr. F. - Nuk kanë lanë ndonjë shenjë, ndonjë porosi? B. - Jo. Dr. F. - Shtëpia duket të jetë në rregull apo ke përshtypjen se mund të ketë ndodhur diçka e befasishme? B. - Epo, mirë, gjithçka ka mbetur në vendin e vet por, më duket se këtu ka ngjarë diçka e papritur. Dr. F. - Mirë. Në çka mendoni kur thuani kështu? Ku besoni se mund të jetë familja juaj? Çka mund të ketë ndodhur? B. - Ata kanë qenë të shtërnguar ta lëshojnë shtëpinë... të ikin. (Ajo shqetësohet.) Dr. F. - Pse të ikin? Ç'po ndodh në tërë vendin në këtë moment? B. - Eh mirë, ka trazira. Shumë trazira. Ata ndoshta kanë qenë të detyruar të marrin udhë. Ndoshta shkaku i ushtarëve. Dr. F. - E ju, ç'do të bëni ju? Një xhiro rreth shtëpisë? B. - Po, e pastaj do shkoj deri në dyqan për të parë nëse edhe mëtutje është aty. Dr. F. - Është larg shtëpisë suaj? B. - Jo, vetëm një bllok shtëpish më tej. Dr. F. - Më përshkruani se ç'bëni. B. - Po zbres rrugës... drejt dyqanit. Dr. F. - Çfarë lloj dyqani është ai? B. - Një lloj dyqani me artikuj të përzier. Tekstil dhe miell... ca artikuj kuzhinz, gjëra të këtilla. Është një butik i vogël. Dr. F. - Po takoni njerëz të njohur, fqinj? B. - Nuk shoh... asnjeri. (Ajo shtërngon shpatullat për fotele.) 20
  • 22. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Është kjo e pazakonshme? B. - Oh po! Dr. F. - Çfarë po mendoni ju? B., me ngadalë - Të gjithë kanë qenë të obliguar të ikin. Dr. F. - Cila ndjenjë ju kaplon përderisa e shihni këtë, krejt e vetmuar? B. - Kam frikë. S'kuptoj asgjë. (Zëri i saj ngulfatet.) Dr. F. - Më rrëfeni në detaje për atë që po ndodh. Jeni edhe më tutje duke ecur? B. - Po, vazhdoj të ec dhe dera është e hapur e kjo është fare e pazakontë... vështroj dhe thërras. Askush nuk përgjigjet... dal jashtë, nga prapa shtëpisë, besoj. Dr. F. - Ka dalje? B. - Është një dalje e ngushtë... plot lagështi dhe kundërmon shumë. (Mbyll hundën me dorë për të mos e ndier erën e keqe.) Dr. F. - Pse ka lagështi aty? B. - Për shkak të ujërave të zeza... S'ka asnjeri. Dr. F. - As aty s'gjindet askush? B. - Të paktën unë s'vërej askënd. Dr. F. - Çfarë jeni duke bërë tash? B. - Duke menduar. Dr. F. - Çka po mendoni? B. - Po provoj të mendoj se ç'duhet të bëj tash... a pra, e mbyll portën dhe hyj sërish në dyqan... s'ka as para. Dr. F. - Kërkuat? B. - Po, po. Dr. F. - Ku kërkuat para? B. - Në sirtarin... prapa llogaritësit... nuk e kanë... dyqani nuk duket të ketë qenë plaçkitur, prandaj ata kujtoj, thjesht kanë ikur gjetkë. Dr. F. - Rrini e qetë dhe e relaksuar, lirohuni gjithnjë e me shumë sa herë që merrni frymë. Ç'po bëni tash? B. - Dal nga dyqani. Dr. F. - Po rrugët, duken ato të shkretuara? B. - Po... dëgjoj qentë tek lehin, por ka pak nga ta... Asnjë njeri, asnjë. (Tashmë, ajo duket qartë e trembur.) Dr. F. - Ç'ndjenjë ju kaplon trupin? B. - Kam frikë. Vërtet po filloj të kem shumë frikë. Pyes veten ç'mund t'ju ketë ndodhur njerëzve? Dr. F. - Rrini e lirë dhe ruajeni qetësinë. Tash, ç'po bëni? B. - Kam pushuar ta kërkoj dikë. Dr. F. - Dikë të njohur? B. - Pa marrë parasysh kë. Dr. F. - I njihni tregtarët tjerë të rrugës apo njerëzit e këtij qyteti? B. - Hë... po. Dr. F. - E tash, ç'është duke ndodhur? B., me zë të ulët. - Dëgjoj ca hapa. Dr. F. - Dikush që ec? B. - Janë shumë. Më duket se janë burra. (Ajo ofshan... fytyra i përkeqësohet.) Dr. F. - Ju ndjekin nga pas? B. - Po... po. (Dridhet me ankth.) Dr. F. - Cila ndjenjë ju kaplon ndërsa i dëgjoni këto hapa? B. - Kam frikë sepse... sikur të ishin të njohur nuk do të më ndiqnin nga pas pa më thënë esnjë fjalë... pa më thirrur... Prandaj vazhdoj të ec. Por, ata më nxënë. 21
  • 23. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - Më thuani ç'po ngjet me ju? Ç'po shihni? B. - Shoh tre burra. Fytyrat e tyre s'janë të qarta. Dr. F. - Do të numëroj deri në tre e pastaj fytyrat e tyre do t'ju paraqiten qartazi. Qetësoheni ju lutem, merrni frymë thellë... një frymëmarrje e thellë... tash nxirreni ajrin, shkarkojeni tërë tensionin. Një... dy... tre... Ç'po dalloni tash? B. - Njëri është bjond... flokëverdhë... tjetri zeshkan me mustaqe... edhe një zeshkan... por ky pa mustaqe. Dr. F. - Cila është përshtypja në fytyrat e tyre? B. - Oh... më duken të këqinj. Dr. F. - Ju flasin diç? B. - Jo. Dr. F. - Të prekin me duar? B. - Po. (Lotët fillojnë t'i rrjedhin në fytyrë.) Dr. F. - Çfarë ju bëjnë? B. - Njëri, prapa meje, më tërheq për krahësh... Ata më fusin mes dy shtëpive, ma shqyejnë çantën... pallton time. Dr. F. - Dhe ata nuk ju thonë as edhe një fjalë të vetme. B. - Jo, ata flasin mes vete. (Trupi i saj merr një tendosje ekstreme.) Dr. F. - E çfarë flasin ata mes vete? B. - Oh! Mund ta imagjinoni... "Shpejtë, shpejtë, ta qojmë këndej." Ndërsa mua: "Mjaft më!"... Ata poashtu këshillohen të mos bëjnë zhurmë. Njëri ma mbyll gojën me dorën e tij. Dr. F. - Çfarë ndjenje ju kaplon? B. - Euf... Kam frikë ngase ata mund të më lëndojnë. Unë... unë kam qenë edhe me burra të tjera, kundër dëshirës sime, pa pasur të drejtë që të zgjedh... prandaj nuk është kjo që... në fund të fundit, është njësoj. Por, këtu kam frikë; ngaqë këta vërtet mund të më lëndojnë shumë... dhe as që i njoh. Dr. F. - Ç'po ndodh tash? B. - Njëri prej tyre e ka marrë një diçka si... si kërbaç... është nga metali... Oh!... Ata më godasin në kokë sepse unë provoj të mbrohem... Bie në tokë, më rrokullisin për dhe. (Trupi i saj bëhet si pa eshtra, pa skelet, pa formë.) Dr. F. - A ju kanë lënduar shumë kur ju goditën në kokë? B. - Po. Ata kishin marrë hov më parë... më rrjedh gjaku... më rrahin edhe më tej. (Aji dënesë së qari.) Dr. F. - Ku ju godasin kësaj radhe? B. - Në anën tjetër të kokës. Dr. F. - Jeni gjithnjë e plandosur për dhe? B., ajo psherëtin. - ...Po. Dr. F. - E burrat qëndrojnë në këmbë para jush? B. - Po... Jo, ata ulen tashti... vendosen në gjunj apo thjesht ulen... Diskutojnë se cili do të më dhunojë i pari... Unë jam me gjysmëvetëdije. Dr. F. - Ç'thonë ata? B. - Oh! Ata grinden... "Unë së pari!", "Jo, unë!" Dr. F. - Ju thuani se jeni në agoni, me gjysmëvetëdije? B. - Oh, po. Nuk mund të mbrohem më. Ata më shtërngojnë për krahësh. (Zëri i saj vjen duke u zvogëluar, duke u tretur.) Dr. F. - Rezistoni akoma? B. - Jo. Dr. F. - Dhe ju vazhdoni të jeni e shtrirë për dhe, e rreth jush këta tre njerëz në gjunj? B. - Po... 22
  • 24. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Çfarë ndjeni fizikisht? B. - Të ftohtit e kalldërmit nën trupin tim... bërrylat, duart e mia të prangosura... të ftohtit. Fustani im krejtësisht i shqyer. Dr. F. - Gjejeni qetësinë tuaj, relaksoheni. Dhe vazhdoni të përshkruani atë që ju ndodh. Gjithnjë duke u qetësuar. Ç'po bëjnë ata tash? B. - Eh, mirë, bjondi është i pari... oh, ai më lëndon, kam dhembje... gjakderdhje. Dr. F. - Gjakderdhje nga vagina? B. - Po. (Zëri i ngulfatet në fyt.) Dr. F. - Si e kuptoni këtë? B. - E ndjej... është gjaku i nxehtë që më rrjedh nga... dhe e ndjej se si më shqyen. Dr. F. - Ju bën edhe diçka tjetër? B. - Jo. Ai vetëm më ka... ishte i shpejtë. Mbaroi shpejt. Dr. F. - Cili është në radhë? B. - Tani, në radhë... ai që s'ka mustaqe... oh, e njëjta gjë. Dr. F. - E ky, ju lëndoi shumë? B. - Dhembje kam gjithmonë... por ndoshta pak më pak këtë herë... gjithsesi jo më shumë. Dr. F. - U flisni diç këtyre burrave? B. - Jo. Por është krejt njësoj nëse... unë... unë megjithatë ndjej se ç'po ngjan përreth. Dr. F. - Ç'po ndjeni në këtë moment? B. - Thjesht, një zhurmë shushuritëse në largësi... kjo vjen nga larg, më duket, por e ndjej fare mirë edhe peshën e trupave të tyre... dhe vuajtjet, dhembjet... edhepse asgjë nuk shoh. Gjithçka është e errët. Dr. F. - Po tash? B. - Burri i tretë... ai mban një thikë... dhe... dhe ai ma ngulit atë. (Trupi i saj dridhet, kërcen.) Dr. F. - Ku e ngulit ai thikën? B. - Në seksin tim... dhe vazhdon të m'i prejë këmbët. Dr. F. - Ai ju gjymton para se t'ju dhunojë? B. - Po... Dhembjet janë të tmerrshme dhe ndjej se unë po ik nga vetja ime... më duket se ai më dhunon... nuk më kujtohet më asgjë... (Zëri i saj e humb kthjelltësinë.) Dr. F. - Çfarë shihni tash? B. - Asgjë. Dr. F. - Çfarë ndjeni? B. - Ftohtësinë. Dr. F. - Ku mendoni ju se gjendeni? B., duke belbëzuar. - Më duket se jam zhbërë, jam tretur... diku në ajër... diku lart... dhe më duket se shoh nga atje. Dr. F. - Ky përjetim, ju duket si një senzacion, një përshtypje apo një ndjenjë? B. - Jo, tash besoj se jam e vdekur. Dr. F. - E, pra, kush atëherë është duke shikuar nga lart? B. - Shpirti im? Dr. F. - Është kjo përshtypja juaj? B. - Po... Dhe megjithatë më duket sa jam unë vet. Dr. F. - Jeni duke përjetuar një shqetësim, sfidë apo vuajtje? B. - Jo. Dr. F. - Cilën ndjenjë po e përjetoni atëherë? B. - Ndjenjën e shpëtimit. Dr. F. - Ç'vëreni kur shikoni para jush. B. - Tre burrat që po ikin. 23
  • 25. Ju keni qenë këtu më parë Dr. F. - E kur e shikoni trupin tuaj? B., me keqardhje. - E tmerrshme... një bërrakë gjaku. Dr. F. - Rrini e qetë dhe e relaksuar. Nuk ju duket e frikshme ta shihni veten tuaj duke u larë në gjak? B. - Në një farë mënyre po, natyrisht... por në një tjetër, çdo gjë shpjegohet vetvetiu. Dr. F. - Çka dëshironi të thuani me këtë? B. - E po mirë, kjo pamje më trishton sepse më tregon se më kanë mbytur... dhe atë egërsisht... por, e ndjej një lloj kurimi të brendshëm sepse tash e di se në ç'mënyrë kam vdekur, më kuptoni? Kërkoj nga shpirti i Elaine-s nëse ajo mund të mësoj diçka morale nga kjo ekzistencë e saj e mëhershme. Ajo thekson se në fakt ishte një jetë e dështuar... ajo, mbase konsistonte vetëm që t'u shkonte ushtarëve nga pas, vetëm e vetëm t'i ikte monotonisë së përditshmërisë së saj... e që, në të vërtetë, kjo kurrë nuk u realizua. Ndërdija e saj konfirmon se migrenat nga të cilat vuan Becky në këtë jetë, që nga nga puberteti, rrjedhin nga aventurat në të cilat ajo ishte e implikuar në jetën e saj të mëparshme. Poashtu, ndërdija konfirmon se përdhunimi seksual i shumëfishtë ndaj saj është burim i shqetësimeve në jetën e saj seksuale. Këtë e shpjegon edhe ajo vet: - Nuk mund t'i lëshohem askujt, nuk mund të kënaqem me askënd. Dëshiroj që askush të mos më prek... ngase, atëbotë, ata më kanë mbytur. Përderisa i parashtroj pyetje në lidhje me vitet e kaluara në shtëpinë e rezervuar për ushtarët, ajo më betohet se as atje, kurrë nuk kishte përjetuar orgazëm, se ajo ishte "thjeshtë, një lloj pune". Gjithmonë në gjendje transi hipnotik, por e rikthyer në kohën e tashme, Becky identifikon dhunuesin e saj të dytë me babain e vet. Për këtë, unë e vendos atë në një sugjestion posthipnotik i cili i mundëson asaj që t'i kujtohen vetëm ato sekuenca që ajo mund t'i përballojë në planin emocional. Megjithkëtë, me të dalur nga transi, asaj i kujtohen të gjitha. Tund kokën me një shenjë mosbesimi, duke e kujtuar faktin e zbuluar për babain e saj. - Por ai është aq i mirë! Është një baba perfekt. Pas një pushimi përplot shtjellim idesh, ajo thekson pakënaqësinë e saj që ai sot është një personazh krejt tjetër. Dhe, madje ajo pyet veten se mos ky person është rikthyer në ditët tona në rolin e babait të saj për t'i paguar borxhet e së kaluarës. Seanca e dytë e regresionit të Becky në personazhin e Elaine shfaqet me pamje interesante. Nën hipnozë, ajo nuk mund ta fsheh më urrejtjen e saj të thellë ndaj babait të saj. Një urrejtje sa e ngulitur thellë në të po aq edhe e ndrydhur dhunshëm... që manifestohet në migrenë duke transformuar dhembjen e saj sentimentale në një dhembje fizike. Ajo vuan, kësisoj, me vite të tëra, sepse në fakt, ajo lufton kundër ndjenjave të saj të vërteta. Ajo ofron një rezistencë të fuqishme, madje edhe në hipnozë të thellë, dhe kundërshton ta takojë atë që ajo e urren aq shumë dhe të paktën ta kuptojë pse e urren. Në të vërtetë, kjo vjen ngaqë ajo ka qenë e dhunuar prej tij në këtë jetë të mëparshme. Ndërdija e saj shton se moskapaciteti i saj për ta përjetuar orgazmin nuk i përket vetëm faktit se ajo është dhunuar si Elaine, porse edhe një regjion i thellë i qenies së saj e kujton këtë dhunim nga babai i saj gjë që e pengon tmerrësisht ta përjetojë aktin. Pasi që përfunduam së zhveshuri këto sentimente, ajo ndërhyn duke shtuar se mungon edhe diçka. Vazhdoj ta pyes ndërdijen e saj e cila pikturon, pak nga pak, tablon e një vajze të ndarë në copëza, plotësisht të shkapërderdhur. Ajo e vështron këtë skenë nga lart, në kualitetin e shpirtit. Duke e rikujtuar atë që ka ndodhur, ne zbulojmë se ajo ka qenë e burgosur në një ekzistencë tjetër të kaluar ngase ishte katolike. Nga qelia e saj, ajo kishte bërë shaka me njërin nga kujdestarët e burgut duke ia mveshur atij se ishte 24
  • 26. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes homoseksuel dhe atë para të gjithë të burgosurve dhe gardianëve. Më vonë, ai është futur fshehurazi në qelinë e saj, e ka vrarë atë, ia ka prerë gjymtyrët dhe e ka dhunuar kufomën e saj të pajetë. Shpirti i saj ka asistuar në këtë skenë dhune madje duke e përqeshur dhunuesin për atë çfarë ai po bënte. Dhe ishte pikërisht kjo ngjarje ajo "diçka që mungonte". Derisa ne po flisnim, pas përfundimit të transit hipnotik, Becky arriti të kuptojë se ajo, në të vertetë, kishte një lloj frike nga gjendja ekscituese e babait të saj. Por, ajo gjithmonë e kishte injoruar këtë gjë. Ai as që e kishte keqtrajtuar Becky-in ndonjëherë, as fizikisht dhe as verbalisht. Ajo madje e do shumë atë, dhe sipas saj ajo është në çdo moment e sinqertë me të. Vendosëm ta ftojmë babain e saj që ta bashkëshoqërojë në takimin e ardhshëm në mënyrë që t'ia komunikojë atij risitë që ajo i kishte mësuar në ndërkohë për të. Madje ajo, nuk heziton që, nëse eskalon puna, edhe ta lëndojë të atin e vet. Mirremi vesh që ata të vijnë të nesërmen, pra të shtunën. Babai i Becky-it është një burrë i hapur, i shoqërueshëm ndërsa shikimi i tij intelektual sikur shpreh ndjeshmërinë e tij. Me një keqardhje por duke mos nguruar fare, Becky i shpjegon të atit se në një jetë të mëparshme, ai ishte njëri nga tre burrat që e kishin dhunuar atë, pra Elaine-ën. Ajo poashtu shprehet se prej vitesh ndjen një frikë të pashpjegueshme ndaj tij, sigurisht për shkakun sipërpërmendur... dhe se thellë në ndërdijën e saj është ngulitur një urrejtje ndaj tij. Sytë e mbushur me lot, ajo i rrëfen atij tërë skenën e dhunimit dhe i sqaron atij përse kishte refuzuar t'i shikonte në sy këta burra për t'i njohur se kush ishin. Pasi që Becky kishte njoftuar edhe familjen për përvojat e saj të regresionit, i ati kishte kuptuar për epizodin e dhunimit, por ai injoronte faktin të kishin marrë pjesë shumë burra në të... dhe mbi të gjitha se ai ishte njëri nga ta. Fytyrën e mbushur vaj, ai i afrohet së bijës, e përqafon fort përderisa ajo nuk pushon duke dënesur. Ulen të dy përballë njëri-tjetrit duke i shtërnguar duart. Vazhdojnë të flasin dhe sikur kanë harruar prezencën time. Ai i drejtohet së bijës se është tmerruar nga ideja se të ka lënduar kaq shumë por se ai nuk mund të ndryshojë asgjë. Kthehet nga unë, fshin lotët nga fytyra dhe më thotë: - E dini, Becky dhe unë jemi thuaja gjithmonë në një komunikim të ngushtë. Ju ka folur ajo për këtë? Dhe pasi unë tund kokën në shenjë pohimi, ai vazhdon të më flas se si ata janë të lidhur me telepati mes vete. Ai m'i numëron disa raste ku një forcë e brendshme e cyste t'i telefonojë asaj: më pas ai mësontë se diçka i ndodhte Becky-it dha ajo kishte nevojë për ndihmën e tij. Ata buzëqeshin dhe ia shtërngojnë duart njëri-tjetrit. Në të vertetë, kjo seancë ishte shumë prekëse për ne të tre. Përgjatë konsultimeve të rregullta dy herë në muaj, Becky shkëlqen nga ngazëllimi të më njoftoj se është liruar nga migrenat e saj, por, paksa e tërhequr ne vete, ajo shton: - Dhe megjithatë, ndjej ca dhembje të lehta koke, të cilat, jam e bindur, janë të provokuara nga tensionet nervore. Ajo është aq e habitur që është shëruar, sa që: - Nuk guxoj madje as t'i numëroj javët që kur nuk lëngoj më... nga frika se mos do më kthehen sërish migrenat! Ajo poashtu ka vënë re të jetë gjithnjë e më pak e ndikuar nga të tjerët, dhe se në një mënyrë të përgjithësuar, ajo ndihet më e qetë në punë dhe në studimet e saj. Ajo pohon se reagon mirë e më mirë përderisa bën dashuri me John-in. Me një buzëqeshje që shpreh krenarinë e saj, ajo më drejtohet: - Ju e dini, kur ne bënim dashuri, unë ndihesha fare e trazuar, shihja se si ai tregohej brutal ndaj meje... brutal, dua të them se sjellja e tij më dukej imponuese... Skena e dhunimit 25
  • 27. Ju keni qenë këtu më parë me shfaqej priftueshëm në shpirt por i thoja vetes të qetësohesha. E arrija disi aktin, por, më besoni, nuk ndjeja asnjë kënaqësi atëherë. Ajo tashmë nuk i fsheh nga John-i asnjë nga këto përshtypje dhe kësisoj, ata të dy përjetojnë kënaqësi gjithnjë e në rritje. Disa javë më vonë, ajo më telefonon duke qarë, për të më thënë se problemi me migrenat e saj nuk është zgjidhur akoma. Kërkon që ta pranoj para seancës së rregullt. Me të hyrë në kabinetin tim, fytyra e saj ngazëllen, dhe duke u ulur në kolltuk, ia nis: - Prap unë! Babai im kishte një ide që do të mund të na ndihmonte shumë. Ajo më shpjegon se migrenat e saj fillojnë gjithmonë në mëngjes përderisa ajo është akoma në shtrat dhe se kjo vazhdon që nga mosha trembëdhjetë vjeçare. Nga ana tjetër , kemi vënë re një element tjetër ineresant - dhe të rëndësishëm - në kërkimet tona. Kur ajo e ha kafjallin diku jashtë me John-in, apo me këdoqoftë, rregullisht kaplohet nga një migrenë e cila fillon aty kah fundi i racionit. Kjo e ka bindur se migrenat e saj nuk kanë tërësisht origjinë fizike, por mbi të gjitha ato burojnë nga një aspekt psikoligjik. Diçka, sipas të gjitha gjasave, na ka shpëtuar gjatë seancave regresive. Mbështetet fort për kolltuk, i mbyll sytë dhe e koncentron tërë vëmendjen në frymëmarrjen e saj. Me të mbërrirë gjendjen e transit hipnotik, gishtërinjtë e saj pohojnë se ora luan një rol të rëndësishëm në simptomet e Beckey-t për shkak të ndodhive që zhvilluan në mëngjes në ekzistencën e saj si Elaine; ta marrësh një vendim është një faktor kapital. Ne arrijmë kuptojmë shpejt se vendimi i saj më i madh ishte kur ajo vendosi ta lëshojë familjen për t'u shkuar nga pas ushtarëve. Pa u ndalur në skenat tjera, e bart atë drejtpërsëdrejti në ngjarjen e dyshuar. Ajo zvogëlon zërin duke ia adaptuar një toni diskret, të fshehtë: Becky - Duket se ushtarët do të kalojnë këndejpari e që ata marrin me vete edhe gra të qyteteve tjera... Dr. Fiore - Ç'bëjnë ata, më thuani? B. - I marrin gratë dhe i mbajnë për vete. Dr. F. - E nga vijnë këto gra? B. - Nga qytetet nëpër të cilat kanë parakaluar ushtarët Dr. F. - Ku e mësuat ju këtë? B. - Dikush ka dëgjuar të flitet në qytet. Dr. F. - E ju nga kush e mësuat këtë? B. Ajo ul zërin akoma më tej dhe bëlbëzon ndër buzë - Një burrë. Dr. F. - Cili burrë? B. - Ai që ishte para dyqanit. Ai e di. Dr. F. - Cila ishte përshtypja juaj kur e dëgjuat këtë? B. - Eh, mendova se kjo do të mund të ishte dëfryese, do të më ndryshonte ca... se do të ishte më mirë sikur ta bëja. Dr. F. - Të shohim atëherë, ku ishit ju kur ai ju foli për këtë, Elaine? B. - Në rrugë, duke bërë pazarin. Sapo i fola. Dr. F. - E ai, ç'të tha? Ma përsëritni atë që ju tha ai juve. B. - Ai më pyeti nëse e dija se çfarë po flitej për ushtarët. E pastaj ai shtoi se... kishte edhe gra që shkonin me ta. Dr. F. - Ju tha diç se ç'ngjanë me këto gra? B. - Eh mirë, ato jetojnë në... janë të vendosura nëpër pallate. (Fytyra e saj ngazëllen.) Dr. F. - U japin para grave për t'i marrë me vete? B. - Ai tha se do t'ju japin më vonë. 26
  • 28. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Çfarë shume? B. - Oh! ai nuk tha saktësisht sa, ai vetëm tha... se ato do të paguhen mirë. Dr. F. - E ju, ç'menduat me të dëgjuar këtë? B. - Se ishte interesante... Dukej fare lehtë dhe... është vetëm një mënyrë për të jetuar, sikur dhe të tjerat, e dini. Dr. F. - A keni menduar më thellë se ç'do të thotë më saktësisht të ikni bashkë me ushtarët? B. - Oh! unë... kam një lëmsh idesh... në fund të fundit, kam menduar pak a shumë se pa mëdyshje, do të duhej bërë diçka... mirëpo ndoshta edhe jo diçka të këtillë... thjesht, kam refuzuar të mendoj për këtë. Dr. F. - Të gjitha këto i keni dëgjuar përderisa po e bënit pazarin? B. - Po, ai më tha të gjitha. Dr. F. - Ai që i mblidhte gratë apo... B. - Po, mendoj se ai ishte ngarkuar për këtë. Dr. F. - I ke premtuar gjë atij në atë moment? B. - I kam thënë vetëm se dëshiroj të ik. Dr. F. - Ju vendosët aty për aty, brof? B. - Po. Dr. F. - Sa ka qenë ora në momentin kur ju vendosët të ikni? B. - Ishte paradite e hershme. Dr. F. - Sa ishte ora, ç'mendoni? Tregtarët tashmë kishin hapur dyqanet e tyre? B. - Oh! po, po, ishte ora tetë e gjysmë ose nëntë. Dr. F. - E tash, cila ndjenjë ju kaplon pasi që i thatë atij se ju dëshironi të ikni? Jeni të sigurt në vendimin tuaj? B., me një zë gati belbëzues. - Jo. Dr. F. - Është një vendim desidiv? B. - Atij i kam thënë po, është e sigurt se do ik, por për veten time nuk jam krejt e sigurt se kjo është një ide e mirë. (E rrudh ballin.) Dr. F. - Cilat janë ambicjet tuaja që ju shfaqen në mendje gjatë këtij momenti? B. - As që kam biseduar me dikë rreth këtij projekti dhe kujtoj se... ky rrëfim rreth marrëdhënieve seksuale më trondit ca, ma ngarkon kokën paksa por gjithnjë mendoj se në fund të fundit kjo s'duhet të jetë një çështje e tillë, krejtësisht seksuale, siç thonë këta. Dr. F. - Keni bërë ndonjëherë dashuri, Elaine? B. - Jo. Dr. F. - Ç'moshë keni në këtë moment? B. - Gjashtëmbëdhjetë vjet. Dr. F. - Çfarë po mendoni përderisa ky njeri po largohet? B. - Jam tepër e tronditur. Dr. F. - Keni caktuar ndonjë vendtakim në kohë të caktuar? B. - Ai... thjesht më ka thënë të mos largohem nga shtëpia ime. Dr. F. - Ju tha ditën kur do parakalojnë ushtarët? B. - Po: të pasnesërmen. Dr. F. - Ç'po ndërmerrni tash, pas marrëveshjes me të? B. - E kryej pazarin dhe kthehem në shtëpi. Dr. F. - Cila është përshtypja juaj pas hyrjes në shtëpi? B. - Oh! jam e shqetësuar sepse kam një sekret dhe kam frikë se do më bërtasin. Dr. F. - Çka mendoni, ç'do të ndodhte nëse do t'ju tregoje të vërtetën? B. - Do të ishin të hidhëruar dhe nuk... ata nuk do të më lejonin të shkoj edhepse kjo do të ishte e kotë sepse tashmë unë kam vendosur, u pëlqeu apo jo atyre! Dr. F. - Përse? 27
  • 29. Ju keni qenë këtu më parë B. - Sepse i kam thënë atij burri se do ik. Dhe nëse nuk ik siç jemi marrë vesh, ata do të më rrëmbejnë, me çdo kusht. Dr. F. - Kush ju tha këtë? B. - Ai ma tha këtë. Dr. F. - Do të thotë, vetëm pse ju keni pranuar njëherë, ata do t'ju rrëmbenin nëse ju bëheni pishman? B. - Po, po. Dr. F. - Ç'ndjenjë ju kaplon kur e vështroni nënën tuaj? B. - Nuk mund ta përballoj shikimin e saj. Unë... kam frikë. Dr. F. - I dukeni asaj se fshihni diçka, ju brengos diç që s'keni guxim ta thuani? Ju parashtron pyetje? B. - Jo, ajo thjesht mendon se nuk kam disponim të mirë. Dr. F. - Ç'ndodh më pas? Numëroj deri në pesë. Në pesë, kaloni në epizodin tjetër më interesant. Një... dy... tre... katër... pesë. B. - Ja pra, ushtarët parakalojnë në qytet... dhe ata kanë me vete... Kam përgaditur një pako me rrobe personale dhe pres deri në minutën e fundit për t'ju thënë prindërve so do ik... se do e braktis shtëpinë. Dr. F. - E ata, ç'bëjnë ata? B. - Eh, kanë mbetur të shtangur. Nuk kuptojnë përse. Dr. F. - Sa është ora? B. - Është mëngjes. Dr. F. - Sa është ora, ke ndonjë ide? B. - Rreth nëntë... mes nëntë e dhjetë. Dr. F. - A tentojnë të ju ndalin? B. - Po, natyrisht... më lusin të rri. Dr. F. - Si i merrni ju lutjet e tyre? B. - Ndihem e mërzitur, por unë e prisja prej tyre këtë. Dr. F. - Çfarë ndjenje ju përshkon nga brenda në momentin e ndarjes... duke u thënë atyre lamtumirë? B. - Është një ndjenjë mërzie por... unë e kam marrë vendimin, s'ka më kthim prapa. Dr. F. - Kush ishte prezent kur po i njftonit prindërit me vendimin tuaj? B. - Askush. Dr. F. - Vetëm nëna dhe babi juaj? B. - Po, po. Dr. F. - Qante ndonjëri prej tyre? B. - Po, nëna. Dr. F. - Cili ishte reagimi i babait tuaj? B. - Ishte furioz, mjaft nervoz. Dr. F. - Po ju, ndjenjat tuaja? B. - Hë... përpiqem të mbahem stoike por e kam shumë vështirë sepse mamaja ime qanë pa pra. (Sytë i mbushen me lot.) Dr. F. - Po tash, ç'është duke ngjarë? B. - Dikush ma sjell një kalë dhe unë hyp mbi shalë. Dr. F. - Ta kanë sjellur kalin para shtëpisë? B. - Po pra... shtëpia ka dalje në rrugën e madhe në të cilën parakalojnë ushtarët. Dr. F. - Ç'po bënit ju kur ata e sollën kalin? B. - Dola nga dera për t'i takuar ata. Dr. F. - E si ju njohën ata? B. - Burri me te cilin jam marrë vesh ishte meta. Ai u tregonte atyre se ku gjinden gratë. 28
  • 30. Dëshmi mbi reinkarnimin dhe përvojën e vdekjes Dr. F. - Po njerëzit e qytetit, ç'bëjnë ata? B. - Ata shikojnë nga dritaret dhe pëshpërisin për atë që po ndodh... Dr. F. - Më shpjegoni më saktësisht për atë çka po shihni. Të shohim: e kanë sjellur një kalë para shtpisë? B. - Ëhë, po. Dr. F. - Dikush e tërheq kalin? B. - Po, një ushtar. Dr. F. - Cila është ndjenja juaj kur po ngjiteni mbi shalë? B. - Ndiej se duhet të ik para se ta humb kurajon e ta ndërroj mendimin... tashmë është shumë vonë. Dr. F. - Ju thotë diçka ushtari? B. - Asgjë. Dr. F. - Ju dha dikush para? B. - Jo. Dr. F. - Ç'mendoni në lidhje me këtë? B. - Ende s'kam mendur për këtë. Dr. F. - Tash ç'po ndodh? Ku ndodheni në këtë moment? B. - Duke e braktisue qytetin. Dr. F. - Tash, deri në pesë, do kaloni në çastin më domethënës. Një... dy... tre... katër... pesë. Çka po vëreni? B. - Jam kthyer sërish në shtëpi. Dr. F. - Më thuani ç'është duke ngjarë. Ju ç'po bëni? B. - E vështroj shtëpinë. Dr. F. - Si keni mundur ta lëshoni pallatin? Nuk ishte kjo e vështirë? B. - Jo. E dini, pas njëfar kohe... Isha aty që prej një kohe të gjatë, dhe për ata nuk isha më e pazëvendësueshme. Në fakt, ata edhe ishin dakord të më lënë të ik... Tashmë kishin gjetur vajza më të reja. Dr. F. - Ju pra, jeni kthyer tek prindërit tuaj. Në çka mendonit gjatë udhëtimit? B. - Hëm... gjithnjë pyesja veten nëse do gëzoheshin të më shihnin sërish. Por, në këtë moment askush s'është në shtëpi. Dr. F. - Çfarë ndjenje ju kaploi kur... ishit e befasuar duke mos gjetur njeri në shtëpi? B. - Po... Dr. F. - Në cilën kohë të ditës jemi? B. - Është herët. Dr. F. - Sa duhet të jetë ora? B. - Më duket të jetë diku rreth orës tetë. Dr. F. - Si ju duket shtëpia? Ku mendoni të jenë prindërit, familja juaj? B. - Eh, mirë, shikova në kuzhinë: ishte e zbrazët... pastaj u ngjita në katin e parë... poashtu asnjëri. Dr. F. - Në çfarë gjendje e gjetët shtëpinë? B. - Nuk është edhe gjithaq e mirëmbajtur si zakonisht. Dr. F. - Jeni vërtetë e qetë apo ndiheni... B. - Jo, jo? jam shumë... jam e brengosur. Dr. F. - E përse? B. - Sepse është fare e qartë se këtu ka ndodhur diçka. Dr. F. - Çka ju bën të mendoni kësisoj? B. - Paj, shikoni... është fillimi i ditës dhe s'duket asnjeri në rrugë... Nuk e shoh askë. Dr. F. - Ku jeni pikërisht në këtë moment? B. - Para shtëpisë sime. 29