SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  20
Pepsi,
        Nga marka konkuruese e Coca-Cola
        në një “lojtar” normal në tregun e pijeve




16 faktorë që përkeqësuan
situatën e markës së Pepsit në
luftën me Coca Cola për tregun
e pijeve soda

16 situata nga mund të
nxirren mësime

16 arsye pse duhet që
fushatat e komunikmit të
markës të manaxhohen nga
ekspertë të komunikimit.



                                 agimfjolla@gmail.com   1
Që kur Diet Coke e kaloi Pepsin, duke qenë pija e dytë
për shitje në Amerikë, nuk kishte më dyshime që luftën
e pijeve Cola e kishte fituar Coca Cola.

PepsiCo, kompania që prodhon pijen Pepsi, mund të
ketë faturuar 38% më shumë të ardhura se Coca-Cola
në vitin 2011 por rivalja shiti 28 miliardë $ pije soda
ndërsa PepsiCo vetëm 12 miliard.

Diversifikimi i produkteve (Frito
Lay, Quaker, Tropicana, etj.) e ndihmoi PepsiCo që të
ruante fitimet e kompanisë të larta.

Por kjo situatë është edhe për faktin e gafave të
vazhdueshme që ka bërë PepsiCo në manaxhimin e
brandit të produktit kryesor të kompanisë, Pepsi-t.



        agimfjolla@gmail.com                              2
Lufta e Cola-ve u ndez në vitin 1975


Edhe pse lufta midis Pepsi dhe Coca Cola
kishte filluar që në vitin 1899 kur u
themelua Pepsi-Cola, “Sfida Pepsi” shënoi
një kthesë të rëndësishme në këtë luftë
për treg.
Testi i bërë nga Pepsi i ofronte personave
të pinin nga dy gota të ndryshme kola
dhe pastaj i tregonte se cila gotë kishte
Coca-Cola dhe cila kishte Pepsi.Rezultatet
treguan që njerëzit preferonin më shumë
Pepsi sesa Coca-Cola.

Si përgjigjë Coca-Cola “shpiku” një
formulë të re dhe prezantoi New Coke, e
cila rezultoi një dështim total.
Kjo ishte një periudhë e artë për Pepsi
pasi i rriti shumë shpejt shumë shitjet por
pikërisht këtu fillojnë edhe gabimet e një
pas njëshme të Pepsi.
                                       agimfjolla@gmail.com   3
Pepsi dhe problemet me yjet e muzikës

Duke filluar që nga vitet 1980, Pepsi pati shumë probleme me yjet e muzikës pop që përdori si
personazhe në fushatat e komunikimit.
Këngëtari i parë me famë ndërkombëtare që Pepsi përdori ishte Michael Jackson. Duke filmuar një prej
reklamave në vitin 1984, gjatë një numri piroteknik pati një incident që shkaktoi atij djegie. Ky aksident
do ta bënte këngëtarin të varur nga qetësuesit për gjatë gjithë jetës së tij.
Në vitin 1987, David Bowie dhe Tina Turner
kënduan në duet "Modern Love" për një reklamë të
Pepsi. Në këtë vit David Boëie u akuzua për
ngacmime seksuale dhe kompania e tërhoqi nga
transmetimi reklamën.
Madonna u bë imazhi i Pepsi në vitin 1989. Kënga e
saj “Like a Prayer” , e përdorur në reklamën e Pepsi u
dënua nga publiku i gjërë si blasfemuese dhe si anti-
kristiane. Kjo solli edhe shumë akuza kundër
kompanisë gjithashtu.
Në gusht të vitit 2002, Pepsi filloi transmetimet e një
reklame me Ludacris të cilën e tërhoqi përsëri pasi
Bill O'Reilly kërkoi që të bojkotohej pija pasi përdor si
imazh një “reper imoral”. Kur filloi të përdorte
familjen Osbourne në vend të reklamës me
reperin, Russell Simmons e komentoi si veprim racist.
Kjo bëri që Pepsi të paguante edhe 1 milion $ për
Ludacris Foundation si dëmshpërblim.
                                                 agimfjolla@gmail.com                                        4
Shiringa në kanocet e Pepsi

                     Në fillm të viteve 1990, disa njerëz gjetën
                     shiringa në kanocet Pepsi në më shumë se 20
                     shtete të ndryshmë të SHBA.
                     Pepsi dhe Diet Pepsi kaluan një moment shumë të
                     vështirë në vitin 1993 kur konsumatorë në më
                     shumë se 20 shtete gjetën shiringa në kanocet e
                     pijeve. Lajmi që shumë shpejt pushtoi të gjitha
                     mediat kryesore shperndau panik tek
                     konsumatorët.

                     Ky nuk ishte një gabim i bërë nga Pepsi.
                     Autoritetet hetuese gjetën një video të një gruaje
                     në Kolorado e cila u kap duke futur shiringa nëpër
                     kanoce.
                     Edhe pas arrestimit të saj vazhduan të kishte
                     raportime për shiringa nëpër kanacet e Pepsi.
                     Gjithësesi në fund rezultoi që nuk kishte asgjë të
                     vërtetë dhe shumë veta u arrestuan për dëshmi të
                     rreme.
                     Pavarësisht kësaj imazhi i markës së Pepsi
                     pësoi një tronditje të fortë.
                agimfjolla@gmail.com                                5
1996, Pepsi e humb zyrtarisht luftën me Coke



Në tetor të vitit 1996, kopertina e
revistës Fortune hapej me titullin
”Si Coke po kap me shqelma
kanacet e Pepsi”

Në këtë artikull ish drejtori i
përgjithshëm i Coke, Roberto
Goizueta, i nënvlerësonte
krejtësisht konkurentët duke
thënë: “Tani që ata janë bërë më
pak të rëndësishëm, mua nuk më
duhet të shqetësohem dhe aq
shumë për ta.”

Edhe pse kompania PepsiCo do të
arrinte pas 15 vitesh ti rriste fitimet
e veta kjo kryesisht falë
produkteve të tjera, vetë pija Pepsi
ishte në rënie.
                                          agimfjolla@gmail.com   6
Obeziteti dhe faji i pijeve soda



                                    Obeziteti bëri që në fillim të viteve
                                    2000 të ulet përdorimi i pijeve soda
                                    si një ndër shkaktaret e mbipeshës.

                                    Sipas Ad Age, shitjet e pijeve soda
                                    si Pepsi dhe Coca Cola kanë pësuar
                                    rënie nga viti 2004 e në vazhdim.

                                    Kur njerëzit filluan të numëronin
                                    kaloritë, PepsiCo filloi të paketonte
                                    ujë duke ruajtur fitimin e
                                    kompanisë por jo të shitjes së
                                    Pepsi.




                 agimfjolla@gmail.com                                       7
Diversifikimit të produkteve


Indra Nooyi ishte CEO e re e PepsiCo dhe e orientojë
kompaninë drejt diversifikimit të produkteve.
Nooyi e vënë përballë një situate të vështirë vendosi
që kompania të diversifikonte produktet në sektorin
e ushqimeve të shëndetshme.

Në vitin 2010, këto produkte- Quaker
Oats, Tropicana, and the Frito Lay Natural line –
kontribuan me rreth 10 miliard $ në të ardhurat
vjetore të kompanisë, sipas CNN Money. Deri në vitin
2020 qëllimi është që të arrijë deri në 30 miliard $.
Megjithate investitorët dhe aksionerët nuk ishin e
nuk janë akoma të kënaqur pasi duan të mundin
Coke dhe këtu donin që Noovi të fokusohej.
Edhe pse të gjitha markat e tjera shkojnë shumë
mirë asnjëra prej tyre nuk kanë profil të lartë si
Pepsi.




                                             agimfjolla@gmail.com   8
Pepsi kopjon Obamën apo Obama Pepsin?



Logo e re e Pepsi, që pas vitit 2009 është
shumë e përafërt me ate të fushatës së
Obamës.

Pepsi pagoi Arnell Group 1 milion $ për këtë
logo, e cila nuk është krejtësisht ndryshe nga e
mëparshmja por ky ndryshim i logos tëroqi më
shumë vëmendjen për shkak të ngjashmërisë që
ka me imazhin e përdorur gjatë fushatës
presidencile nga Obama.

Kompania u kritikua se kishte kopjuar fushatën
fituese të Obamës. Duke ju përgjigjur këtyre
sulmeve, shefi i Markës për Pepsi, Frank
Cooper, la të kuptohet në një dalje në media se
Pepsi kishte frymëzuar fushatën e Obama dhe jo
e kundërta.




                                             agimfjolla@gmail.com   9
Tërheqja nga reklamimi në Super Bowl



                       Në vitin 2010, për herë të parë pas 23
                       vitesh, Pepsi nuk reklamon në Super Bowl. Në
                       vend të pjesëmarrjes me reklamë në këtë
                       aktivitet që ka numrin më të madh të
                       ndjekësve dhe audiencës në SHBA, Pepsi
                       zgjodhi të investonte 20 milion $ për projektin
                       Pepsi Refresh. Ky projekt parashikonte dhënin
                       e granteve nga 5’000 – 250’000 $ për projektet
                       në komunitet, projektet sociale dhe shkollat
                       lokale.

                       Pepsi tha se projekti u shfrytëzua për ngritjen e
                       markës (brand building) por cdo investim në
                       marketing duhet të ketë impakt tek shitjet. Ky
                       ishte një projekt që nuk ndikoi fare tek shitjet.
                       Po në këtë vit shitjet e Pepsit ranë me 6%. Por
                       më e keqja ishte se Pepsi i la Super Bowl
                       konkurentit, Coke.



              agimfjolla@gmail.com                                         10
Pepsi, spoti me humor racist?




Një vit më vonë, Pepsi kthehet në lojë… vetëm se bën një
ngatarresë me interpretime raciste.

Reklama për Pepsi Max tregon një grua me ngjyrë që
inatoset me të dashurin e saj dhe i gjuan me një kanace
kur ai i hutohet pas një femre tjetër.

Përfaqësuesja e Senatit, Sheila Jackson Lee, e kritikoi këtë
reklamë deri në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo tha: “Në këtë moment të historisë së afro-
amerikanëve, kur ne po përpiqemi të festojmë atë që
kemi bërë mirë gjithë këto vite, me duket shumë pa vend
nga ana e Pepsit që përdorë një humor të tillë në reklamë.
Nuk është aspak për të qeshur në fakt. është poshtëruese,
një femër afro-amerikane i gjuan të dashurit të saj afro-
amerikan i cili është hutuar nga një femër kaukaziane.”




                                               agimfjolla@gmail.com   11
Pija e re Diet Pepsi, prap trazira




                       Në shkurt të vitit 2011, Diet Pepsi u prezantua me
                       një kanace “të dobët" që kompania e prezantoi si
                       një kanace “me stil”.
                       Pepsi tha se kanacja e re ishte krijuar për të
                       “lartësuar bukurinë, gruan e sigurt tek vetja”.

                       Sigurisht, bashkimi i “të dobtës” me “bukurinë” nuk
                       i shkoi shumë për shtat National Eating Disorders
                       Association (Shoqatës Kombëtare të Shqetësimeve
                       të Ushqyerit në Amerikë) e cila u ankua për
                       kanacen e re dhe kompaninë duke e komentuar si
                       “të pa menduar dhe të papërgjegjshme”.




                agimfjolla@gmail.com                                         12
Reklama anti Coke vetëm sa e ndihmoi




Në 2011 Coca-Cola kishte në SHBA 41.9 %
të tregut kurse Pepsi vetëm29.9 %.

Kështu që Pepsi pati një ide që ta vinte në
lojë Coke-n. Fushata “Koha e verës është
koha për Pepsi” thumbonte 2 “maskotat” e
konkurentin, Plakun e Vitit të Ri dhe arinjtë
polar.

Mirëpo edhe duke i thumbuar imazhet
kryesore të fushatave të konkurentit Coke i
binte që përfitonte më shumë kohë
reklamimi (reklamat e veta dhe përmendja
tek Pepsi), edhe pse vihej në lojë.

Ne fund përsëri ishte Coca Cola që përfitoi.


                                                agimfjolla@gmail.com   13
2012: akuza për diskriminim dhe paragjykim




Në vitin 2012 Pepsi Beverage Co. përjashton nga
aplikimi për punë njërëzit që kishin qenë të
arrestuar më parë edhe pse për dënime shumë
të vogla.

Kjo bëri që të përjashtoheshin nga mndësia për
të kërkuar punë më shumë se 300 aplikues me
ngjyrë.
Meqë në SHBA është e paligjshme ti mohosh
punësim dikujt sepse ka kryer më parë një
krim, nëse nuk është i rëndësishëm për punën që
do të bëjë, Pepsi u detyrua të paguante 3.1
milion $ si dëmshpërblim.
                                          agimfjolla@gmail.com   14
PepsiCo njofton shkurtimet nga puna




Në shkurt të vitit 2012, PepsiCo njoftoi se do të
shkurtonte 8’700 vende pune, ose e thënë ndryshe
3% të punonjësve në SHBA.

Por në një periudhë të vështirë kompania deklaroi se
do të rriste buxhetin e marketingut me 600 milion $
dhe se Massimo d’Amore, ish shef i Global Beverage
Group do të dilte në pencion. Ai ishte përgjegjës për
markën e Pepsit gjatë “ri-vizatimit” të saj, gjatë
rënies poshtë Diet Coke në shitje.
Megjithëse marka e drejtuar prej tij kishte dështuar
ai mori rreth 2 milion $ për të përballuar “pensionin”.




                                               agimfjolla@gmail.com   15
Shkurtime edhe tek agjencitë e komunikimit




                           Pepsi njoftoi në media se do të ndërpriste
                           marrëveshjet epunës me 100 nga agjencitë që
                           kujdeseshin për imazhin e saj, agjencitë e
                           reklamave.
                           Problemi qëndronte në faktin që asnjë nuk i kishte
                           thënë agjencive në fjalë se do të ndërpritej
                           marrëdhënia e tyre me Pepsi.
                           Si e përshkruan situatën Ad Age:
                           “Ndërkohë që PepsiCo e dinte fatin që i priste
                           partnerët e saj nuk i njoftoi më parë por vetëm
                           këtë javë. Kjo bëri që të përhapej panik në botën
                           e agjencive pasi u informuan në një kohë shumë
                           të shkurtër. Disave i ishte thënë që më parë që të
                           mos shqetësoheshin kurse të tjerat ishin
                           krejtësisht të painformuara.”
                           Kjo situatë vecse grumbullonte rreth Pepsit rete e
                           errëta të komunitetit të agjencive të komunikimi
                           gjë që nuk i bëri mirë imazhi të markës.


               agimfjolla@gmail.com                                      16
I rrëmbejnë slloganin e viteve 1980




Sllogani i Pepsit që kishte gjatë viteve 1980 u mor nga
një kompani tjetër
"Choice of a New Generation" ka qenë sllogani i Pepsi
nga viti 1984 deri në vitin 1991. Por në vitin 2006
harruan të rinovonin të drejtën mbi slloganin dhe një ish
punonjës i Pepsit e mori slloganin për punëdhënësin e tij
të ri, MOM Better Oats.

Lejimi që një pjesë e historisë së kompanisë të riciklohej
nga një kompani tjetër ishtë një gabim foshnjërak për
Pepsin.
Nuk u kuptua asnjëherë nëse ishtë një haresë apo Pepsi
e la vetë pa ri-regjistruar slloganin.




                                               agimfjolla@gmail.com   17
5 milion $ për të ricikluar veten

I vënë përpara përgjegjësisë për të krijuar një fushatë të re, drejtori i kreativiteti, Brad Jakeman, harxhoi 9
muaj dhe 5 milion $ për të kuptuar cfarë e bënte markën e tij të ndryshme nga konkurenca. Përfundimi i
punës së tij ishte se: “Coke është e përhershme. Pepsi është momenti. Coke përfaqëson gëzim të
përhershmë ndërsa Pepsi ka të bëjë me emocionin e momentit (excitement).

Nuk duhej gjithë ky mundim për të kuptuar që Coke ka përdorur arium polar dhe plakun e vitit të ri si
personazhe të reklamave për dekada. Vetë produkti quhet “Classic”. Gjithcka e kësaj marke është
tradicionale.
Pepsi, në krahun tjetër, ka ndryshuar imazhin e kompanisë shumë herë dhe e mbështet komunikimin tek
këngëtarët e njohur për të fuqizuar fushatën. Pepsi gjithnjë i ka mëshuar fort të qënurit i ri.

Këto janë slloganet e përdorura në këto 50 vitet e fundit nga Pepsi:
1961–1964: "Now It's Pepsi for Those ëho Think Young" (
1969–1975: "You've Got a Lot to Live, and Pepsi's Got a Lot to Give"
1981–1983: "Pepsi's Got Your Taste For Life"
1984–1991: "Pepsi. The Choice of a Neë Generation"
1992–1993: "Be Young, Have Fun, Drink Pepsi"
1993–1994: "Right Now"
1997–1998: "Generation Next"
1999–2000: "For Those ëho Think Young"




                                               agimfjolla@gmail.com                                        18
Pepsi vendos të “ringjallë” Michael



Pepsi arriti një marrëveshje për të përdorur
imazhin e Michael Jakcson pas vdekjes së tij për
një numër të kufizuar kanacesh Pepsi.

Kjo nuk do ishte hera e parë që Michael Jackson
do të promovonte një pije soda. Më parë ai kishte
firmosur një marrëveshje prej 5 milion $ me Pepsi
në vitin 1984. po në këtë vit, duke xhiruar
reklamen, ai u dogj gjatë një skene.

Djegia nga ky aksident do e linte Michael Jackson
përherë të varur nga qetësuesit që rezultuan edhe
vrasësit e këngëtarit nga një mbidozë propofoli.

Edhe gjetja e rradhës nuk i dha rezultatet e pritura
duke e bërë akoma më të madhe diferencën midis
Coke dhe Pepsi.




                                              agimfjolla@gmail.com   19
Materiali është kryesisht referencë e
informacionit të Business Inside




                                        20

Contenu connexe

Tendances

Promocioni i shitjeve ( marketing )
Promocioni i shitjeve ( marketing )Promocioni i shitjeve ( marketing )
Promocioni i shitjeve ( marketing )Sabir Asipi
 
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tijMenaxherat
 
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarKastriot Gashi
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europianolinuhi
 
Letrat me vlerë dhe Aksionet
Letrat me vlerë dhe AksionetLetrat me vlerë dhe Aksionet
Letrat me vlerë dhe AksionetMenaxherat
 
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)fatonbajrami1
 
Vlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasëVlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasëLidijeRapaj
 
Politika e distribucionit 9
Politika e distribucionit 9Politika e distribucionit 9
Politika e distribucionit 9Zana Agushi
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneTeknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneJugerta Poçi
 
Polika e promocionit x
Polika e promocionit xPolika e promocionit x
Polika e promocionit xZana Agushi
 
Menaxhment - Permbledhje
Menaxhment - PermbledhjeMenaxhment - Permbledhje
Menaxhment - PermbledhjeJozef Nokaj
 

Tendances (20)

Promocioni i shitjeve ( marketing )
Promocioni i shitjeve ( marketing )Promocioni i shitjeve ( marketing )
Promocioni i shitjeve ( marketing )
 
Reklama
ReklamaReklama
Reklama
 
Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1
 
Pepsi co
Pepsi coPepsi co
Pepsi co
 
Tregu i punes
Tregu i punesTregu i punes
Tregu i punes
 
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
 
Coca cola
Coca colaCoca cola
Coca cola
 
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankar
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
 
Letrat me vlerë dhe Aksionet
Letrat me vlerë dhe AksionetLetrat me vlerë dhe Aksionet
Letrat me vlerë dhe Aksionet
 
55490065 teze d-financiar
55490065 teze d-financiar55490065 teze d-financiar
55490065 teze d-financiar
 
Strategjite Marketingu2
Strategjite Marketingu2Strategjite Marketingu2
Strategjite Marketingu2
 
Plan biznesi
Plan biznesiPlan biznesi
Plan biznesi
 
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
 
Vlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasëVlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasë
 
Politika e distribucionit 9
Politika e distribucionit 9Politika e distribucionit 9
Politika e distribucionit 9
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneTeknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
 
Polika e promocionit x
Polika e promocionit xPolika e promocionit x
Polika e promocionit x
 
Menaxhment - Permbledhje
Menaxhment - PermbledhjeMenaxhment - Permbledhje
Menaxhment - Permbledhje
 

En vedette

En vedette (20)

Tema:Reklama
Tema:ReklamaTema:Reklama
Tema:Reklama
 
Reklama (1)
Reklama (1)Reklama (1)
Reklama (1)
 
Milka
MilkaMilka
Milka
 
Reklama
Reklama Reklama
Reklama
 
Marketing
Marketing Marketing
Marketing
 
Redbull
RedbullRedbull
Redbull
 
Marketing
MarketingMarketing
Marketing
 
Projekt ekonomie:"Neranxi"
Projekt ekonomie:"Neranxi"Projekt ekonomie:"Neranxi"
Projekt ekonomie:"Neranxi"
 
milka
milkamilka
milka
 
Caso Milka
Caso MilkaCaso Milka
Caso Milka
 
çFarë Janë ShëRbimet
çFarë Janë ShëRbimetçFarë Janë ShëRbimet
çFarë Janë ShëRbimet
 
Rosalia Vaglia - Paper 1: Milka
Rosalia Vaglia -  Paper 1: MilkaRosalia Vaglia -  Paper 1: Milka
Rosalia Vaglia - Paper 1: Milka
 
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKEZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
 
Projekt ne fizike
Projekt ne fizikeProjekt ne fizike
Projekt ne fizike
 
Njohuribazemarketing
NjohuribazemarketingNjohuribazemarketing
Njohuribazemarketing
 
Presentación de Milka
Presentación de MilkaPresentación de Milka
Presentación de Milka
 
Publiciteti ( marketing )
Publiciteti ( marketing )Publiciteti ( marketing )
Publiciteti ( marketing )
 
milka
milkamilka
milka
 
Zgjedhja dhe vlerësimi i alternativave strategjike
Zgjedhja dhe vlerësimi i alternativave strategjikeZgjedhja dhe vlerësimi i alternativave strategjike
Zgjedhja dhe vlerësimi i alternativave strategjike
 
Menaxhment strategjik java-10-11
Menaxhment strategjik java-10-11Menaxhment strategjik java-10-11
Menaxhment strategjik java-10-11
 

Pepsi keq perdorimi i markes

  • 1. Pepsi, Nga marka konkuruese e Coca-Cola në një “lojtar” normal në tregun e pijeve 16 faktorë që përkeqësuan situatën e markës së Pepsit në luftën me Coca Cola për tregun e pijeve soda 16 situata nga mund të nxirren mësime 16 arsye pse duhet që fushatat e komunikmit të markës të manaxhohen nga ekspertë të komunikimit. agimfjolla@gmail.com 1
  • 2. Që kur Diet Coke e kaloi Pepsin, duke qenë pija e dytë për shitje në Amerikë, nuk kishte më dyshime që luftën e pijeve Cola e kishte fituar Coca Cola. PepsiCo, kompania që prodhon pijen Pepsi, mund të ketë faturuar 38% më shumë të ardhura se Coca-Cola në vitin 2011 por rivalja shiti 28 miliardë $ pije soda ndërsa PepsiCo vetëm 12 miliard. Diversifikimi i produkteve (Frito Lay, Quaker, Tropicana, etj.) e ndihmoi PepsiCo që të ruante fitimet e kompanisë të larta. Por kjo situatë është edhe për faktin e gafave të vazhdueshme që ka bërë PepsiCo në manaxhimin e brandit të produktit kryesor të kompanisë, Pepsi-t. agimfjolla@gmail.com 2
  • 3. Lufta e Cola-ve u ndez në vitin 1975 Edhe pse lufta midis Pepsi dhe Coca Cola kishte filluar që në vitin 1899 kur u themelua Pepsi-Cola, “Sfida Pepsi” shënoi një kthesë të rëndësishme në këtë luftë për treg. Testi i bërë nga Pepsi i ofronte personave të pinin nga dy gota të ndryshme kola dhe pastaj i tregonte se cila gotë kishte Coca-Cola dhe cila kishte Pepsi.Rezultatet treguan që njerëzit preferonin më shumë Pepsi sesa Coca-Cola. Si përgjigjë Coca-Cola “shpiku” një formulë të re dhe prezantoi New Coke, e cila rezultoi një dështim total. Kjo ishte një periudhë e artë për Pepsi pasi i rriti shumë shpejt shumë shitjet por pikërisht këtu fillojnë edhe gabimet e një pas njëshme të Pepsi. agimfjolla@gmail.com 3
  • 4. Pepsi dhe problemet me yjet e muzikës Duke filluar që nga vitet 1980, Pepsi pati shumë probleme me yjet e muzikës pop që përdori si personazhe në fushatat e komunikimit. Këngëtari i parë me famë ndërkombëtare që Pepsi përdori ishte Michael Jackson. Duke filmuar një prej reklamave në vitin 1984, gjatë një numri piroteknik pati një incident që shkaktoi atij djegie. Ky aksident do ta bënte këngëtarin të varur nga qetësuesit për gjatë gjithë jetës së tij. Në vitin 1987, David Bowie dhe Tina Turner kënduan në duet "Modern Love" për një reklamë të Pepsi. Në këtë vit David Boëie u akuzua për ngacmime seksuale dhe kompania e tërhoqi nga transmetimi reklamën. Madonna u bë imazhi i Pepsi në vitin 1989. Kënga e saj “Like a Prayer” , e përdorur në reklamën e Pepsi u dënua nga publiku i gjërë si blasfemuese dhe si anti- kristiane. Kjo solli edhe shumë akuza kundër kompanisë gjithashtu. Në gusht të vitit 2002, Pepsi filloi transmetimet e një reklame me Ludacris të cilën e tërhoqi përsëri pasi Bill O'Reilly kërkoi që të bojkotohej pija pasi përdor si imazh një “reper imoral”. Kur filloi të përdorte familjen Osbourne në vend të reklamës me reperin, Russell Simmons e komentoi si veprim racist. Kjo bëri që Pepsi të paguante edhe 1 milion $ për Ludacris Foundation si dëmshpërblim. agimfjolla@gmail.com 4
  • 5. Shiringa në kanocet e Pepsi Në fillm të viteve 1990, disa njerëz gjetën shiringa në kanocet Pepsi në më shumë se 20 shtete të ndryshmë të SHBA. Pepsi dhe Diet Pepsi kaluan një moment shumë të vështirë në vitin 1993 kur konsumatorë në më shumë se 20 shtete gjetën shiringa në kanocet e pijeve. Lajmi që shumë shpejt pushtoi të gjitha mediat kryesore shperndau panik tek konsumatorët. Ky nuk ishte një gabim i bërë nga Pepsi. Autoritetet hetuese gjetën një video të një gruaje në Kolorado e cila u kap duke futur shiringa nëpër kanoce. Edhe pas arrestimit të saj vazhduan të kishte raportime për shiringa nëpër kanacet e Pepsi. Gjithësesi në fund rezultoi që nuk kishte asgjë të vërtetë dhe shumë veta u arrestuan për dëshmi të rreme. Pavarësisht kësaj imazhi i markës së Pepsi pësoi një tronditje të fortë. agimfjolla@gmail.com 5
  • 6. 1996, Pepsi e humb zyrtarisht luftën me Coke Në tetor të vitit 1996, kopertina e revistës Fortune hapej me titullin ”Si Coke po kap me shqelma kanacet e Pepsi” Në këtë artikull ish drejtori i përgjithshëm i Coke, Roberto Goizueta, i nënvlerësonte krejtësisht konkurentët duke thënë: “Tani që ata janë bërë më pak të rëndësishëm, mua nuk më duhet të shqetësohem dhe aq shumë për ta.” Edhe pse kompania PepsiCo do të arrinte pas 15 vitesh ti rriste fitimet e veta kjo kryesisht falë produkteve të tjera, vetë pija Pepsi ishte në rënie. agimfjolla@gmail.com 6
  • 7. Obeziteti dhe faji i pijeve soda Obeziteti bëri që në fillim të viteve 2000 të ulet përdorimi i pijeve soda si një ndër shkaktaret e mbipeshës. Sipas Ad Age, shitjet e pijeve soda si Pepsi dhe Coca Cola kanë pësuar rënie nga viti 2004 e në vazhdim. Kur njerëzit filluan të numëronin kaloritë, PepsiCo filloi të paketonte ujë duke ruajtur fitimin e kompanisë por jo të shitjes së Pepsi. agimfjolla@gmail.com 7
  • 8. Diversifikimit të produkteve Indra Nooyi ishte CEO e re e PepsiCo dhe e orientojë kompaninë drejt diversifikimit të produkteve. Nooyi e vënë përballë një situate të vështirë vendosi që kompania të diversifikonte produktet në sektorin e ushqimeve të shëndetshme. Në vitin 2010, këto produkte- Quaker Oats, Tropicana, and the Frito Lay Natural line – kontribuan me rreth 10 miliard $ në të ardhurat vjetore të kompanisë, sipas CNN Money. Deri në vitin 2020 qëllimi është që të arrijë deri në 30 miliard $. Megjithate investitorët dhe aksionerët nuk ishin e nuk janë akoma të kënaqur pasi duan të mundin Coke dhe këtu donin që Noovi të fokusohej. Edhe pse të gjitha markat e tjera shkojnë shumë mirë asnjëra prej tyre nuk kanë profil të lartë si Pepsi. agimfjolla@gmail.com 8
  • 9. Pepsi kopjon Obamën apo Obama Pepsin? Logo e re e Pepsi, që pas vitit 2009 është shumë e përafërt me ate të fushatës së Obamës. Pepsi pagoi Arnell Group 1 milion $ për këtë logo, e cila nuk është krejtësisht ndryshe nga e mëparshmja por ky ndryshim i logos tëroqi më shumë vëmendjen për shkak të ngjashmërisë që ka me imazhin e përdorur gjatë fushatës presidencile nga Obama. Kompania u kritikua se kishte kopjuar fushatën fituese të Obamës. Duke ju përgjigjur këtyre sulmeve, shefi i Markës për Pepsi, Frank Cooper, la të kuptohet në një dalje në media se Pepsi kishte frymëzuar fushatën e Obama dhe jo e kundërta. agimfjolla@gmail.com 9
  • 10. Tërheqja nga reklamimi në Super Bowl Në vitin 2010, për herë të parë pas 23 vitesh, Pepsi nuk reklamon në Super Bowl. Në vend të pjesëmarrjes me reklamë në këtë aktivitet që ka numrin më të madh të ndjekësve dhe audiencës në SHBA, Pepsi zgjodhi të investonte 20 milion $ për projektin Pepsi Refresh. Ky projekt parashikonte dhënin e granteve nga 5’000 – 250’000 $ për projektet në komunitet, projektet sociale dhe shkollat lokale. Pepsi tha se projekti u shfrytëzua për ngritjen e markës (brand building) por cdo investim në marketing duhet të ketë impakt tek shitjet. Ky ishte një projekt që nuk ndikoi fare tek shitjet. Po në këtë vit shitjet e Pepsit ranë me 6%. Por më e keqja ishte se Pepsi i la Super Bowl konkurentit, Coke. agimfjolla@gmail.com 10
  • 11. Pepsi, spoti me humor racist? Një vit më vonë, Pepsi kthehet në lojë… vetëm se bën një ngatarresë me interpretime raciste. Reklama për Pepsi Max tregon një grua me ngjyrë që inatoset me të dashurin e saj dhe i gjuan me një kanace kur ai i hutohet pas një femre tjetër. Përfaqësuesja e Senatit, Sheila Jackson Lee, e kritikoi këtë reklamë deri në Shtëpinë e Bardhë. Ajo tha: “Në këtë moment të historisë së afro- amerikanëve, kur ne po përpiqemi të festojmë atë që kemi bërë mirë gjithë këto vite, me duket shumë pa vend nga ana e Pepsit që përdorë një humor të tillë në reklamë. Nuk është aspak për të qeshur në fakt. është poshtëruese, një femër afro-amerikane i gjuan të dashurit të saj afro- amerikan i cili është hutuar nga një femër kaukaziane.” agimfjolla@gmail.com 11
  • 12. Pija e re Diet Pepsi, prap trazira Në shkurt të vitit 2011, Diet Pepsi u prezantua me një kanace “të dobët" që kompania e prezantoi si një kanace “me stil”. Pepsi tha se kanacja e re ishte krijuar për të “lartësuar bukurinë, gruan e sigurt tek vetja”. Sigurisht, bashkimi i “të dobtës” me “bukurinë” nuk i shkoi shumë për shtat National Eating Disorders Association (Shoqatës Kombëtare të Shqetësimeve të Ushqyerit në Amerikë) e cila u ankua për kanacen e re dhe kompaninë duke e komentuar si “të pa menduar dhe të papërgjegjshme”. agimfjolla@gmail.com 12
  • 13. Reklama anti Coke vetëm sa e ndihmoi Në 2011 Coca-Cola kishte në SHBA 41.9 % të tregut kurse Pepsi vetëm29.9 %. Kështu që Pepsi pati një ide që ta vinte në lojë Coke-n. Fushata “Koha e verës është koha për Pepsi” thumbonte 2 “maskotat” e konkurentin, Plakun e Vitit të Ri dhe arinjtë polar. Mirëpo edhe duke i thumbuar imazhet kryesore të fushatave të konkurentit Coke i binte që përfitonte më shumë kohë reklamimi (reklamat e veta dhe përmendja tek Pepsi), edhe pse vihej në lojë. Ne fund përsëri ishte Coca Cola që përfitoi. agimfjolla@gmail.com 13
  • 14. 2012: akuza për diskriminim dhe paragjykim Në vitin 2012 Pepsi Beverage Co. përjashton nga aplikimi për punë njërëzit që kishin qenë të arrestuar më parë edhe pse për dënime shumë të vogla. Kjo bëri që të përjashtoheshin nga mndësia për të kërkuar punë më shumë se 300 aplikues me ngjyrë. Meqë në SHBA është e paligjshme ti mohosh punësim dikujt sepse ka kryer më parë një krim, nëse nuk është i rëndësishëm për punën që do të bëjë, Pepsi u detyrua të paguante 3.1 milion $ si dëmshpërblim. agimfjolla@gmail.com 14
  • 15. PepsiCo njofton shkurtimet nga puna Në shkurt të vitit 2012, PepsiCo njoftoi se do të shkurtonte 8’700 vende pune, ose e thënë ndryshe 3% të punonjësve në SHBA. Por në një periudhë të vështirë kompania deklaroi se do të rriste buxhetin e marketingut me 600 milion $ dhe se Massimo d’Amore, ish shef i Global Beverage Group do të dilte në pencion. Ai ishte përgjegjës për markën e Pepsit gjatë “ri-vizatimit” të saj, gjatë rënies poshtë Diet Coke në shitje. Megjithëse marka e drejtuar prej tij kishte dështuar ai mori rreth 2 milion $ për të përballuar “pensionin”. agimfjolla@gmail.com 15
  • 16. Shkurtime edhe tek agjencitë e komunikimit Pepsi njoftoi në media se do të ndërpriste marrëveshjet epunës me 100 nga agjencitë që kujdeseshin për imazhin e saj, agjencitë e reklamave. Problemi qëndronte në faktin që asnjë nuk i kishte thënë agjencive në fjalë se do të ndërpritej marrëdhënia e tyre me Pepsi. Si e përshkruan situatën Ad Age: “Ndërkohë që PepsiCo e dinte fatin që i priste partnerët e saj nuk i njoftoi më parë por vetëm këtë javë. Kjo bëri që të përhapej panik në botën e agjencive pasi u informuan në një kohë shumë të shkurtër. Disave i ishte thënë që më parë që të mos shqetësoheshin kurse të tjerat ishin krejtësisht të painformuara.” Kjo situatë vecse grumbullonte rreth Pepsit rete e errëta të komunitetit të agjencive të komunikimi gjë që nuk i bëri mirë imazhi të markës. agimfjolla@gmail.com 16
  • 17. I rrëmbejnë slloganin e viteve 1980 Sllogani i Pepsit që kishte gjatë viteve 1980 u mor nga një kompani tjetër "Choice of a New Generation" ka qenë sllogani i Pepsi nga viti 1984 deri në vitin 1991. Por në vitin 2006 harruan të rinovonin të drejtën mbi slloganin dhe një ish punonjës i Pepsit e mori slloganin për punëdhënësin e tij të ri, MOM Better Oats. Lejimi që një pjesë e historisë së kompanisë të riciklohej nga një kompani tjetër ishtë një gabim foshnjërak për Pepsin. Nuk u kuptua asnjëherë nëse ishtë një haresë apo Pepsi e la vetë pa ri-regjistruar slloganin. agimfjolla@gmail.com 17
  • 18. 5 milion $ për të ricikluar veten I vënë përpara përgjegjësisë për të krijuar një fushatë të re, drejtori i kreativiteti, Brad Jakeman, harxhoi 9 muaj dhe 5 milion $ për të kuptuar cfarë e bënte markën e tij të ndryshme nga konkurenca. Përfundimi i punës së tij ishte se: “Coke është e përhershme. Pepsi është momenti. Coke përfaqëson gëzim të përhershmë ndërsa Pepsi ka të bëjë me emocionin e momentit (excitement). Nuk duhej gjithë ky mundim për të kuptuar që Coke ka përdorur arium polar dhe plakun e vitit të ri si personazhe të reklamave për dekada. Vetë produkti quhet “Classic”. Gjithcka e kësaj marke është tradicionale. Pepsi, në krahun tjetër, ka ndryshuar imazhin e kompanisë shumë herë dhe e mbështet komunikimin tek këngëtarët e njohur për të fuqizuar fushatën. Pepsi gjithnjë i ka mëshuar fort të qënurit i ri. Këto janë slloganet e përdorura në këto 50 vitet e fundit nga Pepsi: 1961–1964: "Now It's Pepsi for Those ëho Think Young" ( 1969–1975: "You've Got a Lot to Live, and Pepsi's Got a Lot to Give" 1981–1983: "Pepsi's Got Your Taste For Life" 1984–1991: "Pepsi. The Choice of a Neë Generation" 1992–1993: "Be Young, Have Fun, Drink Pepsi" 1993–1994: "Right Now" 1997–1998: "Generation Next" 1999–2000: "For Those ëho Think Young" agimfjolla@gmail.com 18
  • 19. Pepsi vendos të “ringjallë” Michael Pepsi arriti një marrëveshje për të përdorur imazhin e Michael Jakcson pas vdekjes së tij për një numër të kufizuar kanacesh Pepsi. Kjo nuk do ishte hera e parë që Michael Jackson do të promovonte një pije soda. Më parë ai kishte firmosur një marrëveshje prej 5 milion $ me Pepsi në vitin 1984. po në këtë vit, duke xhiruar reklamen, ai u dogj gjatë një skene. Djegia nga ky aksident do e linte Michael Jackson përherë të varur nga qetësuesit që rezultuan edhe vrasësit e këngëtarit nga një mbidozë propofoli. Edhe gjetja e rradhës nuk i dha rezultatet e pritura duke e bërë akoma më të madhe diferencën midis Coke dhe Pepsi. agimfjolla@gmail.com 19
  • 20. Materiali është kryesisht referencë e informacionit të Business Inside 20